2019-03-02

Agim Vuniqi:Shqiptarët në Amerikë...


Rezultate imazhesh për agim vuniqi

KY 11 VJETOR I PAVARESISE I TAKON EDHE TRUPAVE AMERIKANE NE KUADER TE KFOR-it DHE SHQIPTARO-AMERIKANEVE…

Reportazh special nga stervitjet ushtarake “Red Dragon” ne “Camp Atterbury”, Indiane Camp Atterbury

Telefoni eshte pjese e perditshmerise ne Amerike, e njejta gje eshte edhe ne Kosove, dmth., telefonia celulare dhe ajo fikse eshte edhe domosdoshmeri e jetes urbane, eshte edhe mjet i punes. Çdo risi, cdo njoftim shperndahet shume shpejt, ndodhe ndonjehere qe per ndonje ndodhi te caktuar me interes njoftohet qytetari kosovar nga Amerika ku ka te afermit, por mund te ndodhe edhe e kunderta, pra plotesohen informacionet Amerike-Kosove e aanasjelltas. Crrrrrrrrr… telefoni, ngrita receptorin dhe ne anen tjeter degjohej zeri i regjisorit te mirenjohur irakian Mundher Hamud, ai me heret kishte kryere studimet per regji ne Beograd, gjate viteve te 60-te. Ai kishte marre numrin e telefonit nga nje shok imi, Vate Nicaj, Mundheri me beri me dije t’i bashkangjitem ushtrimeve te National Guard te destinuara per Irak dhe Kosove. Meqe kompania franqeze ACI International ne te cilen punoja me heret ishte mbyllur, iu pergjigja fteses me nje cike hamendjeje, duke lene si mundesi te hapur shkuarjen por edhe refuzimin, meqe stervitjet mbaheshin ne Indiane, ne Kampin Atterbury, qe ishte 334 mila nga vendbanimi im ne Farmington Hills, ne Michigan.

Ato dite ne Amerike ishte edhe Drin Mulliqi, student ne Univerzitetin Amerikan ne Prishtine, ai kishte ardhur ne Amerike per vizite, por edhe per te punuar, per te kursyer ca dollare per studime. Ne fakt Drini, eshte qytetar amerikan dhe ai ka jetuar ne Çikago dhe me vone ne Dallas, qe nga mosha nje vjecare. Ishte djalosh i sinqerte dhe shume i vendosur, kishte tipare te shkelqyera te nje djaloshi shqiptar, ai mendonte per veten dhe karrieren, por shume me teper per Kosoven. Drini, djali i skulptorit te njohur shqiptar Luan Mulliqit, ishte i rrepte ne vleresime, kishte njohuri per artin dhe kulturen shqiptare, ai me shoket kishin xhiruar edhe nje film dokumentar, per pasojat e alkoolit dhe droges ne Kosove. Ndoshta ne ndertimin e personalitetit te tij kishte ndikuar, edukimi familiar, ai ishte nipi i Sheh Safet Mulliqit, njeri nga vellezerit e piktorit brilant shqiptar te ndjerit Akademik Muslim Mulliqit, nga ana e babait, por edhe nipi i Dr. Nuhi Vinces, nga Struga, poet dhe kritik letrar. Ai edhe me shtyri qe te nisemi ne Camp Atterbury, kuptohet qe ishte edhe nje arsye tjeter, me kishte ftuar ne Çikago Bashkim Hasani, me te njihesha shume me heret. Bashkimi dhe vellezerit dalloheshin per donacione dhe sponzorime ne sport, ata menaxhonin lokalin Cairos, para luftes, aty ishte vendi ku tuboheshin sportedashesit, ai lokal perveq nevojave te kompanise Besa Impex, qe drejtohej nga vellezerit Hasani, shfrytezohej edhe per nevoja te sportit, kultures dhe artit, aty tuboheshin edhe aktoret e rinje te cilet ushtronin ne njerin prej kateve te larta te objektit. Atehere ne ato lokale takoheshin e bisedonin shume biznesmene dhe sportiste te njohur, sigurisht qe kjo ishte merite edhe e nikoqirit njerit nga vellezerit e Bashkimit, Besim Hasanit, perndryshe kryetar i Komitetit Olimpik te Kosoves. Ai ishte edhe instruktor i karates dhe se bashku me Ramadan Krasniqin kishin themeluar klubet Besa Impex dhe Rrufeja, qe me nje marreveshje te posacme ishin fuzionuar. Atyre iu bashkangjite edhe veterani i karates kosovare Mustafe Statovci. Kohe pas kohe aty zhvilloheshin edhe parapergatitjet e karateisteve qe perfaqesonin Kosoven ne Mishkolci, por edhe ne shtepine e Ramadan Krasniqit qe kishte pergatitur njeren nga dhomat e tij te gjumiit si salle te ushtrimeve. Ata kishin edhe merita te vecanta, meqe se pari ne historine e sportit te pavarur kosovar garuesit e tyre moren medalie ne Kupen Boterore ne Mishkolci, atehere u nderuan me medalie te bronzta Vesa Vuniqi dhe Denata Baholli, ndersa e arte ishte Mirlinda Sopi. Vitin e ardhshem ketij suksesi u bashkangjiten shume te tjere, si Bleta Vuniqi, Ermira Statovci, Liridona Kaciu… Ne lokalet e Cairos-it ushtronte edhe garuesi tashme i mirenjohur evropian Afrim Latifi, qe me vone u be kampion evropian ne kategorine absolute. Ne fakt une shkoja ne Chicago per ta takuar Bashkim Hasanin, per te deshmuar per te ne Gjykaten per Imigracion, ngase e njihja dhe dija per punen e tij si donator dhe sponzorues i sportit, ai kishte ndare mjete te shumta financiare per klubin futbollistik “Flamurtari”. Ai kishte marre rrugen tejoqeani per shume shkaqe, i ishin djegur depot ne Pallatin e sporteve te qytetit, dhe atij i ishte djegur malli, por ai kishte pesuar edhe fizikisht nga nje plagosje me arme. Mysafire te Bashkimit ishim une dhe Drini. Ne Chicago u takuam edhe me Bashkim Kabashin, ate e njihja qe nga vegjelia, tash kishte nje lokal te bukur ne Chicago, ku takoheshin shqiptaret, dhe mysafiret kishin pershtypjen se jane ne Kosove, degjohej kumbueshem muzika shqipe. Ate nate buajtem te Bashkimi, i cili ka kater femije, po aty ishin edhe djemte e vellezerve qe kishin ardhur ne Amerike permes nje programi kembyes shkollor. Te nesermen u takova me avokatin e tij, por edhe nje profesor historie qe kishte njohuri te jashtezakonshme per historine shqiptare, po ate dite u shty seanca per ne mars te vitit 2007. Nje dite me vone u pershendeta me Bashkimin dhe vazhdova me Drinin per ne Indiane, pas pese oresh arritem ne Kamp, une kisha numrin e telefonit te Sallahut qe ishte supervisor ne Kompanin ” All Native Systems”, sipas procedures u ndala ne vendin e rezervuar per kontrolle rutinore, ne kete baze ushtarake. Meqe kishim arritur pas ores pese askush nuk pergjigjej. Fatmiresisht kisha edhe telefonin privat te Sallahut dhe aranzhuam takimin ne nje plac te madh tregtar, mu ne hyrje te JoyC. Edhe pse nuk ishim pare me pare u njohem shume shpejt, ai na njohu me ca irakiene per te fjetur ate nate ne dhomen e tyre ne motel, por ne vendosem te strehohemi ne nje motel me atraktiv.

Arritja ne Kampin Atterbury

Me Drinin pra rrugetuam nga Chicago permes autostrades 69, qe ngjitej me auutostraden nr. 65 ne veri, pra daljet nr. 90 (Franklin) dhe 80 (Edinburgh) te qonin ne Kampin Atterbury.

Ne ate mengjes sipas programit u takuam me Sallahun, me vone ai na njoftoi edhe me vice presidentin e kompanise “All Native Systems”, ai me tregoi se ka mungese te shqiptareve ne kamp, dhe per arsye te ndryshme nuk kane pasur mundesi te angazhojne numer me te madh (me vone kuptuam te befasuar se ne ate kamp ishin te vendosur 23 serbe te cilet jepnin informacione te gabuara per Kosoven, duke u sherbyer me te dhena false, ata ishin angazhuar permes kishes lokale serbe ndersa vizat i kishte rregulluar Kisha Ortodokse e Gracanices). Se sa kishte qene propaganda e fuqishme perbrenda u pa qe ne fillim, serbet mbanin maica me vizatime cetnike (kater S), pastaj Serbia, kisha e Gracanices, e te tjera. Ne takimin e pare te stafit perkthyes u ndeshem me serbet, kerkuam nga ekipi trajnues i oficereve qe te ndryshohet menyra e deritanishme e punes, meqe kjo nuk ka te beje gje me realitetin ne Kosove. Lejet e njoftimit qe ishin leshuar per te simuluar stervitjen ishin ne gjuhen serbe, kete e kundershtuam definitivisht, duke u dhene si shembull lejet qe kishte leshuar UNMIK-u ne te tri gjuhet: anglisht shqip dhe sebisht. Te nesermen Drini reagoi ashper per mosperbushjen e marreveshjes, ai edhe u kercnua nga serbet, por ai u qendroi stoik qendrimeve te veta, nuk vendosi asnje kontakt me serbet, per kete u njoftua edhe komandanti i bazes, ai me autoritetin e vet ndikoi qe situata te zbutet.

Ne paksa u relaksuam pasi qe me vone u angazhuam drejtperdrejt ne stervitjen “Iraqi Freedom”, takuam oficere qe kishin nje dashuri te vecante per shqiptare. Ne u bashkangjitem ne keto ushtrime, duke simuluar irakienet, psh., numrimi i veturave ne kolone dhe dhenja e informatave me telefon celular, ngasja e veturave dhe bastisja ne “check point”, krijimi i zhurmes, protesta, krejt te aranzhuara sipas skenarit.

Qendra per stervitje te forcave te perbashketa manevruese (Camp Atterbury)

Eshte aktivizuar ne shkurt te 2003 per te mbeshtetur operacionin “Iraqi Freedom”. Camp Atterbury pranon dhe proceson individe jashte njesive-personel me njohuri ( civil dhe ushtarak nga te gjitha deget e forcave te armatosura) per transferim dhe ritransferim per/nga teatri i operacioneve.

Spc. Nathaniel Otte eshte ne krye te kolomes si shenjetari i pare, ai kryeson konvojin. Ai ka verejtur me dyshim lende eksploduese te improvizuar. Photo nga Spc. Daniel Haulk.

Kamp Atterbury sherben si Platforme e fuqishme projektuese (PPP) per mobilizim te te njesive rezerviste te Ushtrise Amerikane dhe njesiteve ushtarake te Gardes Nacionale. Eshte ne pergjegjesi te Kampit Atterbury per te koordinuar shiqimin mjekesor dhe stomatologjik, ceshtjet specifike si veshja dhe paisjet, njohja per se afermi me arme dhe aftesimi, stervitje individuale specifike nga teoria, dhe koordinimin e levizjeve te personelit ne fushen e operacioneve. Kampi Atterbury pranon, procedon, paise, trajnon dhe transferon personelin sipas urdheresave per transfer ne baze te Urdheresses per Transfer te publikuar nga FORSCOM dhe nga Ushtria e Pare Amerikane.

Akademia ushtarake e Indianes eshte themeluar ne shkurt te vitit 1956. Nje shkolle e tille eshte e pesta qe eshte krijuar ne SHBA per nje qellim te tille. Tash jane 52 shkolla te tilla per operacione ushtarake ne tere SHBA. Procesi dhe standardet e larta te Akademise ushtarake te Indianes jane vleresuar ne rrethin ushtarak ne nivel lokal dhe nacional. Ky pranim ka rezultuar ne pergatitjen e konferences nacionale, te sponsoruar nga Buroja e Gardes Nacionale dhe vijuar nga delegatet nga te gjitha shtetet, plus Alaska, Hawaii dhe Puerto Rico, ne Indianapolis ne janar te vitit 1957. Shume nga operacionet teknike te realizuara nga ekipet ne Akademine ushtarake ne Indiane jane rekomanduar nga Buroja e Gardes Nacionale per per adoptim nga tipet e shkollave te ngjashme ne SHBA. Sot Akademia Ushtarake e Indianes jo vetem qe ofron trainim per kandidatet per Oficere, por ofron edhe trajnim me arme luftarake per te gjitha nivelet e oficereve.. Akademia eshte gjithashtu burim primar per aftesi profesionale ushtarake (MOS-Military Occupational Skills) kualifikime per mbeshtetje luftarake, dhe per ngritjen e aftesis luftarake MOS’s per ARNG, USAR dhe eshte pjese e Sistemit te pergjithshem arsimor te Ushtrise (armates)

Gjate fazes stervitore “Iraqi Freedom” ishin te angazhuar shume irakien, improvizoheshin ngjarje te ndryshme, duke perdore mjete plasese dhe eksploziv manovrues, realizoheshin taktika te ndryshme ushtarake varesisht nga skenari, kryheshin bastisje veturash, vozitesi ishte i detyruar te respektoj urdherat qe jipeshin nga ushtaret, duke hapur dritaren, pastaj hapjen e deres nga jashte, duke vazhduar me hapjen e deres se prapme te bagazhit… Te gjitha veprimet beheshin ne akordance me urdherin e ushtarit, kishte nje seriozitet te larte angazhimi, meqe nga keto ushtrime varet edhe jeta e ushtarit amerikan, qe nenkupton qellimin se pergatitja e sukseshme zvoglon mundesite e rrezikut. Ishin keto disa dite eksperience, para angazhimit me me interes per ne ato “Red Dragon”, te inskenuara per pergatitjet e ushtareve amrikane ne kuader te forcave multinacionale KFOR 8. Ishte dicka e vecante ngase gjate ketyre ushtrimeve edhe toponimet e vendbanimeve ishin me te njohura, e keqja ishte se shfrytezoheheshin toponimet e vjetra, me e theksuar ishte psh., “Uroshevac” e jo Ferizaj, por vendbanimet tjera qe ishin pjese e skenarit nuk kishin dallime te theksuara, ishin te perbashketa si Cernica, pastaj Kllokoti.. Keto venbanime ishin edhe pikat kyce te ushtrimit, meqe konsiderohen si zona ku mund te kete eskalime te dhunes, gjate fazes para statusore dhe pas statusore te Kosoves. Ushtrimi ishte fazor, dhe ishte i kombinuar, taktike ushtarake dhe bashkebisedim me njerezit ne pushtet, si me kryetarin e komunes (majorin e qytetit), shefin e policise, shefin per investigime etj., ato karakterizoheshin edhe me perfshirjen e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me pushtetin ne nivel lokal, pastaj percaktoheshin pikat ne harte per vendet e mundshme te grumbullimit te armatimit te palejuar pergjate vijes hekurudhore Serbi-Kosove-Maqedoni duke u detajizuar me te dhena konkrete gjate fazes se bisedave.

