2019-10-03

Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës


Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dy ditë më parë ka marrë vendim për t’u ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë nga Beogradi në Kosovë për të bërë fushatë. E pas ankesave të Beogradit zyrtar, zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq ka thënë  se palët duhet të sillen në linjë me marrëveshjet e arritura në Bruksel, por në këtë rast edhe në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës.


Jeltir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se këtë vendim autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.

“Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi”, ka shkruar Zyberaj.

Ai ka shkruar se Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kësaj duhet të sillet, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Hyrja në Kosovë po ashtu, i është ndaluar edhe zëvendës drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviqit.

E, pas kësaj ndalese gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në kjo zyrë kanë thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka nxjerrë një ndalim që nuk mund të kalohet me asnjë ligj apo marrëveshje në Bruksel për të parandaluar përfaqësuesit e Qeverisë serbe të mbështesin popullin serb.

Madje, në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është kritikuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare për mosreagim.

“Është shqetësuese heshtja e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, të cilët në heshtje vëzhgojnë përshkallëzimin e dhunës politike kundër popullit serb. Kjo është mjaftë shqetësuese”, është thënë në reagimin e tyre.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus për këtë çështje dhe për kritikat e Beogradit ndaj Bashkimit Evropian ka pyetur në zyrën e këtyre të fundit, zyrtarë të së cilës kanë thënë se marrëveshja e dialogut e ndërmjetësuar nga BE-ja për vizitat zyrtare përcakton modalitetet dhe zyrtarët duhet t’i nënshtrohen një procedure njoftimi.

“Të gjithë zyrtarët e tjerë nga Kosova ose Serbia që nuk i nënshtrohen një procedure njoftimi kanë të drejtë të përfitojnë nga dispozitat për lirinë e lëvizjes. Ne presim që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE të respektohen dhe zbatohen, gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

Ajo ka thënë se këto ndalesa nuk janë në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel, porse kur këto vizita lidhen me zgjedhjet në kohë fushate, atëherë secili duhet t’i respektojë ligjet e Kosovës.

“Ndalimi i zyrtarëve serbë për të hyrë në Kosovë nuk është në përputhje ose në një linjë me këto marrëveshje të arritura. Të gjithë ata që janë pjesë e fushatës për këto zgjedhje në Kosovë, pritet nga ta që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare”, ka thënë Kocijançiq.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës merr vendime të tilla ndaj zyrtarëve serbë, për shkak të fushatës së egër që këta të fundit po vazhdojnë të bëjnë kundër Kosovës

Ramush Haradinaj: Përjetë mirënjohës dhe falënderues për kontributin e Gjermanisë në Kosovë



Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe zonja Alexandra, për nder të 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë falënderues për rolin dhe kontributin e Gjermanisë, në të gjitha etapat e zhvillimeve në vend.

“Në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe zonja Alexandra, për nder të 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë. Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë falënderues për rolin dhe kontributin e Gjermanisë, në të gjitha etapat e zhvillimeve në vend. Jemi me fat, që orientimin tonë strategjik e kemi vendosur përkrah vlerave të larta demokratike dhe përkrah aletëve tanë, siç është Gjermania”, ka thënë Haradinaj.

Hallet e pensionistëve dhe kërkesat e tyre për politikanët


Të jesh pensionist në ditët e sotme në Kosovë është e kuptueshme që nuk do të jetosh dhe gëzosh kushtet që ka kjo kategori në vende të tjera të Evropës apo të botës.

Rezultate imazhesh për pensionistet flori bruqi

Por, së paku pensionistët në kryeqytet kanë një vend ku mblidhen dhe i qajnë hallet njëri tjetrit.

Një numër i madh i tyre mblidhen thuajse çdo ditë në qendrën që kanë në Prishtinë, ku kalojnë kohën duke kuvenduar, luajtur shah, domino apo duke lexuar shtypin ditor.

Edhe pse shihet se janë të kënaqur me shoqërinë e kohën që kalojnë mes vete, pensionistët thonë se kushtet dhe të ardhurat e dedikuara për ta janë ende të pamjaftueshme.

