2018-10-06

Plani i Beogradit për të futur nën kontroll pasuritë e Kosovës nëpërmjet Asociacionit

 ARBEN SYLEJMANI 



Institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që Liqeni i Gazivodës, pjesa e Trepçës që gjendet në veri të vendit dhe Brezovica të kalojnë nën menaxhimin e Asociacionit të komunave serb.
Kështu thonë përfaqësues të partive opozitare dhe njohës të zhvillimeve ekonomike.
Sipas tyre, nëse këto resurse natyrore i shkëputën Kosovës, kjo e fundit nuk do të mund të krijojë të hyra për të ekzistuar si shtet dhe për t’i mbajtur qytetarët e saj.
Reagimi i tyre vjen pasi që në takimin e fundit, dy zyrtarët serb që janë caktuar nga institucionet e Kosovës për hartimin e statutit së bashku me drejtorin e Trepçës për pjesën veriore dhe më atë të liqenit të Gazivodës kanë diskutuar që këto dy resurse t’i kalojnë Asociacionit me arsyetimin se ato janë si parakusht për mbijetesën e popullit serb në vend.
Këto dy pasuri natyrore Kosova i konsideron si resurse me rëndësi strategjike.


Marrëveshja e Brukselit parasheh që Gazivoda dhe Trepça të menaxhohen nga Qeveria

Përderisa, institucioni i Presidencës dhe ai i Qeverisë nuk i janë përgjigjur gazetës “Bota sot”, kur janë pyetur se a do të pranojnë që këto dy resurse t’i kalojnë Asociacionit, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili ishte këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa thotë se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e nënshkruar në vitin 2015 parasheh që ato menaxhohen nga Qeveria e Kosovës.
“Menaxhimi i Gazivodes dhe Trepçës është një funksion ekzekutiv, diçka e pa paraparë në marrëveshjet e Brukselit. Prandaj, është totalisht e papranueshme”, thotë Gecaj për “Bota sot”.
Por, ai nuk ndihet i sigurtë tek krerët e shtetit sa i përket mbrojtjes së interesave të Kosovës.
“Me këta përfaqësues në institucionet e Republikës gjithçka është e mundur, prandaj edhe vendi duhet te përgatitet për zgjedhjet e hershme parlamentare sa më parë që të jetë e mundur”, shtoi Gecaj.


Gazivoda dhe Trepça kërkesa e kamotshme e Beogradit

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla, e sheh si të rrezikshme kërkesat që për resurset jetike të pronar Asociacioni.
Por për dallim nga Gecaj, Sfeçla fajëson edhe qeveritë e më hershme për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë që sollën vendin në krijimin e një entiteti politik që përfaqëson komunat serbe në Kosovë.
“Marrëveshja e prillit 2013 e nënshkruar nga Kryeministri i atëhershëm dhe tash President, Hashim Thaçi, është bazamenti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Poashtu edhe marrëveshja e gushtit 2015 të nënshkruar nga ish-kryeministri, Isa Mustafa është vazhdimësi e kësaj tendence për instalimin e Zajednicës brenda Kosovës, që do ta thyente karakterin unitar të Republikës””, thotë Sveçla për “Bota sot”.
Ai përmend edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se shumica e pikave të kësaj marrëveshjeve bien ndesh me aktin më të lartë juridik në vend.
“Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj të vitit 2015 ka deklaruar qartë se kjo marrëveshje shkel frymën kushtetuese në së paku 23 nene të saj dhe kështu ajo shpall të vdekur idenë e krijimit të një entiteti të tillë”, deklaron ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk duhet të diskutojë fare për statusin e Asociacionit të cilin tashmë Gjykata Kushtetuese në thelb e ka hedhur poshtë.
“Hyrja nëpër çështje të tilla natyrshëm çon në kërkesa të kamotshme të Beogradit për të futur nën kontroll pasuritë e Republikës së Kosovës, siç janë edhe liqeni i Ujmanit apo Gazivodës dhe Trepça”.
“Zajdenica në thelb dhe për nga qëllimi është antikushtetuese dhe kundër Republikës së Kosovës, prej këtij entiteti nuk mund të ketë asnjë rezultat të mirë dhe pikërisht për këtë të gjitha rezultatet do të jenë në drejtim të shkatërrimit të Republikës së Kosovës dhe unitaritetit të saj”, shtoi Sfeçla.
Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik që ka kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë pa kushte dhe rrjedhimisht nënshkrimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit.


