Botuar në revistën për kulturë "Orfeu"-Prishtinë.-
2019-01-31
Flori Bruqi: Adem Demaçi,burim i fuqishëm frymëzimi
Botuar në revistën për kulturë "Orfeu"-Prishtinë.-
Përmbajtjet eksplicite dhe shqetësuese në media dhe efektet te të miturit
Agron Vrangalla
Gjithmonë është folur për ndikimin e mediave në kategori të ndryshme sociale, edhe përkundër faktit se një pjesë e teoricientëve bashkëkohorë nuk e konsiderojnë të arsyeshme për t’u marrë me efektin e mediave. Arsyeja kryesore është se “efektet” apo ndikimet nuk vijnë nga mediat në mënyrë ekskluzive, por janë pasojë edhe e disa “agjencive” të socializimit, siç mund të jetë familja, vëllezërit dhe motrat më të rritur, shkolla, shoqëria dhe mediat. Sidoqoftë, efektet e medias janë evidente në shoqëri. Ato bazohen në të mësuarit aktiv, si bazë e socializimit dhe përqendrimit të vëmendjes mbi rëndësinë e leximit të medias apo shkrim-këndimit mediatik (media literacy). Ajo që mund të ndikojë pozitivisht në të bërit dallim midis përmbatjeve të ndryshme mediatike është edukimi mediatik. Kështu, gjeneratat e reja do të kenë mundësi për të krijuar një pasqyrë më të qartë rreth asaj që u shfaqet në media. Kultura mediatike sot është tërësi e aftësive të nevojshme për të dalluar realitetin nga fantazia dhe manipulimet në përmbajtjen e medias.
Elementet më të shpeshta që konsiderohen si më të dëmshme, sidomos për kategorinë e fëmijëve dhe adoleshentëve, janë skenat e përdorimit të dhunës, përmbajtjet që stimulojnë rritjen e frikës apo siç njihen ndryshe, me termin horror; përmbajtjet seksuale, momente të konsumimit të drogës, alkoolit, duhanit dhe mjeteve tjera të dëmshme për shëndetin, e kështu me radhë. Me ardhjen e internetit, konsumimi i këtyre përmbajtjeve është shtuar. Kjo s’do të thotë se ato nuk kanë qenë apo nuk janë prezente edhe tek gazetat dhe revistat, materialet audio, televizioni, kinemaja, e tjerë. Një fenomen që është përhapur së tepërmi në mbarë portalet e botës, e pa munguar edhe në ato të Maqedonisë, është pikërisht përdorimi i këtyre përmbajtjeve për të rritur numrin e klikimeve. Publikimi i pamatur dhe i paarsyeshëm, i fotografive të Kim Kardashian për shembull, flet për një orientim të çorroditur të shumë portaleve për të ngacmuar emocionet dhe epshet e njeriut. Në realitet, ne të gjithë e dimë se nuk ka asnjë pikë rëndësie se ku kanë darkuar sot motrat Kardashian apo me kë e kaloi natën Amber Rose. Nuk mungojnë as prototipat e tillë edhe në botën mediatike shqiptare, si Shkëndije Muja, Kallashi apo ndonjë personazh tjetër i famshëm për publikun tonë. Nëse e keni vërejtur, këta personazhë shpeshherë nuk kanë asnjë lloj talenti, dhe po t’u mungonin linjat e lakuara trupore (gjithmonë edhe kjo është çështje perceptimi), ata nuk do të arrinin kurrë këtë famë që kanë sot. Por, përse gjithë ky interesim për të përdorur këto fenomene sociale?! E thjeshtë fare: grumbullimi i klikimeve në mungesë të aftësisë së mediave për të ofruar diçka më të rëndësishme për publikun.
Kur flasim për audiencat nën moshën 18 vjeçare, kujdes. Fotografitë apo videot me nuanca erotike që publikohen në sajte informative janë më të rrezikshme se vetë sajtet pornografike. Sepse, fundja, ekzistojnë programe dhe opsione që mundësojnë bllokimin e faqeve për të rritur. Por, si të bëhet me përmbajtjet e ngjashme që publikohen në portale informative? Mbi të gjitha, kjo është një shkelje e vetë standardeve brenda përmbrenda atij mediumi, për shkak se në fillim paraqitet si “informativ”, e më pas publikon lajme, të cilat është shumë e vështirë t’i fusësh edhe në kategorinë rozë!
Një studim amerikan tregoi se 90 përqind e programeve televizive posedojnë përmbajtje seksuale, ndërsa 60-75 përqind e videoklipeve muzikore kanë përmbajte të tillë. Kjo jo gjithmonë nënkupton shfaqjen e skenave seksuale. Këtu mund të përfshihen edhe diskutimet me nuancë seksuale apo eufemizmat vizuale si dhe bihejviorizmi seksual. (Burimi: Elizabeth M. Perse, Effects of Sexually Explicit Media Content, 2008).