Keto ushtrime po pasojne menjehere pas nisjes se 40 ushtareve nga Divizioni i 29-te i Kembesorise nga Indiana, per kete kishte shkruajtur Beqir Sina nga Nju Jorku duke portretuar kolonelin Dougllas Earhart me thenjen “Kosova ne fund te fundit do te behet shtet i pavarur Njesiti i 40 trupave nga Divizioni i Kembesorise 29 te – “29th Infantry Division “, vazhdoje misionin nje vjecare, ne Kosove, atij do t’i bashkangjiten edhe njesitet tjera te KFOR 8.

“Ky eshte nje mision i madh” citohet te kete thene ushtaraku me graden Kolonel, Douglas Earhart, nga Divizioni i Kembesorise“se 29-te, dhe Komandanti i Forcave te Mbrojtjes Skifteri (Task Force Falcon). Ai tha se “Populli i Kosoves ka nje te kaluar rrenqethese, ndaj ne do te ndihmojme ate. Ne do te instalojme paisje me aparatura ushtarake, do te stervisim dhe do te ndihmojme manaxhimin e paqes ne Kosove, te rindertojme dhe rikostruojme cdo perpjekje. Ne kemi rastin te japim nje impulsim pozitiv te gjithe atyre qe banojne, ne Kosove” ka thene para nisjes Kolonel Douglas Earhart.

Te 40 trupat e pergatitur, jane pjestare te 1500 Trupave nga Garda Kombetare , ushtare nga 17 – shtete federale perfshire edhe Puerto Ricon te cilet bejne pjese edhe ne Forcat e Perbashketa te Mbrojtjes Kombetare te Lindjes, pjesmarres ne Aleancen Ushtarake Veri-Atlantike .

Sipas, axhendes ushtarake trupat jane nisur nga baza “Camp Atterburry” Indiana , ku u mobilizuan per dy muaj. Me pas ata u perqendruan ne nje baze amerikane ne Gjermani per dy muaj ku do te zhvillojne ushtrimet pergatitore para se te mberrijne ne Kosove per te sherbyer per nje vit. Eshte nisur edhe Serxhenti me graden Major Bob Golladay, nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri. Ai ka 14 vjet qe sherben ne Garden Kombetare Amerikane. “Detyra ime thote ai eshte te pergatise ushtaret per operacione ne Forcat e Mbrojtjes Skifteri” tha ai. Ushtaret jane te pergatitur te nderrmarrin aksione “HMMEV” qe do te thote” lufte, njohje personale e terrenit, dhe perodrimin e armeve te renda” thote Golladay.

Burime ushtarake nga baza e nisjes u thane gazetareve amerikane se Major Bob Golladay, nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri, deklaroi: ” Ne shkojme ne nje vend ku populli i tij ka nje respekt te vecante per SHBA, dhe flamurin amerikan. Nje popull qe flamurin amerikan, e ka si flamur te vetin”

Oficeri komandues Kapiteni Aleksander jep urdher te levizin konvoji dhe te ekzekutohet misioni Photo nga Spc. Karen Lohmiller.

Te njejtat burime pohojne se oficeri me graden Kolonel, Douglas Earhart, nga Divizioni i Kembesorise – 29te, dhe Komandanti i Forcave te Mbrojtjes Skifteri (Task Force Falcon) , u tha atyre se Trupat nga Garda Kombetare Amerikane, do te pergatisin trupat ne Kosove qe gjate tranziscionit t’ua bartin te gjitha pergjegjesite, atyre . Pasi qe Kosova ne fund te fundit, do te behet shtet i pavarur, tha Earhart.

Maj. Cotton Puryear, oficer i ceshtjeve publike, thote, se:” Nato-ja hyri ne Kosove me 12 qershor, 1999 me nje mandat te Kombeve te Bashkuara, e cila u adaptua dy dite me vone me nje Rezolute nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se “Resolution 12 – 44″ . Trupat ushtarake te quajtura Frocat e Mbrojtjes Skifteri, kane rreth 1,500 trupa ne personnelin e saj te gatshem, i perber ky nga Garda Kombetare ne shtetet federale Virginia, Maryland dhe Massachusetts. Si dhe ka kontigjente nga New York, Louisiana, Alabama dhe Kalifornia.”



II.

KFOR 8 pergatitet t’i bashkangjitet forcave multnacionale

Kosova Forca 8 do te leshoj Kamp-in Atterbuy pas disa muajve te trajnimit, shume nga to perfshine serine e komandes pas ushtrimore e disejnuar per te testuar komandimin dhe kontrollimin e elementeve te forcave.

CPX konsistohet nga tri ciklet qe behen ne menyre progresive gjitheperfshirese, ne akordance me Majorin David Weber, oficer per plan dhe operacione per Brigaden e 3 te, Divisioni 85.

Ushtaret trajnohen per te marre pjese ne “Kosovo Force 8” ne Kampin Atterbury, Ushtaret njoftohen per scenariot reale te trainimir, si ne klase poashtu edhe ushtrim prakik te kultures

Pergjegjesi primare e Weberit eshte menagjimi i scenariove dhe ushtrimve qe perfshijne siperfaqen prej 33,000 aker te fushes se trajnimit ne Kampin Atterbury, si pjese perberse e se ciles eshte edhe siperfaqja urbane per trajnim, ku KFOR-i ka stervitur. Faza e pare perfshin vetem hartuesit e komandove vendimarrese dhe keto vendime ndikojne se cfare do te perfaqesohen ne fazen e dyte dhe te trete, thote Weber. Sa me teper qe zgjate stervitja rritet edhe participimi i Task Force. “Task Force Patriot” ka lene trajnimin e balansuar KFOR 8 per te vazhduar ne tetor metutje me stervitje ne Qendren per Gatishmeri dhe Manovra te Perbashketa ne Hoensfeld, Gjermani, para dislokimit ne Kosove.



Kosova ne Kampin Atterbury

Orari i punes nuk ndryshonte shume edhepse varej kryesisht nga kerkesat e ushtarakeve. Ne ishim te vendosur ne motelin (Super 7 Motel), ne Franklin, i cili ishte ne pronesi te nje djaloshi pakistanez me llagapin Sony qe nuk kishte kaluar te tridhjetat, ai edhe e menagjonte motelin. Kur i treguam se jemi shqiptar na ofroj nje cmim shume te volitshem, meqe shume nga shoket e tij nga Nju Jorku ishin shqiptare, dmth., ishte nje lidhje e mire qe e shfrytzuam nga perkatesia etnike, keshtu qe u vertetua ajo e popullit “cdo e mire kthehet me te mire”. Moteli ishte ishte 12 mila nga baza, ndoshta edhe pak me teper, kishte nje perparesi meqe lidhej me autostraden nr. 65 South, duhej vozitur pra 10 mila deri ne “exit-in” 80 ku lajmerohej mbishkrimi Edinburgh, qe nenkuptonte se dalja nga autostrada ishte ne te vertet hyrja ne qytetin e vjeter te Edinburgh-ut. Ishte saktesisht rruga nr. 265 qe shkonte permes qytetit dhe drejt te qonte ne qendren ushtarake “Camp Atterbury”. Para hyrjes ku behej kontrolli nga sigurimi i ushtrise ishte nje-distance rrugeje afro 50 m, aty kontrollohehsin dokumentet dhe ID (leja e identifikimit me foto), ishte edhe nje punkt tjeter kontrollues, ku identifikoheshin oficeret qe vinin nga rruga tjeter por qe bashkohej ne nje para hyrjes, dmth., civilet kalonin me nje pershendetje, ndersa oficereve u kerkohej leja e identifikimit, kjo behej per arsye te azhuritetit, ngaqe personeli civil i punesuar vec ishte identifikuar me heret. Vendi ku parkonim veturat ishte i madh, aty afer ishte edhe takimi i personelit civil, te cilet kishin kontrate me GENE ose ANS, ishin keto dy kompani qe kishin nendshkruar subkontraten, dhe i ofronin sherbime ushtrise amerikane. Nga qendra e takimit shperndaheshin civilet me autobuse apo komnibuse varesisht nga detyrat qe kryenin. Qe nga ai moment te gjithe ishin qytetare te Kosoves, duket paksa e cuditshme por ne kontakt me ushtare nuk flitej anglishtja, vetem permes perkthyesit, simulohej pra Kosova. Kishte shtepi te improvizuara, xhami, kisha, shkolla, zyret komunale, policia (SHPK), dmth., e tere infrastruktura komunale. Stervitja ishte perqendruar ne zonen ku jane te vendosura forcat amerikane ne Kosove, ajo ishte ndare me renditje psh. Range 25 ishte Ferizaj, Range 42 Cernica, pastaj Kllokoti…etj.

Ushtaret nga 1-151 pergatisin konnvojin dhe bejne rreshtimin e automjeteve kryesuese per t’i renditur ne vi (IED lane). Foto nga Spc. Karen Lohmiller.

Me Drinin bisedonim per mundesin e angazhimit te studenteve shqiptare ne kete baze ushtarake, meqe Kisha Ortodokse e Gracanices ua kishte siguruar vizat amerikane disa studenteve nga Serbia e Mali i Zi, ata edhe pretendonin te benin propagande serbe ne Kampin Atterbury. Ata punonin me viza studentore. Ne u interesuam dhe morem premtime nga kompania se vitin e ardhshem mund te aranzhohet nje mundesi e tille me studentet shqiptare, le te shpresojme.., eshte mire se paguhet, dhe vizitohet Amerika. Kemi pasur shume peripeci me serbet e rinje, ishin nga Beogradi, Krushevci, Tivati.., trurin e kishin te fshire, e tere bota per ta ishte Serbi. U dasht intervenimi jone tek oficeret amerikan, qe atyre tu terhiqet verejtja perfundimtare se mund te largohen nga puna nese vazhdojne te mbajne simbole nacionale. Tere kete propagande serbe e zhvillonte prifti serb ne Frankilin, i cili edhe vet ishte i inkadruar ne kete stervitje, me vone kuptova se ne liste ishte edhe popi nga Indijanapolisi. Ishim pra ne te dy qe ngritem problemin ne nivel me te lart, dhe serbet u moren ne pyetje nga sigurimi i ushtrise, ne ne te vertet si shqiptaro-amerikan druanim edhe per jeten e ushareve amerikane, pra pretendonim qe ushtareve tua prezantojme Kosoven realisht. Prandaj, per kete qellim ligjeruam para qindra ushtareve per gjuhen dhe kulturen shqiptare, per organizimin politik dhe institucional te Kosoves.

Jane te paharruara castet me ushtaret amerikane, ata vinin pershendeteshin me ne dhe falenderoheshin per angazhimin tone, intersoheshin per kuzhinen shqiptare, sportin, restoranet, veshjen.., ishin kurioz se shume prej tyre kishin sherbyer ne Irak, tash shkonin ne Kosove per here te pare. U treguam se ne Kosove jane shume te mireseardhur nga shqiptaret, dhe se do te jene shume te rrespektuar atje, kjo i gezonte shume, ngase nder ta kishte edhe shume te rinje nga Ohajo, Teksasi, Msisipi, Gjorgjia…

Meqe Drini duhet te kthehej ne Kosove per te vazhduar vitin e dyte te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Prishtine ishim te detyruar qe te ketheheshim ne Farmington Hills. Nuk ka ndonje veshtersi te orientohesh ne trafikun amerikan, cdo te dhene e gjen ne internet. Rruga 65 North, lidhet me 465 dhe ne daljen 37B bashkohet me rrugen 69 North e cila vazhdon per 297 mila deri ne “exit-in” 38 dhe bashkangjitjen me 94, 94 West shkon per ne Chicago derisa 94 East per ne Detroit, rruga per ne Detroit ishte pra caku yne. Gjate rruges ka shume mundesi per te pushuar, per te pire kafe, dmth., ne cdo parking te ofrohet kjo mundesi. Drini banonte ne Farmington Hills te Gezim Kabashi, i cili vec ishte ambientua ne jeten amerikane, derisa bashkeshortja e tij Teuta, mjeke specialiste, vazhdonte studimet ne kryqytetin e Michigan-it ne Lansing. Drini ishte plot mall per Kosoven, shoqerine dhe per motrat Lurianen e Fjollen, mundohej ta fshihte kete por kot, nuk ia arrinte. Une vec isha adaptuar me shoqerimin e tij, nuk e kisha lehte, ai se shpejti do te jet ne Kosove, e une aq larg prinderve vllaut, motrave, miqeve, ofshajta thelle, sa larg dhe sa eshte i veshtire gyrbeti.

