2018-10-17

Numri i martesave në vendin tonë ka pasur luhatje, duke arritur vlerën më të ulët në vitin 2017 me rreth 22,5 mijë martesa,



Event mjaft i rëndësishëm në shoqërinë e një vendi janë martesat. Nuk është aspak sekret që martesat në ditët e sotme janë shumë më ndryshe se ato të viteve më parë. Sot njerëzit kërkojnë siguri për të marrë një angazhim si martesa, siç është një punë e sigurt apo të ardhura mbi mesataren.

Studimet tregojnë se të rinjtë po martohen më pak dhe më vonë në krahasim me brezat e mëparshëm, dhe kjo nuk është vetëm një tendencë globale. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se martesat kanë hyrë në një trend rënës në vitet e fundit, duke shënuar në 2017-n edhe rekordin më të ulët, sipas të dhënave të INSTAT në Vjetarin e Statistikave Rajonale.
Në vitin 2017 janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile rreth 22,5 mijë martesa. Shifër kjo e ulur me 0,4 % krahasuar me një vit më parë, por me një rënie prej 5,7 % krahasuar me vitin 2013. Numri i martesave në vendin tonë ka pasur luhatje, duke arritur vlerën më të ulët në vitin 2017 me rreth 22,5 mijë martesa, raporton INSTAT.

Por edhe pse më rënie, disa prej qyteteve të Shqipërisë nuk e kanë humbur besimin tek institucioni i martesës.

Kryesonin listën për sa i përket shpenzimeve të larta për alkool, por ky nuk është rekordi i vetëm që ata mbajnë. Lezhjanët kanë numrin më të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë në 2017-n. Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT norma e martesave në qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7.

Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.

Ndërsa qarqet e tjera ndjekin nga pas me një normë më të ulët se mesatarja, si Vlora ku gjatë 2017-s u lidhën rreth 7.6 martesa për 1000 banorë, apo Shkodra me 7.4 martesa për 1000 banorë.

Kukësi, Gjirokastra dhe Korça kanë pasur një normë prej 7.1 martesash për 1000 banorë gjatë vitit që lamë pas.

Rekordin më të ulët për martesat e lidhura gjatë 2017-s e mban kryeqyteti, ku është përqendruar edhe një pjesë e madhe e popullsisë, ku të ardhurat dhe shanset për të gjetur një punë janë më të larta.

Por edhe pse ka një perspektivë më të lartë në krahasim me qarqe e tjera në kryeqytetet sipas të dhënave të INSTAT u lidhën 6.8 martesa për 1000 banorë, apo rreth 4 martesa më pak se në Lezhë.

30% e rinisë nga Ballkani Perëndimor që kryen intership në kompanitë gjermane nuk kthehet më në atdhe. Për DW Antje Müller, Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor, Programi intership i Biznesit Gjerman.



DW: Znj. Müller, ҫfarë i ofron biznesi gjerman rinisë së Ballkanit Perëndimor (BP) me anë të programit të intership që ju drejtoni?

Antje Müller: Ofrojmë vende intershipi në kompanitë gjermane, kudo në Gjermani, nga 3- 6 muaj për të sapodiplomuarit. Kjo do të thotë që të rinjtë dhe të rejat mund të fitojnë njohuri praktike, që kombinohen me njohuritë e tyre teorike të fituara në universitet, pra do të thotë një numër i madh të rinjsh dhe të rejash nga gjithë rajoni që marrin njohuri praktike dhe rrisin dijet e tyre profesionale.

Shans i madh të fitosh njohuri praktike tek kompanitë gjermane, që janë në avanguardë në teknologji, menaxhimin, respektim të të drejtave të punonjësve etj. Si lindi kjo nismë për t’ia dhënë këtë mundësi rinisë së BP?

Programi nisi pas vrasjes në vitin 2003 të Zoran Djindic, kryemnistrit të parë demokrat të Serbisë. Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik për Zhvillim, hapi programin duke synuar të kujdeset për trashëgiminë e Zoran Djindic, i cili shihte tek rinia një faktor të rëndësishëm me rol të veҫantë në zhvillimin e Serbisë. Zoran Djindic vlerësonte shumë potencialin e rinisë në ndryshimin progresiv të shoqërisë serbe. Më vonë në program përfshimë edhe 5 vendet e tjera të BP si edhe Kroacinë për të rritur potencialet e rinisë dhe rolin e saj në zhvilimin ekonomiko-social të BP. Çdo vit ne ofrojmë 75 vende për intership, në bizneset gjermane, kudo në Gjermani. Kosto e qëndrimit të pjesëmarrësve, që pranohen për intership apo ndryshe alumni, përballohet 50% nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik për Zhvillim dhe 50% nga kompanitë gjermane, ku ata kryejnë praktikën, duke përfshirë edhe sigurimin shëndetësor. Ata marrin edhe 550 euro në muaj si bursë. Në varësi nga qyteti ku ndodhet kompania, ajo paguan ose pagë mujore ose qeranë e banesës. Kampania siguron edhe pajisjet për të punuar si edhe një mentor që i shoqëron ata në marrjen e njohurive praktike. Pra, kuptohet që është një shumë e konsiderueshme financiare si edhe kapital human që Gjermania vë në dispozicion të rinisë së BP.

