2018-10-19

PËRKUJTOJ AT PJETER MËSHKALLEN



Image result for Fritz RADOVANI

Pergatitë nga Fritz RADOVANI:

PËRKUJTOJ  AT  PJETER  MËSHKALLEN

21 Tetor 1946 Arrestohet në Tiranë At Pjeter MESHKALLA…
U dënue dhe bani 15 vjet burg në Burrel dhe kampe shfarosje...
U arrestue prap me “Revolucionin Kultural”, me 29 Prill 1967 në Shkoder dhe, u dënue edhe 10 vjet të tjera...
Gjithsejt ka ba 25 vjetë burg.

Arrestimi i dytë u ba në mbledhjen e organizueme nga Fronti Demokratik i Lagjes, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, me 29 Prill 1967, ku hymja ishte me ftesa…

Në fjalen e Tij në Institutin Pedagogjik para arrestimit At Meshkalla ka thanë:

“...Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot  këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju!
 Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”

NGA  AT  PJETER  MESHKALLA S.J.:
HIPOKRIZIA



Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.                                                                                       Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerët. (Fjalori)                                                         .                                                                                           
          Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh...
 Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).

                                   E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i
             pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).

                                 I. DEFINICIONE   


         Një maskë e zbukurueme
që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
         Sa vojna lyrë-ngjyrë
që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
         Një pare kallpe e zbehtë
që në treg na del porsi flori i vërtetë.
         Thesi që në grykë ka molla
e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.
         Një monument mermeri
mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por shpirti i drejtë... nuk di... nuk di, nuk di sesi...
por, ndinë....
                      se jé  h i p o k r i z i !


                   II. KUADRA 

         Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,
e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
                                   hipokrizi
                                      për treqind pare argjënd!
         Joab jé, që pret në besë e vé pusi:
hasmin e falun përqafon miqësisht,
kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
                                  hipokrizi
                                      fillë në zemër, si gand...!
            Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek e detarët i thithë në pasqyrë të qétë
dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë
                                   hipokrizi
                                      me knaqun synin tand!
              Të njoh mirë, hipokrizi...
                                      ti jé trathti, lubi!
                                     Gënjen synin pa sherri,
por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,
por, shpirti i drejtë nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë....
                                       se jé  h i p o k r i z i !

            III.    KAM  GJETË  !
                                                                                               
      Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët tueja janë pa krye,
por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
       Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti kapun në luftë me ty,
e ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
      Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri...
Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:
      Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa...për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
      Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,
me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur ia zbulova petët këtij laknori....

      Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
( kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
      Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por, furinë fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
      Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi
që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.
     Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!
    Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:
“Ndani e përçani...me çdo kusht e jona!”.
      Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
      Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thone –
në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:



Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë...
     Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,
që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!...
      Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija
dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
      Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të apostullit të kulluet të moralit... në letër,
që shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat prej froni dhe, ...aty  vétë me u shtrue!
      Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka botën kafshon e, puthë figure...
Moralin së bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin me renë ngatrrueka... lesh tue lënurë...

      Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure...
sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
                         Të njoh mirë hipokrizi!
                                Jé dhunë e poshtërsi!
                                    Gënjen synin e pasherri,
por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por, shpirti i drejtë... nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë...
                            se jé  h i p o k r i z i ! 




               IV. ANATHEMA !

Toka me qiellin...............-valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën      -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave         -të dyndi, e rebéshi,
kudo që të ndeshi                 hipokrizinë!

Asht lëkundun bésa         -e miqve dhe e vëllazënve,
mbrenda brenë ténja         -ndër votra të familjeve;
e pranë blerimëve             -të njâj gêmi ullini,
shpallë shkrûmi e hini           hipokrizinë!

Era helmuese                     -prej gropës së errësinave,
po u prishë pranverën        -rinisë edhe luleve!
Kudo që të dredhuna         -rranjët të kétë ngulë,
bini me e zhgulë                     hipokrizinë!

Karikaturë                         -e fésë dhe e shenjtënve,
që ban të përbuzet             -era e virtyteve!...
Por, jo, se luleve                -u përgjegjë fryti,
nuk lidhë virtyti                      hipokrizinë!

Farizé i kalbun,                  -lësho puthje figureve,
zhyt në ujë të békuem        -tier lamshin e lutjeve
e të filaktérëve                    -s’rrêhët njerëzia,
as Perendia                            me hipokrizinë!

Toka me qiellin                   -valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën           -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave             -të dyndi, e rëbéshi,
kudo që të ndeshi                       hipokrizinë!

Anathema – dëbim, mallkim.

 

                                             V.  CONFITEOR

      O Zot, hipokrizisë unë ia vervita
shigjetat e mallkimet pa u kursye;
por, trupin me trup vrava, pse në sy të Tú
jam vétë, përlye me hipokrizi!
    Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,
që lëshove Ti njëditë mbi Farizéj...
Mos jam unë Farizé i tipit të ri ?!
    Pastroj përjashta ênën me kujdes,
e mbrenda asht mbushun plot me kalbësinë,
mizen pështyj’e dévën kapërdijë...
Shikoj qymen në sy të tjerëve e, vetë kam tranë...
Për të fitue ‘i shpirt kërkoj unë tok’e détë
e, kur ta gjejë, e baj ma të zi se vehtën...
    Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën
vedit ia mbylla, e të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë
e, me të verbtit prijës i vérbët, të dy në gropë ramë...
    Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej Téje,
vegël tue të ba e kapak ndër të zeza të mija,
Tý, që, jé veç Drejtësi, Tý, që, për hir’ 
Të së Vërtetës Shênjte, çove vehtën në Kryq!...
    Mallkime dhe shigjeta unë meritoj,
që, lëshova gurë mbi të tjerë, si t’ishëm vetë
i dlirtë... Confiteor!... Po, mos vállë ky rrëfim,
asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!...

Confiteor: Rrëfej fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)

                                     

                                                VI.   L U T J E  !


    O Zoti em, ma fal sinqeritetin,
ma jep instinktin me e njohun n’erë
hipokrizinë; Ti më jep edhe guximin,
të vërtetën vehtës me ia thanë pa frikë,
si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;
hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye,
mos të jém’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,
as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!...
    O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtrim!
    O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e njerëzve vullnet-mirë, që paqë lypin,
me vehtën e me shoqin e, me Tý!

    Oh, kjo lutje nuk asht,
                    nuk asht   h i p o k r i z i !

Shenim F.R.: Kjo poezi e shkrueme nga At Mëshkalla S.J., vlersohet nder krijimet ma të mira të Tij. Ndonse sot, këto Vepra nuk studjohen nder shkollat Shqiptare, mendoj se ne, asht mirë t’i Perkujtojmë Martirët e Atdheut dhe Veprat e Pavdekshme të Tyne.
            Melbourne, 20 Tetor 2018.

























































ESE PËR NDJESINË E LETRARIT TË RI

Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.

Botimet

Tregime e novela:

Shtëpia e përgjumur - 1977

Kabina e kuqe - 1985

Vatra njerëzore - 1987

Skenar i filmit artistik:

"Përsëri pranverë"

Roman "Përgjumje iluzionesh" - 2006

Libra me poezi:

Fate paralele - 2007

Çapkënët e mëhallave të botës - 2008

Simfonitë e stinëve - 2009

FLORIPRESS


Thani Naqo.jpg

Thani Naqo

Krijimtaria ime poetike dhe prozaike nuk është ndonjë arsenal i madh. Në gjysëm shekull kam shkruar tre librushka me tregime e novela, katër romane, por që tani i quaj novela, një skenar filmi artistik dhe jo 3000 por...300 poezi lirike.

