Telekom Srbija ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se është në bisedime për të blerë operatorin e dytë më të madh të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, Telekom Albania. Në një prononcim për median serbe “b92”, Telekom Srbia zbulon se ka bërë ofertë por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Telekom Srbija ofertë për Telekom Albania: Propozimi po shqyrtohet
Telekom Srbija ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se është në bisedime për të blerë operatorin e dytë më të madh të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, Telekom Albania. Në një prononcim për median serbe “b92”, Telekom Srbia zbulon se ka bërë ofertë por pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Telekom Serbia synon që të pozicionohet si një lider rajonal në fushën e telekomunikacioneve. Ne kemi dorëzuar një ofertë, e cila është në shqyrtim”, thuhet në njoftim.
Telekom Albania zotërohet plotësisht nga Deutsche Telekom përmes grupit grek “OTE”. Pak ditë më parë, ky grup konfirmoi zyrtarisht ekzistencën e negociatave me palë të tjera për një shitje të mundshme të Telekom Albania, por pa dhënë detaje. Burime jo zyrtare thonë se aktualisht në garë për të blerë ish AMC-në janë tre kompani, por kandidati kryesor përflitet Telekomi Serb.
Sipas këtyre burimeve këto ditë pritet të mbërrijnë në Tiranë drejtues të Deutsche Telekom dhe Telekomit Serb për të kërkuar nga qeveria shqiptare dhënien e pëlqimit për një marrëveshje të mundshme.
Telekom Albania është operatori i dytë më i madh i komunikimeve elektronike në vend duke zotëruar rreth 24 për qind të tregut. Por vitin e kaluar kompania raportoi një humbje prej rreth 36 milionë eurosh, pas një fitimi minimal prej 1.2 milionë eurosh që raportoi në 2016-ën. Tregu i vogël, rezultatet e dobëta financiare, por edhe problemet me klimën e biznesit duket se janë dhe arsyet kryesore se pse gjiganti gjerman Deutsche Telekom ka vendosur të largohet nga Shqipëria duke e nxjerrë kompaninë në shitje.
Floripress
Shitja e Telekom Albania; Ekspertët: Sinjal jo i mirë për ekonominë
Ekspertët e njohur të ekonomisë e komentojnë si sinjal jo të mirë për ekonominë, largimin e investitorit strategjik Deutsche Telekom nga Shqipëria. Ata thonë se tregu i telefonisë ka edhe elementin e sigurisë kombëtare pasi ka të dhëna të qytetareve. Së fundmi po fliten për shitjen e Telekom Albania, për ta blerë atë interes kanë shprehur dy kompani bullgare dhe Telekom Serbija.
“Sepse largohet një brand ndërkombëtar me të cilin mund të krenohesh dhe duke patur parasysh, se kush po përflitet se vjen për ta zëvendësuar do të jetë thjesht një transaksion që nuk sjell asnjë zhvillim për tregun, pasi realiteti do të jetë po i njëjtë”, u shpreh Elvin Meka, ekspert i sistemit financiar.
“Shtimi i pranisë së kapitalit kinez, shtimi i pranisë së kapitalit turk, shimi i presionit të kapitalit me origjinë ruse, apo vende të tjera të kësaj natyre në thelb është dëshmi e lodhjes që kompani serioze të vendeve të BE kanë me klimën e biznesit në Shqipëri. Me përmirësimin e ngadalshëm, apo edhe përkeqësimin e kësaj të fundit”, u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.
“Kompania kompesohet për vlerën e tregut që zotëron në atë moment. Por ardhja e kompanisë së re do të thotë se ekonomia do të shfrytëzohet më shumë, përkeqësohen investime në infrastrukturë, pra zgjerimi i planifikuar nuk ndodh më. I penalizuar i vërtetë është konsumtori”, shprehet Zef Preçi.
Por tregu i telefonisë ka dhe një specifik tjetër, atë që lidhet me sigurinë kombëtare, pasi administron të dhënat e qytetarëve. Ndaj sipas Elvin Mekës qeveria nuk mund të rrijë duarkryq përballë një transaksioni të mundshëm.
“Është një zile këmbane, e cial duhet të shërbejë edhe për shtetin shqiptar që duhet të rikonsiderojë mundësinë e rikthimit qoftë edhe pjesor të pronësisë në një aset të tillë”, tha ai.
Qeveria shqiptare thotë se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për një shitje të mundshme të Telekom Albania dhe se do ta shprehë qëndrimin e saj vetëm pasi të marr njoftimin zyrtar nga vetë kompania.