Kosova nuk duhet të bëjë kompromise me pasuritë vitale

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, thotë se institucionet e Kosovës nuk duhet të bëjnë kompromise me pasuritë vitale.
“Nëse mbesin pasuritë vitale të shtetit nën menaxhimin e komunave serbe, për Kosovën do të jetë humbje e madhe ekonomike, sepse Kosova si përparësi krahasuese në nivel ndërkombëtar i ka pikërisht pasurit minerale dhe koncentrimi i këtyre pasurive, por njëherit edhe Kombinati Trepça me shumicën e pasurive i ka po në atë pjesë”, thotë për “Bota sot”, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.
Ai thotë se Asociacioni menaxhon këto resurse, rreziku për shkëputje nga Kosova është i lartë.
“Nëse komunat me shumice serbe do të menaxhojnë Trepçën në njëfarë mënyrë ato nuk kanë nevojë për buxhetin nga Prishtina, sepse banor ka pak ndërsa të hyrat nga ato pasuri do t’i sigurojnë ekzistencë të mjaftueshme financiare. Kështu që me kohë do të ndahen nga Kosova”, deklaron ai.
“Nëse Trepça, liqeni i Gazivodës mbesin nën menaxhimin e komunave me shumice serbe, ata nuk do të ndalen edhe me Brezovicën për ekonominë e Kosovës do të jetë vdekjeprurës, sepse pasurit vitale po i shkëputen Kosovës, ndërsa pjesa e mbetur është degraduar me betonizim, kështu që Kosova me tokën e mbetur nuk do të mund të krijonte të hyra për të ekzistuar si shtet për t’i mbajtur qytetarët e saj”, shtoi Kadriaj.
Kadriaj thotë se presidenti po i përgatit qytetarët për kompromise
Kadriaj thotë se kohëve të fundit presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por edhe homologu i tij serb kanë filluar të flasim për kompromise të mundshme në bisedimet finale të Brukselit.
“Në bazë të deklaratave të presidenteve të dy vendeve si i Serbisë dhe ai i Kosovës, ata në fakt janë duke paralajmëruar qytetarët e te dyja vendeve që duhet të përgatiten që fundi i bisedimeve nuk do të jetë i kënaqshëm për asnjërën palë”, thotë Kadriaj.
Sipas tij, në këto bisedime Kosova në njëfarë mënyrë do të pajtohet që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.
“Pra, politika në Serbi po e përgatitë opinionin që Serbia duhet të heq dorë nga Kosova dhe të njeh Kosovën duke siguruar ulëse në OKB dhe njëherit edhe Kosova do të iu jap status të veçantë komunave serbe, një autonomi e pashkruar, por që në të ardhmen mund të mos jetë pjesë e Kosovës që në njëfarë mënyre këtë po e kërkon politika serbe”, shtoi Kadriaj.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend për miratim strategjinë për bisedimet finale me Serbinë. Kjo strategji parasheh që bisedimet finale me Serbinë t’i udhëheq presidenti Hashim Thaçi.

Të tjerët, për shqiptarët: Luftëtarë kryeneçë që nuk e përfillnin vdekjen!

François Pouqueville: “Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët”!
Napoleon Bonaparte: “Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë”!
Lord Byron: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”!
Alexandre Dumas: “Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë”!
Alfred Gilleron: “Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer”!
Aleksander Degrand Jules: “Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”!
George F. Williams: “Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë”!
Franz Babinger: “Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e kureshtarë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi”!
 
Stefan Zweig: “Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste”!
Maurico Druon: “Gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në Luftën e Trojës të udhëhequr nga Akil (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”!
Homeri (Iliada): “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe… I biri i shkëlqyeshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve. I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.” Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…”!
Alphonse de Lamartine: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”!
Henry Noel Brailsford: “Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”!
Hyacinthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret. Disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”!
Karl Reinhold: “Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë e flotës greke”!
Ami Boue: “Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane”!
Vuk Karaxhiq: “Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombës. Shqiptari mysliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 italianë për një shqiptar mysliman apo ortodoks dhe po ashtu shqiptari ortodoks i vret 10 grekë për një shqiptar mysliman ose katolik”!
Michael Attaleiates: “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”!
Marco Nese: “Pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli Ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20,000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare”!
Ibn Kemali: “Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri në kohën e mbrëmjes… Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë…”!
Gerard de Nerval: “Ngado që ishin shqiptarët, shiheshin si luftëtarë kryeneçë që nuk e përfillnin vdekjen”!
Mihai Eminescu: “Shqipja është gjuha më fleksibile në botë”!
Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”!
Edwin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës ariane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”!
Charles Seignobos: “Shqiptaret janë raca më superior në Ballkan. Në të ardhmen ata do të luajnë në këtë vend rolin që e luajnë skocezët ne Angli”! /Telegrafi/

Vetitë luftarake të shqiptarëve dhe Skënderbeu


Faik Konica (1875-1942)
 
