2018-11-20

Imazhi krijues i intelektualit Prof.dr.Shyqri Galica,Ph.D


Kosova dhe Agolli

ERUDITIZMI GALICIAN ...APO SHYQRI GALICA NDRYSHE


Prof. dr. Shyqri Galica (1951) është studiues i letërsisë, publicist e pedagog. Ka botuar studime letrare, vështrime kritike, eseistike, publicistike, si dhe poezi e prozë në gazeta e revista të ndryshme.


Ka botuar edhe këto vepra: Koha flet me brezni, poezi, 1979; Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990; Amësia, tregime, 1991; Simbolika e sundimit, kritikë dhe ese, 1995; Konica – moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997; Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999; Dashuria vdekërisht, roman, 2003 dhe Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe vështrime kritike, 2005.


Është mësimdhënës i historisë së letërsisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, kurse lëndët bazat e gazetarisë, mediet dhe komunikimi publik, si dhe shkrim akademik dhe kulturë gjuhe i ligjëron në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, Kosovë.


1.

Kur arti nuk është shkollë…



Sipas Shyqri Galicës, profesor në Fakultetin e Arteve, arsye pse sot fakultetet private nuk marrin akreditime dhe nuk dëshirojnë të kenë drejtime artistike, është kuadri dhe levërdia materiale.



Arti para së gjithash është shumë i kushtueshëm. Kemi problem edhe me kuadro, sepse nuk është adekuat, e sidomos për artistët që është edhe më problem. Më pas e kemi edhe levërdinë materiale e cila lidhet me numrin e studentëve që pranohen në këto drejtime, por që gjithashtu nevojitet hapësirë, investime në laboratore e shumë gjëra tjera”, shton Galica. Sipas tij, ekziston një arsye e mirë që ka një vakuum drejtimesh të tilla në institucionet tona private.

Nëse do të hapeshin degë të artit në fakultetet private ekzistuese, aktualisht nuk mendoj se do të kishte cilësi. Ky është rreziku, sepse realisht njerëz të interesuar për këto drejtime ka dhe mesiguri do të ketë edhe në të ardhmen. E kemi edhe dukurinë e profesorëve, ku shpesh këto drejtime në fakultetet private mbushen me profesorë që nuk i përkasin një niveli të lartë akademik...

Mendoj se ata do të duhej të merrnin profesorë adekuatë, të gjenin një hapësirë dhe të punonin me më shumë studentë... Fakulteti i Arteve në Prishtinë nxjerr kuadro të cilat, edhe pse në kushte të vështira, janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat.

Kemi kuadro sa për të mbuluar nevojat tona, por që natyrisht interesimi është i madh dhe pjesa tjetër e mbetur shkon në universitetet private, natyrisht në ato pak që kanë këso drejtimesh...


2.

IMAZHI I KRIJUESIT DHE INTELEKTUALIT




Dorëshkrimi i Profesor Shyqri Galicës me titull “Mesazhi intelektual” është përmbledhje studimesh, vlerësimesh e recensionesh të shkruara në rrethana dhe në kontekst të zhvillimeve të ndryshme kulturore dhe shkencore të dekadës së fundit.
Sigurisht kjo është arsyeja pse tekstet e këtij vëllimi janë ndarë në tre kapituj që nuk janë as vetëm tematik, as vetëm gjinor dhe më në fund as vetëm kodues. Sigurisht për shkak se tekstet e këtij vëllimi janë shkruar në kohë dhe rrethana të ndryshme, apo për aktivitete dhe paraqitje të cilat kushtëzohen përtej konferencave, diskutimeve letrare e shkencore, përurimeve dhe pse jo prej leximeve miqësore. Nuk ka dyshim, kjo është edhe arsyeja që titulli i këtij libri del nga mesazhi i atyre ideve që reflektojnë tekstet, autorët dhe mendimi a vlerësimi i kritikës së kohës.
Kapitulli i parë merret me qasje të mëdha të letërsisë shqipe, të para gjithashtu nga aspekti historik dhe metodologjikisht krahasues. Fjala është për motive të mëdha: liria, kulti i Skënderbeut, poetika moderne e poezisë së Fatos Arapit, konteksti europian i poezisë së Fatos Arapit, raportet historike, letrare dhe shpirtërore të Dritëro Agollit me Kosovën, gjendja dhe përfaqësimi i letërsisë në librin shkollor, të cilat në këtë vëllim paraqesin vlerat më përfaqësuese dhe më cilësore. Fjala është për tema dhe objekte studimi, një pjesë të të cilave madje Profesor Galica i ka trajtuar edhe më parë në projektet e tij shkencore, prandaj kjo është arsyeja që këto tekste jo njëherë paraqesin sinteza serioze edhe përtej aspekteve metodologjike të kërkimit dhe mesazhe përmbajtësore e intelektuale njëkohësisht.
Kapitulli i dytë merret me vepra, autorë dhe kërkime tematike të tyre. Fjala është për tekstet recensionale, vlerësuese dhe aktualizuese të kohëpaskohshme për vepra letrare dhe historiko-letrare me dimensione te veçanta në jetën tonë shkencore, si: përmasa teoriko-letrare e tekstit të romanit të Adem Demaçit “Dashuria e Filanit”, përmasa aktuale e dramës së Gjergj Fishtës “Juda Makabe”, tema e madhe e dramës së lirisë në romanin e Ramadan Rexhepit, përmasa e kërkimit dhe e sintezës së biografisë së Elena Gjikës në monografinë e Vehbi Balës, fati jetësor i shkrimtarit Kasem Trebeshina, si fat i një shekulli në jetën e një populli në veprën e Nuri Dragoit. Fjala është për tema të mëdha dhe të veçanta që dalin në vepra me karakter historik dhe letrar njëkohësisht, të cilat përfaqësojnë vlera të një kohe dhe të një hapësire, që përtej vlerave teoriko-letrare, estetike e historike përfaqësojnë edhe një zë dhe një mesazh intelektual.
Kapitulli i tretë përfshinë tekste, të cilat trajtojnë tema me mbizotërim kur autorët e kur veprat e tyre, për t’iu lënë hapësirë, shpesh, më parë autorëve se sa veprave. Fjala është për autorë të caktuar jeta e të cilëve shpesh na ka bërë të mendojmë, të lexojmë dhe të flasim për veprën e tyre. Në historinë tonë, janë disa individualitete të cilët me jetën e tyre kanë bërë që të ndryshojë për shumë dekada fati ynë historik, prandaj mu për këtë ndjejmë nevojë të lexojmë jo vetëm bëmat e tyre historike po edhe ato intelektuale dhe krijuese estetike njëkohësisht. Në këtë seri tekstesh hyjnë vlerësimet dhe kërkimet për veprën poetike të atdhetarit Azem Beqiri, poezia e studiuesit Ali Ahmeti, poezia e historianes Sabile Keçmezi-Basha, krijimet e eseistit dhe prozatorit të temës së madhe të mërgimit shqiptar Shpend Osmani, kujtimet e dhembshme për vdekjen e hershme të poetit, prozatorit e mikut Iljaz Prokshi, përvjetorët e shumëmotshëm të bardit të prozës shqipe Ramiz Kelmendi, qasja e studiuesit të përkushtuar në fushë të historisë së letërsisë Isak Ahemti etj.
Kjo është arsyeja pse tekstet e Profesor Shyqri Galicës për disa shkrimtarë i lexojmë jo vetëm si kërkime teoriko-letare a estetike, po më shumë si mesazhe të dala nga krijues që përtej përimtimit poetik të vargut kanë synuar esencat e mesazhit liridashës,thotë mes tjerash Prof. asc. dr. Myrvete Dreshaj – Baliu




3.


Anembanë ushton jehona


Janë të shumtë sot adhuruesit e interpretimeve të amatorit të talentuar Shaqir Cërvadiku, anëtar i shoqërisë kulturore-artistike "Shota Galica" të Gllogocit. Kudo që u prezantua para publikut u duartrokit dhe krijoi atmosferë joshëse dhe mbeti kurdoherë në kujtesën e spektatorëve.

Zëri i tij i bukur dhe karakteristik sot dëgjohet edhe nëpërmjet radios e televizionit dhe ndiqet me dashuri nga dashamirët e këngës. Emri i këtij amatori me perspektivë të mirë është bërë sinonim i interpretimeve tona të bukura, i këngës që vetëm ai di ta krijojë. Ngjyrimet e vecanta dhe qasje vetjake kanë bërë që interpretimet e Shaqirit të dallohen edhe nga ato të shumë interpretuesve tanë të njohur. Dashamirët e këngës së tij kanë dëshirë të dinë më shumë për këtë këngëtarë të talentuar.

Mbase shumë nga ta dinë se Shaqiri është nga Pokleku i Drenicës, ku kënga e ciftelija janë përcjellë gjysh pas gjyshi e dorë pas dore. Ky djalosh është arsimtar i BAT-it që qendrën e arsimit të mesëm të orientuar "M. Tito" të Gllogovcit, kurse një pjesë të mirë të kohës e kalon në mesin e shokëve e të shoqeve të SHKA "Shota Galica" të Gllogovcit. Atmosfera e krijuar në ndejat e shpeshta nëpër odat e Drenicës te ky i ri ka mbjellë në shpirt dashurinë e zjarrtë për këngën e ciftelinë. Shaqiri tregon për takimet e ndryshme në oda e ndeja me rapsodë. Këto takime, thot ai, më kanë mundësuar që të mishërohem me këngën, me ciftelinë, por edhe me instrumentet tjera. Meqë edhe babai im e donte këngën si edhe të parët e tjerë, organizonim ndeja ku kënga skishte të sosur.

Njohja me këngëtarët e afirmuar, sic janë Tahir Drenica, Qamili i vogël, Ibrahim Krasniqi etj, drejtpërsëdrejti te unë kanë bërë një ndikim shumë të madh. Kështu edhe nisa prezantimet e mia, rrëfeu ai. Por në ndeja nuk më bënte gjithaq përshtypje paraqitja. Tek më 1977 pata rastin të dal para një publiku më të gjerë në Komaran. Aty interpretova këngën që pata krijuar vetë, titulluar "Anembanë ushton jehona" dhe ky ishte mbase casti vendimtarqë fitova njëfar besimi në vete.

Duartrokitjet e shumta të shikuesve te unë ngjallën dashurinë edhe më shumë për ta kultivuar e interpretuar këngën. Nga kjo kohë jam marrë vazhdimisht me interpretime, por edhe kam krijuar vetë këngë. Pos këngëve që janë të njohura, sipas teksteve të mia deri më tash kam bërë edhe meloditë e pesëmbëdhjetë interpretimeve, të cilat opinioni i ka pritur mirë. Këto janë disa nga këngët që i kam interpretuar në koncertet e SHKA "Shota Galica" nëpër Kosovë e më gjerë, e disa prej tyre edhe i kam incizuar në Radio televizionin e Prishtinës. Për krijimin e këngëve më kanë ndihmuar shumë librat që i kam lexuar...

Na thot ai pastaj se ka incizuar rreth njëzet këngë për radio televizionin, ndërsa tash, së bashku me shokët e tjerë, përgaditen për koncerte të reja. Edhe këngët me të cilat do të paraqitem para publikut do të jenë të reja, vazhdon ai. Ndër ato këngë do të jenë edhe: Këndo bylbyl, Zanin lart për ju trima, pastaj Moj e mira nga Gjakova, etj. Thot se ka marrë disa tekste të mira nga një shok dhe ndonjë nga ato do ta përgadisë për interpretim. Mu këto, thotë ai, i ka preokupim.

