2018-09-17

Serbo-sllavët “Gadishullin Ilirik” e kthejn në “Gadishull Ballkanik”


Është shumë me rëndësi që ne shqiptarët duhet të ndërtojmë një definim gjeografik, po dhe gjeopolitik të tokës shqiptare, në fakt, të kombit shqiptar.

 Përfshirja gjeografike e territorit të kombit shqiptar si “tokë ballkanike”, dhe e shqiptarëve si “popull ballkanik”, e gjuhës së sonë si “gjuhë ballkanike” është sajesë e huaj, në fakt sajesë serbosllave që nga koha kur “Gadishullin ilirik” e kthejnë në “Gadishull ballkanik”, sipas emrit të malit HAEMUS, që turqit e kanë quajtur Ballkan në rivalitet me pretendimin grek si “Gadishull helenik”.

“Kjo për arsye se është tendencë e serbëve që këtë term, kumbar i të cilit është gjeografi i tyre i shekullit 19 duan tash ta ngrenë artificialisht në definim gjeografik dhe kuptohet pse; kurse në gjeografinë e Europës kjo është pjesa juglindore e saj. Këtë çështje ka vjet që e kanë aktualizuar kroatët dhe pikërisht vizavi tendencës serbosllave, e cila është e kuptueshme se ka historinë politike dhe gjeopolitike të ngulitjes së saj si term alternativ i Europës juglindore”.

Ai pohon se, autori kroat i gjeografisë historike(1990) mbron tezën se ky gadishull në aspektin gjeografik realisht duhet të quhet “gadishull greko-shqiptar”, se vetëm këto dy toka gjeografikisht kanë formën e gadishullit, kurse pjesa tjetër e territoreve që përfshihen nën këtë term fare s’mund të quhen “gadishull”.

“Megjithëkëtë, Greqinë tash askush nuk e quan tokë ballkanike, ose pjesë të Ballkanit, Shqipëritë tona i quajnë tokë thjesht ballkanike! dhe ne shqiptarët sipas kësaj inercie poashtu e quajmë gjoja të pozicionuar gjeografikisht tokën shqiptare…! Kjo ndodh pse fillimisht, pas viteve 1990, nuk e kemi patur rehatinë dhe ngenë si komb për të nisur, për të rikthyer definimin real të pozicionit gjeografik të tokës shqiptare jashtë termit “Ballkan”, i cili, sipas gjeografit freng Andre Blank shenjon “një problem, dhe kurrësesi një regjion”.

Sipas tij, kjo fazë e futjes me inerci e tokës shqiptare dhe pjesërisht edhe e shqiptarëve si banues të saj në qarkun e përskajimit gjeografik të “Ballkanit” është më se e domosdoshme të përmbyllet dhe të hudhet tej; sepse, përtej gjeografisë dhe konfuzionit të saj, krijon mes nesh konfuzionin e përkatësisë kulturale, morale, civilizuese dhe gjeoekonomike të kombit shqiptar dhe “mbetjen”, nga padashja apo nga mosdija, nën definime të huaja gjeografike dhe në gjithë dimensionet e tjera që i gjeneron ai përskajim gjeografik i praptuar.

“Por, fakti që tash “Ballkani Perëndimor” si sajesë apo si përskajim (koncept) politik apo ‘gjeopolitik”, mund të thuhet lirisht “tranzitor” e përdorë Unioni Europian, sigurisht që ne shqiptarët duhet t’i përqëndrojmë përpjekjet që brenda këtyre definimeve të lëvizshme që përshkohen me rrathë koncentrikë gjeopolitikë, gjeostrategjikë jo aq të stabilizuar dhe ende në rivalitet, të bëhemi protagonistë të pranishëm dhe dinamikë, sa me fuqinë tonë dhe për veten tonë aq dhe më tepër me rolin partnerial tonin me miqtë tanë, të cilët, për fatin tonë të lumnueshëm historik, janë edhe definuesit e tyre. Punën e parë që është dashur ta bëjmë ne, tashmë na e kanë bërë miqtë tanë, na kanë futur me pozicion të qëndrueshëm brenda tyre dhe duhet pranuar se ata jo rrallë kanë patur vështirësi të na mbajnë të qëndrueshëm brenda tyre, sepse kanë hetuar dhe fatlumërisht për ne, i kanë ndaluar do përpjekje për “zik-zake” joshqiptare brenda tyre”.

Por, ku jemi tash?

“Jemi aty, dhe mund të themi që kemi nisur të përmbyllim fazën e kontributit modest, apo simbolik tonin, për arsye se kombi shqiptar, në kohën e ridefinimeve të këtyre pozicioneve gjeopolitike dhe gjeostrategjike, u gjet në këtë fazë i ndarë në dy realitete të ndryshme gjeopolitike – një Shqipëri që përshkoi një tranzicion të mundimshëm e të gjatë demokratik; dhe një Kosovë në rrugën e saj flijimtare për arritjen e pavarësisë”.