Major i Cernices malsori Tony Ivezaj

Derisa Drini vec kishte mberri ne Prishtine une isha pergatitur per kthim ne Kamp. M’u bashkangjite edhe Halil Pllana nga Prishtina i cili banonte ne Ann Arbor, ku ishte i locuar edhe njeri nga Universitetet Publike me prestigjioze ne Amerike Universiteti i Miciganit. Ne udhetuam se bashku ne te njejten marshute, vetem se ne drejtim te jugut. Te nesermen Halili plotesoi aplikimin per pune, ndersa e pasnesermja ishte dita e tij e pare e punes. Pervec Hallilit ushtrimit iu bashkangjite edhe malsori Tony Ivezaj, i cili kishte 40 vite te qendrimit ne Amerike, ai ishte pensionuar nga General Motors-i, ishte 60 vjecar dhe kishte tre femije qe i kishin lindur dhe shkolluar ne Amerike, njeri avokat e dy te tjeret inxhinier qe kishin kryer studimet ne Universitetin e Michiganit ne Ann Arbor. Tony kishte ardhe me rexhisorin irakien Mundhir Hamud. Dita e punes filloje ne ora 8 ne mengjes, skenari ishte i ndryshem, dhe ishte i ndre ne disa grupe, parashiheshin protesta te serbeve, bisede me ta, ne skenar ishte gjithashtu simulimi i ngjarjeve te mundshme ne Kosove, trazimi i banoreve serb nga nje grup te rinjesh, pastaj ankesat e tyre per siguri me te madhe, nderprerja e shpeshte e rrymes e shume improvizmie tjera. Po ate dite serbet u ankuan ngase Tony mbante ne koke kapelen e UÇK-se, ai reagoi ashper dhe akuzonte serbet se jane jo kooperativ, jetojne ne Kosove dhe nuk kane mesuar shqipen, ky ushtareve u tregonte absurditetin kosovar, ngase ushtaret amerikane perpiqeshin te mesonin shqip, ndersa serbet qe kishin lindur dhe jetuar ne Kosove nuk kishin mesuar fare gjuhen e popullit shumice, gjuhen shqipe. Ai metutje u spjegonte ushtareve per nacionalizmin serb, per politiken e ekzekutuar shfarosese te Millosheviqit dhe perkrahjen e kesaj politike nga serbet lokal. Reagimi i serbeve ishtte edhe shkaku qe erdhen nenkryetari i kompanise ANS, por ishin alarmuar edhe oficere nga komanda e Kampit, ata i frikoheshin konfliktit te mundshem ne mes te shqiptareve dhe serbeve. Deri sa oficeri kryesor i ushtrimit spjegonte detajet e stervitjes, ai reagoi shume ashper ndaj serbeve qe pershperitnin ne mes veti, ai u tha ju jeni qene te vegjel dhe nese edhe njehere nuk degjojne mund te kthehen nga kane ardhur. Per t’u zbutur problemet personeli civil u nda ne tri grupe, ne ate shqiptare, serb, serbe te moshuar se bashku me kroate e boshnjak. Une, Tony dhe Halili pergjigjeshim ne pyetjet e ushtareve te shumte qe nderroheshin grup pas grupi per te kuptuar jeten dhe realitetin ne Kosove. Ata si zakonisht interesoheshin per kulturen, gjuhen, pershendetjet dhe gjestikulacionet e pranueshme qe nuk shkaktonin pezme nder shqiptare. Halili u kthye pas disa ditesh ne familjen e tij, per arsye personale. Ndersa une e Tony vazhduam qendrimin ne Franklin, por edhe vazhdimin e punes ne Kamp. Meqe stervitjet ishin fazore, edhe skenaret ndryshonin, ndaheshin edhe rolet, ishin aty emrat e pushtetareve lokal si Xhemajl Hyseni, Faik Grainca.., ishin te pershkruara biografite e tyre, takoheshin pra ushtaret me emrat e pushtetareve lokal te Kosoves.

Pjesemarresit e Kosva Force 8 pergatiten duke bere improvizimin e mjeteve shperthyese ne klasen per perkrahje logjistike, ne fushen perkatese per kete qellim, ne Kampin Atterbury. Afer 1400 ushtare te Gardes Kombetare dhe asaj

rezerve te ushtrise jane pjese perberese te KFOR 8, dhe ata do te zbarkojne ne Kosove ne misionin paqesor ne Kosove (Photo nga Spc. Tim Sproles).

Vendbanimet e inprovizuara si Ferizaj i pergjigjej kodi Range 25, pastaj Cernica 42, ishin edhe te tjerat si Range 37, pastaj Renge 38, qe perputheshin me skenarin e pergatitur, pra edhe protestat e inskenuara ne Kllokot. Meqe Tony dhe une njihnim gjuhen shqipe, ate serbe dhe anglishten ishim edhe me te kerkuar, Tony u caktua “major” i Cernices, ndersa une perkhyes, ishim te ndare njeri nga tjetri, une u vesha ne uniformen ushtarake amerikane por edhe helmeten e rende e vura mbi koke. Gjate ushtrimit i bashkangjitesha konvojit ushtarak, dhe isha nen mbrojtjen e ushtareve, asnje cast nuk largoheshin nga une, meqe ne kushte lufte jeta e ushtarit amerikan varet nga perkthyesi, keshtu pra forcohej bashkepunimi i ushtareve dhe interpretit, me kalimin e kohes perfeksionohej kjo lidhje dhe besimi ishte i dyanshem. Pas dy ditesh pune une e Tony vendosem te mos flasim serbisht, meqe e ndienim veten paksa te diskriminuar. Po ate dite Tony refuzoi te flas serbisht, oficeri amerikan i mllefosur i tha “you are fired” qe nenkuptonte largimin nga ushtrimi. Ai kishte reaguar ne kete padrejtesi, i kishte telefonuar kompanise per rastin, ata arsyetoheshin se kjo nuk ka gje te beje me diskriminim gjuhesor dhe me realitetin, dhe se eshte pjse e lojes improvizuese per stervitjen e ushtareve amerikane. Ne ne te vertet nuk pranuam asesi kete arsyetim, prandaj per te vazhduar stervija me sukses, na bashkuan, dhe na vendosen ne punkte tjera ushtarake bashkarisht me civilet tjere amerikane, kjo ishte shume me lehte per ne, ishim me te relaksuar.

Transferi nga “Camp Atterbury” ne North Vernon

Java e fundit ishte e paperseritshme, meqe u transferuam nga Kampi Atterbury ne North Vernon, qe ishte afer 70 mila largesi. Ne fakt ne paraqiteshim ne kamp cdo dite, nga na merrnin ushtaret me vetura per nevoja civile, ato i kishte rentuar ushtria per qellime te stervitjes. U vendosem ne spitalin civil te cilin e kishte ble qeveria amerikane dhe ishte adaptuar per qellime ushtarake. Ishim une e Tony ne mesin e oficereve amerikane te veshur ne rrobe civile. Disa nga oficeret i njihshim edhe me heret, por ata kishin ndryshuar, kishin vendosur paruka, vathe, dhe per dallim nga veshja ushtarake e perditshme, dallonin shume me kostumet civile. U pranuam shkelqyeshem nga kapitenet Jery dhe Joe, u mahnitem me sjelljen e tyre, na siguruan edhe nje dhome per te pushuar gjate dites. Ishin ato momente te paharruara te shoqerimit dhe bashkepunimit me oficeret ushtarak amerikane. Gjate stervitjes ishte aranzhuar edhe brifingu me gazetare te ushtrise amerikane, pastaj percjellja e ushtrimit me kamere etj. Kohe pas kohe zbarkonin helikopteret me ushtare, ushtrimin e percillnin edhe gjenerale nga Pentagoni ne rrobe civile, njeri nga ta falenderoi pjesemarresit e ushtrimit “Red Dragon”, nder ta edhe ne dy shqiptareve qe kishim shprehur vullnetin dhe gatishmerine tu ndihmojme ushtarakeve per te realizuar me sukses misonin KFOR 8 ne Kosove. Ne kohen e pushimit pergatitej edhe ushqimi nga eproret ushtarak, tymosej por edhe pertypej duhani, ishte edhe bisedimi i perzemert dhe miqesor duke pire kafe. Atmosfera e punes ishte shume serioze dhe ishte shume reale. Beheshin kombinime edhe me radiostacion, leshohej ezani qe kumbonte fuqishem, sigurisht qe ishte inqizuar edhe per ushtrimin paraprak “Iraqi Freedom”, here pas here muzike kantri amerikan. Skenari i paraqitur parashihte edhe kacafytje me ushtare, shtyerje, gjuajtje guresh (balona te mbushur ne zall), ushtaraket me veshje civile kishin veshur detyrimisht edhe mjete mbrojese dhe shume u ngjanin lojtareve te futbollit amerikane.

Gjate shtyerjeve rastesisht u qellua ne fytyre Tony, ishte nje lendim i lehte dhe per te u angazhuan miqte tane ushtaraket amerikane, ai e perballoi shume shpejt lendimin. Ishte ky ne te vertet inskenimi i nje situata konfliktuoze ne mes te shqiptareve dhe serbeve qe eventualisht do te ndodhte ne Kosove. Çdo gje ishte parapare me skenar edhe protestat e Levizjes “Vetevendosja”, por edhe mbishkrimet e ndryshme si ai “Decentralizim = Ndarje = Lufte”, shume nga panot i shkruanim ne dhe ate ne gjuhen shqipe, por edhe ne ate amerikane. Edhe ndarja nga ekipi shqptaro-amerikane (dy civil shqiptare dhe shume te tjere ushtarak amerikane) ishte e paharruar, ne takimin pershendetes pas nje fjalimi te rastit kapiteni Jery u falenderua per punen dhe angazhimin tone me duartrokitje frenetike nga oficeret amerikane. Pershtypjet tona ishin te vecanta, ata sihin te sigurte qe Kosova do te pavaresohet, dhe se statusi i saj final definitivisht do te qartesohet deri ne fund te ketij viti. Misioni i tyre ne Kosove eshte paqesor, por edhe ushtarak, ruajtja e territorit te Kosoves. Kosova ne t’ardhmen do te perballet me shume veshtiresi, por sigurisht se nuk do te tolerohet edhe korrupsioni ne shkalle te larte, por edhe trafiku me qenje nerzore, pastaj tregeta e palejuar me narkotike e shume sjellje devijante ne shoqerine kosovare. Sigurisht qe KFOR-i amerikan do te ndermarr edhe hapa konkret ne kete drejtim, ky eshte edhe synim i perbashket edhe i qytetareve lojal te Kosoves. Le te shpresojme qe liria dhe demokracia ne Kosve do te jete shembull i paqes ne rajon, dhe shteti i ri i Kosoves do te sherbeje per te miren e qytetareve, do te jete ky realizim i projektit anglo-amerikan si perfundim real i nje lufte shafarosese te regjimit serbian kunder shqiptareve dhe te tjereve, si dhe deshtim i projektit famkeq per asgjesimin e jeterave te njerezve. Per te mos ndodhur me asnjehere do te angazhohen ushtaret amerikane, por edhe populli i shumevuajtur i Kosoves, qe ka besim te plote ne popullin amerikan dhe qeverine amerikane te kryesuar nga presidenti Georg W Bush.

Dije Ferati: A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar? I

Dije Ferati


E postova një mesazh në Facebook në lidhje me Hefestionin, dashnorin e Lekës së Madh. Një “miku” im u shokua. Sikur e kuptoi se qëllimi im ishte ta zbrisja Lekën e imagjinatës së tij nga kali në pelë, pastaj nga pela fare në tokë…në bajga. Më shau sheshit me bollëk aq të madh sa, po të ngelte dikush me barrë nga sharjet, unë dhe nëna ime do i kishim secila nga 30 fëmijë. Dhe jo vetëm kaq! Edhe babai im do i kishte nja 30 fëmijë të tjerë në një lidhje homoseksuale me sharësin vetëm e vetëm që Leka i “mikut ” tim të mbetej në horizontin e tj të ngushtë ashtu si e kishte mësuar historinë në fillim!

Ta them të drejtën, nuk më pëlqen fare Leka, as ai i madhi as ata të vegjëlit! Në një anë, nuk ma do fare qejfi t’i dal në mbrojtje atij të birit të Filipit të Dytë, i cili i ka dhënë një grusht të fuqishëm Perandorisë Ilire të udhëhequr nga mbreti Bardhyli. Pastaj, në kohën e dashnorit të Hefestionit, Iliria e ka përjetuar një çorientim i cili e ka shpier gradualisht drejt rënies.

Në anën tjetër, emri “Leka” më zgjon ndjenjën e dhimbjes së plagëve që ka përjetuar familja ime në kohën e Rankoviqit vetëm se ishte shqiptare dhe se kishte anëtarë të shkolluar. Rankoviqi e ka bartur nofkën Leka. (Vërtetojeni në Wikipedia me fjalët: Aleksandar Rankovic-Leka). Ndoshta ka ndonjë lidhje simbolike ndërmjet tyre: Leka donte t’ua punonte shqiptarëve, siç ua ka punuar Leka ilirëve.

Shumë të tjerë si Leka i kanë bërë dëme popullit shqiptar, ndërsa njerëzit tanë të cektë, jo vetëm që i kanë mbrojtur por edhe i kanë ngritur lartë. Dy nga këta njerëz janë Mary-Edith Durham dhe Robert Elsie.

Si filloi historia e përlyerjes së imazhit?

Kur perandoria osmane po dobësohej, popujt e pushtuar si populli ynë, filluan të afirmohen. Në atë kohë, Serbia po përgatitej të luante rolin e policit ndaj shqiptarëve të cilët i etiketonte si mbeturina të perandorisë osmane, si të ardhur nga vendet arabe dhe si armiq të civilizimit evropian. Me kohë, Serbia i shpiku dhe i përforcoi disa mjete apo instrumente që t’i argumentojë afirmimet e saj.

Në vitin 1908, një ngjarje shumë e rëndësishme për shqiptarët e zhgënjeu pa masë Serbinë. Në Kongresin e Manastirit, me gjithë punën e rëndë të aktivistëve serbë me qëllim që shqiptarët ta adoptonin alfabetin arab (jo alfabetin e tyre çirilik?!) si alfabet kombëtar, ndodhi ajo që qëllim këqijtë nuk e pritën: Shqiptarët e adoptuan alfabetin latin. Megjithatë, edhe pse shumë e zhgënjyer, Serbia nuk e ndali luftën. Ajo i përdori shumë të huaj dhe shumë vendorë për të vazhduar me përlyerjen e imazhit shqiptar.