A ka të dhëna për numrin e pjesëmarrësve në programet intership që rikthehen në vendet e tyre përkatëse në BP dhe numrin e atyre që nuk rikthehen, por qëndrojnë në Gjermani?

Që kur programi ka filluar, në të kanë marrë pjesë rreth 700 të rinj dhe të reja nga BP. Afërsisht 70% e tyre janë rikthyer në atdheun e tyre në BP; kurse 30 % kanë qëndruar në Gjermani, vazhdojnë kualifikimin ose punojnë. Por qëllimi i programit është që ata të kthehen dhe t’i sjellin BP njohuritë që kanë fituar, të punësohen në kompani ndërkombëtare në vendin e tyre apo edhe të trajnojnë punonjësit e ardhshëm në bazë të njohurive që kanë fituar në Gjermani.

A është kusht paraprak që të fitojnë intership-in, rikthimi i tyre në atdhe pas përfundimit te intership? A i pyesni për këtë para se të merret vendimi përfundimtar?

Jo. Nuk është. Kompanitë janë të interesuara të dinë motivimin e rinisë, nga se nisen për të marrë një intership në kompanite gjermane të biznesit. Kjo është kryesorja në intervistën qëkompanitë kryejnë para me kandidatët para se të marrin vendimin përfundimtar.

Emigrimi i rinisë është një problem i madh shqetësues në BP, që vë në pikëpyetje zhvillimin ekonomiko-social të rajonit dhe arritjen e standarteve të kërkuara për hyrje në BE. Energjitë dhe potenciali i rinisë, që po emigron në masë, nuk shkon në BP por në vendet ku rinia po emigron. Dhe ju sapo thatë që 30 % e alumni nuk kthehen. Çfarë mendoni për këtë situatë?

Pa dyshim, Brain Drain është një sfidë e madhe për BP. Jam e bindur që duhet të ndërmerren një sërë hapash që ikja, rrjedhja e trurit; nga rajoni të frenohet dhe mundësisht të ndalojë. Por duhet të pyesim vehten: Pse ikën rinia? Ju thatë që rinia në BP nuk është e kënaqur me sistemin e edukimit. A është arësye e ikjes sistemi arsimor, që nuk ka përqasjen e dhënies edhe të njohurive praktike? A është arësye mungesa e vendeve të reja të punës, fakti që tregu i punës nuk ofron mundësi punësimi për rininë pas mbarimit të studimeve të larta dhe kualifikimeve në vend? A është arësye që politikat në BP nuk marrin parasysh aspiratat e rinisë dhe të ardhmen e saj në atdhe? Apo është mungesa e një sistemi të mirë sigurimesh shoqërore? Mendoj se ka një kombimin të shumë arësyev edhe problemeve që duhen përballuar nga vetë vendet e BP.

Znj. Müller, ka edhe një këndvështrim tjetër: Individi, në shoqëritë demokratike, sot është i lirë të eksperimentojë, është e drejta e njeriut të shkojë për të jetuar dhe punuar atje ku realizon aspiratat dhe potencialin e vet, natyrisht duke respektuar ligjet, nuk e kam fjalën për qëndrim në mënyrë të paligjshme. Si e shihni ju raportin mes kësaj të drejte dhe nevojës urgjente që ka BP për të mbajtur rininë e tij në rajon?

Jam plotësisht dakord me këtë këndvështrim. Jetojmë në shekullin e 21-të. Është shekulli i globalizimit, Kushdo flet për lëvizjen, mobilitetin. Ka qindra programe që mbështesin lëvizjen e rinisë. Por ka ndryshim mes rinisë së Europës Perëndimore dhe asaj të BP: pjesa më e madhe e rinisë së Europës Perëndimore kthehet në vendin e saj, kurse e kundërta ndodh me rininë e BP. Ndryshimin duhet ta bëjnë vetë vendet e BP; vetë ato duhet të ndërmarrin hapa, të realizojnë ndryshimin që rinia të kthehet, në fund të fundit., pas përvojave, por të ketë mundësi të realizo jë potencialin dhe endrrat e veta.

