2019-03-08

Aleksandar Vuçiq ,alias Aleks Musliu gënjen para të gjithëve: Nuk ka pasur spastrim etnik të shqiptarëve


Kohë më parë Aleksandar Vuçiq alis Aleks Musliu , në një përgjigje për Pierce, ka thënë se Serbia asnjëherë nuk e ka përdorur forcën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur ambasadores së Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pierce, lidhur me deklaratën e saj se Serbia ka përdorur forcë ndaj pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Vuçiq, në një përgjigje për Pierce, ka thënë se Serbia asnjëherë nuk e ka përdorur forcën.


“Dikush e përmendi këtu forcën e përdorur nga Serbia. Ishte ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar. Nuk e kam përmendur asnjëherë këtë [forcën, v.j]. Ne nuk kemi përdorur asnjëherë forcë”, ka thënë Vuçiq.

“Ne nuk kemi bërë asgjë, por duhet të sulmohemi sepse dikush duhet të mbulojë politikën e vet të gabuar”, është shprehur ai.


Tutje, Vuçiq nuk pajtohet aspak me realitetin – se në në Kosovë ka pasur spastrim etnik nga forcat militare serbe.

”Prishtina tha se ka ndodhur spastrim etnik i tmerrshëm nga forcat serbe, këtu janë faktet – numri i shqiptarëve vetëm se është rritur, por numri i serbëve është zvogëluar maksimalisht”

Pierce, në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk pajtohet me konstatimet që Ushtria e Kosovës është kërcënim për rajonin.

“Kam marrë parasysh që ky zhvillim i forcave do të bëhet në dhjetë vitet e ardhshme dhe ky transformim nuk ndalohet nga rezoluta 1244”, ka thënë Pierce.

“Kosova ka krijuar një forcë shumë etnike dhe Mbretëria e Bashkuar shpreh keqardhje për kërcënimet që kanë ndodhur që ky efikasitet të minohet. Ne nuk mendojmë se zgjerimi i mandatit të FSK-së do të jetë një kërcënim dhe në këtë pikë vlerësimet e disa zyrtarëve të lartë për përdorimin e forcës në Serbi nuk janë ndihmuese për paqen në rajon”, ka thënë ambasadorja e Britanisë së Madhe në OKB.

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe dhe eksperti i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin, Ivor Roberts, ka thënë se në një marrëveshje eventuale për shkëmbim të territoreve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Serbia duhet të marrë veriun deri te lumi Ibër, ndërsa Kosova duhet ta marrë Luginën e Preshevës.


Ai, gjithashtu, beson se shkëmbimi i territoreve është i pranueshëm për të gjithë Ballkanin.


https://en.wikipedia.org/wiki/Ivor_Roberts_(diplomat)

“Unë kam thënë se ky opsion është i mbështetur nga dy presidentët, ai i Serbisë dhe Kosovës, dhe nuk mundej që askush nga komuniteti ndërkombëtar është në pozicion të qëndrojë në mes të rrugës për të penguar arritjen e një marrëveshjeje. Nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje, askush nuk duhet të parandalojë atë, dhe gjithashtu kam thënë se ky është edhe qëndrimi i prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Roberts .

Ai, gjithashtu, ka folur edhe për një “Kongres të ri në Berlin” ku do të mundë të adresoheshin të gjitha çështjet e hapura në Ballkan.


“Nuk është një zgjidhje ideale, por gjërat asnjëherë s’mund të jenë perfekte. Ndonjëherë një zgjidhje joperfekte mund të jetë më e mirë sesa të mos ketë marrëveshje fare”, ka thënë ai, duke shtuar se çmimi që Serbia duhet të paguajë është njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ish-ambasadori britanik ka shërbyer në ish-Jugosllavi përgjatë viteve 1994-1997 dhe kishte marrë pjesë në negociatat për ndalimin e luftës në Bosnje. Ai shprehet tejet i zhgënjyer që edhe pas 25 vjetësh pas marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja vazhdon të mbetet një vend problematik, i paqëndrueshëm dhe me tensione nacionaliste.

Në anën tjetër sa i përket zhvillimeve në Maqedoni, Roberts e ka vlerësuar si shumë pozitive arritjen e një marrëveshje me Greqinë për emrin, duke thënë se Ballkani ka nevojë për njerëz të guximshëm si puna e Zoran Zaevit.