Floripress
****
Serbët optimistë për blerjen e “Telekom”:
Marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë, të kënaqshme
Qëllimi i “Telekom Serbia” për të marrë pjesë në garën e blerjes së “Telekom Albania” është përshëndetur nga ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç, i cili e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie.
Është e rëndësishme për ne që “Telekom Serbia” demonstron aftësinë e saj për të investuar edhe në tregje të tjera rajonale si Shqipëria përveç atij të Malit të Zi dhe Bosnjës, ku është tashmë prezente.
Kjo, tha Ljajiç për “Kurir”, ia rrit ndjeshëm vlerën. Ministri beson se po arriti të blejë “Telekom Albanian”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan.
Ljajiç shtoi sidoqoftë se është ende shpejt që të flitet për rezultatin. Nuk e dimë akoma me saktësi se cilët janë konkurrentët e tjerë, ka pohuar ai për të përditshmen beogradase; për momentin është një lojë pa një përfundim të qartë, shtoi ministri duke theksuar se konsolidimi i tregut është i një rëndësie kyçe në ditët tona kur siç thotë dhe vetë, vetëm lojtarët globale apo rajonale mund të mbijetojnë në tregun e telekomunikacionit.
Mentaliteti i shqiptarëve nga ana tjetër është i ngjashëm me tonin, nënvizoi Kovaçeviç dhe në biznesin për të cilin po flasim, kjo është diçka mjaft e rëndësishme.
Floripress
Materiali është dërgyuar në këto adresa elektronike:
----- Forwarded message -----
From: Enis Shatri
Sent: Wednesday, 3 October 2018, 10:43:55 CEST
Pershendetje
Shitja e Telekomit te Shqiperise 100% kompanise Telekomi i Serbise rrezikon Sigurine Kombetare dhe Bazen Ajrore te NATO-s ne Kucove -Smiljanić: Bezbednost zemlje ugrožena prodajom Telekoma
Kjo është arsyeja që provon se Rama është i emëruari i Serbisë
Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu ka reaguar pas lajmit se Telekomi Serbisë mund ta blej Telekomin e Shqipërisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se po provohet se kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama është i emëruari i Serbisë.
Për më tepër, ai ka shkruar se “nuk thotë asgjë nga sa duhet të thotë fjala tradhti kombëtare nëse ndodh që Rama i jep Serbisë telekomin e Shqipërisë”.
Postimi i plotë:
Nese Edi Rama ia jep Serbise Telekomin e Shqiperise, kjo nuk provon asgje tjeter me shume se sa ate qe e mendojne shume njerez e nuk e thone se Edi Rama ndjehet ne postin qe ka si i emeruar prej Serbise. Si guvernator serb ne Tirane.
Kam patur frike qe kur u be martesa e socialiste en Shkoder me LSI nen duartrokitjen e Tadicit kur erdhi Rama ne pushtet.
Nese Edi Rama ia jep Serbise telekomin e Shqiperise, ne nje fare menyre ka bere nje hap gjigant para ne drejtimin e asaj qe e mendojne shume njerez e nuk e thone se Shqiperia po behet pjese e Jugosllavise se re.
Nuk jam kunder bizneseve e shkembimeve mes shteteve, por telekomin nuk do te doja tua jepte shteti yne fqinjeve.
Ndersa flitet se Rama do t'ia jape telekomin Serbise, me dalin para syve fjalet e Vaso Cubriollovicit kur shkruan se me Tiranen e kemi kollaj t'i zgjidhim problemet pasi ne Tirane ecen paraja.
Nuk thote asgje nga sa duhet te thote fjala tradheti kombetare nese ndodh qe Rama i jep Serbise telekomin e Shqiperise.
Shih nje shkrim te perafert se si shitja e Telekomit te Shqiperise 100% kompanise Telekomi Serb rrezikon sigurine kombetare
Smiljanić: Bezbednost zemlje ugrožena prodajom Telekoma
http://www.blic.rs/Vesti/Politika/219898/Smiljanic-Bezbednost-zemlje-ugrozena-prodajom-Telekoma
BEOGRAD - Bivša srpska ministarka telekomunikacija Aleksandra Smiljanić ocenila je večeras da će, ako bude prodat Telekom Srbija biti ugrožena bezbednost zemlje i poslovnih podataka, kao i privatnost ličnih podataka.Smiljanićeva je na tribini u Kolaračevoj zadužbini istakla da Telekom ne treba prodavati zbog strateškog značaja koji ima jer sadrži infrastrukturu kroz koje prolaze informacije vojske, policije, državnih organa i koji će nakon prodaje biti dostupni stranom kupcu.