Tematika ime e të poetuarit nuk është nga soji i atyre që lëvrohen në gjinitë e tjera. E them këtë mbasi, që në rini, kisha krijuar mendimin se jo çdo çast e jo çdo aspekt jetësor ia vlen të poetizohet. Në revista internetike dhe posaçërisht në fcb, bëhen afërsisht tridhjetë poezi të publikuara, ose 10% e arsenalit tim poetik.

 Në tre librushkat që kam publikuar nxitimthi pas 1990-tës, para dhjetë e pesëmbëdhjetë viteve, pohoj se në to ka poezi të dobëta e, tani vonë, më bren dyshimi se, sidomos në artin e të poetuarit nuk duhet nxituar.

 Dalloj, gjithashtu, edhe se poezitë e mia janë të natyrës time intime e vëzhguese, aq dhe ndjesore, instinktivisht, a, për shkak të karakterit të formuar letrar, nuk jam i larushitur me idol komunizma e moralizime. Sikur ta kisha parandjerë se këto viruse shkaktojnë kalbëzimin dhe mykjen e të shkruarave, pasi shemben e ndrohen sistemet.

Mirëpo, kjo mburrje, pas çerek shekull, nuk ka vlerë, porse vetja përballet me atë që unë nuk e kisha pikasur; nuk kam shpëtuar nga vargëzimet me rekuizitë anakronike dhe stil bejtushke. Por, sërish ngushëlloj veten, mbasi kam disa poezi, që mua më pëlqejnë tani, por e që më vjen habi e inat me veten: pse nuk kam shkruar dikur të tjera si ato? Sepse nuk janë shumë, aq sa janë gishtat në trupin e njeriut.

Tani jam ndërgjegjësuar se ato poezi janë shkruar instinktivisht në moshën adoleshento-rinore a, për inerci teknike, jo imitim tematik, as stilistikë improvizuese e kadencash të rrëmbyera nga poetët mjeshtra, rusë e evropianë. Ndërsa për poetë shqiptarë, përveç Lasgushit dhe Koçi Petritit, as që bëhet fjalë asokohe, por e as nga më të vonshmit, me të cilët përballem tani në kohën internetike, Gjithësej janë rreth 300 poezi, të pakta në numër ato me varg të thyer, por të shumtat janë lirika me varg klasik-tradicional, shkruar në 50 vjet.

 I bie mesatarisht 6 poezi në vit. Ky është arsenali im prozaik e poetik në gjysëm shekull krijimtari. Kohën më të shumtë krijuese e kam shpenzuar për prozën e shkurtër e të gjatën, jo se ato kërkojnë vërtet kohë e karrigen e fortë, porse pozia për mua ka qenë "gjah i lehtë", ndërkohë që e shkrehja çiften edhe për ndonjë mëllenjë apo thëllëzë...

Megjithëse ka kaluar gjysëm shekull, që kur fillova të çukas tastierën e makinës së shkrimit dhe deri tani tastierën e kompjuterit, pohoj se nuk më shqitet ndjesia se ende jam Letrar i Ri. Pikërisht kjo ndjesi, e hershme dhe e tashme, më shtyn t'i dredhoj shtegut të verbër që të çon në grackën e grafomanisë. Kaq. Ç'ta zgjat?

Shumica e miqve dhe dashamirësve të mi në fcb e gjetkë, ma kuptojnë këtë ndjesi, mbasi janë krijuesa dhe ndërgjegjësuar se edhe bufi e bufesha e dinë që të shkruarit letërsi s'ka qenë e s 'është për të gjithë.

Nga që sot kanë ndryshuar kushtet ekonomike, armata e të ngeshmëve është rritur, gjithashtu dhe rrethanat lehtësuese internetike te komunikimit, dëshira për t'u shprehur poetikisht e letrarisht i nxit e ua thëthin energjitë e ëndrrave dhe të ndjesive të tulatura. Paçka se letërsia e mirëfilltë, ajo poetike e letrare, është sa delikate e tekanjoze,nuk mungon guximi për t'u ngjitur nëpër shkallët e përpjeta dhe të veshura me akull të Tempullit të Artit...

Tetor, 2018

2018-10-18

ASHSHA mburret më punën dhe veprimtarinë e akademikëve

Image result for akademia e shkencave amerikane



Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qendër në New-York, e themeluar me 28/11/1995, është një institucion shtetror amerikan; i miratuar nga Qeveria Federale e Sh.B. A. me vendim #EXEC. 7 Hn No. 71081 Ajo njihet si person juridik, me te drejta te barabarta, si të gjithë Akademitë e tjera në SH.B.A.



ASHSHAA në New York e ka  numërnumrin  e saj te llogarisë, numrin  e identifikimit te tax I.D. si dhe të mos paguarjes së taksave.



Ka të drejtë te lehtësojë nga taksat federale, kompani dhe persona që sponsorizojnë akademinë në veprimtaritë e saj. Ajo funksionon si një tempull i dijes dhe i shkencës në diasporën tonë .


Ne veprimtarinë e vet ajo përfshinë shumë aktivitete te ndryshme , si administrative, organizative dhe tekniko-shkencore.


ASHSHA  ka bërë nje sere takime te ndyshme me drejtues te Akademivë te R. SH., te Prishtinës si dhe me personalitete te qeverisë dhe te shkencës së R. Sh..


Ajo  organizuar Kuvendin e saj te parë dhe ka zgjedhur organet drejtuese. Akademia, ka organin e saj zyrtarë, revistën DITURIA, e cila del rregullisht, me tematika, që i interesojne diasporës, kultures dhe shkences.


Related image

Kryesia e akademisë, në një mbledhje te zgjeruar nga mezi i vitit 2003, diskutojë mundësinë e rritjes me cilesore të aktiviteteve te saj dhe mendojë se kishte ardhur koha per te bere nje konferencë shkencore , per te reklamuar me dukshëm ekzistencën e akademisë dhe per ti dhene nje shtytje te mëtejshme çështjeve te diasporës.


Komisioni drejtues i akademisë , në muajin mars te vitit 2004. përbëhej nga Dr. Namik Shehu Kryetar. Prof. Dr. Agron Fico N/kryetar. Nga Prof.Dr. Dhorka Dhamo.


Bashkepuntor shkencor Fatbardhe Doci. Dr. Veis Belliu. Shkrimtar Naum Prifti. Master degri Agron Dega. Juriste Miranda Gorani. Petagog Qemal Zylo, studjues Agim Boba dhe Z. Shaban Arifi. Gjithcka u përgatit ne kohen e duhur, u hartua platforma e koferences nga prof. Agron Fico.

Me kontributin e z. Eliona Isufi z. Avenir Struga dhe z. Bujar Gega, u pergatit programi, rregullorja e konferencës, ftesat dhe gjitcka tjeter që nevoitej.


ASHASHA ka  organizuar Konferenca shkencore:

92 vjetorin e   dites se flamurit dhe te pavarësisë së shtetit shqiptar.
 9 vjetorit te themelimit te Akademisë se Shkencave Shqiptaro- Amerikane. Forcimit te unitetit te etnicitetit te diasporës shqiptare në amerikë 1850-2004.

