2018-10-13

Akademiku serb Dushan Todoroviq : Kosova s’është zemra e Serbisë – Vuçiqi është kriminel

Akademiku serb, Dushan Teodoroviq, është shumë i ashpër me kritikat e tij ndaj qeverisë në Serbi, por nuk e kursen as opozitën.
Akademiku serb: Kosova s’është zemra e Serbisë – Vuçiqi është kriminel
Në një bisedë për “Al Jazeera”, ai ka folur për momentin aktual të Serbisë, për gjithëpranimin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thekson se “Kosova më nuk është zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi”.



Në një bisedë për “Al Jazeera”, ai ka folur për momentin aktual të Serbisë, për gjithëpranimin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thekson se “Kosova më nuk është zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi”.

“Njëherë pata thënë se zemra e Serbisë është në Amerikë, Gjermani, Suedi, Kanada, diasporë... Atje tani janë të rinjtë më të mirë e më të guximshëm të Serbisë, të cilët kanë pasur aftësinë që Serbinë ta çojnë në shoqërinë e vendeve kompetente evropiane”, ka thënë Teodoroviq.

Ndërkaq, për sa i përket figurës së presidentit Vuçiq, akademiku serb thotë se ai udhëheq fushata jo-fer politike, manipulon zgjedhjet, keqpërdor mediat elektronike me frekuenca nacionale si dhe shkel çdo ditë Kushtetutën.

“Shumë shpesh, ai paraqitet në televizionet ‘Pink’ dhe ‘Happy’, të cilat janë nën kontrollin e tij, sigurojnë çdo njeri normal që Serbia u fundos plotësisht në sistemin autokrat të qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Veç këtyre, nuk duhet harruar asnjëherë se Vuçiq në vitet e ’90-ta ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, një prej kriminelëve kryesorë të luftërave në Ballkan dhe ministër i informimit, të cilat e kanë çuar Serbinë në terr informativ”, ka deklaruar akademiku serb, Dushan Teodoroviq.

Kritiku Teodoroviq thotë se Vuçiq, si gjithnjë, edhe kësaj radhe po tenton t’ia hedh çdo përgjegjësi dikujt tjetër, duke iu referuar thirrjes për dialog të brendshëm për Kosovën.

“Aleksandar Vuçiq, si gjithmonë, dëshiron ta hedh tërë përgjegjësinë për çdo veprim eventual në të ardhmen në të gjithë akterët e skenës politike dhe në të gjithë qytetarët e Serbisë. Ka ftuar qytetarët e Serbisë për ‘dialog të brendshëm’ për Kosovën. Nëse zotëri Vuçiqi ka menduar që partitë politike dhe qytetarët duhet të tregojnë se çfarë mendojnë për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, është detyrë qytetare dhe njëfarë rendi që ai, si president i Republikës së Serbisë, të paraqes qëndrimet e tij. Vuçiqi na ka ftuar dhe tani hesht i frikësuar, në mënyrë që të mos humb ndonjë poen politik rastësish”, është shprehur akademiku serb.

Ai thotë se vetëm njerëz të rinj, të panjollosur në vitet e ’90-ta, të cilët nuk janë të arsimuar në idetë nacionaliste, mund ta bëjnë një Ballkan Perëndimor më të mirë.

“Patjetër se pastaj do të kishte përzierje shumë të vogla në punët e fqinjëve. Disa ndoshta janë më shumë, e disa më pak të përzier, por në përgjithësi të gjithë janë të përzier [në punët e njëri tjetër në Ballkan]”, ka shtuar ai.

Teodoroviq thotë se dikur është menduart se edhe Sllobodan Millosheviqi është i pamposhtur, por “në fund fituam”, duke theksuar se opozita lufton çdo ditë kundër regjimit të Vuçiqit.

“Duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti”, theksoi akademiku i njohur serb. “Gjëja e parë drejt thyerjes së regjimit të Aleksandar Vuçiqit është lustrimi për të gjithë ata që me vite të tëra kanë vrarë të vërtetën për qytetarët e Serbisë dhe kanë penguar përfshirjen e Serbisë në shoqëri të shteteve të zhvilluara dhe moderne”.

Bashkësia ndërkombëtare, pak a shumë, njëzëri pohon se do të përkrahë çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë e Kosovës.


Në Beograd për Kosovën është folur në një forum në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Kyle Scott.
Scott: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën

Siç përcjell televizoni prva, në pyetjen e bërë për ambasadorin amerikan në Serbi se çfarë mendon SHBA-ja rreth ndryshimit të kufijve, Kyle Scott është përgjigjur shkurt:

“Ju lutëm, po nxitoj, pyeteni Daçiqin …”

Fill pastaj u paraqit i përmenduri:

“Nëse ka marrëveshje, të gjithë do ta përkrahin. Mua nuk më frikëson bashkësia ndërkombëtare, por më frikëson Kosova dhe kjo është esenca”, ka thënë Daçiqi.

2018-10-12

Letër Komandantëve...!

KU ISHE TI… HERO   ose Leter Komandantave...

