Vladimir Avdulla Muça ,ka lindur me 26.2.1948 në Shijak. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Ka mbaruar shkollën e lartë të oficerëve Tiranë. Ka marrë pjesë në disa kurse trajnimi (Seminare të letrarëve ushtarak). Ka nisur të botojë që në vitin 1969 në shtypin e kohës poezi, e proza-portrete, reportazhe si në shtypin ushtarak, revistën Nëntori.
Ka botuar:
1-Gjeneza Familjes “Muça” biografi
2-Burimet e Jetës poezi
3-Akuarel poezi
4-Yjet endacakë poezi(tanka)
5-Rrezëllime poezi
6-Trashgimtarët (Novela-Tregime)
7-Kaleidoskop studime ese.
8-Ne gjurmen e endrrave (Roman)
9-Ekuinoks (poezi tanka)
10-I humburi
Etj.
Eshtë fitues i disa çmimeve e vlersimeve në kontributet e letrave. Në vitet 1982-1985 vazhdoi part-time në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Është nënkryetar i K.SH.A Durrës e bashkëpunëtor në revistat “Obelisk”. “Java”, “Mehr licht”, “Delfini Durrsak”, “Metafora”, “Arti Jonian”, “Luarasi” ,“Tribuna e Kohës”, “Arumunet Albania”, "Meridian" si dhe ne gazetat "Nacional", "Bulevard", "Republika", "Suplementi Pena Shqiptare" dhe "Milosau".
Banon në Durrës ku kryen detyrën e Nënkryetarit të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, Durrës. Lëvron Poezinë prozën e shkurtër (tregimin) Romanin si dhe studime mbi krijimtarinë pas viteve…1990 në letrat shqipe.
NË SPAÇ
Shkëmbinjtë e përskuqur
këtu janë më të ashpër,
Era në mbrëmje
grykave lëpihet më me vrull.
Mbi shkëmbinj degë të thyera,
dhe një fanellë e grisur mbi mur.
Vdekja kaloi sa e sa here
duke mbjellë vrima nga gozhdët e sajë,
Këto vrima në zemër
po nga ato gozhdë janë.
Dhe sytë më mbeten atje,
Si dy gurë të zezë në shkretëtirë,
Si buka mbi gjurin e të uriturit,
Si zëra të thënë nga gjuha erë,
Si fjalë e shkruar nga një dorë e prerë.
KËNGA E MINATORËVE
Në zemër të Mirditës kish miniera,
Me mijëra punëtor në Munellë dhe Reps.
Miniera të thella,të zeza si nata,
Me njerëz që ndërroheshin në çdo shteg.
Të gjithë zbritnin nën dhe,
Një page secili merrte atje.
Punuan,punuan,shumë muaj e vite
Në zjarr të korrikut e të ftohtin dimëror,
Zbritu,ngjitu,gjunjëzohu zvarritu
Të burgosur të zi të në dheun shkëmbor.
Dhe shumë xehe nxorën nga dheu,
E brenë dheun,por dhe ai i breu.
Nuk kishin tjetër gjë,veç duart e forta.
Duart I shndërronin në misërniken bukë,
Në bukën e përditshëm si lutjet e kota,
Trup e duar për vetëm pak bukë
Punuan,punuan s’panë gëzim në sy
se kishte plot që rronin për njëmijë.
Në Ditën e Pritur u mbyllën minierat
Marteli s’këndoi,zi anembanë.
S’na duhet asgjë nga kjo tokë
E sjellim më lire nga Matanë!.
Bëni ç’të doni o gjendje e nxirë,
Ne I lame duart,ju jeni të lire.
Dhe dolën punëtorët nga toka.
Rrugët u mbushën me njerëz të nxirë,
Gricet me thonj baca, nënëlokja,
Minatorë të lirë ecin në mugëtirë.
Asgjë nuk morën veç dy duar,
me to veç bukën patën fituar.
Në ballë të turmës një vajzë e re,
E bukur ishte,kish krenari në ecje,
Dhe siç mbushet qielli me re.
Sytë e sajë qenë mbushur me urrejtje.
Mbante në duar,lartë një pankartë
“Më gjeni punë për tim Atë”
NË PORTIN E HARRUAR
Në portin e peshkimit:shkretëtirë,
Zhurmat e motorëve kanë pushuar.
S’përshëndesin më velat e anijeve të vjetra,
Direkët rijnë heshtur,të menduar,
Një pëlhurë reje tundet
mbi ujërat e shkreta.
Tej horizontit vetëtin pa prerë,
Duket sikur qielli kollet pa pushim,
Kryqëzorët rëndë rëndë,në shi e erë
Diku çojnë sonte tmerrin,robërin.
Shi bie mbi bankinë,
Unë rri buzë sajë si në një hon,
Vështroj valët me dhimbje,me vaj,
Në qenien time gjithçka gjëmon.
