2018-10-13

Ministrja serbe e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq Të mos e pyesim as Rusinë e as Amerikën - zgjidhjen për Kosovën ta gjejmë në Evropë


Nuk jam e lumtur që shoh SHBA-në, as Federatën Ruse si lojtarë kyçë që do t’i ndeshin interesat e tyre në këtë rajon.
Joksimoviq: Të mos e pyesim as Rusinë e as Amerikën - zgjidhjen për Kosovën ta gjejmë në Evropë



Kështu ka thënë ministrja serbe e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq gjatë një takimi të konventës kombëtare për BE-në në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën, raporton Tanjug.

Joksimoviq mendon se është me rëndësi që Serbia, para së gjithash, të mbështes konceptin evropian të sigurisë.

“Nuk jam e lumtur të shoh as SHBA-në, as Federatën Ruse si lojtarë kyçë të cilët do t’i ndeshin interesat e veta në këtë rajon. Mendoj se mjedisi natyror i Serbisë është para së gjithash Evropa, shtetet e Evropës dhe së bashku duhet të gjejmë zgjidhje”, tha ajo.Ajo tha se pret nga Bashkimi Evropian që në periudhën e ardhshme të tregojë kapacitet më të gjerë dhe përgjegjësi në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme mes Beogradit e Prishtinës, zgjidhje e cila, sipas saj, do të ishte e pranueshme dhe që nuk do të krijonte një konflikt të tmerrshëm.

“Është në interesin e të gjithëve që të arrijmë deri tek zgjidhjet e qëndrueshme, dhe kjo nuk është e lehtë. Pa dyshim se edhe Qeveria serbe e edhe presidenti Aleksandar Vuçiq kemi treguar se jemi të gatshëm që në interesin më të mirë të njerëzve tanë dhe në përmirësim të jetës sonë, të provojmë që përmes dialogut dhe paqes të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Joksimoviq.

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian David Mccallister ka kërkuar nga kancelarja gjermane që ta pranojë propozimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Merkeli i thotë JO propozimit të Serbisë për Kosovën
Kështu shkruan sot gazeta e Beogradit "blic", duke u thirrur, siç thotë ajo, në burime diplomatike në Berlin. Sipas pohimeve të kësaj gazete, Mccallister është takuar me Angela Merkelin dhe ia ka paraqitur asaj propozimin e Beogradit.

"Ai ka thënë se duhet përkrahur marrëveshjen e dy palëve, përkatësisht se duhet përkrahur atë propozim të cilin Serbia është e gatshme ta pranojë. Kancelarja pa u hamendur e ka hedhur poshtë", thotë burimi i paidentifikuar.

Edhe pse pritej që Angela Merkel, si njëra nga liderët e botës që me Serbinë dhe me kryetarin e saj Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie të mira, se do ta përkrahte propozimin për ndryshim kufijsh në marrëveshje me dy palët, kjo nuk ka ndodhur, shkruan gazeta.

"Kancelarja nuk e ka asnjë probleme me vendin tuaj dhe me kreun shtetëror të saj, por është e vetëdijshme se ndryshimi i qëndrimit ose zbutja e tij do ta vinte në pozitë të palakmueshme Gjermaninë”, ka thënë burimi.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,s’i pëlqen të komentojë lajmin për pakon amerikane për Kosovën,

Gjuriqit s’i pëlqen të komentojë lajmin për pakon amerikane për Kosovën
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk ka dashur të komentojë lajmin që u dha sot nëpër mediat serbe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një pako katër pikëshe për t’ia propozuar Serbisë si zgjidhje përfundimtare me Kosovën.

“Nuk do të flisja shumë për politikë sot, vetëm mund të them që shkoni pyesni në Departamentin e Shtetit Amerikan për këtë, nëse veç di ndokush diçka rreth kësaj pune, kaq mund të them për këtë. Por çfarë mund të them është se ne e kemi pakon tonë për Kosovën – ky është plani ynë”, ka deklaruar Gjuriq.