Ai ka folur edhe për problemet që po kalon Britania e Madhe me situatën e BREXIT-it, duke thënë se çështja e Kosovës nuk është prioritet.

“Kosova nuk është në listën e prioriteteve. Njerëzit këtu janë të shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Gadishullin Korean. Pas BREXIT-it, ata besojnë se përfshirja e Britanisë së Madhe në çështjet ndërkombëtare do të demonstrojë ndikimin e saj global. Megjithatë, unë besoj se si rezultat i BREXIT-it, ata do të dobësojnë ndikimin ndërkombëtar, kështu që ideja për kthimin e ndikimit të tyre në Ballkan duket si një mision i pamundur”, ka thënë Roberts.

Ish-ambasadori britanik ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, duke thënë se ata janë shumë të përkushtuar për rritjen e ndikimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe se shteti i Putinit është i zhgënjyer me Malin e Zi për hyrjen në NATO.

“Është plotësisht e natyrshme që Rusia të ketë interes në Ballkan. Rusia respekton vullnetin e popujve të Ballkanit, ata duhet të jenë të përcaktuar për orientimin e tyre, properëndimor, prorus, ose me qëndrim të balancuar”

Vjen deklarata befasuese e Sllobës së vogël,Ivica Daçiç, ku përkrah Kosovën



Një deklaratë interesant ka ardhur nga ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili ka kritikuar BE-në pse kjo e fundit nuk po e heq regjimin e vizave për Kosovën.

Ai e ka thënë këtë me një gjuhë cinike.



Poezi që bëjnë thirrje për angazhim në zbardhjen e fatit të pagjeturve


NGA: MILAZIM F. KADRIU 

Mevlyde Mezini Saraçi “Dhembje që vret” (grup autorësh), 
botoi QKPSHA GJAKOVA, 2017




Kohë më parë autorja e dhjetëra librave dhe njëherësh veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare Mevlyde Mezini Saraçi, tuboi rreth 60 poet të cilët shkruan poezi për të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë. Kështu ajo tuboi ato poezi dhe i botoi në librin e saj antologjik të titulluar “Dhembje që vret”. Duke u nisur nga vetë titulli që është shumë i qëlluar po edhe nga poezitë që gjenden brenda kopertonave të këtij libri shohim se kjo dhembje e madhe e popullit tonë vret shumë zemra, jo vetëm të familjarëve të të pagjeturve por edhe të poetëve nga e gjithë gjeografia jonë.

Të gjitha poezitë e këtij libri ju kushtohen personave të zhdukur nga kriminelët serbë, në luftën e fundit në Kosovë!


Dhimbjet për të pagjeturit vazhdojnë të shqetësojnë zemrat e rreth dy mijë familjeve në Kosovë që kanë më të dashurit e tyre të pagjetur që edhe pas kaq vitesh nga përfundimi i luftës ata nuk kanë asnjë lajmë se ku gjenden më të dashurit e tyre. Dhe me të drejtë është konstatuar sa e sa herë se të pagjeturit në Kosovë kanë mbetur kategoria më e margjinalizuar e shoqërisë.

Me plotë të drejtë familjarët e të pagjeturve kërkojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, kjo është e drejtë e pamohueshme dhe e patjetërsueshme e tyre. Derisa ata të mos dinë për fatin e të pagjeturve, derisa ju mungon trupi i tyre, varri ku do të preheshin eshtrat e tyre dhe ku do të viheshin lule të freskëta në ditë të caktuara kjo është një vrasje e dytë ngase ata janë privuar dhunshëm nga jeta dhe më pas u është privuar e drejta që të kenë një varr dhe këtë ka mund ta bëjë vetëm barbaria serbe e cila edhe përkundër gjitha atyre krimeve nuk ka marr dënimin e merituar nga bashkësia ndërkombëtare.


Autorja e librit Mevlyde Mezini Saraçi në parathënien e librit ndër tjera thotë : “Poetët e kanë shikimin e largët dhe ndjenjat e tyre shpërthejnë për të arritur pranë shpirtit të dëlirë të të zhdukurve, të cilët në heshtje të thellë presin të prehen të qetë në tokën me aromë të atdheut për të cilën edhe ranë, por edhe si dëshmitarë të një kohe tragjike për kombin tonë.