Atje mbi dallgë më lind vdekja
Por dhe frika atje mbaron.
Në rrugën e gjatë dhe të vështirë,
Ti det me ushqen me force dhe stuhi
Si ti të jem përplot I mbushur,
I patrembur të jem si Ti.
BJER SHI!
Bjer shi!
Me gishtat e tua
derdh më shumë thinja
mbi flokët e mi:
Mbi trishtimin tim të thellë
derdha shi!
Bjer shi!
Të shoh vreshtat si qëmoti:
Gërshet stërmadh I blertë,
Të shoh të bulojnë ndanë rrugës
qiparisat me trupat e drejtë.
Të shoh mbi to fenerët e makinave
të shpejtojnë në lumenj që herët
e në një ylber tej horizontit
Mbi të le të vrapojnë shoferët.
Bjer shi!
Përkëdheli në agim të lashtat
Me gishtërinjtë e tua vlagë,
Tregoju njerëzve hambarët e mbushur
mbi kalldrëmin e mërzitshëm dhe të gjatë.
Bjerë mbi gjurmët e makinave,
mbi erën e benzinës bjerë,
Në trotuar ku një fëmijë
ka rënë të flenë
Dhe unë o shi!
Dua të bie nga lart si ti,
mbi çdo truall ku më shkeli këmba,
E shpresa të zgjohet
E unë si ty nga skaji në skaj
të jem shtrirë.
DALLGËZA
Tek perëndon lëmshi I zjarrtë
Dhe deti në treso shkumbon në gjëmim,
Në sytë e tu
Pashë veç dallgëza…
Rrënonin
Në molin e shpirtit tim.
AMANETI
Sa jam gjallë më duaj,
Sa të kem frymë nderomë,
Në iksha mos vuaj
Se s’kam për të dëgjuar
Kur të bëj faj qortomë
jo fshehtas!Pa mllef,si në sini
Sa jam gjallë në gaboj dënomë,
Çdo qelizë të më djersijë.
Siç është kjo botë lanet
e pa ngopur me këngë e valle,
Mos kërko jetë tjetër për vete
por bëj sikur s’ikën fare.
SHPIRT I MASHTRUAR
Me syrin tënd më mashtrove keqas
Më vodhe shpirtin
Si qyqja kur vjedh foletë,
Vështro ngahera në syrin tënd
Pikëloti do jem,
Zjarr i vërtetë.
Mere at’pikëloti,
Ate zjarr e dashur,
Tretur në te do jeshë Ti;
Aty është e vërteta e shpirtit,
Jo syri mashtrues,
Me ligësi.
SHTËPIA BUZË TORRËS
Nga sheshkalaja
Buitën mbjellje ndërtimesh,
Hijezuan Torrën martire.
Kur tundet dheu
Muret e shtëpisë sime,
Në përgjërime
Tulaten në të vjetrat fortifikime.
Shtëpia si xhuxhë
Mes shumë katëshve
Që dridhen,
Si fëmija thith jetë
Në gurët e latuar gjigandë.
Familja ime,
Në te s’u tut,
Dhe në lëkundje tëmeti nëndë ballë.
XHELOZI
Këto ditë vere në Currila
Rendim pas vjzave bardhoshe.
Me ne rend dhe dielli
Me xhelozi t’i bëjë brune.
POROSI
Padyshim,të dashurit e mi,
Edhe në se puna
Peshon sa kokrra e grurit,
Themeli ajo do jetë
Në çdo pjesë të murit.
ÇIFTELIA E NDUES
(Në Kujtim të Ndue Shytit)
Sot në turbofolkun e ri
Çiftelia e Ndues qan;
Majat e pishave
Prej agut dridhen.
Gishtat e Bjeshkëve të Namuna
Në humnera thyhen.
Çiftelia e Ndues qan,
Vetem dielli,hëna,ujvarat,
Njëqind çifteliat
Ja shuajnë vain.
Çiftelia e Ndues si vaitojcat
Qan dhimbëshëm,
E shpirti im
Turrshëm bëzan.
KËNDEZI
Në Stanin e Malit me Gropa
Mëngjezet zgjohen
Nga zëri i një këndezi.
Nëqoftëse s’do ish ai
Sa të trishtuara !…
Do zgjoheshin stani,pylli,
E vetë mëngjesi.
MËRZIA E KRONIKËS ZEZË
Sa herë ndjek lajmet më mbyt mërzia
Me kronikë të zezë,si mos më keq;
Krisht i kryqëzuar më vjen përdita,
Mërzinë e shpirtit dot s’ma heq.
Në qepallë më ngrin lot i jetës
Si motit për një ditë të ndritur,
Mbetem në shtratin e lumit të Letës,
Në fundo mbytem i zhuritur.