Konferenca i zhvillojë punimet më 27/11/04 ora 11.00 në BROMSON O R T College. 20 th. Avenue. Brooklyn . N.Y. 11204. Auditori ishte zbukuruar me ekspozitë pikturash nga piktoret Astrit Tota dhe Nexhat Imeraj. Në të dy krahët e presidiumit ishin vendosur dy flamurë të SH.B.A. dhe të Rrepublikës së Shqiprisë. Në ball të sallës, ishte shkruar parrulla: 28 Nentori dita e pavarsisë së Shqiprisë. Në konfrencë morën pjesë mbi 130 personalitete dhe intelektual të diasporës. Midis tyre ; Prof. Dr. si: A. Fico. Dh. Dhamo. V. Belliu. P. Spahiu.D. Zoto N.Shehu. S.Kodra. Shkrimtar N. Prifti. A. Cefa. L. Cekaj. T Paloka. N. Imeraj . Regjizor Xh. Limani. Mjek, arsimtar, artist, farmacist aktor ,bisnesmen , ushtarak, veteran, jurist dhe shume te tjere te profesioneve te ndryshme. Konferenca u drejtua nga sekretari shkencor i akademisë Dr Namik Shehu, i cili, përshendeti pjesemarresit dhe i urojë mirseardhjen të pranishmeve. Në emër të komisionit , ai propozojë presidiumin dhe skretarinë e konferencës. Presidiumi përbëhej nga : Prof. Dr. Skënder. Kodra. Prof.Dr. Agron Fico . Dr. Adem Harxhi dhe Dr. Namik Shehu.Ndersa sekretaria nga: Astrit Tota, Kimete Gashi dhe Miranda Gorani. Konferenca fillojë me ekzekutimin e Hymneve te flamureve te SH.B.A. dhe te Republikes se Shqiprisë, te kënduar nga kengëtaria Dile Gecaj.

Related image


Konferenca i zhvilloj punimet në dy seanca .

Midis seancave u shtrua edhe një koktei i pasur. Punimet e seancave i drejtojë Dr. Namik Shehu. Në konfrencë u mbajten dy referate dhe 15 kumtesa. Konferencën e përshëndetën personalitete të njohura të kulturës dhe shkencës, nga Shqpëria, Kosova, e Diaspora. Fjala e hapjes u mbajtë nga kryetari i akademisë prof. Dr. Skënder Kodra. Referati kryesor me temë: Diaspora shqiptare në amerikë. Vlerat kombëtare. Forcimi i unitetit, opsionet dhe perspektiva, u referua nga sekretari shkencor i akademise Dr. Namik Shehu. Nënëreferati me temë :Diaspora shqiptare- Faktor strategjikë për kombin shqiptar u mbajt nga master degri Agim Dega. Kumtesa : Sfida e zhvillimit të kulturës ne diasporë u mbajtë nga Prof. Dr. Agron Fico. Kumtesa tjetër me temë: Libri shqip ne diasporë u referua nga shkrimtari Naum Prifti. Kumtesa: Duke përkujtuar Xhevat Kalaixhiun, e shkruar nga Prof. Peter Prifti , e mbajti Julika Prifti, ndërsa regjizori Xhevdet Limani recitoj poezinë e Xhevat Kallaixhiut “ Vallja e vdekjes”. Kumtesa me titull: Mësime nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës e referoj nënkryetar i akademisë Dr. Adem Harxhi. Kumtesën “ Përbërës dhe dëshmi te lashtësisë arketipale të psikologjisë sonë etnike, e mbajti editori i "Diellit" shkrimtari dhe gazetari Anton Cefa. Ndersa poezinë mbi Gjuhën Shqipe e recitojë vet autorja Sidorela Risto. . Kumtesën edukimi shëndetsor në komunitetin shqiptaro-amerikan e referojë Dr. Prenja Imeraj. Kumtesën : Gjuha dhe origjina shqipe e mbajti studiuesi Genc Leka. Kumtesën: "Një histori nga aktiviteti i furbollit deri në krijimin e Ligës shqiptaro-amerikane në emigracionin në N.Y. e referojë mesuesi Tef Prela. Kumtesën me temë : Anton Çeta. Kollos i hemogjenizimit të popullit shqiptar e mbajti shkrimtari, Tom Paloka.. Kumtesën ; Arritjet në diasporën tonë në amerikë, e mbajti Shaban Gashi.

Kumtesën: Jeta në komunitetin shqiptarë në Amerikë, duhet të gjallërohet, per të forcuar unitetin dhe të ruhet identiteti dhe dinjiteti kombëtar, e mbajti bashkepuntori shkencor Fatbardhe Doçi.. Kumtesën me titull: Bataloni i Atllantikut, frymëzues dhe inspirues per bashkimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, e mbajti shkrimtari dhe piktori Nexhat Imeraj. Kumtesën: Njoftime mbi origjinën pellazgjike të kombit shqiptar e mbajti stujuesi Agim Boba. Ndërsa kumtesën: Nisme studimore për artet figurative ne diasporen shqiptaro-amerikane e referoj skenaristi Astrit Tota. Në fjalën e hapjes Dr. S. Kodra, shprehu mirënjohjen te gjithë të pranishmëve dhe falenderoj për kontibutin e dhënë në organizimin dhe mbajtjen e kësaj konfrence.Ai evidenton arritjet e akademise dhe vlerat e saj. Në referatin kryesor Dr. N. Shehu vuri në pah vlerat dhe kontributin e madh që ka dhenë diaspora shqiptare në amerikë në mbrojtje të pavarsisë dhe të të drejtave të kombit shqiptar. Përmëndi shoqaten Panshqiptare, “Vatra” drejtuesit e saj me F. Nolin dhe F. Konicën në krye; si dhe shoqatat, organizatat, Ligën Qytetare , Këshillin Kombëtar dhe institucionet fetare, për rolin e madh që kanë luajtur në organizimin, drejtimin dhe ne zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore, kulturale dhe shkencore të komunitetit tonë.

Image result for akademia e shkencave amerikane
Një vëmëndje të veçant i është kushtuar në referat perspektives se diaspores ne amerikë.. Në referatin, e mbajtur nga z. A. Dega, midis të tjerave theksohet: komuniteti shqiptar ne amerikë, apo e ne Evropë, duhet të krijoj dhe të zbatoj me rreptësi një kod etik, të mbështetur ne traditat, ne doket dhe në zakonet më të mira të popullit shqiptar, për të reflektuar zgjuarsin dhe epërsit e tij, të një populli të lashtë ;për të mbrojtur interesat e kombit dhe për të ecur me dinjitet krahas botës së qytetruar. Ne referatin e vet Prof. A. Fico, shpreh qartë se zhvillimi i kulturës së diasporës është tre dimensionale dhe afatgjatë, ku permbledhë gjuhën, kulturën e popullit dhe unitetin e saj; pra përbën nje gjuhë, një kulturë dhe një komb. Autori theksin e ve ne ne krijimin e një koncepti të qartë dhe të plotë për termin kulturë kombërare. Misioni i kulturës është të formojë një ndrëgjegje kombëtare cilësore dhe të qëndrueshme, që t’i përgjigjet shijeve bashkëkohore. Ne referatin e tij shkrimtari N. Prifti evidenton qartë shtimin e vrullshëm te botimeve ne disporë nga shqiptarët e amerikës, si pasojë e ndryshimit të strukturës së saj arsimore. Ay ve ne pah rritjen e numërit të konsiderueshëm të shkrmtarëvë, të letrarëvë dhe të shkrimeve , përkthimeve , librave dhe botimeve të tyre letrare dhe shkencore.


Autori i klasifikon ato në publicistikë, qe zë vendin e parë, dhe pasqyrojnë kujtime, ditare, shkrime biografike, historike. Ne shkrime poetike dhe në ato shkenore. Autori A. Harxhi ne kumtesën e vet shpreh vlerat e mesimeve te jetës së Nënë Terezës, duke e ilustruar me shembuj praktikë, si vlera edukative . Me vlerë ishte dhe kumtesa e shkrimtarit A. Cefës, i cili jep një përshkrim fillozofik të psikollogjisë të personalitetit të shqiptarit. Ay thekson se dy janë kategoritë themelore, më të pergjithshme psiko-morale të psikologjisë sonë etnike: burrëria dhe nderi. Presidenti Republikës z. Alfred Moisiut, të shikojnë mundësinë për të emetuar tituj dhe dekorata për personalitetet e diasporës tonë për t’i përjetuar.