Edhe kjo antologji është një thirrje për të bërë më shumë angazhim në zbardhjen e fatit të zhdukurve, është një akuzë kundër kriminelëve serbë dhe Serbisë, shtetit më kriminal në botë por edhe për të zgjuar ndërgjegjen e fjetur kombëtare dhe ndërkombëtare për veprimet apo mos veprimet e tyre në këtë drejtim.”

Redaktori i librit Mr. Muhamet Rogova në shkrimin e tij ndër tjera thotë : ”Lugetërit serbë sikur dolën nga mesjeta e hershme, të etur për gjak shqiptari, të drejtuar nga i çmenduri Millosheviq edhe me bekimin e kishës ortodokse serbe, u vërsulën kundër shqiptarëve duke ushtruar gjenocidin më të tmerrshëm mbi ta, duke i vrarë, masakruar, duke i plaçkitur, djegur, dhunuar dhe duke i dëbuar në mënyrë masive nga shtëpitë dhe trojet e tyre për të bërë spastrimin etnik të tokave shqiptare.

Kështu kishin vepruar në mesjetë, por kështu vepruan edhe gjatë viteve 1877-78 me shqiptarët e Sanxhakut të Nishit duke i vrarë, masakruar, plaçkitur dhe dëbuar me qindra mijëra nga trojet e tyre.

Të gjitha ato krime i bënë në sytë e Evropës së “qytetëruar” pa e çarë kokën dhe pa marrë as vërejtjen më të vogël prej tyre.”

Andaj me të drejtë konstatohet se të gjithë poetët e përfshirë në këtë libër kush më shumë e kush më thellë kanë shkrirë shpirtin poetik dhe me vargjet e tyre kanë shpreh dhembje për të pagjeturit, duke shpreh ndjenjat e shpirtit krijues e kombëtar.

Poetët e përfshirë në libër janë nga të gjitha trojet shqiptare dhe të gjithë ndajnë dhembjen me familjarët e të pagjeturve ngase kjo është një dhembje gjithë kombëtare.

Në libër janë përfaqësuar me vargjet e tyre këta poet : Agim Desku, Ajet Shala, Ali Tahiri, Ali Prebreza, Alma Feruni, Anila Mihali, Ardita Lajçi Gjocaj, Asllan Qyqalla, Besnik Gashi-Drenica, Bilall Maliqi, Dije Lohaj, Eduard M. Dilo, Dhimitër Nica, Fadil H. Curri, Festlinda Hyseni, Flora Peci, Hamdi K. Aliu, Hysen H. Ymeri, Ismet Tahiraj, Izet Abdyli, Izet Shala, Izet Hoti, Izri Rexha, Jahë Fida, Luan Kalana, Lulzim Logu, Lulzim Hajdari, Lumo Kolleshi, Maxhun Osmanaj, Mevlyde Mezini Saraçi, Minire Rukovci, Mirlinda Koxha, Mirvete Kabashi Leku, Milazim F. Kadriu, Muharrem Kurti, Mustafë Ismaili, Nafi Çegrani, Naxhije Doçi, Nezir Prokshi, Nexhi Baushi, Rozeta Kreste, Rudi Berisha, Rrahim M. Sadiku, Rrahman Hyseni, Sevdije Rexhepi, Shaip Bllaca, Sheremet Prokshi, Sherife Berisha Thaqi, Shkëndije Hoda, Shqiponjë Tahiri, Tahir Bezhani, Tyran Prizren Spahiu, Vera Istrefaj, Zymer Mehani, Zymrije Salihu, Xhemile Aliu, Xhevrije Kurteshi Nimani, Xhyhere Vezaj Maçkaj.

Andaj ky libër me poezi për të pagjeturit është pritë mirë nga lexuesit Të gjithë ata që shkruan poezi këtu janë të nderuar por më meritorja është Mevlyde Mezini Saraçi, që i tuboi poezitë dhe ua solli lexuesve. Petët këtë dhimbje të madhe e kanë shprehur nëpërmjet vargjeve, kushtuar të pagjeturve të cilët u zhdukën gjatë luftës në Kosovë e që këtë e bëri agresori serb dhe assesi kjo nuk bënë të harrohet.