Ndahemi nga ky këngëtar duke i uruar suksese, të cilat, pa dyshim, nuk do të mungojnë. Talenti i tij i rrallë dhe dashuria për këngën e ciftelinë janë mishëruar thellë në shpirtin e tij. Këto do të bëjnë që kënga e tij të përjetohet edhe më shumë nga dashamirët e këtij arti kudo që do të ketë rast të prezantohet,thekson Shyqri Galica në shkrimin e tij në Rilindja.


4.




Vetëdija kritike dhe estetike e Konicës



Pos me zhvillimin e epokave stilistike të romantizmit, të realizmit e të natyralizmit, shekulli XIX karakterizohet edhe me zhvillimin e kritikës letrare. Në rrjedhë të ndryshimeve të sistemeve shoqërore do të ndryshojnë gjithsesi edhe orientimet krijuese letrare, duke sjellë zhvillime të reja në historinë e letërsisë botërore. Do të dalë në këtë periudhë një figurë e shquar letrare, që me penën e tij do të bëjë emër. Është ky Sharl Ogisten Sent-Bëvi (1804-1869), me të cilin kritika letrare do të zbresë nga katedra në shtyllat e gazetave1 dhe do të bëhet faktor në zhvillimin e jetës letrare franceze, madje në një periudhë të bujshme të krijimtarisë letrare, i cili do të quhet me të drejtë ”mbreti i kritikës”. Në shkrimet e tij kritike ai para së gjithash do të kërkojë artistin, cilësitë që portretizojnë më së miri figurën e tij. Diskursi i tij kritik përfshin fenomene e probleme të ndryshme letrare. Portretet letrare ai do t’i skalisë mjeshtërisht, duke i quajtur madje ”portrete eseistiko-psikologjike”. Sent-Bëvi, siç dihet, është themelues i shkollës kritike biografiko-psikologjike. Ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Montenjit të njohur, eseist francez, i cili me veprën e tij është shquar dhe ka bërë jehonë në mjediset letrare e intelektuale. Sent-Bëvi konsiderohet edhe themelues i historisë së letërsisë franceze.2 Ai me metodën historike shqyrtoi sidomos aspekte të poezisë dhe të teatrit të shekullit gjashtëmbëdhjetë dhe hapi shtigje në fushën e kërkimeve të ndërsjella dhe të analizave të autorëve e të veprave të ndryshme. Më pas Sent-Bëvin do ta vazhdojë e do ta plotësojë themeluesi i ”kritikës shkencore” Hypolit Teni, kurse kjo disiplinë e historisë së letërsisë do të pasurohet me metoda të reja hulumtuese shkencore.

Nga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë në Francë lind kritika impresioniste, e cila kriter bazë kishte mbresën, impresionin që lë vepra letrare. Këtë emërtim kritika impresioniste do ta marrë sipas veprës së Zh. Lëmetrit, ”Impresione teatrore” (”Impressions de theatre”, 1898).3

Në rrjedhë të këtyre proceseve letrare, do të kultivohet e artikulohet vetëdija krijuese kritike e Faik Konicës, sidomos në kontaktet e vazhdueshme me qendra universitare e kulturore franceze, si dhe me mjetet e informacionit, që do të kenë ndikim në formimin e tij letrar dhe intelektual. Në këtë kontekst, ndikimi i Sent-Bëvit, i Tenit, i Lëmetrit etj. në krijimtarinë e tij kritike e letrare është i pranishëm. Epoka stilistike e romantizmit shqiptar do të kultivojë zhanre e forma të llojllojshme për të shprehur mendimin filozofik, shkencor e letrar për çështje të ndryshme të realitetit historik e aktual. Eseja, si një lloj i veçantë i krijimtarisë sintetike letrare-shkencore e publicistike, zë fillet mu në këtë periudhë, kur krijuesit shqiptarë priren t’i shprehin pikëpamjet e tyre për një varg çështjesh historike, filozofike, fetare, morale, kulturore, letrare e kombëtare. Kështu do të shkruajnë ese e fragmente eseistike De Rada, Dara i Ri, Z. Jubani, P. Vasa, J. Vreto, N. Frashëri, S. Frashëri, L. Gurakuqi, Z. Skiroi etj. dhe krijimet e tyre do të anojnë herë nga ana imagjinare, herë nga ajo shkencore. Këto trajtime eseistike u përkasin më shumë fushave filozofike dhe etike, siç janë, p. sh., esetë e Jani Vretos ”Për të vërtetënë edhe për shkronjënë e së vërtetësë”,4 ”Mirëvetija” dhe ”Për gjithëçishtënë dhe për Zon’ e jetesë dhe për Njerinë, botën’ e vogëlë”. Pavarësisht sa këto ese janë origjinale, në ndonjë rast edhe përshtatje, ato afirmojnë sidomos mendimin filozofik në romantizmin shqiptar.5 Esetë e Naimit ngërthejnë një gjuhë më poetike. Eseja ”Mësime”6 është cilësuar ese etiko-fetare, ndërsa pjesë të prozës ”Fletore e Bektashinjët”7 konsiderohen ese fetare. Edhe në kuadër të këtij zhanri letrar, krijuesit shqiptarë bëjnë përpjekje të shprehin çështje universale, madje edhe filozofike, duke u përqendruar gjithsesi në çështjet kombëtare. Epoka e romantizmit është periudhë e Rilindjes Kombëtare, kur shprehjet zhanrore shpërthejnë nga erudicioni krijues i artistëve tanë, të cilët janë të detyruar të bëjnë njëkohësisht dy veprime: atdhetare dhe krijuese.

Diskursi kritiko-letrar (Diskursi estetiko-kritik)



Nga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë shpeshtohet dalja e gazetave, e revistave dhe e botimeve të ndryshme, ku gjejnë shprehje edhe shkrime kritike. Mendimet kritike të Jeronim de Radës për letërsinë popullore dhe të Naim Frashërit, që shoqëron përkthimin e tij të këngës së parë të ”Iliadës” së Homerit,8 shënojnë fillimet e kritikës letrare shqipe.9 Mendime kritike rreth problemeve të ndryshme letrare janë shprehur edhe përmes letrave, si formë e komunikimit letrar. Një kritikë e tillë epistolare shprehet në letrat e Vretos dërguar Sotir Koleas në Manastir, letrat dërguar Kristo Shulit në Shkodër, letrat dërguar Sotir Koleas në Ohër etj. Kritika në këtë formë do të shndërrohet në gjykim për çështje të ndryshme të jetës historike, mendore, shoqërore, politike dhe morale të kombit.10 Kritika letrare shqiptare nis e zhvillohet së pari nëpër gazeta e revista të ndryshme të arbëreshëve, në formë të recensionit, të vështrimit dhe të esesë letrare. Revista ”Albania” dhe veçanërisht Faik Konica me krijimet e tij kritike e eseistike, do t’i vërë bazat e kritikës letrare dhe të teorisë së kritikës me shkrimet e tij, duke përmbushur kërkesën dhe vetëdijen për një zhanër aq të domosdoshëm të letërsisë e të kulturës kombëtare. Duke qenë i shkolluar në Francë, Konica do t’i formësojë njohuritë për kritikën nga krijuesit e shquar francezë Sharl Bodler, Zhyl Lëmetër, Pol Valer, Remi dë Gurmon e sidomos nga Sent-Bëvi etj. Te Faik Konica do të ndikojë gjithsesi fryma e kritikës impresioniste, përfaqësuesit e së cilës vlerësonin se kritika objektive nuk ekziston, siç nuk ekziston as arti objektiv…, se secili kritik shpreh temperamentin vetjak, sensibilitetin, qasjen e tij dhe ndjesinë e jetës. Mirëpo, si erudit, Konica do të nënkuptojë pa dyshim se ”edhe kritika impresioniste gjithnjë niset, qoftë edhe jo zëshëm, nga qëndrime teorike të caktuara, nga estetika e caktuar.”11 Si kritik impresionist në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, Konica shpreh përshtypjet e tij, përjetimet, kënaqësitë e pakënaqësitë për veprat dhe fenomenet letrare e kulturore. Ai sugjeron veprimtari në fushën e letërsisë, të artit dhe të kulturës, që do të ndikonin në zhvillimin kulturor dhe emancipimin kombëtar. Në veprimtarinë e gjerë e të shumanshme të Konicës, një vend të veçantë zënë kritika letrare dhe eseistika, të cilave u vë themelet me shkrime, që shquhen për përmbajtjen e tyre serioze, për saktësinë shkencore dhe për kulturën e trajtimit artistik. Krijues erudit, me një diapazon të jashtëzakonshëm, Konica do të shtrojë çështje e probleme në gjerësi e në thellësi, do t’i trajtojë ato me ndërgjegje të një shqiptari të kultivuar, gjithsesi me qëllim të informimit më të gjerë në suaza kombëtare e jashtëkombëtare. Botimi i shkrimeve dhe i informacioneve jo vetëm në gjuhën shqipe, por sidomos në atë frënge e më pas edhe në gjuhën angleze, janë dëshmi e vetëdijes kombëtare e kulturore të tij për ta shtrirë çështjen kombëtare në shkallë ndërkombëtare. Edhe pse në disa situata do të manifestojë karakterin e tij kontradiktor në politikë, në fushën e krijimtarisë e të shkencës do të jetë pak a shumë më konsekuent, me ndonjë përjashtim, sidomos në raportin art – ideologji. Ai shquhet më shumë si estet se esteticien, më shumë si teoricien se kritik dhe më shumë e ndiente artin se ç’e komentonte, sepse veten e kishte vënë në rolin e intelektualit në kuptimin e plotë të fjalës.12 Konica, i cili është njëri nga ndërlidhësit e letërsisë së Rilindjes me atë të Pavarësisë, me pikëpamjet e tij themeloi teorinë e kritikës letrare shqiptare, që do të shpihet më tej me Nolin, Malokin, Çabejn, Kutelin, Koçën, Shuteriqin, Pipën etj. Faik Konica, duke qenë në kontakt me letërsitë më të njohura të botës, do t’i shijojë vlerat e tyre, do t’i konceptojë nivelet artistike dhe do të kërkojë të kultivohet arti i bukur edhe në krijimtarinë tonë letrare-artistike. Është Oksidenti ai që do ta ngrejë shijen e tij kulturore, do ta kultivojë atë shije nëpër universitetet më të shquara, duke marrë edhe grada e lavdërime për erudicionin e kulturën e tij. Mbamendja dhe leximi, puna e pareshtur e përkushtimi do të jenë ndër faktorët thelbësorë që do të ndikojnë në ngritjen e tij intelektuale, kulturore e kombëtare. Në revistën e tij ”Albania” ai do t’i botojë njoftimet për librat shqip dhe për ata që kishin të bënin me shqiptarët, që do të thotë se ”ai kishte vetëdije të formuar për vështrimin, për studimin dhe për informimin letrar, e edhe për kritikën letrare.”13 Në epokën stilistike të romantizmit shqiptar, nëpër gazeta e revista shqipe fillojnë të botohen edhe shkrime për librat, ku në rubrika të veçanta jepen informacione dhe bëhen recensione e vështrime për ta. Bëhet kjo sidomos me botimin e revistës ”Albania”, në të cilën drejtori i saj Faik Konica sheh nevojën e paraqitjes së veprave dhe të krijimtarisë letrare e kulturore. Vetë ai në rubrikën ”Bibliographie”, në gjuhën shqipe e atë frënge, të revistës ”Albania”, do të paraqesë mendimet e pikëpamjet për vepra të veçanta dhe informacione për krijimtarinë e përgjithshme, do të shprehë nevojën e ngritjes së vlerave letrare dhe shqyrtimin analitik të tyre. Me penën e tij do të fillojë teoria dhe praktika kritike dhe kështu do të formohet vetëdija për kritikën letrare. Faik Konica është ”i pari që mendimin kritik e bën përcjellës të letërsisë dhe i pari që kritikën letrare e bën institucion të opinionit letrar dhe kulturor.”14 Faik Konica, në artikujt e tij kritikë, teorikë, eseistikë, shqyrtues dhe informativë, do t’i shprehë pikëpamjet dhe mendimet e tij rreth disa problemeve të përgjithshme teoriko-letrare e kritike, për autorë shqiptarë e të huaj, për çështje aktuale e historike. Ai do të botojë edhe shkrime të karakterit të përgjithshëm kulturor, etnologjiko-etnografik, si dhe do të bëjë portretizime të figurave atdhetare, kulturore e letrare dhe shkrime të tjera me interes historik, shkencor e kulturor. Stili i tij karakteristik, shprehja e qartë e plot mendime dhe fryma e krijimeve letrare e kritike integrohen në temperamentin e veçantë të Konicës dhe në qëndrimin e tij kritik ndaj dukurive të kohës.