Mediat dhe bihejviorizmi seksual
Materialet mediatike me përmbajtje seksuale mund të ndikojnë në socializimin e fëmijëve. Prindërit, edukatorët dhe ekspertët tentojnë të kanalizojnë këtë problem, që më pas, aq sa është e mundur, të bëjnë përpjekje për të evituar qasjen e fëmijëve ndaj këtyre përmbajtjeve. Vlen të theksohet se përmbajtjet e tilla nuk u mundësojnë të miturve edukimin seksual. Përkundrazi, ndikojnë fuqishëm në prishjen e edukimin e tyre në këtë fushë sociale. Nëpërmjet shfaqjeve të tilla, publiku më i ri mendon se kjo është ajo që i nevojitet një njeriu, apo, se këto janë modelet e femrave që duhen admiruar. Domethënë, në imagjinatën e meshkujve, krijohet një perceptim krejtësisht i gabuar mbi gjininë e kundërt. Ndërkohë, realieti ndryshon shumë nga virtualiteti, mirëpo imponimi i vazhdueshëm i këtyre përmbajtjeve ndikon negativisht në krijimin e një opinioni të shëndoshë mbi realitetin. Këtu përfshihet ngatërresa e ndjenjave, mospërmbushja e pritshmërive, dëshira për të qëndruar i lidhur me virtualen dhe distancimi nga realja, humbja e vetëbesimit, deprimimi social e tjera.
Shpesh herë këto përmbajtje përkufizohen si erotike apo pornografike, edhe pse këto dy terma kanë dallim. “Erotica” si term vjen nga greqishtja e lashtë që do të thotë eros (dashuri) duke iu referuar përmbajteve eksplicite seksuale. Sakaq, termi “pornografi” gjithashtu buron nga greqishtja, dhe përdorej nga shkrimtarët kur shkruanin për prostitutat. Ky term ngërthen dhunën dhe aksionet që degradojnë dhe nënçmojnë gruan.
Pikëpamje morale
Përmbajtjet seksuale të “paqetura” kësisoj shkaktojnë pengesa apo pakënaqësi sociale, duke krijuar një mënyrë të kuptuari të gabuar apo jo të shëndoshë mbi seksin. Ekzagjërimi i këtyre përmbajtjeve mund të korruptojë vlerat morale të njërëzve. Përmbajtjet mediatike seksuale, gjithashtu, mund t’i nxisin njerëzit për të ngatërruar rolet e tyre sociale. Për këtë arsye rregullat morale, fetare, por dhe ato të përpiluara nga ana e shteteve, ftojnë në kontroll dhe menaxhim të këtyre përmbajtjeve. Sa më shumë të rritet vetëdija mbi kulturën e përgjithshme mediatike tek gjeneratat e reja, aq më shumë do të zvogëlohet sasia e këtyre përmbajtjeve në media. Vetë kërkesat e audiencave do të bëhen më cilësore dhe kështu do t’i detyrojnë mediat që të mendojnë pak më shumë, sidomos në momentet kur publikojnë lajme me tituj të tipit “Modelja ruse nuk lë vend për imagjinatë”.
Prof.Dr.Agim Vinca: Poezia “Kosova” nuk është e Ali Podrimjes, por e imja
Poezia “Kosovë ti je djep i shqiptarisë, ata thonë, se ti je djep i serbisë”, është publikuar shpesh nëpër media, por gjithmonë me gabimin e njëjtë.
Kjo poezi, titulli i së cilës është “Kosova” është shkruar nga autori Prof.Dr.Agim Vinca dhe jo nga Ali Podrimja siç është raportuar në media.
Gabimi ka ndodhur fillimisht në një prej mediave në Shqipëri, për tu shpërndarë kështu edhe në mediat tjera.
Por, vetë autori Vinca ka treguar për medie se kjo poezi është e tij dhe jo e autorit Akademik Ali Podrimja.
Vjersha me titull: “Kosovë ti je djep i shqiptarisë, ata thonë, se ti je djep i serbisë”, e botuar në media me emrin e Ali Podrimjes, është një shtrembërim i poezisë sime “Kosova” , i bërë nga dikush tjetër e jo nga vetë Aliu.
Unë kam një letër të shkruar me dorë nga Ali Podrimja drejtuar vite më parë revistës “Ars” të Tiranës, e cila e pat bërë të njëjtin gabim, ku ai pohon me gojën e tij se kjo është poezi e mikut tim, Agim Vinca dhe se atij “duhet t’ia dërgoni honorarin”.”, ka sqaruar Agim Vinca, për medie.
Poezia “Kosova” nga Agim Vinca është shkruar në vitin 1997 ashtu siç ka dalë te libri “Kohë e keqe për lirikën” (“Rilindja”, Prishtinë 1997, f.120), redaktor i të cilit është pikërisht Ali Podrimja.
KOSOVA
Poezi nga Agim Vinca.
Kosova: djep i Shqipërisë!
Kosova: djep i Serbisë!
Kosova: djep që rrit binjakë!
Njëri kërkon të thithë qumësht në gji;
Tjetri të pijë gjak!
