Vera Grabocka është ndër regjisoret më të sukseshme në vendin tonë e cila ka zgjedhur që gjithmonë të qëndrojë në prapaskenë. Bashkëshorti i saj Timo Floko i cili ka fokur për librin e tij të ri ka treguar edhe mbështetjen e madhe të Verës. Ai ka zbuluar edhe një sekret të regjizores përsa i përket interpretimit të poezive të tij, e cila i shijon si një fëmijë.
E ka aftësitë ta dallojë menjëherë çfarë i pëlqen e çfarë jo. E thotë çfarë bën e çfarë nuk bën” – u shreh Timo duke treguar edhe aftësinë e saj për ta shijuar e interpretuar poezinë madje, edhe kur i lexon poezitë me zë të lartë.
Ai gjithashtu ka rrëfyer se Vera ka studier aktrim dhe kur ishte student ka interpretuar edhe krah të madhit Robert Ndrenika.“Vera fitoi premierën e “Shumë zhurmë për asgjë” pas konkursit me Edi Luarasin, një aktore e njohur, dhe Justina Aliajn. Dhe fitoi premierën…”- u shpreh ai.
Por ashtu siç të gjithë e dim dhe Timo e përmendi, Vera u dallua për regjinë të cilën e vazhdon edhe sot me një sukses të madh. “Kërcim në bosh”, është libri më i ri me poezi i Timo Fllokos, i cili ka një hapësirë të konsiderueshme edhe për Verën, për të cilën aktori ka një mori përshkrimesh....
Nga Flori Bruqi
Prof.dr.Shyqri Galica dhe regjisori Mevlan Shanaj
Nga promovimi i librit:Prof.Dr.mazllum Baraliu,Dr.Flora Brovina,Timo Flloko dhe Mevlan Shanaj
Mevlan Shanaj ,regjisor nga Tirana , ishte aty si dëshmitarë në rrugëtimin artistik të Timos ndër vite,i cili e lartësoj në piadestal poetin dhe aktorit brilant, që i ka dhënë kinematografisë , teatrit shqiptar, qindra role të spikatura...
Nga promovimi i librit:regjisori Mevlan Shanaj dhe Prof.dr.Shyqri Galica
Nga promovimi i librit
Nga promovimi : Prof.Dr.Adem Zejnullahu dhe Prof.Dr.Agim Vinca
Po kush është Timoleo Flloko ?
Timoleo Flloko ose Timo siç njihet nga publiku (lindur në Pejë më 28 prill 1948) është një aktor shqiptar.
Rjedh nga nje familje Gjirokastrite. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970.
Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve.
Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.
Gjate qendrimit te tij ne Amerike prej shtate vitesh arriti te futet edhe ne boten e Holliwodit ku luajti ne disa filma.
Pas kthimit nga Amerika u kthye ne Tirane ku tani punon si pedagog ne Akademin e arteve ne Tirane ne degen e aktrimit dhe regjizures
Nga përurimi i librit në Prishtinë
U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971.
Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure", ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.
******
Poezitë për më të dashurat e Timo Fllokos; Vera, Linda dhe nëna, në librin e ri
Ti! Ti po kthehesh përsëri tek unë, me pendesë edhe trishtim pa fund…
Kam kohë që të pres, sa shumë! Përmes erës nëpër net, ti vjen, nostalgji dhe dëshpërim më sjell…
Sa e huaj je tani! S’e ndjen?! Ku ikën ëndrrat, ku?!
Kë deshën sytë e tu, s’e di…! Ne heshtim që të dy, na ndan një ftohtësi, tani! …timooo
Çfarë, më thuaj, vlen në botë, kur je vetëm e ke ftohtë, dhe një zemër s’e gjen dot?!…
Po të braktiste atë(o) që donte, aktori Timo Flloko, s’do të mund ta kthente më në jetë dashurinë!
Nuk është fjala për familjarë a njerëz të dashur, por për poezinë.
Atë, me të cilën ai ka vite që përcjell netët, që mund të zgjohen edhe të bardha, por jo pa lënë shenja nëpër copa letrash a mendime.
Vargjeve më lart, e keni të thjeshtë t’u vishni tinguj, sepse është një nga baladat më të bukura shqiptare të dashurisë.
Në fakt, të gjitha poezitë e Timo Fllokos, që ka bërë në kohë të ndryshme, janë shndërruar në këngët më të bukura të dashurisë.
Prej pak ditësh, konkretisht prej 14 shkurtit që sapo shkoi, autori ka nxjerrë në treg librin “Kërcim në bosh”, të dytin me poezi pas “Robi i manive”.
Përtej dashurisë si e tërë, me ndjesi subjektive e figura të krijuesit që lexohen ose jo ashtu siç ai ka dashur t’u japë formë (sepse poezia e tillë është), këtë herë, nëpër faqe, nuk e ke të vështirë të kuptosh se ke hyrë edhe brenda zemrës së shtëpisë së tij.