Antje Müller është Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor, në Komitetin për Marrdhënie Ekonomike me Europën Lindore, Programi intership i Biznesit Gjerman, Berlin.

Letër publike kryeministres serbe, Ana Brnabiqit



Nga Ragip Guraziu



Ana Brnabiq

Kufiri i Kosovës është në Nish, këtë e dini edhe ju


Trojet e Kosovës që i aneksuan në 3 Republika ish-Jugosllave, Serbisë,Maqedonisë,Malit Zi dhe Greqisë,Çameria a po të kujtohet kryeministresh serbe,herdo kur me një afatë shumë të shkurtur do bashkohen tokat shqiptare,jo se doni ju apo te tjeret,por edhe ne,dihet fuqia e jonë,por kjo do ndodh se koha e bënë te veten. ”E huaja nuk behet e jotja”, një thënje e urtë e kombit shqioptar.

Kryeminstrja serbe, Ana Brnabiq ‘ka urdhëruar’ përfaqësuesit e Kosovës që të ndalojnë së foluri për Kosovën Lindore, shkruan media serbe.

Brnabiq, në këtë mënyrë, siç shkruajnë mediat serbe, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi i cili ka thënë se ‘ka pranuar mbështetjen e presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me mundësinë e korrigjimit të kufijve”, gjë e cila nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si tërësi me Kosovën.

“Më duhet të them se duhet të ndalojmë së foluri këto gjëra pasiqë nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe ju lutem mos të shkojnë edhe më tutje, ndoshta pretendojnë territore edhe më në qendër të Serbisë”.

Ajo ka thënë se Serbia po mundohet të tregohet fleksibile, e durueshme dhe tolerante në dialog, por se ‘çdo gjë ka një kufi’.

Do ishte kjo përgjigjja….

Kosova kurr e kurrës nuk ka pretenduar territore edhe në qendër të Serbisë,por durimi duket ju ka takuar shqiptarëve që me shekuj trojet e kombit shqiptarë u aneksuan në tre Republikave të ish-Jugosllavisë, Serbi, Maqedoni, Mali i Zi dhe Greqi.

Deri në Nish ishin tokat me banorë shqiptarë…

Siç jeni edhe ju kryeministre serbe në dijeni se nga këtu u dëbuan shqiptarët me dhunë nga sllavet serb të ndihmuar edhe nga Rusia, që nga Nishi, Zajeqari e deri në Sangjakun ku shqiptarë ende ka aty dhe janë ato trojet e shqiptarëve, lexo pak histori.

Kryeministre serbe Brnabiq, ende e freskët lufta e fundit, 1988-89,gjenocidi serb mbi shqiptarët,dhe kjo mishte arsyeja se si u bombarduar nga NATO edhe shteti i juaj Serbia midis Beogradit. Tani këtu u dëshmua se shqiptarët kudo që janë tani, nuk janë më,siç thihet popullorqe, ”nënë pa djal”.

Por po shkojmë më tej…..gjitha dëmet duhet t’i faturohen regjimit gjenocidal serb

Harresa 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh për politikën serbe po se po por edhe për ndërkombëtarët.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.

Thuhet se për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nevojitet që Serbia të kompensojë dëmet e luftës.

Ekipi i ekspertëve në atë kohë, ka bërë një vlerësim të dëmeve të luftës për sektorë të ndryshëm, e që vlera ka arritur në mbi 22 miliardë euro. E tash natyrisht për t’u krijuar një pajtim, dhe për të parë që Serbia me të vërtet dëshiron që të lë prapa vetës politikën e (Sllobodan) Millosheviqit, ajo duhet të jetë e gatshme që të spastrojë llogaritë dhe dëmet ekonomike në pronën private dhe dëmet tjera që i ka shkaktuar Kosovës me qeverisjen e saj dhe luftën shfarosëse që ka zhvilluar ndaj shqiptarëve”.

Edhe Tirana zyrtare nuk rrin duarkryq

Publikohen pasojat e luftës: 11’840 civilë të vrarë

Sipas rezultateve zyrtare të botuara nga arkivat kosovare gjatë vitit 1998-1999 janë vrarë, 11.843 kosovarë, prej tyre 1.392 fëmijë dhe 1739 femra.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovoi në Tiranë dy botime të cilat sjellën dëshmi faktike mbi krimet serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit: “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999” dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”.