Më tej Muhamedi thekson se, analistët e vëmendshëm të këtyre rrjedhave tash po vërejnë se kemi nisur ta marrim veten si komb dhe i vërejnë përpjekjet e partnerëve tanë për të na dhënë një rol me dimensione të një protagonizmi që na takon dhe që mund ta bartim me supet tona ende jo aq të përforcuar.

“Hapi më i vërjejtshëm në këtë drejtim është marrja e një përgjegjësië nga miqtë tanë për të zhvilluar një protagonizëm njëkohësie me ta, sikundër është ridimensionimi i protagonizmit gjermano-amerikan për ardhmërinë e Europës dhe mbështetja e tyre ndaj nesh për rolin që duhet apo kemi nisur ta luajmë, një rol, mjerisht, ende me mungesë kohezioni dhe konvergjimi brendashqiptar”, thotë ai.

Sipas tij, në këtë drejtim, ne ende nuk kemi një strategji të tërësuar dhe gjithshqiptare. Fati i mirë është që ende na marrin përdorë miqtë tanë nëpër këto zhdrivillime gjeopolitike dhe gjeostrategjike, po mungesa e një strategjie, si e kanë bërë popujtë që na rrethojnë, dhe si përgjegjësi që e kemi ndaj partnerëve tanë, tashmë duhet t’ia themi vetes se është turp mungesa e saj.

“Në përmbyllje të prononcimit tim, dua të them që tash jemi nisur të bëhemi një faktor, po kjo është vetëm një nisje në zhdrivillimin e saj të parë që nëpër kohë dhe konjuktuara do të bëhet më e ardhur, më e mbërthyer, po këtë ardhje në zhdrivillim, ende nuk mund ta quajmë “faktorizim të plotë të shqiptarëve”, ende duhet parë me realizëm fazën e këtij zhdrivillimi dhe rolin tonë në te, nëse duhet të jemi korrekt me vlerësimin. Përceptimet joreale mbi këto realitete të faktorizimit shqiptar që u bëjnë buçitje ca sharlatanë të politikës duhet injoruar fare…”, thotë analisti politik Nijazi Muhamedi.

Paranoja e Ivica Daçqit nga “Shqipëria e madhe”

Barometri diplomatik



Akademik Prof.Dr. Mehdi HYSENI


Mehdi Hyseni.jpg

(Akademik Prof.Dr. Mehdi Hyseni , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së si dhe anëtar i rregullt i ASHASHA në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup)


Paranoja e Ivica Daçqit nga
 “Shqipëria e madhe”



***


 Shfarosja institucionale dhe sistemake e shqiptarëve dhe kolonizimi i territoreve të Shqipërisë etnike, në emër të rremë të krijimit të “Shqipërisë së madhe” përbën bazën betonarme të “shfrytëzimit të modelit racist të superioritetit të kombit serb për pushtimin e hapësirës jetësore të kombeve të tjerë”, siç është pikëspari kombi shqiptar në Ballkan.

Related image

Shqiptarët në Gadishullin Ilirik të Europës Juglindore, që nga shekulli i II i erës së re e deri më sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, ende nuk janë në dijeni për ndonjë “Shqipëri të madhe”, sepse nuk kanë copëtuar, as aneksuar, as kolonizuar e as pushtuar asnjë pëllëmbë territori të vendeve fqinje, jashtë territorit të SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo është vetëdija e lartë, visioni, drejtësia dhe njohja e vlerave universale të Evropës dhe të botës së qytetëruar demokratike të sotme, JO shfarosja dhe kolonizimi gjenocidal i popujve, ashtu siç ka dëshmuar Serbia dhe serbët me shekuj (XIX-XXI).

Related image

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq pas përfudnimit të takimit me homologun e tij rus, Sergej Llavrov në Soçi të Rusisë, në një konferencë për shtyp, ndërron tezat, duke i shpifur dhe akuzuar shqiptarët në këtë mënyrë: “Shqiptarët ende nuk e kuptojnë se bota ka ndryshuar. Këtë dëshmojnë edhe kërkesat e tyre për Projektin e ‘Shqipërisë e madhe’, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe veriun e Greqisë”. (http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:745210-DACIC-PORUCIO-ALBANCIMA-Oni-su-zaostali-u-vremenu-to-sto-misle---kad-na-vrbi-rodi-grozdje


Image result for gadishulli ilirik
Kjo kritikë e pacipë e Daçiqit nuk ka asnjë lidhje me civlizimin dhe me modernrizimin e shqiptarëve karshi Evropës dhe botës së ndryshuar demokratike, por VETËM me BARBARINË DHE ME GJEONCIDIN SERBISË së “BABAIT” të tij, Slobodan Milosheviq, që së bashku kryen 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Ky është Daçiqi i “civilizuar” dhe i “modernizuar”, i cili, sipas “leksioneve” fashiste dhe raciste të Slobodan Milosheviqit, edhe sot, në sy të Evropës dhe të botës demokratike, po orvatet, që t’i ndërrojë tezat sikurse dikur së bashku me “BABAIN” e tij, Slobodan Milosheviqi, se gjoja “Shqiptarët nuk po kuptojnë se, tanimë ka ndryshuara situata dhe bota…” ( “Albanci ne shvataju da su se situacija i svet promenili…” ). (Shih në:(http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:745210-DACIC-PORUCIO-ALBANCIMA-Oni-su-zaostali-u-vremenu-to-sto-misle---kad-na-vrbi-rodi-grozdje ).