Related image

Në fund të punimeve të konferencës, Dr. Namik Shehu formuloj dhe lexojë konkluzionet e konferences “ duke i quajtur ato "punime të konferencës të cilat u prezantuan me dinjitet".


Kjo dëshmon për një sukses të merituar për akademinë, për pjesëmarrësit dhe për vet diasporën. Konferencën e nderuan; pjesëmarja mjaftë e kënaqëshme e auditorit dhe përshëndetjet nga personalitete të shkencës..


Mendimet dhe propozimet e shprehura në konferencë për forcimin e unitetit dhe vlerësimet e ecurise së komunitetit; meritojnë te analizohen dhe të marrin një zgjidhje sa më të shpejtë. Ju sygjerojmë organeve kompetente te R. SH. dhe Presidentit te Republikës Z. Alfred Moisiut, që të shikojnë mundësinë për të emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ për personalitetet e diasporës tonë për t’i përjetuar. Të ngrihet një lapidar në shenjë mirënjohje njerzve të shquar të komunitetit tone. Të vleësohet diaspora e shqiptarëvë të amerikës me të gjitha të drejtat e qytetarisë së Republikës së Shqipërisë dhe të ketë përfaqësues në Kuvendin Popullor të zgjedhur me votë të lirë. Të shihet mundësia e një organizimi të një kongresi ndërkombëtar nga Akademia e Shkencave të R.Sh. ne Tirane, për origjinën pellazgjike të kombit tonë.



****
Image result for skenderbeu


Simposium - kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit, Skënderbeut


Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, e gatshme te zhvilloje nje Simposium - kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit, Skënderbeut


"Senatoret e dijes" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qender ne New-York, e themeluar qysh me 28/11/1995, ne takimin qe u mbajt te djelen, ne nje mjedise te mrekulleshem natyrore, ne pjesen e lartme te Nju Jorkut, ne krahinen e Montesellos, ku ndodhet edhe shtepia e bashkeatdhetarit tone Shaban Arif Gashit, u perqendrua tek puna e kesaj akademie per muajet qe shkuan dhe u bisedua rreth aktivitetet ne te ardhmen.


Skënderbeu Nje nga temat me te rendesishme, ishte ajo e organizimit te aktiviteteve dhe veprimtarive, qe ka ne plane kjo Akademi te mbaje - kushtuar me 600-vjetorin e lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Gjithashtu, u dha edhe raporti nga vizita e delegacionit te Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, ne Kosove, e kryesuar nga Prof.Dr. Skender Kodra dhe Eroll Broja djali i arkatarit te ASHSHA, z Murat Broja, si dhe u rrahen e trajtuan çeshtje te ndryshme, qe kane te bejne me kete Akademi.


Ne takimin, i cili, kishte formen e nje pikniku zhvilluar ne Montesello, moren pjese: Prof.Dr. Skender Kodra, Dr. Namik Shehu, Prof. Dr. Agron Fico e bashkeshortja e tij z Lirie, Prof. Dr. Dhorka Dhamo dhe e bija, arkatari z Murat Broja, shkrimtari Naum Prifti, piktori i njohur Astrit Tota, studjuesi Agim Boba, aktivisti i njohur z. Ahmet Zherka z. Shaban A. Gashi dhe Xhevahire A. Gashi, Tome Paloka dhe bashkeshortaje tij, Noc Gjergji, z. Pashke Maksuti, Tef Prela, Luc Malotaj,Jolida Malotaj e Hazbi Shehu e tjere.


Takim e hapi duke ju uruar mireseardhjen anetareve te Akademis se Shkencave Shqiptaro - Amerikane, me qender ne New-York, z.Shaban Arif-Gashi, i cili, njehereshit u kerkoje kolegeve te tij - qe me nje minute heshtje te nderonin edhe te gjithe ato viktimat te 11-shtatorit 2001. Nderkaq, prof.dr Agron Fico, tha se Akademija e Shkencave Shqiptaro- Amerikane , eshte nje institucion shtetror amerikan; i miratuar nga Qeveria Federale e SHBA, dhe se ajo njihet si person juridik, me te drejta te barabarta, si te gjitha Akademite e tjera ne SHBA. Keshtu qe, tha ai emeri dhe puna e kesaj Akademie ne Amerike, duhet te juastifikojne plotesishte ate. Me pas Fico, u ndale ne detaje tek puna qe po behet lidhur me simpoziumin , qe do te mbahet me 19 nentor 2005, kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut, dhe qe ka inisiativen dhe "doren" e Akademise se Shkencave Shqiptaro- Amerikane.

Dr. Namik Shehu, tha, se qellimi i ketij takimi eshte i nderthurur, pasi ai ka per qellim te na bashkoje e takohemi miqesishte ne nje ambient kaq natyrore, te nagjashem me bukurit natyrore te maleve shqiptare, si dhe te diskutojme hapur per rrealizimi me sukses te objektivave, te parashtruara me pare mbi aktivitetin qe do te mbahet ne nentore kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Pra, tha z Shehu, ato perbejne perparesi kryesore dhe detyren e menjehershme te Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, si nje tempull i dijes dhe i shkences. Njekohesisht, sipas tij, ai, eshte nje obligim i denje dhe i shenjt, moral dhe kombetar, per diasporen tone, per te vleresuar dhe per te ndihmuar, e per te kontribuar fuqishem edhe financiarisht, me qellim, qe te nderojme dhe lartesojme emrin dhe vepren madhore te Gjergj-Kastriotit Skenderbeut dhe Memedheun ne kete 600 -te vjetor. Dr Shehu permendi edhe takimin qe duhet bere me z. Mikel Bloomberg, si e nje rendesie te veçante per aktivitetin e 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit - Skenderbeut.

Image result for skender kodra

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D


Prof. Dr. Skender Kodra, kryetari i kesaj Akademie, i informoi te pranishmit me aktivitetet e akademise, per ne muajt e ardheshem, si dhe theksoi se vizita e delegacionit te Akademis se Shkencave Shqiptaro-Amerikane nga SHBA ne Ballkan, ishte mjaft interesante dhe shume e suksessheme. Ai theksoi se gjate vizites ne, Shqiperi, Kosove e Presheve, ata kishin pasur takime te niveleve te larta, si ai me ish- kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, pastaj permendi takimin me politikanet, udheheqes lokal dhe intelektual te Shqiperise, Presheves, Mitrovices e Kosoves. Prof.Dr. Skender Kodra, kryetari i kesaj Akademie, theksoi se kishte marre nje faleminderim te vecante, nga zoti Haradinaj, lidhur me letren qe kjo akademi i drejtoi 27 April 2005 - kryeprokurores se gjykates se Hages znj. Karla Del Ponte.


Me kete rast ata ftuan anetaresine dhe mbare komunitetin, qe te solidarizohen dhe te mbeshtesin aktivitetin e kesaj Akademie. Ne takim u diskutua edhe per aktivitetet e Akademise ne te ardhmen, per ngritjen e nje qendre ne Nju Jork, dhe funksionimin e saj ne dobi te çeshtjes kombetare. Nje objektive tjeter, u tha aty eshte per kete Akademi, ngritja e statujes se Skenderbeut ne njerin prej shesheve te qytetit te Nju Jorkut, dhe pagezimi i nje rruge ose sheshi me emrin e heroit kombetar Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Aty u theksua, se Akademija e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, eshte nje institucion me shume me rendesi dhe per veprimatrine e aktivitetin tyre fillestar, pjesemarresit ndihmuan me nje shume simbolike ne dollare, si dhe premtuan se ne te ardhmen ata do t'a rrisen me kontributin edhe me te madh, qe pritet te behet nga biznesmen te dalluar ne komunitet. Studuesi Agim Boba, u sugjeroje, qe ne kete Simpozium te ftohet edhe at Antonio Bellushi, nje nga hulumtuesit me te dalluar te arberesheve ne Itali dhe arvanitesve ne vendbanimet e tyre ne Greqi. U ftua qe te marre pjese edhe Drejtori i Muzeut Kombetar, z. Moikom Zeqo dhe z. Mentor Quku.