Aty ku nuk ka shumë pjesëtarë, por ka secili vargje të dedikuara.
Regjisorja Vera Grabocka më bashkëshortin e sajë Timo Flloko
Në raste si këto, poetin e ndien më të afërt, sikur ngrohet, kur të vjen me vargje për bijën e tij.
Nuk ke nevojë, fjala vjen, të hamendesh a të pyesësh atë vetë se ç’i shkrepi që u ul të shkruajë “Një princ për Lindën”…
JO! I ke të gjitha aty, Lindën e bukur dhe ceremoninë e saj të martesës në Izrael, që sado vite të shkojnë, nuk do harrohet.
Në këtë rast sheh babanë, që pas një cepi të lumturisë, sintetizon vitet me buzëqeshje të madhe.
Në raste si këto, e përfytyron poetin vetëm ditën, me dritë! Nuk e përfytyron shëtitjeve të tij të përhershme, vetmitare, nga kodrat e liqenit.
Nuk e përfytyron as nën ndonjë dritë të zbehtë duke shtrydhur metafora! E qeshura e Lindës nuk të lejon…
Njësoj ngjet edhe me nipërit…
Poeti dhe aktori Timo Flloko dhe regjisori Mevlan Shanaj
Davidin dhe Jonathanin, sepse erdhi çasti të thurë vargje edhe për ta…Nipat çamarrokë, vijnë të dy me sytë e atij që s’ka pamje më të dashur, veç syve të të dashurve.
“Tej në net të largëta, së toku me yjtë, unë dikur do zbres, si frymë a si shpirt…malli i pamat, te ta do t’më kthejë, si premtim i hershëm, jetës që përtej…
” Energjia me të cilën e mbush përditshmërinë prania e tyre, sa herë luan me ta kur është në Amerikë, e kanë bërë Fllokon t’iu kushtojë vargjet më të gjata, të thjeshta sa pafajësia e fëmijës e grindavece sa ‘luftërat’ mes vëllezërve.
Në zyren e Komisionit për Vitin e Skënderbeut, artistët e mëdhenjë shqiptarë;
Timo Flloko dhe Mevlan Shanaj!
Në gjithë sa thamë më sipër, Timo Flloko nuk ka qenë i vetëm!
I rtimoa një yll, e kapi dhe krijoi me të gjithë ç’i dha dashuria!
Nuk i vuri emrin që i dinë të gjithë, e thirri vetëm për vete, ‘V’, sepse vetëm ai e pa, tek u fik e ra…
”E preka me sy, u fik e ra, në humbësi…/Mendoj për ty/ Nesër, sa të lindë dielli/ krahët të m’i shkrijë/ si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…
”…Dashuria këtu i largohet përrallës, kthehet në vetjake, me përfytyrime të ndezura e nevoja të tjera.
Ne e thërrasim Vera, poeti vetëm ‘V’, ndërsa dashurinë, përherë enigmë, edhe ne, edhe poeti.
KUJTIMIT TË NËNËS
Nëna e poetit është në dy poezi! “Shpirti” dhe “Lejleku misterioz”
…Ajo tani është shpirt, vjen prej gjithësisë përmes dashurisë.
Poeti bëhet sërish fëmijë, naiv e i paditur.
E pyet nënën njësoj siç bëjnë fëmijët e gjithë botës “Si erdha unë në jetë, nga krahët a me lejlek?!
A nuk e bëjnë të gjitha këto, më të afërt poetin, të pa rol aktorin?!
Flloko do të ishte njësoj konkret, me një thjeshtësi të butë, edhe kur shkruan për diell a det, por, nëse braktiste ata që do, nëse nuk u vinte emra në këtë bashkim të ri poezish, do vinte një ditë që do kuptonte se pa ta, dot s’jetonte!
Miqtë
Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s’janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!
I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në jetë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!
S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Afërmendsh i ke “miq”!
(Dashuri. ti s’fal. thotë Krishti.
Po s’i deshe dhe armiqtë!)
S’është çudi në këtë jetë.
Midis miqsh ka dhe “armiq”.
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën, oh sa të liq!
Mos u lig, mos u mpak.
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”
Ti po kthehesh përsëri tek unë,
Me pendesë edhe trishtim pa fund.
Ka shumë kohë qe po të pres…
Sa shumë…
Sytë...
Sytë shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Sytë ikin largohen, …sytë mërgohen.
Sytë ndrijnë, qeshin; ndizen, ndezin,
Sytë dashurojnë, dashurohen …sytë verbohen.
Sytë lotojnë, pikëllojnë; fiken shterohen,
Sytë ftohen, s’flasin, ….sytë vrasin.
Shtati kallkan ngrin,
sytë mbesin,
hapur, kur vdesim.
Pishtinë,12 dhjetor 2018.
Pishtinë,12 dhjetor 2018.