Vështrimet nxirosen nër glaukoma,
Tjetërsohen në shtypin përralltar;
Murosur mes,fjalësh fërtoma,
Me shpirt të akullt t’acarit polar.
Çdo ditë me lajmet mërzia më ndjek
Me fytyrë makabre të qoftëlargut,
Në ulërima gjaku damarëve rrjedh,
Plandosur shpirti në syrin e pragut.
Me kronikë të zeze si mos më keq
Mërzin nëndëplagëshe kjo botë s’ma heq.
SONANBUL
Buisin lulet e shpirtit tim
Mes ëndrrave zgjuar në mesnatë;
Mbi trup hazdisur kullojnë ndjenjat
Si zogj të trembur në shtrëngatë.
Kurdis mëndjen në ore frike,
Imazhet mblidhen si grumbuj reshë;
Murëve gjumi në vegime
Më zgjon kujtimet me rrebesh.
Sonanbul me sy dashurie,
Dritë si zemra pulson fari;
Jam admiral humbur në vise
Murgosur në shpirt gjuhë meshtari.
Si t’i lergoj këta zogj yjorë
Që më tresin gjumin nëpër yjësitë?…
Kur mike e zemrës më bëhet kurorë
E natën e gjumtë m’a bën dritë.
F A L A S
Çfar s’të premtoi Ai!…
-Udhëtim falas gjer në kufi.
Në një karton refugjati
Janë shkruar çfar të duash:
-Vendi i fjetjes:një barake në periferi
-Vendi punës:semafor i zi;
-Garderoba jote:vendi ku flenë kafkat
E dalin fantazmat
E shoqeve që zëvendësove Ti.
Në çdo rruge
Do vendosësh kurorë gjembash
Me tantella dhimbjesh,
Me qirinj që ende digjen.
Në flakën e tyre
Do ndizet dhe qiriri yt
Kur jë ditë
Falas do e marrësh,
Po nga Ai.
MOZAIKISTI
(Piktorit Nikolet Vasia)
Ai mblidhte gurë
Ngado ku shkonte,
Relike këngësh Orfeu.
Në trastë me bukën i trazonte
Si kujtesë,brumëardhje mëmëdheu.
I latonte me kujdes prindërorë,
Mbillte në to kujtesën;
Zgjohej miti nga gjumi përrallorë
Si floriri nga argjendari mjeshtër.
Si mund të lidheshin gurët ndër vedi
Në një “tastierë”,si tinguj Orfeu?…
E treti mendimi piktor Nikoletin
Gjer në fundjetë kur e mbuloi dheu.
TEK VAU I KECKËS
Të thara degët e shelgut të vjetër,
Me puthje trëndafili derdhur tok,
Kur një ditë gushti sfiduam trillimin
E në lumë u zhytëm atë mot.
Ishim shpirtdalldisur,moshë adoleshente,
Shelgjishtëve bridhnim me sy fantazie
Me shpirt të dëlirët pa gjurmë hipnoze
Apo shikime e puthje ligësije.
Tash e moshuar më kërkove cigarin,
Flutur paketën ta hodha un’ Ty
Shtratit me fiere i vumë zjarrin,
Pesedhjetë vite ndarë u zhdukën me magji.
NË KODËR VILË
Janë disa kujtime
Me krahë të thyera,
Mbetur në degët e pishave
Si stika.
Janë disa tinguj muzike vallëzimi
Në pistën e vjetër
Që tundin në themele ndërtimet.
Me goditje sizmike.
Ndërsa unë sot
Me vallzimin e vitit 1997
Ripërtyp tingujt e një muzike funebre
Me të rejat e botës
Go west
Në ikje.
Kështu pushoj çdo ditë
Në Kodër Vilë;
Duke varur në pishat e prera kujtimet,
Duke parë lotët e rrëshirta të pishave,
Mes prerjëve cfilitëse.
E ënderrimet e mija,
Me qarjet e një fëmije,
Kan mbetur në lisharsin e ndryshkur;
Në dritësirën e semaforit detarë,
Varur në degët e prera
Si kujtime.
Me goditje sizmike.
E PUTHURA E HIDHUR
S’di pse dhëmbët
Mi le në faqen time
Kur më thoje shpesh se më do.
Në shpirt qaje me ngashërime,
Me lot u lave ngado.
S’di pse të thashë:të dua
Kur një gjarpër fërshëlleu ndër ne;
Kur Ti përtypje kohën
Me nofullat e rënda
Të një kali Troje.
NJOH NJË NJERI
Njoh një njeri që të mbyt me fjalë,
Ëndërrat ja njoh dhe gjakun ja di;
Druaj se një ditë do mbetet zgërdallë,
Në shpirt e zemër vetëm puhi.