Sot Shqipëria po përballet me pasojat e përmbytjeve, por brenda pak dekadash situata mund të ndryshojë krejtësisht. Sipas të dhënave të ofruara nga Instituti i Burimeve Botërore dhe OECD, në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë studimi “zona me stres për ujin”.
Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria bën pjesë në shtetet me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë në 2040 pritet të jetë në nivelet 40-80%. Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet në Emiratet e Bashkuara dhe Afrika e Veriut.
Uji mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës. Nuk mbaron kur konsumohet: thjesht vazhdon të qarkullojë. “Asgjë nuk është më e dobishme se uji”, ka thënë Adam Smith, i cili shtoi edhe se “nuk mund të ketë asgjë që të ofrohet në këmbim të tij.” Hulumtuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zonat e theksuara pa ujë. Ndër arsyet, sipas artikullit, renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër nga to. Një tjetër arsye është ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike.
Instituti i Burimeve Botërore studion 167 vende dhe zbulon se 33 përballen me stres të jashtëzakonshëm të ujit deri më 2040. Problemi më i madh sipas studimit vjen nga keqmenaxhimi i ujit dhe kjo është diçka që kryesuesit e shteteve do të duhet të kenë në krye të axhendës së tyre të shqetësimeve. Çelësi për menaxhimin e ujit më mirë është të çmojë atë siç duhet, duke u dhënë konsumatorëve një arsye për të mos e humbur atë dhe investitorëve një nxitje për të ndërtuar infrastrukturën për ta furnizuar atë./Monitor
Mark Twain" Uiski eshte per Pije , Uji eshte per Lufte" Demarkacioni dhe Uji i Çakorrit dhe Zhlebit-Mark Twain"Whiskey is for Drinking, Water is for Fighting"
"Whiskey is for Drinking, Water is for Fighting"
This quote is attributed to Mark Twain, but has been repeated many times throughout time, especially throughout the West. The styles and venues of the fights have changed, but the foundation remains the same. Water, especially in the West, is our most valuable resource, our lifeblood. It is used to grow food and to grow cities. It provides power to run our homes, factories, and businesses. It sustains our forests and deserts for wildlife and recreation. It is our most powerful and yet most fragile natural resource. Asserting and protecting water rights in the West is a time-honored tradition. Many feel fighting over water is a matter of survival.
Projekti BOREA ne Peje automatikisht pa UJIN e Liqeneve te Bjelluhes ne Cakorr, eshte vetem enderr ne leter.