Forma eseistike (Shqyrtimi fiksional e diskursisv)



Esetë dhe kritikat letrare, natyrisht, sa dihet deri tash, nuk qenë të shumta në krijimtarinë e Faik Konicës, por ato janë të veçanta, me një origjinalitet dhe me një spektër karakteristik trajtimi. Eseja dhe fryma eseistike, e pranishme tejetej krijimtarisë së tij, një zhanër i mësuar në Francë nga penat më të mprehta si Montenji, Volteri, Rusoi etj., do t’i përgjigjet flakë për flakë temperamentit dhe karakterit të Faik Konicës, figurës së tij të veçantë krijuese, që jo vetëm do të lërë gjurmë në shumë fusha, por edhe do të vërë shumë themele. Në shkrimet kritike e eseistike, shkencore e publicistike, ai do të shtrojë shumë çështje në mënyrë sinkretike, me mjeshtërinë e tij letrare, informuese e shkencore. E kësaj natyre është eseja, zhanër që provokon posaçërisht Konicën. Nëpërmjet esesë, shqyrtimit fiksional e diskursiv, ai zbërthen imagjinatën e tij krijuese dhe prirjet e afinitetet për shumë fusha të artit e të jetës. Stili eseistik i Konicës përshkon tërë krijimtarinë e tij, kurse elemente eseistike pleksen veçanërisht në shkrimet portretizuese. Në ato krijime gjen shprehje shpirti i tij specifik, elokuenca, ngrohtësia e poetit, argumenti i shkencëtarit dhe informimi i publicistit. Në këto portretizime shkrihen kufijtë ndërmjet portretit dhe esesë, duke shkrirë fizionominë e tyre me elemente plastike. Në krijimtarinë e tij janë edhe dy vepra eseistike, që jo vetëm e shquajnë Konicën sa i përket këtij zhanri sinkretik shkencor-letrar e publicistik, por e veçojnë si erudit, gjeni të kohës dhe figurë poliedrike, që ka mbetur vërtet i veçantë në botën tonë letrare e kombëtare. Vepra ”Shqipëria si m’u duk”,15 që është një kompleks esesh, dëshmon njohësin e thellë të Shqipërisë në aspektin historik, kulturor e etnopsikologjik: ”Ai ka logjikën e Montenjit, por edhe forcën apologjike të Marin Barletit.”16 Një vepër, që do të cilësohet e pakryer, ”Shqipëria si m’u duk”, si shumë krijime të tjera të Konicës, do të shprehë aktualitetin shqiptar të viteve 1928-1929, me ngjyra karakteristike, një realitet shqetësues, që edhe vetë autorin do ta lërë të shqetësuar. Që në konceptimin e parë të shkrimit receptuesi njihet me origjinalitetin e Konicës, i cili priret në mënyrë të brendshme, gati intuitive ndaj trajtimit pothuajse poetik të një subjekti të caktuar. Stili thuajse letrar, me prirje poetike, përfytyrimet dhe iluzionet e natyrës artistike i japin këtij shkrimi (jo fort të shkurtër) pamje interesante, tërheqëse për të gjitha kategoritë e lexuesve. Ishte ndoshta një ”dredhi krijuese” e autorit për të tërhequr lexuesin me nisjen e esesë në mënyrë sa poetike, aq dhe origjinale: ”Njeriu që e shkon kohën me ëndrra të pëlqyera ka frikë të zgjohet. Dëshira që vendi të lulëzojë të bën pak të ëndërrosh se lulëzon edhe largimi i gjatë të këllet ca më thellë në gjurmë dhe ta shpie shpirtin dhe mendjen në një botë të bukur, e cila s’ka turp dhe s’ndodhet gjëkundi, sepse në tru të ëndërronjësit… po më kot! Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet.” Stili i Konicës si eseist shpaloset gjithnjë e më i pasur, duke u kombinuar në mënyrë të natyrshme elemente publicistike, të kronikës, përshtypje udhëtimi, kujtime, specifika të reportazhit, të dhëna e fakte historike. Të gjitha këto, në vështrim të parë, duket sikur e largojnë paksa nga lloji letrar, po, në të vërtetë, poeti dhe prozatori lë gjurmët edhe në këtë shkrim. Përfytyrimet poetike janë të pranishme në forma më të larmishme: ”po si një ëndërr e bukur”, ”posi një vend i bukur në mes shkretëtirës” ose ”Afër Shijakut, e çuditi një pyll i vogël plot me zogj, plot me popull zogjsh, këngët e të cilëve bashkohen dhe trazohen aq bukur dhe aq ëmbël, sa të duken si një simfoni e krijuar prej ndonjë muzikanti të natyrës që rron në shelgjet dhe bën shoqëri me shpesët”!Elementet e prozës poetike bëhen shpesh pothuajse mbizotëruese, ndërsa forma letrare plekset me trajtimin publicistik, të tipit të reportazhit, për të krijuar kështu përfytyrime sa më tërheqëse e interesante për receptuesin. Kombinimi i metaforave ”forcova zemrën”, ”filizi i fundmë i lisit të madh ilirian” me ironinë: Shqiptarë dhe ”ekspertë”, që shkon deri në sarkazëm të mprehtë: ”robotët e zyrave të Shqipërisë”, si dhe shfrytëzimi i elementeve të prozës artistike, si dialogu midis figurave reale, që marrin pamjen e personazhit artistik, krijimi i një rrëfimi mbi bazën e pyetjeve dhe përgjigjeve, gjithnjë të imagjinuara nga autori dhe shfrytëzimi i trajtave kohore të ndryshme janë të gjitha elemente të prozës artistike, që Konica i përdor dhe i kombinon me mjeshtëri të rrallë. Krahas tyre në konceptimin eseistik të tij gjejmë edhe mënyra të tjera, si krijimi i portretit të një figure historike, elementet e vizatimit të peizazhit (”me një ngjyrë vjollce, si themë të përgjithshme që i bashkonte e i lidhte të gjitha ngjyrat”). Me gjithë kombinimet e këtyre elementeve, të marra nga publicistika, nga historia a letërsia, Faik Konica strukturon një shkrim, që në formën më të qartë shpreh veçoritë e esesë, specifikën e këtij lloji tepër tekanjoz, që herë duket si trajtesë objektive, herë si trajtesë subjektive, me elemente të theksuara poetike.

Vepra tjetër eseistike ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore”, që Konica e shkruan sipas porosisë për lexuesit amerikanë në vitet 1935-1939, botohet pas vdekjes së autorit, më 1957, kurse shqip do ta shohë dritën së pari më 1991.17 ”Libri përfaqësoi mirë Shqipërinë në botën amerikane, që nuk e njihte sa duhet vendin tonë, – thekson prof. dr. Jup Kastrati. Vepra ishte një manifest i kulturës kombëtare shqiptare, i qytetërimit të Shqipërisë gjatë shekujsh. Ishte një afirmim i plotë i cilësive, i karakteristikave dhe i virtyteve më pozitive të shqiptarëve përmes gojës së autoriteteve shkencore botërore: angleze, franceze, gjermane, austriake, italiane, amerikane etj. Me këtë libër autori i solli një dobi të madhe çështjes shqiptare, njohjes dhe popullarizimit të Atdheut tonë.”18 Problemet që shtrohen janë të shumta e interesante dhe kjo është vërtet një histori kritike.19

Pa dyshim, vepra ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” është krijimi më i ndërlikuar i Konicës sa i përket karakterizimit dhe tipologjisë së llojit. Ndërthurja e elementeve të publicistikës, të shqyrtimit shkencor dhe të përfytyrimit e figuracionit letrar i japin veprës më shumë formë eseistike. Këtu është shprehur raporti midis objektives dhe subjektives, ndërthurja e stilit gazetar me atë shkencor e letrar, si dhe vetë temperamenti i Konicës. Që në fillim autori premton se do të përpiqet të jetë sa më ”objektiv dhe i paanshëm”, por nuk mund t’i qëndrojë besnik deri në fund këtij parimi. Së pari, është vetë forma e esesë që e ”detyron” autorin të jetë më i lirë në shprehjen e mendimeve, të emocioneve e të shqetësimeve të tij. Si eseist, Konicën e cyt gjithherë një dëshirë e brendshme dhe një pasion i fuqishëm për të arsyetuar, gjykuar, pohuar ose mohuar diçka. Ky pasion i brendshëm nuk mund ta lejojë të jetë ”objektiv” në atë shkallë që e kërkon logjika shkencore. Mbase, duke mos iu drejtuar një auditori të kualifikuar, shkencor, ai e ndien veten krejt të lirë të shprehë atë që ndien, përfytyrimet dhe bindjet e veta. Së dyti, objektivizmi i veprës cenohet në një masë edhe nga vetë temperamenti i autorit. I ashpër deri në cinizëm ndaj dukurive që s’i pëlqejnë Konicës, s’ka forcë të ruajë ekuilibrin midis objektives dhe subjektives. Kështu, jo rastësisht eseja, si lloj i veçantë, bëhet e preferueshme prej tij, sepse ajo ngërthen një shenjë të theksuar të temperamentit krijues të autorit. Në këtë cikël esesh bie në sy synimi i autorit për të hedhur teza për studiuesit e historisë dhe prirja për të shfrytëzuar të dhëna e interpretime shkencore të studiuesve e të historianëve të huaj. Autori shfrytëzon përcaktime fjalësh, të dhëna gjeografike, etnografike, etimologjike, fetare etj. Stili shkencor kthehet shpesh në stil publicistik, kur autori sjell kujtime personale dhe në stilin letrar, poetik kur krijon përfytyrime, i jep veprës një atmosferë të këndshme dhe komunikuese për receptuesin e huaj. Duke respektuar specifikën e esesë, që nuk mbështetet në të dhëna të sakta shkencore, autori priret në mënyrë të dukshme nga stili letrar. Ai shfrytëzon vargje poetike (p. sh., nga Bajroni) për të mbështetur teza të ndryshme, që kanë të bëjnë me problemet e lashtësisë së Shqipërisë, të historisë dhe të kulturës së saj, të pozicionit gjeografik, të prejardhjes racore, të virtyteve etj. Nga ana tjetër, janë edhe përshkrimet e tij letrare me elemente poetike e fantazi të bujshme. Në përkufizimet teorike është thënë se ”eseja është një lloj i veçantë letrar”, që dallon me stilin e saj nga publicistika shkencore e gazetare. Eseja ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” ngërthen elemente të stilit letrar. Autori i largohet së tepërmi stilit shkencor e publicistik, duke përdorur me shumë sukses stilin bisedor të drejtpërdrejtë. Si në një krijim letrar, ndihet uni i rrëfimtarit, i cili herë rrëfen, herë bën pyetje dhe përgjigjet po vetë, herë zemërohet e bëhet ironik deri sarkastik, herë është aq i sinqertë me receptuesin, duke pohuar se ”zakonisht unë mbaj një heshtje mirësjelljeje, por më ndodh nganjëherë të mos jem me të mira dhe në raste të tilla nuk mund ta mbaj një të qeshur të fortë”. Mënyra e rrëfimit në vetën e parë krijon një komunikim më të drejtpërdrejtë me receptuesin, të cilin autori e përfytyron sikur e ka aty pranë vetes dhe me të cilin qan hallet! Nga ana tjetër, përfytyrimi i peizazhit, shënimet e komentet subjektive, duke iu referuar pohimeve të autorëve të huaj (gjithnjë jo në formë faktesh, por më shumë në formë përshtypjesh e kujtimesh) dhe prirja e herëpashershme për arsyetime edhe të karakterit filozofiko-shoqëror krijojnë një stil tejet të larmishëm, të rrjedhshëm e joshës. Duke pasur parasysh veçoritë specifike të esesë, sa i përket stilit të saj, temës së shtjelluar dhe destinimit, vepra ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” është një ese e gjatë. Sa i përket stilit mbizotërues në këtë vepër është vështirë të veçosh njërin apo stilin tjetër, sepse Faik Konica ka ditur të kombinojë stilin letrar me stilin publicistik dhe atë shkencor, në përputhje me problemin që trajton, momentin emocional dhe bashkëbiseduesin imagjinar. Kjo ndërthurje mjeshtërore i jep forcë dhe peshë të veçantë stilit të përgjithshëm eseistik të Faik Konicës.