Kjo tezë akuzuese vulgare, drejtuar në adresën e gabuar të shqiptarëve, mund t’u referehohet vetëm Daçiqit dhe serbomëdhenjve të tij të “civiliuar” dhe të “modernizuar”, të cilët në fundshekullin XX (1990-1999) kanë kryer 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Fatkeqësisht, ky lloj “qytetërimi” i hollokauistit hitlerian serb kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, është prova e pakundërshtueshme se serbëve dhe Daçiqit, edhe në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, “akrepi i orës” së ndryshkur u ka ngleur ende i pandryshuar në kohëhen e errët mesjetare, duke mos ndryshuar logjikën destruktive dhe praktikën e politikës kolonialiste dhe neokolonialiste ndaj territoreve autoktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike (1876-2018).

Ky lloj kolonializmi dhe neokolonializmi shekullor i Serbisë, i Malit të Zi, i Greqisë dhe i Maqedonisë ndaj shqiptarëve dhe territoreve të Shqipërisë etnike, dëshmon se serbët së bashku me Daçitëe tij, ende nuk e kanë të qartë se rendi i ri juridik pozitv botëror ka ndryshuar, që nga viti 1945, kur u formua OKB-ja, ku Karta dhe Rezolutat e saj, si dhe normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare sanksionojnë çdo lloj kolonializmi dhe neokolonializmi në botë. Mirëpo, fatkeqësisht, JO edhe kolonializmin shekullur serbo-sllav në Ballkan (1945-2018).

Pa zhdukjen e kolonializmit dhe të neokolonializmit serbo-sllav në Ballkan, nuk mund të kuptohen dhe të interpretohen drejt, në mënyrë objektive dhe të argumentuar ndryshimet dhe zhvillimet e bëra në kuadrin e bashkësisë së sotme ndërkombëtare.

Shqiptarët nuk e njohin Evropën dhe botën sipas axhendave antishqiptare të Ilija Garashaninit (1844), të Vaso Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit, të Nikolla Pashiqit, të Karagjorgjeviqëve, të Slobodan Milosheviqëve, të Daçiqëve dhe të Vuçiqëve për të shfarosur dhe shtypur popuj josllavë për t’ua grabitur territoret e tyre, por përmes drejtësisë dhe vlerave universale qytetëruese, demokratike dhe paqësore.



Daçiq, së pari, ta njohë vetëveten, pastaj shqiptarët!



Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, së pari, ta ndyrshojë vetëvetn-mentalitetin amorf të mitomanisë ende të pashëruar dhe të pareformuar mesjetare feudale serbe, që në thelb ka “zhdukjen fizike të popullit shqiptar, me qëllim të grabitjes dhe pushtimit të territorit të tij etnik perms terrorit, masakrave, reprezalieve, shpërnguljes dhe gjenocidit të institucionalizuar shtetëror” (XIX-XXI), pastaj të flasë se kush janë shqiptarët dhe, se ata e njohin Evropën dhe botën e sotme moderne.

Ky është kusht i domosdoshëm, që do të duhej ta merrte parasysh Ivica Daçiq, së pari, ta njihte vetëveten dhe serbët e tij, të cilët në kohën më të re me Slobodan Milosheviqin në krye kanë kryer 3 gjenocide kundër kroatëve në Kroaci, myslimanëve boshnjakë në Bosnjë dhe shqiptarëve në Kosovës (1992-1999). e pastaj të fliste për shqiptarër si dhe për rrethanat dhe gjendjen e ndryshyar në skenën e politikës ndërkombëtare në dimensione botërore pas përfundimit të luftës së ftohtë (1989-2018).



Thejsht, sikur Daçiqi dhe serbët t’i kishin njohur ndryshimet politike në sistemin shtëror të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (1989-2018) sigurisht se nuk do t’i kishin kryer 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, por do të ishin ndarë në mënyrë paqësore dhe demorkatike ashtu sikurse shtetet e tjera të Evropës Lindore (Çekosllovakia, Moldavia, Letonia, Lituania, Estonia… etj. nga BRSS-ja).