Këto dy vëllime u botuan në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ndërsa vetëm 14 vjet pas luftës jepen shifrat zyrtare se në Kosovë u vranë nga regjimi i Serbisë, 11 840 qytetarë të pafajshëm.

U tha në atë kohë se qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj.

Kjo luftë, u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik.

Vetëm nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë.

“Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”.

Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria.

Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë

Shtëpi të shkatërruara, dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358.

Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;

Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1450 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

Refugjatë: 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Nuk di sa kompromise i duhen Kosovës,e le më mos të folmi për Luginën e Preshevës. Durimet e shqiptarëve ekzistojnë që me shekuj ndaj Serbis,lexo pak histori kryeministre serbe,edhe shqiptarëve ju ka humbur durimi,se kufijt e Kosovës janë në Nish. Lugina e Preshevës,toka e Kosovës deri në Nish dhe Sanxhaku pas pak vitesh do i bashkangjitet Kosovës.

Kuvendi i Institutit të Studimeve Orientale në Prishtinë, i formuar kohë më parë, ka marrë vendim që për drejtor të këtij Instituti ta zgjedhë prof. dr. Muhamed Mufakun.



Ky institut promovon orientalistikën në Kosovë. Ka një traditë 45-vjeçare dhe është i pranishëm në arenën ndërkombëtare me anë të revistës së vet shkencore “Studime orientale” me punime shkencore në pesë gjuhë (shqip, anglisht, turqisht, persisht e arabisht), si dhe me pjesëmarrjen në tubimet ndërkombëtare dhe organizimin e konferencave shkencore në Prishtinë. Nga ana tjetër, ISO ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare në vendet e Lindjes së Mesme me anë të përkthimit të veprave letrare e të tjera në ato gjuhë.

Prof. dr. Muhamed Mufaku, i cili u doktorua në filologji e në histori në UP, ku një kohë punoi në Degën e Orientalistikës derisa nuk u dëbua nga regjimi i Milosheviqit më 1987, kurse pastaj ushtroi detyrën e profesorit të historisë moderne në disa universitete të Jordanisë gjatë viteve 1989-2018, deri kur doli në pension.

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti) është i lindur në Damask, në vitin 1952. Ka qenë anëtar i Shoqërisë për Kërkime dhe Studime. Është diplomuar në universitetin e Damaskut në gjuhën dhe letërsinë arabe, ndërsa magjistraturën dhe doktoraturën në letërsi krahasuese dhe histori i ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës, ku ka ligjëruar deri më 1987, kur u dëbua prej Kosovës nga regjimi i Milosheviqit. Më pas ligjëroi në Universitetin e Jermukut në Irbid, Jordani. Ishte drejtor i Institutit Shtëpia e Urtësisë dhe gjithashtu si pedagog në Universitetin Al al-Bejt në qytetin e Mafrakut në Jordani deri në pensionimin e tij, më 2018. Është specializuar në historinë dhe letërsinë e popujve të Ballkanit.

Prof. dr. Muhamed Mufaku më 2005 u zgjodh anëtar me korrespodencë i Akademisë Arabe të Shkencave me seli në Damask (e themeluar më 1919) dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kurse më 2012 u nderua me Medaljen e Republikës për Merita nga presidenti i Kosovës.

Është specializuar në historinë dhe letërsinë e popujve të Ballkanit, ka përkthyer shumë libra të letërsisë së Ballkanit në gjuhën arabe, ashtu sikurse ka transmetuar edhe shumë prej letrarëve dhe shkrimtarëve arabë në gjuhët e këtyre popujve si dhe në gjuhën shqipe të cilën e përvetëson po aq mirë sa dhe gjuhën arabe. Ka marrë pjesë në shumë seminare, konferenca shkencore, letrare dhe kulturore. Gjithashtu, ka marrë pjesë në shumë ekspedita shkencore në shumë vende në kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Europës. Njihet si referues për studiuesit arabë dhe europianë në çështjet e historisë dhe letërsisë shqipe. Ka botuar dhe përkthyer shumë libra, të cilat i ka botuar në vende të ndryshme. Nga botimet më të rëndësishme prej veprave të tij në arabisht dhe shqip janë:

1 – Kultura shqiptare me alfabetin arab

2 – Antologjia e poezisë arabe

3 – Tregime siriane

4 – Historia e Beogradit islam

5 – Kosovë – Kosovë

6 – Tipare islame-arabe në letërsinë shqiptare

7 – Studime në historinë kulturore të Islamit në Ballkan

8 – Studime në historinë kulturore të vendeve të Shamit

9 – Islami në Jugosllavi nga Beogradi në Sarajevë

10 – Të dhëna rreth Sirisë dhe vendeve të Shamit jugor në shekullin 16

11 – Palestina shqiptare

12 – Shqiptarët në botën arabe

Nga botimet e tij të përkthyera në arabisht janë:

1 – Historia e shkrimtarëve

2 – Poezi bashkëkohore shqiptare

3 – Një pamje tjetër e Bashkimit dhe Progresit

4 – Era dhe lisi

Gjithashtu ka botuar kërkime e studime në një numër të madh të gazetave dhe revistave arabe, shqipe, dhe në gjuhët e Ballkanit. U emërua anëtar i bordeve të revistave të botuara në universitetet e specializuara të Jermukut dhe Al al-Bejtit në Jordani.



Flori Bruqi

ARANUTËT E IRAKUT: HISTORI E MBULLUAR ME LEGJENDA


Nga Prof. MUHAMET MUFAKU GEGA



Gjenerali Shefki al-Hadithi

Iraku është prej vendeve të ralla në Lindjen e mesme që s’kam vizituar për shkak të gjendjes jo të qëndrueshme politike prej 1968. Kështu, isha i detyruar të shkruaja për shqiptarët e Irakut prej se largu, nga Prishtina, për ta përfunduar monografinë “Shqiptarët në botën arabe”, Rilindja 1990. Me gjurmimet e mia prej se largu jam hasur në shumë personalitete ushtarake e administrative që kanë bërë emër gjatë sundimit osman në Irak 1534-1917.

Megjithatë, një koleg irakian në universitetin ku punoj tani më tregoi per një gjeneral irakian në pension me orgjinë shqiptare ose “arnaut” që jeton në Amman të Jordanisë prej viti 2003, qëkur administrata e përkohshme amerikane e shpërndau ushtrinë irakiane. Me kurreshtje te madhe shkuam se bashku për një vizitë të gjenerali në pension që kishte banesën jo më shumë se 200 metra prej banesës sime.

Ishte moment prekës kur zbuluam se jemi fqinj nja 15 vjet pa u njohur njëri tjetrin përkundër asaj që na e lidh. Kureshtja e historianit nuk kishte kufi. Kështu biseda zgjati shumë dhe u ndamë me shpresë që të shihemi jo vetem në Amman po edhe në vendbanimet e arnautëve në veri e perëndim të Bagdadit.

Pasi gjenerali Shefki Abdulkarim al-Hadithi erdhi në Amman në rrethanat e luftës, ai kishte vetëm rrëfime të trashëguara prej babagjyshit dhe shumë përjetime e dëshmi për rrethin e ngushtë familjar që zuri funksione të larta në kohen e regjimit të vjetër i cili sundoi në Irak deri më 2003. Në rrëfimin e tij për ardhjen e të parëve të tyre përzihen fakte, që dëshmohen me praninë e disa mijë arnautëve në dy vendbanime, me legjendat për origjinën e tyre.

Gjenerali 66 vjeçar tregon se në vitet ‘80 të shekullit të kaluar e pyeti agjën e vet (që kishte atëherë afër 90 vjet) për origjinën e familjes dhe ai tregonte se gjyshi dhe i ati i tij kishin ardhur në vendbanimin Hadithe prej Sirisë. Etimologjia e fjalës tregon se fjala është për një vendbanim të ri, kurse koha e ardhjes përputhet me tërheqjen e trupave të Mehmet Aliut prej Levantit më 1840. Atëherë, kishin mbetur në rajon mjaft familje shqiptare që kishin ardhur me ushtrinë e Mehmet Ali pashës, por që mbetën Levant (Siri, Liban, Palestinë) ku u dalluan me mbiemër të përbashkët: Arnaut ose Arnauti.

Tradita që ruhet në familjen e gjenerali tregon për katër vëllezër që u vendosën në Hadithe (Hadi, Haliti, Kadriu dhe Zenuddini). Në bazë të traditës familjare vëllezërit morën një çiflig në brigjet e Eufratit, i cili me kohë u shndërrua në vendbanim të ri (hadithe), tani 260 km në përendim të Bagdadit. Por më vonë, për arsye të panjohura, një prej vëllezërve (Nureddini) shkoi në lindje dhe u vendos në një truall në brigjet e Tigrit, ku u formua me kohë një vendbanim i ri që tregon vet emri i vet (Xhdaidat al-shat).