Edhe më i pandjeshmi sheh nëpër Kosovë djegie, shkatërrime gjithkund, veç duke udhëtuar rrugëve të saj, pa hyrë në thellësi.
Përmasat e vërteta të dëmeve ende nuk dihen.
Janë mijëra të vrarë, të parehatuar, mijëra të masakruar: fëmijë, gra e pleq, dhjetëra e qindra të dhunuara, qindra e mijëra të pakthyera, mijëra të humbur që s'dihet a janë kalbur në malet përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, a janë në burgjet e Serbisë.
Të gjithë në Kosovë janë pezull, janë në gjysmë.... Liria përgjysmë, ëndërra përgjysmë, gëzimi e hareja përgjysmë, trimëria përgjysmë, përgjegjësia përgjysmë, qartësia përgjysmë, Pavarësia diku tej pas disa vitesh nëse vërtet e dëshirojmë atë...
Të gjithë ngapak, (në mos shumë) janë të vrarë.
Të gjithë pyesin: Ku jemi?
Të gjithëve iu duket pak i pabesueshëm kthimi i rrufeshëm në Kosovë duke lënë me gisht në gojë organizatat e huaja (besoj është shenja më e sigurtë e pendesës për ikjen masive biblike...).
Të gjithë paksa të hutuar. Gëzimi sikur ka frikë të derdhet shpengueshëm nëpër fytyrat e kosovarëve...
Sepse i druhen njëri-tjetrit.
I druhen pyejes dërrmuese: Ku ishe ti?
Ku ishe ti… Hero?
Pyet kështu krahu i një fëmije tre vjeçar që e nxjerr nga pusi kova e ujit. (Trupi i foshnjës është shpërbërë...).
Pyet kështu varri i këtij krahu e i copave të tjera të prera të këtij trupi njomëzak...
Ku ishe ti o Hero…, pyet gruaja burrin që e la atë me tufën e fëmijëve në shtëpi dhe vetë doli "në mal".
Erdhën serbët, masakruan fëmijët, e përdhunuan.
Burri nuk u gjend pranë për ta shpëtuar, për t'i dalë zot apo për të marrë... të paktën hak.
Se një pjesë e burrave u ndodhën në Perëndim për punë e patriotizëm, një pjesë doli në mal në radhët e UÇK-së, një pjesë erdhi për t'u bërë UÇK allasoj në Shqipëri (për t'u stërvitur nga kapterra, apo kolonelë të Shqipërisë që s'e dinë se çfarë ere i vjen luftës dhe për të hyrë pastaj në Kosovë e për t'u drejtuar nga "eprorë" të tjerë… pronarë të luftës, të vetshpallur si të tillë… pronarë të lirisë, të vetshpallur si të tillë…
Ku ishe bir, pyet plaku që s'deshi e as mundi të vraponte për të ikur, po u vra në derë të kullës apo të oborrit duke bërë qëndresë, për të paguar veten...
A mos ike në male bir me ruajtë bythën tënde?
Cili budallë kishte me të ndjekë pyjeve...
Pse s'i dolët zot katundit, por e latë në fëmijë e gra...
Ku ishe vëlla, pyet motra e përdhunuar nga ushtarët e çetnikët, motra e vrarë... trupi i bukur i së cilës është kalbur në breg të Drinit të Bardhë?
Ku ishit ju, u drejtohen banorët ushtarëve të UÇK-së, kur ne na vunë në rresht e na përzunë për në Shqipëri e për në Maqedoni?
Po ju ku ishit, ua kthejnë me pyetje ushtarët e UÇK-së banorëve të Kosovës, që nuk i mbushët e nuk i shtuat radhët tona?
Kaq pak djem sa dolën malit, ka Kosova për luftë...?
Ku ishit ju prizrenalinj, ju turqeli, kur u dogj Tususi?
A ju kujtohet çfarë bëhej në atë kohë tek Shatërvani, në kafetë bregut të Lumbardhit...?
Ku ishit ju prishtinalij, kur digjej Qyqavica prej predhave apo kur kalleshin fshatrat e Drenicës?...
Ku ishit ju, u drejtohen fqinjtë e vdekur të gjallëve.
Ku ishit ju fshatra që s'u dogjët, u drejtohen fshatrat e djegura të padjegurave.
Kështu flitet sot nëpër Kosovë.
Ku ishit ju të gjallët thërrasin të vdekurit, të rënët.
Mjaft më me fjalime para varreve e trupave tanë.
A mos po ju duket vetja më trima, se sa ne...
Ku ishit ju? Ku ishit ju... rëndon mbi çdo shpirt kjo pyetje e rëndë e pazëshme e njëherësh gjithësunduese.
Ku ishit ju...
Ku ishit edhe ju ushtarë të Shqipërisë kur ne vriteshim pranë jush në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Ku ishe ti ushtri e Shqipërisë, ushtri e palavdishme e Shqipërisë, që humbjet dhe dështimet poshtruese, minimin e teritorit të vendit prej 1400 ha nga duart e ushtarëve serbë, vdekjet e sakatimet e njerzve nga minat serbe në oborret e arat e tyre, i shet si fitore dhe sot zbukurohesh me dekorata... për luftën e pabërë, ku ishe që nuk e shkrehe një fishek…?!
Nuk pot ë thotë kush të mësyje drejt Kosovës…
A harrove se lavdia fitohet në luftë e jo në paqe…
Pse pranoni ju ushtarakët e Shqipërisë të vini dekorata lufte në gjokset tuaja kur luftën nuk e bëtë?
Ç’janë këto dekorata mashtrimi e fallsifikimi…
Ku do t’i çoni ato dekorata llamarine ju ushtarakë të Shqipërisë?
Varret nuk u pranojnë me dekorata…
Nëpër shtëpitë tuaja ju nuk mund të shkoni me dekorata lufte që ua dha Presidenti fallsifikues i vendit, sepse fëmijët dhe gratë tuaja e dinë mirë se ju vetëm në luftë nuk keni marrë pjesë, keni qenë si në zbor ushtarak në qytetin e Kukësit.
Kë do të mashtroni me këto dekorata pëveçse veten tuaj?
A e keni pyetë veten në cilën betejë keni marrë pjesë në Kosovë? Çfarë keni arritë me betejat tuaja edhe imagjinare…
Çfarë shigjetuat me operacione shigjeta dhe pse e si lejuat qe ushtarët serbë të vrasin shqiptarë, pjestarë ose jo të UÇK-së, t’i vrasin në brendësi të teritorit të Shqipërisë e jo të Kosovës… Apo në luftën tuaj veç shqiptarë vriten e serbë jo dhe në luftën tuaj o vritesh o ikën…
Ku ishit ju banorë të shtetit amë... ju vllazën bre…
Kjo pyetje tronditëse sillet përmbi kokat e të gjithëve dhe s'po i lë njerëzit të qetohen e të qartësohen.
Kjo pyetje duket e pati bllokuar apo tromaksur turmën, pasi askush nuk e përmendi fjalën pavarësi në mitingun për Ollbrajtin, as në mitingun për Blerin, në Prishtinë.
Ku ishit ju...
Por edhe tani, ku jeni ju djem të Kosovës, ju heroj… që s'po na fusni nëpër shtëpitë tona, thërrasin banorët e Mitrovicës që janë ndaluar të hyjnë në shtëpitë e tyre nga një grusht serbësh.
A veç një urë është mbi Ibër...
Njëqind mijë djem të Kosovës a s'bëjnë dot disa ura me trupat e tyre për t’i dërguar deri në banesat e tyre banorët e pafaj të Mitrovicës...?
Ku jeni bij të Kosovës, ju qytete e fshatra të tjera të Kosovës, thërret në kupë të qiellit Rahoveci që nuk i pranon trupat ruse të "infektuara" me krim serb, të hyjnë në Rahovec? ...
Të vëmendshmit, pyetjen "Ku ishe ti… Ku ishe ti Hero"?, ia rrokin të gjithë shqisat kudo në Kosovën që gëzon lirinë përgjysmë...

