Pergatiti: Fritz
RADOVANI
RILINDJE APO RINGJALLJE…
NJË ZA USHTON
PREJ KAÇUBAVE TË
FISHTËS…
GJAKSORVET
Ndalnju! Ku véni
burra?...
Pash Zotin, lshoni
hutat!
Pse teper gjak asht
derdhun,
Pse teper bajtë kem’
futat:
Prej vaj’t na asht
marrun zani...
Medet, o qiellë,
medet!...
A
thue nuk jemi vllazen
T’
njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’
tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’
xêhen
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i
doke
E ‘i gjak kanë bashkë e
i mbret?
Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
Ah! Kjoftë mallkue prej
Zotit!
E vejë ati i mbetët
grueja
Djali i njatij t’
perbuzunit
Veshun me zhele t’
hueja,
Kerkoftë nper dyerë të
shekllit
Pa u gjetë kush me i
dalë zot.
Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e
mnershme
Token nuk do t’a
shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të
ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë
tue luftue,
E shuguruen me gjak.
Atje nen vapë t’
Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më
shkimun
Në
gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë
vajtue,
Mbaroftë i namët
per lak...
Djelmt t’onë, - ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis
uzdaja,
Të cillt dergue i pat
qiella
Per me mbarue punë t’
mdhaja,
E vllazenve i muer
pushka
E kalben sod në vorr...
E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë
fare:
Me thirr nder hatlla
mblue
Lahuta heshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’
oborr...
Dridhu, gjaksuer i
mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai,
t’cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’
tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi
idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë
duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and
dikon.
Qé, se edhe vala e
mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej
themelit:
E grueja e jote e
shkreta,
Fmin
t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot
pshtim kerkon.
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e
Zotit
Mbi ty vjen tue
fishkllue...
Rrzou, o i pashpirt! Pse
q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’
bieje
Kshtu, nierin m’ tokë
kush vrau.
O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat
dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau?
Shenim
nga FR: Poezisë së At Gjergj Fishtës nuk I kam ba asnjë ndryshim.
Shkatrrimi I Shtetit Shqiptar filloi
me shkatrrimin e shkollave Shqipe.
E zeza “Rilindje”.., atë detyrë ka: Detyren
e Gjaksorve të Atdheut !
Melbourne, 16 Shtator 2018.