Fundja, ministri i Jashtëm serb, Daçiq mund t’i kritikojë shqiptarët vetëm për këtë çështje, PSE, ende shqiptarët nuk e kanë guximin, që para bashkësisë ndërkombëtare (OKB), ta emërtojnë problemin kolonial serbo-sllav në territoret e tyre (1878-201).Derisa nuk emërtohet, nuk konkretizohet dhe nuk ndërkombëtarizohet problemi serbo-sllav në territoret e Shqipërisë etnike, shqiptarët nuk kanë asnjë gjasë reale, që të jetojnë në paqe dhe në fqinjësi të mirë me kolonialistët serbo-sllavë në Gadishullin Ilirik.



Nishi është qytet dardan-shqiptar



***

 Këtë të vërtetë të lashtë historike për Nishin e ka shkruar qysh në shekullin II të erës së re gjeografi Claudius Ptolemy, se “Nishi ishte një nga katër qytetet më të mëdha të DARDANISË”, domethënë të SHQIPËRISË, jo të Serbisë dhe të serbëve, sepse serbët janë sllavë, JO ILIRË e as DARDANË-SHQIPTARË. Ky ishte qytetërimi i DARADANËVE-SHQIPTARËVE të Gadishullit Ilirik, që nga shekulli II i erës së re. Ndërkaq, fiset barbare serbo-sllave janë ardhacakë në viset e Gadishullit Ilirik



Prandaj, Daçiq dhe Vuçiq e kanë shansin historik, që Nishin ta mbajnë edhe më tej nën sundimin kolonial shekullor, nëse në mënyrë paqësore Shqipërisë etnike ia kthejnë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ky është minimumi, që kërkojnë shqiptarët nga borxhliu i keq.

-Jo vetëm Daçiqi, Vuçiqi, Nikoliqi, Vulini, Gjuriqi, por të gjithë serbët së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe me Kishën Ortodokse Serbe të shtetit të Serbisë, njëherë e përgjithmonë, duhet ta kenë të qartë, se shqiptarët, ashtu sikurse deri tani, kurrë nuk kanë luftuar e as nuk kanë kërkuar, dhe kurrë nuk do të luftojnë e as nuk do të kërkojnë copa territori të sllavëve pushtues të Ballkanit kinse për të krijuar ndonjë “Shqipëri të madhe”, shpifur nga shkenca, nga politika, nga propaganda dhe nga kisha serbe, me qëllim të MBROJTJES së SERBISË SË MADHE, por DO TË LUFTOJNË DHE DO TË KËRKOJNË VETËM KTHIMIN E TERRITOREVE TË SHQIPËRISË ETNIKE, të aneksuara, të grabitura, të kolonizuara dhe të pushtuara me gjenocid nga Serbia e Madhe, nga Greqia, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi (1878-2018).

Kjo kërkesë e drejtë historike dhe e ligjshme e shqiptarëve për KTHIMIN E TERRITOREVE TË TYRE ETNIKE BRENDA KUFIJVE NATYRALË, HISTORIKË DHE GJEOPOLITIKË të SHQIPËRISË ETNIKE, nuk mund të cilësohet si “Shqipëri e madhe”. Për më tepër, as shqiptarët nuk mund të konsiderohen si “OLD FASHIONED” në të kuptuarit e ndryshimeve të politikës së sotme moderne në dimensionet globale botërore, ashtu siç është shprehur negtaivisht dhe në në mënyrë përçmuese ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq para masmediave, me t’u takuar me homologun e tij, Sergej Llavrov në Soçi të Rusisë (21 gusht 2018).

Ndryshe, ashtu si i keni pushtuar dikur, para 140 vitesh: Nishin, Vrajën, Prokuplen, Leskovcin, Bllacën, Kurshumlinë dhe viset e tjera të Anamoravës shqiptare (1878-2018), edhe do t’i braktisni brenda një kohe shumë të shpejtë, ashtu siç e braktisët edhe Kosovën për “78 ditë” (24 Mars -10 Qershor 1999).



Mirëpo, që të mos përsëritet rasti i Kosovës (1999), do të duhej të poranoni kompromisin historik (i cili është në favorin e Serbisë, sepse po fitoni territore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve), që Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën t’ia ktheni Shqipërisë, në mënyrë qa t’i “kullotni” edhe më tej Nishin, Leskovcin, Vrajën, Prokuplen, Bllacën, Kurshumlinë dhe Novi Pazarin etj. Ndryshe, do t’i humbisni këto koloni, ashtu sikurse Kosovën (1999).



Çfarë i tha Daçiqi ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Llavrov në Soçi?



-Dihet se çka i ka thënë (duke ndërruar tezat, i fajëson shqiptarët për kolonializmin dhe gjenocidin serb të bërë ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë etnike, gjatë viteve 1878-2018), atë që kolonialistët dhe hegjemonistët serbomëdhenjë dhe gjenocidalë e kanë thënë dhe e kanë bërë me shekuj kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë etnike, duke i kolonizuar, duke i copëtuar, duke i aneksuar, duke i shfarosur edhe si komb, edhe si territor, edhe si shtet, si dhe duke i fajësuar gjithmonë, se ëndrra e tyre është krijimi i “Shqipërisë së madhe”!