Fotografitë e montuara

Akademia Serbe e Shkencave e punësoi një grua nga përendimi, Mary-Edith Durham, të cilën e përgatiti të bëhej “mike e shqiptarëve”. Ajo grua, e cila në fillim u paraqit sikur vinte në Ballkan për terapi, sepse kishte probleme mendore, e përvetësoi mirë skenarin gjatë disa viteve qëndrimi në Serbi për rolin i cili iu caktua në trojet shqiptare. Roli i saj ishte që të punojë në krijimin e imazhit arab të shqiptarëve të cilët duhej pastruar nga kultura evropiane.

Qëllimkeqja arriti të inflitrohej dhe i shpalosi talentet si fotografe, piktore, etnografe… Çka nuk pretendoi se ishte?! E filloi aktivitetin me disa çarçafë të stërmëdhenj të bardhë të cilët ua vuri në kokë fillimisht burrave pastaj edhe grave. I fotografoi, i pikturoi dhe i përshkroi me atë farë pëlhure të shëmtuar në kokë e cila e mbulon kokën dhe qafen, si të burrit ashtu edhe të gruas. Ai çarçaf, në origjinë, përdoret si ekran për tu mbrojtur nga dielli dhe rëra në dezert apo shkretëtirë arabe dhe afrikane. Në trojet shqiptare, ajo pëlhure do të marrë dalëngadalë një simbolikë makabre, siç do ta shpjegoj më vonë.

“Shqiptarët janë egërsira që i dua”!?

Në një nga librat ku ndodhen fotografitë e montuara dhe përshkrimet e falsifikuara sipas skenarit serb, Durham shprehet: “Shqiptarët janë me të vërtetë egërsira, por janë egërsira që i dua”. Çfarë zemërgjerësie! Nuk ka dyshim se i donte… sepse i duheshin për eksperimentim.

Ky qëndrim i saj ndaj shqiptarëve i është shpërblyer me çmimin më të lartë që mund ta jepte i pari i vendit shqiptar në atë kohë. Kur shprehet për serbët, Mary-Edith Durham i paraqet si njerëz të qytetëruar edhe pse i shton disa fjalë simpatie ndaj shqiptarëve afësisht të njëjta si ato ( shumë vite më vonë) të ministrit të jashtëm të Rusisë ndaj krimeve të Millosheviqit në Kosovë.

Shqiptarët filluan ta kundërshtonin dhe ta mohonin, si brenda ashtu edhe jashtë trojeve, imazhin qe serbët ua veshnin. Disa intelektualë shqiptarë i shpalosën argumentet e tyre në pozitë vetëmbrojtjeje: Jo jemi evropianë! Jo jemi autoktonë në këto troje! Jo kemi një alfabet latin! Jo kemi disa fe! Jo kemi një hero kombëtar i cili e ka mbrojtur civilizimin evropian… e kështu me radhë.

Sajimi i një libri diabolik

Meqë shqiptarët filluan të afirmoheshin edhe me shkrim, serbët e ndien nevojën për një dokument të shkruar, për një argument të fuqishëm për t’i thënë botës se shqiptarët, jo vetëm se nuk kanë kulturë evropiane, por nuk kanë as kulturë arabe… se nuk kanë fare kulturë njerëzore. Kështu, e bazuar në planin e të bardhëve për shfarosjen e amerindianëve në Amerikën e Veriut, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Akademia Serbe e Skencave në Beograd e përgatiti një nga dokumentet e planit të saj makiavelik afatgjatë të kodifikuar me emrin “Kanuni i Lekës” apo “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Për sajimin e këtij libri 106 faqesh, u gjet emri i një shqiptari (i cili ka folur gjithashtu serbisht) gjoja se ka qenë mbledhës i përmbajtjes. Pastaj u gjet edhe një shqiptar tjetër (i cili po ashtu ka folur serbisht) për shkrimin e parathënies. Ironikisht, përmbledhja e gjepurave u botua në vitin 1933 dhe iu dedikua, apo iu vesh në mënyrën më të padrejtë, Lekë Dukagjinit, një personaliteti i cili mund të ketë jetuar në kohën e Skënderbeut, në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ky libërth me përmbajtje primitive e makabre e përlyen emrin e Lekë Dukagjinit.

U vu në kopertinë një fotografi e kohës së botimit (jo pikturë, siç do të na vinte nga shekulli i 15-të) të një njeriu me flokë të gjata në shpinë pikërisht si në librat e botuar nga të bardhët për shkatërrimin e identitetit të amerindianëve. Për ta bërë lançimin më të suksesshëm, u vra “mbledhësi i përmbajtjes” ndërsa shkruesi i parathënies u ngrit në niveline autorit të propozuar për çmimin Nobel.



Krijimi i një shkrimtari të oborrit dhe të fisit

Vite më vonë, u fabrikua një autor tjetër shqiptar, i cili i ka mbaruar studimet në letërsi në Rusi. Edhe ky shkrimtar oborri u ngrit nga keqbërësit në nivelim e çmimit Nobel për letërsi duk e pasur si rol vulosjen e afirmimeve se plani makiaveli serb (Kanuni i Lekës) paraqet mentalitetin dhe kulturën shqiptare. Sipas kësaj logjike, shqiptarët jetojnë si në kohën parahistorike të organizimit shoqëror, atë të klaneve dhe të fiseve.

Ky i ashtuquajtur shkrimtar e ka një stil dhe një mjeshtri të veçantë. Di si ta bëjë të voglën të madhe dhe të shëmtuarën të bukur! Di si t’i japë negatives kuptim pozitiv e anasjelltas. Për shembull, e përdor shpesh në letërsi dhe paraqitje publike fjalën “fisnik” (shikojeni prapashtesën serbe “nik” si në fjalën “çektnik”) me kuptimin “bujar”, “i çmuar”… Ndërsa rrënia e kësaj fjale është termi “fis”.

Këtu jemi në një aspekt të nivelit shumë të sofistikuar të psikolinguistikës (të nivelit të Institutit Gorki) të cilën e kanë përdorur rusët për ta krijuar një mentalitet të të pushtuarit, tek popujt… e pushtuar. Fjala “fis” është futur në fjalorin shqiptar me kuptimin “pozitiv” të cilin kuptim kanë arritur t’ia japin qëllimkëqinjtë. Kemi mashkuj që quhen Fisnik…. (Ku ka faj Fisniku i shkretë se babai i tij e quan atë primitiv që në ditën e lindjes?!)

Unë mendoj se në hapsirën shqiptare nuk jetohet sipas fiseve. Jam e bindur së shqiptarët dinë të kenë interesa kombëtare sepse sot jemi popull relativisht i shkolluar. Po t’i kisha 4 vite shkollë, do e dija se cili është fisi im ose do e shpikja një fis vetëm sa për të rënë në kurthin e serbëve duke e zbukuruar organizimin shoqëror primitiv. Nuk e bëj këtë gjë sepse e kam një master në ekonomi nga një univerzitet perëndimor, ku kam mësuar edhe për psikolinguistikën (në rastin tim, për ta përdorur sidomos në negociata). Pra, nuk kam fis as nuk dua të kem. I gjithë njerëzimi ka kaluar në etapën primitive parahistorike fisnore (po e evitoj këtu prapashtesën serbe “nik”si në “çetnik”) dhe pjesa dërmuese e kombeve jetojnë në kohën e sotme duke e lënë mbrapa kohën e fiseve.

Dimensioni makabër i çarçafit të dezertit arab

Me botimin e Kanunit, serbët arritën ta lidhin çarçafin e dezertit arab, jo vetëm me fenë por edhe me një dimensionin tjetër: Me vrasjen me paramendim apo me gjakmarrjen tek të gjithë shqiptarët pa dallim feje. Për shembull, në filmin “Uka i Bjeshkëve të Nemuna”, ku rolin kryesor e luan Ljuba Tadic, kryepersonazhi Uka e bart në kokë çarçafin e stërmadh sepse e ka në mendje vrasjen me paramendim. Ajo pëlhurë e bardhë (si në fotografitë e asaj “burrneshës” qëllimkeqe të cilën e përmenda më lart) do t’i shërbejë atij që ta mbulojë kufomën kur do ta realizojë vrasjen perfekte me paramendin si burrë zakoni. (Dihet se fjala “zakon” është fjalë serbe e cila në shqip përkthehet “ligj”!!!)

Edhe pse populli nuk e adoptoi kurrë në jetën e përditshme, dalëngadalë, ajo pëlhura e gjerë (e formatit të çarçafit të shtratit duble king size) u impozua si tek burrat ashtu edhe tek gratë nëpër filma, koncerte, pjesë teatri, fotografi “artistike”…. me subvencionet nga shteti ish-jugosllav (i kontrolluar nga serbët) gjoja për kulturën shqiptare. A keni parë ndonjëherë përveç në filma… atë farë bezi të shëmtuar?

Fjala “burrneshë” – pjellë e imagjinatës së sëmurë



Edhepse në jetën reale askush nuk ka parë “burrnesha” apo “virgjëresha”, në shkrimet zonjës Durham, burrnesha e bart çarçafin e desertit në kokë dhe rreth qafës si burri, jo për t’u mbrojtur nga dielli dhe rëra (sepse nuk jeton në Afrikë) por edhe ajo e ka në kokë vrasjen me paramendin siç bën burri.

Është e mundur se ajo e shtriga e çmedur e ndiente veten burrë në trupin e gruas dhe ka ardhur tek neve për terapi. Ndërkohë, ka bërë eksperimente me shqiptarët e shkretë të Malësisë. Në ditët tona, në shoqëritë e civilizuara, respektohet identiteti i mashkullit në trupin e gruas dhe identiteti i gruas në trupin e mashkullit. E kemi, për shembull, shprehjen “shemale” e cila në anglisht “she” do të thotë “ajo”dhe “male”do të thotë “mashkull”. Por , askush nuk ua vë një çarçaf të madh në kokë me simbolikë se janë vrasës me paramendin dhe se to ta mbullojnë viktimën e tyre me të.

Ansambli “Shota” – viktimë e manipulimit

Ansambli “Shota” është përdorur, për shembull, për të bërë promovimin e planit makiavelik serb në vend dhe nëpër botë. Nëse dikush e ka bërë pyetjen: Pse në ish-Jugosllavi financohej ansambli i cili e mban emrin e heroinës shqiptare, Shote Galica, e cila e ka vrarë shkaun?, tani do ta deduktoni një pjesë të përgjigjes.

E kam parë, në një festival ndërkombëtar në perëndim, një paraqitje të Shotës. Të gjithë mendonin se ishte një grup nga një vend arab apo afrikan. Shqiptarët, si burrat ashtu edhe gratë, u paraqitën me atë pëlhurën e bardhë të tepruar në kokë e rreth qafës që të shihen sa më mirë e sa më larg. Fytyrat e vrazhda shprehnin se valltarët donin ta vrisnin njëri-tjetrin me shpatë apo me kobure.

Pas pak u paraqit një ansambël nga një vend arab me gra të bukura (pa atë pëlhurën e shëmtuar) duke e bërë bukur atë vallen e barkut të zbuluar me buzëqeshje e pozitivizëm. Ato zgjonin ndjenjën e së bukurës tek partnerët e tyre dhe tek publiku. (Çka është definicioni i artit, nëse nuk është zgjimi i ndjenjës së bukurisë?)


II.



Qëllimkeqi, Robert Elsie

Një i ashtuquajtur “albanolog”, njëfarë Robert Elie, e ka ndjekur në kohën tonë rrugën e rrahur nga nga ajo “burrnesha” qëllimkeqe e cila u përmend më lart. Edhe pse ka “vdekur?” vitin e kaluar, Robet Elsie ende nuk i heq fotografitë e asaj qëllimkeqes nga sajti i tij. Nuk e kuptoj dot se çka po pret?!

Para se ta paraqes një rast flagrant ku “albanologu” u ka bërë dëm të madh shqiptarëve, do të filloj me disa shprehje anti-shqiptare të cilat ai na i lë për kujtim në Youtube.

Për dallim nga ajo tjetra e cila i quan shqiptarët “egërsira”, ky e përdor fjalën “kafshë”. Afirmon se shqiptarët ishin më të qytetëruar nën regjimin e Lekës (Rankoviqit) në Jugosllavi sesa në Shqipërinë e pavarur. Në një emision me gazetaren Rudina Xhunga, thotë se po të jetonte në Shqipëri, do të çmendej sepse është si në Perandorinë osmane. Në një simpozium për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ky “shkencëtar” shpif se shqiptarët bëjnë biznes me qenie njerëzore duke i shitur gratë sikur të ishin kafshë.

Një fyçkël interesante: Robert Elsie deklaron se nuk ka marrë ndihma nga qeveritë shqiptare për shkrimet e tij. Atëherë kush e ka paguar për falsifikimet e tij antishqiptare dhe antinjerëzore?

“A i pengon Robert Elsie sponsorizimet në Kanada?”

Ja rasti flagrant të cilin e paralajmërova: Duke kërkuar me fjalë kyçe (që ta analizoj pak edhe unë atë, jo vetëm ai shqiptarët), e gjeta shkrimin me titull: “A i pengon Robert Elsie sponsorizimet në Kanada?”

Një shqiptar në Kanada e bën kërkesën për ta sponsorizuar bashkëshorten. Agjentja e imigracionit e thërret dhe e pyet se sa groshë a e ka blerë gruan. Njeriu i përgjigjet se nuk e ka blerë fare dhe se groshi nuk është, as nuk ka qenë kurrë, monedhë në trojet shqiptare por është një lloj fasuleje.