Shkrimtari(a) dhe Mediat
Sabahate Byci
Sa i përket vlersimit si dhe krahasimit apo thjeshtë edhe kombinimit të ktyre dy, ashtu të them institucioneve apo komponenteve ose dy degëve si dhe duke u nisur nga fakti se mu këto të dyja- si njëra e si tjetra zanafillen e funkcionimit dhe egzistimit të tyre e kan të lidhur ngusht, shum ngusht njëra me tjetren, ja jap vehtes të drejten dhe them se;
-Dega e Shkrimtarisë dhe dega e Mediave apo
Shkrimtarja/Shkrimtari dhe Mediat janë 2 bashkëudhëtarë të cilët asesi nuk mund të funkcionoin njëri pa tjetrin sikur skeleti pa muskulaturë.
Shpirti bilateral i tyre duhet të koncentrrohet dhe duhet t’i dedikohet maksimalisht drejtëvlersimit, drejtprezentimit, drejtkuptimit dhe drejtëinterpretimit.
Kto dy intitucione (sipas mendimit tim) rrugtimin e tyre e bëjnë sikur të udhëtonin sė bashku në një drejtim nëpër autoban ku si nga ana e djathë po ashtu edhe nga ana e majtë janë të siguruara me membranat e parashikuara ligjore në rast aksidenti dhe kjo siguri ligjore duhet për çdo rast rrespektuar në mënyrë që ndihma ligjore dhe forca e drejtësisë të mos ndihen të anashkaluara.
Pra udhëtim ky i fjalës së shkruar që rrjedhë nga ana e djathtë e pistes së anës në fjalë drejtë qëllimit me qëndrrim të vet të caktuar po ashtu dhe udhëtim në shpejtsi,me parakalim drejtë mases po të kësajë fjale të shkruar për t‘ia dhënë vleren e caktuar dhe vleren si e sa e meriton tek lexuesi, dëgjuesi,shikuesi , studiusi, kritikuesi etç.....duhet të jetë tandem në mes të shkrimit dhe interpretimit.
Afinitetet e këtyre dy prioriteteve, qofshin edhe nëse vetem si talent apo si dhuratë e Zotit dhe vet Natyres vehten e kan gjetur, apo qofshin edhe nëse forcen e tyre e kan arritur me fitore të përshtatjes kristalizuese të intelegencës personale,egzistoin te mirkuptimi si nga njëra palë edhe na pala tjeter, që si Shkrimtarja/ Shkrimtari edhe Media t‘i mbesin besnik njëri/a tjetr-es/it në bazë të motos,prap vetem sipas mendimit tim;
-Që si nga ana e djathtë e një qëndrrimi, vlersuar njejtë nga e majta sikurse të ishte nga e djathta po ashtu edhe nga ana e majtë, sikurse të ishte nga e djathta - të mirren;
„Shëndosh“e mirë,
-Rreal dhe drejtë
dhe të përcillen më tutje në masë me një siguri e cila të dy anëve pra si Shrimtare/ëve dhe si Mediave me një rreflektim dhe me një signal të paster jo kriminel e diskriminues, jo korrupt e anarkist iu jep për të kuptuar se Shkrimtarj/ri e Mediat jan të lidhur njëri me tjetren „SIKUR MISHI ME THU“
Sabahate Byci Poete, Piktore e pavarur e Publiciste e lirë Antare e LSHK,
Lampertheim-Gjermani.
Akademik Rexhep Qosja, ka reaguar ndaj një letre të shkruar nga filozofi dhe publicist Bernar-Henri Levy e të nënshkruar nga 29 shkrimtarë e publicistë të tjerë.
Në këtë letër, shpjegon Qosja, për shumë arsye bëhet thirrje që Bashkimi Evropian të mbrohet, dhe që atdhetarët e këtij Bashkimi ta mbrojnë atë nga siç thotë ai, intelektualisht prej shkatërruesve të cilët gjithnjë e më të zëshëm po shihen e dëgjohen nëpër disa institucione evropiane.
“Nuk prisja se kjo letër qëllimlartë do të më befasonte siç më befasoi jo vetëm me disa nga mendimet që thuhen në të, po më shumë me disa nga çështjet që në të heshten.Për këtë arsye, si lexues i veprave e i shkrimeve të disave prej nënshkruesve të kësaj letre, mund të them: Jam i zhgënjyer.Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin me shumë vonesë”.
Më poshtë reagimi i plotë i Rexhep Qosjës:
Reagim ndaj letrës së 30 shkrimtarëve dhe publicistëve
Bernar-Henri Levy
Me vonesë disaditore e vërejta dhe e lexova letrën e shkruar prej filozofit, shkrimtarit e publicistit, Bernar-Henri Levy, e të nënshkruar prej njëzet e nëntë shkrimtarëve e publicistëve të tjerë, mes të cilëve edhe prej pesë fituesve të Çmimit Nobel për letërsi.
Në këtë letër për shumë arsye bëhet thirrje që Bashkimi Evropian të mbrohet, që atdhetarët e këtij Bashkimi ta mbrojnë atë intelektualisht prej shkatërruesve të cilët gjithnjë e më të zëshëm po shihen e dëgjohen nëpër disa sheshe e nëpër disa institucione evropiane!