[1] Frida Filipovic, “O piscu” (pasthënie), te Sent Bev, ”Knjizevni portreti”, ”Kultura”, Beograd, 1960, f. 341.
[2] Larousse, “Opšta enciklopedija”, ”Vuk Karadzic”, Beograd, 1971, f. 46.
[3] “Recnik knjizevnih termina”, ”Nolit”, Beograd, 1986, f. 264.
[4] Jani Vreto, “Vepra të zgjedhura”, Shtëpia Botuese e Librit Politik, Tiranë, 1973, f. 67.
[5] Rexhep Qosja, “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1984, f. 246.
6 Naim Frashëri, “Vepra 6”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1986, f. 157.
[7] Naim Frashëri, “Vepra 2”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1986, f. 153.
[8] Naim Frashëri, “Vepra 6”, f. 281.
[9] Rexhep Qosja, vep. e cit., f. 248.
[10] “Recnik knjizevnih termina”, f. 338.
[11] Aty.
[12] Ibrahim Rugova, “Kah teoria”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1978, f. 80.
[13] Aty.
[14] Rexhep Qosja, “Faik Konica – kthimi i tij” (parathënie), te: Prof. Dr. Jup Kastrati, ”Faik Konica” (monografi), ”Gjonlekaj Publishing Company”, New York, 1995, f. 11.
[15] U botua në vazhdime në ”Dielli” më 1929.
[16] Moikom Zeqo, cituar sipas: Prof. Dr. Jup Kastrati, “Faik Konica” (monografi), ”Gjonlekaj Publishing Company”, New York, 1995, f. 397.
[17] Faik Konica, “Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” (përkthyer nga dr. Abdullah Karjagdiu), ”Buzuku”, Prishtinë, 1991.
[18] Prof. Dr. Jup Kastrati, “Faik Konica” (monografi), f. 476.
[19] Aty, f. 447.


Përgatiti:Flori Bruqi

Midis poetësh…(Poezia dhe politika)

Related image

Prof.Dr.Shyqri Galica,Ph.D

Në kohën kur Republika e Kosovës ishte në fazën e pavarësisë, në shtetin më të veçantë të Evropës, në një orë mësimi po merrte pjesë dhe Presidenti i saj: Nikola Sarkozi. Bota po ndiqte me vëmendje një paraqitje shumë të rrallë – në një shkollë të Francës, në një hartë para nxënësve, ai po prezantonte shtetin më të ri të botës – Republikën e Kosovës.


Vërtet, kjo ngjarje kësisoj nuk pritej as në Republikën e Kosovës e askund ku ka jo vetëm shqiptarë, por ishte një çast kur para botës shteti i demokracisë dhe i kulturës po deklaronte një të vërtetë që është dhe një dëshmi se Republika e Francës është shteti që ndihmoi të arrihej liria dhe të ndërtohet shteti i ri, Republika e Kosovës. Ndaj, në asnjë çast çdo shqiptar nuk do ta harrojë as ndihmesën e Francës, as kumtin e jashtëzakonshëm që dha Presidenti i saj, zoti Sarkozi.

Pra, ai çast ka qenë dhe një akt frymëzimi i jashtëzakonshëm i krijuesve dhe sidomos i fëmijëve që lidhej në mënyrë imediate me proceset që po ndodhnin në vendin e tyre dhe Pavarësinë e shumëpritur për të cilën derdhën aq shumë gjak breza të tërë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe një kompleks jetësor që po realizohej si një veprim i domosdoshëm i popullit shqiptar, si një proces dhe vetëdije e ndërtuar nga rilindësit që vepruan në shek. XIX brenda e jashtë trojeve shqiptare.

Në këtë takim jo të rastësishëm në Francë, ku ndodhen shkrimtarë nga vende të ndryshme të botës, të tillë që kanë përjetuar katrahura dhe të tjerë që ndeshen dhe sot me to, të tillë që do të kenë dëgjuar për një shtet të ri, për Republikën e Kosovës dhe të tjerë që dëgjojnë për të parën herë, shpresoj se tani e në të ardhmen do të kenë mundësi të japin ndihmesën e tyre për ta njohur këtë vend, Republikën e Kosovës, por gjithsesi edhe për ta vizituar në cilindo rast.

Pa dyshim, poezia është njëri nga mjetet e preferuara të politikës, do të thosha të jetës, të jetës sonë të trazuar që është e veçantë, madje e veçantë nga mjedise të tjera. Ky shqetësim artistik përbën thelbin e jetës, një mesazh që bartet aq thjesht e aq këndshëm dhe futet në poret më të thella… futet aty ku është dashuria, por ndodhet dhe aty ku mbizotëron mizoria!

Në këtë rrjedhë prandaj do parë dhe konceptin e krijimit poetik dhe të politikës, sepse, siç do të thoshte nobelisti francez Sen-Xhon Pers, “…poezia, para së gjithash, është mënyrë e jetës – dhe në të vërtetë mënyrë integrale e jetës.” Po kështu këtë digë të realitetit e ka ndjekur dhe vetë historia nga antika deri sot si paraprijëse e proceseve jetësore, që, siç vë në dukje poeti tjetër i Francës, Pjer Zhan Zhuv, “poezinë duhet trajtuar si strukturë organike të mendimit” dhe në këtë kontekst si një shigjetuese të aspiratës për lirinë e njeriut në cilësinë e një ushtari që nuk ndalet pa arritur qëllimin, ose pa i dhënë fund më të shtrenjtës, jetës.


Krijimtaria poetike është një segment dinamik i artit dhe refleksionet e saj tallaziten gjithashtu ndryshe nga artet e tjera, varësisht nga forma e përçimit te receptuesi. Poezitë e transmetuara nëpërmjet valëve të Radios-Kosova e Lirë, sidomos gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa dyshim kanë qenë një erë ngrohëse e shpirtrave luftëtarë që ishin në front për lirinë e atdheut dhe gjithsesi e popullit që po qëndronte midis kudhrës e çekanit. Ishin çaste kur luftohej për jetë a vdekje, por dhe momente kur pritej nga qarqet politike të botës demokratike për një vendim, kurse luftëtarët shqiptarë në istikame të luftës, madje po gjenin edhe frymëzimin për të krijuar dhe për të qëndruar heroikisht. Kjo atmosferë ndërmjet luftës për liri, që lidhej me politikën, dhe krijimtarisë poetike të atyre që ishin drejtpërdrejt në front dhe të tjerëve që ndodheshin jashtë luftës, bëri që të krijohen vlera të tilla letrare që shënuan historinë kombëtare dhe preokupimet që ka bota për lirinë. Mbase ishin krijime të tilla që rrezatonin nga frontet e luftës, nga sakrificat e jashtëzakonshme që po bënin luftëtarët, shumë nga të cilët skuqën tokën për lirinë e atdheut.

Por vite të tëra, politika pushtuese e Beogradit po sensibilizonte masën e gjerë nëpërmjet një propagande shfrenuese, e cila po krijonte urrejtje të paparë midis popujve. Mediet ishin politizuar skajshmërisht, madje kishte arritur deri aty sa dhe vetë poezia të politizohej, gjithnjë duke pretenduar se fjalimet e ditës mund të zhdukeshin bashkë me vesën e mëngjesit, kurse ndikimi i artit ishte i një natyre tjetër. Ndaj përpjekjet për të formuar diçka shumë më të rëndësishme se mesazhet politike të ditës, nuk lanë pa angazhuar tej mase gazetarët e poetët për të ushqyer nacionalizmin, madje në të gjitha nivelet.

Ky veprim milosheviqian nuk kishte si të përfundonte ndryshe, pos ashtu siç përfundoi, me ndëshkimin nga bota demokratike, sepse, siç do të thoshte poeti i madh Elyar:

“Na jepni një pushkë në dorë
Që të vdesim kundër vdekjes!”

Ndërkaq, poeti më i madh shqiptar, Dritëro Agolli, ndër të tjera, do të “alarmonte” publikun liridashës:

“Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parin.
……………………………………………………………………..
T’i qeshte Kosovës vetëm nga vjershat liria dhe fati
Unë do bëja me vargjet kërdinë e hatanë…”

(“Fushë-Kosovë”)

Ky mesazh artistik shtrihej tejetej jetës së ngarkuar me mizori, prandaj veprimet paqësore po humbnin kuptimin e tyre dhe njerëzit e arsyeshëm po vepronin ndryshe. Pikërisht këto vargje të poetëve Elyar e Agolli tumirin mendimin e luftëtarëve të lirisë se vjen një çast kur politika duhet të veprojë për t’i dhënë udhë jetës, sepse shtypja e terrori duheshin përfunduar.

Por ishin dhe çaste që lidheshin me raporte të tilla që po krijonin strukturat politike botërore, shtetet dhe figurat, të cilat poetët do t’i bëjnë të pavdekshme në vargjet e tyre, kurse artistët e tjerë në forma të ndryshme.

Mbase çasti që cekëm në fillim me presidentin Sarkozi do të ketë provokuar veçanërisht shumë fëmijët dhe mësuesit, por gjithsesi dhe krijues të tjerë, sepse bota komplekse e artistit provokohet nga çaste jo të rëndomta, nga situata të jashtëzakonshme dhe nga aspekte që bartin mesazh më jetëgjatë.