Rrena shekullore serbomadhe “Velika Albanija” !



Koherenca politiko-propagandistike, kishtare, akademike, kuaziskencore e shtetit dhe e Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja kërkesa e drejtë dhe e bazueshme historike dhe gjeopolitike e shqiptarëve, që të kthehen në trojet e tyre stërgjyshore, do të thotë krijimin e një “Shqipërie të madhe”, nuk do ta shpëtojë Serbinë e Madhe nga revidimi i kufijve artficialë dhe kolonialë të saj, të krijuar me pjesët e territorit indigjen të Shqipërisë etnike (1878-2018).



Mirëpo, shqiptarët nuk duhet të frikësohen nga manovrimi dhe taktizimi politik, diplomatik dhe propagandisik i serbomëdhenjve, kur këta para Europës dhe para botës na akuzojnë, duke përdorur sintagmën e sajuar “Shqipëri e madhe”, sepse kjo nuk ka asnjë element ndërlidhës me përmbajtjen e emërtimit historik, gjeopolitik, kombëtar dhe shtetëror të identitetit të SHQIPËRISË ETNIKE.

Mbiemri “e madhe” makth për Serbinë e Madhe!

Ky obsesion historiko-politik, propagandistik dhe mitologjik i egocentrizmit kolonial dhe hegjemonist serb, dëshmon saktësisht se serbomëdhenjtë janë ata, që edhe në shekullin XXI nuk marrin vesh se kolonizimi i territoreve shqiptare, është anticivilizim dhe vepër e dënueshme penale ndërkombëtare, që rrezikon jo vetëm shqiptarët në Ballkan, por edhe Evropën, si dhe rendin, sigurinë dhe paqen botërore.





2018-09-16

Të premten, Komisionerja Europiane për Transportin, Violeta Bulc njoftoi se BE-ja do të ndalet së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të vitit 2019.

Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.
Ky ishte një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas europianë në një sondazh të pak muajve më parë, duke marrë vlerësime edhe nga Presidenti i Komisionit Europian,  Jean-Claude Juncker.

Por pavarësisht mbështetjes së gjerë për vendimin, ende ekziston ende frika se Europa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme orare.
Të premten, Komisionerja Europiane për Transportin, Violeta Bulc njoftoi se BE-ja do të ndalet së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të vitit 2019. Praktika, e cila synonte të kursente energji që prej kohës së Luftrave Botërore dhe krizës së naftës së viteve ’70, u bë ligj anembanë bllokut në vitin 1996.
Të gjitha vendet e BE-së duhej të avanconin me 60 minuta akrepat në të dielën e fundit të marsit, e më pas të kthenin 60 minuta më herët të dielën e fundit të tetorit. Tashmë, Bulc ka thënë se shtetet anëtare kanë kohë deri në prill të vitit 2019 për të vendosur nëse do të qëndrojnë përfundimisht me orarin e marsit apo të tetorit.

Michael Bloomberg, tre herë kryebashkiak i Nju Jorkut dhe kreu i një perandorie mediatike, dëshiron të sfidojë Donald Trump.

Për këtë arsye ai po konsideron një zbritje në fushë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në radhët e demokratëve. Pezullimi është raportuar nga disa media amerikane. Bloomberg, 76 vjeç, u përpoq të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008, 2012 dhe 2016, por gjithmonë si një i pavarur.

Në vitet e fundit, miliarderi dhe magnat informacionit ka ndarë shuma të mëdha në betejat anti-Trump, si në çështjen e klimës apo edhe atë kundër armëve. Ndërkohë, për Trump, vijnë lajme të këqija: ish-menaxheri i fushatës së tij të vitit 2016, Paul Manafort, ka arritur një marrëveshje me prokurorin special që heton “Russiagate”, Robert Mueller. Manafort ka deklaruar përgjegjësinë është gati të bashkëpunoojë me hetimet që synonin të konstatonin nëse Trump kishte kontakte me Moskën.