Nuk prisja se kjo letër qëllimlartë do të më befasonte siç më befasoi jo vetëm me disa nga mendimet që thuhen në të, po më shumë me disa nga çështjet që në të heshten.
Për këtë arsye, si lexues i veprave e i shkrimeve të disave prej nënshkruesve të kësaj letre, mund të them: Jam i zhgënjyer.
Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin me shumë vonesë.
Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin vetëm kundër të këqijave që, siç e theksojnë, mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian në qoftë se fitojnë ata që duan të ringjallin një të kaluar të errët.
Jam i zhgënjyer sepse të këqijat që, thonë, se mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit – ksenofobia dhe antisemitizmi po ndodhin tashmë në disa vende të Evropës.
Jam i zhgënjyer sepse i heshtën disa nga të këqijat e tjera që po ndodhin në Evropë dhe tragjeditë që po ndodhin në ujërat jugore të Evropës.
Jam i zhgënjyer sepse nuk e thanë asnjë fjalë keqardhjeje për tragjedinë më të madhe të shekullit në të cilin kemi hyrë: për tragjedinë e viktimave të luftërave, që në disa vende të Lindjes së Mesme e të Afërme po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak evropian!
Jam i zhgënjyer sepse me asnjë fjalë keqardhjeje nuk shkruan për rrënimet barbare të tri qytetërimeve të lashta në ato vende të Lindjes së Mesme e të Afërme që po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak të disa vendeve të Evropës!
Jam i zhgënjyer sepse asnjë fjalë keqardhjeje nuk u shpreh për islamofobinë që po përshtrihet në Evropë, e nxitur edhe prej terrorizmit – kësaj të keqeje skëterrore, kundërnjerëzore, që po e bëjnë madje edhe në disa vende që u kanë dhënë strehimin, individë dhe grupe të ndryshme me besim islamik duke keqpërdorur islamin për qëllimet e veta politike, ideologjike e të tjera.
Jam i zhgënjyer sepse këta, tridhjetë shkrimtarët e publicistët e shquar, që u paraqitën si ndërgjegje e zgjuar e Evropës së Re, nuk paskan vërejtur se si kolonializmi klasik në disa pjesë të Afrikës e të Azisë, është zhvilluar tashmë në kolonializëm modern, domethënë në neokolonializëm.
Jam i zhgënjyer sepse kërkesat shtetkrijuese, që u dëgjuan në Barcelonë, i identifikuan me shpërthimet nacionaliste dhe ksenofobe që po dëgjohen qe sa kohë, sidomos në Budapest, në Varshavë, në Vjenë, në Dresden e ku tjetër.
Jam i zhgënjyer sepse politikë “që nuk e denjëson inteligjencën dhe kulturën” e quajtën vetëm politikën që do të bëhet në Evropë në qoftë se në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian fitojnë “shkatërruesit e idesë evropiane” dhe harruan se politikë e tillë po lulëzon tashmë në disa vende të Evropës, sidomos në vendet ish komuniste qoftë edhe të Bashkimit Evropian!
Jam i zhgënjyer sepse Evropën e quajtën “të braktisur edhe nga dy aleatë të mëdhenj që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja: njëri përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut” dhe, kur shkruan kështu, këta dy aleatë, të përfytyruar gabimisht si kundërshtarë të BE-së, i imagjinuan në të njëjtin kontekst politik me Rusinë e Putinit, e cila e dëshiron rrënimin e këtij Bashkimi të Evropës, duke vepruar ku mundet e si mundet për atë rrënim! Është interesant se në këtë letër nënshkruesit e saj, me dashje a padashje, na e përkujtuan qëndrimin e krijuar në kohën e Napoleon Bonapartës kur u tha: Anglia është për Evropën çka është Shejtani për njerëzimin!
Jam i zhgënjyer sepse në letrën manifest politik nuk u sqarua se çfarë duhet të jetë Bashkimi Evropian që, besoj, s’do të mund ta plagosin “varrmihësit e idesë evropiane”: do të jetë Evropë e pluralizmit kombëtar, kulturor, fetar apo Evropë e totalitarizmit evropianist; do të jetë Evropë e kombeve të barabarta apo Evropë e dy-tre rrathëve me barazi të ndryshme të përbërësve kombëtarë të saj; Evropë, si e thotë evropiani i shumëdëshiruar, Karl Markus Gaus, e shumë gjuhëve apo e Evropë e vetëm disa gjuhëve, që do të na e mësojë barbarinë; Evropë e pastruar prej të gjitha paragjykimeve të së kaluarës apo Evropë në të cilën racizmin e dikurshëm të Lëkurës do ta zëvendësojë racizmi i Kuletës?