Kjo ndarje jo vetëm që krijoi dy vendbanime të ndryshme, por edhe dy histori interesante të arnautëve të Irakut. Pasi vendbanimi i parë është në brigjet e Eufratit, pra në perëndim të Irakut ku dominojnë sunnitët, arnautët këtu u bënë pjesë të atij mjedisi. Me ardhjen e partisë Baath në pushtet më 1963 (për kohë të shkurtër) e më1968-2003, regjimi i ri kishte më shumë besim në popullsinë e pjesës perëndimore të Irakut. Kështu, shumë arnautë të vendbanimit Hadithe, të cilët sikurse te tjerët tani mbanin mbiemrin Hadithi, u ngritën në funksionet më të larta në organet shtetërore në qeveri, ushtri, agjencit të spiunazhit, etj.). Prej tyre është bash bashkëbiseduesi gjenerali Shefki al-Hadithi, që shërbente si shef të një reparti të spiunazhit.

Në lidhje me këtë, mjafton të veçojnë dy figurat më të njohura të kësaj figura. I pari është kushëriri i tij Abdulla al-Hadithi (1930-2000), i cili ishte themelues dhe drejtori i parë të Shërbimeve sekrete ushtarake më 1968. Ai pastaj zuri funksione të larta në ushtri deri kur më 1980 u bë ndihmës-shefi i shtatmadhorisë të ushtrisë irakiane deri kur doli në pension më 1982. I dyti është kushëriri tjetër Enver al-Hadithi (1926-1998 ), i cili u paraqit me grushtin e parë të shtetit më 1963 kundër gjeneralit majtist Abdulkerim Kaim. Ai u bë Sekretar i Këshillit Revolucionar që e udhëhoqi Irakun për një kohë, kurse më vonë u bë ministër i punës, etj. Në vitet shtatëdhjetë shkoi për vizitë në Shqipëri si zyrtari më i lartë irakian që e vizitoi Shqipërinë duke u mburur me origjinën e tij shqiptare.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, pjesa tjetër e familjes (fëmijët e nipat e Zenuddinit) që shkuan në lindje dhe themeluan në brigjet e Tigrit vendbanimin e ri (Xhdaidat al-Shat) u bënë pjesë e shoqërisë shiite atje. Si tregon gjeneral Shefkiu, në kohën kur sunnitët mbanin funksione më larta në Irak gjatë 1968-2003, arnautët e Hadithës kishin kujdes për kushërinjtë e tyre që u bënë shiitë. Kurse pas 2003 kur shiitët u bënë në funksione më të larte ata treguan po ashtu kujdes për kushërinjtë e tyre në Hadithe. Si thotë gjeneral Shefkiu, ata gjithmonë për 100 vjet mbanin lidhje lidhje të mira,v izitohen shpesh sidomos në gëzime e ngushëllime.

Në mesin e arnautëve të Irakut, siç shihet në bisedë me gjeneralin Shefki, mbiemri Arnaut dikton legjende sepse udhëpërshkruesi i njohur turk Evlija Çelebi e vizitoi Shqipërinë më 1760 dhe e përhapi legjendën se arnautët rrjedhin prej një princi ose udhëheqësi të fisit të krishterë arab Gassan, Sipas asaj legjende, ai fis i cili u islamizua (sipas traditës) për një vit pastaj u kthye në fenë krishtere dhe u largua në Bizant e më vonë u vendos në Jug të Shqipërisë. Çelebiu shkoi aq larg në atë përrallë sa që mëtonte se kur ishte në Elbasan gjeti edhe varrin e atij princi, ku shkonin shqiptarët për të vizituar pasiqë ata e respektonin atë si “i pari i tyre”.

Nuk ishte lehtë për gjeneralin Shefki të kuptonte se fjala ishte për një legjendë, sa që më është dashur të takohemi edhe një herë për t’ia shpjegur përse është legjendë e ç’thotë shkenca për origjinën e shqiptarëve. Kuptohet duhen më shumë takime e vizita në Irak, sidomos në atë qendër buzë Tigrit, ku tani është epiqendra e arnautëve të Irakut. Iraku pas 2003 u kthye në shoqëri me formacione fisnore, që afrojnë më shumë mbrojtje për individët në kohën e anarkisë. Edhe aranautët u bënë atje fis më vete dhe tani e kanë udhëheqësin e fisit Hajdar Xhevat al-Arnautin, i cili mori në zgjedhjet e fundit parlamentare (rezultatet e të cilëve do të rinumrohen) me mbiemrin e vet kombëtar: al-Arnauti. Në fizionomi të tij shihen gjurma të të parëve, kurse këto gjurma shihen më qartë në gjeneratën e re në Xhadaidat al-Shat që është nja 80 km në veri të Bagdadit.