Fotografia e Naime Gjongecaj


Diskutime te veçanta pati rreth lidhjes qe do te vendose, kjo Akademi, me institucionet shtetrore ne vendlindje, ne mbarvajtje te puneve qe lidhen me kete Akademi, me çeshtje te tjera kombetare . Kjo, Akademi gjeti rastin te dergoje edhe tre mesazhe urimi. Nje mesazh urimi ata i drejtuan shermit te shpejt presidentit te Kosoves, prof.dr. Ibrahim Rugoves, uruan kryeministrin e ri prof.dr. Sali Berisha, per marrjen e detyres se re, dhe shprehen keqardhjen per fatkeqesin e uraganit Katrina dhe uruan presidentin Bush per tjekalimin e situates.

Image result for skender kodra

Ne fund vlen te permendet, se gjithçka u pergatit dhe u realizua ne kete takim me bujarin dhe fisnikerin e bashkeatdhetarit tone Shaban Arif-Gashit, dhe gruas se tij Xhevahires, ne shtepine e tij ne "faqen" e nje kodre rrethuar mes trupave te pishave, e nje liqeni piktoresk, cicerimave te bilbilave dhe "miqesine" mahniteshme me sorkadhet, te nje ushqimi te bolleshem e tradicional, e kengeve popullore dhe humorit shqiptar. Keshtuqe, keta jane njerezit qe duhen nderuar e respektuar, qe megjithse jetojne larg tokave shqiptare, asnjehere nuk kane harruar vendlindjen e tyre, traditen, zakonet e virtytet e bukura shqiptare, shqiptaria e tyre duket tek puna dhe perkushtimi i tyre me shqiptaret, e çeshtjet shqiptare.





***



Viti 2017/2018

Related image


Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, i alarmon institucionet amerikane dhe Presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald J.Tromp, për arestimin e padrejtë dhe tënëzar të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, me urdhërarest të Serbisë.



Kryetari i kësaj Akademia, Prof. Dr. Skender Kodra me bashkëpunëtorët e tij, përherë vigjilentë


Fotografia e Naime Gjongecaj


Reagim publik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane në New York "I padrejtë ndalimi i zt.Ramush Haradinajt,në Francë, sidomos që është bërë me porosi nga Serbia"


Përmes autorizimit të veçantë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York ,dega Kosovë,Shqipëri,Maqedoni , Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra sqaron se kreu i AAK-së do të paraqitet gjatë ditës së sotme në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Kolmar të Francës.


Image result for skender kodra
Dhoma hetimore e kësaj gjykate do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Heroit të demokracisë zt.Ramush Haradinaj .

Kodra shkruan se Franca është një prej vendeve që e ka mbështetur më fort Kosovën në rrugën drejt lirisë dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Për këtë arsye, Akademiku i mirënjohur shpreh bindjen se pretendimet e Prokurorisë Speciale Serbe do të rrëzohen dhe se gjenrali famoz i luftës çlirimtare,zt. Ramush Haradinaj do të lihet i lirë brenda ditës së sotme.


Në Serbi, ndërkohë, shpresat janë që Franca të veprojë sipas praktikës ndërkombëtare. Sipas pretendimeve serbe zt.Ramush Haradinaj, u ndalua në bazë të një urdhër-arresti serb dhe sipas rregullave serbe në fuqi ai duhet t’i dorëzohet Serbisë,që është një non-sens i jurispondencës ndërkombëtare.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u ndalua të mërkurën nga policia në pjesën franceze të aeroportit Basel-Mulhouse, i hapur në vitin 1946 për të shërbyer në rajonin kufitar ndërmjet Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë.
Fotografia e Abdulla Mehmeti

Në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane ,Drejtori për Media ,zt.Flori Bruqi sqaroi përmes një deklarate se “Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York si dhe me degët e saja në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të Haradinajt dhe kapercimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”.


ASHASHA (AAAAS) në New York e cilësoi ndalimin e liderit Ramush Haradinajt si një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.



Kjo nuk është hera e parë që zt.Ramush Hardainaj ndalohet në bazë të një urdhër-arresti serb.

Në qershor të vitit 2015 ai u arrestua në aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, teksa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.


Zt.Ramush Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.



Drejtori për mardhënie me Media në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane zt.Flori Bruqi, ka thënë se pritet që “ Ramush Haradinaj të dalë sot përpara organeve të drejtësisë në Francë”.


Një burim i gjyqësisë në Francë i tha Drejtorit për media të ASHASHA -së se hetuesit, sot , do të fillojnë shqyrtimin nëse kishte arsye që të mos zbatohej kërkesa për ektradim, posacërisht nëse ajo është lëshuar për qëllime politike.


Në këtë rast dhoma hetuese e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar, do ta shqyrtojë kërkesën për ekstradim.



Megjithëse, Serbia tashmë ka bërë kërkesën për ekstradimin e tij, Flori Bruqi thotë se një gjë e tillë do të refuzohet dhe në këtë mënyrë do bëhet edhe lirimi i zt.Ramush Haradinajt gjatë ditës së sotme.


“Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim do të refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës”, ka thënë Flori Bruqi.


Akademik Prof.Dr.Skender Kodra thotë se “Policia franceze ka arrestuar ish kryeministrin e Kosovës, pas fletarrestit të lëshuar nga organet e Serbisë, Zt.Ramush Haradinaj është akuzuar dyherë për krime lufte nga Tribunali i Hagës, por dyherë është shpallur i pafajshëm.”


Arrestimi i politikanit Ramush Haradinaj , për Akademinë e Skencave Shqiptaro –Amerikane është i papranueshëm,ngase akuzat për kidnapime, tortura dhe vrasjen e civilëve serb gjatë rebelimit në Kosovën perëndimore 1998-99 nuk I ka bërë Ramush Haradinajt .

IMG_2125

ASHSHA në New York i bënë thirrje Diplomacisë Evropiane për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton Drejtori për Media në Akademinë Shqiptaro-Amerikane ,zt.Flori Bruqi.


Ai siç dihet është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.


Zt. Ramush Haradinaj ishte komandant i ZO të Dugagjinit gjatë vitit 1998-99 të Luftës Çlirimtare në Kosovë .

Theksohet se Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike, është gjykuar dhe liruar dy herë në gjykatën e OKB-së në Hagë për krime lufte.


Policia franceze ka ndaluar të mërkurën kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.


Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Ndalimi i zt.Ramush Haradinaj në Bazel, nxiti reagime të partive politike të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij dhe që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë trysni për heqjen e urdhër arrestimeve serbe.

Image result for ramush haradinaj dhe haga


Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t'u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.



Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Haradinaj po udhëtonte për në SHBA në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane në New York


Prof.Dr.Skënder Kodra,Ph.D


BURGOSJET E RAMUSHT BRENGOSJE SERIOZE PER SITUATEN TONE


Autoritetet franceze, sikur se edhe ato sllovene, se shpejti pas lirimit te Ramushit do te dalin me deklarate qe "ishte fjala per nje veprim rrutinore ne proceduart kufitare". Edhe analfabeti diplomatik dhe politik e dine qe Ramushi dhe burgosjet e tij nuk jane rrutinore, nuk jane verime rrutinore por me domethenje shum dimenzionale nga te cilat te pakten dy prej tyre duhet ti vejme ne dukje:



a) Serbia , e cila done qe kambengulesisht te jete konsekuante me qendrimet e saja armiqsore, " e ka doren e gjate" dhe se mund e te shkaktoje tauma psiqike te heroit tone te gjalle dhe familjes se tij, te cilet aq shum u turturuan me burgosjet e me te dashurit te tyre. Kur keto maltretime Sebia arrine te ia bene Ramushit, logjikisht munde te ia bene edhe qytetareve tjere te Kosoves.