Bashkimi Evropian është ideja, është projekti, është ideali më madhështor në historinë e Evropës. Ai është premtimi politik, kulturor, qytetërues, human, etik, që popujve të Evropës u sjell besimin se kurrë më nuk do të përjetojnë luftëra botërore, as luftëra ballkanike, as Kongrese të Berlinit si ai i vitit 1878, as Konferenca të Londrës si ato të viteve 1913 e 1915, as Konferencë të Paqes si ajo e Parisit e vitit 1919, as “rende” të tmerrshme fashiste, staliniste, naziste; është premtim që popujve të Evropës u sjell besimin ndaj lirive, barazisë së dinjiteteve dhe të mirëqenies së tyre e të pasardhësve të tyre.
Shqiptarët e duan sot Evropën e këtillë, dhe e duan shumë përkushtueshëm duke u përpjekur që të sjellin vlerat e saj në jetën e tyre dhe duke u përpjekur që të plotësojnë kushtet që Shqipëria e Kosova, siç janë sot apo, edhe më mirë, të bashkuara, të bëhen anëtare të saj sa më shpejt.
Gëzuar Evropë e dashur!
2019-01-30
SHKRIMTARI DHE MEDIAT
Bedri HALIMI
(Kumtesë e lexuar më datën 29 janar 2019 në tribunën "Shkrimtari dhe mediat", organizuar ng Lidhja e Shkrimtareve e Kosoves)
Por, gjithashtu është e ditur se roli i mediave në orientimin, frymëzimin, provokimin pozitiv ndaj publikut do të duhej të bëhej ashtu siç kjo gjë ndodh në shumë vende të botës.
Natyrisht se edhe në media ka gazetarë të mirë që kanë njohuri kulturore, siç ka dhe redaktorë të fushës përkatëse. Ashtu siç ka edhe gazetarë, që bëjnë kursin fillestar për të kaluar në sferën e raportimit të ngjarjeve politike.
Kultura përgjithësisht ka të bëj me dijet që duhet të kenë jo vetëm gazetarët e redaktorët por edhe bërësit e politikës redaktuese të medias së caktuar.
Vetë jeta dinamike dhe intensiteti i punëve kanë ndikuar që njeriu të ketë më pak kohë për tu marrë me libra.
Por është më se e nevojshme që ngjarjet kulturore dhe veçmas emisionet e karakterit të kulturës letrare të prezantohen pak më thellë e më gjerë.
Ashtu siç u tha për gazetar, e njëjta gjë vlen edhe për krijues, ku në mesin e tyre kanë hyrë e hyjnë edhe krijues të tillë, për të mos thënë pseudokrijues, të cilët në botën kulturore letrare paraqiten me vlera të cekta, madje antivlera, të cilave do të duhej fshikulluar me ton kritik përmes mediave.
Çdo shkrimtar kur shkruan, duhet të ketë parasysh lexuesin të cilit i drejtohet. Kujt po i drejtohet dhe si po i drejtohet, me krijimin e tij, me librin e tij.
Rrethanat në këtë drejtim, kanë arritur deri në stadin kur krijuesit, librin duhet t’ua dhurojnë njeri tjetrit në të shumtën e rasteve, miqve e shokëve dhe dashamirëve.
Për vlerat e librave, nga mediat dhe gazetarët, nuk thuhet asnjë fjalë. Kurse në promovime të librave, ku zakonisht ftohen miq, shokë, dashamirë e të afërm, aty flitet në superlativ për librin dhe autorin e tij.
Nganjëherë flitet edhe nga njerëz kompetent, e në veçanti nga diletant të letërsisë.
Sot mund të hasësh libra e libra, ku redaktor apo recensentë të një romani, bëhet njeriu që nuk ka shkruar asnjë varg proze, e madje as poezie.
E njëjta gjë ndodh edhe me botimin e disa librave letrar edhe në gjini të tjera letrare.
Dhe tani jemi në momentin kur për të gjithë librat shkruhet mirë, për të gjitha krijimet shkruhet mirë, duke mos patur mundësi kështu që të bëhet një selektim i vlerës nga pseudovlera.
Padyshim se këto vlera, vetë koha do t’i seleksionojë, ku autorët e disa librave me vlera të dyshimta do të kenë fatin të përjetojnë vdekjen e librave të tyre derisa ata janë gjallë vetë.
Ndërkaq te librat me vlerë ndodh e kundërta, ku libri jeton edhe pas vdekjes fizike të autorit.
Por, në këtë drejtim orientimi i shijes së opinionit lexues siç u tha duhet të bëhet nga mediat.
Mjerisht mediat sot në përgjithësi, kush më shumë e kush më pak, i kushtojnë rëndësi shumë të kufizuar për të mos thënë kurrfarë çështjes së librave letrar.
E në anën tjetër opinioni lexues provokohet me ngjarje ditore të veçanta si vrasje, vdekje aksidentale rrugore, përdhunime etj.
U tha se nuk mungojnë redaktorët e mirë dhe gazetarët e mirë, por ata duhet përkrahur e duhet lënë hapësirë, që ta kryejnë punën e tyre.
Pra çështja është te politika redaktuese e mediave përkatëse. Këto media mund të shndërrohen në shkolla duke ofruar prezantimin e kulturës serioze, e që kjo gjë mjerisht në shumicën e mediave nuk po ndodh.
