2018-10-06

Agim Bajrami vjen për lexuesit me dy libra

Agim Bajrami u lind në qytetin e vogël Cërrik, pranë Elbasanit më 22.09.1959. Është bir i një familje çame të shpërngulur në vitin 1945 për t’i shpëtuar masakrave Zervës. Është rritur në atë qytet me jehonën e këngëve epike të trimit Muharrem Rushiti dhe tregimeve të gjyshes për fshatin Koskë të Filatit.
Image result for agim bajrami

Pas një heshtjeje 2 vjeçare, është rikthyer para lexuesve dhe admiruesve të tij me 2 vepra të reja poetike. Poezia e Agim Bajramit vlerësohet nga kritika për vlerat poetike që paraqet, por edhe për stilin e tij që ka mahnitur lexuesit brenda dhe jashtë vendit.

Librat e rinj që sjell poeti durrsak titullohen “Pëshpërimë” dhe “Sërish” dhe kanë si linjë kryesore poezi lirike dhe ato sociale me problematika të ditës.

Poeti Agim Bajrami është mik i fëmijeve dhe ka në duar një poemë te gjatë për fëmijë, si dhe disa projekte të tjera letrare. Poeti i njohur durrsak është së fundmi fitues i çmimit të karrierës në festivalin e netëve poetike korçare.




Bajrami është edhe fitues i disa çmimeve te para në festivalet poetike si të vendit ashtu dhe në ato ndërkombëtare.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...