Analisti serb Nikolla Kerstiq :Kosova nuk është e jona


Analisti serb: Kosova nuk është e jona

Mos ta teproj shumë, që nga Pashiqi e këndej, Kosova është nisur që me themel e sistematikisht të mitizohet në opinionin më të gjerë. Duket paradoksale që kjo copë tokë filloi të “derdhet nëpër gishta” qysh nga fillimi i shekullit XX, kur në luftërat ballkanike u sul me tërbim hakmarrës ndaj çdogjëje që nuk ishte serbe, duke kujtuar se në këtë mënyrë të gjitha do t’i bëjë pronë të veten. Mirëpo, siç do të dalë vite më vonë, ajo ishte larg e më larg nesh. Sa më shumë e ngushtonim rrethin ndaj saj, ajo edhe më shumë largohej prej nesh.

Dorën në zemër, pa i bërë lajka titostalgjisë, u provua me zgjidhje pragmatike që Serbisë njëherë e përgjithmonë t’i hiqej nga qafa ai gurë, duke i dhënë autonominë me Kushtetutën e vitit 1974, që disi në mënyrë procesuale, në shtigje të gjata, të zgjidhet dhe të përfundojë. Por, kur s’lë dreqi, duke iu turrur me dhunë më 1990, kur asaj iu mor ajo autonomi me vrazhdësi, u pa se Kosova (dhe Metohia), në fakt, është viktimë e posesivitetit dhe vartësisë sonë neveritëse kundruall këtij djepi të ëndrrës mijëvjeçare serbe.

Por, në fakt, ç’është ajo në realitet, sikur të isha i detyruar që dikujt, ndonjë tipi, nga Zelanda e Re, t’ia shpjegoj?

ajo është një pjesë më e pazhvilluara në Europë, që ishte, është e do të mbetet udhëkryqe e përhershme e narkotikëve, e prostitucionit dhe armëve; burim i shpërfilljes, varfërisë, fanatizmit dhe sëmundjeve të llojllojshme; epiqendër gangsterizmi, bandash e klanesh kriminale: vend nga i cili ik popullata serbe e shqiptare me të gjithë bagëtinë, teshë e koteshë drejt një ardhmërie më të mirë e më të ndritshme; pikë e zezë në të cilën askush me mendje të shëndoshë nuk do të kthehet kurrë...

Për nëntëdhjetë e pesë për qind të serbëve ajo paraqet Valhallin e popkulturës ku nuk kanë qenë asnjëherë, e as që e kanë ndërmend të shkojnë. Në fakt, është një vilajet i errët që ka dehumanizuar shansin, secilit që ndodhet atje poshtë,për çfarëdo lloj marrëveshjeje.

Ajo po ashtu është një fushë e mallkuar në të cilën ushtria dhe policia serbe bëri segregacion nazist gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar, çfarë nuk ishte parë në truallin e Europës që nga Lufta e Dytë Botërore.

ai vend i shenjtë, ku janë manastiret, kishat e ikonat serbe, kufomat e shqiptarëve – grave, fëmijëve dhe pleqve u transportuan me autofrigoriferë në varreza masive nëpër Serbi.

Prandaj, për shkak të një aso Kosove me daulle fituam ata tre muaj kur nga qielli reshën bombat e NATO-s.

Dhe tani prapë dikush dëshiron të thotë se ajo Kosovë është e jona? Faleminderit, nuk është më e jona, por, kur mendoj më esëll, se a është më normale, pas gjithë kësaj, që ajo fare të jetë e ndokujt?

Meqë ajo është vetëm një tokë e shkretë e njerëzve të mërzitur, ca serbë, ca shqiptarë, që atje poshtë, nga zori, janë të detyruar të jetojnë, të izoluar nga e gjithë bota, meqë, ja, nuk kanë pasur fort mundësi të zgjedhin ku të lindin. Kjo është një trevë që ka përjetuar shumë hidhërime, vaje, klithma dhe dhembje. Ky është një vend ku as djalli i zi nuk do të mund të kotej.