Kjo nuk po ndodh për faktin se shumë media janë shndërruar në megafone të partive politike.
Kështu nëse një krijues i spikatur nëse arrin të botojë një libër për lakmi në fushën e letërsisë apo shkencës, në të shumtën e rasteve mediat para se ta prezantojnë, për mënyrën e prezantimit së pari e analizojnë heshturazi orientimin politik të autorit, dhe varësisht nga kjo, i japin hapësirë.
Nëse nuk i konvenon opozitës autori, mediat opozitare e heshtin duke e margjinalizuar.
E njëjta gjë ndodhë edhe me pozitën dhe mediat që qëndrojnë afër saj.
Pra mungojnë debatet në mediume, mungojnë analizat, mungojnë opinionet, mungon kritika e cila fatkeqësisht është e pa zë në Kosovë.
Si rrjedhojë në mediet tona nuk kemi as ekranizime të krijimeve origjinale si të: tregimeve, drama vendore, duke u reduktuar në minimum emisionet letrare.
Në anën tjetër ndodhë që ndonjë biznesmen i suksesshëm, jo se ka afinitet letrar apo shkencorë, por ka para.
Dhe me para, kryen dy punë njëherësh, edhe arrin të botojë libër, e madje edhe të prezantojë “vlerat” e librit të tij në media të ndryshme.
Disa media padyshim e kanë në plan të parë marketingun sepse u duhet edhe për mbijetesë.
Kështu që kur kanë për të prezantuar reklama, faqet e para që duhet të sakrifikohen janë faqet e kulturës, duke e injoruar kështu faktin se kultura dhe prezantimi i ngjarjeve kulturore janë dritare shpirtërore të kulturës kombëtare.
Në disa raste, vetë autorët i bëjnë reklamë botimeve e veta, madje duke tentuar edhe të bëjnë përkthime, duke gjetur kështu përkthyes dosido, jo profesional për fushën përkatëse.
Prandaj mund të merret me mend, nëse përkthehet një libër me vlera modeste dhe i servohet opinionit të huaj lexues.
Mund të merret me mend edhe përkthimi i librit me vlera modeste letrare nga përkthyes modest, që nuk janë marrë dhe nuk merren me letërsi. Pra, mund të imagjinohet se si një libër i tillë do të pritet para lexuesit të huaj.
Thënë më së buti kjo është një vetëvrasje kulturore, një atentat kulturor. Dhe për këto fenomene mediat nuk thonë asnjë fjalë, nuk organizojnë asnjë debat.
U tha, se shumë media nuk çajnë kokën për kulturë, duke shikuar kështu vetëm interesin fitimprurës duke u lidhur me politikën, ku përmes lajmeve trajtojnë interesin publik.
Kështu shumë media shkruajnë kritika të qena e të pa qena për politikan të korruptuar; politikat mashtruese, institucione jofunksionale, moszbatim të ligjeve, madje edhe duke e luajtur ndonjëherë rolin e prokurorit e gjykatësit, por nuk merren me trajtimin e kulturës letrare të krijuar nga autorë të ndryshëm.
Në rrethanat e sotme, për t’u bërë i njohur një shkrimtar, e ka të vështirë edhe nëse e ka veprën e mirë.
Përderisa në fushat e tjera të kulturës si në film, në ekspozitë pikture, në muzikë etj., nëse dëshmohet së pari suksesi individual në arenën ndërkombëtare, atëherë edhe mediat vendore fillojnë e shkruajnë duke u servilosur me vonesë.
Por te libri kjo gjë është më e vështirë, sepse duhet dikush t’ia servojë lajmin opinionit lexues, për vlerat e mirëfillta të librit të caktuar, e tëk pastaj të senzibilizohej nevoja e përkthimit për të arritur sukses individual.
Por përderisa në shumicën e mediave, siç u tha kemi mbulim të dobët të ngjarjeve kulturore letrare, natyrshëm kemi edhe prezantim të dobët në fushën e kulturës, nga se po ndodh shpërfillja e mediave për aktivitetet e ndryshme kulturore letrare.
Ndonjë medium padyshim se edhe mund të dallohet me ndonjë shtojcë kulture apo edhe edicione brenda programeve kulturore televizive.
Raportimi për kulturë ka të bëjë me të kuptuarit e lidhjeve mes artit dhe shoqërisë.
Në praktikat e prezantimeve mediale në sferën letrare, duhet të jetë suksesi për t’u prezantuar mirëfilli dhe pastaj talenti për t’u motivuar.
Në këtë drejtim, duhet të potencohet se mungon kritika në të gjitha fushat e kulturës, si në produksionet e teatrit, muzikës, filmit, në artet pamore por edhe në letërsi.
Padyshim se edhe institucionet tona shtetërore duhet ta mendojnë më mirë, se cili duhet të jetë roli i tyre në drejtim të sanimit të kësaj gjendjeje, duke i motivuar e përkrahur mediat që tu japin hapësirë në programet e tyre edhe krijimeve letrare, botimeve letrare, dhe aktiviteteve të ndryshme letrare.