* * *
Por kjo është vetëm njëra pamje.
Ja edhe një pamje tjetër e parehatshme në tokën tonë të premtuar prej zotit.
Njoftimet për zbulime varresh masive janë të përditshme e rrënqethëse. Zbulime, ekspertiza, rivarrime e zhvendosje varresh. Kosova po merret me të vdekurit, të masakruarit e saj.
Ajo ka nëpër duar kufoma e varre, kazma e lopata, llaç e tulla, gozhda e sqepare... dhe nëpër këmbët e saj sillen të paturp këngëtarë e artistë, ndërkohë që askush nuk ka nge të merret me koncertet e tyre të gjoja festimit të lirisë... në të vërtetë koncert për një grusht marka...
Formulat patriotike janë të njohura "T'ia heqim streset Kosovës". "Të bëjmë koncert për të mbledhur fonde për të rindërtuar kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit".
Tek shëtisin nëpër Kosovë artistë të tillë fryhen si çlirimtarë mbi çlirimtarët. Dhe duken se e kanë të rrasur mendjen se këngët e Arif Vladit apo recitimet e Reshat Arbanës, të Ilir Shaqirit e Shkurte Fejzës, e kanë çliruar Kosovën dhe duan t’u ngjajnë këtyre emrave të njohur që përmenda.
Kaq shpejt u harruan aeroplanët e Billit dhe të Blerit, të Solanës e të Klarkut, apo edhe pushkët e UÇK-së, pa të cilat, do t'u mbinte bari mbi varre të gjitha këngëve tona.
Nuk kompensohet mungesa e trimërisë me këngë trimërie. Po të çlirohej Kosova me këngë e poezi, do ta kishte çliruar qysh moti Dritëro Agolli me mijëja e mijëra vargjet e tij.
Një gazetar i vjetër në Prishtinë (që kishte mbetur pa shtëpi e shumçka tjetër) më tha një ditë: "... do të jepja 2000 marka, të mos e shihja këtë afishe koncerti në krah të kësaj afisheje për rivarrimin e 70 vetëve që do të bëhet nesër në një fshat të Skenderajt. Është rivrasje e të vrarëve. Nuk kanë shkak t'i gëzohen më shumë se ne lirisë tonë këngëtarët nga Shqipëria... Nuk duam të na japin gajret me pare... Ne kemi vetë në Kosovë boll këngëtarë të mirë..."
Dhe këtë masakër entusiazte me gajde e klarinetë, po e organizojnë ato që s'u angazhuan në kohën e luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Ose që mbase ishin të lidhur me armikun dhe kërkojnë kësisoj të fshehin të kaluarën e tyre kolaboracioniste. Dhe shkojnë e bien pre e tyre edhe disa artistë të joshur prej fitimeve jo të vogla e premtimeve për një shtëpi në Prishtinë apo në Prizren se "na ke ngritë peshë me kënget e tua... me recitimet e tua... oj motër, or vëlla, or bacë..."
Organizatorët e këtyre masakrave entusiazte nëpër Kosovë përfitojnë nga toleranca e banorëve të saj të cilët tolerojnë dhe vazhdojnë të kenë ende dashuri idilike për shtetin amë, "për artistët e mëdhenj të kombit".
Emigrantët në Përëndim u kanë dhuruar miliona marka artistëve të tillë nëpër skenat e Europës, kur kanë dhënë koncerte për shqiptarët emigrantë, të degdisurit dherave të huaja e që në krahët e këngës bëheshin Mic Sokola e Sef Koshare...
Por sot është tjetër kohë, tjetër realitet.
"17 vetë të vrarë kam në fisin tim, më thotë një plak në autobusin Prishtinë - Prizren... 3 njerëz i kam të humbur, një zot e di se ku, 7 kulla i kam rrafsh për tokë të djegura. Edhe zogjtë e malit hë për hë s'po du me i nie... T'i rehatojmë njëherë të gjallët e të vdekurit... Kena vakt me knue bre burra. S'ashtë hana për kangë... Ashtë me e shtrëngue pushkën fort... Ejani shihni 17 vorret e mia, vorret e njerzve të mi... Hajde e pyetni ato vorre a po ua thonë çeto fjalë. Hajde se nuk e kam shtëpinë larg prej Prizrenit..."

Dhe vërtet. Ejani të flasim me varret…

2018-10-11

Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos


Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos

Një ndër autorët shqiptarë, i cili për fat të keq nuk vlerësohet aq sa duhet, është Petro Marko i cili një herë e një kohë, takohej me laureatin e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarin e madh Ernest Hemingway.

Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Petro Marko shkruan:


“…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!

– Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin ‘Hasta la vista’. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: ‘I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë’.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: ‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’”.



Mehmet Kraja: 10 libra të letërsisë shqipe, që duhen lexuar

Mehmet Kraja: 10 libra të letërsisë shqipe, që duhen lexuar

Shkrimtari Mehmet Kraja zgjedh “Rapsodi të një poeme arbëreshe” të Jeronim De Radës si një nga librat që nuk duhen lënë pa lexuar. Duke e quajtur një vepër pertej artit, Kraja na fton në një lexim ndryshe të De Radës. Më poshtë ai vjen me 10 sugjerimet e tij nga letërsia shqipe.