Mund të ketë mendime të ndryshme për vetitë luftarake të shqiptarëve të kohëve të fundit; kam parasysh brezat e sotëm dhe ata që ishin menjëherë para tyre. Personalisht nuk dëshiroj të shpreh asnjë mendim për këtë çështje. Është e sigurt se ikja e vazhdueshme e krahut të punës gjatë pesë shekujve e ka mpakur në njëfarë mase kombin. Të rinjtë më të mirë e më të fuqishëm i rekrutonte Turqia për t’i dërguar në luftëra të largëta dhe mbaj mend në fëmijërinë time se si një regjiment shqiptarësh, që u nis për të mposhtur një kryengritje në Arabi, u kthye vetëm me një grusht njerëzish. Mund të jetë një teprim të thuhet se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të atyre, që ishin aq të dobët, sa nuk dërgoheshin në luftë, por sidoqoftë do të pritej një ulje e vitalitetit si pasojë e rekrutimeve për pesëqind vjet. Megjithatë, pak vite më parë, në kohën e Luftës Greko-Turke të vitit 1897, gjenerali prusian fon Grumbkov e ka shprehur botërisht adhurimin e tij kur pa një trupë shqiptarësh në Thesali, që po i ngjiteshin një kodre përballë një zjarri kositës dhe po kapnin një bateri të armikut. Korrespondenti i gazetës së Londrës “Times” në këtë luftë, Kliv Bingam, ka shënuar se “shqiptarët në tërësi e përgënjeshtruan famën e tyre”, por edhe ai dëshmon për një betejë ku, siç shkruan ai, “disa herë rresht shqiptarët vërshuan teposhtë shpatit dhe u përpoqën ta kapërcenin shkëmbin, por zjarri që u derdhej nga sipër ishte vdekjeprurës, kurse bateritë prapa tyre patën pak efekt mbi faqet e shkëmbit e të gurit”.
Sidoqoftë, ka një mendim të njëzëshëm lidhur me vetitë luftarake të shqiptarëve për brezat më të largët. Do të ishte e tepërt ta rrëfeje këtë dhe ka material aq të pasur, sa mund të mbushësh një vëllim të trashë. Unë do ta kufizoj veten vetëm me nja dy shembuj nga më domethënësit. Në një raport dërguar Senatit të Venedikut më 1576, Andrea Justiniani thotë se në një forcë prej treqind e pesëdhjetë ushtarësh, që përbënin garnizonin e Korfuzit, kishte një togë prej dhjetë shqiptarësh, të cilët “ishin më të mirë se gjithë italianët e tjerë”.
Neve na duhet ta pranojmë këtë vlerësim të hapur italian për vlerën luftarake të shqiptarëve, që i bie të jetë të paktën tridhjetë e katër herë më e lartë se e italianëve. Venedikasit kanë qenë çmues të ftohtë të njerëzve e të sendeve: ata nuk do ta kishin ndërtuar dot një perandori, nëse nuk do të kishin pasur një gjykim të saktë e të pagabuar për vlerat aktuale. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë ende nuk ishin shpikur makinat për të plotësuar mungesën e trimërisë njerëzore.
Raimondo Montekukoli (Montecuccoli), një gjeneralisim i shkëlqyer i Perandorisë së Shenjtë Romake, që fitoi betejën e madhe të Shën Gotardit kundër turqve më 1664, pohon në kujtimet e veta të luftës.
“Se në çfarë rreziku ishim për ta humbur betejën, bëhej fare e dukshme vetëm nga rrëmuja dhe arratisja e një pjese të ushtrisë sonë dhe nga lufta e guximshme e jeniçerëve dhe e shqiptarëve, të cilët, edhe pse mbetën më të paktë në numër, asnjëherë nuk kërkuan mëshirë ose t’u falej jeta, ndërsa beteja për një kohë të gjatë ngjisnin me baticat dhe zbaticat e dallgëve të detit, që shtyheshin përpara e tërhiqeshin pas”.
Mercenarët dhe ushtarët shqiptarë që kërkonin fatin e tyre duke u quajtur me emra të ndryshëm (kapeletë, stratiotë dhe estratiotë, kowali, morienë, xhenetarë), kanë luftuar në ushtritë e Francës, të Spanjës, të Perëndorisë së Shenjtë Romake, të Venedikut dhe të shteteve të tjera italiane, kanë lënë shumë gjurmë në historinë e Evropës. Ata kanë qenë luftëtarë të ndershëm, që nuk përvidheshin kurrë nga beteja, siç ishte zakoni i shumicës së mercenarëve. Francezët zemëroheshin me seriozitetin e këtyre ushtarëve, të cilët luftonin për punëdhënësit e tyre me gjithë shpirt, sikur po luftonin për çështjen e tyre. Kur u dorëzua qyteti i Novarës në vitin 1500, francezët bënë një përjashtim për shqiptarët dhe nuk u dhanë dëshmi mbrojtjeje, sepse, siç thotë Zhan d’Oton, “ata kishin ardhur nga një vend i largët me zemër të lehtë për të luftuar kundër francezëve si tepër shpesh”.¹
Megjithatë, më pas, me sa duket, francezët e kuptuan se këta shqiptarë nuk kishin ndonjë inat të veçantë kundër tyre, por thjesht luftonin siç e quanin se i detyronte nderi i tyre. Më 1503 francezët, nga ana e vet, i morën shqiptarët në shërbimin e tyre dhe shpejt në ushtrinë e Luigjit XII pati një trupë prej një mijë e dyqind shqiptarësh, të cilët treguan trimëri të rrallë, aq sa ata u bënë një pjesë e veçantë e ushtrive franceze për pothuaj një shekull, ndërsa mbretërit e Francës e bënë si rregull që gjithmonë të kishin ndonjë fisnik në krye të këtyre trupave speciale. Ndër të tjera, komandanti i tyre i përgjithshëm për një kohë ishte Duka dë Brisak (Brissac). Në betejën e Kutrës (1587) shqiptarët u vranë pothuaj të gjithë. Beteja e Ivrit (1590) ka parë praninë e fundit të trupave shqiptare në ushtritë franceze. Brantomi shkruan se shqiptarët kanë qenë krijuesit e kalorësisë së lehtë; autorë të tjerë ushtarakë shkruajnë se nuk janë të një mendimi me opinionin e Brantomit, por besojnë se shqiptarët, me metodën e tyre të luftimit, kanë dhënë idenë e krijimit të kavalerisë së lehtë. Kronika e Zhan d’Otonit, të cilën e përmendëm, përshkruan me disa hollësi metodën e luftimit të këtyre mercenarëve shqiptarë. Me shenjën e kryekomandantit të ushtrisë, ata e nisnin betejën duke hyrë me galop në mes të rreshtave të armikut, mbanin ushta të gjata me flamurthe në majë, jepnin një goditje dhe krijonin pështjellim; pas kësaj tërhiqeshin një çikë, i riformonin rreshtat e veta dhe sulmonin përsëri, atëherë hynte në veprim pjesa tjetër e ushtrisë. Të rreptë e të pamëshirshëm në betejë, këta shqiptarë, duke i ndenjur besnikë kodit të tyre të nderit, pasi mbaronte përleshja, kurrë nuk e harronin rregullën që “Koka e falur nuk pritet”.
 