Kjo pa përjashtim ndodh në të gjitha shoqatat e ndryshme, ku më shumë e ku më pak.
Por në këtë rast duhet të potencojmë mungesën e prezencës së mjaftueshme të mediave për prezantimin e aktiviteteve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, një emër ky që ka qenë sfidues dhe orientues edhe në kohërat më të vështira.
Prandaj është e nevojshme që edhe sektori i kulturës të jetë nën vëzhgim më të afërt me institucionet relevante kulturore, ngase nuk mund të konsiderohet kultura më pak e rëndësishme në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, ashtu siç mediat nuk duhet të presin që të ndodh ndonjë skandal kulturor për ta prezantuar në hapësirat e tyre mediale.
E kuptojmë se kufizimet financiare dhe presionet e tregut ndikojnë në pozicionimin e kulturës si dhe në prioritetet redaktuese.
Por kjo praktikë është e nevojshme që të ndryshohet duke dhënë hapësira të veçanta qoftë në televizione të ndryshme si në RTK me emisione të veçanta, qoftë edhe në media të shkruara, që kjo praktikë të ndryshohet.
Në mungesë të kritikës së mirëfilltë, krijimi i hapësirës për prezantim të veprave të caktuara përmes gazetarëve me formim kulturor, do të vinte në spikamë sado pak edhe të metat e librave të caktuar letrarë apo monografi të veçanta, për të cilën gjë ka shumëçka të flitet rreth të metave qoftë në prezantimin e argumenteve që ofrojnë; në mënyrën e prezantimit të argumenteve; në tentimin për t’ia zbukuruar këto argumente duke i bërë kështu dëmtimin e tyre dhe si rrjedhojë duke i shndërruar argumentet në kundër argumente.
Pastaj rreth përdorimit të fjalëve e fjalive emocionale pa kontroll, brenda monografive të ndryshme sidomos ato që pasqyrojnë gjenocidin, me terma të caktuar, si: paramilitar, okupatori sllavo ortodoks etj., të cilat krijojnë neveri edhe para lexuesit vendor, e lëre më para atij të huaj.
Dhe sërish këtu dalim te redaktorët e recensentët, për të përfunduar kështu sërish në mungesën e kritikës në media të caktuara, në mënyrë që praktikat devijante të ndalen, për t’i prezantuar gjërat ku është e nevojshme me terma letrarë në veprat letrare, dhe me terma juridik në veprat shkencore.
Të shpresojmë se praktika e mos përcjelljes nga ana e mediave të aktiviteteve kulturore të Lidhjes së Shkrimtarëve do të ndryshojë për së mbari, bashkë me botimin e krijimeve të arrira nga anëtarësia e kësaj shoqate, dhe jo vetëm të saj.
(Autori është shkrimtar si dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.Ka qenë Kryeredaktor i Agjencisë së lajmeve në "Kosovapress" si dhe redaktor përgjgjës në gazetën
"Infopress".)
Media ‘‘autiste‘‘- gazetaria shqiptare e prirur drejt lajmeve brenda vendit
Influenca ruse në Ballkanin perëndimor ka qenë në fokus të mediave ndërkombëtare, por mediat në Shqipëri nuk kanë treguar interes tepër të madh. Sa interes ka media dhe publiku në Shqipëri për zhvillimet jashtë vendit?
Ervis Xhelo
Në një kohë kur të gjitha mediat ndërkombëtare kanë në fokus kryesor të tyre influencën ruse ndaj Ballkanit perëndimor, sidomos pas deklaravete të kancelares gjermane, Angela Merkel mbi këtë temë në samitin e G20-s në Australi, në Shqipëri këto zhvillime thuajse nuk marrin vëmendjen e duhur nga media shqiptare. Përse në këtë çështje që prek Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, mediat informojnë pak. Sa është interesi i mediave e për pasojë i publikut shqiptar për ngjarjet që ndodhin jashtë territorit?
Jonila Godole, pedagoge pranë departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës veçon lajmet e politikës dhe kronikës së zezë si më dominantet në interesin e publikut, por kjo vjen sipas perceptimit të gazetarëve. Ajo thotë për Deutsche Welle se mungesa e kritereve të përzgjedhjes së lajmeve nga bota, njësoj siç përzgjidhen lajmet brenda vendit ndikon në interesin e publikut ndaj këtyre lajmeve. ‘'Nuk kemi statistika dhe matje shkencore që të na tregojnë që publiku ka apo jo interes për lajmet nga bota. Por në perceptimin e gazetarëve, publiku shqiptar është më shumë i interesuar për politikën dhe kronikën e zezë. Nga ana tjetër, lajmi i jashtëm nuk përzgjidhet sipas kritereve të duhura siç përzgjidhen lajmet nga vendi në varësi të aktualitetit, të rëndësisë dhe sensibilitetit të publikut, ndaj dhe publiku nuk ka interesin që duhet.'' shprehet Godole.