Jeronim De Rada, “Rapsodi të një poeme arbëreshe”


Për mendimin tim, njëra nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqipe. Kjo vepër e De Radës pa të drejtë është zhvendosur nga letërsia në histori, pra është shtyrë disi matanë artit, është kthyer në data, në fusnota, në shënime bio-bibliografike dhe nuk sugjerohet si vepër për lexim. Arsye për këtë mund të ketë qenë gjuha, por vepra ka kohe që është rikënduar dhe, pranë tekstit origjinal, mund të shijohet edhe në këtë formë. Kjo vepër i qëndroi kohës për shkak të motiveve, të cilat, njësoj si tërë letërsia antike, shprehin raportet themelore të njeriut me enigmat kryesore të jetës e të ekzistencës. Së dyti, “Rapsoditë…” i bën art të lartë dendësia e madhe e figurave, që nuk shtrihet vetëm në rrafshin e gjuhës, por në shumicën e rasteve është qenësi e ligjërimit. Një prurje e veçantë e kësaj vepre është tematika kalorësiake dhe aristokrate, e cila për shkak të rrethanave historike, nuk do të përsëritet më në letërsinë shqipe.

Ndre Mjeda, “Juvenilia”

Ndre Mjeda është mjeshtër i madh i sonetit shqip, i papërsëritshëm në letërsinë shqipe, një skalitës i jashtëzakonshëm i vargut. Mjeda është klasik i letërsisë shqipe; poezia e tij është një monument letrar i gdhendur në mermer. Pa të drejtë është lënë disi në harresë, duket për shkak të rivalitetit të françeskanëve me jezuitët, përfshirë edhe supozimin cinik se Mjeda u njoh edhe në kohën e diktaturës, ndërsa Fishta u anatemua. Pavarësisht se konsiderohet dialektore, poezia e Mjedës është model i mbarë vargimit shqip, sepse ajo shpërfaq, njeh dhe bashkon në një të përbashkët vlerat tingullore të fjalës me vlerat e saj kuptimore figurative, që është ideali më i lartë i poezisë. Poezia e Mjedës mund të lexohet edhe sot me ëndje, nëse mënjanohen disa paragjykime.

Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”

Është njëra nga veprat më të rëndësishme të prozës sonë, që ndikoi në bashkëkohësimin dhe emancipimin e letërsisë shqipe. Proza tregimtare e përmbledhjes “Tregtar flamujsh” e Koliqit u shkrua në një kohë qetësie shpirtërore të shqiptarëve dhe ajo reflekton gjuhë të emancipuar, jetë të stabilizuar shoqërore, kulturë qytetare dhe mendim kritik. Mendoj se është mbivlerësuar ndikimi i letërsisë italiane në këtë krijimtari të Koliqit, sepse ai shfaqet i asimiluar, njësoj si letërsia perse te Naimi, apo ajo rumune te Lasgushi. Në këtë pikë proza tregimtare e Koliqit nuk përbën ndonjë përjashtim. Nëse duhet bërë vërejtje gjuhës së Koliqit, kjo nuk lidhet me dialektizmin e thellë të leksikut të tij, sepse ai i përshtatet ambientit, por më shumë me sllavizmat e paasimiluara që gëlojnë në ndonjërën nga këto proza.

Mitrush Kuteli, “E madhe është gjëma e mëkatit”


Është vepra më e arrirë e Mitrush Kutelit dhe njëra nga veprat më të rëndësishme të prozës shqipe. Në këtë prozë të Kutelit subjekti rrëfimor është vendosur në një kontekst fetar. Në një kuptim më të gjerë, rrëfimi është ndërtuar i mbështetur fort te situata biblike e “Këngës së këngëve” të Solomonit. Por motivi biblik është bartur në kohë dhe hapësirë, ashtu siç bëhet zakonisht në raste të këtilla. Vetëm se, kur bëhet fjalë te ne për misticizmin, në etër sikur ndihet njëlloj refuzimi, kështu që kjo mund të jetë një nga arsyet përse kjo prozë e Kutelit nuk ka arritur t’i vërë nën hije veprat e tjera të këtij autori, veçmas ato me tematikë sociale, ndonëse artistikisht është vepra e tij më e arrirë. Mistikja e shndërruar në situatë jetësore, kjo është veçoria themelore e kësaj proze. Gjuha e Kutelit në këtë prozë është model, se si koineja lokale ngrihet në nivelin e tekstit të kultivuar artistik. Ajo është gjuhë që krijon drejtpeshim të fuqishëm ndërmjet tekstit dhe kontekstit.

Petro Marko, “Qyteti i fundit”

Romani më i mirë i Petro Markos dhe njëra nga veprat më të mira të prozës shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX. Shquhet për subjekt të zgjedhur dhe për guxim krijues, sepse romani edhe për nga tema, edhe për nga metoda krijuese del në anën tjetër të skemës, duke sfiduar ideologjinë dhe njërën nga shtyllat e saj, realizmin socialist. Petro Marko në këtë roman merret me pasojat e luftës, duke dalë “në anën tjetër”, pra në kampin e atyre që e kanë humbur luftën. Dhe aty gjen drama të mëdha, fate të përmbysura, jetë që marrin rrjedhë tragjike. Pavarësisht se autori ndjek me konsekuencë vijën e qartë antifashiste, duket sikur në shumicën e rasteve rrëfimi i del “jashtë kontrollit” dhe bie në “grackën” e humanizmit. Edhe në pikëpamje të metodës letrare ndodh e njëjta gjë: romani për mrekulli iu shpëton shtrëngesave të realizmit socialist. Një përpunim artistik i shkrimit do të mund ta bënte veprën më të qëndrueshme në kohë.

Ismail Kadare, “Kronikë në gur”

Është kryevepra e Kadaresë dhe njëra nga kryeveprat e letërsisë shqipe, roman që del jashtë skemës letrare të këtij autori dhe përvojës letrare shqipe në përgjithësi, kryesisht përmes një diskursi narrativ thellësisht përpunuar dhe përmes shpërfaqjes së një bote, e cila qëndron në kufijtë e ëndrrës dhe realitetit, të mitit dhe legjendës në njërën anë dhe historisë dhe bëmave reale në anën tjetër. Vepra mbështetet mbi rrëfimin retrospektiv dhe të sublimuar të “fëmijërisë së botës” për luftën në përgjithësi dhe për Luftën e Dytë Botërore në veçanti. Është një rrëfim i sinqertë, jashtëzakonisht poetik dhe i ç’idelogjizuar për një dramë njerëzore përmasash të mëdha, e cila, në një vend të vogël nxjerr në pah fate njerëzish të një realiteti të çuditshëm, gati të përmbysur dhe fantastik. Është roman jo tipik për luftën, që sublimon dije dhe kulturë letrare, roman që i tejkalon përvojat individuale dhe bëhet përvojë e shkrimit letrar e një koineje pothuajse universale. Romani disa herë është klasifikuar nder njëqind romanet më të mirë letërsisë evropiane të shekullit XX.