I vetëburgosuri i artit

Nga Durim Abdullahu


Që nga koha e regjimit ngjyrëkuq që e kishte burgosur, ai jeton në një bllok banesash të ndërtuara kaherë, në lagjen e Pazarit të Ri në Tiranë. Dy ditë më pas, ai do të bëhet 83 vjeç. Megjithëse njëri ndër artistët dhe intelektualët më aktiv shqiptar, deri tani, zëri i tij ka mbërritur në Prishtinë vetëm nëpërmjet ekranit të televizioneve nga Tirana.
Edhe kësaj radhe, Prishtinës do t’i flet po përmes ekranit televiziv, por siç vëren vetë ai që në krye të intervistës, kjo është hera e parë që intervistohet nga një media kosovare. Televizioni është KTV-ja (Kohavisioni), emisioni që do të transmetoj intervistën quhet CODEX, kurse gazetari është autori i këtyre rreshtave.
Sapo përshëndetemi, ai shpreh habi për saktësinë e ekipit televiziv. E kishim lënë të shkonim në ora 12:00 dhe ne kishim mbërritur një minutë para mesit të ditës. Shoqëruesja e ekipit tonë e cila edhe ka ndërmjetësuar intervistën, Alda Bardhyli, mundohet të më ndërgjegjësojë që janë të rralla rastet kur ai jep intervistë në banesën e tij ku edhe krijon. Ajo di shumçka nga jeta e tij, madje edhe ‘jetën e tij paralele’ siç sugjeron titulli i librit të sapobotuar prej saj “Maks Velo: Jetë paralele (Sipas raporteve të Sigurimit të Shtetit): Dokumentet sekrete të ndjekjes, hetimit, dënimit dhe burgut. Me parathënie dhe biseda me Alda Bardhylin”.
Ai është një libër që përmbledh 106 dokumente të përzgjedhura nga dosja e Sigurimit të Shtetit për Maks Velon gjatë viteve të regjimit komunist, kur ai ishte burgosur i akuzuar për agjitacion dhe propagandë.
Në të vërtetë, siç e kishte thënë vetë Velo, pak ditë para se të lirohej nga burgu më 1986, “unë për veten time e quaj dënimin tim të padrejtë, sepse jam i dënuar mbi bazë shpifjesh, por vetëm një gjë e kam pasur që kam qenë i pari pas artit modernist”, citohet Velo në një raport sekret të punëtorit operativ Pëllumb Sinoimeri dhe të shefit të seksionit I, Duro Sako.
Një i dënuar nga diktatura komuniste për pikturat e tij, gjithsej 249 vepra të konfiskuara dhe më pas të djegura në kaldajën e Gjykatës së Tiranës. Sipas formatit të emisionit, tre librat për të cilët ka zgjedhur të flas Velo, janë një roman artistik, një roman dokumentar dhe një vepër me kujtime. Por fillimisht, ai do na qeras me nga një gotë raki, të cilat i pijmë në këmbë, duke shëtitur në banesën e tij, në kërkim të këndit më të përshtatshëm për të xhiruar intervistën.
Të thuash se banesa e tij është kthyer në atelie, mbase nuk është përshkrimi më i saktë. Kjo pasi kur të gjendesh në të, vëren që më shumë se sa një banesë e shndërruar në atele, ke të bësh me një atele në të cilin jetohet. Shkallët që të ngjisin në të, e ndajnë atë në dy krahë, ku në të djathtin ka një dollap rrobash dhe një krevat poshtë mureve ngjyrëerrët që mbajnë disa nga piktuart e vetë Maksit, kurse në krahun e majtë, përveç një tavoline pune nga druri dhoma dominohet nga një raft i madh i mbushur dingas me libra dhe revista.
Ballkoni i banesës, është hapësira ku me sa duket ai pikturon. Nën dritën natyrale të diellit që ka bërë aq vapë në atë ambient disi të çrregullt, sheh dy kanavaca mbi të cilat qëndrojnë piktura me sa duket ende të papërfunduara. Veshjet e druvarëve kuksianë, më thotë ta kenë kthyer së fundmi te kubizmi. Maks Velo po i pikturon ata! Ai ka veshur një palë pantollona të bardha dhe një këmishë ngjyrëqielli, të dyja nga lini, për të përballuar vapën e ditës së fundit të gushtit. Ne ulemi në dy karrige të vjetra druri, kurse rafti me libra do të jetë sfondi i intervistës sonë. Të tre autorët e librave që ka përzgjedhur, ai i ka njohur dhe ka patur miqësi me ta.
I pari libër, mban dhe një shenjë prej vetë Velos pasi siç rrëfen që në fillim të intervistës, ai ishte bërë shkak për emërtimin e tij. Është një nga kryeveprat e letërsisë moderne shqipe: “Kronikë në gur”, romani i Ismail Kadaresë i botuar më 1971.
“Po ktheheshim të dy në mbrëmje, kur më thotë ‘Maksi prit një minut’. Shkoi lart, kthehet, kishte një gazetë ku kishte mbështjellë një libër të shtypur me makinë që ishte ende dorëshkrim. Dhe më thotë lexo dhe shiko ndonjë titull a ndonjë shtesë. Kështu që kam qenë lexuesi i parë i librit. E lexova dhe i sugjerova “Kronikë në gur” dhe ai pranoi.” Kështu rrëfen ai 47 vjet më pas historinë se si i kishte sugjeruar titullin “Kronikë në gur” mikut të tij, shkrimtarit Ismail Kadare atë kohë ende në ngritje e sipër si autor. Për Velon, “Kronikë në gur” është një kthesë në letërsinë shqipe ku në mënyrë instiktive, Kadare godet dy qytetet më të rëndësishme të kohës, Korçën dhe Shkodrën, me një qytet fantazmë, Gjirokastrën. Sipas tij, te ky roman, për herë të parë “Kadare i bën qejfin Enver Hoxhës”.