Agjentja ia refuzon sponsorimin duke u bazuar në informacionet e “studjuesit” Robert Elsie se shqiptarët ende jetojnë sipas Kanunit. Neni i 19-të i këtij dokumenti i jep edhe çmimet në monedhën “grosh” për këtë lloj tranzakcioni.

Referenca: http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca

I refuzuari e merr një avokat dhe kërkon një revizion të dosjes. Avokati e gjen një përkthyes zyrtar për përkthimin e fjalës grosh e cila del me kuptimin fasule. Gjithashtu, avokati afirmon se nuk ka ligje në përmbledhjen me të cilën Robert Elsie i identifikon shqiptarët duke e dhënë, ndër të tjera, si provë paragrafin “§.135. Thirre e, s’t’u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë tande.”.

Nga këto prova, agjentja e imigracionit e kupton se ky farë “Kanuni” nuk përmbaka logjikë ligjesh. Për shembull, nuk ka sanksion në rast se nuk respektohet paragrafi “§.135. Ai që nuk pret duhet të dënohet, apo ai që pret?

Pasi e pranoi kërkesën, agjentja e formuloi një sugjerim: “Do të ishte mirë qe qeveria e vendit tuaj ta lëshojë një vendim zyrtar se Kanuni nuk ka të bëjë me drejtësinë apo me kulturën e vendit tuaj. Një gjë e tillë do të duhej të botohej në Wikipedia, pë shembull. Në bazë të kërkimeve që kam bërë për ta marrë vendimin, i kam përdorur të dhëna të gabuara në lidhje me shqiptarët, të sjellë nga zoti Robert Elsie.”

Gjithçka më duket e çuditshme (për të mos thënë e dyshimtë) në lidhje me “albanologun” Robert Elsie. Së pari, në ceremenoninë e varrimit të tij në Theth (në Veri të Shqipërisë) në vjeshtën e vitit 2017, përveç pranisë së partnerit të tij, Stephan Trierweiler, (albanologu e kishte të njëjtin orientim seksual si Leka…), asnjë anëtar i familjes së tij nuk ishte prezent. Së syti, ai e ka thënë vetë se do të çmendej po të jetonte në Shqipëri. Si nuk ka frikë se do të çmendet tani… i varrosur në Shqipëri?!

Tek njeriu më brirë

Në një shkrim me titull: “Ndodh në Sicili: Skenderbeut i heqin brirët e dhisë” mësohet se në qytezën arbëreshe të Siçilisë, Pianna degli Albanesi, shtatores së heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, ia kanë hequr brirët nga maja e kresë. Cila është arsyeja? Në Itali, brirët janë tregues negativ, madje pezhorativ.

Arti shërben për krijimin e imazhit të një shoqërie në botë por edhe për formimin e mentalitetit. Për këtë arsye, serbët e kanë shfrytëzuar këtë pistë kundër shqiptarëve. Siç dihet, arbëreshët e Italisë identifikohen me Skënderbeun por nuk donin të ishin gazi i botës. Nuk donin të dëgjonin tallje të tipit: “Tek njeriu me brirë” kur njerëzit flisnin për sheshin ku është i vendosur busti i “heroit me brirë”. Pas heqjes së brirëve, u është mbyllur goja shakaxhinjëve.

Koka e Skënderbeut me brirët e dhisë përdoret, kohët e fundit, edhe në stemën kombëtare shqiptare. Madje, foltorja e Parlamentit të Shqipërisë është e stolisur vetëm brirët e dhisë. Ata e përfaqësojnë simbolin tonë kombëtar. Ja sa të fortë janë serbët! I quajnë shqiptarët “kozari” (në serbisht: “çobanë të dhive”) dhe arrijnë ta paraqesim një ilustrim, apo argument vizual të shkëlqyeshëm, për ta argumentuar afirmimin e tyre!



Një legjendë fëmijërore

Një legjendë naive thotë se kështjellarët e udhëhequr nga Skenderbeu i morën dhitë që kishin brenda dhe u vunë në brirë pishtarë gjatë përgatitjes kundër sulmit. Në errësirë e lëshuan kopenë e tyre nga kështjella drejt armikut. Njëkohësisht, ushtarët sulmuan edhe vetë duke mbajtur pishtarë në duar. Armiqtë u tërhoqën të frikësuar sepse nuk arritën të kuptonin se një pjesë e pishtarëve barteshin nga dhitë. Sulmi qe një sukses. Skënderbeu, për nder të dhive, urdhëroi që koka e dhisë (me brirë e veshë) të vendosej mbi përkrenaren e tij luftarake.

Këtu kuptojmë se kështjella paska qenë një vath i dhive dhe ushtarët, çobanë. Për ata që mendojnë sadopak, dhia nuk është qen dhe nuk dresohet të turret kundër armikut. Po ra shi, pishtari shuhet. Po qe mot i thatë, shkaktohet zjarr i cili nuk mund të kontrollohet. Çdokush që ka sadopak përgatitje ushtarake (qoftë edhe nga Akademia Ushtarake Skënderbeu) ju thotë se një gjë e tillë është e pamundur.

Tri rekomandime

Me qëllim që Serbia të dekurajohet deri në palcë dhe të mos investojë më në përpjekjet për ta përlyer imazhin dhe identitetin shqiptar, po i radhis këtu tri rekomandime:

Së pari, në Parlamentin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë apo atij të Malit të Zi (apo në të gjitha) të ngrihet një deputet shqiptar dhe të paraqesë një mocion parlamentar ku shprehet qartë se i ashtuquajturi Kanuni i Lekës nuk ka të bëjë as me mentalitetin shqiptar as me kulturën shqiptare. Ajo përmbledhje përrallash të kodifikuara si ligje absurde i takon autorit të saj e jo shoqërisë shqiptare.

(Në fakt, këtu mund të bëhen pyetje të shumta: Kush i merr të drejtat e autorit për këtë libërth nga shitjet në librari, Amazon, e gjetiu? Kush është botuesi? Kush e ka ilustruar kopertinën?…. Pse nuk jepen qartë të dhënat sheshit siç jepen në një libër normal?… e shumë pyetje tjera.)

Së dyti, të mos përdoret më ai çarçafi i vrasjes me paramendim as në valle, as në filma… as nga burrat as nga gratë… përderisa personat nuk janë të ekspozuar në rërë dhe diell të fortë. Regjisorët, koreografët dhe producentët duhet të mendojnë pak se çka është e çka nuk është traditë shqiptare. E jo t’ia fusin kot!

Për shembull, gjatë regjimit Jugosllav, në një emision futet një insert ku këngëtarët i rrasin duar në tepsi dhe hanë me duar si kafshë (siç do të thoshte Robert Elsie) duke e tepruar mu si në rastin e pëlhurës stërmadhe në kokë. Këtu duhet kuptuar një gjë: Sponsori qëllimkeq e donte këtë insert për të argumentuar se kultura shqiptare i ngjan asaj arabe dhe afrikane.

Tani, kur nuk investojnë më serbet, pse të vazhdohet me traditat e artit toksik? Njerëzimi ka egzistuar para shpikjes së pjatës, lugës dhe pirunit por sot, njerëzit (sidomos ata që pretendojnë se jetojnë në Evropë) nuk hanë me duar, së paku në publik! Pra, as kur dalin në televizor!

Së treti, të hiqen brirët e dhisë nga stema kombëtare dhe nga foltorja e parlamentit të Shqipërisë. Njëherit, të hiqen (dhe të mos vendosen më kurrë) në bustet e Skënderbeut. E kam një këshillë për artistin i cili e do ta pikturojë apo do ta skulpturojë portretin e Skënderbeut: Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni veten tuaj apo babain tuaj duke u shëtitur sheshit me ata brirët (dhe veshët) e dhisë në majë të kresë, mos e shëmtoni imazhin e heroit kombëtar me ta!!!

Kemi arsye të krenohemi dhe kemi me kënd të krenohemi

Në përfundim, dua të shtoj se situata nuk është edhe aq katastrofike. Sa i përket imazhit, Serbia po zhgënjehet mu si në rastin e Kongresit të Manastirit. Vajzat tona dhe djemtë tanë po shkëlqejnë si këngëtarë, sportistë dhe në fusha tjera në nivel botëror. Të gjithë e shpalosin me krenarit prejardhjen e tyre shqiptare. Ata po na e krijojnë një imazh të bukur në botë dhe po na bëjnë krenarë me krenarinë e tyre kombëtare. Fatmirësisht, askujt nuk i ka shkrepur në mendje ta bart shaminë e madhe në kokë as kokën e dhisë. Dihet se imazhi e përcakton mentalitetin e një individi por edhe të një populli

Për t’iu përgjigjur pyetjes në titull “A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar?” mendoj se Serbia e ka humbur kontrollin sa i përket influencës së saj. Por, megjithatë, duhet të pastrohet ajo tradita toksike të cilën pushtuesit kanë arritur ta krijojë me vite në disa troje të pushtuara shqiptare. Pastaj, toksikimi është shpërndarë dhe më gjerë, mu si një sëmundje ngjitëse.



Nuk bie dot në nivelin e sharësit!

Pas një jave, ai sharësi im i nderuar, të cilin e përmenda në fillim, e kuptoi se nuk ishte e drejtë t’më shante sepse – në epokën tonë bashkëkohore të lirisë së shprehjes – e paraqita sheshit një realitet të cilin ai nuk e njihte në lidhje me homoseksualitetin e të birin të Filipit të Dytë të Maqedonisë, apo Lekës. Më dërgoi një mesazh ku më kërkoi falje.

Gjithçka do të kishte qenë në rregull, po të mos e kishte tepruar me një fjalë në mesazhin e tij. Me quajti “burrneshë” meqë nuk kisha zbritur në nivelin e tij dhe ta shaja edhe unë. Kjo fjalë më destabilizoi sepse nuk jam burrneshë. Jam femër dhe ndihem mirë në trupin e femrës! Por edhe po të isha e tillë (shemale apo burrneshë), një fenomen i tillë nuk do të ishte krim.

Kuptohet, injorati e kishte një vizion përulës ndaj gruas. Sikur gratë kanë vlerë vetëm atëherë kur u ngjajnë burrave të zakonit, të cilët nuk mendojë gjatë, të cilët bien në kurthin e armiqve (siç janë serbët), nuk kanë as paraqitje as fjalor të pastër. Në të kundërtën, sipas mikut tim sharës, burrat e shkolluar dhe të sjellshëm na qenkan “graneshë” apo “gruashë” edhe pse ndihen mirë në trupin e burrit?

Tani të mos keqkuptohemi, vetëm një sekond! Secili e ka limitin e vet të durimit. Kam shumë frikë se po të më kishte quajtur “fisnike” do t’më nxirrte nga fazat. Unë jam bashkëkohore ashtu si është populli im dhe nuk kam librezë anëtarësie në asnjë fis parahistorik! Një fenomen i tillë do të ishte krim për hir të atyre që kanë paguar shtrenjtë, me sakrifica dhe me jetë, që të kemi një shoqëri të shkolluar.

Kultura e letërsia shqiptare në Kosovë përballë hegjemonizmit kulturor serb e jugosllavë

Kultura e letërsia shqiptare në Kosovë përballë hegjemonizmit kulturor serb e jugosllav I
Velloja shumëvjeçare e robërisë, hegjemonizmi kulturor pan-sllav, që iu imponua kulturës sonë sidomos në Kosovë, kanë lënë pas deformitete të shumta, pengesa në zhvillimin harmonik të letërsisë, përmbajtje ideologjike jugosllave dhe një përballje të vazhdueshme të koncepteve të kundërta, të cilat në periudha të ndryshme të rritjes kulturore u manifestuan me stagnim , injorime, polemika, pretekcionizëm në botim, krijim të klaneve krijuese me preferenca partiake e të tjera.

Krijimtaria e përgjithshme në letërsi, art, dramë, film, teatër, muzikë etj, e periudhës prej vitit 1945 e deri në vitin 1990, përshkohej me dominimin e hegjemonizmit kulturor serb dhe me përpjekjet e pareshtura të disa krijuesve për t’ iu kundërvënë skemave dhe mjegullës, që sillte robëria, dhe e cila kishte qëllim të krijonte një kulture hibride sllavo-shqiptare. Në këtë drejtim krijuesit e shkollës së realizmit socialist jugosllav, ishin mbështetur fuqishëm në të ashtuquajturën politikë të bashkim vëllazërimit dhe patriotizmit jugosllav, që po mundohej të shtrinte ndikimin te masat me qëllim të krijimit të një identiteti kulturor kosovar, në kuptimin dhe përmbajtjen sllave të fjalës.

Tashmë dihen emrat e shumë krijuesve të zellshëm të asaj shkolle, duke filluar nga regjenti i regjimit, Sinan Hasani, pastaj Enver Gjerqeku, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Rexhai Surroi, Ali Jasiqi, Vehap Shita, Rexhep Zogaj, Mehmet Hoxha, Maksut Shehu, Zekerija Cana, Mark Krasniqi dhe një grupim i tërë shkruesish, të cilët në veprat e tyre u bënë apologjetë besnikë të frymës jugosllave. 

Në mesin e tyre pati edhe përkthyes së zellshëm të letërsisë jugosllave, e cila lexohej e mësohej detyrimisht nëpër shkollat tona si literaturë e domosdoshme shkollore. Të tilla ishin veprat e Ivo Andriqit, të  Petar Petroviq Njegoshit, Desanka Maksimoviqit, Akademik Dobrica Qosiqit e shumë autorëve të tjerë, veprat e të cilëve duhej doemos të lexoheshin, por që nuk i takonin me asgjë, me asnjë përmbajtje kulturës dhe traditës shqiptare. Ato ishin vepra të një letërsie të huaj, e cila iu imponohej shqiptarëve, sidomos në përudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Kosovë dhe përgjithësisht në trevat shqiptare nën robëri, u hapën shumë shkolla fillore e të mesme, edhe pse në mungesë të theksuar të kuadrit arsimor.