Ona je dodala da tu kompaniju ne treba prodavati jer će država ostati bez prihoda Telekomma od milijardu evra, a da će prodaja negativno uticati i na razvoj domaće industrije, jer Telekom nakon prodaje neće kupovati proizvode domaćih foirmi, kao što su softveri i slično.
Nisu tačne ocene da Srbija nema razvijenu fiksnu telefoniju i da se zbog toga Telekom prodaje, rekla je Smiljanićeva i dodala da u Srbiji ima više fiksnih telefona po stanovniku nego što je prosek u EU.
Ona je kazala da nije tačno da se Telekom prodaje jer su neophodna ulaganja u tu kompaniju, navodeći da je 2009, koja je bila krizna godina, investirano oko 200 miliona evra.
Smiljanićeva je rekla i da iskustva zemalja iz regiona, koje su prodale svoje telefonske kompanije, pokazuju da će se cene usluga povećavati, smanjiti ulaganja i otpustiti veliki broj radnika, što će uticati na smanjenje kvaliteta usluga.
Profesor Jovan Bušanić je rekao da je prodaja Telekoma jedan u nizu loših poteza ekonomske politike u Srbiji i dodao da se ta kompanija prodaje jer vlada nema sredstva i jer joj treba taj novac.
Tribinu u Kolarčevoj zadužbini organizovao je Fond "Slobodan Jovanović".
Telekomi i Serbisë, një hap afër blerjes së Telekomit të Shqipërisë
https://www.gazetaexpress.com/lajme/telekomi-i-serbise-nje-hap-afer-blerjes-se-telekomit-te-shqiperise-581384/
GAZETAEXPRESS
E martë, 02 Tetor 2018 14:01
Telekomi i Serbisë ka ofruar 61 milionë euro për ta blerë Telekomin e Shqipërisë, që është edhe oferta më e madhe nga 4 të tilla. Mediat në Serbi raportojnë se oferta është bërë për qëllime politike e jo biznesore, pasi shuma është jashtëzakonisht e lartë.
Madje, raportohet se oferta mbështetet fuqishëm nga autoritetet në Beograd, të cilët kanë intervenuar në "Dojçe telekom" dhe te qeveria shqiptare, për t'i bindur që ta pranojnë ofertën serbe.
Kompania serbe ka konfirmuar për Danas se kanë bërë ofertë për blerjen e Telekomit shqiptar.
“Kompania e Telekomit të Serbisë pasi dëshiron të pozicionohet si lider rajonal në tregun e telekomunikacionit ka bërë ofertën e saj për blerjen e Telekomit të Shqipërisë, në pronësi të Dojce Telekom”, ka thënë kjo kompani.
Ata nuk kanë dhënë detaje tjera pasi procesi është në zhvillim e sipër.
Po ashtu, bëhet e ditur se interesim për blerjen e kësaj kompanie kanë treguar edhe kompania "Eagle Mobile", e cila është kompania e tretë për nga fuqia në tregun shqiptar, një kompani greke si dhe një investitor bullgar, Spas Rusev, që është edhe pronar i kompanisë më të madhe bullgare Vivakom.
Sipas Danas, afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 17 shtatori, por përkrah këtyre tre kompanive është shfaqur edhe Telekom Srbija e cila sipas burimeve të kësaj gazete, ofertën e saj e ka bazuar në “motive jobiznesore pasi ka dhënë një ofertë shumë të lartë gati joracioanale”.
Madje, thuhet se Telekomi i Serbisë ka mbështetje të fortë të autoriteteve serbe, të cilët nëpërmjet intervenimeve në Dojçe Telekom kanë kërkuar të ndërhyjnë te Qeveria Shqiptare dhe autoritetet rregullatve që ta pranojnë ofertën serbe.
Siç thuhet oferta e investitorit grek ka qenë e lartë, por financimi i transaksionit të plotë nuk është siguruar. Ofertuesi serb thuhet se do të mundë të kishte problem ta marrë pajtimin e trupit për mbrojtjen e konkurrencës derisa oferta bullgare ka qenë më e ulëta.
Telekomi shqiptar ose T-mobile Shqipëria është pronë direkte e kompanisë greke COSMOTE (OTE), ku aksionet më të mëdha i ka Dojçe telekom (45 përqind) dhe shteti grek (5 përqind), derisa pjesa tjetër është pronë e investitorëve institucionalë.
Baza e NATO-s në Kuçovë: Qeveria e bëri ofertën në Uashington para 4 muajsh
http://www.mapo.al/baza-e-nato-s-ne-kucove-qeveria-e-beri-oferten-ne-uashington-para-4-muajsh/
05/08/2018, 15:13
Në territorin e Shqipërisë do të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vendimi është marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior, organi kryesor për vendimmarrjen politike të NATO-s.