Udhëheqësi i fisit të arnautëve Hajdar Xhevat al-Arnauti në një pllakatë të fushatës parazgjedhore


Djem me tipare të të parëve shqiptarë në Xhdaidat al-Shat në një paradë



*Prof.. Muhamed Mufaku Gega

Historian kosovar, profesor i historisë bashkëkohore në universitetet jordaneze (1989-2018), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i nderuar me Medaljen e Republikës për Merita më 2012.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dekoruar në ceremoni të ndara Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Thaçi dekoron Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausenin dhe Gjon Berishën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për angazhimin e tyre për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave shqipe.

Pasardhësin e familjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Loris Castriota Skanderbegun, presidenti Thaçi e ka falënderuar për mishërimin me vlerat, traditat, historinë shqiptare dhe angazhimin e tij për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këtyre vlerave.

Kurse, politikanit zviceran Reto Nausen i ka shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.


Ndërkaq, veprimtarin Gjon Berisha e ka falënderuar për përkrahjen e përhershme në diasporë për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trojet shqiptare, para dhe pas luftës.

Të dekoruarit e kanë falënderuar presidentin Hashim Thaçi për vlerësimin e aktiviteteve të tyre dhe për nderimin që po i bënë Republika e Kosovës.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i unifikoi shqiptarët drejt Evropës

Skënderbeu i unifikoi shqiptarët drejt Evropës
Orientimi evropian i shqiptarëve pas rënies së ish-Jugosllavisë dhe rrëzimit të pushtetit komunist në Shqipëri, është një fjali që përsëritet shumë shpesh në fjalorin politik. Por realisht rrënjët e një rruge të tillë janë shumë më herët.



Veprimtaria e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nxjerr në pah se bashkëpunimi i shqiptarëve me Evropën zë fill këtu e gati gjashtë shekuj më parë. Aleancat e Skënderbeut me shtetet evropiane të kohës së tij, për të luftuar invazionin turk, janë dëshmi për këtë.

Pos kësaj, vetë shteti i asaj kohe që e udhëhiqte heroi, kishte synime të qarta sa i përket këtij rrafshi. Historia e udhëheqësit të arbërve e parë nga kënde të ndryshme është shpalosur nga studiues shqiptarë e hungarezë.

Të martën në konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 500-vjetorin e vdekjes” të organizuar nga Instituti i Historisë në Kosovë, ai i Shqipërisë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni e Ambasada e Hungarisë në Kosovë, më shumë se 20 studiues kanë paraqitur hulumtimet e tyre për historinë e mesjetës..

Historia flet dhe thërret në këtë përvjetor të madh, 550 vjetorin e vdekjes së të pavdekshmit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, i cili si dikur i mblodhi dhe afroi Arbët, asht edhe sot na afron dhe bashkon ne shqiptarëve me shumë porosi, qortime, vërejtje, synime dhe frymëzime për të tashmen dhe të ardhmen tonë më të mirë.

Image result for dom lush gjergji

Si përfaqësues i Kishës Katolike, Dioqezës së re Prizren-Prishtinë, në emër të Shkëlqesisë së Tij, Imzot Dodë Gjergji, i cili gjendet në Vatikan, në Sinodin e Ipeshkvijve, dua të bashkëndaj disa fjalë, mendime mbi Gjergjin tonë të madh, në 550-vjetorin e kalimit të tij në amshim.
Historia flet dhe thërret në këtë përvjetor të madh, 550 vjetorin e vdekjes së të pavdekshmit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, i cili si dikur i mblodhi dhe afroi Arbët, asht edhe sot na afron dhe bashkon ne shqiptarëve me shumë porosi, qortime, vërejtje, synime dhe frymëzime për të tashmen dhe të ardhmen tonë më të mirë.
Image result for gjergj kastriot skenderbeu
Kush ishte Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe si ndodhi “mrekullia” që një popull i vogël, Arbërorët, t’i bënte ballë perandorisë turko – otomane në krye me kryetrimin e Arbërisë së atëhershme Gjegj Kastriotin – Skënderbeun? Pse dhe si ai u shpall nga Papa Piu II “Athleta Christi et difensor fidei christianae”? Si e ka njohur dhe vlerësuar bota Gjergj Kastriotin, nëpërmjet tij Popullin tonë? Çka na mëson dhe dhuron jeta, figura dhe personaliteti i tij ne për kohën dhe hapësirat tona?

