Malisheva ndalon eskurzionet në Shqipëri
Malisheva kohë më parë ka marrë vendim që t’i ndalojë eskurzionet e nxënësve në Shqipëri.
Në lidhje me këtë, asamblisti në Kuvendin Komunal të Malishevës Ahmet Rrahmanj, në Kosova Direkt në kuadër të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se ky vendim ka të bëjë kryekëput me çështjen financiare.
Ai ka thënë se kostoja është shumë e lartë.
“Vendimi ka të bëjë me çështjen financiare, kemi llogaritur që komuna e Malishevës i ka rreth 3000 maturanta dhe kosto për 1 person bën afër 300 euro, është kosto shumë e lartë”.
“Fillimisht ka qenë çështja financiare, por e dyta pse të shfrytëzohet në kohën e verës e jo më vonë pasi që ka të bëjë me studime”.Rrahmanaj tutje tha se do të ketë eskurzione, por vetëm brenda Kosovës.
“Shëtitje do të organizohen por brenda vendit, ose brenda periudhës ditore, kostoja është shumë e lartë e që kushton në buxhetin familjar”. “Ne kemi marrë vendim që kjo çështje të zbatohet dhe është vendim i prerë për të gjitha
Kush thotë, Kosovarët s’janë patriot ?!
Disa nga statistikat tregojnë se në Kosovë për çdo vjet përfundojnë shkollën e mesme rreth 20.000 maturant. Fati ju priftë në jetë thonë familjarët dhe qytetarët. Por për maturantë pa dallim nga cili do qytet i vendit ata nuk dallojnë ose fare pak mes vedi për qëndrimin e tyre dhe të mësimdhënësve dhe nëpunësve të arsimit në të dy nivelet lokal dhe qendror sa i përket organizimit të ekskursionit në Shqipëri dhe të mbrëmjes së maturës në qytetet e tyre në Kosovë po nevojiten goxha para.
Nëse bëjmë llogari del që një shkuarje në ekskursion në Shqipëri e maturantëve Kosovarë kushton në mes 3.5 milion deri 4 milion euro.
Bazuar nëse mesatarisht një nxënës shpenzon 180 euro për qëndrim pesë ditor në Shqipëri edhe atë në muajin tetor kur kapacitetet turistike janë “ përplot “ me turistë në bregdetin Shqiptar dhe për çdo mbrëmje gjatë ekskursionit duhet kaluar në mbrëmje muzikore, për korrektësi pa i mohuar edhe vizitat në qytet të ndryshme të Shqipërisë a thua kush i bëri këto agjenta famoze.
Megjithatë na del jo orë javore mësimore në terren për njohje të vendeve të ndryshme por më shumë çoroditje dhe sfidë për prindër dhe arsimtar, sikurse edhe mbushje të xhepave me para për hotelier, kompani transporti dhe organizator të nivelit qendror të arsimit në Kosovë.
Gjatë verës pak nxënës janë ata të cilët nuk arrijnë të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar me familjar të tyre. Por organizimi i formës së tillë shoqërore dëmton buxhetin e familjes së nxënësit të cilët mezi organizohen që ti bëjnë gati për fillim të vitit shkollor.
Thënia popullore “ Kush koftë i zoti, mos i shkoftë i zi moti “ i përgjigjet e bashkëveprimit të zyrtarëve të arsimit me ata të kompanive transportuese.
Pa dashur që mos të keqkuptohemi, e duam Shqipërinë kjo është dëshmuar, por të organizosh për çdo vjet ekskursion vallë a mos është pak shumë dhe në anën tjetër sa paralele ose grupe nxënësish vijnë nga Shqipëria në Kosovë ?
Maturantëve fat e mbarësi le të kalojnë mirë e më mirë në ekskursion të organizuara ndërsa familjeve s’di kush ia dhashtë durimin dhe qëndrimin derisa të munden ta furnizojnë detin me ujë e vet të mbeten të etur, kurse institucioneve të arsimit bashkë me kompanitë e transportit ndarje të pa zhurmshme të pogaçes në pjesë siç din ata përderisa një ditë do ti thuhet STOP kësi lloj organizimesh.
******
Ekskursionet në Shqipëri, kënaqësi apo frikë për nxënësit dhe prindërit
Ekskursionet në Shqipëri, ecin drejt ciklit të vazhdimësisë së normalitetit e kulturës civilizuese për shumë të rijnë e profesor, por si te tilla vazhdojnë ti shqetësojnë prindërit në këtë fillim vit shkollor pas incidenteve të njëpasnjëshme në ekskursione, përkundër asaj se prindërit duhet paguajnë nga xhepi i tyre çmim të lartë për një ekskursion të fëmijëve, ku mungon papërgjegjësia nga organizatorët, rreziku, parregullsitë që shoqërojnë nxënësit, e deri te frika se a do të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi.