Related image


b) Politika jone e perkuljes apo qafezgjatjes para agresionit diplomatik, destruktiv dhe te gjithellojshem te Serbise ishte e gabuar dhe po e damtone prosperitetin tone.



Burgosjet ne fjale duhet te shikohen ne kostelacionin e izolimit tone si grope e zeze ne mes te Ballkanit dhe Europes, muri ne Mitrovice, agresionit diplomatik te papare dhe shum elementeve tjera te cilat duhet ti kuptojme si mesazh qe me kete politike jemi duke u zhyte ne thellesi te kobeshme te prespektives tone kombetare. Agresioni diplomatik I Serbise, qe si duket po I paraprine edhe te kqijave qe nuk mund ti parashohim, disi po gjene tolerance nga disa qarqe Europiane dhe fatkeqsisht ka supozime, qe edhe qeverija Tramp te jete jo ne favor te ardherise tone. Ndaj akcionet serbe ne dukje do te pasojne me nje progres dhe dinamizem te kobeshem.


Related image


Akcioneve duhet te iu pergjigjesh me reakcione. Por fatkeqsisht ne nuk kemi fuqi apo potenciale te iu kundervehemi verpimeve serbe , dores se zgjatur te tyre ne Europe, por se shpejti ndoshta edhe ne Amerike.



E vetmi reakcion I yni fillimisht diplomatik do te ishte kercnimi yne publik I bashkimit me Shqiperine. Fillimisht do te ishte akcion diplomatik por nese nuk na garantohet integriteti I cili eshte I rrezikuar me te gjitha elemntet e permendura, pershi edhe burgosjet e heronjeve tane te pafajshem, te realizojme bashkimin e vertete.



Me nje Shqiperi te bashkuar na do te krijonim nje gravitacion te fuqishem qe edhe pjeset tjera shqipetare do te bashkoheshin menihere.



Me shqipetaret ma se 6 milion te bashkuar ne Ballkan nuk do te luante me Europa e askush tjeter. Serbia do te ishte nje fqinje I qete me qe ne do te kishim potenciale njerzore dhe ekonomike.



Ne anen tjeter nje Shqiperi e re do te kishte nje mase kritike sociale e cila do te garantonte konkurence pozitive , ku referenca do te ishin vlerat pozitive, e jo dukurite teresisht negative siq eshte korrupcioni dhe vlerat tjera degraduese qe mbretrojne sot ne skenat politike dhe jetesore te te dy sheteve tona.



Prof. Dr. Jahja Kokaj, Drejtor I Qendres Hulumtuese per Zhvillimin e Kosoves


Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri ,Ph.D

Ndërsa anëtari i rregullt i ASHSHAA ,profesori i mirënjohur Dr i shkencave Eshref Ymeri,në mes tjerash shkruan letër e cila është botuar në Floripress :

Citojmë:
Image result for akademia e shkencave shqiptaro amerikane

"Pas përfundimit të bombardimeve kundër Serbisë, një pjesë e mirë e Perëndimit evropian mori anën e Serbisë. Ishte Franca ajo, mikesha tradicionale e Serbisë, e cila kërkoi t'i vendoste trupat e veta në Mitrovicë, me qëllim shkëputjen e Veriut të Mitrovicës nga trungu kosovar për interesat e Serbisë. Dhe sot, kur ndarja e Mitrovicës së Veriut është bërë fakt i kryer, faji kryesor është i Francës, i pasuar edhe nga tradhtia e Thaçit, e Mustafës dhe e Edita Tahirit. Parisi e di shumë mirë që Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, atëherë pse zbaton urdhrat e shovinizmit serbokaragjoz për arrestimin e tij? Kush na siguron se në këtë mes nuk ka një bashkëpunim të nëndheshëm mes Beogradit, Prishtinës zyrtare dhe Parisit për arrestimin e Ramush Haradinajt, për të hequr qafe njërën prej figurave kryesore të opozitës kosovare, me qëllim zgjatjen sa më shumë të kohës së qëndrimit në pushtet të Thaçit dhe Mustafës, dy argatëve të bindur të Beogradit? Pse po hesht Thaçi pë arrestimin e Ramush Haradinajt?", shkruan Akademik Prof.dr.
Eshref Ymeri




*****



Viti 2018



Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe e Arteve organizoi në Nju Jork një Konferencë Shkencore me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Image result for skenderbeu

Viti 2018 është shpallur Viti i Skenderbeut në tërë botën shqiptare, sepse shënojmë 550 vjetorin e ndarjes fizike nga kjo botë të Heroit tonë Kombëtar. Po ashtu, shënojmë edhe 575 vjetorin e kthimit të tij në Krujë, për të shënuar kështu periudhën më të ndritur e më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Me këtë rast në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë do të organizohen manifestime të ndryshme kulturore – artistike, konferenca shkencore, simpoziume, etj.

Image result for Namik Shehu

Akademik  Prof.Dr.Namik Shehu


Siparin e këtyre veprimtarive e hapi Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe e Arteve me seli në Nju Jork, e cila ne ditën e shtunë më 13 janar në mjediset e Monroe College në Bronx organizoi Konferencën Shkencore kushtuar figurës së Gjergj Kastriot – Skenderbeut me rastin e 550 vjetorit të kalimit të tij në botën e lavdisë së përjetshme. Në këtë konferencë mernin pjesë një numër i lakmueshëm i bashkatdhetarëve, por numri duhej të ishte edhe shumë më i madh për një veprimtari të nivelit të tillë, kur dihet se në Nju Jork dhe në rrethinën e tij jeton një numër i madh i shqiptarëve. Një befasi, një kënaqësi e këtij tubimi ishte edhe pjesëmarrja e trashëgimtarëve të familjes Muzaka (Musacchia), motër e vëlla, Victoria e Len, të lindur në Amerikë nga prindër me prejardje arbëreshe. Victoria jeton në qytetin Abelen të Texasit, ndërsa Len jeton në San Francisco. Ata vite më parë kishin mësuar për prejardhjen e tyre shqiptare dhe tani janë duke bërë hulumtime për gjurmët e familjes së tyre dhe gjer më tani kanë arritur gjer në vitin 1553. Në këtë tubim merrte pjesë edhe një grup veprimtarësh nga shoqata “Bijtë e Shqipes”: Tajar Domi, kryetar dhe Bujar Cela e Sadik Elshani, anëtarë të kryesisë.

Related image

Para se të fillonte punën Konferenca Shkencore, të pranishmit i përshëndeti ish kongresisti Joe Dioguardi dhe bëri një pasqyrë të shkurtër të veprimtarive të Ligës Shqiptaro – Amerikane dhe përpjekjet e saj për përparimin e çështjes shqiptare, lobimin. Pastaj ai i njoftoi të pranishmit se ai është duke grumbulluar fonde për një film për Skenderbeun. Ai po ashtu, i porositi të pranishmit që shqiptarët duhet të votojnë për njerëz të ndershëm e jo për parti; ta ruajnë gjuhën shqipe se ajo e ka mbajtur kombin gjallë.

Fotografia e Flori Bruqi


Pas këndimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Konferencën e hapi prof. dr. Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Në fjalën e tij prof. Kodra foli për rëndësinë e figurës së Skenderbeut në historinë tonë kombëtare dhe rëndësinë e kesaj Konference Shkencore.