Ja strategjia largpamëse dhe vendimtare i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut:

1. Takimi – rreth kërkimit dhe zbatimit të mirës së përbashkët me princat arbërorë të asaj kohe, duke i vlerësuar ata si përkrahës dhe mbrojtës të rëndësishëm të lirisë dhe trojeve tona kombëtare;

2. Afrimi – rreth drejtësisë dhe barazisë me të gjithë dhe për të gjithë, pa përjashtuar askënd, pa të cilën nuk ka jetë, edhe më pak sukses dhe fatbardhësi;

3. Bashkimi – si shprehje fuqie të bashkimit në dallime, kush ky për çdo ngadhënjim dhe sukses, që mbështet në të vërtetën dhe në dashurinë për njëri-tjetrin, për idetë dhe idealet e përbashkëta, i bazuar në vërtetën historike ilire dhe arbërore për përballimin vëllazëror të baticave dhe zbaticave historike dhe aktuale;

4. Bashkëpunimi – si domosdoshmëri për çdo kohë dhe vend, shprehje e fuqisë dhe jetës, veprimtarisë dhe synimeve të përbashkëta, ku ne shpesh çalojmë dhe mungojmë, si një lloj dobësie pothuaj karakteristike e “thembrës së Akilit” për Popullin tonë;

5. Bashkëjetesa – si shprehje atdhedashuri dhe flijimi, kërkimi i vazhdueshëm i të mirës së përbashkët, pa të cilën s’ka as të mira personale, individuale, familjare, grupore, që lehtëson fuqinë shpirtërore, morale, jetësore, që edhe ne, si Gjergji ynë dikur, t’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës. Prandaj, takimi, afrimi, bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëjetesa e bëjnë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun figurë historike dhe aktuale unike për ne dhe për botën, Njeri që diti, deshi dhe mundi të krijonte këtë rrugëtim shkallor, si art të suksesit, vëllazërisë, afërsisë, vlerësimit pozitiv, të jetës dhe të suksesit të përbashkët me të gjithë dhe për të gjithë.

Nga ajo që dimë mbi personalitetin, porosinë, personifikimin dhe aktualizimin e tij duhet të theksojmë:
Image result for gjergj kastriot skenderbeu
• Gjergj Kastrioti – Skënderbeu pati forcën, vizionin, guximin, trimërinë t’i kthehet vetvetes, rrënjëve ilire dhe arbërore, fesë së krishterë dhe të vërtetës historike. Kthimi te burimi është porosi dhe testament shpirtëror i tij edhe sot për ne, kaq të ndarë dhe të përçarë, të shkapërderdhur anekënd, pa ndonjë identitet dhe personalitet bazik, pa vetëdije dhe përcaktim në këto tri pika: kush jemi, çka duam dhe si duam të realizojmë atë çka vërtet duam.



• Ai nuk e kishte humbur kujtesën historike personale, familjare, fetare dhe kombëtare. Edhe pse babai i tij Gjon Kastrioti qe i detyruar t’ua dorëzonte Gjergjin në moshën e brishtë 9 vjeçare, diku në fillim të vitit 1415, Gjergji ynë i mbeti besnik historisë familjare, kombëtare dhe fetare.

• Ai është shembëll i shkëlqyer i përfaqësuesit të “diasporës”, i cili nuk mendonte me “bark”, por me krye, vlerësonte me mendje dhe me zemër, dhe thënë me gjuhën e Shën Nënës Tereze, e “jep pjesën më të mirë të vetvetes”, por për të tjerët, për të mirën e përbashkët për të gjithë, si model flijimi dhe dhurimi, altruizmi dhe atdhedashurie shembullore. Shtyllë jete dhe veprimi pati BESËN, dhe me Besëlidhjen Shqiptare më 2 mars 1444, vuri themelet e reja dhe të vjetra tona kombformuese dhe shtetformuese, duke nderuar traditat e përbashkëta, simbolet, mbi të gjitha synimet, idetë dhe idealet tona, nën flamurin e përbashkët drejt histories dhe ardhmerisë.

• Ai është dhe mbetet model i intelektualit, filozofit, dijetarit, vizionarit, burrështetasit, luftetarit të pashembull për popullin ilir dhe arbëror, për ta gjetur edhe një herë vendin dhe dinjitetin e humbur, bashkimin dhe vëllazërinë tonë gjithëkombëtare me popujt dhe vendet e qytetërimit të krishterë dhe evropian.

(Fjala përshëndetëse e Don Lush Gjergjit me rastin e hapjes së konferencës shkencore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes)

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...