2019-03-11

Çështja shqiptare dhe prejardhja gjenetike e tyre






Fotoporteti


Nga Flori Bruqi




Deklarata e Mustafa Nanos lidhur me “gjakun” e shqiptarëve po nxit reagime të shumta, shpeshherë, po aq pa vend sa edhe deklarata fillestare. Në rastin më flagrant, janë botuar edhe të dhëna gjenetike të linjave atërore, të shoqëruara me interpretime të gabuara, që duket sikur mbështesin idenë e “gjakut serb” ndër shqiptarë.

Nuk është fundi i botës edhe po të kemi elemente te gjakut serb mes nesh, fundja të gjithë njerëz jemi, lindim te ngjashëm, por rritemi ndryshe. Dhe nëse vërtetë ka prejardhje sllave mes nesh, kjo nuk na bën më pak shqiptarë, për sa kohë që rritemi në frymën e identitetit kombëtarë shqiptarë, me gjuhën dhe traditat tona. Por e vërteta e thjeshtë që del nga të gjitha të dhënat e deritanishme gjenetike tregon se ndër të gjithë popujt e Europës Lindore e Juglindore, shqiptarët janë populli me influx-in më të kufizuar të linjave atërore sllave.

slavic_europe

Testi gjenentik i linjës atërore mbështetet në faktin se kromozomi Y, trashëgohet drejtpërdrejt nga babai tek i biri, pra pa u shartuar me materialin gjenetik të nënës. Si pasojë, të gjithë pasardhësit mashkullorë të çdo burri kanë të njëjtin kromozom Y si ai vetë, përveç ndonjë mutacioni. Duke i grupuar linjat atërore sipas mutacioneve, kemi haplogrupet që janë përmendur këto ditë: R1b, R1a, I1, I2, J1, J2, E1b1b, G, etj, si dhe shumë nëndegë të tyre.

Gabimi në krahasimet që qarkullojnë në rrjet qëndron në përqëndrimin në këto grupe të mëdha dhe mospërfilljen e nëndegëve. Secila nëndegë ka histori dhe origjinë të ndryshme nga të tjerat. Për shembull, R1b dhe R1a janë nëndegë të haplogrupit R, por janë ndarë prej rreth 23 mijë vjetesh, kur nuk kishte as shqiptarë as serbë, madje as indo-europianë. Gjithashtu, është gabim t’u vishen etiketat “Europë Perëndimore” shqiptarëve të grupit R1b apo “Lindje e Mesme” shqiptarëve të grupit E1b1b, pasi nëndegët të cilave u përkasin shqiptarët kanë qenë në Ballkan prej mijëra vitesh. Pra, duhen shikuar nëndegët e këtyre grupeve, për të dalluar ndarjet më të vonshme.



Edhe pse duhen më shumë teste për një pasqyrë sa më të drejtë të të gjithë popullsisë, nga testimet e deritanishme të shqiptarëve përmes kompanive të ndryshme del se shumica dërrmuese e linjave atërore mes nesh u takojnë disa nëndegëve të veçanta: nëngrupit E1b1b, nëndegës E-V13; nëngrupit J, nëndegës J2b2-L283; nëngrupit R1b, nëndegës R1b-Z2103>BY611 dhe R1b-PF7563. Të tri këto nëndegë, ose degë paraardhëse të tyre, gjenden në Ballkan, të paktën prej Epokës së Bronzit (Mathieson et al, 2017). Sipas Projektit Shqiptar për ADN, këto tri degë paleo-Ballkanike përfaësojnë rreth 78% të linjave atërore ndër shqiptarë, kurse ndër shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës shifra është rreth 83% (Veseli, 2018). Nëndegët që zakonisht gjenden ndër sllavë, I2a1 dhe R1a-M417, përbëjnë vetëm 10-15% të linjave shqiptare, edhe pse kohët e fundit po dalin të dhëna që disa prej këtyre linjave mund të jenë veçuar para etnogjenezës sllave, gjatë Mesjetës së hershme. Studimet shkencore, edhe për shkak të kostos, mbështeten në rezolucion më të ulët testimi dhe numër më të ultët testesh, nxjerrin shifra të përafërta (Boattini et al, 2015; Ferri et al, 2010; Battaglia et al, 2009).
Rezultate imazhesh për gjenetika shqiptare
Nga ana tjetër, ndër serbë, nëndegët tipike sllave I2a1 dhe R1a-M417 përfaqësojnë respektivisht rreth 45-47% të linjave atërore, kurse tri nëndegët e lartpërmendura paleo-Ballkanike vetëm 22-28% (Battaglia et al, 2009; Regueiro et al, 2012). Pjesa tjetër përbëhet nga linja me prejardhje nga Europa Perëndimore e Veriore, si dhe nga Azia, në masë më të kufizuar. Pra, pjesa më e madhe e linjave atërore serbe vjen nga dyndjet e Mesjetës së hershme, më së shumti nga dyndjet sllave, ndërsa një pakicë e konsiderueshme është pasardhëse e linjave “vendase”. Të dhënat flasin për një përqëndrim të këtyre linjave të lashta Ballkanike në pjesët jugore e lindore të Malit të Zi, si dhe në jug të Serbisë, pra pikërisht në zonat me prani historike të shqiptarëve. Si përfundim, nëse mund të flitet për ADN të ngjashme mes shqiptarëve dhe serbëve, është pikërisht në sajë të këtij elementi ballkanik të asimiluar nga sllavët, e jo nga “gjaku serb” mes shqiptarëve, aq më tepër mes shqiptarëve të Kosovës,thotë në mes tjerash Alban Lauka – anëtar dhe kontribues i Projektit Shqiptar të ADN-së.

Si përfundim dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mos të mjaftohen me spekulime pa themel si të Nano-s, apo me “analiza” sipërfaqësore që qarkullojnë në rrjet, por t’i bashkohen Projektit Shqiptar për ADN (në FTDNA: 




Këtu  mund të merren informacione të sakta e të  hollësishme  për të dhënat e deritanishme, si dhe për mundësitë e ndryshme për tu testuar. Sa më shumë teste, aq më pak llafe boshe!


Shqiptarët, të parët në listën e kushërinjve mes popujve të Europës

Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.


Rezultate imazhesh për prejardhja e kroateve

Dy studiues të njohur amerikanë kanë krahasuar gjenomet e 2257 individëve nga 40 popullsi nga e gjithë Europa. Sipas rezultateve, afërsia midis banorëve të kontinentit është shumë më e ngushtë nga ajo çka besohej deri më tani. Të parët në listë qëndrojnë shqipfolësit.
Rezultate imazhesh për gjenetika shqiptare
Grekët, maqedonasit, madje edhe italianët ndajnë me shqiptarët po aq paraardhës sa me njëri-tjetrin. Konkluzioni i pazakontë tregon se, të paktën këtu e 1500 vjet më parë shqipfolësit nuk kanë qenë një popull veçanërisht i izoluar, aq sa kanë qenë të pakët në numër.

Sado e pazakontë mund të duket, europianët janë të gjithë kushërinj mes tyre. E pranojmë, teorikisht nuk është se po themi ndonjë gjë të re.
Imazh i ngjashëm
Deri këtu mund të shkoj logjika e thjeshtë e shumëkujt. Ama, që shqipfolësit janë populli me gjenet më të forta mës gjithë popujve të Europës, këtë pakkujt mund t’ia priste mendja.

Kjo nuk është ndonjë nga ato klishetë e përditshme që shkojnë nga goja në gojë për të na nxjerrë si popullin më të lashtë të botës.
Imazh i ngjashëm
Është konkluzion mbreslënës i dalë nga një studim i ditëve të fundit, realizuar nga dy gjenetistë amerikanë me famë botërore, Peter Ralph dhe Graham Coop të Universitetit të Kalifornisë. Pasi morën në shqyrtim ADN-në e 2257 individëve nga 40 shtete të Europës, ata dolën në konkluzionin se Europianët janë të gjithë kushërinj mes tyre, por shqipfolësit janë ata që ndajnë nivelin më të lartë të paraardhësve të përbashkët.

Dhe kjo nuk është një histori e viteve të fundit. Një rritje e numrit të paraardhesve të përbashkët derivon nga të pakten 1500 vjet me parë. Në harkun kohor të të paktën këtyre 1500 viteve të fundit, edhe pse shqipfolësit kanë qenë të pakët në numër, ata nuk kanë qenë aspak një popull i izoluar.

Gjithmonë referuar të dhënave shkencore të këtij studimi, që më shumë sesa antropologjik është një studim gjenetik, ajo që bën më shumë përshtypje është se shqipfolësit jo vetëm ndajnë mes tyre më shumë paraardhës të përbashkët sesa çdo popull tjetër evropian, por, për më tepër, edhe kampionët e individëve grek dhe maqedonas të marrë në këtë studim, ndajnë shumë më tepër paraardhës të përbashkët me shqipfolësit sesa me fqinjët e tjerë të tyre.

Imazh i ngjashëm

Dhe më e veçanta

Besojeni ose jo, nëse grekërit e maqedonasit e ditëve të sotme ngjanin më shumë gjenetikisht me shqipfolësit, sesa me fqinjët e tyre kufitarë, por që gjithsesi, ishin më kompakt brenda llojit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për italianët.

Edhe pse një popull fqinj nga të cilët ndahemi me kufij detarë, kampionët e individëve italianë ndajnë pothuajse të njëjtin numër paraardhësish të përbashkët me shipfolësit aq sa edhe me njëri-tjetrin.

Imazh i ngjashëm

Pra, italianët, gjenetikisht, nëse flasim për një vazhdë prej 1500 vitesh, kanë më shumë paraardhës me shqiptarët sesa me njëri-tjetrin. Gjuha shqipe është një gjuhë indoeuropiane pa “kushërira” të tjera të afërta.

Kjo ka qenë persistente dhe gjithmonë kështu, edhe në periudha kur gjuhët fqinje u influencuan fuqishëm nga latinishtja dhe greqishtja. Kjo shpjegon një lidhje mjaft intriguese midis linguistikës dhe historisë gjenealogjike.

Imazh i ngjashëm

Studimi

Studimi, që është publikuar së fundmi në Plos Biology, është realizuar nga gjenetistët Peter Ralph dhe Graham Coop të Universitetit të Kalifornisë.

Ky studim tregon se në harkun e tremijë viteve të fundit ekziston një shkallë ngjashmërie mjaft e lartë midis popujve të shteteve të ndryshme të Europës, pavarësisht se këto janë ndërtime më të hershme, të cilat përziejnë grupe të ndryshme njerëzish.

Dy studiuesit kanë përdorur zinxhirin e plotë gjenetik të 2.257 individëve të marrë në studim dhe kanë kërkuar segmente ADN-je të shpërndarë në individë të ndryshëm.

Principi bazë i këtij studimi është që, dy individë që kanë paraardhës të përbashkët mund të ndajnë një segment ADN-je të trashëguar nga ky paraardhës.

Sa më i gjatë të jetë ky segment, aq më i afërt në kohë është ky paraardhës i përbashkët. Duke analizuar gjatësinë e segmenteve të ADN-së së përbashkët tek një çift individësh, studiuesit arrijnë të bëjnë edhe vlerësimin e shpërndarjes në kohë të paraardhësve të përbashkët.

Rezultate imazhesh për gjenetika shqiptare
Përse ekziston një lidhje midis kohës dhe gjatësisë së segmenteve të ADN-së që ndajnë sëbashku një çift individësh? Për ta kuptuar këtë duhet pasur parasysh mënyra sesi gjenet e për pasojë ADN-ja, e cila është suporti i tyre material, rikombinohen tek çdo brez.

Gjeroma e një individi të caktuar formohet nga përzierja e gjeneve të prindërve të tij, në mënyrë që ADN-ja e tij të jetë e ndërtuar nga segmenti gjenetikë që vijnë nga e ëma dhe nga i ati. Në brezin pasardhës kjo gjenomë integron segmente të rinj ADN-je e kështu me radhë.

Imazh i ngjashëm

Ky proces vazhdon kështu në rrjedhën e brezave. Në këtë mënyrë gjenoma e një personi përmban ADN-në e paraardhësve të tij, të përzierë me segmente të rinj të futur në çdo brez. Pozicioni në të cilin sekuencat e ADN-së modifikohen është i ndryshëm nga rasti në rast, rrjedhojë është që segmentet e ruajtur janë gjithnjë e më të shkurtër.

Kështu, kushërinjtë e parë, të cilët kanë gjyshër të përbashkët, ndajnë mes tyre segmente ADN-je më të gjatë sesa kushrinjtë e dytë. Nga ana e tyre, këta të fundit ndajnë segmente më të gjatë se kushërinjtë e tretë, e kështu me radhë.

Nëse një segment ADN-je është tarshëguar tek dy individë të ndryshëm për një numër të madh brezash, atëherë është e mundur të vlerësohet lashtësia e këtij paraardhësi, duke u nisur nga gjatësia e këtij segmenti të gjetur.

Është pikërisht kjo ajo që kanë bërë dy studiuesit amerikanë Ralph dhe Coop. Llogaritjet e tyre tregojnë se dy europianë të dy vendeve fqinjë kanë nga dy deri në dymbëdhjetë “paraardhës gjenetikë” të përbashkët, që kanë jetuar në vazhdën e 1500 viteve të fundit, dhe kanë deri në njëqind, nëse shkohet pas në kohë me edhe njëmijë vjet.

Shqiptarët, jo vetëm më kompaktët por edhe njohësit më të mirë të gjenealogjive të tyre

Zyri Bajrami, profesori i njohur Gjenetikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore të UT, i njohur me studimin e gjenetistëve amerikanë, komenton:

Shumë pak njerëz në Botë e njohin historinë e tyre familjare, e cila shpesh paraqitet në formën e pemëve gjenealogjike. Kjo njohje shkon ndoshta deri tek katër gjyshërit tanë, dy nga babai e dy nga nëna, si edhe deri tek disa kushërinj nga ana e nënës dhe babait.

Megjithatë, ka individë që shkojnë thellë në njohjen e pemëve gjenealogjike. Në disa zona, sidomos në malësinë e Madhe, ka qënë traditë që të rinjve tu mësohej emri i paraardhësve të tyre në linjën babë ose, si e thonë ata, në lisin e gjakut deri në 11 breza.

Ndoshta kanë qenë këto vëzhgime të bëra në shekullin e 19-të që e çuan dijetarin hungarez L. Thallotzy të shkruaj se: “Nuk ka popull në Europë që të njohë më mirë gjenealogjinë e fisit të tij sesa shqiptarët”.

Në studimin me titull “Gjeografia e stërgjyshërve gjenetikë të rinj në Europë” të shkencëtarëve amerikanë Peter Ralph dhe Graham Coop përdoret një aparat i sofistikuar matematik dhe për t’ia mënjanuar lexuesit këtë vështirësi do të përpiqemi të sqarojmë aparatin konceptual.

Njëri nga ne, siç u tha më lart, ka në brezin e parë, d.m.th në brezin “n”, dy parardhës (2n=21=2), në brezin e dytë ka 2n=22= 4, në brezin e tretë 2n=23=8 dhe në brezin e dhjetë, që i bie rreth 250-300 vite më parë, ai ka 210=1024 parardhës të përbashkët.

Nga kjo llogaritje del se të gjithë njerëzit janë të lidhur nga ana gjenealogjike, d.m.th njerëzit diku me X apo Y individ janë kushërinj, sado të largët qofshin.

Të dy shkencëtarët e sipërpërmendur morën dhe analizuan molekulën e AND-së të 2257 banorëve europianë të vendeve të ndryshme dhe identifikuan rreth 1.9 milionë segmente gjenetike. Por çfarë bënë më tej këta shkencëtarë?