Image result for akademia e shkencave shqiptaro amerikane

Ai i falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë tubim, si dhe të gjithë ata qe kishin përgatitur kumtesa. Konferencën e përshëndetën edhe Armando Shandro, Konsull i Republikës së Shqipërisë, pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara. Tajar Domi, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe Mëhill Velaj, nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë; dekani i Monroe College. Të gjithë të pranishmit i thanë fjalët dhe vlerësimet më të mira për shoqatën “Bijtë e Shqipes”, si njërën nga shoqatat më aktive e më të organizuara në Amerikë. Konferencën e drejtoi prof. dr. Bajram Doka. Ndërsa me organizimin e kësaj konference ishin angazhuar edhe dr. Bexhet Asani, inxh. Haxhi Dauti, z. Sab Gashi dhe prof. Bashkim Klloboçishta. Pedagogu i Monroe College, dr. Haxhi Berisha, si zakonisht për veprimtari të tilla, e kishte siguruar sallën.

Image result for akademia e shkencave shqiptaro amerikane

Akademik Prof.Dr.Adem Harxhi

Numri i kumtesave të paraqitura në këtë Konferencë ishte i madh dhe vinin nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Po përmendim vetëm disa: Besim Muhadri (e lexoi e bija) kishte përgatitur kumtesën me titull: “Pasqyrim i jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit në veprën e Bilall Xhaferrit e Fatos Arapit”; Bexhet Asani me kumtesën: “Poema Skenderbeu e rilindësit maqedonas, Grigor Përliqev”: dr. Pashko Camaj, shef i kabinetit të kryetarit të Vatrës, mbajti një kumtesë për veprimtaritë që ka organizuar Vatra ndër vite për të nderuar figurën e Skendrbeut, e kumtesa te tjera. Një pjesë e mirë e atyre që kishin përgatitur kumtesa nuk ishin te pranishëm, sepse nuk kishin mundur të udhëtonin për shkaqe vize. Rapsodi Tomë Gjergji dhe aktori Shaban Lajçi recituan vargje për Skenderbeun. Të gjithë ata që kishin përgatitur kumtesa dhe disa veprimtarë të tjerë u nderuan me nga një mirënjohje. Gjithashtu u nderua edhe shoqata “Bijtë e Shqipes”.

Related image

Akademik Prof.Dr. Agron Fico 

Për të gjithë të pranishmit në restorantin Maestro’s u shtrua një drekë e pasur, sponsorizuar nga inxh. Haxhi Dauti.


Fotografia e profilit të Abdulla Mehmeti

Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D

 Edhe këtu atmosfera ishte mjaft e përzemërt. U mbajtën disa fjalime të shkurtëra dhe u ndanë ca mirënjohje. Fjalën e mori edhe shkruesi i këtij shkrimi i cili paraqiti disa pjesë të shkurtëra nga kumtesa e tij: “Skenderbeu i lavdisë së përjetshme”, që është një reflektim, persiatje për rëndësinë e figurës së Skenderbeut dhe mësimet që duhet të marrim nga jeta dhe vepra e Heroit tonë Kombëtar.

Fotografia e Skender Kodra

Tubime të tilla janë edhe raste të mira për t’u takuar me miq e të njohur të vjetër. Kështu përveç emrave të përmendur më lart ne u takuam edhe me këta miq: piktorin Astrit Tota, dr. Adem Harxhi, Mihal Jano me miqtë e tij, Edmond Ismailati, anëtar i shoqatës nga Nju Jorku, etj. Po ashtu, ky ishte edhe një rast i përshtatshëm për t’u njoftuar edhe me shumë veprimtarë të tjerë të bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Fotografia e profilit të Arjan Hamiti

Akademik Prof.dr.Arjan Hamiti,Ph.D

Me kaq kjo veprimtari u mbyll me sukses dhe ne i njofuam dhe i ftuam të gjithë të pranishmit që të marrin pjesë në veprimtarinë e shoqatës sonë qe do të mbahet më 20 janar për nder të këtij përvjetori të madh të Skenderbeut dhe gjithe shqiptarëve.


Përgatiti :

Prof.dr.Flori Bruqi,Ph.D

Drejtor i departamentit për mardhënie me publikun pranë ASHSHA

Urime ushtria KOSOVE!


Flori Bruqi


Image result for ushtria e kosoves


Me 101 vota parlamentare sot është miratuar në Kuvendin e Kosovës projektligji i parë për Ministrinë e Mbrojtjes, projektligj ky që i hap rrugën transformimit të FSK-së në ushtri.

Pas këtij projektligji pritet që të votohen edhe dy projektligjet tjera me qëllim që t'i hapen rrugët transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Kujtojmë se Lista serbe ka lëshuar sallën para se ky projektligj të votohet ne shenjë pakënaqësie ndaj formimit të ushtrisë


****

Kundërshtimet e Listës Serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës vazhdojnë tash e sa vjet, kështu Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që këtë ta bëjë përmes ndryshimeve ligjore.

Pasi Qeveria e votoi tre projektligje që lidhen me transformimin e FSK-së, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dhe i procedoi ato në Kuven, i ka hapur rrugë mbajtjes së seancës plenare.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se është zgjedhur kjo kohë për të finalizuar këtë çështje meqë në këtë mënyrë kjo nuk do të futej për diskutim në dialogun Kosovë –Serbi, dhe se kjo çështje e rëndësisë nacionale nuk do duhej të mbetej në dorë ne Listës Serbe.

“Vlerësoj që aspekti politik, arsyeja pse është gjetë ky moment mund të jetë edhe fakti që jemi në dialog me Serbinë dhe si një çështje të cilën nuk duan pala kosovare të diskutohet në kuadër të dialogut, dhe si një çështje që nuk duan të jetë në dorën e Listës Serbe, të përdoret vetoja e tyre për ta bllokuar këtë çështje që konsiderohet si me rëndësi nacionale dhe që do ta konsolidojë edhe më tej sovranitetin e shtetit të Kosovës”, thotë jo.

Krasniqi e sheh si pozitiv qëndrimin e partive politike në vend lidhur me transformimin e FSK-së, dhe se ky është një prej rasteve të rralla kur partitë politike në Kosovë gjejnë konsensus.

Pozitë e opozitë në Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së u pajtuan për procedimin tutje të pakos me projektligjet e FSK-së dhe të gjithë u zotuan se do të japin përkrahjen e tyre maksimale për të finalizuar këtëçështje kur të shkojë në seancë plenare në Kuvendi ne Kosovës.

Ndërkohë që Lista Serbe, tregoi edhe një herë se kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës.

Deputeti Zoran Mojsinoviq tha se Lista Serbe është kundër shndërrimit të FSK-së në ushtri dhe, sipas tij, kjo po bëhet në kundërshtim me rekomandimet e marra nga NATO.

“Jam i befasuar se kjo është në kundërshtim me rekomandimet e marra nga NATO gjatë vizitës sonë të përbashkët këtë vit në Bruksel. Për bashkësinë serbe, e vetme nga forcat ushtarake është e pranueshme KFOR-i dhe me vetë këtë Lista Serbe nuk do të mbështesë këto ligje”, tha ai.

Por, deputeti Rexhep Selimi thotë se tash nuk u duhet përkrahja e Listës Serbe për të bërë ushtrinë.

“Asgjë nuk po na duhet dorën në zemër, as që po kërkoj madje. Po t’i bie shkurt, as që duam mbështetjen e tyre, ka katër vite e gjysmë që na vonojnë, por e mbajnë peng shtetin e Kosovës. Jo që nuk e kërkoj, madje as nuk e dua mbështetjen e listës serbe”, tha ai

Ai zotohet se do të kryejnë detyrën që u takon për transferimin e FSK-së, por thotë se mes dy lexime të projektligjeve duhet punuar më shumë, meqë sipas tij, ka mungesa brenda tyre.