Ky takim poetësh është i veçantë dhe për një arsye tjetër: nëse do ta quanim politike edhe në këtë kontekst – atëherë kjo është vërtet politike po, por politikë konstruktive dhe jo demagogji, sepse është shpirti më i kristaltë nga buron mendimi, nga rrjedh veprimi dhe nga artikulohet mesazhi.

Kosova dhe Agolli


Related image

Prof. dr. Shyqri Galica,Ph.D

(Kryetar i LSHK)

Poeti më i shquar kombëtar Dritëro Agolli, në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, do të futet në botën komplekse të një pjese të atdheut, e cila tashmë po merrte dimensione të reja në konceptimin jetësor e politik, shqetësime që do t’i parandiente dhe do t’i artikulonte me ndjenjë tepër të veçantë në një spektër karakteristik, duke bërë përpjekje që artistikisht të trajtonte nyjën që ngër¬thente mbi jetën dhe vdekjen si katrahurë e robërisë dhe e përpjekjeve shekullore për liri.



Intrigimi i realitetit jetësor po rëndonte mbi bagazhin artistik të krijuesit, kurse te poeti Agolli do të shpërthente fuqishëm nëpërmjet vargut poetik, i cili me talentin e tij dhe përvojën krijuese do të artikulonte shqetësimet dhe botën delikate të artistit, duke nxjerrë prerje ekzistenciale, të cilat do të reflektohen gjithsesi në filozofinë jetësore dhe vizionare të tij.

Duke ndier në mënyrë të veçantë preokupimet dhe shqetësimet që mbanin mbi supe shqiptarët e viseve të ndryshme, sidomos të Kosovës, Agolli do të shpërthente në mënyrë dinamike me vargun e tij sfidues, me figurat e tij të një peshe të jashtë¬za¬kon¬shme dhe, pa dyshim, me mesazhin artistik aktual, që do të inkurajonte dhe do ta provokonte receptuesin për t’u futur pakthyeshëm në shtegun kërkues të lirisë.

Ishte Kosova dhe viset e tjera nën thundrën e robërisë, që po kërkonin zgjidhje, por sikur po prisnin dhe vargun e fuqishëm të poetit, që ishte bërë një me përpjekjet për lirinë e tyre. Në horizont po shihte shkëndijat e lirisë, po shihte dhe sakrificat e shumta për të, por po hetonte dhe nevojën tjetër të realitetit të krijuar nën robëri. Këtë realitet historik kompleks do ta paraqesë nëpërmjet poezisë së tij, duke aktualizuar segmente që po vetëdijësonin botën shqiptare, trumbeta që do të jehonin me një fuqi liridashëse, madje në qarqe shumë të gjera. Pikërisht në këtë varg poetik do të manifestohej dashuria e madhe për kombin dhe lirinë, një dashuri e kërkuar me aq përkushtim dhe e gjetur me aq invencion, që poezisë së këtij artisti do t’i japë një ton energjik dhe një atmosferë të veçantë, që do ta bënte vargun edhe më të fuqishëm, kurse poetin një sfidues të vërtetë të lirisë…

Kauza kombëtare dhe vizioni poetik

Poet i dimensioneve të gjera, artist i vërtetë i fjalës së shkruar, vizionar i jashtëzakonshëm, kërkues këmbëngulës i lirisë dhe i demokracisë njerëzore, por dhe patriot e luftëtar i pakompromis për ta shpënë tutje kauzën kombëtare, në vargun e tij do të ndihet ajo frymë dinjitoze atdhedashurie, që e ka përshkuar tejetej krijimtarinë e tij poetike.

Gama e larmishme artistike e Agollit, poet i vizioneve, i formave dhe i përmbajtjeve karakteristike, është dëshmi e një njohjeje të thellë të realitetit kombëtar dhe më të gjerë, një figurë e veçantë e botës poetike, ku do ta shtrijë erudicionin artistik në thellësi e në gjerësi me një përkushtim kërkues të mëvetësishëm, që paraqet botën inventive imagjinare dhe provokimin artistik si rrjedhë të ndërtimit poetik të vargut.


Sot mund të kurseni shumë nëse vizitoni këto dyqane
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
Frymën e lirisë, që mungonte në trojet e pushtuara, Agolli po e ndiente si erën e bukës, po e ndiente dhe po e përjetonte si njeri dhe si artist, por mbi të gjitha këtë atmosferë po e konceptonte si shqiptar. Prandaj, individualiteti i tij do të manifestohet publikisht për këtë çështje në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX me një cikël krijimesh poetike, që në mënyrë imediate do të lidheshin me kombin dhe me Kosovën, këtë pjesë të pushtuar të atdheut, që po përjetonte çaste trishtimi e poshtërimi. Kosova te krijimet e shumë poetëve do të jetë një frymëzim i veçantë, që në një mënyrë a tjetër do të sintetizojë përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe integrim, përpjekje të cilat as me luftën e përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të përkrahësve të demokracisë në botë nuk do të realizohen deri sot.

Në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar do të çintegrohej Jugosllavia, e cila mbante një pjesë të mirë të trojeve shqiptare, kurse Kosova dhe viset e tjera etnike po përjetonin dhunën e terrorin. Por kjo më së miri do të shihej nga fundi i shekullit që lamë për të kuptuar më në fund dhe bota se shtypja dhe gjenocidi po manifestoheshin edhe më hapur mbi shqiptarë. Mbase ishin vetëm disa qarqe të udhëheqjes së asaj kohe që këtë realitet nuk e konceptonin dot, duke vënë në pah pamundësinë dhe paaftësinë për të dalë nga zgjedha e pushtuesit. Duke parë këtë qasje, këtë mjegullnajë që kishte pushtuar prijësit e asaj periudhe dhe realitetin kombëtar, poeti Dritëro Agolli me mllef do të shpërthejë si poet dhe si shqiptar:

Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parit.

(“Fushë-Kosovë”)

duke theksuar më pas se ai do të bënte hatanë sikur: “T’i qeshte Kosovës vetëm nga vjershat liria dhe fati…” Ky preokupim vinte edhe si faktum, edhe si fiksion, por u manifestua edhe si një mesazh në aspektin artistik për të nxjerrë nga letargjia dritëshkurtrit që kishin ngecur dhe nuk po kuptonin drejt rrjedhat historike: “Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova…”?!?

Ky frymëzim i mbledhur nëpër vite do të cysë muzën poetike të Agollit të shtrojë këtë çështje, e cila historikisht po bënte gati një shekull që po priste një qasje të veçantë edhe të krijuesve, edhe të luftëtarëve, sepse sensibilizimi i saj tashmë po kërkohej edhe nga rrethanat e reja që po krijoheshin në Ballkan dhe në botë.

Por: “Të çlirohej vetëm me vjersha Kosova…” – ishte një varg përmbajtësor që po sillte ndër mend madje diçka që pothuajse dihej, por, në të vërtetë, diçka që duhej përsëritur dhe sikur po ndodhte se e tëra po haste në veshë të shurdhër, prandaj kjo kohë po kërkonte sensibilizim të situatave, të rrethanave të reja, të realitetit që po krijohej në vazhdimësi shekullore, e që po kërkonte edhe më përkushtimin dhe veprimin diskret të të gjitha strukturave kombëtare. Duke përjetuar me shpirtin e artistit këtë atmosferë të robërisë e të luftës, Agolli do të zbresë në Kosovë për ta ndier nëpër damarët e tij të kaluarën historike si përkujtim të rezistencës dhe të qëndrueshmërisë së popullit tonë:

O vend i bekuar, copëtuar dy copa,
Me dele tek serbi, me lesh nga Evropa…

(“O vendi im me çudira”)

Kjo gjendje e krijuar gati para një shekulli, Atdheu i copëtuar, kishte arritur në një stad të ri edhe në vetëdijen e popullit shqiptar, kurse përpjekjet e vazhdueshme po intensifikoheshin, sepse po ndryshonte dhe harta gjeografike e botës. Por në këto rrethana po ndryshonte dhe jeta e shqiptarëve të robëruar, ndaj segmente të kësaj jete do të sheshohen edhe në vargun e poetit, sepse “është më lehtë të mësohet të jetohet aty ku njerëzit dinë të vdesin.”

Me një ligjërim inventiv, ndër të tjera, Agolli sjell edhe fatin e pafat të një vashe shqiptare të Kosovës, që do të jetë shtrënguar të gjendej në një kabare, që në fakt dëshmon mjerimin dhe gjendjen e përgjithshme ku ndodhej Kosova:

Kush të solli këtu, të solli siç themi, mjerimi?
Vërtet, me thonjtë e serbit mjerimi të zgjatet si zorrë!
Ah, ç’mrekulli mund të bëje ti atje tek burimi,
T’i çmendje djelmoshat me shtambën në dorë.
Kush të solli këtu, të solli, siç themi, mjerimi?

(“Në kabare para një vajze”)

Kjo gjendje kishte katandisur popullatën e Kosovës, prandaj dhe mobilizimi për ndryshime rrënjësore kërkonte një përkushtim shumë të madh, sepse një pjesë e mirë e rinisë ishte detyruar ta merrte botën në sy, për të siguruar ekzistencën, për të shpëtuar nga burgosja e torturat, por dhe për të shpëtuar kokën. Këtë realitet po e përjetonte dhe poeti ynë që tashmë kishte një informacion edhe më të mirë për rrjedhat e jetës dhe për tërë situatën e krijuar në këto vise të pushtuara:

Kthehem këtu në Kosovë fill prej mërgimit,
Kthehem nga lumi i Rejnit, Senës, Sir-Darjes,
Barin e gjej të tharë nga brymë e trishtimit,
Gurët të plasur nga peshë e lotit të ndarjes.

(“Kthimi në Kosovë”)

Poeti paraqet një realitet të hidhur, të cilin e përjeton si krijues, si artist, por një mesazh poetik që artikulon dhe vizionin artistik, një botë tjetër duke nxjerrë gjithsesi dramat e individit dhe të kombit, prandaj ai nëpërmjet këtij mesazhi tregon se kjo është “udha e shtegtarit misionar në truallin e jetës shqiptare…”

Një çështje tjetër që në të kaluarën sillte konfuzion, krijonte raporte jonormale ndërmjet martesave me të huajt, që tashmë dihen ata që kishin lidhur krushqi të tilla, sidomos me serbet, dhe këto lidhje shfrytëzoheshin për qëllime politike. Këtë realitet poeti ynë e kishte konceptuar në vazhdën e sulmeve politike që mu këta politikanë bënin ndaj kombit të tyre, prandaj Agolli me ironi do të theksojë në njërën nga poezitë e tij:

Por nejse, unë u ndava prej saj,
Se muaj me radhë më çmendi,
Dhe shpesh më kujtohet kur thoshte babai:
“Veç gruan dhe kaun zgjidhe nga vendi!”

(“Gruaja dhe kau”)

Një toponim që do të zërë vend në shumë poezi që kanë temë Kosovën, këtë pjesë të Atdheut, është Kaçaniku, i cili historikisht ka pësuar shumë drama dhe ka treguar gjithnjë një qëndresë të jashtëzakonshme, pothuajse në të gjitha periudhat historike. Pikërisht për këtë poeti ynë gjen rast për ta theksuar rolin e tij historik dhe aktual, si dhe figurat historike që kanë mbetur të përjetshme në historinë e kombit tonë…

Këto krijime poetike të Dritëro Agollit i shquan ndërtimi inventiv, prirja për të artikuluar botën komplekse të këtij dinjitari të poezisë shqipe, me mjete e figura të pasura stilistike, të cilat poetikën e tij e bëjnë më të larmishme e më të veçantë, ndërsa receptuesin e provokojnë të futet në gjirin e kësaj poezie me dashurinë, preokupimin dhe synimin që ka secili njeri për të pasur lirinë e tij vetjake dhe kombëtare. Ky segment i jep konotacione lirikës agolliane për ta shtrirë ndikimin e vet në qarqe letrare e shoqërore demokratike si akt dhe dëshmi e afinitetit të poetit për të ndikuar në proceset kombëtare e shoqërore edhe nëpërmjet artit poetik.