Rezultate imazhesh për prejardhja e kroateve

Një segment me prejardhje të përbashkët ose identike, d.m.th IBD që ka të njëjtën përbërje midis dy individëve tregohet në dy individët e fundit të pemës gjenealogjike. Është e qartë se këto segmente individët i kanë marrë në rrugë të ndryshme të lidhjeve të gjakut. Merret me mend se një popullatë ka shumë nga këto blloqe të IBD-së. Atëhere pranohet se kjo popullatë është homogjene, me prejardhje të njëjtë, me pak përzierje apo se në këtë popullatë ka pasur pak migrime dhe si rrjedhojë pak të huaj etj. Studiuesit, siç thamë, morën mostra nga disa popuj europianë. Ata analizuan blloqet IBD në disa individë të çdo popullate. P.sh në tabelë tregohet se janë analizuar 9 individë nga Shqipëria, 14 nga Austria, 15 nga Kosova etj. Në kolonën ku është shkruar Self (Vetë) tregohet mesatarja e gjithë blloqeve të IBD-së të gjetur tek çdo popull. Në tabelë duket se tek shqipëtarët kjo madhësi është 14.5 dhe tek kososvarët 9.9. Nga një vëzhgim sipërfaqësor vihet re se si tek shqiptarët e Shqipërisë edhe tek ata të Kosovës vlera mesatare e të gjithë llojeve të IBD-së është më e larta në Europë. Kjo do të thotë se tek shqipëtarët numri i përputhjeve i blloqeve të IBD-së, d.m.th të AND-së identike, është shumë i lartë. Ky mendim përforcohet edhe nga të dhëna të tjera. Dihet se Hunët kanë migruar në shekullin e IV dhe sllavët në shekullin e VI deri në shekullin e IX. Pikërisht në këtë kohë vërehet edhe vlera e lartë e mesatares së IBD-së së tyre. Por ajo që bie në sy në këtë studim dhe që duhet përmendur është niveli i lartë i blloqeve IBD tek shqipëtarët dhe sidomos e stërgjyshërve të përbashkët të paktën në 1500 vitet e fundit. Kjo gjë tregon se popullata shqiptare, të paktën deri 1500 vite më parë, ndonëse numerikisht e vogël, ka qënë kohezive apo kompakte. Gjithashtu, tregohet se individët shqiptarë kanë ngjashmëri me popullatat e tjera europiane. Nga ana tjetër mostrat e grekëve dhe maqedonëse tregojnë se ata kanë një ngjashmëri stërgjyshërore më shumë me shqipëtarët sesa me popujt e tjerë fqinjë. Këto të dhëna i bëjnë shkencëtarët të mendojnë se migrimi sllav në shekullin e VI ka ndikuar pak në ndryshimet gjenetike në Ballkan.

Rezultate imazhesh për prejardhja e kroateve
Mes analizës kulturore dhe asaj gjenetike

Kohët kur u druajt se individualizmi se do të pushtonte dhe kujtesën mbi prejardhjen familjare dhe fisnore një besim i ri zuri vend dhe u punësau për këtë qëllim, besimi se vetëm shkencat ekzakte si ato mbi gjenetikën, kanë mundësi të thonë të vërtetën për prejardhjen tonë. Dhe megjithë frymën individualiste, shqetësimi për prejardhjen kombëtare u përvijua dhe krijoi së paku dy kozmologj. Njëra përspektivë mbështet idenë se me gjithë popujt e botës në një mënyrë a në një tjetër kemi të parë të përbashkët, madje jo shumë të largët. Disa të tjerë mendojnë se kombet dhe kufijtë kombëtar në një mënyrë përfaqësojnë kufij racor.

Studimi në fjalë konfirmon edhe një herë tjetër, atë që prej kohësh është thënë në studimet antropologjike sociale kritike, se kufijtë etnikë dhe ata shtetëror të përvijuar para dhe pas krijimit të shteteve kombëtare nuk përfaqësojnë aspak kufij gjenetik. Se kufijtë gjenetikë nuk janë krijuar as në bazë të gjuhës, as në bazë të fesë dhe as të ndonjë etnie, dhe as në ndonjë kritet tjetër por kanë qenë gjithmonë të depërtueshëme. Pyetja që ngelej për tu diskutuar ka qenë gjithnmonë intensiteti dhe jo ekzistenca e depërtueshmërisë. Kahjet se nga dhe si ka qarkulluar një kulturë apo tipar kulturor. Pati dhe shumë kritike mbi atë që u quajt difuzionizëm kulturor, dhe tani kemi një emërtim të ri që është “globalizmi apo globalizimi”.

Studimet gjenetike në këtë drejtim marrin rëndësi në shumë drejtime për dijet humane. Shumë njerëz nuk besojnë shumë në analizën kulturore dhe historike krahasuase, por më shumë besim është shtënë në “shkenca ekzakte” siç është ajo e dijës gjenetike. Studiuesit në fjalë kanë bërë shumë kujdes të theksojnë se këto të dhëna kanë qenë propozuar nga shumë studime të mëparëshmë historike, arkeologjike, gjuhësore etj. Në këtë rast duhet parë me kujdes harta e ofruar, pasi ajo në disa raste mbështet njërën apo tjetrën tezë të migracioneve apo “komunkimive kulturore”, Por gjithësesi, ky studim jo vetëm konfirmon shqyrtiimin kritik të studimeve sociale dhe historike të bërë deri më tash por kam përshtypjen, se ky studin dhe të tjerë të kësaj natyre do të jetë vetë objekt shqyrtimi në disa drejtime. Si, pse krijohen këto harta gjenetike në ditët e sotme, sa besohen dhe sa rol luajnë ato në jetën sociale në ditët e sotme dhe në të ardhmen, cili është raporti në mes pushtetit dhe dijes së prodhur në këso rastesh, e shumë pyetje të kësaj natyre shkruan mes tjerash Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.


Imazh i ngjashëm


Prejardhja gjenetike e shqiptarëve!

Gazeta proqeveritare Dnevnik, e cila ka mbështetur fuqishëm protestat antishqiptare në Shkup, ka publikuar sot në shkrim, në të cilin theksohet se shqiptarët kanë prejardhje nga Afrika, përcjell Agjencia e lajmeve INA.

Sipas informacioneve të një hulumtimi në të cilin bazohet gazeta shqiptarët janë më të afërt me popujt që jetojnë në Afrikë, gjegjësisht, halpogrupet E2 dhe E3 që janë të ngjashme me ADN marokenëve dhe Algjerianëve. Sipas këtij studimi maqedonasit kanë afërsi me serbët dhe bullgarët. Madje theksohet se popujt sllavë nuk kanë ardhur nga Karpatet.

Kjo nuk është hera e parë që mediat në gjuhën maqedonase shkruajnë për prejardhjen e “dyshimtë” të shqiptarëve, pa dhënë asnjë dëshmi të metodologjive të njohura shkencore në tërë botën për problematika të tilla. Natyrisht, publikimet e tilla kanë qëllime krejtësisht tjera e assesi për ti shërbyer të vërtetës ose argumenteve shkencore.

Agjencia e informative INA, më 29 janar të vitit 2015, ka botuar artikullin krahasues të “hulumtimeve” të mediave në gjuhën maqedonase dhe studimet shkencore të studiuesve të tjerë, që këtë artikull po ua sjellim në tërësi:

Në mediat në gjuhën maqedonase është publikuar një material lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve të Ballkanit, duke iu referuar një burimi nga Zvicra, që sipas tyre, ky institute, Instituti Zviceran për gjenetikë IGENEA ka bërë të ditur të dhënat për prejardhjen gjenetike të popujve të Ballkanit që është një goditje serioze ndaj të gjithë nacionaliteteve që i bien gjoksit për “pastërtinë” e prejardhjes së tyre, dhe këtë e konsiderojnë si kriter madhor se a është ndokush i dëshiruar apo jo.

Hulumtuesit zviceran shkruajnë, mediat në gjuhën maqedonase - mbi dhjetë vjet duke shfrytëzuar literaturë të konsideruar nga mbi 500 burime shkencore dhe metodat bashkëkohore shkencore, duke mos pasur interes që në asnjë mënyrë të merren me pasojat politike për analizat e tyre. Shikuar nga aspekti profesional, kolegët e tyre i konsiderojnë mbi 80% si rezultate relevante që për gjenetikën është më shumë se mjaftueshëm që hulumtimi të shpallet i suksesshëm.


Gjenetika (prejardhja) e popujve të Ballkanit (!?)

Konkluzionet e hulumtimit janë në paraqitjen grafike (shkruajnë mediat maqedonase):

Sipas këtyre rezultateve të hulumtimit të paraqitur në këtë paraqitje grafike dhe në përshkrimin e dhënë nga këto media rezulton se:

Maqedonët, si komb, sipas këtij institute, kanë më së shumti gjen antik, që arrinë në 30%, pastaj 20% gjen teuton (tevton një fis i vjetër gjerman), 15% kanë gjen sllav dhe rrënjë helene. Gjeni maqedonas-sipas mediave maqedonase- përmban mes tjerash 10% gjen ilir. Sipas numrave, maqedonasit ngjashmëri më të madhe të ADN-së kanë me grekët dhe serbët, ndërsa dallime të theksuara kanë me bullgarët dhe shqiptarët-shkruajnë mediat maqedonase.



Serbët, tek ata më së shumti, 30% ka rrënjë sllave, pastaj 21% prejardhje ilire. Këtu duhet pasur rezerva për pjesën e gjenit ilir, sepse hulumtimet janë bërë kur Kosova ishte pjesur e Serbisë, ndaj 8% nga 21 % të rezultateve ilire bie mbi shqiptarët e Kosovës. Është interesante se rezultatet e ADN-së tregojnë ngjashmëri të vogël ndërmjet serbëve dhe kroatëve tek të cilët pos prejardhjes sllave prej 20%, dominante është ADN-ja ilire me 34% dhe të keltëve 18% si pjesë e gjenit etnik kroat.

Shqiptarët, sipas ADN-së etnike, në pjesën më të madhe, rreth 30% janë ilir, pastaj 20% sllav, dhe 18% trakas. Është për tu habitur nacionalistët dhe ithtarët e “popujve të pastër” se shqiptarët kanë më shumë prejardhje sllave se sa maqedonasit. Ata sipas rezultateve të ADN-së, kanë më shumë ngjashmëri me bullgarët dhe kroatët se sa me maqedonasit, serbët ose grekët- shkruajnë mediat maqedonase.

Ajo është njëra anë e “medaljes” mbase e thënë kuturu, ndërsa ana tjetër e kësaj medalje është si vijon:

Ajo që është thënë më lartë e ka porosinë, qëllimin dhe mesazhin e vet. Mirëpo, nuk është e qartë sipas të cilës metodologji janë bërë këto hulumtime dhe janë arritur këto rezultate, që janë në kundërshtime me shumë hulumtime thelbësore që janë bërë gjatë periudhave të ndryshme, në bazë të metodologjive shkencërisht dhe botërisht të pranuara.

Sa për ilustrim, po e përmendi të dhënat nga libri i autorit prof.Dr.Ivan Juriq, “Prejardhja gjenetike e kroatëve” (Genetiçko pdrijetlo hrvata), autor që ka një bagazh të mbi 100 publikimeve shkencore etj etj, i cili në hulumtimin e tij paraqet rezultatet tabelare të përpunuara në bazë të 23 hapllotipeve të ndryshëm, por edhe të hapllogrupeve të ndryshme, por pa hyrë në hollësi të detajuara të hapllotipeve që ka përdor prof. Juriqi, që nga periudhat e para 40.000 vjetëve, pastaj 23.000 vjetëve, 17.000 vjetëve e deri në ditët e sotme..

Në pamundësi për ti shqipëruar këto tabelar dhe natyrisht pa marrë edhe pëlqimin e autorit, po i prezantojmë në origjinal, që besoj se sado pak do ta zbardhin të vërtetën e etnogjenezës, respektivisht gjeneve, ngjashmërive dhe dallimeve ndërmjet popujve të Ballkanit.


*****

Imazh i ngjashëm



ADN-ja shqiptare : 
Më e vjetra në BallkanRrënjët e shqiptarëve !



Të dhënat gjenetike të shqiptarëve dhe hipotezat e ngritura mbi to, janë një nga mundësitë që mund të na tregojnë prejardhjen. Me gjithë dyshueshmërinë mbi to dhe faktin se asnjëherë nuk bëhet fjalë për të dhëna të padiskutueshme, por të shoqëruara me teori historike, ato bëhen pjesë e një mozaiku që mund të na afrojë më shumë me të vërtetën, me gjithë relativitetin e kësaj të fundit.



Albana Rexhepi, PHD në gjenetikë molekulare në Universitetin e Zyrihut dhe Anila Babameto profesore e gjenetikës në Universitetin e Tiranës, flasin mbi hamendësimet e hedhura pas studimit të mutacionit Δ(Delta)F508. Çfarë është ky mutacion? Çfarë tregon ai mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe a mund të konsiderohen të dhënat që dalin prej tij si prova të mjaftueshme? Sakaq, arkeologu Neritan Ceka tregon mbi mbështetjen historike dhe antropologjike të hipotezave që lindin nga studimi në fjalë.



Fakti që shqiptarët janë më të prirur se fqinjët për t’u sëmurur me fibrozë cistike ka hedhur hipotezën se kombi ynë ka një prejardhje neolitike, shumë herë më të lashtë se ballkanasit dhe mesdhetarët e tjerë me përjashtim baskët. Studimet që janë kryer, prej vitit 1992, tregojnë se popullsia shqiptare ka shpeshtësi shumë të lartë të mutacionit gjenetik ΔF508, çka ka hedhur hipotezën se shqiptarët kanë emigruar në Evropën Jugore më shpejt se të gjitha kombet e tjera, përfshi edhe grekët e latinët.



Sipas Prof. Anila Babameto, gjenetiste në Universitetin e Tiranës dhe QSUT, ky studim tregon “origjinën tonë autoktone. Që popullata të këtilla (shqiptare) kanë ardhur shumë shpejt, shekuj e shekuj më parë, nëpërmjet Kaukazit, në Evropën Veriore e më pas në atë Jugore. Ndërsa vendet e tjera që e kanë këtë frekuencë më të ulët (të mutacionit) tregon që kanë emigruar më vonë”.

Imazh i ngjashëm

Sakaq, krahas kësaj hipoteze, prof. Babameto shprehet se është hedhur edhe një hipotezë tjetër, sipas së cilës, një mutacion i ndodhur shumë shekuj më parë është kultivuar dhe është ruajtur prej shekujsh dhe të ketë një frekuencë kaq të lartë, për shkak të izolimit që kanë zgjedhur paraardhësit tanë.



Albana Rexhepi, PHD në gjenetikën molekulare në Universitetin e Zyrihut, mendon se ky studim ka një problem. Sipas saj, “leximi i sekuencës jep informacion mbi gjenin, ndërsa frekuenca e alelit na informon se ç'pjesë e popullatës e mbart atë dhe ç'pjesë e popullatës do të sëmurët prej saj: ky informacion është i pamjaftueshëm për të konkluduar mbi origjinën e alelit. Dhe, aq me pak për origjinën e shqiptarëve”.



Ndërkohë, që për sa i përket teorisë së dytë, ajo i referohet një studimi të kryer, në vitin 1994, që tregon mbi lashtësinë e këtij aleli. Studimi ka treguar se mutacioni gjenetik ΔF508 e ka origjinën në epokën e paleolitit, rreth 52 mijë vjet më parë dhe në Evropë vetëm baskët dhe shqiptarët kanë një mutacion të tillë, në rajonin jugor.



“Ky efekt mund të këtë qenë edhe shkaku përse shqiptarët, ashtu si baskët, kanë një përqindje kaq të lartë të FC508. Por, jo vetëm; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund të ketë favorizuar këtë proces”, – shprehet PHD Rexhepi.


Neritan Ceka 2012GE ii.jpg

Akademik Prof.Dr.Neritan Ceka (11.02.1941-)

Gjithsesi, sipas saj, të dhënat mund të jenë edhe të pabesueshme, për shkak të kampionit të vogël të studiuar. Ajo kundërshton mundësinë e prejardhjes nordike të alelit, porse nuk hedh poshtë mundësinë e një prejardhjeje indoevropiane, shumë herë më të lashtë se migrimi.



Të dhënat e këtij studimi mbështeten edhe në fakte historike dhe antropologjike. Arkeologu Neritan Ceka mendon se ky studim mbështetet edhe në burime të tjera. “Janë gjetur gjurmë të migrimit ilir nga Kaukazi, a stepat ruse, drejt rrugës që përvijon Danubi e më pas në Shqipëri”, – u shpreh ai, duke shtuar se kjo vërtetohet nga tumat e gjetura, që janë të së njëjtës formë dhe të së njëjtës qeramikë.



“Nuk është për t’u habitur ky fakt, sepse një pjesë e indoevropianëve erdhën në jug të Evropës dhe pjesa tjetër shkoi në veri. Madje, lidhjet më të ngushta gjuhësore të shqipes janë me gjuhët baltike, pra lituanishten dhe letonishten”. Sipas tij, zbulimet e arkeologut Kosina në Lituani tregojnë një kulturë të përafërt me atë ilire, ndonëse në kohë të ndryshme.