Fillet e krijimtarisë letrare artistike në Kosovë, pas Luftës së Dytë Botërore

Mirëpo, në këtë atmosferë kulturore disa krijues, në mënyra të ndryshme i rezistuan vijës politike të hegjemonizmit dhe kozmopolitizmit kulturor serb. Ata, nën ndikim të letërsisë dhe kulturës, që po zhvillohej në Shqipëri, veprat dhe angazhimin e tyre kulturor e orientuan në binarë të përhapjes së vlerave kulturore kombëtare.

Një hap me rëndësi në paraqitjen e realitetit të rëndë të shqiptarëve nën Jugosllavi, kishte ndërmarrë, poeti, Esad Mekuli, i cili edhe pse kuadër i besuar i partisë, kishte shkruar mjaft poezi me përmbajtje sociale, ku paraqitej jeta e rëndë e shqiptarëve në ish-Jugosllavinë mbretërore, e cila vazhdonte të ishte po ashtu e rëndë edhe në Jugosllavinë e re të Titos. Por, hapin vendimtar në këtë drejtim, në gjysmën e dytë të viteve 50 e mori, shkrimtari dhe veprimtari i mirënjohur politik, Adem Demaçi, i cili me botimin e tregimeve të tij sociale, sidomos me romanin “Gjarpinjtë e gjakut”, i vuri bazat krijimtarisë së mirëfilltë me temë sociale, në Kosovë, e cila pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e një rruge të re të krijimtarisë në vend. Në të njëjtën kohë fillojnë krijimtarinë e tyre poetike letrare artistike dhe të kritikës letrare edhe: Din Mehmeti, Zekerija Rexha, Fazli Graiçevci, Zeqir Gërvalla, Rexhep Hoxha, Ali Podrimja, Sitki Imami, Adem Istrefi, Rexhep Qosja, Agim Gjakova, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Hilmi Agani, Rifat Kukaj, Mehmet Gjevori, Latif Berisha, Vehbi Kikaj, Azem Shkreli, Nebil Duraku, Ramiz Kelmendi, Murat Isaku, dhe disa krijues të tjerë, të cilët filluan të shkëputen nga ndikimi i letërsisë dhe i kulturës serbe.

Vërejmë në këtë mes edhe disa krijues, të cilët fillimisht kishin mbështetur pushtetin komunist dhe literaturën jugosllave, por me kohë u liruan nga ai ndikim dhe krijimtarinë e tyre e orientuan në tabanin kombëtar. Në këtë mes shquhej shkrimtari, Hivzi Sylejmani, i cili kishte marrë pjesë edhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe fillimisht i kishte shërbyer regjimit jugosllav. Më vonë, duke parë deformimet dhe politikën e pabarazisë ndaj shqiptarëve, e cila në mënyrë verbale proklamohej si e barabartë, ai u mbyll në vete dhe shkroi vepra, në të cilat hetohet tradhtia që komunistët jugosllavë i kishin bërë çështjes së barazisë kombëtare dhe revolucionit në përgjithësi. Këtë temë ai e ka trajtuar sidomos në romanet: “Njerëzit”, “Fëmijët e lumit tim” etj.

Meqë proceset politike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar po vononin, ndërsa rendi shoqëror socialist kishte shpalosur vlerat e veta internacionaliste, krijimtaria në Kosovë përgjithësisht, por edhe në Shqipëri e në trevat e tjera të robëruara shqiptare, nuk mund të mos ishte nën ndikimin e këtyre vlerave, të cilat me kohë shteruan, meqë vetë procesi i tillë politik po stagnonte dhe po deformohej.

Pavarësisht se pati një duzinë emra krijuesish të ndryshëm si në prozë, poezi, roman, dramë, pikturë, muzikë etj, në dy deceniet e pas luftës së Dytë Botërore në Kosovë nuk u arrit të krijohet asnjë vepër e njëmendtë letrare e artistike, duke përjashtuar romanin “Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit.

Në Kosovë, asokohe nuk u krijuan vepra të arrira letrare si: “Afërdita” e Sterjo Spases, “Këneta” e Fatmir Gjatës, “Çlirimtarët” e Dhimitër Shuteriqit, “Garda krutane”, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Tri ngjyrat e Kohës” të Ali Abdihoxhës, “Me valët e jetës” të Vedat Kokonës e të tjera, vepra të cilat ishin lexuar me interesim të jashtëzakonshëm dhe si të tilla ushtronin ndikim të fortë kulturor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe te të gjithë shqiptarët në trevat e mbetura nën okupimin sllav.

Ku qëndronte stagnimi dhe deformiteti?

Stagnimin dhe deformitetet në fushën e kulturës i sillte regjimi jugosllav dhe rruga e dhunshme e krejtësisht e gabueshme e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë. Pretendimet antihistorike për krjimin e një kombi hibrid jugosllav, bënë që krerët e kësaj iniciative të mbështeteshin në të ashtuquajturin patriotizëm jugosllav, që ishte një absurd i papranueshëm, madje edhe për vetë serbët që e dominonin jetën politike, policore, ushtarake e diplomatike në tërë ish-RSFJ-në e kohës.

Në mungesë të lirive të plota kombëtare, por me një zhvillim të hovshëm të arsimimit, bota krijuese në Kosovë do të bëhej barometër i këtij zhvillimi dhe orientimi, ndërsa në kohë të caktuar, ajo edhe po këpuste një nga një vargonjtë e robërisë.

Disa krijues, me qëllim për të prosperuar dhe për të përfituar jo vetëm të mira materiale, por edhe favore të tjera e poste politike, mbeten zëdhënës të neveritshme të frymës së jugosllavizmit në krijimtari. Disa të tjerë, arritën që përmes gjuhës lakonike të shprehin botën e tyre krijuese, e cila shpeshherë dekonspirohej, ndërsa autorët e tillë ndesheshin me represion dhe izolim politik.

Në fund të viteve 60 e sidomos në vitet 70-të të shekullit XX, në Kosovë u përhap një klime e liberalizimit të gjithanshëm si në aspektin politik ashtu edhe në atë kulturor e krijues.

Asokohe në fushën e krijimtarisë dhe kulturës në përgjithësi, e cila po krijohej në vend u dalluan sidomos: Rexhep Qosja, Esad Mekuli, Adem Demaçi, Din Mehmeti, Ramiz Kelmendi, Nazmi Rrahmani, Rexhep Hoxha, Jusuf Gërvalla, Teki Dervishi, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Teki Dervishi, Mehmet Kajtazi, Agim Vinca, Destan Bajraktari, Arif Demolli, Milazim Krasniqi, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Shaip Beqiri, Azem Shkreli, Sadri Fetiu, Flora Brovina, Sadik Përvetica e të tjerë.

Po kështu, në këtë kohë, nën ndikimin e ideve liberale jugosllave, në Kosovë u paraqit edhe një rreth i ri krijuesish, të cilët sikur anashkaluan traditën letrare dhe iu rreken formave moderne të pasqyrimit letrar artistik, formave të quajtura moderniste, futuriste që konsideroheshin si njëlloj avangarde. Në mesin e krijuesve që pretendonin të shkëputeshin nga tradita dhe të zinin “hapin me kohën”, dalloheshin: Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Zejnullah Rrahmani, Beqir Musliu, Ilaz Prokshi, Mehmet Kraja, Ali Aliu, Agim Deva, Basri Capriqi, Agim Zogaj, Mark Krasniqi, Imer Shkreli, Zajnullah Halili, Sadete Emrullahu, Hasan Hasani, Beqir Musliu, Nexhat Halimi, Ibrahim Kadriu, Agim Mala, Sali Bashota, Jonuz Fetahu, Gani Xhafolli, Qibrie Demiri, Xhemajl Mustafa, Sylejman Pireva, Xhevat Syla, Miradije Ramiqi, Edi Shukriu, Naxhie Doçi, Adem Gajtani, Hida Halimi dhe tërë një shtresë krijuesish modernë, apo që pretendonin me çdo kusht të ishin të tillë, por të cilët në veprat e tyre, me përjashtime të rralla, nuk shënuan të arriturat e pretenduara.

Këta autorë nuk kanë lënë asnjë vepër e cila do ta kishte pasur ndikimin e romanit “Gjarpinjë e Gjakut” e lërë më të veprave të shkrimtarëve që krijonin e botonin në Shqipëri, por që lexoheshin me shumë simpati nga shqiptarët në Kosovë e më gjerë.

Nuk ka ngelur në kujtesë ndonjë vepër e tyre, e cila do të mund të barazohej me ndonjë nga veprat e qindra autorëve, që krijonin në Shqipëri.

Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar pothuajse e tërë literatura e obligueshme për nxënësit e shkollave tetëvjeçare e të mesme ishte me përzgjedhje nga veprat, romanet e librat e autorëve nga Shqipëria, meqë me të drejtë konsiderohej se ato vepra kishin nivelin e lartë kulturor, arsimor e pedagogjik. Vetëm romani “Malsorja” i Nazmi Rrahmanit, ndonjë përmbledhje poetike e Esad Mekulit, apo e Azem Shkrelit ishin radhitur në literaturë shkollore krahas atyre të krijuesve e shkrimtarëve që dominonin nga Shqipëria që nga letërsia e Rilindjes Kombëtare e deri ajo realizmit socialist.

Klasa projugosllave e viteve 80 -90

Pavarësisht klimës së përgjithshme të krijuesve, në Kosovë, të cilët nuk pajtoheshin me pozitën e vendit në federatën jugosllave, as me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit, sidomos pas vitit 1981, kur jo vetëm ishte thelluar por edhe ishte ndarë hendeku mes shqiptarëve shumicë, të cilët donin bashkimin me Shqipërinë apo Kosovën Republikë si rrugë strategjike drejt bashkimit, kishte edhe të tillë që ardhmërinë e shihnin vetëm në një Jugosllavi të fortë unike e centraliste. Në këtë mes ishin bijtë e funksionarëve, të ambasadorëve dhe inspektorëve të UDB-së të cilët, çuditërisht edhe sot e kësaj dite i kanë mbetur besnikë Jugosllavisë tashmë të shkatërruar e të shpërberë për jetë e mot. Në këtë mes janë dalluar, shkrimtari i regjimit jugosllav, Sinan Hasani, publisiti e më vonë krijuesi, Veton Surroi, djali i ambasadorit të Titos, Rexhai Surroi, pastaj Flaka Surroi, Shkëlzen Maliqi, djali i Mehmet Cikulit, apo Mehmet Qorrit, ish sekretar i UDB-së në vitin 1981, vrasës i Ibrahim Lutfiut, i Hasan Remnikut dhe i shumë atdhetarëve shqiptarë, pastaj, Agim Deva, djali i komunisit titist, Veli Deva, gazetari, Baton Haxhiu, Agim Zatriqi, drejtor i dhunshëm në RTK, Jusuf Buxhovi, gazetar dhe inspektor i UDB-së, dhe të tjerë, të cilët i qëndruan besnikë ideologjisë së patriotizmit dhe kozmopolitizmit jugosllav. Çuditërisht, shumica syresh edhe pas çlirimit të vendit nga robëria gati njëshekullore serbe, në vitin 1999 edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008 po i mbesin besnikë frymës së kozmopolitizmit jugosllav, në krijimtari dhe në ideologji.

Letërsia realiste në Kosovë

Pavarësisht se në Kosovë pati shumë emra krijuesish, vetëm pak autorë do të arrinin nivelin e veprave mesatare që krijoheshin në Shqipëri. Shkrimtarët si, Adem Demaçi, ( vepra e të cilit u ndalua nga viti 1959) pastaj Rexhep Qosja i cili krahas kritikës letrare ku zuri vendin e parë meritor jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, u shqua edhe në krijimtarinë artistike me një kredo origjinale krijuese, pastaj Nazmi Rrahmani, i cili pretendonte të arrinte nivelet e letërsisë bashkëkohore shqiptare, si dhe Ramiz Kelmendi, i cili dallohej për kritikat e tij, madje edhe të hapëta kundër devijimeve të caktuara në shoqëri, por kurdo herë me një gjuhë ezopike, nga ky mes krijuesish u shquan edhe shkrimtarë të tjerë, të cilët gjithsesi se kanë merita. Megjithatë letërsia që po krijohej në Kosovë ishte pakrahasueshëm, nën nivel artistik e tematik të asaj letërsie që krijohej në Shqipëri.

Radio televizioni dhe gazetat ishin nën censurë të rreptë ideologjike e politike. Edhe pse censura ishte evidente, disa krijues arrinin të shprehnin botën e tyre artistike në mënyra specifike të komunikimit me lexuesin tashmë të arsimuar dhe të ngritur në shumë pikëpamje Një shembull i tillë është romani: “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qoses, “Shtatë persona ndjekin autorin”, e Ramiz Kelmendit, drama “Agu” e Din Mehmetit e të tjera.

Pavarësisht një rruge specifike, nëpër të cilën po kalonte krijimtaria artistike, ajo nuk arrinte të lirohej nga pengesat ideologjike, që kishte vendosur pushteti okupator, i cili po bënte përpjekje të gjithanshme për të ushtruar ndikimin në çdo pore të popujve jo sllavë, ndërsa për veten e vetë ishte në krizë të identitetit, meqë jo të gjithë popujt sllavë pajtoheshin me imponimin politik e kulturor të ushtrohej nga kreu hegjemonist serb i Beogradit. Shqiptarët, që mbështesnin kreun polik të Jugosllavisë, në këtë drejtim ishin më të dëgjueshëm, meqë edhe represioni kundër tyre ishte më i ashpër dhe sistematik.