Disa ditë më parë një nxënës nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan gjatë ekskursionit në Shqipëri - Durrës, gjeti vdekjen duke rënë nga ballkoni i apartamentit në të cilin gjendej.
Edhe pse nuk pati dëshmitar, një deklaratë kontroverse, përgjegjësi i këtyre nxënësve deklaroj: “I riu kishte një veti, ai ishte zgjuar në gjumë ‘jerm’ dhe ka rënë nga kati i pestë ku edhe ka banuar”. Familjarët demantojnë këtë deklaratë duke thënë se fëmija i tyre asnjëherë nuk kishte shfaqur veti të këtilla të ecjes në gjumë.
Gati një dekadë më parë, gjatë një ekskursioni në Shqipëri, 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashri” të Malishevës humben jetën tragjikisht në aksidentin me autobus në afërsi të Fushë-Arëzës derisa po ktheheshin nga ekskursionet e organizuara në Shqipëri.
Në këtë aksident pësuan lëndime të rënda edhe 34 nxënës të tjerë, për të cilët ende nuk janë dëmshpërblyer nga kompanitë e sigurimeve, përkundër dëmtimeve të rënda, traumave të nxënësve dhe familjarëve të viktimave.
E organizatorët e ekskursioneve dhe përgjegjësit e shkollave, nuk ndjejnë asnjë lloj të përgjegjësisë për incidentet eventuale të nxënësve që shoqërojnë, derisa biletat e udhëtimit për profesorët e mësimdhënësit paguhen nga vet nxënësit e prindërit e tyre.
Ekskursionet vazhdojnë, pa u marrë në konsideratë aksidentet, incidentet e viktimave dhe problemeve që shfaqen thuajse çdo vit në organizime.
Shumtën e rasteve, interesimi për organizim të ekskursioneve iniciohet nga vet arsimtarët e profesorët duke përdorur disa nxënës, kjo për shkak të mundësisë së përfitimit nga ana e tenderëve bashkë me kompanitë e autobusëve dhe njëherë kryerjes së pushimit falas mbi supet e nxënësve.
Disa nga agjencitë turistike që merren me organizimin e ekskursioneve bëjnë të ditur për mënyrat e manipulimit dhe korrupsionit, ku gjithë kjo i drejtohet drejtuesve të shkollave.
Gjithçka funksionon në mënyrë ilegale, ku tenderët për organizim të ekskursioneve realizohen përmes rrugëve kriminale në kafe e jashtë objekteve institucionale, por para opinionit shfaqen tender transparent e të rregullt.
Në shumë raste, organizatorët bëjnë marrëveshje me kompanitë e autobusëve për përqindjet e përfitimeve nga ekskursionet dhe vet caktim të çmimit për nxënës.
Një punonjës i një agjencie turistike shpjegon siç thotë ai për ofertat e tyre më të lira të cilat nuk mirën parasysh në tender, derisa fiton oferta me çmim më të fryrë, duke aluduar për krim të organizuar e korrupsion nga organizatorët e shkollave, mbi kurrizin e nxënësve dhe familjarëve kosovar.
Parregullsitë e organizatorëve (Përgjegjësve të Shkollave) vazhdojnë edhe më tej, duke u lënë të lirë nga organet e drejtësisë, pa ndërmarrë asnjë hap në hetimin e shumë rasteve që përcjellin nxënësit e maturantët gjatë ekskursioneve dhe përfitimet e majme të kompanive ku në shumicën) e rasteve, kompanitë e autobusëve përzgjidhen mbi preferenca partiake.
Jo rrallëherë, nxënëset janë të abuzuara edhe seksualisht gjatë këtyre organizimeve, me anë të përdorimit të drogave të llojeve të ndryshme, alkool e gjësende të dyshimta narkotike, e gjitha këto në pjesën më të madhe ndodhin në prezencë të mësuesve.
Fatkeqësisht, nxënësit kur kthehen në shtëpi organet e drejtësisë nuk merren me trajtimin e rasteve të kërcënimeve dhe abuzimeve ndaj vajzave, përdorimit të drogave e pasojat e sëmundjeve që përfitojnë nxënësit gjatë ekskursionit, ku në shumë raste izolohen nga organizatorët.