Sakaq, edhe hipoteza e dytë, pra e “shqiptarëve paraindoevropianë” gjen mbështetje shkencore, sipas z. Ceka. “Dihet që baskët janë paraindoevropianë, por mos të harrojmë që ilirët janë krijuar nga ndërthurja kulturore e indoevropianëve me pellazgët dhe kjo vërtetohet nga autorët antik helen”, – u shpreh ai. Burimet antropologjike janë një e dhënë shtesë për këtë hipotezë. “Në Shqipëri ekzistojnë dy tipa njerëzish, ata që quajmë mesdhetar dhe veriorë, që i përkojnë “mbetjeve” të pellazgëve dhe indoevropianëve përkatësisht”.


Imazh i ngjashëm

Gjithsesi, këto janë vetëm hipoteza dhe asnjë prej tyre nuk është kthyer në teori. Në fund të fundit “raca e pastër gjenetike”, në bazë të së cilës shumë diktator, ndër të cilët edhe Hitleri përpiqeshin të tregonin supermacinë e kombit të vetë nuk ekziston, dhe bie poshtë nga të gjitha studimet gjenetike. Mutacioni ΔF508, i cili deri më sot është promotori i hipotezave, që tregojnë lashtësinë shumë herë më të madhe, nga sa është vërtetuar për shqiptarët shkakton një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar sot në botë. E sakaq, studiuesit botërorë vijojnë të mbledhin informacionet e nevojshme për të kthyer hipoteza të ndryshme, pro apo kundër lashtësisë së shqiptarëve, në teori.






George Fred Williams.jpg

George Fred Williams(10.07.1852-11.07.1932)

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams
George Fred Williams më 1914 ka shkruar: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg.

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…


Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.


Origjina e shqiptarëve

Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i quajtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të ekzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.


Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams


Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull:



Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;

Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;

Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;

Athena është E thëna, me thënë fjalën;

Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;

Muse, Mosois, është mësuesi;

Afërdita domethënë afër ditës, agimi.



Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhënat e saj, atëherë shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korrigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është,

Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;

Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;

Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;

Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;

Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit;

Ithaka, i thak, idhnak;





Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.S humë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe që grekët morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedisë, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.


****

Rezultate imazhesh për aleksander stipcevic

Akademik Prof.Dr.Alaksendar Stipcevic(10.10.1930-31.08.2015)


Kroatet, e kërkonin dhe e kërkojnë 
me ngulm origjinën ilire


Kam qenë shumë herë deri tani në Kosovë, por kjo është hera e parë që e vizitoj këtë tokë, që kur Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik. Më lejoni që me këtë rast, që në fillim të kësaj ligjërate të uroj shqiptarët e Kosovës për këtë ngjarje të madhe. Kemi ndjekur me kujdes të veçantë çdo gjë që ndodhte këtu nga Kroacia, veçanërisht ne të Arbneshit afër Zarës, që më emocione të mëdha dhe me padurim kemi pritur përfundimin e luftës shekullore të popullit shqiptar të Kosovës për pavarësinë e tij politike.
Më falni për këtë hyrje politike, po nuk munda të mos e shfrytëzoja këtë rast për të drejtuar këto urime. E kam ditur se do vinte dita kur do të mund t’i thosha këto fjalë, edhe pse nuk e kam ditur se kur do të ndodhte kjo. Dhe ja, për kënaqësinë time të madhe ndodhi.
Kur më thanë që në këtë mbledhje do të flas për Ilirët e lashtë, mendova se interpretimi im në njëfarë mënyre të ishte i lidhur me temën, e cila me këtë rast është më e merituara– për trashëgiminë e përbashkët ilire, e cila në mënyrë të veçantë lidh popullin shqiptar me atë kroat.
Me fjalë të tjera, këtu dëshiroj të kujtoj faktin, që kroatët për shumë shekuj e kanë quajtur veten ilirë, përkatësisht popullsi ilire. Gjatë mesjetës, veçanërisht nga shekulli XVI e këtej, kur disa nga historianët kroatë e mbështetën këtë tezë, është shfaqur ideja se kroatët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve; saktësisht është thënë që kroatët me të vërtetë janë elementë autokton në territoret në të cilat jetojnë sot.
Në këto përsiatje të historianëve kroatë kishte shumë naivitet, por edhe ambicie politike, të cilat nuk kanë qenë gjithmonë të mbështetura në burime historike. Sot kemi njohuri se gjuha kroate, të cilën ata quanin ilire, nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me ilirishten dhe gjithashtu nuk ishin të sakta as botëkuptimet e tyre për vazhdimësinë etnike të kroatëve nga ilirët e lashtë, por këtë do e dëshmojë përfundimisht shkenca e re.
Të shohim tani si dhe pse historianët kroatë, gjuhëtarët, politikanët dhe të tjerët insistonin në origjinën ilire të kroatëve. Në të vërtetë, bëhet fjalë për “ideologjinë ilire” – siç e quan atë gjuhëtari gjerman Reinhard Lauer (R. Lauer, “Genese und Funktion des illyrischen Ideologems in der südslawischen Literatur (16. bis Anfang des 19. Jahrhunderts),” Ethnogenese und Staatsbildung in Südosteuropa, Göttingen, 1974, f. 116-143), e cila ka dominuar për një kohë të gjatë në jetën publike dhe shkencore deri në shek. XIX, kur dolën botime të ndryshme të “gramatikave ilire”, “fjalorë ilirë” dhe të ngjashme, që në fakt ishin gramatika dhe fjalorë të gjuhës kroate.
Më të merituarit për afirmimin e ideologjisë ilire ishin shumë historianë dhe gjuhëtarë të shquar, nga të cilët duhen përmendur fillimisht dominikani Vinko Pribojeviq, i cili në vitin 1525, kishte mbajtur në Hvar fjalimin me titull “O podrijetlu i dogaðajima Slavena” (Mbi origjinën dhe ngjarjet e sllavëve) në gjuhën latine. Në formën e një libri ky fjalim është botuar në Venedik në vitin 1532 (Vincentius Priboevius, De origine successibusquae Slavorum. Venetiis 1532. Botimi kritik i kësaj vepre është bërë nga “Akademia Jugosllave e Shkencave dhe Arteve të Zagrebit” në Zagreb në vitin 1951, me një studim hyrës të Grga Novakut dhe përkthim në kroatisht të Velko Gortanit).
Për botën shkencore shumë më i rëndësishëm ishte botimi i librit “Il Regno degli Slavi” (Peskara, 1601) i historianit dubrovnikas Mauro Orbinit. Orbini ishte historian i mirë, i cili studimin e tij e kishte mbështetur në burime arkivore dhe dorëshkrime të lashta si dhe kronika të botuara, etj., por dobësi e tij ishte fakti që nuk ishte shumë kritik, kështu që i dha liri veprimi imagjinatës së tij, duke gjetur sllavë edhe atje ku asnjëherë nuk kishte pasur të tillë. Sipas tij, sllavët janë me origjinë Ilire, kështu që kroatët nuk kishin ardhur në mesjetë në Ballkan, sepse ata kishin qenë aty që në kohët para-romake.
Pikërisht kjo vepër e Orbinit ishte pikënisje për rilindësit kroatë në gjysmën e parë të shekullit XIX, për të bërë lidhjen e Ilirëve të lashtë me elitën politike kroate në kohën e të së ashtuquajturës lëvizje “Ilirike” (Ilirizam).
Ndër ata që ishin të bindur për origjinën Ilire të kroatëve ishte edhe udhëheqësi i rilindjes kroate, Lujdevit Gaji. Ai nuk ishte historian, por politikan dhe si i tillë ishte i vetëdijshëm se emri i ilirëve ishte i domosdoshëm për të bashkuar të gjithë sllavët e jugut në një lëvizje politike e cila do të luftonte për emancipimin kulturor dhe politik të sllavëve të jugut. Në përpjekjet e tij për të mbështetur idenë e “Ilirizmit” kroat dhe sllavëve të tjerë të jugut, Gaj shkroi një artikull me titull “Kush ishin ilirët e lashtë” (Ljudevit Gaj, Tko su bili stari Iliri? “Danica ilirska,” 5 (1839), nr. 10, f. 37-39; nr. 11, f. 41-43; nr. 12, f. 46-48; nr. 13, f. 49-51; nr. 15, f. 48-59), në të cilin provoi të argumentonte sipas burimeve historike se kroatët ishin si Ilirët.
Menjëherë pas kësaj, dolën në pah autorë të tjerë që i kundërshtuan konkluzionet e Gajit. Ata me shumë lehtësi hodhën poshtë konstruksionin e tij historik, duke dëshmuar se kroatët në të vërtetë janë - kroatë.
Nuk ishte vështirë të përgënjeshtroheshin konkluzionet e Gajit, në kohën e lindjes së historiografisë kritike, por duhet pranuar gjithashtu se Gaj nuk ishte njeri i paditur, dhe nuk mund të themi se ai nuk e dinte se ideja e tij e sforcuar, nuk kishte mbështetje në burimet historike. Kemi pohuar se “ilirizmi” i tij ishte një filozofi politike, dhe jo njohuri shkencore.
Pushteti austriak e kishte kuptuar shumë drejt se çfarë kërkonte Gaj me “lëvizjen ilire,” sepse ata në vitin 1843, ndaluan përdorimin e emrit ilir, jo për shkak se dëshiruan të futeshin në polemikë shkencore rreth këtij emri ose gjoja rreth origjinës së sllavëve të jugut, por thjesht për shkaqe politike. Pushteti austriak e dinte shumë mirë se “ilirizmi” ishte vetëm një përpjekje për të mbuluar krijimin e një koalicioni të madh të sllavëve të jugut, i cili shumë lehtë mund të luftonte kundër Austrisë në njërën anë dhe Hungarisë në anën tjetër.
Pa marrë parasysh ndalimin e emrit “ilir”, kroatët, përsëri për shkaqe nacionale dhe politike, nuk deshën të lëshonin pe, dhe kështu edhe për shumë kohë e ruajtën aty ku gjenin mundësi dhe rast emrin “ilir.” Kështu “Matica Ilirska” [Amza ilire] ishte njëra ndër institucionet më të rëndësishme kulturore, por edhe politike të popullit kroat, për të ruajtur emrin e tyre deri më 1874, kur përfundimisht e ndërron atë në “Matica Hrvatska” [Amza kroate].
Është e vërtetë historike, se në ato kohëra është menduar ashtu, dhe më vonë kanë ardhur deri te përfundimi, se kroatët nuk janë me origjinë ilire. Megjithatë në kohën e sotme duhet të rishikohet pak edhe mendimi i historianëve të shekullit të XIX, për faktin se nuk kanë ekzistuar lidhje ndërmjet ilirëve dhe kroatëve.
Gjatë shekullit XX arkeologët, etnologët, antropologët dhe specialistë të fushave të tjera, erdhën deri te njohuritë interesante për proceset etnogjenetike në territoret ku jetojnë sot kroatët. Analizat e hollësishme të materialit arkeologjik, etnografik, etj, treguan se elementi i lashtë etnik i ilirëve të lashtë nuk ishte zhdukur i tëri gjatë pushtimit romak, dhe as pas përfundimit të këtij pushtimi. Disponojmë të dhëna më se të mjaftueshme për vazhdimësinë etnike por edhe kulturore që nga kohët parahistorike deri në ditët e sotme. Me siguri, që analizat e mëtejshme të gjenetikës bashkëkohore do dëshmojnë edhe shkencërisht këtë vazhdimësi, e cila jo në një kohë të afërt, por sigurisht në një të ardhme jo të largët, do ta sqarojë këtë situatë, veçanërisht procesin etnogjenetik të gjendjes së sotme, ku jemi të detyruar te mbështetemi vetëm në ato materiale dhe të dhëna për të cilat nuk mund të pohojmë me sigurinë më të madhe se japin përgjigje në të gjitha pyetjet që na interesojnë dhe të cilat janë relevante për rekonstruktimin e mjegullt të etnogjenezës Ballkanike.
Megjithatë, sot, kur merren parasysh të gjitha të dhënat që disponojmë, mund të pohojmë me një siguri mjaft të madhe se ilirët nuk janë zhdukur nga këto territore dhe i mbetet obligimin shkencës bashkëkohore, e cila është e armatosur me metoda të reja shkencore, që të zbulojë atë që nuk ka qenë e mundur të zbulohet me metoda të vjetra. Natyrisht nuk mund të presim që shkenca bashkëkohore të vërë tregues të përbashkët në mes të ilirëve të lashtë dhe kroatëve, por kemi arsye të besojmë se do të vërtetohet se në personin e sotëm etnik kroat ka përbërje gjenetike ilire, që do të ishte e mjaftueshme të flasim për një vazhdimësi të qëndrueshme etnike në të dy shtresat etnike.
Ndryshe është situata me shqiptarët. Në territorin e sotëm të shqiptarëve nuk ka pasur kaq shumë rrëmuja etnike në mesjetën e hershme dhe nuk kanë ndodhur ndryshime kaq të theksuara të strukturës së popullsisë sa te kroatët. Pa marrë parasysh kundërshtimin për origjinën jo ilire të shqiptarëve, nuk ka asnjë dyshim se pikërisht shqiptarët kanë ruajtur më së shumti elemente të ilirëve të lashtë në identitetin e tyre personal. Përveç kësaj, sot vetëm me një urrejtje të verbuar të “shkencëtarëve” mund të vihet në pikëpyetje origjina ilire e popullit shqiptar.
Në këtë pyetje tashmë të vërtetuar, nuk mund të dyshohet për asnjë çast, sepse për këtë një ditë, pas hulumtimeve të një numri të mjaftueshëm të eksponateve të materialit osteologjik nga varrezat e ilirëve në territoret etnike shqiptare dhe të materialit që ka të bëjë me marrëdhëniet ekzistuese shqiptare, mund të japë përgjigje edhe gjenetika moderne.
Çfarë mund të themi për rezultatet e deritanishme shkencore në lidhje me etnogjenezën e popujve të Ballkanit, në këtë rast për shqiptarët dhe kroatët? Mund të themi se pikërisht substrati ilir është ai element i cili përkundër mjegullës etnike të zhvillimeve nga kohët antike deri në ditët e sotme, për këta popuj mbetet e përbashkët trashëgimia etnike dhe kulturore. (Është shkruar shumë për mbetjet para-sllave të elementit etnik në kulturën e popujve të sllavëve të sotëm. Me rëndësi të veçantë ishte takimi ndërkombëtar i mbajtur nën organizimin e “Qendrës për hulumtime ballkanologjike” në Sarajevë, punimet e të cilit janë botuar në përmbledhjen “Predslavenski etnièki elementi na Balkanu u etnogenezi južnih Slavena.” (Elementet para-etnike sllave në Ballkan në etnogjenezën e sllavëve të jugut), Sarajevë, 1969. Gjithashtu i një rëndësie të posaçme ishte edhe takimi i mbajtur nën organizimin e “Universitetit Shtetëror të Tiranës” në Tiranë, në vitin 1969. Punimet e lexuara në këtë takim janë botuar në përmbledhjen me titull: “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve. Tiranë, 1969).
Bashkëpunimi i shkencëtarëve shqiptarë dhe kroatë nuk është vetëm dëshirë, por domosdoshmëri. Tani, kur situata politike në këto territore në një farë mënyrë është stabilizuar, është e domosdoshme të fillohet me projekte për kërkime të përbashkëta të cilat do të hedhin dritë të re në të kaluarën e përbashkët të popujve të cilët jetojnë në këto territore thotë mes tjerash akademiku i ndjerë arbreshë Prof.Dr.  Aleksandër Stipçeviq.



Ka vdekur historiani dhe akademiku Zef Mirdita

Akademik Prof.Dr.Zef Mirdita(13.3.1936-04.04.2016)



Historiografia dhe publicistika kroate për Shqiptarët

Revista e amzës kroate (Časopis matice hrvatske) “Kolo” sjell nga penda e dr. Mirditës një pasqyrë historike jo vetëm të historiografisë kroate, por edhe të disiplinave të tjera shkencore (etnologjia, linguistika, arkeologjia, muzika) dhe të publicistikës të cilat merren me të kaluarën e Shqiptarëve si dhe me kulturën e tyre shpirtërore dhe materiale. Sipas autorit kjo njohuri në të vërtetë është reflektim i traditës shumëshekullore të raporteve të ndërsjella kroato-shqiptare. Më atë rast kanë ndikuar edhe rrethanat e përbashkëta historike. Përveç kësaj, autori vë në dukje se themeluesi i medievistikës shqiptare, me çka e ka ngarkuar me borxh edhe historiografinë shqiptare, është Milan Shufflay. Po ashtu theksohet edhe kontributi i humanistëve, shpirtërorëve dhe artistëve shqiptarë dhënë kulturës kroate, në periudhën e renesancës dhe humanizmit (Gjon Ivan Gazulli, Andrija Alleshi), dhe në kohën më të re (K. Krstiq, A. Stipçeviq, familja Deshpali dhe të tjerë).