Në një raport me datën 27 qershor të vitit 1510 dërguar Luigjit XII, mbretit të Francës, nga Seneshali i Madh i Normandisë, i cili ka qenë një ndër gjeneralët që komanduan ushtritë e tij në Itali, ka një krahasim të mprehtë ndërmjet etikës luftarake të sllavëve dhe të shqiptarëve: “Sllavët, – shkruan Seneshali i Madh, – janë të egër në luftë, sepse ata vrasin kë të mundin dhe kurrë nuk zënë robër dhe prandaj me ta e bëmë kokë për kokë”. Kurse lidhur me shqiptarët, Seneshali i Madh vijon: “ata kanë treguar një sjellje krejt të ndryshme dhe i kanë trajtuar me mëshirë ata që kanë kapur, prandaj edhe ne i kemi trajtuar me të njëjtën mënyrë”.
Ky borxh nderi që ia paguan kalorësisë shqiptare një gjeneral i shquar i Francës monarkike mund të shumëfishohej lehtë nga mjaft dëshmi të tjera të paanshme. Por nganjëherë trimëria e shqiptarëve ka vepruar kundër tyre, sepse ka ngjallur smirë të fortë e të qëndrueshme. “Shpirti sipërmarrës i shqiptarëve, – thotë koloneli Lik, – gjallëria e tyre, qëndrueshmëria dhe epërsia në gjithçka që lidhet me luftën, i bën ata që t’ua kenë zili dhe t’i urrejnë’, madje edhe ndërmjet turqve, për të mirën e të cilëve janë vënë në shërbim shpesh ato cilësi.
Gjithashtu dhe në det shqiptarët, duke shërbyer si oficerë detarë të marinës turke, si kapitenë privatë anijesh të përdorura në luftë dhe si piratë, kanë treguar një veprimtari sypatrembur. Njëherë e një kohë emri shqiptar përdorej për të gjithë piratët në Mesdheun Lindor dhe Servantesi na tregon se rrëmbyesi dhe pronari i tij në Algjer ishte një pirat shqiptar me emrin Arnaut Mami, që do të thotë Mami Shqiptari.
Në prill të vitit 1770 kapitenët shqiptarë nga Ulqini shpartalluan një flotë ruse nën komandën e Aleks Orlovit pranë Navarinos. Me rënien e fuqisë detare osmane dhe me heqjen e pranimit të kapitenëve privatë nga fusha e përdorimit ndërkombëtar në kohë lufte, u erdhi fundi edhe veprimtarive të shqiptarëve në det. Por është një fakt i mirënjohur roli i madh që kanë luajtur kapitenët privatë shqiptarë në Luftën e Greqisë për Pavarësi dhe, deri një brez më parë, elementi shqiptar në flotën greke ka qenë aq mbizotërues, saqë gjuha shqipe detyrimisht përdorej në anijet luftarake si më e parapëlqyera se greqishtja.
Asnjë rrëfim për vetitë luftarake të shqiptarëve nuk do të ishte i plotë pa përmendur Skënderbeun, heroin mesjetar të Shqipërisë, i cili për afër një çerek shekulli i mundi turqit e hatashëm nën udhëheqjen e dy sulltanëve të fuqishëm dhe vetë kurrë nuk u thye. Në Shqipëri ai është bërë legjendar për pesë shekuj dhe gjithashtu e kanë quajtur me të drejtë “kampion i krishterimit”, titull ky që ia kanë dhënë papët e Romës, sepse ishte veprimtaria e tij për t’u bërë një ledh, që ndihmoi të shpëtonte Evropa e krishterë nga pushtimi turk, një katastrofë kjo që do të kishte qenë shkatërrimtare për botën e qytetëruar.¹
Ndoshta mënyra më e mirë për të vlerësuar Skënderbeun është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar. Diku në veprën e tij të vëllimshme Volteri ka guxuar të shprehet se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”. Autori anglez i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”, e rendit Skënderbeun me shtatë mbretër të pakurorëzuar të Evropës:
“… bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishterimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta iu bënë ledh për aq shumë vjet gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë veta për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë si numër mbi njëqind mijë”.¹
Vetë Sulltani Mehmeti II, pushtuesi i Stambollit, ka thënë një herë: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”.
***
Sipas legjendës Skënderbeu, siç njihet me këtë emër turk Gjergj Kastrioti, lindi në vitin 1403 dhe, siç na thotë peshkopi Noli, por pa e besuar plotësisht, “e mori peng Muradi II në moshën nëntë vjeç. Kjo do të ketë ndodhur më 1412, meqë Skënderbeu kishte lindur më 1403”. Më pas peshkopi Noli shton duke e shpjeguar: “Por më 1412 në Turqi sundonte Mehmeti I dhe jo Muradi II, që erdhi në fron nëntë vjet më vonë, më 1421”.
Po ta ndjekim më tej legjendën, Skënderbeu u edukua në shkollat më të mira të Perandorisë Osmane, ku ai shfaqi një talent ushtarak të shquar dhe në mënyrë paradoksale, u bë njeriu më i dashur për Portën e Lartë. Ishte ky djalosh nëntëvjeçar, që tridhjetë e një vjet më vonë u kthye në Shqipëri dhe i mundi turqit për afër njëzet e pesë vjet deri sa vdiq më 1468.
Në mendjen e lexuesit mund të lindë kjo pyetje: a është e mundur për një djalosh nëntëvjeçar, të rritur në luks, të trajtuar si hero dhe që i dhanë një titull princëror, t’i hidhte mënjanë këto gjëra tridhjetë e një vjet më pas dhe të kthehej për të shpëtuar vendlindjen nga bamirësit e tij?
Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të drejtë e të përshtatshme, derisa të mos kemi më shumë fakte konkrete, që mund të jenë diku, ndoshta në Bibliotekën e Vatikanit.
Peshkopi Noli e hedh fjalën, por nuk e shpjegon plotësisht këtë mister. Megjithatë ai beson me të fortë se Skënderbeu e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës nga viti 1412 deri më 1443 ose në Shqipëri, ose në kufijtë pranë Shqipërisë. Po të jetë e drejtë kjo teori, atëherë do të kemi çelësin për dashurinë dhe përkushtimin e Skënderbeut ndaj vendlindjes.
Po të pranohej se Skënderbeu kaloi tridhjetë e një vjet diku në Perandorinë Turke, çfarë shoqërie gjeti ai kur u kthye në Shqipëri? Peshkopi Noli mendon, por nuk e përpunon më tej, se shtresat shoqërore shqiptare mund të kenë qenë atëherë këto: fshatarët e lirë në viset malore, një lloj sistemi feudal në tokat fushore pjellore dhe “qytete të lulëzuara” gjatë bregdetit. Sipas peshkopit Noli, ka pasur disa “aristokratë të vegjël, ose më mirë prijës patriarkalë të malësorëve”. Por shumica e shqiptarëve kanë qenë të lirë, meqë “bujkrobëria dhe skllavëria as mund të mendoheshin për ta”. Një vëzhgues i mprehtë ka thënë me mençuri: “Një shqiptar nuk mund të ishte një skllav”. Dhe lidhur me këtë, është mjaft interesante që: “Në tregjet e skllevërve të Turqisë askush nuk mund të blinte një shqiptar… sepse ishte e pamundur t’i urdhëroje ata dhe ishin tepër të rrezikshëm për pronarët e tyre”.
Vëzhgimet e mësipërme mund të shpjegojnë përse popujt e tjerë të Ballkanit iu nënshtruan Turqisë fare lehtë, ndërsa shqiptarët u bënë ballë me sukses turqve për një çerek shekulli.
Me gjithë fitoret e panumërta, Skënderbeu gjatë gjithë kohës ka pasur telashet e veta me kuislingë. Herë pas here krerë të tij e tradhtonin dhe bashkoheshin me armikun. Disa këmbëngulnin për “bisedime për paqe”, siç na thotë peshkopi Noli, por “Skënderbeu as nuk donte të dëgjonte për to. Megjithatë shpesh shumica mbizotëronte”. Paqja u arrit më 27 prill 1463, pikërisht pesë vjet para se ai të vdiste. Por më 27 nëntor të po atij viti ai e rifilloi luftën kundër turqve, që vazhdoi deri në vdekjen e tij.
