Pergatiti
Fritz RADOVANI:
KU ISHTE
BALTA ?
NGA At PJETER MESHKALLA S.J.:
HIPOKRIZIA
(VAZHDON PJESA E III)
III. TË KAM
GJETË !
Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët tueja janë pa krye,
por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte
dhé,
mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy
sy.
Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti kapun në luftë me ty,
e ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të sinqeritetit në kështjellin barkas
shtri...
Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me çapojt e përgjakun të njaj
skyftéri...
Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër si natë dimni kur frynë
véri:
Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa...për té (!) gjithë natën krisë
Valcëri!
P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e
tanë,
për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa
i dhanë!!
Nën maskë të kam gjetun
Aristokracije,
me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè me’i herë çdo rreze
qytetnije,
kur ia zbulova petët këtij laknori...
Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
(kujtim i largtë herojsh’ që koha i
mori),
hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i lanë burrit shteg “me dalë me
ndérë”...
Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë me “tolerancë” –
“liri-mendimi”,
por, furinë fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në dy gropa syshë të thella e të êrrta
shqîmi
që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë
varri,
sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.
Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e
të lirë,
mbishkrue me shirit etiketë “ i
ndérshëm”,
p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i
mirë!
Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:
“ Ndani e përçani...me çdo kusht e
jona!”.
Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë Farizeu, që pjesën rri tue
luejtë:
Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë
gjithmonë,
e mbas perdje asht laksist-gaudent i
prunjtë.
Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thone –
në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush
s’ka mujtë:
Detyra e shénjtë në “Sherbim të
Perendisë”,
nuk i lè kohë të shikojë plagët e
njerzisë...
Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa me shkathtësi tespi e rruzare
hjedhin,
si të ishin bash verdhukët e bukur
t’arit,
që, pikë prej gjakut të fukarasë, i
vjédhin...
S’do
mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë ndo’j dritë në faltore, si
“mëkatnorë”,
e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish
nën dorë!!...
Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në lagênin e Pilatit, plot gjak të
vjetër,
rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të
tija
dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për
gjak tjetër!
Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të apostullit të kulluet të moralit...
në letër,
që shkallët e poshtërsive hypë, me
rrëzue
monstrat prej froni dhe, ...aty vétë me u shtrue!
Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka botën kafshon e, puthë figure...
Moralin së bijës ia mësueka
lara-lara...
Djalin me renë ngatrrueka... lesh tue
lënurë...
Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’
kusure...
sé, ma, pallavrat e paundyrë të
servilit!!
Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
Të njoh mirë
hipokrizi!
Jé dhunë e
poshtërsi!
Gënjen
synin e pasherri,
por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e
ngrinë,
por, shpirti i drejtë... nuk di... nuk
di sesi,
por, ndinë...
se jé h i p o k r i z i !
(Vazhdon)
Shenim nga F.R.: Mendoj me
botue disa pjesë nga krijimtaria e At Pjeter Meshkallës,
Veprat e të cilit, i
pershtaten sot ma shumë se kurr kohës që po kalojnë Shqiptarët.
Melbourne, Tetor 2018.