Nuk është rast i rrallë në histori që rrethanat e përbashkëta historike të popujve fqinj t`i kushtëzojnë edhe lidhjet e tyre reciproke në lëmin shpirtëror, ekonomik, kulturor dhe politik. Kjo bën që edhe të njihen më thellë dyanësisht. E kur është fjala për marrëdhëniet kroato-shqiptare ato janë mjaft shtresore dhe të ndryshme. Natyrisht se edhe intensiteti i tyre nuk është i barabartë në Kroacinë e jugut, respektivisht në Kroacinë bregdetare, ku këto marrëdhënie kanë qenë shumë më intensive dhe të drejtpërdrejta për dallim prej Kroacisë veriore, gjegjësisht kontinentale. Kjo, midis tjerash, qartë shihet edhe në materialin e pasur arkivor në Dubrovnik, Kotor, Split, Zarë që ka të bëjë jo vetëm me Dalmacinë, por përfshin edhe të dhëna të vlefshme mbi Shqipërinë. Këtu para së gjithash bëhet fjalë për periudhën e proveditorëve gjeneralë për Dalmacinë dhe Shqipërinë.
 Por, pavarësisht prej kësaj, publiku shkencor dhe kulturor, por edhe ai më i gjerë, falë veprave të veprimtarëve të ndryshëm shpirtërorë, shkencorë dhe kulturorë, ishte, mund të thuhet lirisht, bukur mirë i njohur me të kaluarën e popullit shqiptar, me kulturën e tij shpirtërore dhe materiale. Pa dyshim se në përmbajtjen dhe qëllimin e kësaj njohurie kanë ndikuar jo vetëm prirjet e caktuara të individëve por edhe ngjarjet politike në një periudhë të caktuar te të dy popujt. Në përputhje me këtë, duke marrë para sysh literaturën relativisht të pasur që ka të bëjë me lëmi të ndryshme të jetës shkencore-kulturore dhe publicistike të Shqiptarëve, mund të përfundohet se interesimi për njohjen e Shqiptarëve si dhe të kulturës së tyre shpirtërore dhe materiale ndër Kroatë ka një traditë të gjatë. Mund të thuhet lirisht se ky interesim ka filluar qysh prej mesjetës dhe që vazhdon pandërprerë.

E pra, para se t`i qasem veprave me karakter shkencor-letrar dhe publicistik mendoj se është e domosdoshme të përqendrohemi shkurt në lidhjen shpirtërore-shkencore dhe kulturore shqiptaro-kroate. Më atë rast mendoj gjithsesi në veprimtarët shkencorë dhe kulturorë me prejardhje shqiptare të cilët me vepra të ndryshme i qëndisën emrat e vet në trashëgiminë intelektuale të popullit kroat.

Me rënien e Shkodrës në vitin 1479 dhe Tivarit me 1571 nën sundimin e Turqisë, Shqipëria bëhet pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. Ky akt fatal do të reflektohet edhe në shkëputjen e popullit shqiptar prej civilizimit evropian së cilës sipas historisë, por edhe pozitës gjeografike, i takon. Shumë prej humanistëve shqiptarë, por edhe krijuesve të tjerë kulturorë, për ta ruajtur identitetin e tyre shpirtëror dhe lirinë e krijimtarisë, duke ikur nga zullumi turk, gjejnë vend në Dubrovnik dhe në territorin e Dalmacisë veneciane, ku kanë mundur lirisht të krijojnë dhe t`i zhvillojnë aftësitë e tyre intelektuale.

Pa pretendim që të hyj në hollësira, këtu do të përqendrohem vetëm në disa emra të cilët nuk janë të panjohur për publikun shkencor dhe kulturor kroat.

Ndër të parët vetvetiu vërehet rëndësia e emrit të Andre Aleshit nga Durrësi i cili me veprat e tija skulpturore dhe arkitektonike i pari futi shpirtin e renesancës në Dalmaci, si në arkitekturë po ashtu edhe në skulpturë. Për të dhe për veprat e tija në Rab, pastaj në Split, Trogir dhe Zarë kanë shkruar shumë shkencëtarë kroatë, duke filluar nga Ivan Kukuljeviq Sakcinski, Ljubo Karamani, Cvito Fiskoviqi, Kruno Prijatelji, Ivo Petricioli  dhe Andrija Mutnjakoviqi.

E kemi theksuar tashmë se shumë intelektualë – humanistë, duke ikur nga zullumi turk, e lanë Shqipërinë dhe u vendosën në Dubrovnik apo diku tjetër në Dalmacinë veneciane, në Venedik dhe Itali në përgjithësi, kurse me veprat e tyre e ngarkuan me borxh kulturën dhe shkencën e atij vendi (nënqielli) në të cilin kanë vepruar. Një prej tyre është gjithsesi edhe dominikani Gjon Gazulli, i njohur si Ivan Gazulić, humanisti, matematikani dhe astronomi i njohur që jetoi dhe punoi në Dubrovnik; pastaj Marin Biçekimi respektivisht Bečić, rektor i shkollës publike në Dubrovnik në vitin 1492.

Sikurse ka pasur veprimtarë shpirtërorë kroatë në Shqipëri, ashtu ka pasur në mes të shekullit XVI e më tej argjipeshkvij dhe ipeshkvij Shqiptarë me prejardhje nga Durrësi. Kështu përmendet një Andre nga Durrësi (Andreas de Dyrrhachio) kah mesi i shekullit XVI si argjipeshkëv i Dubrovnikut, respektivisht Andreu nga Durrësi, ipeshkëv i Senjit, i cili nënshkruhet si profesor i teologjisë dhe doktor i Shkrimit shenjtë. Duhet vërë në dukje se gjatë kohës së tij sa ishte ipeshkëv është shkruar Meshari i parë i Vrbnikut i vitit 1458. Në këtë grup veprimtarësh duhet përmendur edhe Nikë Arbanasin, kanonikun dhe pedagogun nga shek. XIX, si dhe Spasojë Albanezin i cili qe ndihmës profesor (suplent) në gjimnazin e Zarës. Në kontekstin e gjithë të përmendurës është veçanërisht me rëndësi të theksohen Arbanasët në Zarë dhe kontributin e tyre dhënë shkencës, kulturës, muzikës, sportit dhe politikës kroate.

Si duket kështu e deshi “fati” që Shqiptarët katolikë, për ta shpëtuar identitetin e tyre etno-shpirtëror, të shpërngulen nga vatrat e tyre. Gjithsesi një prej arsyeve elementare ka qenë ikja nga zullumi turk. Kjo ndodhi edhe me Klementinët të cilët viteve të 30-ta të shekullit XVIII zunë vend në Srijem, konkretisht në Hrtkovci dhe Nikinci. Meqë këta në atdheun e ri një kohë të gjatë i mbajtën zakonet, doket, por edhe gjuhën e tyre, nuk është çudi që është shkruar shumë për ta.

Si duket për ta shkroi i pari Stipan Marjanoviq. Vepra e tij është shumë interesante sepse ka të dhëna të shkëlqyeshme etnografike, shkruan për doket dhe zakonet e tyre. Por, kjo vepër është interesante edhe për nga pikëpamja linguistike.

Shqiptarët që kishin ardhur në Kroaci shpejt hynë në veprim edhe në shumë struktura sociale të popullatës kroate. Kështu kishte edhe aristokratë Shqiptarë në shoqërinë kroate. Të tillë kishte në Split, Turopolje dhe tjera vende nëpër Kroaci. Ndër familje të njohura mund të ceken Gvozdenoviqët në Zhumberak që i dhanë Kroacisë “nënmarshallë, gjeneralë, kolonelë, kapitenë, prelatë, avokatë, shkencëtarë, shkrimtarë, atdhetarë…”

Në periudhën e lëvizjes ilire, kur Kroatët luftuan për identitetin e tyre nacional dhe mëvetësinë politike, Ilirët e vjetër në këtë luftim kanë qenë levë e rëndësishme politike. Protagonistët e lëvizjes ilirike, edhe pse ishin të vetëdijshëm se kjo nuk përputhet me të vërtetën shkencore historike, u orvatën që nën nocionin Ilir, në luftë kundër gjermanizimit dhe hungarizimit, të provojnë medoemos autoktoninë e Sllavëve të Jugut në rajonet në të cilat ata jetojnë. Kështu Ljudevit Gaj-i shkroi punimin me karakter programatik-politik me titull “Kush ishin Ilirët e vjetër?” E pra, pavarësisht nga ajo dhe nga qëndrime të tilla politiko-pragmatike në këtë të njëjtën Danicë ilire një autor anonim në bazë të të dhënave historike dhe etnografike shkruan po ashtu edhe për “Shqiptarët”.

Nga ajo që u tha shihet qartë se njohuria e dyanshme kroate-shqiptare ka të kaluarën e saj të gjatë në intensitetin e së cilës gjithsesi ka ndikuar edhe situata politike e të dy popujve. Dhe jo vetëm kjo. Sikurse kishte ipeshkvij dhe argjipeshkvij me prejardhje shqiptare në Kroaci, konkretisht në Dubrovnik dhe Senj, për të cilët tashmë kemi folur, ashtu edhe kleri kroat ka marrë pjesë në jetën shpirtërore të Shqiptarëve. Ai në të vërtetë merr pjesë edhe në organizimin kishtar të territorit shqiptar. Duhet përmendur Dominik Andrijasheviqin (1572-1632), Dubrovnikasin që si ipeshkëv shkodran punoi në organizimin e klerit të ipeshkvisë së përmendur, i përmendur edhe si ipeshkëv “i Shtjefnit” (stjepanski), d.m.th. ipeshkëv i Mostarit. Përveç kësaj ishte edhe në shërbesë diplomatike.

Nga vet titulli i shkresës së cekur do të pritej se këtu do të bëhet fjalë vetëm për vepra historiografike. Mirëpo, në këtë njoftim të dyanshëm apo më mirë të thuhet në njoftimin e Shqiptarëve, të kaluarës së tyre, kulturës shpirtërore dhe materiale, gjithsesi nën rrethana të caktuara historike, ndër Kroatë kanë vepruar jo vetëm historianë por edhe etnologë, linguistë dhe disiplina të tjera shkencore për të cilat do të flasim këtu, publicistë, letrarë e të tjerë. Në përshtatje me këtë që u tha në trajtimin e problemit të cekur do të filloj me letrarët dhe publicistët, dhe vetëm mbasandaj me historianë dhe shkencëtarë të disiplinave të tjera.

Te letrarët kroatë personi më i dashur nga e kaluara shqiptare është gjithsesi Gjergj Kastrioti Skenderbeu apo siç e quajnë ata Juraj Kastriotiq Skenderbeg. Kjo është edhe e kuptueshme kur dihet se, siç pohon Milan Shuflaj: “Nën Skënderbeun një fis i tërë shqiptar u bashkua në luftë kundër Turqve. U krijua një shtet i vërtetë shqiptar, pas rënies së Stambollit, Serbisë dhe Bosnjes, një shtet i fundit i madh i krishterë në Ballkan.” Që me këtë konstatim të cekur të M. Shuflajit qartë mund të dallohet interesimi te rrethet intelektuale kroate për Skënderbeun. Për më tepër, në periudhën e lëvizjes ilire emri i Gjergj Kastiotit Skënderbeut, i cili me luftën e tij çerekshekullore kundër Turqve simbolizonte rezistencën heroike kundër fuqisë okupuese të huaj, do të jetë i pranishëm në zhanre të ndryshme letrare. Në të rilindësit kroatë gjetën personazhin e përshtatshëm për frymëzim në realizimin e idealeve të tyre nacionale. Ai u paraqit si prototip-luftëtar në mbrojtjen e kristianitetit perëndimor. Në këtë kuptim për të edhe shkruhet në Danicën ilire me titull Juraj Skenderbeg i Amurat (Gjergj Skenderbeu dhe Amurati), respektivisht Juraj Skenderbeg i Muhamed (Gjergj Skenderbeu dhe Muhamedi).

Për Skënderbeun dhe trimëritë e tija heroike si prototip i mbrojtësit të krishterimit perëndimor kanë shkruar dhe kënduar poetët. Atë e përmend në Osmanin e vet edhe Ivan Gundulliq. Në mënyrë të veçantë për të këndon fra Kaçiq-Mioshiq (Kačić-Miošić).

Është interesante të ceket se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski në bazë të këndimit të fra Andrija Kaçiq-Mioshiqit shkroi tragjedinë me titull Skenderbeg që ruhet në dorëshkrim në Arkivin HAZU (Arkivi kroat i shkencës dhe artit, vër. e përkth.).

Kur është fjala për historianët kroatë që kanë shkruar për Gjergj Kastriotin Skënderbeun gjithsesi i pari është Dubrovnikasi Ludovik Crijeviq Tuberoni (1459-1527). Ai, duke shkruar për kohën e vet, madje për periudhën ndërmjet vitit 1490-1522, i përshkuar me idenë e kryqëzatës kundër Turqve, shkruan edhe për luftërat shumëvjeçare të Skenderbeut kundër Turqve. S`ka dyshim se duke shkruar këto Komentime (Komentari) të tija dhe kur është fjala për Skenderbeun ka qenë në ndikim të fortë të veprës së humanistit shqiptar, priftit shkodran Marin Barletit, përndryshe biografit të parë të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Kjo është një vepër, modeli (origjinali) i së cilës ishte ajo nga Frankfurti mbi Main, e shtypur në vitin 1743 edhe në Zagreb me shtojcën në titull “Athleta Christi”.

Arsyeja përse Franjo Thauszy dha që të shtypet, ai përndryshe ndërmjet 1734-1737 ishte komandant i kështjellës së kaptolit të Zagrebit në Dubicë, dhe t`ia kushtonte Karl Batthyani-t në Nemeth-ujvarë, banit të mbretërisë së Dalmacisë, Kroacisë dhe Sllavonisë, shihet nga parathënia e tij në të cilën thuhet: “që ta kthej një pjesë të Kroacisë e cila ka pësuar nën mynxyrat e robërimit osman në lirinë e etërve” dhe që zëvendësi i mbretit në orët e mbrëmjes të lexojë këtë vepër për të pushuar. Sido që të jetë nga kjo qartë shihet se Gjergj Kastrioti Skënderbeu edhe 275 vjet pas vdekjes së tij ishte i pa vdekur dhe “spiritus agens” i lëvizjeve të mëdha të popullit për çlirimin nga robëria turke. Arsyeja e parë ishte që Franjo Thauszy, duke krahasuar Kral Batthyani-n me Skënderbeun, siç shihet nga parathënia, t`i lajkatohet mëkëmbësit të mbretit, meqenëse tashmë kishte pas rënë në pamëshirën e tij, për çka na flet hollësisht edhe Baltazar Adam Krçeliq.

Për jetën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kanë shkruar Mate Zorçiq dhe Mihovil Pavlinoviq. Duke e trajtuar atë në kontekstin e pushtimeve turke në Ballkan, fra Donat Famijaniq nga Zara shkruan për luftërat e Skënderbeut kundër Turqve.

Ferdo Shishiq, një prej historianëve të njohur kroatë në gjysmën e parë të shekullit XX, ndër të tjera ka shkruar edhe një shkresë me titull Gjorgje Skenderbeg Kastriotiq, respektivisht të njëjtin tekst me titull Gjorgje Skenderbeg Kastriotić i njogovo doba (Gjergj Skënderbe Kastrioti dhe koha e tij) me shtojcat prej tetë dokumenteve dhe tri faqeve shënimesh. Ky tekst nuk është botuar por gjendet në dorëshkrim në Arkivin HAZU.

Ai këtë shkresë të tij e fillon me fjalët: “Ajo që ndër poetë është Shekspiri, ndër gojtarë Foksi, ndër prijës (gjeneralë) Napoleoni, ky është Skënderbeu ndër trima trim i vërtetë” (…), dhe vazhdon: “Ndërsa kalorësit evropianë kishin frikë nga fytyra e nxirë jeniçere, Skenderbeu vet me të djathtën e vet preu deri në dy mijë Turq dhe ndërsa perandoritë dhe mbretëritë në të cilat sulltanët godisnin, plot dëshpërim kërkonin ndihmë nëpër mbarë krishterimin, Kastrioti trim me një grusht të Arbanasëve zemërakë godet dhe e mposht ushtrinë tejet të madhe të dushmanit.”