Rezultate imazhesh për pensionistet flori bruqi

E për Sinan Duli njëri nga shahistet më të mire të sallës Sinan Dulin kjo shoqatë është si një shtëpi e dytë, ndërsa kishte një porosi për politikanët.

Kurse për Nezir Hajdari edhe pse kalon një pjesë të madhe të kohës aty, kjo Shoqatë nuk i plotëson as kushtet elementare, ndërsa kërkon që të krijohen hapësira të reja.

Mirëpo përkujdesi ndaj tyre vjen vetëm në kohë të fushatave zgjedhore thotë Neziri .

Imazh i ngjashëm

Mes tjerash pensionistë thonë se jeta e tyre, është shumë e vështirë, pasi pensioni nuk u mjafton as për gjërat elementare. Ata presin e kërkojnë nga Qeveria e ardhshme që të kenë pak më shumë kujdes për këtë kategori.



E brengë dhe preokupim tjetër përpos vetes, pensionistët kanë edhe ikjen e të rinjve nga vendi.

Sipas statistikave të publikuara më parë në Kosovë llogaritet të jenë rreth 200 mijë pensionistë.

Prej tyre, rreth 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, që marrin nga 90 euro në muaj, ndërsa rreth 45 mijë janë kontribut-pagues, që ndahen në katër kategori, e të cilët marrin nga maksimalisht deri në 264 euro në muaj.


http://floripress.blogspot.com/2012/09/nga-flori-bruqirreth-60-e-vetevrasjeve.html

Mulliri i Bërdynajve



Ndonëse sot më tepër shërben si një monument i rrallë i arkitekturës vendase që pëlqehet nga vizitorët, Mulliri i Bërdynajve – që ndodhet në fshatin Radavc të Pejës – dikur shërbente si një objekt solidar i nevojave të rajonit ku ndodhej.



I ndërtuar nga materiali prej guri, realizim i mjeshtërve popullorë me përvojë të përkujton teknikën e realizimit të kullave dukagjinase.

Pasardhësi i familjes që e ka ndërtuar mullirin, Qerim Bërdynaj ka theksuar se ky objekt ka shërbyer jo vetëm për bluarje, por ka qenë edhe objekt solidar i nevojave të këtij vendi.



Kjo “kullë – mulli”, sipas Bërdynajt thuhet se është ndërtuar para 300 viteve, njëkohësisht është ndër më të njohurit në të gjithë Kosovën.

“Deri në vitin 1960, kanë punuar tri mullinj, por kur dolën mullit me rrymë atëherë njerëzit filluan me u largu. Këtu kanë bluar, që unë i mbaj mend, prej rajonit të Skenderajt, Drenasit, Sanxhakut, Bjellopoljes e deri të Pazari i Ri, etj. Unë i mbaj mend kur kanë ardhur prej Malit të Zi, nëpër grykën e Zhlepit, me 40 ose 50 kuaj në Pejë, ku e blenin drithin, e bluanin këtu edhe ktheheshin prapa. Ato quheshin karvane, të cilat ishin të gjata 100 ose 200 metra. Derisa është bluar drithi karvanet është dashur të presin 2 ose 3 ditë, derisa të dy mullinjtë i kanë pasur dhomat për fjetje”, ka shtuar Qerimi Berdynaj.


Pasardhësi i familjes Bërdynaj ka thënë se ata historikisht janë ndër familjet më të njohura në Dukagjin, ku dalloheshin për urtësinë, ishin punëtorë dhe nuk e kanë prekur sipas tij, djersën e huaj.

“Zot shtëpie ka qenë Tahir Lush Bërdynaj, për të cilin ka shkuar edhe akademik Mark Krasniqi. Sa ka qenë gjallë Tahiri kur nuk i ka lënë të bluajnë në mulli meshkujt e tij, sepse është frikësuar nga ujemi (kompensimi) që ata mund ta marrin, me të vetmin qëllim që mos me shti haramin në shtëpi e me e humb bereqetin.