“Ja dy-tre gjëra që i mungojnë, dhe janë esenciale, këtij projektligji për tu bërë ligj, do të insistojmë që t’i fusim…. Kemi të bëjmë me nenin 4 dhe nenin 28 të këtij projektligji, neni 4 është misioni dhe detyrat e FSK-së, poashtu neni 28 ka të bëjë me dispozitat kalimtare. Sido që të jetë ne në grupet punuese dotë japim mendimin tonë profesional, dhe një tendencë për ta avancuar për ta bërë vërtetë Forcës e Sigurisë sëKosovës njëForcë ushtarake, me mision ushtarak, në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës, gjë që në këtë ligj nuk parashihet”, tha ai.

Edhe pse transformimi i FSK-së po bëhet me ndryshime ligjore dhe jo kushtetuese, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se kjo nuk do të paraqes ndonjë problem për avancimin e Forcës në të ardhmen.

“Qeveria e Kosovës ka shkurtuar kohën, apo këtë kohë të humbur të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe ka përdorur forcën e ligjit, ndërrimit të amendamentimit të ligjit dhe sigurisht që FSK nuk do të pësojë asnjë ndryshim negativ nëse këto aprovohen në parlament dhe fillon shtegtimi i saj për formimin e ushtrisë. Sigurisht që prej këtyre tre ligjeve do të derivojnë edhe të tjerat të cilat dotë përkufizojnë edhe më tutje këtë mandat të FSK-së, ndërsa emri i FSK-në nuk ndryshon por kur mund të piqen kushtet, pas një kohe të caktuar edhe kushtetuta mund të amandamentohet. Me rëndësi është fillimi i shtegtimit të ndërrimit të mandatit të saj në ushtri”, thotë ai.

Transformimi i FSK-së në ushtri do të konsolidonte edhe mëtej sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Për transformimin e saj, Qeveria e Kosovës dorëzoi në Kuvend pakon me tre projektligje që përfshin projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërsa për t’u bërë transformimi me ndryshime kushtetuese, siç ishte bërë përpjekje të bëhet disa vjet më parë, nevojiten dy të tretat e deputetëve, dhe po ashtu dy të tretat e deputetëve të pakicave.

Serbia nuk mund të ndal formimin e ushtrisë së Kosovës

Image result for daniel serwer



Daniel Serwer, profesor në Universitetin e Uashingtonit “Johns Hopkins” dhe ekspert për Ballkanin tha se Serbia nuk mund ta ndalë formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe se ajo nuk do të përbënte ndonjë kërcënim për Serbinë.

“Duke kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, Serbia po bënë përpjekje për të ruajtur gjurmët e fundit të sovranitetit të saj, por ajo është një lëvizje që nuk mund të ketë sukses. Kosova do të duhet të vazhdojë me formimin e ushtrisë -sepse ajo ka nevojë për atë dhe për shkak se dëshiron ta ketë ushtrinë - kurse pavarësinë e saj e kanë pranuar shumica e vendeve në botë, kështu që unë nuk mendoj se Beogradi mund ta ndalë atë", tha Serwer.

Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës kohët e fundit po zvarritet nga amerikanët dhe evropianët të cilët janë duke u përpjekur për të shtyrë Kosovën për të bërë çdo gjë të mundshme për të bindur Serbinë të bie dakord për ushtrinë. “Por kjo nuk po ndodh sepse Beogradi është i vendosur të kundërshtojë, por në një moment pres që Prishtina të vazhdojë përpara”, shtoi ai.

Skënderbeu, njëra nga figurat më të respektuara të historisë kombëtare

Image result for skenderbeu
Është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare, kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku është vlerësua lart figura e tij në unifikimin e popullit shqiptar.

Drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri” Sabit Syla ka thënë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në skenën e historisë në një moment tepër kritik për Shqipërinë dhe për fatin e Evropës.

Ai tha se nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë të organizuar, e cila shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare.

Kujtimi i Skënderbeut, sipas Sylës, jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi, por vepra dhe figura e tij mori përmasa me rëndësi evropiane. Ai shtoi se Skënderbeu u lartësua nga personalitete të shquara evropiane të kohës.

“Aftësitë e Skënderbeut si burrë shtetit, spikatën edhe në marrëdhëniet me botën e jashtme. Përveç krijimit të marrëdhënieve me shtetet e sferës perëndimore, edhe me shtetin Osman ka përfunduar dy marrëveshje, njëra në vitin 1460 dhe tjetra 1463. Ndërkohë pas luftës për qytetin e Dejës në tetor të vitit 1448 u nënshkrua traktati i paqes me Venedikun. Ky është traktati i parë që njohëm deri tani ku lidhja shqiptare del si subjekt i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Syla, raporton KsP.

Jahja Lluka kryetar i Komisionit Qeveritar për vitin jubilar të Skënderbeut, ka thënë se shqiptarët gjithandej Kosovës dhe popull i saj liridashës është rritur dhe zhvilluar me kujtimin e figurës së madhe historike, me të cilën njohu popullin shqiptar e gjithë bota civilizuese properëndimore.

“Me flamurin e Skënderbeut, shqiptarët kanë prirë në qindra beteja, kanë dhënë mijëra dëshmorë dhe me këtë flamur po dëshmojmë se rruga e vërtetë e lirisë dhe demokracisë është ajo për të cilën luftoi Gjergji ynë deri në frymën e fundit të jetës vet. Ai na trasoi orientimin e sigurt të së ardhmes sonë evropiane dhe properëndimore. Ai realizoj në parim bashkimin e shqiptarëve, Lidhjen e Shqiptarëve në Lezhë, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të parë të pavarur shqiptarë. Themelues I të cilit ishte ai vet”, theksoi LLuka.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është si njëri nga figurat tona më të respektuara të historisë tonë kombëtare.

Ai tha se si figurë unifikuese Skënderbeu çdo herë ka qenë dhe mbetet adresa kryesore e identifikimit të popullit shqiptar.

“Skënderbeu si njëri nga strategët më të njohur të artit luftarak për 25 vjet rresht arriti që t’i vë themelet e shtetit mesjetar shqiptarë. Edhe për kundër që ai u ndesh me ushtrinë më të fort të kohës, për afër gjysmë dekade ishte I pa thyeshëm dhe pengesa kryesore, që pengoi depërtimin e ushtrisë Osmane ne Evropën perëndimore. Skënderbeu për vite të tëra shërbeu si figura pikënisjeje e proceseve të mëdha të popullit tonë”, theksoi Bytyqi.

Kësaj konference shkencore i kontribuuan edhe përfaqësues nga Shqipëria. Akademik Marenglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike të Shqipërisë ka thënë se kudo që jetojnë shqiptarët, viti 2018 ka qenë viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilin e kanë përkujtuar dhe po e përkujtojnë me veprimtari të ndryshme edhe italianët, hungarezët, polakët, austriakët, gjermanët e të tjerë.

“Ai është përmendur me vlerësim të lartë edhe në instancat të larta deri në Kongresin e Shtetit të Bashkuara të Amerikës për vlerat si figurë e njohur botërore. Unë besoj se kjo nuk është pa domethënie, ndoshta ka qenë rastësi, por është fakt se shqiptarët nën flamurin e tyre kombëtar apo shtetëror gjatë gjithë mijëvjeçarit të fundit kanë punuar, luftuar vetëm për paqen, lirinë dhe për një jetë më të mirë”, ka thënë Verli.

Për vitin jubilar të Skënderbeut, institucionet e Kosovës gjatë këtë viti kanë organizuar disa aktivitete dhe deri në fund të vitit do të organizohen edhe shumë veprimtari të tjera.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...