Duke lexuar librin “Shtigje jete” të autores Ardita Lajçi Gjocaj


Shkruan: Ajet Shala

Autorja Ardita Lajçi me këtë buqetë poezish te vëllimi i parë poetik “Shtigje jete” brumos ëndrrën e saj, përmes rrugës së vargut në hapin e parë poetik. Duke lexuar me kujdes autoren lë për t’u kuptuar se ka një njohuri paraprake në fushën e poezisë. Të bëra paraprakisht viteve të kaluara dhe të botuara te revista të ndryshme letrare, vargu i autores mban peshë të fjalëve qoftë figurative, imagjinare, qoftë atyre metaforike, që ndërlidhen ngushtë me realizmin poetik të autores.

Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj


 Ardita Lajçi Gjocaj


Temat më të shpeshta të Arditës janë ato me motive sociale dhe morale, të skalitura me shumë emocion për familjarët, si për: babanë, vëllezërit, gjyshin, motrat, bashkëshortin dhe tema tjera jetësore, diçka që zakonisht hasim te numri më i madh i autorëve në vëllimet e tyre të para. Ajo çfarë e karakterizon dhe veçon autoren Ardita Lajçin është se kemi të bëjmë më një varg të thurur mjeshtërisht, me mjaft kujdes dhe emocion, duke pasur gjithherë kujdesin që mos ta lodhë lexuesin e sa, j por ta detyrojë atë të lexojë me shumë dëshirë dhe endje.


Nëpërmjet intonimesh nostalgjike poetja ndjen dhimbje dhe vuajtje që është ndarë nga gjiri i vendlindjes, nga blerimi i bjeshkëve të Rugovës, në të cilat bora plakët në majat e thinjura që krijojnë gurrat ujëkristal të rrethuara me petale e aromë lulnajash në grykat e thella ku lumi në zbritje gërryen shkëmbinjtë.

Në vargmalet bora pikturon majat me bardhësi

Nëpër fushat e gjelbëruara ka lule.
Aty ku syri s’ngopet kurrë me bukuri.
Atje ku flladet malorë të puthin supe.

Autorja nëpërmjet vargut në “Shtigje jete”, godet dhe gdhend me shumë endje dhe emocion portretin e malësorit me shallin borë dhe plisin bjeshkë, duke e përshkruar portretin e rugovasit, malësorit autokton me tradicionalen me mustaqe.

Aty mashkulli identifikohet me shall
Kështu e kanë traditë rugovasit e mi
Këtë mësova nga gjyshi im bujar
Qysh kur isha e vogël kur isha fëmijë.

Poezitë e Arditës përmbajnë dashuri shpirtërore, të ndjerë thellë në palcë, të shprehura shpesh edhe si monolog që autorja flet me bjeshkët me natyrën me bukuritë e saj, dashurinë ndaj gjyshit dhe babait.

Atje ku rugovasit mbajnë mustaqe
Mes tyre është dhe babai im
Në shkëlqimin e atyre syve ka manushaqe
Shoh rugovasit që kanë kaq burrëri.

E ky monolog shprehet fuqishëm si cunam edhe për të kaluarën e vet dhe të familjes së saj, për më të dashurit e saj plot vuajtje e kujtime, ku përshkruhet portreti i saj social dhe psikologjik, duke përshkruar me kujdes figurat e dashura familjare nënën, babanë, gjyshin, vëllezër e motra.

Kur isha e vogël, babai gjëra të bukura më tregonte

Nëse lodhesh nga jeta, bijë, mos u dorëzo!
E dashur vogëlushe, kërko në jetë ditë të lumtura
Nëse goditesh pak, kurrë mos u gjunjëzo!

Muzat e vendlindjes autoren se lirojnë duke ia imponuar që të përshkruaj me shumë kujdes çdo cep të vendlindjes në vargjet e saj. Kështu, poetja shkruan pas një kohe, shkëputje nga vendlindja dhe atdheu. Që tani jeton e vepron në shtetin Helvetik, pa e shmangur asnjëherë dashurinë ndaj atdheut, duke e ndjerë atë gjithherë brenda vetës, duke u ngopur me aromën e ëndrrës për atdheun. Ky brumë i përgatitur nga autorja, sot, i paraqitet lexuesit shqiptar me shumë kujdes, duke i treguar atij vendosmërinë e vet se kur dikush vërtet e donë me pasion një gjë edhe e arrin me shumë sukses. Nostalgjia, si brumë kyç i autores te vëllimi i parë, na sjell vargun e pasur me shumë emocion dhe atdhedashuri.