Azem Shkreli, “Poezi”

Është njëri nga poetët më të mirë të letërsisë bashkëkohore shqipe, figurë e fuqishme integruese e letërsisë shqipe: poezia e tij, për aq sa lexohet dhe analizohet, funksionon pa dallim në mbarë hapësirën letrare shqiptare. Është poezi kryekëput meditative, me shtresime të thella kuptimore dhe me shprehje të kultivuar gjuhësore dhe artistike. Heroi lirik i poezisë së Azem Shkrelit nuk është as kosovari dhe as shqiptari pasionant dhe euforik, por shqiptari racional, meditativ. Ky hero lirik asnjëherë nuk bëhet pjesë e turmës, pra nuk është hero kolektiv, përkundrazi, është individualist i fuqishëm, që mediton për tema të përjetshme si liria, qëndresa, dashuria, vdekja etj. Poezia e Azem Shkrelit përdor gjuhë dhe shprehje të kursyer dhe shquhet për gjetje origjinale në fushën e figurës poetike. Vepra letrare e Azem Shkrelit ka tiparet e njeriu të urtë, që mediton shumë dhe flet pak.

Ali Podrimja, “Lum Lumi”

Të paktë janë librat e poezisë si “Lum Lumi” i Ali Podrimjes, që mbeten në vëmendje të lexuesit për një kohë kaq të gjatë, jo me ndonjë poezi, me ndonjë varg, me ndonjë motiv apo metaforë, por libri si tërësi. “Lum Lumi” vazhdon të jetë në vëmendje të lexuesit dhe të studiuesve të letërsisë. Ai u bë libër-emblemë i poezisë shqipe, një libër i veçantë, që shënon një kthesë me modernitetin e shprehjes, me emancipimin përmbajtësor, me një gërshetim jashtëzakonisht të suksesshëm të shprehjes së kultivuar dhe subjektit me referenca krejtësisht të qarta kuptimore. “Lum Lumi” është liria e panënshtruar për të shprehur dhembjen, është liria për të ndjerë, është liria për të vuajtur, është liria për të klithur, është liria për të thënë atë që ndjen. Për ta bërë “Lum Lumin” Ali Podrimjes iu desh shumë dhembje dhe po aq fjalë-figura dhe shprehje të gjetura. Në këtë libër elokuenca poetike e Podrimjes njeh depërtime të jashtëzakonshme.

Zija Çela, “Gjysma e Xhokondës”

Njëra nga veprat më të rëndësishme në opusin e krijimtarisë së Zija Çelës, për mua e veçantë, sepse, bashkë me romanin “Gjaku i dallëndyshes”, hap fazë të re të krijimtarisë letrare të këtij autori dhe manifeston qëndrueshmëri në tranzicionin e vështirë letrar të periudhës pas realizmit socialist në letërsinë e Shqipërisë. Me këtë roman Zija Çela bëhet model i frymës së re në prozën shqipe, e cila konsiston në përvetësimin kreativ dhe selektiv njëkohësisht të pluralizmit të shkollave letrare, duke ruajtur drejtpeshimin ndërmjet zërit të vet origjinal dhe kërkesave në rritje të lexuesit shqiptar. Ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë që nuk arritën të ecnin në hap me kohën dhe me zhvillimet e saj dinamike, me këtë roman Çela bëhet autor që letërsinë e tij e vendos në raporte komunikimi dhe konkurrence me prozën bashkëkohore kontemporane, sepse, nga njëra anë, ai sublimon arritjet e mëdha të prozës së shekullit XX në ndërtimin e fakturës tekstore dhe të prosedeut, ndërsa, nga ana tjetër, me tematikën e veprave të tij qëndron afër preokupimeve të botës shqiptare, duke u bërë jehonë pësimeve dhe dilemave të saj.

Vath Koreshi, “Ujku dhe Uilli”

Pavarësisht se konsiderohet roman me tezë të paravendosur, ku e mira dhe e keqja kanë fatin e paracaktuar, ky roman i Vath Koreshit shënon një sukses të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe pas kthesës së madhe të viteve ’90. Romani është një dëshmi se letërsia shqipe, pas shkërmoqjes së realizmit socialist, kishte potencial të brendshëm të rigjenerohej, veçmas romani, dhe të njihte depërtime të reja subjektore dhe gjuhësore. Romani është i rëndësishëm, sepse hap shtigje dhe ofron njërin nga variacionet e “ritregimit” të historisë, ndryshe nga ç’ishte rrëfyer historia deri atëherë: romani është histori ngjarjesh dhe rrethanash, por më shumë është histori lirike e dashurisë dhe pasionit, e vuajtjes dhe mbijetesës. Megjithëqë që sërish të skematizuar, autori i nxjerr personazhet nga skema ideologjike dhe i vendos në kufizime të tjera, duke bërë me dije se liria e vërtetë nuk ekziston, se ajo ka kufizime të tjera ekzistenciale, filozofike dhe botëkuptimore. Më anë tjetër, me këtë roman autori bën kërkime dhe depërtime gjuhësore të rëndësishme në nivel të prozës sonë romanore.



*****

Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 12 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë.


Romane


“Gjurmë në trotuar”, Rilindja, Prishtinë 1978;
“Portali i perëndive të fyera”, Rilindja, Prishtinë 1980;
“Moti i Madh”, Rilindja, Prishtinë 1981;
“Udhëzime për kapërcimin e detit”, Rilindja, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;
“Sëmundja e ëndrrave”, Rilindja, Prishtinë 1987;
“Net bizantine”, Rilindja, Prishtinë 1990;
“Muri i mjegullës”, Toena, Tiranë 1998;
“Edhe të çmendurit fluturojnë”, Onufri, Tiranë 2004;
“Im atë donte Adolfin”, Onufri, Tiranë 2005.
"Selvitë e Tivarit", Onufri, Tiranë 2008
"Hotel Arbëria", Onufri, Tiranë 2010
"E zeza dhe e kuqja", Onufri, Tiranë 2015

Tregime

“Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
“Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
“Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
“Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
“Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.