Kosova, kjo pjesë e Atdheut të copëtuar, me siguri do të jetë edhe në të ardhmen preokupim e frymëzim i krijuesve, me gjithë rrethanat e reja të krijuara pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse, siç do të thoshte poeti, “Parajsa nuk e njeh në mes kufinë…” – dhe më pas do të përfundojë:

Kështu, ju them një mençuri të lashtë,
Që gjyshi plak dikur në oxhak e gdhendi:
“Nuk bëhet Shqipëria sot Parajsë
Përderisa Kosova mbetet jashtë”…

(“Parajsa e gjymtuar”)

2018-11-19

Armët e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut kanë qenë subjekt i adhurimit mitik.



Sipas legjendave shpata e tij ishte aq e rëndë sa që vetëm krahu i tij mund ta mbante. Po sipas legjendave, shpata e tij ishte kaq e mprehtë sa mund ta priste një burrë nga koka në bel me pak mundim dhe të priste një gur të madh në dysh me një goditje të vetme.

Nga të gjitha ato që na kanë mbetur prej Skënderbeut janë vetëm katër objekte: dy shpata, një përkrenare veneciane dhe një libër lutjesh. Momentalisht armët (përkrenarja dhe shpatat) janë të shfaqura në Koleksionin e Armëve dhe Armaturave në Neue Burg (i lidhur me Muzeun Kunsthistorisches) në Vjenë pasi kishin kaluar në duart e shumë fisnikëve që nga shekulli i 15-të kur u sollën për herë të parë nga Shqipëria nga gruaja e Skënderbeut, Donika Kastrioti. Libri i lutjeve është i arkivuar në Shtëpinë Publikuese Shelley në Çelsi, Londër.


Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit

Armët e Skënderbeut kaluan një odise të gjatë deri sa u vendosën përfundimisht në Muzun e Vjenës.

Pas vdekjes së Skënderbeut, ato u morën në Itali nga gruaja e Skënderbeut Donika dhe djali i tij Gjoni. Kush i trashëgoi pas vdekjes nuk dihet. Armët u rishfaqën në dekadën e fundit të shekullit të 16-të. Në 1590 një përkrenare dhe një shpatë ishin në pronësinë e Kontit Eolfgang i Sturnbergut kurse shpata tjetër ishte në Inventarin e Muzeut të Armëve të Arqidukës Karl të Stirisë, djalë i Perandorit të Shenjtë Romak në Graz të Austrisë (ato paraqiten në inventarin e 30 tetorit 1590).


Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit

Personi që i grumbulloi të gjitha armët bashkë ishte djali i Perandorit dhe vëllai i Karlit, Arqiduka Ferdinand i Tirolit, i cili, duke vepruar me këshillën e Kancelarit të tij Jacob Shrenk von Gotzing, i bleu armët dhe i mbajti në të njëjtin vend. Më vonë, ky princ ngriti Muzeun e Ambrasit, pranë Tirolit, të cilin e mbushin me lloj-lloj materialesh ushtarake, ashtu si edhe me piktura dhe protrete të personaliteteve të kohës. Në 1806, armët u transferuan në Muzeun Perandorak në Vjenë.

Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit



Por, çfarë shkruhet në përkrenaret e Skënderbeut?

Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te (Jezusi i Nazaretit E Bekon Skënderbeun, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanëve, Mbret i Epirit).


Gjithësesi ekzsiton edhe një mendim tjetër i cili e shpjegon ndryshe shkrimin në përkrenaren e Heroit tonë Kombëtar

Shiriti i bakrit me mbishkriminmund të jenë shtuar nga pasardhësit e Skënderbeut, kurse Skënderbeu vetë nuk ka mbajtur asnjë titull tjetër veç atij të “Lordit të Shqipërisë” (Latin: Domi inus Albaniae).


Si përfunduan armët e Skënderbeut në Vjenë (SPECIALE)


Rrugëtimit i  relikeve të Gjergj Kastriotit-Skendebeut ?

Shqipëria ka famën se është vendi i “Atletit të Krishtërimit”, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por në arkivat e saj nuk ka asnjë relike origjinale të tij. Përkrenarja dhe armët ndodhen në Vjenë, një vulë që mendohet se është e tij, gjendet në Danimarkë, ndërsa në Krujë dhe në Tiranë pak gjëra, më shumë imitime. Por cila është historia e relikeve të Heroit Kombëtar, si përfunduan ato në Vjenë gati 300 vjet më parë. Një histori që zgjatet prej pesë shekujsh dhe që debatet për të nuk mungojnë edhe sot.




Historinë e rrugëtimit të relikeve e ka zbuluar 72 vjet më parë, Leo Alexander Freundilich, një austriak i apasionuar pas historisë së Shqipërisë. Por më shumë se relike tashmë ato janë pjesë e identitetit kombëtar. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu është një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar. Ndërsa sipas historianëve Skënderbeu ka përdorur dy shpata. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg. Kjo e fundit gjendet së bashku me përkrenaren në muzeun e Historisë në Vjenë.


Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit

Historia e armëve sipas Leo Alexander Freundlich Historinë se si armët përfunduan në Vjenë e jep konsulli i Shqipërisë në Austri gjatë Mbretërisë së Zogut, Leo Alexander Rfeundlich. Në Arkivin e Shtetit në dosjen e Skënderbeut gjendet një shkrim ku tregohet historia e udhëtimit të tij. Artikulli i Freundlish, një njeri i pasionuar pas historisë së Shqipërisë, përdor rrëfimin e drejtorit të mbledhjeve të Muzeut Historik të Vjenës për të treguar të vërtetën e armëve të Skënderbeut. Sipas tij, për herë të parë këto objekte janë përmendur në vitin 1578. Më 15 tetor të këtij viti, Mario Sforza, duka i Urbinos, i shkruan një letër arqidukës Ferdinand, ku i thotë se do t’i dërgojë atij armët e Skënderbeut, dhe të vëllait të tij. Ky është një fakt që dëshmon se mes arqidukës dhe Mario Sforzas janë këmbyer shumë letra.

Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit

Më 15 maj 1579 arqiduka i Tirolit i shkruante dukës së Urbinos, Maroi Sforza, dhe e falënderon për armët e Skënderbeut dhe për të tjerat që do t’i binin në dorë. Ndërsa për herë të dytë këto armë përmenden në një letër të dukës Von Arescot, e shkruar me 25 korrik 1588, ku flitet për armët e tjera të Skënderbeut. Në inventarin e vitit 1585 këto objekte nuk ishin të shënuara ende. Ndërsa në inventarin e vitit 1593 shënohet: “Në fletën 69, dy shpata dhe elmi i Gjergj Skënderbeut”. Prej këtyre shkresave dhe inventarit mund të konstatohet lehtë se elmi dhe dy shpatat e Skënderbeut kanë rënë në dorë të arqidukës Ferdinand midis vitit 1588-1593 nëpërmjet dukës Mario Sforza të Urbinos dhe të dukës Arescot. Ekzaktësisht në inventarin e vitit 1596, faqe 321, janë përmendur dhe shënuar elmi nr. 71 (127) dhe dy shpatat nr.92 (145) dhe 345 (550).


Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit

Aty shënohet: “George Skanderbeg: një elm i bardhë me rrafshe të arta sipër një kokë dhie e artë me dy brirë, dhe dy shpata, njëra me një dorezë prej lëkure, e cila nga pesha e rëndë dhe prej shenjave të gjakut që duken ende, ngjan më e madhërishme, ndërsa tjetra është me një dorezë kadife ku është shënuar emri i Skënderbeut. Në inventarin e pikturave të sekretarit privat Schrewnchk të titulluar “Armamentarium heroicum” të vitit 1601, ne shohim në tablonë 16, Skënderbeun me elmin nr.71 (127) dhe me shpatën nr.345 (550), ku shkruhet: Në një kornizë me ornamente të shumta rrinë në këmbë Skënderbeu i veshur me një pallto të gjatë me astar lëkure e mbërthyer në gjoks me shirita, me kokën dhe mjekrën e gjatë kthyer nga krahu i majtë, ku i duket profili. Në krahun e djathtë ai mban lart shpatën e zhveshur nr. 345 (550) dhe poshtë në tokë afër këmbës së majtë qëndron elmi nr. 71 (127).

Related image

Në kokë mban një beretë. Objektet që janë pikturuar në fotografi i ngjajnë shumë atyre në origjinal që ndodhen në muzeun e Artit Historik të Vjenës. Shihet qartë që këto dy objekte njiheshin që në vitin 1601 si sendet e Skënderbeut. Ja një përshkrim i imët mbi dy shpatat e mbi përkrenaren: Në sallën XXV Nr.71/127 ndodhet një përkrenare e shtrirë në një piedestal të ulët, e cila duhet të jetë prerë si mbas stilit italian. Në majë të përkrenares janë vendosur kryet dhisë, por asht fiksue mirë. Përkrenarja përbëhet prej dy pjesëve, një pjesë prej bakri dhe pjesa tjetër sipër me një copë metali buzët e secilës janë zbukuruar me ar. Syve të dhisë u mungojnë gurët.

Akoma duket vendi bosh, i cili të jep të kuptosh se brenda kanë qenë vendosur gurë. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri. Në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim është shumë i vështirë për t’u kuptuar çfarë thotë. Deri më tani e kanë deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat”. Pesha e përkrenares është 3000gr. Kjo përkrenare është një “unikum”, i vetmi e i veçantë që gjendet në muzeun dhe i përket artit të punimit të metalit në stilin gotik të vonshëm. Përpara së gjithave kjo përkrenare në pikëpamjen estetike është një vepër e mrekullueshme dhe i ka hije vetëm një burri të fuqishëm të fortë e me vullnet të hekurt. Shpata që ndodhet në sallën XXVII, rafti V.Nr.345(550) është e gjatë 88.5 cm e gjerë 57 cm, me dy tehe dhe me një formë të drejtë dhe në një vend të kthyer përmban disa shkronja latine. Prej këtyre shkronjave lexohen këto fjalë: “Heroi i perëndisë, Iskander Beg”.

Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit

Doreza është e përbërë prej druri të mbështjellë me lëkurë, pesha e kësaj shpate asht 1300 gr. Shpata me dorezë është e veshur me lëkurë shagreni, ka nga anët e jashtme 4 arabeska të thella, tre rripa për hijeshim. Anët e jashtme përshkohen prej fildishi dhe në anët e brendshme shohim disa germa të kuqe, të cilat janë shkruar më shekullin e XVI e që përmbajnë emrin “Scënderbeg”.

Pesha është 600gr dhe pesha e përgjithshme 1900 gr. Kjo shpatë është e shënuar dhe pikturuar në librin e sekretarit privat të arqidukës së Tirolit, Jakob Schrenckh, “Armametarium heroicum”, në faqet XVI. Përveç këtyre në sallën e armëve historike të muzeut të Vjenës gjendet dhe një tjetër, e cila quhet si një nga shpatat e Gjergj Kastriotit dhe është shënuar në inventarin mbajtur në vitin 1593. Kjo shpatë të jep të besosh nga pesha e rëndë dhe nga gjatësia se Kastrioti me një të goditur i ndante në dy pjesë trupat e armiqve. Kjo shpatë gjendet në sallonin XXV, rafti II Nr.92(143), gjatësia e saj 121 cm dhe doreza është e zbukuruar me ar dhe me lëkurë. Pesha e saj është 3.2 kg.