Si çdoherë, barra e përgjegjësia bie mbi familjen e varfër kosovare, duke u marrë me kurim të fëmijëve si pasoj e papërgjegjësisë institucionale.(Fidan Mustafa)
*****
Drenas: Komuna nuk i lë maturantët të shkojnë në ekskursion
Në emisionin ”Ora e Fundit”, në linjën direkte, është trajtuar rasti i anulimit t të ekskursionit të maturantëve të Komunës së Drenasit.
Nxënësit e gjimnazit ‘’Gjergj Kastriot –Skënderbeu’’, nuk lejohen nga komuna, për të shkuar në ekskursion në Shqipëri, i cili është po ashtu ligj nga Ministria e Arsimit.
Ekskursionin e maturantëve e ka anuluar komuna, me arsyet se shkolla në fjalë nuk ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për këtë ekskursion, duke vazhduar kështu që nxënësit të kthehen nga nisja për në Shqipëri, për tre herë radhazi.
Ndërkaq të shqetësuar dhe me vendime krejt të ndryshme dolën të jenë profesori i shkollës ‘’Gjergj Kastriot –Skënderbeu’’ Rrahim Elshani, i cili tha se anulimi i ekskursionit po bëhet për interesa personale të zyrtarëve komunal.
‘’Është hera e tretë që nxënësit tanë përgatiten për ekskursion në Shqipëri dhe anulohet.’’
‘’Kur e pyeta Drejtorin e Arsimit, pse është anuluar ekskursioni, ai më tha se ‘’unë jam shefi’’, pastaj i thash që keni pengu procesin mësimor për tre ditë radhazi.’’
‘’Ai po ashtu më tha që nëse niseni e vazhdoni ekskursionin e që kush nuk e mban mësimin shkon në shtëpi. Unë i thash që nuk mundesh me më pushu nga puna sepse kam përvojë dhe nuk është ajo shkollë private.’’
‘’Nxënësit kanë qenë shumë të zhgënjyer me këto ngjarje. Krejt problemet janë tek akomodimi sepse po të ishim shkuar ne sot si Shkollë e gjimnazit ‘’Gjergj Kastriot-Skënderbeu’’ zyrtarë komunal të Drenasit nuk do pajtoheshin assesi.’’
‘’Kjo sepse zyrtarët e komunës qëndrojnë bashkë me shkollën teknike të Drenasit në Shqipëri në ekskursionin e tillë, e duhet të vijnë edhe me ne po ashtu të shkojnë me para të nxënësve.’’
‘’Unë ju betohem gjithë atyre që më shikojnë, të cilët i njo dhe më njohin, se asnjë cent i prindërve nuk do të vjedhet. Nxënësit do të shkojnë në Shqipëri sepse këtë e ka ligj Ministria e Arsimit, por problemi është i hajnisë.’’
‘’Komuna dëshiron që kur të vijnë nxënësit e teknikës të shkojnë prapë me gjimnazin në vendin ku thonë ata.’’
‘’Bekimi është Zëdhënës i Komunës merr rrogë nga ta dhe nuk është ashtu siç thotë ai hiq. Unë kam parë dokumentacionin e vulosur tek drejtori.’’
‘’Është e vërtetë që ky anulim është bërë për shkak të interesave personale. Unë i them që Bekim Dobrës duhet t’i vijë turp çka ky po thotë.’’
Por versionin e zyrtarëve të arsimit, në lidhje me këtë problem e dha Bekim Dobra – zëdhënës i Komunës së Drenasit, i cili tha se ky ekskursion i maturantëve në Shqipëri, nuk është anuluar për shkak të interesave personale të zyrtarëve komunal të këtij qyteti.
‘’Anulimi është bërë nga Drejtori i Arsimit, Sadik Tahiraj, për arsye sepse shkolla nuk ka respektuar të gjitha rregullat dhe kriteret për të kryer këtë aktivitet për maturantët.’’
‘’Absolutisht nuk është e vërtetë që është anuluar shëtitja, për interesa personale.’’
‘’Unë fola në parim të udhëzimit administrativ.’’
‘’Oferta duhej të shpallej 7 ditë përpara, e këtë shkolla nuk e ka bërë.’’
E më së shumti të dëmtuar dhe të shqetësuar dalin të jenë prindërit e maturantëve të Drenasit, pasi sipas tyre, shkolla dhe komuna po luajnë me nxënësit.
‘’Jam i shqetësuar më shumë për dëmtimin e mësimit tek nxënësit, për tre ditë ka ndodhë e njëjta ngjarje.’’
‘’Janë nisur me valixhe janë kthyer me taksi.’’
‘’Kërkoj nga shkolla të mos luhet me nxënës.’’ ka përfunduar një nga prindërit e një maturanti të gjimnazit ”Gjergj Kastriot-Skënderbeu”.