Drama

“Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
“Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
“Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
“Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
“Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
"Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008

Kritikë dhe publicistikë

“Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
“Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
“Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
"E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009
"Identiteti kosovar", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011

Skenar

“Kukumi”, 2003 (i realizuar si film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Isë Qosjes)
Shfaqje të realizuara
“Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
“Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
“Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
“Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
“Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
“Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
“Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
“Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.

Çmime

Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqipërise (per romanin me te mire te vitit, "Selvite e Tivarit" 2008)

Dëshmia në gjyq e Fatos Lubonjës dhe ballafaqimi me të atin: Librat e huaj babai i merrte te Kadareja


Dëshmia në gjyq e Fatos Lubonjës dhe ballafaqimi me të atin: Librat e huaj babai i merrte te Kadareja

Më poshtë mund të lexoni për të ashtuquajturin Dokumenti 65, ku është përballja mes dëshmisë së dhënë në gjyq nga Fatos Lubonja me qëndrimet e të atit, Todit, i cili hedh poshtë gjithçka.

Dokumenti në vijim është zbardhja e shënimeve të dorës, të mbajtur nga sekretaria e gjykatës së Tiranës, Shpresa Duro, gjatë njërës prej seancave të gjyqit të Todi Lubonjës më 24 shkurt 1975. Dokumenti është i konceptuar në tre pjesë.


Fatos Lubonja kishte deklaruar para trupit gjyqësor se i ati i kishte thënë pas transferimit të tij në Korçë, se sekretari i parë i Komitetit të Partisë “nuk i ka njohuritë e duhura nga ana teorike”, ndërkohë që i ati hedh poshtë dëshminë duke thënë: “Me Fatosin nuk jam dakord lidhur me ato që tha për mua me sekretarin e parë të Korçës. Këto janë trumbetuar në gojën e Fatosit nga Mihallaq Luarasi”. E, ndërkohë që i biri u kishte thënë hetuesve se “kam bërë shkrime me përmbajtje armiqësore”, shkrime që sipas tij i kishte parë edhe Todi Lubonja, ky i fundit thotë se “lidhur me shkrimet e tija nuk kam fare dijeni se n’atë kohe unë nuk flisja fare me Fatosin”.

Në procesverbal gjejmë edhe dy pika të tjera të nxehta në përplasjen at e bir. E para kishte të bënte me librat e ndaluar. Në këtë pjesë të dëshmisë Fatos Lubonja kishte përfshirë edhe Ismail Kadarenë, për të cilin ai thotë se i ati kishte vlerësim. “Librat e huaja një pjesë i porosiste babai, një pjesë i merrja unë në ndonjë shok ose babai tek Ismail Kadareja”, dëshmonte Fatos Lubonja. I ati pranon se ka lexuar letërsi të huaj në rrugë legale, e më pas, ka bërë propagandën e partisë, pa përmendur asgjë tjetër.

Një pikë tjetër e nxehtë është qëndrimi për Enver Hoxhën. Fatosi ka dëshmuar për një rast që e quanin drejtuesin e lartë të partisë një “dajrexhi”, nisur nga një manifestim i 1 Majit. I ati e kundërshton, ai mohon të ketë patur dijeni për diçka të tillë. “Tek Fatosi kishim lënë televizorin për ta rregulluar më 16 prill, unë shkova në Lezhë. Televizor nuk kisha, pra nuk pashë parakalimin e 1 Majit e s’kam dijeni mbi dajren. Unë nuk kam folur asnjëherë për të sharë udhëheqësin kryesor dhe as partinë”.

Një çështje tjetër që vjen në dëshminë e Fatos Lubonjës, ka të bëjë edhe me disa armë që mbanin në familje, por në përgjigjet e të atit për këtë temë nuk ka ndonjë reagim konkret, siç edhe do ta shikoni në dokumentin e plotë që është në vijim.

Vdiq Fatos Arapi( 1929-2018)

Nga Flori Bruqi

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Fotografia e Flori Bruqi


Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi.


Image result for librat e fatos arapit

Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Image result for librat e fatos arapit


Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha".

Image result for librat e fatos arapit

Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës.

Image result for librat e fatos arapit

Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica.

Image result for librat e fatos arapit
Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë".


Image result for librat e fatos arapit


Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.

Image result for librat e fatos arapit


Tituj të veprave


Shtigje poetike, 1962
Partizani pa emër, 1962
Poema dhe vjersha, 1966
Ritme të hekurta, 1968
Patat e egra, 1969
dhjetori i shqetësuar, 1970
Dikush më buzëqeshte, 1972
Poezi të zgjedhura, 1974
Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977
Shokët, 1977
Cipa e borës, 1985
Deti në mes, 1986
Ku shkoni ju statuja, 1990
Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
Gjeniu pa kokë, 1999
Na ishte një almë, 2002
E sajoi reja zogun e furtunës
Përkthime
Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
Poezi, Pablo Neruda, 1989;
Safo, 1990;
Antologji e poezisë turke të shekullit XX, 2001.


Image result for librat e fatos arapit

Kanë thënë për të:

Akademik Prof.Dr. Ali Aliu: "...Poezia e Fatos Arapit është regjistruesi më i shqetësuar, më mbresëlënës dhe dramatik i meskohës shqiptare, i kohës bosh, i kohës mushkë, që lëviz së prapthi. Ajo identifikohet përmes parashenjës së përhershme të shkallëzimit dramatik, si edhe me konfliktin me zërin e vet – me shpresën e vet të zhgënjyer, me kohën dhe pakohën, me fatin dhe fatlumin në duart e tiranëve...“.



Ante Popovski: “Mendoj se rrallëkush nga komuniteti asketik i poetëve e di, se poeti Fatos Arapi ishte para dy vitesh fitues i Kurorës, se ekziston një libër i vëllimshëm e luksoz me poezitë e tij në maqedonisht, siç botohen rëndom poezitë e poetëve fitues. Në pikun e retorikës politike për integrimet tona, në kulmin e bumit të teknologjisë informative, askush s’e mori vesh sensacionin kulturor, që i bën nder letërsisë shqipe. Në vend të tyre – tejpërtej ekraneve e faqeve të gazetave, me një tmerr psikotropik, na shfaqen patësosur fytyrat e pacensuruara të politikanëve tanë. Dhe media shndërrohet çdo ditë te ne, pak e fije, në festë kainësh. Kush ia ka ngenë kulturës…".