Përse vallë
ndodhem këtu tani ku vuaj?
Ku edhe ajri thithet me vështirësi
Këtu ku jam e huaj.
Këtu ku nuk di se kujt i përkas
Këtu ku gjuhën time s’flas
Ehh… flas e flas
E zërin ma përpin furtuna e gjatë.

Në vargun e autores vallëzon shalli i Rugovës i mbështjell rreth plisit borë këndon malësorin me krenari, që brez pas brezi ruajti traditën me fanatizëm. Vargu i autores është prushi i vendlindjes që ajo e ndjen në gji, dhe atë e nxjerr si dhuratë për lexuesin e saj. Pse jo edhe si një mesazh, se sa e dashur është vendlindja Rugova, nëna Nurije që më shumë dashuri e mall e përshkruan në vargun e saj.

Je e shtrenjtë e shenjtëruar
Një zemër që di të dhurojë vetëm dashuri.
Çdo gjë në qenien time,
vetëm ti e ndjen.
E ndjen kur jam e mërzitur,
Kur kam dhe gëzime.
E kush tjetër më ndjen çdo herë…?!
Vetëm ti, o nëna ime.

Ngjarjet historike dhe liria në Kosovë nuk mund të lënë pa prekur ndjenjën e autores. Autorja bëhet një me vuajtjet, solidarizohet ndan dhimbjen me secilin në secilin cep atdheu. Frymëzimi i saj e ngacmon çdo zemër të lexuesit të saj. Në muzën e saj nuk mungojnë mëngjeset, agimet e bukura, stinët pranvera, vjeshta; petalet e aroma e Bjeshkëve të Rugovës, teli i lahutës së gjyshit të saj të dashur – lahutari i Ali Lajçi, që kush dëgjon lahutën gjithherë kujton atë malësor fisnik me lahutën e tij që aq ëmbël ia thoshte këngës, që i bënte të ushtonin grykat e lagjen e kaprojve.

Autorja i përkushtohet çdo moshe e çdo brezi, malësorëve dhe brezit të saj, duke i përshkruar ato nga çdo mes kudo jeton e vepron qoftë edhe gjatë pushimeve si në Dubrovnikun e bukur, nga Burimi apo nga Zvicra ku jeton e vepron. Dashuria dhe motivi jetësor e ka lidhur poeten me emocionin e saj realistit, ajo e lartëson vargun duke i dhënë jetë, rimë duke e bërë të pëlqyer për lexuesin e saj. Ajo përdor trajtat edhe nga jeta e përditshme duke paraqitur bardhësinë e shpirtit që qanë ndjeshmërinë e zemrës së saj, për humbjen e motrës së saj në moshë fare të re Atlindës.

Ç’është kjo zymtësi që fytyrat ka pushtuar?
Ç’është ai trup i shtrirë në mes që e quani kufomë?
Ç’janë këto gra si shpendkeqe që qajnë pa pushuar?
A s’e shihni… që është e re, ende e njomë!!?

Vargu i autores është realist, por i shoqëruar me atë modern i shprehur shumë natyrshëm dhe me emocion tek vëllimi i saj i parë “Shtigje jete” Për ta kujtuar vendlindjen, familjarët, lavdinë, doket e traditat e malësorëve në rrethin ku autorja ka lindur e jetuar, duke prekur edhe në shumë vende tjera përreth.

Mediat serbe po shkruajnë se SHBA-të kohëve të fundit kanë zënë rolin e Brukselit në dialogun Kosovë - Serbi.

Philip T. Reeker.jpg

Filip Riker


Zyra diplomatike e Uashingtonit në Prishtinë, po dërgon mesazhe të qarta në drejtim të udhëheqësve të Kosovës dhe duket qartë se qëllimi i SHBA-ve është të zëvendësojë Brukselin gjithnjë e më pasiv në rolin e ndërmjetësimit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Novosti, transmeton lajmi.net.

Së këndejmi ka ardhur edhe angazhimi i shtuar i SHBA-ve, që tregohet edhe me emërimin e Filip Riker si Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euroazi.


Imazh i ngjashëm
Riker, një diplomat me përvojë i cili është i vetëdijshëm për situatën në Ballkan, kosniderohet si një njeri që kryen punë, i bëri thirrje Kosovës të heqë taksën mbi mallrat serbe dhe i bëri thirrje Beogradit për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës dhe për ndalimin e saj në pranim për organizata ndërkombëtare.