Dhe tani, kur dëgjoj nga llomotitësit populistë dhe djathtistët e salloneve, se konflikti duhet ngrirë, të pritet ndryshimi i rrethanave botërore, do t’i lusja po ata, që të zbresin poshtë, natyrisht nëse ua mban, që ta mbledhin atë popull nëse dinë ta mbledhin, edhe shqiptarët, edhe serbët, dhe t’ua shpjegojnë me gjuhë të thjeshtë, meqë, ç’të bësh, njerëzit nuk jetojnë në Beograd, që t’i kuptojnë ato lloj pikëpamjesh me nivel të lartë intelektual e të emancipuara, se do të duhet megjithatë edhe pak të presin, të durojnë, vetëm edhe disa vite, ndoshta edhe më shumë, që edhe pak të urrehen ndërmjet vete, ndërsa njëfarë zgjidhje do të gjendet, ndërsa thua Kosmet, në të ardhmen e trazuar.

T’u thonë ashtu, kur t’i shikojnë, ashtu të mërzitur, të lodhur e të munduar, e pastaj, pas atyre fjalimeve, të hedhin shikimin pas tyre; do të shohin në largësi, sa çel e mbyll sytë, këtë ua garantoj, turmën e pafund, që do të përbëhej nga mbi dhjetë mijë të pafajshmish, që askujt s’i kishin gjë borxh, dhe të vrarë – se si vështrojnë në heshtje dhe pa fjalë ata të cilët kishin pësuar nga soji i këtyre.

Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), u tha gazetarëve se pas një paraqitje në tv Hepi ishte kërcënuar nga lideri i Radikalëve të Serbisë, Vojisllav Sheshel




Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), u tha gazetarëve se pas një paraqitje në tv Hepi ishte kërcënuar nga lideri i Radikalëve të Serbisë, Vojisllav Sheshel, ndërsa ishte sulmuar fizikisht nga truproja e tij, i cili i kishte shkaktuar plagë, raporton “Danas” i Beogradit.


Sheshel kërcënon Çanakun, truproja e tij i shkakton plagë


Sipas këtij burimi ai kishte shpëtuar nga më e keqja në saje të ndërhyrjes së deputetit nga Sanxhaku, Muamer Zukorliq, i cili i kishte ndihmuar Çanakut të dalë nga studiot e këtij televizioni.

Çanak e Sheshel kishin qenë mysafirë, njëri pas tjetrit në këtë televizion.

akuzoi të dënuarin e Hagës për krime lufte, Vojisllav Sheshelin, për sjellje e veprime të dhunshme si në vitet e nëntëdhjeta dhe kërkoi nga MPB e Serbisë të ndërmarrë masa.

“Ose shteti të bëjë punët e veta, ose do të detyrohemi vetë të bëjmë punët e saj”, është shprehur Çanak.

Çanak është ndër ata pak serbë që ka kundërshtuar politikat dhe veprimet nacional-shoviniste të regjimit të Millosheviqit dhe të të tjerëve si ky.



Kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore.

Serbia heq gatishmërinë më të lartë të luftës me Kosovën

Serbia heq gatishmërinë më të lartë të luftës me Kosovën


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka vendosur ta heqë shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë në kufi me Kosovën .

Siç njoftohet në kumtesën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmetojnë medie serbe, Vuçiqi , në përputhje me kompetencat, ua ka dorëzuar ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulinit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë nënkolonelit Milan Mojsiloviq urdhrin “për çangazhimin urgjent të forcave për reagim të shpejtë".

“Ushtria e Serbisë edhe më tej po e përcjell situatën e sigurisë dhe është e gatshme që në çdo moment të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vet”, thuhet në kumtesë.