Armët e Skënderbeut më 20 nëntor në Shqipëri Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të mbërrijnë në Shqipëri më 20 nëntor. Këtë e bën me dije për tv ‘abc news’ drejtori i muzeut historik Luan Malltezi. Kështu është rënë dakord sipas Malltezit pas konsultimeve të bëra një ditë më parë mes specialistëve të muzeut mesjetar të Austrisë dhe specialistëve të palës shqiptare.

Reliket e çmuara do të ekspozohen më 27 nëntor në një ekspozitë unike dhe më të rëndësishmet thotë Malltezi. Armët e Skënderbeut do të ekspozohen në pavionin e mesjetës për një muaj e gjysëm ato do të ekspozohen në kushte të plota të sigurisë, pasi Muzeu është i pajisur me sistem të plotë sigurie. Kostoja e sjelljes së tyre për herë të parë në Shqipëri është 100 mijë dollarë, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë u mundësua nga qeveria shqiptare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Image result for kthimi i perkrenares nga vjena e gjergj kastriotit

Topalli falënderon Parlamentin e Austrisë për sjelljen në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës të Skënderbeut Kryetarja e Kuvendit ishte e ftuar e posaçme në ceremoninë zyrtare të çeljes së Ditëve “Shqipëria 100 vite Pavarësi; Marrëdhëniet shqiptaro-austriake.”

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm zoti Erhard Busek, ish zëvendëskryeministër i Austrisë si dhe deputetë, ambasadorë dhe personalitete nga fusha të ndryshme. Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që ky aktivitet zhvillohet në përvjetorin e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e pazëvendësueshëm që Austria ka dhënë në shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e shtetit shqiptar.

Në këtë ceremoni Kryetarja e Kuvendit solli në vëmendje figurat e ndritura të Albanologjisë, personalitetet austriake si Norbert Nohel, Johan George, etj, të cilët ndërtuan një imazh krenarie për shqiptarët, vlerat dhe traditat e tyre historike, aspak të njohura në atë kohë për Evropën. Kryetarja e Kuvendit falenderoi Parlamenti Austriak dhe Kryetaren e tij Barbara Prammer për miratimin që ata dhanë për sjelljen në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, të cilat ndodhen në Muzeumin e Vienës.

“Dua të falënderoj qeverinë, Parlamentin, popullin austriak për mbështetjen e vazhdueshme historike që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ta festojmë këtë sukses të madh, këtë miqësi të madhe që ne kemi në këtë 100 Vjetor të Pavarësisë sonë, që është ditëlindja jonë më e shenjtë, më e dashur dhe më e bukur”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Historia e vulës së Heroit Kombëtar në Danimarkë Në vitin 2003 studiuesi danez Peter Pentz pretendoi se zbuloi vulën origjinale të Skënderbeut. Me një histori si ajo e armëve, vula kishte përfunduar në muzeun historik danez. Por pas mbërritjes së saj në Shqipëri, specialistët dhe historianë të ndryshëm deklaruan se vula nuk është e Skënderbeut. Analiza e specialistëve arriti në përfundimin se ajo është një vulë fiktive. Megjithatë jo të gjithë mendojnë se vula mund të mos i përkas heroit tonë kombëtar. Vula mendohet se u është blerë pasardhësve të Skënderbeut në vitin 1614. Vula është arkivuar në vitin 1838 dhe mban numrin 44.

Ajo klasifikohej si objekt i perandorisë osmane. Në qendër të vulës është shqiponja me dy kokë dhe rreth saj mund të dallohen disa germa cirilike ku shkruhet: Alb-Servil.Boulgary. Aleksandro.Eleso”. Poshtë shqiponjës është vizatuar një kafshë duke vrapuar.

Vula është prej material bronxi, në të cilën janë gdhendur shenjat heraldike së bashku me emrat. Mendohet se ka përfunduar në oborrin mbretëror të Danimarkës rreth shekullit të 16-të nëpërmjet shkëmbimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombëtar i Danimarkës e ka blere vulën në vitin 1839, në një. Përpara se të sillej në këtë muze vula i përkiste dhomës së artit mbretëror danez.

Flori Bruqi

2018-11-18

Prof. Eshref Ymeri: Një libër i çmuar në shërbim të Çështjes Kombëtare

Më gëzon pa masë botimi i këtij libri i zotërisë së nderuar Sali Bollati, një intelektual i shquar atdhetar, i lindur në trevën e dashur të Çamërisë, pjesë e pandarë e trungut tonë amtar, por, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, e shkëputur me dhunë nga shovinizmi evropian për interesat e shovinizmit grekomadh. Libri lexohet me një kërshëri të jashtëzakonshme.

Bindja ime e plotë është se ky libër, pa mëdyshjen më të vogël, mund të vlerësohet si një “Enciklopedi e Çështjes Kombëtare të Çamërisë”. Autori i nderuar ka folur me gjuhën e fakteve, duke kaluar në “skaner” fatin tragjik të Çamërisë, i cili është pasojë e Tradhtisë së Madhe ndaj Kombit, tradhëti kjo që u mbrujt me shumë kujdes nga tradhtari me damkë dhe mercenari i regjur i grekosllavizmit Enver Hoxha, dhe, po me të njëjtin kujdes, u trashëgua nga pasuesit e tij, po kaq tradhtarë, në periudhën pas ndërrimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist, armik të betuar të Çështjes Kombëtare te Çamerise Shqiptare.

Autori e ka vënë shumë mirë në dukje se shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në ushtrimin e terrorit gjakatar dhe në kryerjen e masakrave të natyrës së inkuizicionit mesjetar kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë;në Shqipëri, në periudhën e sundimit komunist, kanë pasur si aleate mbeshtetjen besnike udhëheqjen antikombëtare komuniste, me në krye tradhtarin e regjur Enver Hoxha, kurse në periudhën e neokomunizmit që vazhdon deri në ditët tona, si aleate po kaq besnike, kanë mbarë klasën politike, me në krye tradhtarët e dy partive kryesore politike, dy shërbëtore këto me nam në shërbim të Athinës dhe të Beogradit që gëzojnë përkrahjen tërësore të brukselizmit.

Mendoj se ky libër është i nivelit akademik dhe, siç e përmenda më lart, mbart vlera enciklopedike të jashtëzakonshme njohëse. Ky libër, në të njëjtën kohe,sherben edhe si nje shuplake e fuqishme kunder tradhetise se rende te bandes komuniste te kriminelit E.Hoxha, te bandes neokomuniste sot ne pushtet si edhe kundër historiografisë zyrtare komuniste dhe neokomuniste për qëndrimin tradhtar ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë.

Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.

Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internet it dhe ne shtypin ditor(kur lejohen nga pronaret), janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat, kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të families se tij

Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.

Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internetit, ( dhe ne shtypin e dites kur lejohen nga pronaret);janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat, kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të familjes së tij.

Ky libër me vlera të jashtëzakonshme njohëse hedh dritë në një mënyrë shumë të ndjeshme ndaj njërës prej tragjedive më të rënda që shovinizmi evropian i shkaktoi kombit shqiptar, me përkrahjen e gjithanshme që i dha shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, në dëm të interesave tona kombëtare. Krimet e rënda të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë në vitet 1944-1945, të cilat u kryen nën vëzhgimin e ushtarakëve anglezë, ishin skena përmbyllëse të krimit të shovinizmit evropianoperëndimor, pas vendimit të gjëmshëm që ai mori në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913.

Pas leximit të këtij libri, lexuesi me formim të admirueshëm Atdhetar vjen në një përfundim fort domethënës: per ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Tivari deri në Artë e Prevezë

Mendoj se zotëria Sali Bollati, si një Atdhetar i kultivuar dhe si një përfaqësues me dinjitet të lartë i kombit shqiptar, duhet falënderuar përzemërsisht për këtë libër mjaft të pasur me informacion për njërën nga trevat e shquara dhe mjaft të dashura të trungut tonë amtar, siç është Çamëria, një strehë e vërtetë kjo e perëndive pellazgoilire.





Me 16 tetor, Shoqata Çameria ne Tirane dhe PDIU organizuan ne hotel Tirana promovimin e librit “Çameria -Krahina me Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare”, me autor z.Sali Bollati; nje nga te mbijetuarit e Genocidit shovinist grek ndaj Shqiptareve te Çamerise me 1944,sot me banim ne New York me pjesemarres te shumte nga te gjitha krahinat shqiptare

Bedri Blloshmi: Projektet e huaja për kufijtë e Shqipërisë




KONGRESI I BERLINIT, 13 QERSHOR – 13 KORRIK 1878

Kongresi i Berlinit u mbajt pikërisht për të balancuar interesat e ortodoksisë, duke shndërruar Shqipërinë etnike, në “gjah” të Rusisë. Gjashtë Fuqitë e Mëdha, Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia, që vendosën për fatin e Shqipërisë, nuk i dëgjuan thirrjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke mos i njohur të drejtat e kombit shqiptar. Vendimi i tyre qe traktati i varrimit të Shqipërisë. Për këtë arsye, kryesuesi i Kongresit të Berlinit, Bismarku, fitoi epitetin kasapi i kombit shqiptar. Sipas të dhënave të verifikuara mirë, Mali i Zi u zgjerua me 4 683 km2, Serbia me rreth 10 500 km2, bëhet fjalë për pushtimin dhe aneksimin e pjesës absolute të sanxhakut të Nishit, të vilajetit të Kosovës i cili kishte 10 972 km2 dhe Greqia me 9 275 km2. Sipas traktatit të Kongresit të Berlinit nga njësia etno-kulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë u shkëputën 24 458 km katror[1]. Në fund të shekullit të XIX, Shqipëria etnike kishte një sipërfaqe prej 90 000 km2 dhe kishte 2 697 960 banorë. Ajo përbëhej nga 4 vilajete: vilajeti i Kosovës me 32 900 km2, vilajeti i Shkodrës me 10 970 km2, vilajeti i Manastirit me 28 500 km2 dhe vilajeti i Janinës me 17 900 km2. Fatkeqësisht, Konferenca e Ambasadorëve dhjetor 1912-gusht 1913 nuk e mori parasysh Aktin e Shpalljes së Pavarësisë dhe nuk i përfilli këta kufij.

Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha të Europës dhe Rusisë më 29 korrik 1913, aprovoi projektin austro-hungarez për “principatën e Shqipërisë”, duke i lënë Shqipërisë 28 760 km2 me rreth 800 000 banorë ose një të katërtën e territorit. Kështu nga katër vilajetet e Shqipërisë deri në fund të vitit 1912, Londra shkëputi prej trupit të kombit shqiptar në favor të Greqisë, Serbisë e Malit të zi 61 510 km2 dhe mbi 1,8 milion banorë me shumicë absolute shqiptare, në total, duke filluar nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878 e deri në Konferencën e Ambasadorëve 1913, Shqipërisë i janë shkëputur rreth 85 000 km2.