Rezultate imazhesh për Matthias Leutenberg


Ivica Daciç


Por në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk po heq dorë nga lufta e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Rezultate imazhesh për Matthias Leutenberg
“Kundër pavarësisë së paligjshme të shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, Serbia po lufton me të gjitha mjetet ligjore. Dhe nuk synojmë të heqim dorë nga plani për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që ta tërheqin vendimin e tyre.


 Nervoziteti në rritje i Kosovës na siguron se jemi në rrugën e duhur”, është shprehur Slloba i vogë, Ivica Daçiq.

Imazh i ngjashëm

David Hale


Në Beograd dhe në Prishtinë, të enjtën vjen edhe nënsekretari për çështjet politike, David Hale siç ka njoftuar edhe Departamenti i Shtetit për të diskutuar “një mundësi historike për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Rezultate imazhesh për Matthias Leutenberg

Menjëherë pas tij do të vijnë edhe dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Leutenberg dhe Jan Hacker.

Imazh i ngjashëm

Kosovën kohët e fundit e vizituan edhe zyrtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve, John Erath dhe Brad Berkley duke përsëritur kërkesën e SHBA-ve për heqje të taksës.

Rezultate imazhesh për Matthias Leutenberg

U spekulua gjithashtu për tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova, por kjo doli të mos jetë e vërtetë.

Imazh i ngjashëm


Sipas asaj që shkruan Novosti duke u thirrur në informacionet e tyre, SHBA-të dëshirojnë që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të kryhet këtë vit.

Rezultate imazhesh për Matthias Leutenberg

 Dhe duke pasur parasysh problemet e brendshme të BE-së, duket qartë se Brukseli nuk ka fuqi për të luajtur rol kyç në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Imazh i ngjashëm

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAlister i cili vizitoi Kosovën dhe Serbinë së fundmi tha se BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë raundin e ardhshëm të dialogut, por që ende nuk është arritur ajo kohë, shkruan në fund Novosti.

F.B.

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të idesë së Thaçit e Vuçiqit për prekje të kufijve.

Rezultate imazhesh për Serwer


Sipas tij në rast se korrigjohen kufijtë, atëherë Gjermania e kancelares Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën aspirojnë dy vendet.

Këto Serwer i ka thënë gjatë një konference në të cilën është diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në bashkëbisedim e sipër ai ka treguar të gjitha arsye se pse mendon që korrigjimi i kufijve është një ide e rrezikshme.

Miku i Kosovës ka shpjeguar edhe faktin se pse Hashim Thaçi hoqi dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës.


Kjo sipas tij ka ndodhur pasi që ai e ka vërejtur që Serbia kishte avancuar jashtëzakonisht shumë me këtë ide në Shtëpinë e Bardhë e cila udhëhiqet nga një administratë nacionaliste e udhëhequr nga Donald Trump.

“John Bolton ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, dhe do të ishte i kënaqur të shkatërronte atë që ka arritur Bill Clinton, e që ajo është Kosova. Pra kur Bolton tha se do të pranonte edhe idenë e ndarjes nëse Thaçi dhe Vuçiq pajtohen, presidenti Thaçi u shqetësua sepse një marrëveshje e tillë do të përfundonte me një propozim të një anshëm, veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, pa asnjë përfitim për shqiptarët” ka thënë Serwer.

Ndërkohë sa i përket interesimit të presidentit të SHBA-së për përfshirje në dialog me qëllim të arritjes së një marrëveshje finale që nuk përjashton as korrigjimin e kufijve, Serwer thotë se do të ishte e pafalshme që Kosova të shiste sovranitetin e saj për një “tas me qull apo një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave”, ceremoni kjo e kërkuar nga Donald Trump për të nënshkruar marrëveshjen finale Kosovë-Serbi gjatë vititi 2019.

"Për të shitur sovranitetin tuaj për një tas qull ose një ceremoni në 'Rose Garden', do të ishte një gabim historik dhe i pafalshëm", ka thënë si.

Ndër të tjera Serwer thotë se ideja për korrigjim të kufijve do t’i konventonte jashtëzakonisht shumë Rusisë, në pretendimet e saj për pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, dhe sipas tij është mirë që Serbia dhe Kosova të heqin dorë nga një ide e tillë sa nuk është vonë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...