Me rastin e pesëdhjetë dhe pesëqind e tridhjetë vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut autori i këtij artikulli ka shkruar dy artikuj okazionalë (të rastit) për Skënderbeun. Po ashtu ekziston edhe një artikull i Q. Peteshiq-it.

E pra nuk ishte vetëm personi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut lidhëse në njohurinë e dyanshme të Kroatëve dhe Shqiptarëve. Në këtë kanë pasur ndikim edhe faktorët e ndryshëm politikë të cilët, edhe pse jo për nga përmbajta, por për nga pasojat, ishin të ngjashëm. Kjo në mënyrë të veçantë ndjehet në periudhën e lëvizjes ilire, respektivisht të rilindjes popullore kroate. Mirëpo, njohuria intenzive e publikut kulturor kroat fillon në periudhën e shpërthimit të krizës lindore.

Është e njohur se kjo krizë ndizej pa flakë një kohë të gjatë. Shpërtheu me kryengritjen boshnjako-hercegovinase (1875) dhe me kryengritjen në Bullgari (1876) qëllimi i së cilës ishte çlirimi nga pushteti turk. Në këto shqetësime implikohen (hyjnë në veprim) edhe Shqiptarët, konkretisht rilindësit shqiptarë. Rezultati i kësaj lëvizjeje është Lidhja e Prizrenit (1878-1882) e cila me demarshe dhe memorandume të ndryshme drejtuar fuqive të mëdha evropiane të atëhershme, kundërshtoi copëtimin e territorit etnik shqiptar dhe dhurimin e tyre shteteve të krishtera ballkanike (Srbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë). Për të gjitha këto raportohet edhe publiku kulturor kroat në artikujt që janë botuar në “Obzor” të Zagrebit, “Branislav” të Osjekut dhe “Narodni list – Il Nazionele” të Zarës. Interesante është se “Obzor” i Zagrebit, gazeta më prestigje e inteligjencës së pavarur kroate, vetëm për Lidhjen e Prizrenit dhe rilindjen popullore shqiptare, dhe këtë prej 6. maj 1878 deri më 4. qershor të vitit 1881 ia kushtoi 250 artikuj, paraqitje dhe informacione, dhe këtë 45 për vitin 1878, 67 për 1879, 127 për 1880 dhe 17 për vitin 1881. Nga ana tjetër “Branislav” i Osjekut i kushtoi rilindjes kombëtare shqiptare vetëm tri artikuj në 1878 dhe disa në vitin 1879. “Narodni list – Il Nazionale” i Zarës në vitin 1878 këtij problemi i kushtoi 14, ndërsa 26 në vitin 1880 dhe 12 artikuj, shënime dhe informacione në vitin 1881.

Si u tha tashmë, ngjarjet politike në Ballkan dhanë shkas që të shkruhet për to, por edhe për popujt me të cilit kishin të bënin këto ngjarje. Në këtë frymë duhet kuptuar edhe kontributin e françeskanëve të provincës së Bosnje Srebernës që nuk është i parëndësishëm në njohurinë e të kaluarës së popullit shqiptar. Këtu i veçoj tre françeskanë me influencë të provincës së përmendur veprat e të cilëve janë shumë të rëndësishme për njohjen e jo vetëm të kaluarës por edhe të zakoneve dhe dokeve të Shqiptarëve, e këta janë: Josip Dobroslav Bozhiq, fra Lovro Mihaçeviq dhe fra dr. Andrija Nikiq.

Josip Dobroslav Bozhiq për shkak të natyrës së tij karakteristike nuk ishte sipas dëshirës as të pushtetit laik politik as të eprorët e vet.

Kështu qe transferuar nga Bosnja në Troshan, fshat në Zadrimë në Shqipëri, në kolegjin françeskanë ku kryente detyrën e edukuesit dhe magjistrit. Sapo erdhi në Shqipëri menjëherë filloi të interesohet për të kaluarën, doket dhe zakonet e popullit shqiptar. Meqenëse ishte në mosmarrëveshje të vazhdueshme me eprorët e vet kaloi te priftërinjtë dioqezanë, dhe këtë në Ipeshkvinë e Banjallukës. Këtu e mbaroi veprën me titull Arbanija. Crte o narodu i povijesti Arbanije do pada joj u turske ruke 1571. godine (Shqipëria. Tipare mbi popullin dhe historinë e Shqipërisë deri në rënien e saj në duart turke në vitin 1571). Pas ekzemplarit (arkut) të parë të shtypur qe e ndaluar shtypja e mëtejshme e kësaj vepre. Për më tepër, pleqëria françeskane e konfiskoi.

Më i rëndësishmi gjithsesi është Lovro Mihaçeviq. Ai në kolegjin françeskan në Zadrimë mori mbi vete detyrën e magjistrit të rishtarëve françeskanë. Këtu qëndroi plot dhjetë vjet, dhe këtë prej vitit 1883-1892. Pasi që sërish u kthye me 1906 në Shqipëri, ai në vitin 1907 si provincial françeskan i shkoi rreth e rrotull tërë Shqipërisë me Epir dhe Maqedoni, deri ku shtrihej provinca françeskane. Për (në) rrugë u ndal katër muaj duke i shënuar vërejtjet dhe përshtypjet e veta. I nxitur nga ngjarjet politike që në ato kohëra zhvilloheshin në Shqipëri shkroi një vepër të vogël me titull Crtice iz arbanaške povijesti (Tipare nga historia shqiptare). Kjo, në të vërtetë, siç pohon me të drejtë A. Stipçeviqi më parë është një kompilim nga vepra e Artur Galanti-t, se sa një vepër e tij origjinale.

Për dallim prej tij, kur është fjala për karakterin shkencor të punës, Andrija Nikiqi është shumë më autentik dhe më i rëndësishëm. Ai në bazë të njohurisë së shkëlqyeshme të materialit arkivor nga Arkivi Propaganda Fide, si dhe literaturës profesionale, i ka paraqitur shkëlqyeshëm rrethanat politike dhe sociale, si dhe gjendjen ekonomiko-kulturore në Kosovë në mes të vitit 1840-1890.

Në të vërtetë interesimi për të kaluarën e popullit shqiptar te shkencëtarët-historianët kroatë kurrë nuk është dobësuar. Kështu qysh Franjo Raçki, edhe pse vet nuk është marrë me problemet e historisë shqiptare, botoi raportin e arqipeshkvit të Tivarit Marin Bicit të cilin ia dërgoi Kongregatës de Propaganda fide, dhe në të cilën gjinden shumë të dhëna të rëndësishme që flasin për rrethana të vështira dhe të padurueshme të katolikëve shqiptarë nën sundimin turk. Në këtë ka edhe mjaft të dhëna të vlefshme etnografike dhe gjeografike. Për njohjen e rrethanave të vështira dhe të padurueshme në Shqipëri gjatë kohës së sundimit turk veçanërisht është i rëndësishëm Raporti i argjipeshkvit të Tivarit, më vonë i Zarës Vick Zmajeviq-it që për fat të keq, sa më është e njohur, në Kroaci nuk është i publikuar.

Karlo Horvat, njohës i shkëlqyeshëm i arkivave romake, në bazë të këtij materiali po ashtu shkruan shkresa të rëndësishme mbi Shqiptarët, respektivisht mbi Shqipërinë. Po ashtu edhe Shime Ljubiq, duke publikuar Listine sjell mjaft dokumente që kanë të bëjnë me Shqiptarët.

Kontributi i shkencëtarëve kroatë në ndriçimin e të kaluarës së Shqiptarëve dhe në studimin e gjuhës shqipe si çelës për njohjen e strukturës së gjuhëve paleoballkanike ka një rëndësi të madhe. Sigurisht edhe kjo ka qenë shkak që gjuhëtari i shkëlqyeshëm kroat, Osjekas, Josip Florshytc në institutin e Zagrebit ligjëroi në vitin 1910-1916 gjuhën shqipe. Kjo ka qenë e para herë në këtë Institut.

Me gjithë faktin që për Shqiptarët dhe të kaluarën e tyre kanë shkruar shumë intelektualë kroatë qoftë si publicistë, respektivisht shkencëtarë, megjithatë emri i Milan Shuflaj-it si për historiografinë kroate, veçanërisht atë shqiptare qe kthesë e madhe. Është e vërtetë se historiani kroat Josip Gelçiq (Giuseppe Gelcich) duke diskutuar për të kaluarën e Zetës dhe dinastisë së Balshiq-it, ndalet edhe në disa probleme nga Shqipëria e mesjetës. Mirëpo, veprat e Milan Shuflajit janë gurë themeli i medievistikës shqiptare.

Shkaku përse ai është marrë aq intensivisht edhe me ndriçimin e të kaluarës shqiptare disa e kërkojnë në kohën e krijimit të shtetit shqiptar. Mirëpo, siç thekson me të drejtë Marko Kostrençiq, Shuflaji “e kishte gjetur për vete fushën e veprimit që më së shumti i përshtatet prirjes së tij të lindur për bizaren (ekstravaganten), dhe këtu kishte mjaft mundësi që të ndizej imagjinata e tij e fortë historike në rolin dhe pozitën mistike të pasardhësit të autoktonëve në siujdhesën hemike (sc. ballkanike, Z.M.). Që tani z. Š(ufflay-it) vëmendjen ia tërheqin veçanërisht çështjet arbanase, dhe me punën e vet ai i vuri bazat për një kuptim të ri të jetës arbanase në të gjitha drejtimet dhe ndikimit të saj në rrethinë.» Mirëpo, arsyeja e vërtetë që iu kushtua aq shumë së kaluarës së Ballkanit, konkretisht të Shqiptarëve, më duket, shihet në fjalët e vetë M. Shuflayit i cili, ndër të tjera thotë: «Kroacia e vendosur në dheun, që me formësimin fizik që moti mbart vulën e kufirit të dy siujdhesave të mëdha evropiane, e cila është kufi e gjuhëve, perandorive dhe feve ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, perandorisë bizantine dhe asaj të shenjtë romane, e shtyrë në sferën e interesave të papëve, ndjen çdo lidhje të këtyre dy botëve, ashtu sikurse betejat edhe sot i përjeton plagë. Këto lidhje për historianin janë rreze drite që me shndritjen hyjnore të frymëzimit shumë herë ndriçon errësirën që i mbulon në shumë vende pesë shekujt e parë të historisë kroate… Ndërsa autoriteti i Bizantit po bie, gjithnjë e më i madh po bëhet ndikimi i kurisë në Kroaci. Kur u ul Kreshimiri në fron, Roma tashmë kishte filluar të kryente revolucionin që kishte për qëllim të ndryshonte me themel raportin e Kishës me shtetin – pushteti apostolik ka për të fituar parësinë mbi mbretërinë.» (Kurzivi Z.M.).

Pavarësisht nga gjithë kjo ai këtë «imagjinim» të vetin për studimin e të kaluarës së popullit shqiptar e vërtetoi me botimin kapital të dokumenteve historike që kanë të bëjnë me mesjetën e Shqipërisë. Në të vërtetë Acta Albaniae janë paramenduar t`i kenë katër vëllime, madje në përgjithësi në bazë të materialit arkivor venecian për të cilat konsideronte se nuk duhej të përfundonin me vitin 1479 kur Venedikasit e humbin Tivarin dhe Ulqinin. Arsyeja përse mu ky vit, Shuflaji e shpjegon kur thotë: «Pikërisht ky material përfundimtar i shek. XVI është jashtëzakonisht i rëndësishëm për tërë Ballkanin, e në veçanti për pjesën e tij arbanase. Sepse në këtë shekull mbaron mutacioni i madh social, merr fund involucioni i strukturës sociale mesjetare bizantine-serbe, zhvillohet deri në fuqi të plotë sistemi aktivistik fisnor dhe përgatitet një lloj njësish hierarkike shtetërore (Mali i Zi, Mirditorët, Himariotët). (Kurzivi Z.M.).

Për fat të keq dy vëllimet tjera nuk e panë dritën. Supozohej që vëllimi i tretë të ketë qenë i kryer, mirëpo «kishte humbur».

Pas kësaj vepre themelore për medievistikën shqiptare, Shuflaji rrjedhimisht publikon studimet e veta kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Në bashkëpunim me L. Thalloczy-in dhe Konstantin Jireçek-un kishte ndër mend ta shkruante historinë e popullit shqiptar në katër vëllime. E pra, deri te realizimi i këtij qëllimi nuk erdhi edhe pse studimi Položaj crkve u predturskoj Albaniji (Pozita e kishës në Shqipërinë paraturke) është dashtë të jetë kapitulli i 11 i asaj vepre, çka shihet nga një letër që Shuflaji ia kishte dërguar L. Thalloczy-it. Vazhdojnë më tutje punimet e rëndësishme si: Politička sudbina dračke teme (Fati politik i çështjes (temës) së Durrësit), Biologija albanskog plemena (Biologjia e fisit shqiptar), Gradovi i gradišta Albanije uglavnom za vrijeme Srednjega vijeka (Qytetet dhe gërmadhat e Shqipërisë kryesisht gjatë Mesjetës), Povijest sjevernih Arbanasa (Historia e Arbanasëve veriorë) si dhe Nacionalne maglice (Mjegullat (ngatërrimet) nacionale). Sredovječna plemena Albanije i Crne Gore (Fiset mesjetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi) në të cilin bën fjalë për etnogjenezën e popullit shqiptar dhe kristalizimin e tij politik, pastaj Državne jezgrice. Sredovječni dinasti Albanije i Crne Gore (Elitat (thelbet) shtetërore. Sunduesit (dinastët) mesjetarë të Shqipërisë dh Malit të Zi) në të cilin vihet në dukje domethënia e territorit shqiptar në tentimet e formimit politik të dinastëve të mëdhenj e të vegjël, duke u mbështetur në lidhjet e gjakut me shtëpitë aristokrate bizantine, franceze, serbe, bullgare, kroate dhe boshnjake.

E gjithë kjo punë rezultoi veprën Srbi i Arbanasi (Serbët dhe Arbanasit) që përbëhet prej 32 studimeve, të përfshira në tetë kapituj. Kapitulli i shtatë i këtij koleksioni punimesh flet për kontaktet politike të Kroatëve dhe Shqiptarëve në shek. XIV-të.

Është interesante se duke lexuar me vëmendje këtë vepër mund të vërehen disa kontradikta dhe dobësi metodologjike. Kjo veçanërisht shihet në rastin ku flitet për raportet ndërmjet Malazezëve dhe Shqiptarëve. Konkretisht kjo shihet në rastin e fisit Kuçi për të cilin thotë se në vitin 1614 ishte “gjysma ortodoks e gjysma latinë”, ndërsa për vitin 1614 pohon se janë “Chuzzi Albanesi del rito romano”. Përveç kësaj duhet cekur se ai kur diskutimin e problemeve historike është shërbyer me terminologjinë e shkencave natyrore, si që është “osmoza”, “simbioza”, “mutualizmi”, etj. Gjithsesi në frymën e kohës së vet shumë është shërbyer po ashtu me metodologjinë e pozitivizmit sociologjik, në mënyrë të veçantë kur reflekton mbi faktorët e fuqive kolektive, ndikimeve reciproke, shkrirjet dhe modifikimet e vazhdueshme.

Kur është fjala për historinë shqiptare dhe referimin (paraqitjen) e saj Shuflaji është dëshmuar edhe si letrar. Në vitin 1920 në Zagreb, ai me pseudonimin Alba Limi, publikoi romanin historik, respektivisht siç thotë vet “historinë romantike” me titull Kostadin Balšić. Në të zhvilloi tërë fantazinë e tij të zjarrtë, porse duke ruajtur besnikërisht strukturën historike të dinastëve shqiptarë.

Pa kurrfarë dyshimi mund të thuhet se në të vërtetë me Shuflajin fillon qasja e vërtetë shkencore e shkencëtarëve kroatë e marrjes së tyre me të kaluarën shqiptare. Një prej tyre gjithsesi është edhe Stjepan Antoljak, themelues i katedrës së historisë në Fakultetin filozofik në Prishtinë, përndryshe edhe profesor shumëvjeçar i historisë në Fakultetin filozofik në Shkup. Për shkak të punës që e bëri për shumë vjet në Arkivin shtetëror të Zarës, por edhe në bazë të materialit arkivor nga Roma dhe Vjena, publikoi disa punime nga lëmi të ndryshme të historisë së popullit shqiptar.