Gjatë luftërave ballkanike 1911-1913 dhe Luftës së Parë Botërore 1914-1918, sllavët përzunë me dhunë mbi 500 000 shqiptarë, 800 lokalitet u zhdukën dhe rreth 350 000 persona u vranë. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, popullsia shqiptare në trojet e veta llogaritej 2 300 000 banorë, në Konferencën e Paqes në Paris më 1920 informohej se brenda kufijve të Shqipërisë ishin 88 300 shqiptarë, ndërsa në vitin 1912 pas Shpalljes së Pavarësi numëroheshin 1 779 929 banorë. Në vitin 1919, Greqia largoi nga trojet e veta në Kostur e Follorinë 35000 shqiptarë dhe 180 000 të tjerë iu nënshtruan dhunës asimiluese. Nga vetë zyrtarët grekë në fillim të shekullit të XX-të, pranohej se brenda kufirit të tyre kishte 300 000 mijë shqiptarë…

Sipas të dhënave të Abdyl Frashërit dhe Mehmet bej Vrionit më 1879 Shqipëria etnike kishte 2 300 000 banorë tërësisht shqiptarë dhe në vitin 1920 kishte 1 779 929 banorë.



[1] Pirraku Muhamet, Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit. Prishtinë 1979, faqe 37.

—————————————————————-

Projektet e huaja për Shqipërinë



PROJEKTI AUSTRO-HUNGAREZ

Projekti austro-hungarez e kalonte kufirin prej Grykës së Bunës, në vijën kufitare malazezo-turke, në fund të Plavës e Gucisë, mbi Pejë, Gjakovë e Prizren, duke i lënë ato brenda Shqipërisë, dhe gjithashtu përfshinte Dibrën dhe Ohrin, dhe në Jug, Janinën e rrethinat e saj të populluara kryesisht nga shqiptarët. Përfaqësuesi i kësaj monarkie, këmbënguli, që “Shqipërisë nuk duhej t’i shkëputej asnjë krahinë thjesht shqiptare”, ndonëse e dinte që ishte e vështirë të ruheshin kufij të tillë, për shkak se fqinjët konsideroheshin si fitues të luftës kundër Perandorisë Turke[1].

PROJEKTI GREK

Ky projekt kërkonte pjesë të vilajetit të Janinës, Çamërinë në tërësi dhe pjesë të Shqipërisë Jugore, të cilat ishin territore të banuara tërësisht nga shqiptarë, duke përjashtuar ndonjë enklavë të vogël greke. Kërkesa e tyre përfshinte tërë bregdetin jugor shqiptar, duke u shprehur se dhe Himara duhet t’i jepet Greqisë. Argumenti është se Himara ekonomikisht është e varur nga Korfuzi, për shkak të tregtisë me të. Sipas projektit grek, Janina dhe Gjirokastra duhet t’i jepeshin Greqisë, pasi janë vijim i territorit grek dhe garantojnë kufijtë e saj në pjesën veriore[2].

PROJEKTI RUS

Ai i caktonte kufijtë midis Shqipërisë e Serbisë. Malit të Zi e Greqisë, duke lënë në favor të Shqipërisë vetëm shkrepa e male. Përveç pjesës që ka marrë aktualisht, Malit të Zi, i jepej dhe ultësira e Shkodrës. Serbia vinte deri në vijën e Drinit dhe delte në Adriatik. Greqia merrte Pogradecin, Korçën, Delvinën, Sarandën, duke futur brenda Ersekën, Përmetin, Tepelenën e Himarën. Ambasadori rus këmbëngulte që Shkodra edhe pse është 80 km larg Malit të Zi, t’i jepej atij sepse “nuk kanë tokë për t’u ushqyer”. Gjakova duhej t’i jepej Serbisë pasi aty afër ishte manastiri i Deçanit. Çamëria, Konica, Preveza, Arta, Janina, Korça, Kosturi, Saranda etj., duhej t’i jepeshin Greqisë, pasi garantohej mbrotja e saj nga veriu. Ky projekt linte jashtë Shqipërisë, Shkodrën e gjithë trevën veriore deri në kufirin me Malin e Zi dhe në jug, Korçën, Delvinën, Sarandën, e gjithë Çamërinë[3].

PROJEKTI SERB

Projekti sebo-malazez e kërkonte kufirin verior të Shqipërisë në lumin Mat, kufirin lindor në Drin dhe liqenin e Ohrit, duke pasur të drejtën e daljes në Detin Adriatik. Mali i Zi të merrte ultësirën e Shkodrës me gjithë Liqenin, Hotin, Grudën, Tuzin, Gucinë, Plavën, Rugovën, Pejën e Gjakovën me rrethinat e saj. Në janar të vitit 1913 ata i paraqitën hartën e kufirit ministrit të jashtëm anglez Eduard Grei. Ky projekt u mbështet fort nga rusët dhe nuk merrte parasysh interesat jetësore të shqiptarëve, por kërkonte përvetësimin e territoreve që ishin të banuara pothuaj tërësisht me popullsi shqiptare. Eduard Grei shprehet: “Unë Eduard Grei e di fare mirë se kur gjithçka të bëhet e njohur, kjo zgjidhje, në shumë pika, do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe historinë e tij”.



[1] Historia e Popullit Shqiptar, V.III, faqe 22.

[2] Arben Puto, “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912-1914), faqe 84.

[3] Historia e popullit shqiptar, Vëllimi III, faqe 23.

——————————————————————

KUSHEDI SA GJAK DO TË DERDHET PËR TË LËVIZUR KËTA GURË

(Barbarizma ndaj Shqipërisë në vitin 1913)

Pas Konferencës së Berlinit dhe pas Marrëveshjes së Londrës mbërritën ndërkombëtarët që ishin zbatuesit e kësaj marrëveshje. Këta kishin marrë përsipër që të kënaqnin fqinjët grabitqarë në dhënien e copave që do të shkëputeshin nga trungu i mëmës Shqipëri. Flisnin shumë pak. Megjithëse vendimet ishin marrë, por formaliteti duhej kryer. Ky komision paguhej shumë mirë me sterlina angleze, dhrahmi greke dhe dinar jugosllav. Këta do të caktonin kufijtë e rinj të Shqipërisë.

Me këtë komision për të bërë punë hamallëkshe ishte dhe një shqiptar i cili do zbatonte urdhrat e tyre. Shqiptari kishte si detyrë të vendoste gurët atje ku i thoshin. Shqiptari, një fukara në pikë të fundit, i rreckosur, zbathur me këmbët që i kullonin gjak nga gurët e ferrat, mbante në shpinë një tip samari prej hekuri dhe brenda dy ose tre gurë të mëdhenj. I kërrusur nga pesha, në ballë i ngrihej damari sa një gisht nga inati dhe mundimi, i parruar, pothuaj me gjoks jashtë, pa asnjë dhëmb në gojë jo nga pesha e viteve që mbante mbi kurriz, por nga kequshqyerja, në supin tjetër i varej një trastë e grisur ku brenda kishte futur një copë bukë misri me një gjysmë qepë, mjekra i dridhej vazhdimisht nga zemërimi. Edhe ky paguhej por shumë pak. Shpesh herë rrëzohej nga pesha dhe pse mbahej nga një shkop që e mbante në dorën tjetër. Sa herë vendoste gurin që mbante mbi shpinë, atje ku e urdhëronin duke e treguar me gisht, fliste me vete: “Kushedi sa gjak do të derdhet për t’i lëvizur këta gurë”.

Kjo është e ngjashme me “gurin e Sizifit” si vuajtje por ndryshon krejt në thelb sepse nuk është mit, është e vërtet. Kjo ka ndodhur një shekull më parë më 1913. Komisionerët ecnin kaluar në kalë me shalë, ushqeheshin me mish të pjekur e me ushqime cilësore, ndërsa shqiptari sa e hiqte një gur nga shpina duhej të gjente tjetrin se i duhej për më tutje. Kur mbërrinte mishi i nxehtë, i pjekur shkuar në hell, komisionarët u zbrisnin kuajve, uleshin për të ngjeshur barkun me mish e raki. Edhe shqiptari ulej aty afër e thithte erë e mishit të pjekur pa e hequr samarin nga shpina se nuk e linin komisionarët (që të mos vonohemi se kemi punë i thoshin), edhe pse ata rrinin 1-2 orë që të shqyenin mishin e të rrëkëllenin rakinë e rrushit.

Shqiptari, njeri babaxhan, hiqte trastën nga supi, nxirrte copën e bukës e me kokën ulur mërmëriste; “Eh, sa gjak do të derdhet për t’i lëvizur këta gurë.”

Ndërsa sot, plot një shekull, po ndodh krejt e kundërta që mendonte shqiptari. Shqipëria vazhdon të copëtohet e të shqyhet nga armiqtë shekullor grek e serb, por me një ndryshim, firmoset “bujarisht” në tavolinë për të dhënë çfarë na kërkojnë. Vetëm që të bëhen fjalëmirë për të na pranuar në BE. Edhe kjo bëhet në emër të “miqësisë shekullore e fqinjësisë së mirë”. Dhe ligji i luftës është në fuqi përjetësisht, është prapë për të mirën tonë se kur të duan hapin luftë, vrasin sa të duan dhe “diplomacia” jonë hesht në emër të marrëdhënieve “shumë të mira” dhe është e kënaqur. Ja pra, çfarë po ndodh në Shqipëri për të mbajtur pushtetin, diplomacia shqiptare memece plotëson grykësinë e Athinës dhe të Beogradit në mënyrë të fshehtë, vetëm e vetëm që të sundojnë pambarim.

Athina ka bërë me Shqipërinë çfarë i ka dashur qejfi. Jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurve u ka shkulur eshtrat e i ka marrë, duke i quajtur ushtarë grekë siç është edhe rasti i fshatit Kosinë në Përmet. Sundimtarët shqiptarë heshtin! Ku i është tekur Janullatosit ka ngulur kryqe. Kishat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut. Në Korçë, konsulli grek çfarë nuk bëri, madje dhe gjykata e dënoi formalisht, por nuk e arrestoi dhe as që ka për ta kryer dënimin e marrë. Diplomacia hesht, kisha greke u ngrit pranë oborrit të Ministrisë së Mbrojtjes, heshtje! Qeveria ia fali detin grekut dhe pas një viti të firmosje, u zbulua se çfarë kishte katranosur ministri i jashtëm. Çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi dhe e hodhi poshtë me neveri marrëveshjen me Greqinë. Votoi 9 me zero! Mirëpo, këtu te ne, asnjëherë nuk zbatohen ligjet. Përsëri qeveria shqiptare po punon nën rrogoz për këtë çështje! Pra, edhe pas 100 viteve copëtimi i Shqipërisë vazhdon.

Me të drejtë shtrohet pyetja: Ku po na çojnë sundimtarët e sotëm? Kur Berlini dhe Londra do ta riparojë fajin ndaj Shqipërisë? Njëqind vjet u bënë që u kënaq grykësia e Athinës e Beogradit që shqiptarët jetojnë në disa pjesë të copëtuara. Gjermania e copëtuar pas Luftës së Dytë Botërore fill sapo u shkatërrua kështjella e kalbur e komunizmit, shembi murin ndarës dhe populli u bashkua. Askush nuk u ndje për ta kundërshtuar këtë bashkim. Po me Shqipërinë pse heshtet? Ne s’kemi të njëjtat arsye të ndarjes apo copëtimit si me shtetin gjerman? Askujt nuk i detyrohemi për asgjë. Ne kërkojmë bashkimin si më parë të trojeve tona, atje ku den baba den kanë jetuar e vazhdojnë të jetojnë shqiptarët për shekuj me radhë.



Marrë nga libri “Revolta e Qafë-Barit dhe terrori komunist 1943-1990″ i autorit Bedri Blloshmi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...