2018-09-16

Historiani rrëzon “mitin” e Mësonjëtores së Korçës: Shkolla e parë shqipe u çel në Kurbin

Historiani rrëzon “mitin” e Mësonjëtores së Korçës: Shkolla e parë shqipe u çel në Kurbin
Pavarësisht njohjeve historike, të gjithë e dimë që shkolla e parë shqipe daton më 7 mars të vitit 1887, me mësues dhe drejtor të parë, Pandeli Sotirin. Por në Kurbin, një historian i zonës hedh idenë e guximshme që në Skuraj shkolla ka ekzistuar që në vitin 1632. Për historianin Kastriot Marku, shkolla e parë ka qenë në një ndërtesë që më pas funksionoi si një kishë që sot i kanë mbetur vetëm gërmadhat. “Tashmë me një hartë të vitit 1689 saktësohet se në vitin 1632 hapet një nga shkollat e para shqipe. Në relacionet e vitit 1641 dhe 1644 rrëfehet konkretisht se këtu funksiononte një shkollë në rangun e një kolegji, Kjo është një dëshmi tjetër kulturore me mjaft rëndësi e kësaj kohe që tregojnë për fillimet e shkollimit shqip”, shprehet Kastriot Marku. Nga dokumentet e kohës që historiani ka mundur të gjejë dhe faktojë, shkolla e Skurajt ka qenë laike dhe në të mësonin shqipen nxënës nga e gjithë malësia e Kurbinit. Mësues i parë i kësaj shkolle ka qenë Gjon Koleci.

Mësonjëtorja e Korçës

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës shqipe . Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga Diamanti Terpo. Kjo ndërtesë është sot muzeum kombëtar i arsimit. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik. Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...