Si arkivist, por edhe historian, Bernard Stulli me studimin e tij Albansko pitanje (Çështja shqiptare) e qiti borxh historiografinë shqiptare. Ai si drejtues shumëvjeçar i Arkivit shtetëror në Zagreb pati mundësinë të njihet edhe me materialin arkivor që ndërlidhej me të kaluarën e Shqiptarëve. Stulli në të vërtetë në Albansko pitanje (Çështjen shqiptare) shkruan në kontekstin e ngjarjeve politike të kohës dhe kërkon ndikimet e të fortëve botërorë interesat e të cilëve hynin në konflikt pikërisht në fushën e Perandorisë që po rrënohej Osmane.

Sipas mendimit të Stulli-t çështja shqiptare shfaqet vonë “për shkak të prapambetjes dhe zhvillueshmërisë ekonomiko-shoqërore dhe politike të vendit shqiptar”, gjegjësisht “shfaqet në mënyrë të papjekur”, sepse nuk ka fuqi shoqërore “që do të sendërtonin lëvizjen politike më radikale dhe njëmend shqiptare”. Sipas mendimit të tij kjo lëvizje është zhvilluar nën ndikimin vendimtar të fuqive të huaja të cilat “kushtëzuan jetën politike dhe zhvillimin e vendeve dhe popujve ballkanikë” kështu që beteja nacionale vëzhgohet në një pjesë të madhe në nënshtrimin e ndasive të sferave të interesave në Ballkan. Është e rëndësishme edhe dukuria shoqërore e gërshetimit të interesave të borgjezive tregtare në ndërlidhje (mbërthim) të shoqërive ballkanike. Në fund vë në dukje Stulli se Çështja shqiptare pas Kongresit të Berlinit (1878) u bë një ndër problemet kyçe të politikës së Ballkanit. Autori me të drejtë konstaton se Lidhja e Prizrenit ka pasur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e “çështjes shqiptare”.

S`ka dyshim që arsyet e cekura, vërtetë të paraqitura në frymën e kuptimit të atëhershëm mbizotërues marksist-materialist të ngjarjeve historike janë në shumëçka të sakta. Vetëm se befasuese është që autori nuk e ka marrë në analizë edhe një faktor shumë të rëndësishëm të ndarjes (copëtimit) së Perandorisë Turke, që për faktorët politik evropian është shumë qenësor. Fjala është për “superstrukturën shpirtërore”. Siç dihet, veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit, veçanërisht ata në Kosovë, ishin të përshkuar me frymën e islamizmit dhe panturqizmit, dhe kanë luftuar, njëmend, për autonominë kulturore-sociale dhe ekonomike, por në kuadër të Perandorisë Turke. Një qëndrim i tillë për fat të keq i ka dëmtuar popullit shqiptar me rastin e ndarjes së territorit të Perandorisë Turke në përbërjen e së cilës ishte edhe populli shqiptar. Sepse kriteri elementar i Kongresit të Berlinit në ndarjen e territorit të Perandorisë së përmendur ishte përkatësia fetare e jo ajo nacionale. Dhe kështu fuqitë e mëdha në këtë kongres, duke mos dëshiruar të kenë “një Turqi të vogël”, ua ndanë territorin etnik shqiptar shteteve krishtera: Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Ky ishte “shpërblimi” i popullit shqiptar, i cili në pjesën më të madhe është i fesë Islame, për lojalitetin e tij ndaj sulltanit. Natyrisht se në një mënyrë të tillë nuk është zgjidhur, dhe as që mund të zgjidhet “çështja shqiptare”.

Është interesante si i qaset Ivo Andriqi, letrari dhe nobelisti kroat, por në shërbim të realizimit të idesë së “Serbisë së Madhe”, zgjidhjes së kësaj “çështjeje shqiptare”. Për këtë gjë historiani Bogdan Krizman ka shkruar një punim të vëmendshëm. Ivo Andriq, sado që të ketë qenë letrar i suksesshëm, kur është fjala për “çështjen shqiptare” ka lënë gjurmë shumë negative. Thënë më saktë ishte në shërbim të realizimit të idesë gjenocide të “Serbisë së Madhe”. Si ndihmës i minstrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1939 mori nga qeveria e vet detyrën që ta përpunonte një elaborat në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kur lexohet dhe analizohet, ky elaborat ideologjikisht në asgjë nuk dallon prej idesë së Vasa Çubrilloviqit. Dallimi është vetëm në zgjedhjen e mjeteve. Në këtë kuptim Andriqi preferon që Shqipëria të ndahet ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë. Kështu pohon: “Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej edhe qendra tërheqëse për pakicën arbanase në Kosovë, e cila në situatën e re do të asimilohej më lehtë (…) Çështja e shpërnguljes së Arbanasëve myslimanë në Turqi po ashtu do të ekzekutohej nën rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksioni më të fortë për ta ndaluar këtë.” Mirëpo ç`të bëhet me Shqiptarët – katolikët që në atë kohë në Kosovë ishin rreth 17.000, dhe së bashku me katolikët nga Shqipëria janë më atë rast gjithsej rreth 200.000-300.000?! Për Andriqin ata nuk përbënin rrezik sepse “raporti i tyre me Shqiptarët myslimanë asnjëherë nuk ka qenë i mirë”.

Për politikën gjenocidale serbe ndaj Shqiptarëve në Kosovë dhe për spastrimin etnik të kësaj zone në mënyrë që të realizohej ideja e “Serbisë së Madhe” ka shkruar edhe autori i këtij artikulli.

Historia e Shqiptarëve si dhe kultura e tyre materiale dhe shpirtërore janë t ë pranishme edhe në edicione të ndryshme të “enciklopedive kroate”. Kështu Ljudmil Hauptmann shkruan për historinë e Shqiptarëve, kurse Eqrem Çabej (Ećrem Čabej) për letërsinë artistike dhe popullore të Shqiptarëve. Një paraqitje të re sintetike të historisë së letërsisë shqiptare dha autori i këtij artikulli. Është me rëndësi të theksohet se interesimi për poetin kombëtar shqiptar Gjergj Fishtën (Đerđ Fišta) në rrethet intelektuale ndër Kroatë ka qenë gjithmonë e pranishme. Kjo është edhe e kuptueshme sepse ai, si poet, ka qenë nxënës i fra Kaçiq-Mioshiqit dhe fra Gërg Martiqit. Përveç kësaj duhet cekë se fliste shkëlqyeshëm kroatisht. Kështu për të shkruan Ivan Esih dhe Lazar Dodiq.

Në afrimin dhe njohjen reciproke kroate-shqiptare me siguri kanë qenë të rëndësishëm faktorët ekonomikë. Kjo i përket veçanërisht lidhjeve tregtare-ekonomike (bujqësore) dhe (breg)detare ndërmjet Dubrovnikut dhe Shqipërisë. Mbi këtë flet materiali i pasur arkivor i futur në Arkivin Shtetror në Dubrovnik. Këto lidhje i kanë trajtuar Josip Luetiq, Vinko Ivançeviq, mbi eksportimin e drunjve (qeresteve) nga Shqipëria në Dubrovnik si dhe mbi anijendërtuesit dubrovnikasë në Shqipëri.

I nxitur me ngjarjet tragjike në Kosovën e vitit 1981 Branko Horvat, ekonomisti i shquar kroat, filloi të merret me “çështjen kosovare”. Ai në të vërtetë orvatet të hyjë në shkaqet historike të politikës që çoi deri te këto ngjarje, për shkak të shpjegimit të thelbit të çështjes shqiptare në Kosovë. Për dallim nga pjesa historike që është përpunuar në redaktimin e një historiani kosovar shqiptar, analiza ekonomike dhe politike kanë provuar dhe sqaruar në të vërtetë esencën e problemit të revoltit të Kosovarëve shqiptarë.

E ballafaquar me politikën brutale gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit ndaj Shqiptarëve, derisa jetonte në Beograd, Ljubica Shtefan, e vetëdijshme për të gjitha pasojat negative për jetën e vet, mblodhi material arkivor dhe material tjetër në bazë të të cilit trajtoi periudhën e viteve 1878-1989, me çka në të vërtetë botës ia paraqiti pamjen e terrorit të tmerrshëm serb mbi Shqiptarët.

Mbasi e kemi fjalën për Kosovën dhe Shqipërinë duhet përmendur se autori i këtij artikulli ka publikuar paraqitjen në mënyrë të përmbledhur të kulturës shpirtërore dhe materiale si dhe dy kritika (censurime) të hollësishme punimesh mbi këtë lëmi nga parahistoria deri te antika e vonë.

Kontribut të rëndësishëm filologjisë dhe linguistikës shqiptare kanë dhënë edhe shkencëtarët e njohur kroatë, si që janë Henrik Bariq, Anton Mayer, Petar Skok, Radoslav Katiçiq dhe të tj. Kjo është edhe e kuptueshme sepse çelës për njohjen e problemeve paleoballkanike etnogjenetike është gjuha shqipe.

I pari, mund të thuhet, që intensivisht është marrë me problemet e gjuhës shqipe është Henrik Bariq, Dubrovnikas, përndryshe profesor i Universitetit të Beogradit. Ai, duke u marrë me problemet e paleoballkanistikës, u mor edhe me problemet e prejardhjes së gjuhës shqipe, raportin e saj ndaj rumanishtes, si dhe me problemet e prejardhjes së popullit shqiptar. Nxjerr edhe revistën “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju (Arkivi për lashtësinë, gjuhën dhe etnologjinë arbanase) për arsye që, siç vë në dukje në Hyrje, “në rend të parë (të ketë) parasysh studimin e marrëdhënieve serboarbanase, kulturore dhe politike (…) si dhe shqyrtimin e lidhjeve ndërmjet Arbanasëve dhe popujve parasllavë të siujdhesës ballkanike, të Romanëve ballkanikë, Grekëve, Thrakasëve të vjetër dhe Ilirëve.”

Në faqet e kësaj reviste, përndryshe jetëpak, janë publikuar punimet e shkencëtarëve të famshëm nga lëmi i bllkanologjisë dhe albanologjisë, duke trajtuar kështu raportet e gjuhës shqipe ndaj asaj rumune, si dhe gjuhëve të tjera ballkanike, vlerat shkencore e të cilave edhe sot janë të rëndësishme. Krahas studimeve gjuhësore dhe punimeve janë publikuar edhe studime nga historia e popullit shqiptar, si dhe recensione dhe kritika mbi librat e /nga/ ballkanologjisë.

Bariqi, kur është fjala për prejardhjen e gjuhës shqipe, mendon se e ka prejardhjen thrakase dhe që Shqiptarët janë vendosur (kanë zënë vend) në territorin ilir. Me vetë këtë ai e dëbon teorinë ilire mbi prejardhjen e gjuhës shqipe dhe insiston në lidhjen gjuhësore shqiptaro-rumune. Bariqi ka kontribuar shumë edhe në leksikografi. Në këtë lëmi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe Kruno Krstiqi, në mënyrë të veçantë mbi visarin gjuhësor të Arbanasëve në Zarë.

Një linguist tjetër i rëndësishëm kroat, përndryshe me prejardhje vllahe, që u mor intensivisht me problemet linguistike paleoballkanike dhe raportet e gjuhës shqipe ndaj tyre, ka qenë profesori universitar i Zagrebit Petar Skok. Preokupimi i tij elementar, kur është fjala për gjuhën shqipe, ishte raporti i saj me gjuhët rumune dhe sllave.

Në plejadën e linguistëve të njohur kroatë që janë marrë edhe me problemet e gjuhës shqipe në kontekstin e gjuhës ilire ka qenë edhe Anton Majer, indoevropeist dhe ilirolog i njohur, profesor në Universitetin e Zagrebit. Ai është përfaqësues i teorisë ilirike mbi prejardhjen e gjuhës shqipe.

Mbi raportet gjuhësore shqiptaro-ilire, por në kontekstin e gjuhëve paleoballkanike, ka shkruar edhe Radosllav Katiçiq, pasardhës i Anton Majerit në katedrën për indoevropeistikën në Universitetin e Zagrebit, kurse prej vitit 1971 kryetar (udhëheqës) i Katedrës për sllavistikën në Universitetin e Vjenës. Ai është përfaqësues i teorisë “iliro-shqiptare” kur shqyrton problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe. Mirëpo, në një vend tjetër ai është pak më kritikë për sa i përket një pohimi të tillë. Sepse vë në dukje se në konstruksionin interesant thrakas, megjithatë, edhe pse nuk është i provuar sigurisht, prejardhja ilire e gjuhës shqipe mbetet si më e mundshmja alternativë. Këtë mendim e shprehu edhe në artikullin e lexuar në Simpoziumin e parë ndërkombëtar mbi Ilirske studije (Studimet ilirike), të mbajtur në Tiranë në vitin 1972.

Për kërkime sistematike arkeologjike të territorit shqiptar, veçse nga arkeologë shqiptarë mund të flitet vetëm pas Luftës së II-të botërore, madje për të gjitha periudhat – nga parahistoria deri te mesjeta. Këto rezultate të arkeologëve shqiptarë janë sa mahnitëse aq edhe të pranueshme për shkencëtarët botërorë. Qëllimi i arkeologëve shqiptarë nuk ka qenë vetëm të njohurit e kulturës materiale dhe shpirtërore, në rend të parë Ilirëve, por kjo analizë ka qenë në funksion të ndriçimit të etnogjenezës së popullit shqiptar, përkatësisht për t`i vërtetuar lidhshmëritë etnogjenetike të Ilirëve dhe Shqiptarëve.

Duke iu falënderuar këtyre rezultateve dhe njohurisë së literaturës botërore arkeologu kroat Aleksandar Stipçeviqi ka shkruar në italisht një sintezë të historisë së Ilirëve, ma pas edhe në kroatisht. Përveç punimeve të rëndësishme nga problematika ilire është marrë edhe me etnogjenezën e popullit shqiptar, të publikuar në gjuhën sllovene. Me problemin e etnogjenezës së popullit shqiptar është marrë, duke u shërbyer me metodën interdisiplinore edhe autori i këtij artikulli Akademik Prof.Dr.Zef Mirdita.



Ndësa Prof. dr. Besim Spahiç, doktor i shkencave të komunikologjisë dhe shkencave politike në Universitetin e Sarajevës në një ligjeratë të tij ka numëruar se shumë personalitete publike dhe politike në Kroaci, që njihen si kroatë kanë origjinë të pastër shqiptare.

Ai ka përmendur emra ministrash, deputetësh, kryetar të komunave bregdetare siç është Zara, që janë me origjinë të pastër arbëreshe. Por ai shkon më tej duke thënë se edhe shumë personalitete botërore janë me origjinë shqiptare.

(Autori është drejtor i departamentit  për  mardhënie me publikun  pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup dhe mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D).

Taksa nuk hiqet,Hashim Thaçi e Kadri Veseli e sulmojnë gjeneralin e luftës dhe Heroin e Paqës Ramush Haradinajn në takim me David Hale

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Nga Flori Bruqi

Kosova në udhëkryq "ndërkombëtar"



Javëve të fundit në Kosovë janë shtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të shteteve mike, të cilët kanë takuar liderët e vendit lidhur me çështjen e taksës dhe dialogut me Serbinë.

 Gjatë fundjaves që lamë pas, në Kosovë qëndroi për vizitë nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale.

Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Kujtojmë se nënsekretari i shtetit David Hale i ka ftuar liderët e Kosovës që të flasin me një zë, sepse në këtë mënyrë pozicioni i Kosovës në dialog do të ishte më i fortë.

Hale shkurt tha :   “asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”. 

Z. Hale nuk ka dashur të komentojë nëse SHBA do të mbështesë zgjidhjet që do të bëheshin duke ndryshuar kufijtë në baza etnike.

Mesazhet që zt.David  Hale i dha  ishin aq të matura, aq larg prej çfarë u tha javën e kaluar, se është jashtëzakonisht problematike edhe për të nxjerr një titull të fortë. Ai nuk ka thënë që ushtria amerikane do të largohet. Ai nuk ishte i rreptë në çështjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ai nuk ishte dramatik as në kohën e mbetur për të përfunduar dialogun me Serbinë, që siç thuhet është fundi i këtij viti.


Rezultate imazhesh për david hale ne kosove

1.