Institucionet e kulturës, arsimit, artit, shtypi, radio e televizioni ishin nën censurë të ashpër ideologjike. Ato udhëhiqeshin nga njerëz të dëshmuar, të cilët kishin dhënë shembuj besnikërie për pushtetin. Ata, në të shumtën e rasteve bënë përpjekje, që ta përfillin me besnikëri platformën politike të LKJ-së, edhe pse ajo platformë shqiptarët i trajtonte si pakicë kombëtare, pavarësisht se shqiptarët në Jugosllavi numerikisht ishin popullata e tretë në vend, pas serbëve dhe kroatëve. Në këtë mes u shquan: Sinan Hasani, Jusuf Buxhovi, Rrahman Dedaj, Ali Jasiqi, Isak Hasani, Maksut Shehu, Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi, Fahredin Gunga…



Arsimimi, kontaktet me botën tjetër shqiptare, me Shqipërinë amë, përmes Radio Tiranës, më vonë edhe me RTSH-në, dhe kontaktet ilegale të veprimtarëve të organizatave të Lëvizjes Çlirimtare nga Kosova me personelin e ambasadave shqiptare në shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës, bënin që një pjesë e inteligjencies shqiptare të orientohej krejtësisht në jetën kulturore që po zhvillohej në Shqipëri.


Një poet filozof me problematikë ekzistenciale – Thellësitë e poezisë së Skënder Buçpapës



 Nga Prof. Dr. Klara Kodra


-“Poezia e S.Buçpapës luhatet midis hermetizmit dhe pas-hermetizmit, synimit drejt ëndrrës së pamundur për një lirikë “të pastër”, për mitin e fjalës si realitet në vetvete të shkëputur nga realiteti politiko-social dhe madje nga vlerësimet etike dhe vënies në diskutim të këtij miti nëpërmjet një nënteksti të thellë filozofik.”



-“ Në këtë vëllim autori shpreh poetikën e vet tepër origjinale dhe të papërsëritshme që shton një ngjyrë në spektrin e poezisë bashkëkohore shqiptare dhe ku fryma shqiptare shkrihet me frymën europiane.”



Ku qëndron pesha e poezisë? Sigurisht jo në zhurmë dhe në bujë. Zhurma dhe buja janë më të zakonshme për sukseset e rreme, për krijimtarinë e atyre poetëve që duan t’i pëlqejnë me çdo kusht publikut si femrat koketa që lyhen dhe stolisen jashtë mase. Në disa periudha të letërsisë pseudopoetët fshihen pas retorikës buçitëse, në periudha të tjera pas figuracionit llamburitës apo errësirës së kërkuar.

Studiuesi italian Xhuzepe Precolini vëren me mprehtësi “Të botosh një vëllim me poezi është si të hedhësh nga dritarja një pupël dhe të presësh që të bjerë duke bërë zhurmë. Në ndonjë rast pupla fluturon dhe ndriçohet nga një rreze dielli, atëherë njerëzit kthejnë kokën lart për ta vështruar”.

Në këtë pohim studiuesi ka kapur dy veçori të poezisë së vërtetë, fluiditetin dhe dritën e brendshme sepse poetët e mirëfilltë rrezatojnë dritë si yjet, nuk e reflektojnë atë si planetët ose satelitët, pra poetët mediokër dhe epigonët.

Një dritë të brendshme të tillë ka edhe poezia e Skënder Buçpapës, këtij poeti filozof, këtij poeti me problematikë ekzistenciale. Ky poet spikaste me dritën e vet të veçantë edhe në kohën e “angazhimit të detyruar” të poezisë shqiptare. Themi “angazhim të detyruar” se një veçori e poezisë shqiptare që nga fillimet e saj ka qenë karakteri qëllimor, konceptimi i poezisë si mision për të përçuar një mesazh të lartë, patriotik, social, fetar, politik, konceptim që nuk e pengonte literalitetin e poezisë, nivelin e lartë estetik të saj në krijimtarinë e talentuar të vërteta. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se edhe i ashtuquajturi “art për art”, i reklamuar nga disa poetë dhe nga disa drejtime letrare s’është veçse një mit sepse poezia nuk mund të mos e japë një gjykim për realitetin, qoftë edhe mohues ose pesimist i skajshëm.

Skënder Buçpapa nuk është një “poet i angazhuar” i shpallur, po si çdo poet i mirëfilltë nuk rend pas modave politike ose ideologjike dhe nuk kënaqet me lojën e ndritshme të fjalëve të bukura e të figurave, ndonëse kodi figurativ i poezisë së tij ka një forcë të madhe shprehëse.

Vëllimi i fundit i këtij poeti me titullin sugjestiv “Jubileu i shiut të çmendur” ka të endur në strukturën e vet poetike një metaforë – simbol polivalente, shiun. Kjo metaforë simbol shpreh idenë e vitalitetit dhe pjellorisë meqenëse shiu është jetëdhënës duke ushqyer të lashtat në fushë, idenë e pengesave sfiduese në jetë dhe idenë e trishtimit ekzistencial.

Kjo metaforë e pasur në kuptim mishëron edhe një nga elementët e pejsazhit të vendlindjes së poetit, pejsazhit verior me shira dhe borë dhe lidhet me ndjenjën e thellë që e lidh autorin me vendlindjen e tij, ndjenjë dashurie dhe malli, jo dashuri / urrejtje siç ndodh te ndonjë anëtar tjetër.

Poeti i mban thellë në zemër vendlindjen e vet dhe megjithatë vështrimi i tij poetik rrok tërë botën, planetin tonë dhe gjithësinë. Mikrokozmosi i asaj pjese toke ku lindi poeti dhe i botës së vogël dhe të madhe të mendimeve dhe ndjenjave të tij zgjerohet deri te makrokozmosi i Tokës dhe Gjithësisë.

Në këtë vëllim kronotoposi herë zgjerohet pa fund duke rrokur të kaluarën e njerëzimit dhe duke u zgjatur drejt së ardhmes, herë zvogëlohet në një çast apo në një vend të vogël si livadhi.

Simboli i malit, një simbol tradicional shqiptar, te Buçpapaj rritet në një përmasë botërore në vjershën “Mbi malin e Hekurave dikur” ku parakalojnë majat e larta të gjithë botës, të mbuluara dikur nga akullnajat dhe dëshmitare të shkrirjes së tyre që shënonte zanafillën e jetës.

Poezia e Buçpapës luhatet midis hermetizmit dhe pas-hermetizmit, synimit drejt ëndrrës së pamundur për një lirikë “të pastër”, për mitin e fjalës si realitet në vetvete të shkëputur nga realiteti politiko-social dhe madje nga vlerësimet etike dhe vënies në diskutim të këtij miti nëpërmjet një nënteksti të thellë filozofik. Vizioni i Buçpapës për botën lëkundet nga shpjegimi materialist (jo më kot një nga poezitë më të goditura poeti ia kushton themeluesit të teorisë së evolucionit) dhe kërkimit të një Perëndie që do të vinte rregull në një realitet kaotik.

Në poezinë e Buçpapës ndihet prania/mungesa e Perëndisë. Dëshirës së njeriut për një qenie më të lartë që do të mishëronte ëndërrat e tij për përsosmëri dhe plotfuqishmëri i përgjigjet një heshtje që mund të shpjegohet me mosqenien apo me indiferentizmin. Po atëherë ç’duhet të bëjë njeriu? A thua, si pohonte poeti i shquar francez Alfred de Vinji, duhet t’i përgjigjet me një “heshtje të ftohtë”, “heshtjes së përjetshme” të Perëndisë? Apo duhet të vazhdojë ta kërkojë? Buçpapaj flet për një “Zot”, po nuk i jep fytyrën e Perëndisë kristiane që komunikon me njeriun përmes dashurisë, as atë të krijuesit indiferent të dërzimit që mjaftohet me vënien në lëvizje të botës si Shkaku i Parë.

Në fakt nuk i jep një fytyrë të qartë. Megjithatë duket se poeti beson se jo më kot njerëzit “erdhën të fundit” në zinxhirin e qenieve të gjalla, se atyre u takon një mision (“Erdhëm të fundit”).

Pra, “vizioni i botës” nga ana e tij është dramatik, po jo dëshpërimisht pesimist. Skënder Buçpapaj në kohën e sotme të krizës së vlerave morale beson në disa vlera si dashuria dhe aftësia për të krijuar të bukurën, beson në një lloj “shkëndije hyjnore” te njeriu.

Këtij mesazhi të thellë filozofik poeti ka ditur t’i gjejë formën e përshtatshme. Buçpapaj zgjedh midis dy modeleve semantike që karakterizojnë poezinë bashkëkohore sipas studiuesit italian Luçano Ançeski, atë që ai quan “analogji aluzive” dhe që qëndron në vendosjen e objekteve në realitetin poetik jo në bazë të lidhjeve logjike, po në bazë të disa analogjive shpirtërore. Ky model, i zgjedhur nga poeti përfton krijimin e një realiteti poetik më të pasur se realiteti objektiv dhe lidhet me një lloj ekstaze mistike të un-it lirik që identifikohet me poetin po edhe në përgjithësi me qënien njerëzore në vogëlsinë, po edhe madhështinë e saj.

Në poezinë e Buçpapës ka nënshtresa të ndryshme në strukturën e saj, nga “Kodi i Madh”, Bibla, nga mitologjia antike greke, nga mitologjia popullore shqiptare. Është një shumëllojshmëri motivesh që rilindin, që riaktivizohen në mënyrën origjinale, të papërsëritshme të autorit dhe që i japin poezisë së tij ngjyrën shqiptare, po njëkohësisht pannjerëzore.

Boshti i poezisë së këtij autori mbështetet më tepër te metafora se sa te metonimia.

Te Buçpapaj gjejmë simbolet e korbit dhe të gjarprit në polivalencën e kuptimeve të tyre, pra, jo pashmangësisht negative, madje shohim një ndërthurje të ngarkesës kuptimore pozitive me ngarkesën negative (“Këmishë gjarpri”, “Korbi postier”, “Krrokamë”, “Shfletoj”, “Gjeti gjarpër”, “Nusja e gjarprit”).

Poetit i rikthehet simbolit të pasqyrës i parapëlqyer nga romantikët dhe simbolistët dhe që lidhet si me vetëndërgjegjësimin ashtu edhe me narçizizmin (“Pasqyrën e lumit tim e mora me vete”, “Pasqyrat janë ciklopë që nuk flenë”).

Por poeti i drejtohet gjithashtu një simboli më bashkëkohor që përbën një nga fjalët çelës së poezisë së tij, dritareve që lidhen me hapjen drejt botës, drejt dritës dhe janë kuptimplote për një vend që erdhi nga mbyllja, nga diktatura (“Dritarja është kameleon i vërtetë”, “Dritaret”).

Një tjetër metaforë / simbol është rruga.

Një nga vjershat më të goditura të vëllimit është “Rrugët e vjetra”.

Metaforat e Buçpapës janë befasuese dhe dëshmojnë për fantazinë e begatshme të poetit që vendos lidhje tëpapritura midis sendeve: hëna përkufizohet si “një presje e bardhë/ në dërrasën e zezë e harruar/ Pasi është fshirë gjithë teksti” po edhe si një gojë bretkose/ që hapet dhe mbyllet” dhe “noton nëpër moçalin e qiellit” flitet për një “tavan prej drite”, “një dysheme prej nate”, një “muzg të rrjepur”, “një rrufe çalamane”, një “mbresë blu”; dritare që “vetëzbrazin dritën”, madje një figurë veçanërisht fine “lulet e qershive/ fëmijë që lindin vetëm natën”.

Poezia e Buçpapës parapëlqen antitezat, por ai përdor edhe atë figurë të veçantë që është mishërim i një kontradikte të brendshme, oksimorin “zjarr mbi shi”, “diell i ftohtë”, “rreze e zezë”.

Në poezinë e këtij autori zenë vend edhe enumeracionet.

Poeti përdor vargun e lirë duke shkuar nga një varg gati “kilometrik”, nëvargje të shkurtra si gulçima, nga poezi të gjata si minipoema në poezi të shkurtra me një sintezë të fuqishme si “Fëmija me flatra”, “Me ty”.

Skënder Buçpapaj e mënjanon rimën dhe mundësitë e saj për muzikalitet dhe për theksim të mendimit.

Mund të kujtojmë thënien e U.H.Odenit (Auden) se “poeti që shkruan në varg të lirë është si Robinson Kruzoi në ishullin e shkretë: i duhet të gatuajë dhe të lajë vetë”. Po duhet pranuar se vjershat e Buçpapës u përkasin rasteve kur “kjo pavarësi trimoshe prodhon diçka origjinale dhe mbresëlënëse” dhe jo rasteve kur poezitë u ngjajnë “çarçafëve të pistë mbi shtratin e çrregullt”.

Poeti nuk e shfrytëzon muzikalitetin, herë të ashpër, herë të ëmbël që merr shqipja në vargun e rregullt të rimuar, ai mjaftohet me ritmin frymëgjerë të një vargu të hapur që shpreh mendimin.

Leksiku i Buçpapës është veçanërisht i pasur me fjalët plot lëng jete me burim popullor, me fjalët elitare, me fjalët e leksikut modern shkencor, teknik, publicistik. Prapëseprapë poeti nuk kënaqet me fjalët ekzistuese dhe krijon neologjizma që herë përbëhen nga dy emra, herë nga një emër i shoqëruar me mbiemër: bregqiellor, gjysma tokë, diell hëna, njeritjetrime, ndërtrupnajë.

Në vëllimin e Skënder Buçpapës ka lirika pejsazhi dhe lirika dashurie, po ato përbëjnë rrathë më të vegjël që përfshihen në rrethin e gjerë të poezisë filozofike. Poeti provon edhe formën e veçantë të haikut që u përshtatet meditimeve filozofike dhe poetike.

Lirika e Buçpapës është kryesisht një lirikë mendimi që mund të ngjajë e ftohtë në dukje po që e fsheh zjarrin në thellësi.

Në këtë vëllim autori shpreh poetikën e vet tepër origjinale dhe të papërsëritshme që shton një ngjyrë në spektrin e poezisë bashkëkohore shqiptare dhe ku fryma shqiptare shkrihet me frymën europiane.