Disa nga veprimet luftarake më të mëdha të Skënderbeut lidhen me përpjekjet e turqve për të pushtuar Krujën, kryeqytetin e tij. Përpjekja e parë për të marrë Krujën u bë më 1450 nga Murati II, i cili pësoi disfatë pas një lufte epike prej pesë muajsh. Duke përshkruar madhështinë e rrethimit të Krujës, autori amerikan Agnes Replajer në një artikull me titullin “Skënderbeu”, botuar në “Catholic World” të dhjetorit 1889, shkruan:
“Vetë përmasat në të cilat qe planifikuar pushtimi i Krujës, tregojnë se sa i thellë qe zemërimi i sulltanit dhe sa ngulmues qëllimi i tij. U mblodhën njëqind e gjashtëdhjetë mijë veta… ushtria pushtuese marshoi drejt Krujës, i mbuloi gjithë fushat përreth, përpara portave masive të kështjellës vendosi topat, që atëherë ishin një risi imponuese për punët e luftës, dhe i kërkoi garnizonit të dorëzohej. Ata morën një përgjigje sfiduese dhe osmanët sulmuan muret, por u zmbrapsën me një tërbim aq të madh, sa mbi tetë mijë jeniçerë ranë në luftim, ndërsa Skënderbeu fluturonte si shqiponjë mbi shkëmbinj, priti sa beteja të arrinte kulmin dhe atëherë u lëshua teposhtë mbi armikun e hutuar, i çau llogoret e tij, i vuri zjarrin fushimit dhe gjithçka para tij e shkatërroi dhe i vrau e i preu”.
Përpjekjen e fundit për ta marrë Krujën e bëri në korrik 1467 Mehmeti II, i biri dhe trashëgimtari i Muratit, pikërisht më pak se një vit para se vdekja ta hiqte heroin nga skena e betejës. Për këtë sulm peshkopi Noli thotë se Mehmeti “e la ushtrinë e tij të madhe të lirë dhe shkatërroi me zjarr e hekur çdo cep të Shqipërisë ku mundi të shkelë”. Por shpejt ai “e kuptoi se çmimi për repartet që binin në kurthe dhe i shfaroste Skënderbeu, ishte shumë i lartë” dhe … “u kthye në Stamboll i poshtëruar e i mundur”.
***
Gjithë autorët për Skënderbeun, që nga Marin Barleti e deri te Eduard Giboni dhe peshkopi Noli, kanë ngritur lart heroizmin e tij luftarak, por pak gjë është thënë për aftësinë e tij që të punonte me njerëzit. Në kohën e tij Shqipëria ka qenë e ndarë në disa principata dhe çdo prijës ishte ziliqar e krenar, siç mund të jetë një shqiptar, për rëndësinë e vet në tablonë e gjërave. Në këtë pështjellim e përleshje, që afrohej me anarkinë, erdhi Skënderbeu më 1443. Për të sjellë rregull në këtë kaos, ai thirri një kuvend të gjithë princave në Lezhë më 2 mars 1444, ku formoi Lidhjen e Princave Shqiptarë, duke u bërë vetë kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes. Ishin më shumë se një duzinë princash, por me anë të diplomacisë e të shpirtmadhësisë ai ia doli t’i mbante ata të bashkuar derisa vdiq. Një njeri më i vogël nuk do t’ia arrinte dot. Herë pas here disa prej tyre u lëkundën, por personaliteti i tij dinamik i mbajti ata të bashkuar fort si në mengene. Por mengeja u prish sapo ai u varros në Katedralen e Shën Nikollës së Leshit më 17 janar 1468. Pak kohë më pas Lidhja e tij u përça dhe bashkë me të ra edhe Shqipëria, për të mos u ngritur dot më deri më 1912, pas katërqind e dyzet e katër vjetësh. Kështu Shqipëria qe vendi i fundit në Ballkan që iu nënshtrua turqve dhe i fundit që rifitoi lirinë e vet.