“Është gjeni i vërtetë” – vazhdon Velo teksa flet për Kadarenë, që nuk heziton ta quaj “shkrimtar të krimit”, duke e krahasuar me Agatha Christien, por me dallimin që ai “është shkrimtar i krimit botëror”. “I pëlqen që kontinentet të zihen, të vriten, të therren, të helmohen. Merret me krimin historik, me krimin e madh, i pëlqen Ismalit ta ndjek krimin, ku do të shkoj krimi në maksimum.” Në gjykimin e tij, asnjë shkrimtar – madje as turk – nuk e ka përshkruar më mirë Perandorinë Osmane se sa Kadare. Falë dy librave të tjerë për të cilët ka menduar të flas, pjesa tjetër e intervistës me Maks Velon, do të ketë për temë burgosjet e kohës së komunizmit. Janë kujtimet e At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue” dhe romani i Fatos Lubonjës “Ridënimi”.
I pari, një botim më i vjetër, i pari botim i kësaj vepre, të cilin mezi e kishim gjetur në bibliotekën e Maksit. Kurse i dyti, një ribotim i shtëpisë botuese KOHA, që unë e kasha marrë me vete nga Prishtina. Me Padër Zefin, priftin françeskan tashmë të ndjerë, Velo tregon të jetë njohur në burgun famëkeq të Spaçit, ku ai e kujton Zefin si shumë të tërhequr dhe të rezervuar. Në gjykimin e tij, rëndësia më e madhe e kujtimeve të Zef Pllumit, është pjesa e viteve të para të komunizmit dhe rrëfimet për klerin katolik. Teksa e kujton At Zefin, ai e kujton si një njeri të çuditshëm dhe shumë të qetë, që nuk linte përshtypjen që ishte aq i aftë. Letërsia e burgut, siç u referohet ai botimeve të librave me rrëfimet e të ish-të burgosurve të asaj epoke, është shumë e vështirë të shkruhet sipas Velos. Kjo pasi që sipas tij, secili mund të shkruaj kujtimet e tij, por është e vështirë të bësh letërsi.
Në historinë e librit të tretë, përveç autorit Fatos Lubonja, me të cilin ai kishte bashkëpunuar edhe te Komiteti i Helsinkit, Maks Velo kishte njohur edhe dy gazetarët që janë personazhe të romanit “Ridënimi”, Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani. Madje, ai kujton historinë e pushkatimit të tyre. “Isha aty kur i kanë ekzekutuar sepse po flija në katin e tretë dhe dëgjova, ishte ora dy e natës, bamm-bam dyert, i morën, ata bërtitën ‘shokë lamtumirë’ dhe në drake pastaj pamë nga dritarja që rrobat e tyre i dogjën.” Për të, romani dokumentar “Ridënimi” i Fatos Lubonjës, është një nga librat fundamental të letrsisë së burgut. Teksa i kthehemi librit me dokumente nga dosja e Sigurimit të Shtetit, ai thotë se këta lloj librash shpërfaqin një kompleks të shqiptarëve, pasi që sipas Velos, shqiptarët nuk duan të shohin vetën e tyre në pasqyrë asnjëherë. Kjo, si një problem me ndërgjegjën, ku njerëzit duan të marrin përfitimet e të keqes, por e keqja duan të mos merret vesh.
Me këtë gjykim etik për shoqërinë shqiptare, biseda jonë prej interviste merr fund, për të vazhduar në formën e një bisdede të lirshme, mes librave dhe pikturave që janë të vetmet mobilje dhe ‘takëme’ në banesën atele të Maks Velos. I kërkoj të më firmos librin e ‘jetës paralele’ të tij. Me një shkrim germëmadh dhe me një të shkruar të shpejtë e të shpenguar – krejt i natyrshëm për një piktor – ai shkruan: “Durimit, me respekt, Maks Velo, gusht 2018.” Ai kërkon nga kameramanët t’i heqin mikrofonin nga këmisha, teksa çohet në këmbë për të më treguar disa nga punimet e tij të fundit. Ikën diku për tu kthyer me katër piktura në dorë që i mbështet me radhë në karrige, për t’i flimuar kameramanët, teksa ai flet për to. Janë punë abstrakte, të bëra me tempera në një letër shumë kualitative të quajtur “Arsh” që ai thotë se prodhohet në Franacë nga pambuku dhe gjelatina e peshkut.
“Kam gjëra që më kanë ngelur Brenda me vite: 10 vjet, 50 vjet. Sikur kjo, që është abstragimi i natës së Shën Bartolemeut. Kurse, kjo është “Golgota”, ajo që Krishtit i vunë kryqin përsipër, dhe i thanë do ta çosh deri në majë të kodrës dhe do të mbërthejmë aty. Tani me këtë fantazon njeriu: vuajtja e njeriut, marrja e kryqit, rënia, ngritja, rënia përmbys. Me një fjalë, kjo është Golgota!” Kështu përfundon shpjegimi fjalëpak i Maks Velos për pikturat e tij të fundit, që ai nuk dëshiron t’i shpjegojë dhe aq shumë, pasi që siç e thotë dhe vetë, janë vepra abstrakte. Pas dy orësh bisedë largohemi nga banesa e këtij arkitetkti dhe piktori me një jetë aq të trazuar.
Përveç intervistës gjysmë orëshe dhe filmimeve të mëpastajme të veprave të tij, me vete kemi marrë edhe aromën e çuditshme të drurit të mobiljeve dhe bojërave të shtresuara në pikturat e vjetra dhe ato në bërje të Maks Velos. Përshëndetemi me shpresën për tu parë në Prishtinë, ku ai nuk ka pasur rast të ekspozojë ende pikturat e tij. Në makinë, rrugës për në Prishtinë, mendoj për intervistën, bisedën dhe në përgjithësi takimin me këtë njeri. Ç’fat?! I lindur në Paris, i burgosur për artin e tij, i kthyer në shkrimtar me krijimet letrare për burgun dhe i ‘burgosur’ në banesën e tij atele mes pikturave dhe librave të tij. Përballë fatalitetit të pashmangshëm të këtij fati, Maks Velo, më ngjau si një i ‘vetëburgosur’ i artirt të tij.