Giuseppe Gradilone: "Sot ai është një nga zërat më përfaqësues dhe, pa dyshim, më moderni në panoramën e letërsisë shqipe bashkëkohore”.

TE VARRI I LIRISE


Fryn ere me shi, motra ime
U shuan qirinjte e varreve prane
Ere me shi…
Qiririn tend te ndezur
Mbroj me grushtet e mia
Takohemi vetem ne kete dite
U beme lot qiriri motra ime
Dridhemi si kjo flakez e drojtur…
Ti me flet; aty poshte ka njerez
Eshte nje plak ketu prane.
Kerkon thiken te qeroje mollen
E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
Ka lene gjurmen e vargut pa shkruar
“Nje kafe pa ty ne Tirane’’
I ka humbur unaza nje nuseje
E kerkon me frike nuserie
Erresire aty poshte…
Terri njeh vetem gjuhen e drites
Me qiririn tend nder duar
Kaloj varr me varr dhe ndez
Qirinjte e shuar
Pak drite prej shpirtit
Nje femije aty prane
Kerkon lodren qe i ka humbur
Motra ime.

Atdheu


Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban – dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n’erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

ELEGJI PER BABANE...

Ti nuk je me.
As do te na shohesh,
as do te shohim, baba, me kurre.
Ti nuk je me..
Emrin tend e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmone e dhimbshme,
gjithmone e verdhe...
Me nje kordhele
tufa kujtimesh ne zemer na lidh.
Tufa kujtimesh
edhe elegjish.
Jam i trishtuar dhe me mori malli.
Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugen e ngushte te fshatit.
Shtyva deren e varrezes se vogel
dhe t'erdha te varri...
C'fjale te pathena do te me fiasesh?
C'fjalé té reja déshiron te degjosh?
Prej kétij varri
tani, baba, c'do té mé japésh?
Até dité té thaté janari:
pérpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtépia né zjarr e flaké

Duart e tua né pranga,
plak i ngarté?
Erdha té marr
cfaré perket prei kétij varri.
Kujtime té dhimbshme.
Vuajtje krenare.
Ti mos mé thuaj:
"Biro... iané té trishtuara".
Baba i gjoré!
Uné, pa ato,
do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar.
Dhe kur té vdes
s'dua asgjé
vec njé varr té thieshté.
Atje né bregdet,
ku népér net
bisedojné yjet me qiparisat.
Dhe fjalé té kaltra
flet e shpréndan
deti matané.
Fjalét qé i njohim,
qé i kuptojme,
uné
me babané...

VDEKJA E GJYSHES...

Ja, edhe gjyshja né arkéz,
kukull e vogél né kartéz,
Eshté... dhe prapé s'éshté e téra,
sikur nuk éshté si pérhera.

Gjithé karfica, gjilpera
kapur satenet né koké,
lidhur képuckat pérposh,
shami e lule né gjoks.

Mbyllur kapakét e syve
c'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.

Gjyshja e vogél, e bukur, e pastér...
Né arkéz kukull.
Gjithé karfica, gjilpéra,
qepur vite té téra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qé duken si pérrallé.
E sheh... dhe té duket heshtja

DETI ...

I vogél, me pantalona té, shkurtra,
me kémbé té zbathura e njé kémishé humaije,
qé e qepte veté gjyshja...
Ashtu darké pér darké dilja né breg.
Ndér gíshtérinjté e kémbés sé ftohté mé rridhte rera.
Uné prisja me oré té téra,
gjersa pérnjéherésh, tutje népér fushat e gjéra te nates
ngríheshin kope té cuditshme, té panumerta kuajsh té bardhé.
Népér hapésirat e pafundme suleshin aradhé - aradhé.
Turfullonin.
Binin me kémbé té thyera,
rrokulliseshin duke gulcuar népér té zezat humnera.
Mbi ta fiuturonin té tjere.
Jelet e hakérruara dallgé - dallgé fushén e diellit fshihnin.
Hingéllima té frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.
Gjokset e médhenj e té bardhé
kreshpéronin pérpjeté;
kémbét e para rrihnin né eré...
Syté u flakéronin.
Njé cast... dhe nén thundrat e tyre do té mé copétonin.
Kur ja me poteré
si njé gjérnim i madhérishém pérplaseshin
te kémbét e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcéza té krístalta shfrynin
pér té fundit heré.
Té tjeré
hingéllinin népér fushén e gjeré té natés.
Me gézim e friké, oré té téra uné, shihja
kuajt bardhé
té suleshin népér furtuné.
Thyenin kémbét, rrokulliseshin,
qé té vinin sa mé paré tek uné
shkelnin, fluturonin njéri mbi tjetrin...
Dhe tani, kudo qé jam,
ashtu fantastik e i madhérishém, mé ndjek pas deti...

PO TROKAS NE ZEMREN TENDE...

Po trokas ne zemren tende
hapma deren,zonja ime!
Kaloj pragun e hyj brenda...
Dua qe te kem mbi krye
hapesiren ere yjesh;
te shikoj rrekete qiellore
se si lozin gjithe driteza
burimit te syrit tend.
Dhe si luftetar i varfer
qe te mbeshtet kryet mbi gure,
gjer te nise lufta prape,-
dua koken ta mbeshtes
mu ne gjoksin tend prej dielli...

...dhe te marr,moj,nje sy gjume.



Letra drejtuar Ramiz Alisë kundër Fatos Arapit dhe qëndrimi i Agollit


Letra e Miti Tona për Ramizin:“Këtë vëllim me vjersha e ndalëm ne pasi konstatuam disa vargje të gabuara nga ana ideore. Porositëm Ministrinë ta shqyrtojë dhe të japin mendim. Pas analizës së bërë, Ministria është e mendimit që libri të mos qarkullojë në gjendjen që është. Shtëpia botuese dhe shoku Dritëro Agolli janë të mendimit që libri mund të qarkullojë dhe kritika letrare ta thotë fjalën e saj”.