CIA në vitin 1951 e paraqet Zhlebin si pjesë të Kosovës





 
Një dokument i Agjencisë Amerikane të inteligjencës, CIA, i hartuar më 21 shtator të vitit 1951 e konsideron Zhlebin pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.
 
Përderisa në Kosovë ende po vazhdon drama për Demarkacionin me Malin e Zi, ky dokument i CIA-s që u lejua për qasje nga publiku më 14 prill 2006, e njeh Zhlebin si një nga 16 distriktet e Kosovës.
Është pika e parë e këtij dokumenti që ndan Kosovën në disa pjesë të quajtura distrikte, ku bëjnë pjesë përveç Zhlebit, edhe vendet si; Graçanica, Zveçani, Vushtria, Istogu, Kamenica, Gjilani, etj.
Përveç distrikteve në dokument figurojnë edhe zyrat qendrore të tyre, që janë disa prej komunave të sotme kryesore të vendit, si; Prishtina, Peja, Mitrovica (dokumenti e quan: Mitrovica e Kosovës), Podujeva,  Gjakova, Ferizaj, Prizreni. Po ashtu edhe këtu figuron Zhlebi.
 
Dokumenti i përbërë nga gjithsej 8 pika, në pikën e fundit flet për fuqinë e shqiptarëve në Kosovë.
“Lëvizja e nacionalistëve shqiptarë raportohet të jetë shumë e fortë. Anëtarët shqiptarë të partisë komuniste janë pro propagandës së zyrës së punëtorëve komunistë, sepse kjo propagandë premton bashkimin e regjionit të Kosovës (këtu referuar si: Kosmet apo Kosova dhe Metohija) me Shqipërinë, pas përmbysjes së regjimit aktual të Jugosllavisë”, shkruhet në pikën e 8 të këtij dokumenti të CIA-s.
Fshatrat e kullës së Zhlebit janë pjesë e mosmarrëveshjeve që kanë lindur në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha kishte konstatuar se Kulla e Zhlebit i takon Malit të Zi, mirëpo me këtë patën mospajtime opozita e asaj kohe, ku bënte pjesë edhe kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj.

Ujendaresi i Çakorrit dhe Resurset Ujore te Zhlebit, sipas 19 Konventave te UN jane te Drejta te Njeriut per JETE/UJE te Qytetareve te Republikes se Kosoves

Ujendaresi i Çakorrit dhe Resurset Ujore te Zhlebit zevendeson shurren/mutin e recikluar te Ujmanit,Batllaves,Badovcit,Radoniqit 

Ujendaresi i Çakorrit dhe Resurset Ujore te Zhlebit, sipas 19 Konventave te UN jane te Drejta te Njeriut per JETE/UJE te Qytetareve te Republikes se Kosoves 

Ne 82 km 2 te falur te ndertohet 

Memoriali i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari , ne Zhleb te ndertohet Memoriali i Fehmi Aganit dhe Hamez Jashari.

Ne 82 km te falur te hapen gyrethyes qe financon buxhetin e partive LDK, PDK, AAK, VV, Nisma etj por jo te falet Bjeshka me Uje te Pijes.

Trupi i sakatosur , koka e hequr, duart e keputura, pa to nuk mund te identifikohet trupi , poashtu edhe heqja e Cakorrit dhe Zhlebit pa to nuk mund te matet Republika e Kosoves .

Popullit i thojne mos e shkelni gjakun e deshmoreve , kurse vete notojne ne basene gjaku.

Synojme anetaresimin shtet ne UN,  kurse shkelim 19 konventa te UN dhe te drejten elementare per JETE , Ujin e Pijes se Cilesise me te Larte Boterore e falim/shesim me tradhti.

The Human Right to Water
Legal and Policy Dimensions
Salman M.A. Salman
Siobhan McInerney - Lankford
198 pages


Te krijojme Federate/Konfederate Kosove me Mal te Zi, me Referendum, nese dojne komunistat e tyre me tonet, mezi jemi  nda prej Serbie me lufte, Kosova; referendum, Mali i Zi, gjysem milioni banore i tyre/neve  me u shkri ne 2 milion banore te Kosoves, por jo kesisoj me tradhti te falim toke atyre duke cenu integritetin territorial te Republikes se Kosoves.