Vuçiqi kishte ngritur shkallën e gatishmërisë së luftë së Ushtrisë së Serbisë të shtunën e kaluar, më 29 shtator, kur kryetari i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi në Liqenin e Ujmanit.




Kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore.



Zbulohet pse sot Serbia ka hequr shkallën më të lartë luftarake të ushtrisë së saj në kufi me Kosovën. Arsyeja është se kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore.

Perëndimi Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë

Nëse Serbia për çfarëdo arsyeje merr vendimin që me forcat e veta të ndërhyjë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapët, jo me forcat policore të Kosovës por me njësitet e KFOR-it e të NATO-s, ka qenë kërcënimi i këto ditshëm nga NATO.

Këtë kërcënim të drejtpërdrejtë e të rreptë lidhur me tensionet e fundit në Kosovë, e ka thënë në bisedë me zyrtarët serbë një përfaqësues i lartë i njërit nga vendet më me ndikim të NATO-s në Beograd, përcjell portali serb “Novosti”

“Ky diplomat ka qenë shumë i interesuar të dijë se si i sheh Beogradi ngjarjet në Liqenin e Ujmanit”, citon kjo gazetë e Beogradit të ketë thënë një bashkëbisedues i saj të cilin ajo nuk e identifikon.

Në po atë takim është shfaqur pakënaqësi e hapët lidhur me ngritjen e shkallës së gatishmërisë së luftës të forcave të armatosura të Serbisë.

Përfaqësuesi i këtij shteti s’e zbuloi mundësinë e konfliktit por ai tha se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe t’i mbajë larg Kosovës.

Sipas kësaj gazete, ky nuk është kërcënimi i parë që nga Perëndimi i bëhet Serbisë.

“Çdo paralajmërim i Serbisë se do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë, përcillet me pakënaqësi të vendeve perëndimore dhe me vërejtjen për Beogradin se do të ketë punë me NATO-n sikur në vitin 1999”.

Gazeta thekson se Serbia në planin e sigurisë nuk ka probleme me Kosovën, madje edhe nëse asaj i bashkohen forcat ushtarake të Shqipërisë, porse Kosova është nën ombrellën e NATO-s.

Këto ditë në Beograd qëndron shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa nga 8 deri më 11 tetor në Serbi mbahen ushtrimet e NATO-s për reagime të shpejta në situata emergjente në të cilat marrin pjesë 40 vende me 1000 ushtarë.

“Ky është viti në të cilin do të njohim Kosovën si edhe është – krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiqi.


Bërnabiq në Gjenevë: Këtë vit do të njohim Kosovën për çka është – krahinë autonome e Serbisë


"Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në Gjenevë: Këtë vit do të njohim Kosovën për çka është – krahinë autonome e Serbisë" ... Me këta matrapazë shqiptarë në fundin e dekatës së dytë të këtij fillim shekulli, ashtë rrezik që Kosova për Serbinë, nga ish Krahinë të bie në nivelin e një Komune !



Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë sot në Gjenevë se në interesin e Serbisë është paqja dhe stabiliteti në rajon sikurse edhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët.

“Mbi të gjitha jemi të interesuar për të ardhmen, për zhvillimin e rajonit në të cilin të rinjtë dëshirojnë të qëndrojnë, për ndalimin e ikjes së trurit, për përfitime nga revolucioni i katërt industrial”, tha Bërnabiq para gazetarëve në Gjenevë ku po merr pjesë në Forumi Ekonomik Botëror, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Kryeministrja serbe foli edhe për Kosovën, ku tha se këtë vit do të njohim statusin e saj të cilin e ka – krahinë autonome e Serbisë.

“Ky është viti në të cilin do të njohim Kosovën si edhe është – krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiqi.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi mbështetje nga pjesëmarrësit e Forumit për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, duke thënë se rezultati i saj nuk duhet paragjykuar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...