Agolli: “Le të qarkullojë libri me gabime ideore i Fatos Arapit”

Informacioni i Ministres, Tefta Cami: “Në tërësi vëllimi “Drejt qindra shekujsh shkojmë”, ka poezi të pakuptueshme e të paqarta: lexuesit e kanë të vështirë të zbërthejnë çdo të thotë autori në shumë strofa e vargje. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” pasi analizoi botimin pranon se vëllimi ka të meta, por është e mendimit që libri të qarkullojë dhe kritika të thotë fjalën e vet. Ne jemi të mendimit që vëllimi në gjendjen që është të mos qarkullojë”.

Dokumenti që po publikojmë në këtë kapitull të librit është një korrespodencë në mes Ministrisë së Arsim Kulturës dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, që mban datën 27 prill të vitit 1978, ku Ministria Tefta Cami, ka hartuar një raport-informacion në adresë të sektorit të Shtypit, lidhur me një vëllim poetik të poetit të njohur, Fatos Arapi, të cilin e ka botuar Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

Siç do të shohim në dokumentin në fjalë, raport-informacioni i ministres Tefta Cami, është studiuar nga shefi i Shtypit, Miti Tona, i cili ia ka dërguar një letër me shkrim dore, Ramiz Alisë, ku i shpjegon se Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, dy recensentet e librit (Razi Brahimi dhe Çapajev Gjokutaj), si dhe vetë Dritëro Agolli, është dakord që ai libër të dalë në qarkullim dhe më pas kritika të thotë fjalën e saj. Ndërsa, vetë ai (Miti Tona), ka mendimin se ai libër nuk duhet të qarkullojë në gjendjen që është, duke i shpjeguar dhe arsyet përse?! Ashtu siç kemi parë edhe në kapituj të tjerë paraardhës të këtij libri dhe të tjerë që do i shohim në vijim, poeti i njohur, Fatos Arapi ka pasur shpesh problem të kësaj natyre me libra e tij, ku pjesa më e madhe i janë ndaluar.

Kryesisht ato libra ku Fatosi në mënyrë të fshehur apo dhe deri diku fare hapur, aludonte për vëllanë e tij, Vllas Arapi, ish-partizan i Brigadës së parë të Mehmet Shehut dhe sekretar politik i Mallakastrës, ishte ekzekutuar në mënyrë misterioze (nga vetë shokët e tij të idealit) pak kohë pa mbaruar Lufta. Kjo gjë, pra humbja e vëllait, ka qenë një nga goditjet dhe brengat më të mëdha që ka pësuar e përjetuar Fatosi, gjë të cilën e shprehte hera herës në veprat e tij, në prozë apo poezi. Dhe kësisoj, ato krijime përbënin një problem tejet të madh për Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve e Sektorin e Shtypit në Komitetin Qendror që jepte viston e fundit për botimin apo pezullimin e veprave të kësaj natyre.

Ajo që vihet re në krijimtarinë e Arapit, edhe pas këtyre problemeve, ai jo vetëm që “nuk ka nxjerrë mësime”, por i ka shtuar më tepër fajet e tij në librat që ka shkruar më pas. Kjo gjë të shikohet dhe në kapitujt pasardhës, ku Mehmet Karakushi, (që mbulonte Artin e Kulturën në Komiteti Qendror të PPSH-së), në raportet për eprorin e tij, Ramiz Alia, e konsideron poezinë e Arapit reaksionare dhe armiqësore?! Por natyrshëm lind pyetja: Përse Arapi nuk u godit ashpër dhe përse nuk pati probleme ashtu si shumë nga kolegët e tij që përfunduan burgjeve dhe internimeve të regjimit komunist?!

Kjo ka shumë arsye dhe shpjegime, por mendohet se më kryesorja është fakti se Fatosi kishte qenë partizan, duke marrë pjesë në Luftë me armë në dorë, (së bashku dhe me motrën e tij, Liri Arapi Aranitasi) si dhe krushqia që familja Arapi kishte me Kadri Hazbiun, ministrin e Brendshëm. Nipi i Fatosit, (djali i motrës, i Lirisë, Agron Aranitasi, kishte për grua vajzën e Kadri Hazbiut), dhe Hazbiu normalisht nuk mund të jepte viston për dënimin e dajës së dhëndrit të tij?!

Gjithsesi këto janë mjaft të diskutueshme, por ajo që dihet tashmë është fakti se poeti Arapi ka qenë mjaft problematik për regjimin komunist (gjë që shihet edhe nga mjaft dokumente të pasqyruara në faqet e këtij libri dhe jo vetëm), në gjithë krijimtarinë e tij dhe ka mundur të shpëtonte pa i krijuar telashe të mëdha. Ashtu si pjesa më e madhe e dokumenteve arkivore të këtij librit, edhe ky publikohet i plotë dhe pa asnjë ndryshim apo shkurtim. Po ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse të Arkivit Qendror të Shtetit, Fondi 14. Struktura, Ap. Komitetit Qendror i PPSH-së.

Letra e Miti Tona për Ramiz Alinë

Shoku Ramiz

Këtë vëllim me vjersha e ndalëm ne pasi konstatuam disa vargje të gabuara nga ana ideore. Porositëm Ministrinë ta shqyrtojë dhe të japin mendim. Pas analizës së bërë, Ministria është e mendimit që libri të mos qarkullojë në gjendjen që është. Shtëpia botuese dhe shoku Dritëro Agolli janë të mendimit që libri mund të qarkullojë dhe kritika letrare ta thotë fjalën e saj.

Sektori i Arsim Kulturës dhe ne mendojmë që libri në këtë gjendje që është të mos qarkullojë, por t’i bëhen korrigjimet dhe të botohet. Këtë punë ta bëjë Shtëpia Botuese me autorin e ndihmën e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.

Tiranë, më 27. 4. 1978 Miti Tona

Ministria e Arsimit të

vendosi e të veprojë ashtu

si gjykon ajo se është e drejtë

Kjo është në kompetencën e saj.

Ramiz

4.V.1978

……………………………………………………………………………………………………………….

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE

MINISTRIA E ARSIMIT DHE KULTURES Tiranë më 15.4.1978

DREJTORIAE BOTIMEVE

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...