David Hale, Zëvendëssekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Politike, vizitoi këtë të shtunë Kosovën me një mision të qartë: zhbllokimin e situatës së krijuar me taksën, e cila po ndërlikon jo vetëm Dialogun, por po rrezikon edhe raportet SHBA-Kosovë dhe interesat e të dyja vendeve.

Zt.David Hale, në një takim të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ka kërkuar suspendimin e taksës dhe lëvizjen përpara për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se SHBA e sheh këtë si një momentum të duhur.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se ky takim, i mbajtur në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan, Philip Kosnett, ka qenë i rëndë, pasi që zt.Ramush  Haradinaj nuk ka pranuar as kësaj radhe t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës amerikane, ndërkohë që  Hashim Thaçi dhe  Kadri Veseli janë pozicionuar përkrah SHBA-ve.

Këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi, duke komentuar raportimet për konfrontimet e liderëve përballë zyrtarëve amerikanë, ka thënë se ato nuk i shërbejnë zgjidhjes së kësaj situate dhe i bëjnë dëm Kosovës.


Rezultate imazhesh për david hale ne kosove

I pyetur nëse ky takim i  zt.David Hale me liderët kosovarë ka qenë i rëndë, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se nuk e di nëse ka qenë i tillë.


Por, ka shtuar se ka mundësi që është dukur i tillë për këshilltarët e kryeministrit, për një tjetër arsye.

“Takimi mund të konsiderohet i vështirë nga vartësit e Kryeministrit, sepse janë në një pozicion të kundërt me kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë  ministri i Shëndetësisë zt. Uran Ismaili

“Nëse ka qenë takim i vështirë, nuk është lajm i mirë për Kosovën. Takimet me administratën e SHBA-ve, si aleati ynë kryesor në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithmonë kanë qenë të mirëseardhura. Kjo është hera e parë që takimet tona me zyrtarët amerikanë po konsiderohen të rënda dhe ky vërtet është lajm i keq”, ka shtuar ai.

Zyrtarë të shumtë amerikanë, përfshirë Presidentin Doland Trump, insistojnë në suspendimin e përkohshëm të taksës dhe fillimin e procesit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë edhe si një interes të tyre strategjik në Ballkan.

E gjetur përpara një situate kur kredibiliteti i saj po vihet në pikëpyetje, SHBA thuhet se nuk do të ketë durim të pakufishëm dhe kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

“Mendojmë se Kosova ndodhet para një hapi kritik që ka të bëjë me një të ardhme me më shumë mirëqenie. Marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe e dobishme mes Serbisë dhe Kosovës është rruga për ta arritur këtë të ardhme, me zotimin për njohje reciproke në thelb të saj”, ka thënë David Hale për mediat kosovare, pas takimit.

Ai, po ashtu, ka rikujtuar se Presidenti Trump ua ka dërguar një letër udhëheqësve kosovarë dhe ka kërkuar nga ta që të flasin me një zë.



2.
Imazh i ngjashëm

Takimi i treshës më të rëndësishme në vend, Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe Ramush  Haradinaj, me përfaqësuesin e lartë amerikan, David Hale, ka kaluar në një atmosferë të tensionuar.

 Dy miqtë,Hashim  Thaci dhe Kadri Veseli, në mënyrë të organizuar e kanë sulmuar gjeneralin e luftës dhe Heroin e Paqës zt.Ramush  Haradinajn në takim me diplomatin e lartë amerikan zt.David Hale.

Është vështirë të kalojë një ditë që udhëheqësit e shtetit ta kalojnë në paqe me njëri tjetrin. As e shtuna nuk kishte pse ta prishte këtë traditë të shëmtuar.

 Madje kjo ishte edhe më e vecantë, Presidenti  Hashim Thaci dhe Kryeparlamentari  Kadri Veseli në takimin që  e kishin me nënsekretarin e shtetit amerikan, David Hale, nuk janë kursyer me sulme direkte ndaj kryeministrit  Ramush Haradinaj, i cili ishte gjithashtu prezent në takim.
Mediet kanë  kuptuar që në takimin e sotshëm në mëngjes, me zyrtarin e lartë amerikan, sulmet ndaj Ramush Haradinajt i ka filluar Presidenti  Hashim Thaci, duke thënë, në mes tjerash, që taksa e  Ramush Haradinajt po e bllokon dialogun, por jo edhe mallrat serbe, të cilat sipas  Hashim Thacit po futën kontrabandë në Kosovë.


Ramush Haradinaj në këtë takim,  ia ka konfirmuar z. David Hale qëndrimin e mëhershëm të tij që taksa nuk do të hiqet, për sa kohë ai është kryeministër dhe për sa kohë Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Qëndrimet e diplomatit të lartë amerikan, në këtë takim, mësohet që kanë qënë shumë të matura. 

Aty nuk është përdorur, nga ai, ndonjë gjuhë agresive, sic ka qënë rasti në vizitën e para disa ditëve të dy ish zyrtarëve amerikanë të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Befasues në këtë takim të sotshëm thuhet të këtë qenë qëndrimi jashtëzakonisht i ashpër i  Kadri Veselit ndaj  Ramush Haradinajt. 

Kadri Veseli e ka akuzuar  Ramush Haradinajn se po bën fushatë zgjedhore me taksën. 


Imazh i ngjashëm


Nga ana e tij zt.Ramush Haradinaj, sipas burimeve të medieve , i ka thënë diplomatit amerikanë se në këto takime të përbashkëta ai po merr pjesë në shenjë të respektit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e jo për t'u ulur së bashku me dy udhëheqësit e tjerë të Kosovës.


Kjo duket të jetë pika më e ulët e raporteve në mes të  Hashim Thacit dhe Kadri Veselit në njërën anë dhe zt.Ramush Haradinajt në anën tjetër. 



Tashmë nuk ka asnjë dyshim që dyshja   Kadri Veseli -  Hashim Thaci janë të koordinuar jashtëzakonisht mirë për t'u marrë me zt.Ramush Haradinajn, si brenda edhe jashtë Kosovës. 

Është e pamundur të imagjinohet se si do të reflektohen këto qëndrime në zhvillimet e brendshme politike në vendin tonë. 

Hashim Thaci dhe Kadri Veseli ose do të duhet ta kapërdijnë kokëfortësinë e gjeneralit Ramush Haradinajt lidhur me taksën, ose të provojnë rrëzimin e tij për ta cuar vendin në zgjedhje, ose një riformatim të qeverisë.

Gjatë fillimit të javës që po futemi në vendin tonë do të vijnë për një vizitë edhe dy këshilltarë për politikë të jashtme të Angela Merkelit, kurse fill pas tyre në Prishtinë do të qëndrojë edhe drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. 

Nëse as gjatë kësaj jave gjërat nuk qartësohen atëherë ka mundësi që Kosova do të zhytet në një krizë të thellë të brendshme.



3.



Ndërsa sot Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq alias Aleks Musliu ,  ka drejtuar kritika dhe akuza ndaj Prishtinës, pas votitmit të Platformës për Dialogun e Brukselit.

Sipas tij dialogu nuk mund të vazhdojë bazuar në atë platformë siç pretendojnë në Prishtinë.

“Ne asnjëherë nuk i jemi shmangur dialogut, por nuk lejojmë të na trajtoni për budalla, këtë film nuk do ta shihni’, është shprehur kreu i shtetit serb., shkruan rts.

“Kot jeni nisur, nuk do ta shihni atë film “, ka thënë  Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Smederëvë në kuadër të fushatës së tij.

Presidenti serb ka thënë se nuk mund të kthehet Serbia në dialog duke e pranuar një platformë të tillë ku duhet të pranojmë se Kosova është shtet i pavarur, të themelojmë një gjykatë të veçantë vetëm për serbët që kanë kryer krime lufte e që akuzohen se kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe të formojmë një komision ku do të vlerësohet se sa duhet t’i kompensojmë Kosovës.


Ndër të tjera presidenti i Serbisë ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit, si dhe për vendimin që ka ndërmarrë Kosova në vitin e kaluar për taksë ndaj produkteve serbe.

Sipas tij këto gjëra po ndodhin si pasojë e mbështetjes së ndërkombëtarëve për Kosovën.

Deri tani kushti i vetëm i Serbisë për t'u kthyer në dialog ka qenë heqja e taksës ndaj produkteve serbe.


4.

Sot , Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku i është përgjigjur shkurt deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se shteti i tij janë më i fuqishëm.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka postuar një foto me një mbishkrim ku shkruan: “Një “bandite” nga Kosova. Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak”.

Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë” të mbajtur në Smederevë, Vuçiq ka thënë se Serbia e ka një problem serioz.

“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po munden ta bëjnë sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve, “por që të na poshtëroni dhe të bëni nga ne budallenj, këtë film nuk do ta shihni. Njerëz, mos u merakosni. Dje e kam përdorur një fjalë serbe, kurse sot iu them atyre (shqiptarëve) – kot jeni munduar, nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai.


Tutje ai ka thënë se Kosova nuk e ka përmbushur “asnjë obligim nga Marrëveshja e Brukselit, sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”.

Ai iu është drejtuar edhe serbëve të Kosovës dhe atë më një ton dhe gjuhë kërcënuese për Kosovën.

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë secilin fëmijë dhe secilin njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj juve, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët sikur kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka thënë ai.


5.


Ideja për ndryshimin e kufijve të Kosovës, si opsion i cili do të mundë të përfshihej në një marrëveshje të arritur në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, nuk është kurrsesi e vdekur, ndonëse shumë diplomatë evropianë pranojnë se ajo është një ide e rrezikshme dhe shumë pak e dëshirueshme.

Duket se mbështetësit fillestarë të kësaj ideje, presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, pastaj përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini me bashkëpunëtorët e saj të përfshirë në dialog, si dhe komisari Johanes Hahn, nuk kishin llogaritur në rezistencë kaq të madhe dhe të prerë jo vetëm në Kosovë, por edhe brenda vetë Bashkimit Evropian për këtë ide.

Disa diplomatë evropianë,  besojnë se krejt kjo ide, e pamatur, ka ardhur si përpjekje për t’i dalë në ndihmë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që, siç thonë, “dhe ai të marrë diçka dhe Serbia të mos duket si humbëse”, në mënyrë që ta ketë më lehtë një lloj njohje të Kosovës.

Të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ide, nga ana e BE-së nuk janë njerëz që kanë ndonjë përvojë të madhe nga Ballkani. Prandaj kanë menduar që të dy presidentët “pa problem të madh” të fitojnë mbështetjen në shtetet e tyre përkatëse për këtë ide. Dhe këtu u kanë dalë llogaritë e pabazuara...

6.


Marrëveshja: Modifikim apo përshtatje e kufijve të Kosovës


Rrallëherë po shihen së bashku. Madje, edhe marrëdhëniet në mes të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt janë tensionuar.


Shkak për këtë është bërë qëndrimi i kryeministrit të vendit, në lidhje me idenë e presidentit për mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri sa presidenti është në favor të korrigjimit, shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj është totalisht kundër, madje këtë çështje e quan ide të vdekur.

Por, tensioni mes tyre duket se nuk ka të ndalur.

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese në vendim të qeverisë të cilën e udhëheq Ramush Haradinaj.


Rezultate imazhesh për presidenti serb ne rroba cetnike

Presidenti po kërkon të dijë se a është kushtetues vendimi i qeverisë për bartjen e pronave të Agjencisë së Privatizimit në administrim të komunave.

Bile për këtë çështje ka kërkuar interpretim të nenin 92 paragrafi 4 dhe 93 paragrafi 4 të Kushtetutës.

Zyra e Presidentit:

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që vendimet t’i merr në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet. Në rastin konkret nuk kemi ligj për prona publike, por prona e paluajtshme e Republikës së Kosovës, është barttë në shfrytëzim të Komunave, me vendim të qeverisë. Procedura me legjislacionin në fuqi për kthimin e pronave nga Komunat, tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave, përcakton se Agjencia Kosovare e Privatizimit është autoritet që e merr Vendimin për aprovimin e kërkesave të parashtruara nga autoritetet lokale.

Për këtë çështje ende nuk është deklaruar vet kryeministri Ramush Haradinaj.
Aktualisht ai gjendet jashtë vendit, në një vizitë zyrtare në Austri.

E për këtë kërkesë të presidentit të vendit, është deklaruar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i PDK-së.

Ky thotë se do të respektohet çdo vendim i gjykatës.

"Në qoftë se ka probleme me zbatimin e ligjit, mund të siguroi si lider i këtij koalicioni që do të ketë 100% zbatim të ligjit, dhe gjithçka që do të nxjerr gjykata kushtetuese do të respektohet", deklaroi Veseli.

Megjithëkëtë  zt. Kadri Veseli ka përgjigje interesante, kur flet për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës.

"Koalicioni do të qëndrojë për aq sa është interesi dhe nevoja e qytetarëve të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat tona", përfundoi kryeparlamentari zt.Kadri Veseli.

Ndërkohë ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nëse këto vendime të qeverisë mbesin në fuqi dhe fillojnë të implementohen, atëherë është fillimi i zbatimit të idesë së Serbisë për Republika Srpska në Kosovë...


Prishtinë,11.3.2019

Robert Hand: Korrigjimi i kufijve Kosovë- Serbi, ide e keqe

Robert Hand: Korrigjimi i kufijve Kosovë- Serbi, ide e keqe

Robert Hand

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit, sepse ato kanë çështje të vështira për të zgjidhur. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Hand tha se ai vetë nuk është dakord me idenë e ndryshimit të kufijve por shtoi se ajo nuk është hequr nga tryeza. Njohësi i hershëm i çështjeve të Ballkanit i tha koleges Keida Kostreci se tarifa 100 për qind ndaj Serbisë është gabim taktik, por se megjithatë në këndvështrimin afatgjatë, Shtetet e Bashkuara do të jenë mike dhe aleate te Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve. Administrata amerikane thotë se koha është tani për një marrëveshje, por disa analistë thonë se nuk ka pse të ketë nxitim. Pse është pikërisht tani momenti?

Robert Hand: Mendoj se tani është koha për t’iu rikthyer negociatave dhe dialogut. Dhe më pëlqejnë disa nga deklaratat që kanë ardhur kohët e fundit nga administrata, që bëjnë thirrje për heqjen e tarifave që ka vendosur Kosova, si edhe që i bëjnë thirrje Serbisë që të ndalë përpjekjet agresive për të kthyer mbrapsht disa nga njohjet e Kosovës, pra që të ndalin këto veprime negative dhe të fillojnë të ndërmarrin disa veprime pozitive.

Për sa i takon ngutjes, mendoj se kryesisht është përqendruar tek arritja e një marrëveshjeje deri në fund të vitit dhe nuk është se më befason shumë një gjë e tillë. Kam parë diplomatë dhe politikanë përmes dekadave me radhë që kam që punoj me Ballkanin, që e kanë fokusin shumë afatshkurtër, për atë kohë që janë ata përgjegjës dhe që të marrin meritën, duke u përpjekur të sigurojnë një marrëveshje me shumë shpejtësi. Dhe bëhet me mjaft nxitim. Dhe pastaj pas ndonjë viti, fillon të shohësh pasojat e këtij nxitimi në terren sepse gjërat janë bërë në mënyrë shumë të rrëmbyer. Prandaj unë vetë nuk jam kundër të rënit dakord për të filluar bisedimet, për të filluar dialogun për të parë se çfarë është e mundur, por nuk mendoj se domosdoshmërisht duhet të ketë një nxitim për të rënë dakord, por ndoshta duhet të ketë kohë për të shprehur mosmarrëveshjet, për të filluar dhe konsoliduar një dialog, dhe të vazhdojnë nga ajo pikë, në vend që të shpresojnë për një marrëveshje deri në fund të vitit.

Zëri i Amerikës: Pra a po sugjeroni ju që Shtetet e Bashkuara të përshtasin pozicionin apo pritshmërinë e tyre për afatin e fundit të vitit?


Robert Hand: Mendoj se duhet të inkurajojë fillimin e një dialogu sa më shpejt. Nuk duhet të thotë që dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje në fund të vitit dhe të përpiqet të këmbëngulë arritjen e një marrëveshjeje kur Serbia dhe Kosova kanë disa çështje shumë të vështira për të diskutuar, që mund të duan kohë për t’u zgjidhur. Dhe është më mirë që të lejohet që të kenë kohë të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të arrijnë një marrëveshje të mirë dhe të konsoliduar, sesa të ngutesh për të arritur diçka, thjesht për hir të pasjes së një marrëveshjeje, thjesht që disa të pretendojnë fitore.