Interesimi për botën i varur nga zhvillimet në vend
Në një këndvështrim më të gjerë nga hapja e kufijve e deri sot, Godole rendit faktorë të tjerë të interesimit të publikut shqiptar për lajmet nga jashtë, ku veçon vitet e para të tranzicionit e deri sot ,ku Shqipëria është duke u testuar nga Evropa.‘'Pas kolapsit të shtetit më 1997 shqiptarët u përqendruan në problemet e të përditshmes dhe luftën për mbijetesë ekonomike. Njëkohësisht ata kishin menduar naivisht se pas rënies së sistemit totalitar gjithë bota, sidomos Europa do t'i priste krahëhapur, por në fakt ata u ndeshën me një Europë që kishte problemet e veta të brendshme, u përballën me kufij dhe porta që u mbylleshin gjithandej. Lëvizja e lirë e afroi qytetarin shqiptar me atë europian, kurse kritikat e vazhdueshme nga instancat e larta të BE që shoqërohen me kanosje të gishtit tregues e kompleksojnë atë dhe në rastin më të keq, e bëjnë mosbesues ndaj vetë Europës'', vijon Godole.
Forcimi i kuadrit ligjor mbi informacionin dhe gazetarë të specializuar
Karin Karlekar, drejtore e projektit për lirinë e shtypit pranë shoqatës amerikane ''Freedom House‘‘ fokusohet me shqetësim tek transparenca dhe përmbajtja e lajmit, ku këtu nuk bën përjashtim edhe lajmi që raportohet nga jashtë Shqipërisë. E pyetur nga Deutsche Welle ajo tregon se akuzat për shpifje ndaj gazetarit në Shqipëri janë një faktor që e pengon rolin hulumtues të gazetarit. '' Një nga problemet më të mëdha, me të cilat ballafaqohen gazetarët shqiptare është kërcënimi ligjor për shpifje, që legjitimohet në kodin penal dhe civil të vendit. Kjo përforcon një klimë të vetë-censurës, që është i dëmshëm jo vetëm për gazetarët, por edhe për shëndetin e medias në përgjithësi. Një kuadër ligjor më i fortë mbi informacionin që përforcon rolin e gazetarit është i rëndësishëm në këtë drejtim '' thotë Karlekar.
Karin Karlekar, drejtore e projektit për lirinë e shtypit pranë shoqatës amerikane ''Freedom House‘‘
Ndërsa Godole shkon më tej duke e lidhur përmbajtjen edhe me mungesën e gazetarit të kualifikuar. ‘'Ka shumë pak gazetarë të specializuar për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Përgjithësisht përkthyesit pranë redaksive janë „specialistët“ e lajmeve nga bota. Vetëm në raste konfliktesh të forta, si në Ukrainë me Rusinë, apo në rajon, ftohen ish-diplomatë dhe historianë, pra ekspertë nga jashtë medias, të cilët natyrisht garantojnë më shumë cilësi.'' thekson ajo.
Në raportin e njohjes së publikut shqiptar më atë çfarë ndodh jashtë territorit, Godole sheh me prioritet pasurimin e lajmeve në drejtim të ndërmarrëdhënieve politike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe shteteve të tjera. ''Të mos shkojmë larg, por të paktën të njohim vendet e rajonit, fqinjtë tanë, të cilët janë të pranishëm në ekranet shqiptare vetëm në raste konfliktesh, pra përherë të asociuara me probleme.'' thekson ajo.
Media - zëri i qytetarit
Një tjetër veçori që është lehtësisht e dallueshme në sektorin e informacionit në media është anonçimi i lajmeve të njëjta. Veçanërisht lajmet që vijnë nga bota jepen në mënyrë të shkurtuar dhe me pak detaje. Karlekar e lidh këtë problematikë në mënyrë direkte me mungesën e gazetarisë investigative në Shqipëri dhe kostos së ulët që kërkohet për prodhimin e lajmit. ‘'Gazetaria aktuale investigative në Shqipëri është shumë e pazhvilluar. Shumë gazetarë punojnë në një sistem informal pagash dhe shumë pak kompani mediatike kanë krijuar një model të qendrueshëm biznesi. Një mungesë e tillë e burimeve është një pengesë e madhe për gazetarinë investigative‘‘ shprehet Karlekar.
Krahas kritikave për formën dhe përmbajtjen e lajmeve që vijnë nga bota, Godole nuk mohon interesin e madh që ka publiku për t'u njohur me botën jashtë jashtë dhe media duhet të përforcojë aksesin e publikut në imazhin e saj. Godole: ‘‘Media mund të transmetojë dokumentarë mbi BE sa të dojë, por ndjesia e të qenit qytetar shqiptar nuk është një artific, një karficë me logon e BE që mund të mbërthehet mbi jakën e xhaketës për bukuri. Media duhet të jetë më e hapur për debate alternative qytetare në lidhje me BE, ta lejojë më shumë të dëgjohet zëri i qytetarëve duke mos rënë në autizëm, e mbyllur në një rreth të ngushtë narcist dhe vicioz brenda vetes."(Autor Ervis Xhelo).
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...