Vampiret i frikesohen Ujit te Bekuar te Bjeshkeve te Bekuara, prandaj nguten me fale  Cakorrin dhe Zhlebin.

Pasuria e juaj e grumbulluar ,ndertesa, dyqane,hotele,motele, pompa, etj eshte vetem grumbull kashte /sane para zjarrit te  Luftes se  III-te Boterore, sepse qellimisht nuk e formuat Ushtrine e Kosoves, deri sa te kryeni tradhtite me copetimin e territorit te Republikes se Kosoves, themelimi i Ushtrise do te thote themelimi i Gjykatave Ushtarake, qe gjykojne per tradhti, kushdo dhe  kudo qofte.

 
De Constant: Si e sakatuam dhe qethëm territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi

Mali i Zi nga 4.405 në 15.355 km2,plus 82.3 km2 ne 2015 në dëm të Shqipërisë , Kosoves dhe  Bosnje e Hercegovines ”

Letrat e panjohura të nobelistit dhe sekretarit të komisionit të caktimit të kufijve në Veri të Shqipërisë

De Constant: Si e sakatuam dhe qethëm territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi

“Dhe nuk mungon të na qartësojë ne dhe ta shprehë revoltën, pendesën e ndjesën e vet kur na rrëfen se Mali i Zi “me një të rënë të lapsit kishte dyfishuar, trefishuar sipërfaqen e tij, kishte kaluar, nga 4.405 në 15.355 km2, në dëm të Hercegovinës dhe Shqipërisë”. Traktati i Berlinit e rishikoi këtë privilegj, por ia lëshoi megjithatë Podgoricën malazezëve me vetëm gjysmën e liqenit dhe Shkodrën shqiptarëve. Territori malazez i reduktuar kështu me një të tretën, me sipërfaqen prej 8.665 km, ishte akoma dyfishi i asaj që ishte para traktatit të Shën Stefanit”
Nga REXHEP SHAHU
Gazeta NACIONAL
Gazete javore, letrare, kulturore e politike
Viti VI  Botimit; Nr.294 29 Mars-5 Prill 2015
Faqe 10

OECD Insituti i Burimeve Boterore - Alarmi, Shqiperia,Kosova do te vuaje ne 2040-n per uje, parashikohet si zone me rrezik te larte


 

 
Sot Shqipëria po përballet me pasojat e përmbytjeve, por brenda pak dekadash situata mund të ndryshojë krejtësisht. Sipas të dhënave të ofruara nga Instituti i Burimeve Botërore dhe OECD, në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë studimi “zona me stres për ujin”.
 
Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria bën pjesë në shtetet me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë në 2040 pritet të jetë në nivelet 40-80%. Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet në Emiratet e Bashkuara dhe Afrika e Veriut.

 

Uji mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës. Nuk mbaron kur konsumohet: thjesht vazhdon të qarkullojë. “Asgjë nuk është më e dobishme se uji”, ka thënë Adam Smith, i cili shtoi edhe se  “nuk mund të ketë asgjë që të ofrohet në këmbim të tij.” Hulumtuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zonat e theksuara pa ujë. Ndër arsyet, sipas artikullit, renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër nga to. Një tjetër arsye është ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike.
 
Instituti i Burimeve Botërore studion 167 vende dhe zbulon se 33 përballen me stres të jashtëzakonshëm të ujit deri më 2040. Problemi më i madh sipas studimit vjen nga keqmenaxhimi i ujit dhe kjo është diçka që kryesuesit e shteteve do të duhet të kenë në krye të axhendës së tyre të shqetësimeve. Çelësi për menaxhimin e ujit më mirë është të çmojë atë siç duhet, duke u dhënë konsumatorëve një arsye për të mos e humbur atë dhe investitorëve një nxitje për të ndërtuar infrastrukturën për ta furnizuar atë./Monitor

 
 Mark Twain" Uiski eshte per Pije , Uji eshte per Lufte" Demarkacioni dhe Uji i Çakorrit dhe Zhlebit-Mark Twain"Whiskey is for Drinking, Water is for Fighting"

"Whiskey is for Drinking, Water is for Fighting"

This quote is attributed to Mark Twain, but has been repeated many times throughout time, especially throughout the West. The styles and venues of the fights have changed, but the foundation remains the same. Water, especially in the West, is our most valuable resource, our lifeblood. It is used to grow food and to grow cities. It provides power to run our homes, factories, and businesses. It sustains our forests and deserts for wildlife and recreation. It is our most powerful and yet most fragile natural resource. Asserting and protecting water rights in the West is a time-honored tradition. Many feel fighting over water is a matter of survival.


Projekti BOREA ne Peje automatikisht  pa UJIN e Liqeneve te Bjelluhes ne Cakorr,  eshte vetem enderr ne leter.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...