Zëri i Amerikës: Që ta vëmë në kontekstin e Shteteve të Bashkuara, këtu do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm. A mendoni se shtysa për arritjen e një marrëveshjeje ka të bëjë edhe me faktin se nëse nuk arrihet deri në fund të vitit, me afrimin e zgjedhjeve, fillimin e fushatës intensive, kjo çështje mund të mbetet jashtë vëmendjes dhe mund të zvarritet?

Robert Hand: Nuk mund të them nëse është kaq e drejtpërdrejtë, por siç e thashë, me politikanët dhe diplomatët, për shkak të ndryshimit të posteve të tyre, të zgjedhjeve që po afrohen, ata natyrshëm kanë prirjen të mendojnë me afate të shkurtra. Megjithëse ka kundërshtime ndaj disa propozimeve që janë bërë përsa i takon dialogut në Evropë – sepse kemi edhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë vit (maj) dhe gjendja në Evropë është shumë fluide – dhe kjo mund të nxisë disa njerëz në Bruksel që të nxitojnë. Pra mund të jetë nga këtu, ose nga Brukseli, por thjesht natyra e politikës, u jep udhëheqësve politikë një kornizë kohore më të shkurtër dha ata nxisin për arritjen e marrëveshjes ndërsa këndvështrimi im si dikush që e ka ndjekur Ballkanin për dekada, unë i kam parë pasojat e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të nxituar. Mendoj se më mirë t’i sjellim njerëzit në tryezë, të fillojnë të flasin dhe pastaj të shohim se ç’ndodh, sesa të nxisim për një marrëveshje në fund të vitit.

Zëri i Amerikës: Që nga vera e kaluar, filluan të hidhen ide për korrigjim kufiri, shkëmbim apo ndryshim territori, si një mënyrë për të arritur një kompromis. Shtetet e Bashkuara i kanë nxitur palët të jenë elastike dhe ka lënë të kuptohet se do të mbështesë çdo zgjidhje për të cilën bien dakord Prishtina dhe Beogradi. Cili është mendimi juaj për mundësinë e një kompromisi bazuar në secilin prej këtyre skenarëve?

Robert Hand: Jam mjaft i shqetësuar për këtë lloj propozimi. Nuk jam një prej atyre që automatikisht e hedhin poshtë këtë ide të ndryshimit apo shkëmbimit të territorit, ose çfarëdo që ta quash. Mendoj se duhet të kujtojmë që në fillim të viteve 2000, para se Kosova të njihej, sapo ishte përmbysur Millosheviçi, ekzistonte mundësia për një marrëveshje të tillë (me ndryshim kufiri).

Unë jam më shumë një person që mendon se kohët kanë ndryshuar. Në atë kohë, Serbia ishte në gjendje të pengonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në 2008-ën u shpall pavarësia. Kosova është njohur nga një numër i madh vendesh. Kohërat kanë ndryshuar dhe kjo e ndryshon natyrën e asaj që mund të ndodhë mes Beogradit dhe Prishtinës, se çfarë mund të negociohet.

Disa nga shqetësimet e mia konkrete, kanë gjithashtu të bëjnë me faktin që kohërat kanë ndryshuar. Ne tani kemi një situatë shumë më të rrezikshme në Evropë, me një Rusi shumë më agresive, që ushqen jostabilitet në Ballkan, si edhe kemi pasur intensifikim të retorikës nacionaliste, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe sado që të themi që do të ishte një marrëveshje ku të dyja palët të binin dakord, se në një farë mënyrë kjo është një situatë unike, të jeni të sigurt që demagogë të tjerë nacionalistë në Ballkan dhe gjetiu në Evropë, në Rusi, përsa u takon Kaukazeve, Ukrainës, territorit që është marrë atje, ata do ta përdorin këtë si precedent, do të thonë që është precedent dhe do të përpiqen kështu të plotësojnë synimet e tyre dhe për këtë arsye është kaq e rrezikshme.

Ka edhe arsye të tjera që nuk më pëlqen kjo ide. Po bëhet nga disa politikanë mesa duket pas dyersh të mbyllura. Nuk më duket se çfarëdo për të cilën mund të bihet dakord në tryezën e negociatave do të marrë mbështetje popullore, as në Serbi as në Kosovë. Unë do doja që këto marrëveshje të kishin mbështetje popullore.

Mundet gjithashtu të rrisin tensionet në zonë, sepse serbët në Jug të lumit Ibër, apo ata që jetojnë në Luginën e Preshevës, shqiptarë që mund të jetojnë në zona të tjera të Serbisë apo që kanë prona në jug të Ibrit, i bën të gjithë nervozë lidhur me atë që mund të ndodhë. Pra është një çështje shumë delikate.

Një tjetër shqetësim është se është pothuajse si të pranosh se në shekullin e 21-të, nuk mund të realizojmë transformimin e shteteve në Evropë, përveçse në baza përkatësie kombëtare, nuk mund të kemi një shtet shumëkulturor dhe shumetnik, sikur dorëzohemi në këtë drejtim nëse duam të ndajmë kufij për të akomoduar këto shqetësime. Dhe ky është një parim që unë mendoj se duhet të luftojmë ta kemi në Evropë, që kufijtë nuk kanë edhe aq rëndësi dhe pavarësisht nga përkatësia etnike, je qytetar i një vendi dhe ke një rol të barabartë për të luajtur ashtu si gjithkush tjetër. Dhe arsyeja e fundit se pse jam i shqetësuar është se sigurisht nëse bien dakord të dyja palët është në rregull, por ashtu siç është situata tani, mua më duket se presioni më i madh është mbi Kosovën që në një farë mënyrë ta mundësojë këtë.

Do të ishte mirë të dëgjoja një zyrtar amerikan, që të thotë se po e pranojmë një marrëveshje reciproke, por nëse njëra nga palët, Prishtina por edhe Beogradi thotë “jo” ne do ta respektojmë dhe e mbështesim plotësisht. Por në fakt unë mendoj se ajo që ka ndodhur, është një presion i vazhdueshëm që të bindet veçanërisht Kosova të pranojë një kompromis, të pranojë një lloj ndryshimi kufiri, apo shkëmbim territori ose diçka të ngjashme. Pra unë e shoh këtë si një situatë disi asimetrike për momentin dhe kjo më shqetëson.

Zëri i Amerikës: Çfarë mendoni se do të ishte një alternativë tjetër për zgjedhje që të ishte e pranueshme dhe të mos përfshijë ndryshimin e kufirit?

Robert Hand: Si çështje praktike, të dalim me një zgjidhje si kusht për të dyja palët që të hyjnë në BE. Gjëja e parë që do të rekomandoja është që Bashkimi Evropian të ndërmarrë një angazhim më të fortë ndaj Ballkanit Perëndimor për sa i takon integrimit në BE dhe këtu zgjedhjet e Parlamentit Evropian do të jenë të rëndësishme. Por më e rëndësishmja është që Serbia ta dijë se nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën dhe në një moment të caktuar të sigurohet që Beogradi ta kuptojë që nuk mund të luajë me dy porta, nuk mund të bëjë lojëra gjithë kohës: atë që e ka humbur, e ka humbur. N

Nuk mund të kthehemi mbrapsht në histori dhe është për të ardhur keq për Serbinë që ju desh të përjetonte vitet e Millosheviçit, apo gabimet që mund të ketë bërë Koshtunica dhe të tjerë, por ne nuk mund thjesht t’i falim dhe të kthehemi mbrapsht në kohë dhe të rinegociojmë gjërat. Ne jemi këtu ku jemi tani dhe Serbia duhet ta pranojë situatën.

Edhe Kosova duhet të bëjë disa gjëra në mënyrë të njëanshme, pa negociuar me Serbinë: të bëjë më shumë për t’i bërë serbët që jetojnë në Kosovë, të ndjehen si qytetarë të vendit, të barabartë me ata që kanë përkatësinë etnike shqiptare, t’u japin një të ardhme në vend, sepse do të ishte mirë për Kosovën, jo sepse është pjesë e negociatave për njohje nga Serbia. Pra ka gjëra që të dyja palët mund të nxiten të bëjnë, pa qenë nevoja të bien dakord me njëra-tjetrën.

Zëri i Amerikës: Ideja që ka qarkulluar për korrigjim, apo ndryshim të kufijve, apo shkëmbim territori, nxori në pah edhe ndarjen për këtë çështje mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të BE-së, me saktë Gjermanisë. Çfarë do të thotë kjo për procesin?

Robert Hand: Mendoj se do të thotë që duhet të peshojmë se sa vlerë ka të vazhdojmë me këtë ide. Mendoj se shqetësimet që kam dëgjuar nga Gjermania për ndryshimin e kufijve, për rreziqet dhe precedentët, janë legjitime. Dhe siç e thashë më parë edhe unë i kam ato shqetësime. Në këtë këndvështrim është ide e keqe. Prandaj shpresoj që ata këtu në Uashington që e mbështesin këtë ide – dhe mendoj pozicioni zyrtar i Shteteve të Bashkuara është që janë të hapur ndaj idesë, jo se shprehimisht e mbështesin atë – por ata që mendojnë se kjo është ide e mirë. duhet të analizojnë implikimet, domethënë se si do të përdoret si precedent në raste të tjera, nëse ka mbështetje popullore në Kosovë dhe Serbi dhe cilat mund të jenë pasojat e mundshme nëse e bëjnë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje tjetër për idenë e ndryshimit të kufijve. A mendoni se po zbehet, apo mendoni se është ende mbi tryezë?

Robert Hand: Ka pasur shumë kundërshtime serioze ndaj saj, para së gjithash nga shumë organizata joqeveritare në Kosovë dhe Serbi, madje ndonjëherë duke bashkëpunuar në qëndrimin e tyre se kjo nuk është zgjidhje dhe unë e shoh këtë si një zhvillim pozitiv. Më pëlqen kur shoh shoqërinë civile dhe opinionin publik të luajë një rol në mënyrën se si bëhen këto gjëra. Ka pasur njerëz që janë shprehur shumë më negativisht se unë.

Siç e thashë, unë jam kundër idesë, por këtu ka pasur nga ata që e hodhën poshtë krejtësisht që nga fillimi dhe argumentet e tyre janë shumë të mira. Jo vetëm që është diçka që mund të mos arrihet, por edhe në përpjekje për ta arritur, mund të shtosh tensionet në rajon dhe ta bësh më pak të qëndrueshëm. Dhe çfarëdo që të arrish në këtë drejtim, mund të krijosh precedentë të rrezikshëm apo të lejosh që të bëhen pretendime nga të tjerë në Ballkan, apo gjetiu në Evropë, apo përreth globit ku mund të duan të bëjnë ndryshime të ngjashme kufiri, ku nuk është rënë dakord. Prandaj, të paktën për mua, ato argumente janë shumë bindëse dhe mendoj që i kanë bërë ata që mund të kenë menduar që kjo mund të ishte një zgjidhje e mire dhe e shpejtë, të mendohen edhe një herë. A po zbehet? Nuk jam i sigurt, edhe mundet. A është zhdukur? Jo, është ende aty. Kam përshtypjen që kjo është diçka ku Beogradi mendon se mund të luajë dhe nga e cila mund të përfitojë diçka, pavarësisht nëse do të ketë marrëveshje. Dhe kështu jam i sigurt që çështja e ndryshimit të kufirit, apo e shkëmbimit të territoreve, ose çfarëdo që të quhet, është diçka që do të vazhdojë të shfaqet por përsëris që ka mundësi të ketë më pak mbështetje nga ç’kishte para gjashtë muajsh.

Zëri i Amerikës: Pasi qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100 për qind ndaj importeve serbe, Beogradi ka refuzuar të rifillojë bisedimet, por ndoshta çka është më shqetësuese për Kosovën është ndikimi tek marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara që kanë këmbëngulur që ajo të hiqet. Sa dëm ka shkaktuar një gjë e tillë për këtë marrëdhënie dhe a do të jetë afatgjatë?

Robert Hand: Nuk besoj se do të jetë afatgjatë. Ashtu si edhe me shumë gjëra që kanë ndodhur në vitet e fundit, po ndeshemi me pengesa dhe e shoh në OSBE për shembull dhe unë isha së fundmi në Vjenë ku patën bisedime me aleatë, në pikëpamjen afatshkurtër mund të kemi mosmarrëveshje, por në vështrimin afatgjatë, mendoj se marrëdhënia jonë me Kosovën, ashtu si edhe me shumë miq dhe aleatë të tjerë, është e fortë, dhe është e pranishme, dhe pikëpamja e Kongresit është që duhet të vazhdojë të jetë e tillë. Kështu që mendoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten një mik dhe partner i fortë i Kosovës dhe fakti që mund të mos jemi në një mendje për një vendim që merr qeveria në Prishtinë, kjo nuk do të thotë që nuk jemi më një mik apo partner. Do ta zgjidhim, thjesht nuk jemi dakord në këtë pikë. Në fakt unë mendoj se ishte një gabim taktik vendosja e këtyre tarifave.

Zëri i Amerikës: Nuk është vetëm çështja që qeveria i vendosi këto tarifa, por kryeministri i vendosi si kundërpeshë ndaj Serbisë dhe kjo ka shkaktuar probleme mes tij dhe presidentit Thaçi. Sa e vështirë mendoni se është bërë situata me këtë ngurtësi?

Robert Hand: Fakti që ka këndvështrime të ndryshme në Kosovë, nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Unë sapo thashë që ka pikëpamje të kundërta këtu në Uashington për disa nga këto gjëra që po flasim. Kështu funksionon demokracia. Mund ta kuptoj se çfarë po përpiqej të realizonte kryeministri kur i vendosi këto tarifa, nëse mund të ketë qenë duke u përpjekur të vendoste një kundërpeshë ndaj Serbisë, sepse Serbia ka bërë përpjekje aktive që vende dhe organizata ta tërheqin njohjen për Kosovën e të tjera të ngjashme, por mendoj se është një gabim taktik dhe gjëja më e mirë që mund të bëhet, është që (kryeministri) ta pranojë këtë fakt dhe të gjejë një mënyrë për të dalë nga ky qëndrim.

Mendoj se Kosova në këtë moment vetëm do të përfitonte po t’i hiqte këto tarifa, të eliminonte mosmarrëveshjen me Uashingtonin për këtë çështje dhe pastaj të përpiqet që trysnia të ushtrohet ndaj Serbisë që edhe ajo të fillojë të ndërmarrë disa hapa pozitivë, pra t’i kërkohet Serbisë të ndalë përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Fakti është që Kosova është shtet, është njohur prandaj le të gjejmë mënyrë të bëjmë përparim sesa të bëjmë hapa prapa.

A bën shelja -kumbulla !

Nëse shqiptarët sulmojnë veriun, ushtria serbe merr tërë Kosovën!

Lideri serb i SRS-së Vojislav Sheshelj ka vlerësuar se shqiptarët nuk do të guxojnë të sulmojnë katër komunat serbe në veri të Kosovës, përderisa të ketë atje individë lokal që kanë një reputacion të madh.

Siç tha ai, ka individë të cilët janë në gjendje për të udhëhequr popullin serb, dhe disa prej tyre e kanë treguar veten në vitin 1999, kur ata ndaluan ‘separatistët’ të lëvizin përtej Ibrit, shkruan portali serb informer.

Sheshelj shtoi se për zëvendëskryetarin e Listës serbe Milan Radoiçiq nuk ka dëgjuar më parë, por dëgjoi për të kur ai u sulmua nga “tradhtarja Rada Trajkoviq”, dhe ishte e qartë se ky është një njeri me ndikim dhe autoritet, në të cilin llogarit për të marrë rolin udhëheqës në momentet vendimtare.

Duke komentuar në media të caktuara që Ambasada Amerikane informoi Departamentin e Shtetit se pozicioni i Serbisë është i fortë dhe ky vend do të reagojë në rast të ndonjë sulmi mbi veriun e Kosovës, Sheshelj thotë se Serbia në këtë rast duhet të reagojë dhe konsideron vendosmëria, në këtë pikë është e pranishme dhe në shtetin dhe udhëheqjen e ushtrisë, por dhe populli serb është i vendosur t’i përgjigjet çdo sulmi të mundshëm ndaj serbëve në Kosovë.

Dhe jo vetëm për katër komunat veriore. Nëse fillon konflikti, ushtria jonë është e aftë të dalë menjëherë jo vetëm në Ibër, por duhet të marrë tërë territorin e Kosovës...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...