Cikël poetik nga Dr. Agim Mala





Mos u frikëso




Do të shtohet prodhimi

Do të kemi hekur e benzinë
Deterxhente
Veshkë artificiale



Nga një raketë do ta kemi secili për kokë




Për ty do të prodhohen

kukulla me buzë të përgjakura
(Do të mashtrojnë edhe kësaj radhe)



Të të mos brengosë verdhësira

që ka rënë në stinën time



Shikoje qiellin mbi ne

Shikoje qiellin mbi ne
Sonte le të të marrë në parzmë paskajësia



Do të kemi bollëk këtë vit

Do të shtohet konsumi
ndanë shrenjtimeveqë na vijnë me kafen e mëngjesit



Qenien tonë të lindur e shesim me zbritje –

gëzuar!





NEONATUS



Vjen njeriu
pa flokë
pa dhëmbë
pa emër
Në takimin e parë mëson të qajë

I jap emër
ma merr edhe mbiemrin
I jap ajër
ujë e bukë të përsheshur-
nuk i mjafton
Ma merr zemrën
Më mban gjallë

Vjen njeriu
një
i pafuqi
nuk mund të ngrejë as trupin e imët
e me vete e sjell
një plang të madh dashuri
që nuk mund ta luajnë vendit
as tri ushtri

Vjen e më gjen
duke luajtur bixhoz me mikun
me të ardhmen
Më ulet pranë
merr mbi vete krejt ç'kam humbur

E pabesueshme
dy pëllëmbë mbi tokë
e gjithçka i shkon për dore

Vjen njeriu pa trokitur
pa frikë se do të vdesë urie
palla që s'i ha a kemi bukë
qumësht
lule ta lajmë për shëngjergj

Vjen i vogël
pa flokë
pa dhëmbë
me shikim të tretur
Nuk di ta dallojë zërin
as hijen as dritën
e miku i frikësohet
imzot
asgjë nuk po kuptoj


ALBBESIANI

1.
Përse fëmijët i tërheqin përdore
Se mos të mëdhenjtë i dinë rrugët më mirë
baba

2.
Përse na bërtet kaq shumë
mua e Lilit
Vetë ke thënë
atij që mundesh kurrë mos ia bëj

3.
Përse me shpie në çerdhe fëmijësh
kur mbrëmë isha i mirë
nuk bëra asnjë faj

4.
Mos ma mbyll ballkonin
dua të të shoh kur largohesh
nga ne

5.
(Atij i dhemb në qepallë.
Mua në zemër
dhembja e tij)

6.
Ç'është Kosova baba
përse zihet kaq shumë ngojë

7.
Përse ky njeri
nuk ka këpucë si këto
ecën i kërrusur
me sy në tokë

8.
Përse nuk ka vend për zogj
për qengja
në banesën tonë

9.
Kur të rritem
do të bëhem shitës baba
të të jap bukë e çamçakëz
kur nuk ke para

10.
(Ai pa gjumë katër vjetë e tij
me pikëpyetje)

TRUNGU


Zëri i të sëmurit ndjell
krrokamë sorrash
që nuk dinë asgjë për vdekjen
furtunë mbi Gadishull

2.
Përtej bjeshkëve që shikohen me nënqeshje
në mes meje e teje
që kemi zënë dy pika të palëvizshme planeti
vrapon fëmija
me gjak lirie
kërkon udhën e braktisur
gjurmët e qerreve

T'i thuash a të mos i thuash
dikush të shikon shtrembër

T'i thuash
të mos humbasë kohë
gjurmë nuk mund të gjejë
se ne ishim
as nuk shkojmë
Trungu është i vjetër
rrënjët në ka të zi

Të mos i thuash
se ujku e ka yllin e vet të fatit
Të mos i thuash asgjë
që prish gjakun e fëmijëve

3.
Zëri i të sëmurit
zbon spitalet, mjekët, infermierët
korridoret e bardha, katin, mesnatën

Njeriu ngrihet nga shtrati
fil abazhurin
ndez diellin
Braktis spitalin si gjarpri lëkurën
fëmija e tërheq përdore

Zonja e zotërinj
paçim fat e ilaç për sy të ligj
të na mbetet gjaku ynë i qetë

Përgatiti :Flori Bruqi 

Diçka mbi diskursin dhe filozofinë letrare dhe kulturore të Dr.Agim Malës

Nga Agron Shabani

Shkrimtari, poeti, publicisti, intelektuali dhe ish politikani i shquar shqiptarë Dr.Agim Mala (Dritè pastè!), si duket ishte arketip ose një prototip letrarë ose kuluturor i ‘aristokracisë së lartë’ intelektuale dhe kulturore të shqiptarëve, i cili nuk i zhvatej tutelës së njohur sociale dhe materialiste të “borgjezisë së lartë” pushtetmbajtèse ose politike. Arti i tij letrarè bënte që të shpërthenin dhe gumzhinin asokohe skemat e ndryshme të bashkëpunimit dhe korrespondoncës realiste dhe surealiste në mes artit shkencës, kulturës, letèrsisè, njeriut si ‘cityoen’ ose ‘burgeros’ , si dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.Tek Ai natyra dhe karakteri i komplikuar i shoqërisë së identifikuar dhe interpretuar nëpërmjet artit të dialogut, komunikimit (korrespondencës), subjektit dhe substitutit të determinuar dhe komplesiv, sikur substituoheshin ose transformoheshin vazhdimisht në natyrën dhe karakterin e njohur të letërsisè moderne ose bashkohore. Respektivisht, në parime, premisa dhe narrativë të njohur krijuese ose artistike. Ndërkaq, kategoritë qendrore të komponimit (kompozicionit) dhe interpretimit të njohur letrarë ose artistik të Agim Malës, por edhe tè krijuesve ose kulturologève tè tjerë kulminant të kësaj fushe, si Milazim Krasniqi, Mehmet Kraja, Adem Gashi, Basri Çapriçi, Shaip Beqiri etj., mund të përkthehen dhe interpretohen në qarqe dhe kategori të ndryshme letrare, kulturore, qytetare, politike etj. “Muzika dhe poezia janë një art i brendshëm global ose universal që nuk përkthehet.”, tha njëherë një aristokrat dhe kulturolog i njohur vijenez.
Ndaj, vetëm përmes strukturave dhe kategorive të larta letrare dhe kulturore, teoritë e njohura etike dhe estetike, paraqesin modelin determinant dhe paradigmatik të dialektikës së njohur letrarare, kulturore ose filozofike, ku bëhen shkrirjet dhe bashkimet e njohura linerare ose metaestetike në mes të së veçantës dhe të së përbashkëtes, gjegjësisht, nè mes globales ose universales së njohur krijuese ose artistike.
Se këndejmi, arti, talenti, edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e narracionit, invencionit, kompozicionit dhe interpretimit tè njohur letrarè ose poetik, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur ose ‘demiurg i vetëm’ që arrin të bashkoj emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë krijuese ose artistike. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe anasjelltas. Kjo mase është vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator. Individualiteti i tij global ose universal, respektivisht, globaliteti ose universaliteti i tij individual.
Kompozicioni letrar ose muzikor janë fryt i arsyes njerëzore dhe vet arsyeja njerëzore është konstruksion i historisë së shoqërisë së njohur njerëzore ose qytetare. Roli i kulturës dhe artit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘plleshmërisë së lartë’ kriujese ose artistike që ka për qëllim ngritjen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kutimin e jetës si art dhe artit si filozofi.
Ndryshe nga kjo, në mes motiveve ose stimujve të njohur të kritikës dhë kulturës së njohur shkencore ose metodologjike, një vend të veçantë zë edhe motivi i valorizmit dhe glorifikimit të trashëgimisë shkencore, letrare dhe kulturore, ku arti, kultura dhe letèrsia paraqesin imazhin e një shoqërie të lartë njerëzore ose qytetare të përkthyer në vargje, strofa ose poezi kulminante ose suplementare. Duke i floruar (eksploruar), ravijëzuar, konturuar, harmonizuar dhe konvencionalizuar faktorët, indikatorët dhe predikatorët e ndryshëm determinant ose paradigmatik së bashku, me kushtet dhe rrethanat e gjithëmbarshme shpirtërore, emocionale, materiale dhe të tjera, ku përmes “industrisë” ose “opiumit letrarë” ose kulturorè, çdo gjë që është e bukur, humane ose njerëzore, ngrihet (ngritèt) lartè dhe glorifikohet me veprimin ose reagimin e njohur qetësues dhe ngushëllues të krijuesit ose artistit të lartë. Duke i mbajtur në jetë strukturat, superstrukturat, elitat ose par exelencat e njohura shkencore, letrare, intelektuale dhe kulturore së bashku me ndjenjat dhe frymèn e njohur liridashèse ose patriotike tè kombit dhe atdheut përmes “opiumit” ose ‘terapive’ të njohura letrare, kulturore dhe të tjera.Janë tezat e njohura të kulturës si ideologji e përbashkët shtetërore, nacionale, historike, politike dhe kështu me radhë në shikim ose vështrim të parë.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, motivet dhe arsyet kryesore të krijuesve, intelektualëve ose kulturologëve tè lartè si Agim Mala dhe tè tjerè si ky i fundit, gjithashtu qëndrojnë edhe në konceptet dhe përceptimet e rafinuara dhe tepër filigranike të artit dhe kulturës letrare ose poetike të bartur ose transmetuar në një “paravan” ose “korpus ideologjikë” që i mbrojnë dhe lartësojnë vazhdimisht kombin dhe atdheun. Dhe, që nuk i japin kurrë mundësi dhe drejtësi narrativit dhe impulsit të kundërt të reflektimit dhe reagimit që përmbajnë antikultura, pseudokultura ose kontrakultura. Në këtë ‘orkester’ ose celebrim të lartë letrarë ose kulturorë, misioni ose detyra e një krijuesi ose kritiku të njohur shkencor, intelektual ose dialektik të artit dhe kulturës, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes (logjikës) nga shpirti ose materia ; të artit nga kultura, të kulturës nga letèrsia pse qytetërimi, të etikës nga estetika, të antropologjisë kulturore nga antropologjia politike, ontologjia, epistemologjia, gneseologjia ose metafizika etj. Jo. Por, misioni ose detyra e tij me tepër konsistojnë në forcën dhe guximin e njohur intelektual ose qytetar si dhe në insistimin energjik në konceptin e njohur elitar të artit dhe kulturës si “fraksion” ose ‘instancë e lartë’ kundër pushtetit ose palës kundërshtare në domenin ose kontekstin e njohur antropokulturorë ose antropologjikë.
Në instancë të fundit, arti, muzika, kultura, letërsia, filozofia, psikologjia, socilogjia, logjika, etika, estetika, metodika, politologjia, pedagogjia, antropologjia dhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore ose humaniste, janë iluminat (iluminim), tentativë, reflektim, interferim, inkarnim, satisfaksion dhe një ataraksionizëm i lartë që kanë për qëllim t´i gjejnë ose zbulojnë shkaqet ,motivet, konceptet dhe definicionet e njohura shkencore ose humaniste mbi ndërgjegjien dhe arsyen e lartë njerëzore ose qytetare së bashku me ato mbi ndërgjegjien dhe arsyen subjektive, objektive, instrumentale, kognitive, iracionale, negative etj.
Për më tepër ndërkaq, edukata, kultura, arsimimi, morali, disiplina dhe emancipimi i gjithëmbarëshem për personin ose individin, janë iluminizëm dhe një evolucion i brendshëm (esencial ose substancial) që e mësojnë dhe përshtasin njeriun me dialektiken dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), gjegjësisht, me fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës (arsyeja subjektive). Mbase, një proces çmitizues si dhe një racionalizëm i njohur kritik ose metodologjik kundër antivlerave, iracionalzmit, mediokritetit ose mitomanisë së gjithëmbarëshme (objektive dhe subjektive) të individit dhe kolektivitetit. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme natyrore dhe historike e çdo lloj racionalizmi. Edhe në kulturën dhe letèrsinè e lartë shqiptare ose kosovare.
Meqë, gjithnjë fjala mbi kulturën ose letërsinë si art dhe artin si filozofi, atëherë do shtuar në vazhdim se përthithja e kulturës së njohur politike, letrare, gazetareske ose publicistike, së bashku me masivitetin ose multidimensionalizimi e tyre global ose universal, shihen si rrjedhim dhe modifikim ose konvencionalizimi i rrymave të ndryshme të kulturës moderne ose bashkëkohore me kulturën ose letèrsinè e njohur klasike në momentet e shkëlqimit të saj më të madh. Ndërkohë që rasti ose shembulli i kulturës dhe letërsisë shqiptare ose kosovare, është shembull ose një ilustrim konkret dhe autentik se si ndriçimi ose eksplorimi i njohur i kulturës popullore ose nacionale, patjetër çojnë në racionalizëm (racionalitet) të përgjithshëm individual dhe kolektiv ku lexuesit ose auditoriumi i gjerë publik, i gjejnë ose zbulojnë shkaqet, motivet dhe arsyet e lumturisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive në kohë dhe hapësirë , e cila, pos tjerash ndikon dhe kontribuon edhe në riciklimin dhe përforcimin e ndërgjegjës dhe vetëdijes shtetformuese ose patriotike të individit dhe kolektivitetit . Kjo sidomos atëherë kur shpirtit të njohur samaritan ose homerik të shkrimtarit ose poetit i kundërvihen dilemat ose mëdyshjet e ndryshme fromiane ose hobsiane, të jesh apo të mos jesh.(Lëxo veprat, vargjet ose shkrimet e njohura të Dr. Agim Malës, “Kortezh i Lagur”, “Shtëpia në Savanë”, “Natë në Evropë” etj.)
Me fjalë tjera, në të gjitha vargjet, strofat, shkrimet ose veprat e njohura letrare ose kulturore të Agim Malës, është prezente dhe gjithëmonë aktuale formula e njohur e Göethes, kur thotë: “Fusha ime është koha.”

Edhe në marrëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët, që ruajnë sistemin e vlerave në tërësinë e tij së bashku me mentalitetin, kauzalitetin ose ideologjinë e njohur letrare, kulturore, shtetërore, nacionale dhe politike të kombit dhe atdheut tonë.