Babi i Ritës zbulon pse u detyrua të ndryshojë mbiemrin në Angli nga Sahatçiu në Ora


Rita Sahatçiu ka lindur në vitin 1990. Familja e saj u largua nga vendlindja një vit më vonë për shkak të gjendjes politike në Kosovë.
Rita, asokohe një vjeçe, u largua nga shtëpia e saj pa mbartur asnjë kujtim! Vitet kalonin, por prindërit nuk ndaluan kurrë së qëni krenar për vendin nga vinin e këtë dashuri ua përcollën dhe 3 fëmijëve Ritës, Elenës dhe Donit.
Nëse deri më tani nuk e keni kuptuar për kë po flasim, është një detaj i vetëm që ju konfuzon (mbiemri Sahtçiu). Kjo është historia e familjes së Besnik dhe Vera Sahtaçiut, por që në Britaninë e Bashkuar njihen si ORA.

Mbiemri i Ritës, një prej artisteve më të dashura me famë botërore vjen prej trashëgimisë së profesionit të të parëve të babait të saj, Sahatçiu, që do të thotë ‘orëndreqës’.
I ati vendosi ta ndryshonte mbiemrin e tyre në Ora, sepse ishte më e lehtë për t’u shqiptuar dhe për t’u mbajtur mend. Ndonëse asnjë fëmijë nuk mori zanatin e të parëve për të cilin shquheshin në Kosovë, Rita bëri të mundur që ky mbiemër të njihej në gjithë botën.

Historiani rrëzon “mitin” e Mësonjëtores së Korçës: Shkolla e parë shqipe u çel në Kurbin

Historiani rrëzon “mitin” e Mësonjëtores së Korçës: Shkolla e parë shqipe u çel në Kurbin
Pavarësisht njohjeve historike, të gjithë e dimë që shkolla e parë shqipe daton më 7 mars të vitit 1887, me mësues dhe drejtor të parë, Pandeli Sotirin. Por në Kurbin, një historian i zonës hedh idenë e guximshme që në Skuraj shkolla ka ekzistuar që në vitin 1632. Për historianin Kastriot Marku, shkolla e parë ka qenë në një ndërtesë që më pas funksionoi si një kishë që sot i kanë mbetur vetëm gërmadhat. “Tashmë me një hartë të vitit 1689 saktësohet se në vitin 1632 hapet një nga shkollat e para shqipe. Në relacionet e vitit 1641 dhe 1644 rrëfehet konkretisht se këtu funksiononte një shkollë në rangun e një kolegji, Kjo është një dëshmi tjetër kulturore me mjaft rëndësi e kësaj kohe që tregojnë për fillimet e shkollimit shqip”, shprehet Kastriot Marku. Nga dokumentet e kohës që historiani ka mundur të gjejë dhe faktojë, shkolla e Skurajt ka qenë laike dhe në të mësonin shqipen nxënës nga e gjithë malësia e Kurbinit. Mësues i parë i kësaj shkolle ka qenë Gjon Koleci.

Mësonjëtorja e Korçës

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës shqipe . Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga Diamanti Terpo. Kjo ndërtesë është sot muzeum kombëtar i arsimit. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik. Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...