Deutsche Welle
Fjala është për shndërrimin e bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të Aleancës Atlantike. Lajmin e ka bëri me dije Kryeministri Rama të shtunën (08.2018) përmes medias sociale. “NATO do të investojë më shumë se 50 milionë Euro vetëm për pjesën e parë të projektit për bazën ajrore të Kuҫovës”, shkruan Rama.
Realizimi i këtij projekti, që pritet të fillojë sivjet, do ta kthejë Kuçovën, thekson Rama: “në një bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror, trajnime dhe stërvitje të Aleancës Atlantike.”
Vendimi vjen pas ofertës së Shqipërisë
Ofertë e pranuar! Kështu duket se është vendimi i Aleancës Atlantike që në Shqipëri të ketë bazën e parë ajrore në rajon. Pa kaluar katër muaj nga vizita zyrtare e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaҫka, në SHBA, oferta që ajo i bëri Sekretarit Amerika të Mbrojtjes, James Mattis, në emër të qeverisë së Tiranës: “për eksplorimin e mundësive për një footprint të NATO-s apo të SHBA-së në Shqipëri”, duket se u pranua. Vetë Ministrja e Mbrojtjes, Xhaҫka, e cilësoi të shtunën vendimin si “një vlerësim të madh të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.
Vlerësimi mbështetet në plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që nga pjesëmarrja e forcave të saj të armatosura në strukturat e NATO-s në të gjitha angazhimet që lidhen me sigurinë, me trupa në misione në Afganistan, Letoni, Kosovë, Detin Egje, në misionet e BE-së në Mali dhe Bosnjë- Hercegovinë deri në angazhimin në luftën globale kundër terrorizmit. Përtej detyrimeve të saj si vend anëtar i NATO-s Shqipëria është sot një vend që prodhon siguri në rajon dhe më gjerë.
Përfitime shumëplanëshe
Shqipëria në territorin e saj ka 3 baza ajrore operacionale: Baza Ajrore e Tiranës, ku ndodhet edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Raportimit për NATO-n. Ajo i raporton Qendrës së Sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore të NATOs, e njohur si Combined Air Operation Centre (CAOC); Baza Ajrore e Laprakës, në periferi të Tiranës që përbëhet nga helikopterë që përdoren për transport qeveritar dhe emergjenca; Baza Ajrore e Kuçovës. Avionet luftarakë sovjetikë dhe kinezë që trashëguan Baza Ajrore e Tiranës dhe Kuҫovës ishin kaq të vjetra dhe jashtë përdorimit, sa vetëm para pak vitesh u bë e mundur të shiten ose për scrap ose muzeumeve.
Shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne. Kjo pasi kjo bazë do të ketë dy funksione: do të jetë bazë për forcat ajrore të Shqipërisë dhe bazë ajrore për NATO-n.
Investimi strategjik prej 50 milion Eurosh, vetëm për fazën e parë të projektit, flet vetë sesi teknologjinë dhe avionet që do përdoren.
Mjafton vetëm fakti i shndërrimit të saj në një bazë ajrore të NATO-s për të marrë me mend sesi do të modernizohen kapacitetet e forcave ajrore vendase.
Kryeministri Rama e sheh përfimin edhe më tej kur shkruan se: “një investim i këtyre përmasave krijon mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze ajrore me teknologjinë e fundit”.
Përfitime ka edhe rajoni, për të cilin shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në një bazë ajrore të NATO-s tregon një vëmendje të shtuar ndaj rajonit, përballlimit të rreziqeve të mundshme nga përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin e saj, destabilizuar dhe nxitur konflikte. Përfitime ka BE në synimin e tij për një rajon pranë tij, si Ballkani Perëndimor, që të jete në siguri, paqe dhe stabilitet.
Me respekt,
Enis Shatri, LL.M.,(Adv.)
Pristina, Dardania
Illyrian Peninsula
International Air and Space Law
International Institute of Air and Space Law, Leiden Law School.
Leiden University, The Netherlands.
http://law.leiden.edu/organisation/publiclaw/iiasl/
School of Law, Utrecht University, The Netherlands
http://www.uu.nl/faculty/leg/en/organisation/schools/schooloflaw/Pages/default.aspx
Faculty of Law, University of Pristina "Hasan Prishtina", Republic of Dardania (Kosova)
http://juridiku.uni-pr.edu/
Përgatiti:Enis Shatri & Flori Bruqi