Sipas tij, nga ky mulli janë furnizuar të gjitha grupet ballistë, e më vonë, në luftën e fundit, edhe ushtarët e UÇK-së.

Ai ka theksuar se mulliri është ende funksional, duke e pasur funksionin që e ka kryer ndër vite, por që njëkohësisht sipas tij, shërben edhe si vend që vizitohet nga turistë të shumtë.

Filmi “A Syrian Love Story” i Sean McAllisterit i trajton të mirat dhe të këqijat e një çifti të shtrënguar të ikë në Evropë


Kinemaja e pangarkuar me nocionet e krijimit të njëfarë baraspeshe të vetimponuar shpesh ka pasur ndikim më të madh në përshkrimin e shkatërrimeve të shkaktuara nga konflikti sirian sesa mbulimet dhe transmetimet e përpikta mediale.


Filmi “A Syrian Love Story” i Sean McAllisterit i trajton të mirat dhe të këqijat e një çifti të shtrënguar të ikë në Evropë; “City of Ghosts” i Matthew Heinemanit e pasqyron zymtësinë e agonisë së qytetarëve-gazetarë që përpiqen ta përçojnë lajmin gjetkë, në botë. Këta filma e kanë arritur efektin e fuqishëm përmes njëfarë ndërgjegjësimi për distancën, qoftë midis regjisorit dhe subjektit apo subjektit dhe atdheut.

Karakterizuar si një letër e nënës për të bijën e saj dhe i hapur me pamjet e një sulmi ajror, ashtu siç përjetohet prej atyre brenda zonës së cakut, filmi i jashtëzakonshëm “For Sama” (Për Saman) na teleporton mu në vlugun e zhvillimeve, qysh prej fillimit, transmeton Koha Ditore.

Filmi i ngjason një videoxhirimi amator të bërë prej një zone të goditur nga bombardimi. Është Waad al-Kateab ajo që e kap kamerën në dorë më 2012 për t’i dokumentuar protestat e kolegëve të saj studentë kundër presidentit, Bashar al-Assad.

Ajo vazhdon të filmojë teksa Halepi bie nën rrethim, nuk e ndal as kur gjërat bëhen më keq dhe e xhiron edhe afrimin e saj emocional me një mjek, Hamzan, dhe lindjen e fëmijës së saj të parë, Sama.

Këto vinjeta, të palosura pastaj nga regjisori britanik, Edward Watts, përbëjnë produksionin më imponues filmik deri më tani mbi këtë zonë konflikti pasqyruar përmes jetës së përditshme: Të nënës së re që mundohet me mish e shpirt ta vërë në gjumë foshnjën e saj nën zhurmën tmerruese të bombave në shpërthim; të pasigurisë që e prodhon ndjesia kur i sheh miqtë tek qëllohen për vdekje dhe e lagjes që shoshitet nga predhat.

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ka rrëfyer për jetën dhe krijimtarinë e tij në një intervistë.

Rrëfimi i gjatë i Kadaresë: Ja pse kërkova azil në Francë


Intervista është marrë në kafenenë e preferuar të shkrimtarit “Le Rostand”, ku ka qenë së bashku me zonjën e tij, Helena.

– Zoti Kadare, ju jeni shkrimtari më i njohur shqiptar në botë. Përmes jush letërsia shqiptare zuri vend në arenën ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo arritje për ju, për shqiptarët dhe në veçanti, për Shqipërinë?

Më lejoni të përsëris mendimin e njohur se letërsia, si pasuria shpirtërore më e bujshme e planetit tonë, ka dy tipare themelore: është universale dhe është e përjetshme. Rrjedhimisht për të flasin të gjithë dhe në çdo kohë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që të flasësh për të duket e lehtë, por këtu duhet shtuar se, të bësh gabime, është edhe më e lehtë. Asnjë shkrimtar nuk e krijon letërsinë për veten e vet. Aq më pak, asnjë popull. Qysh në ditën e parë të saj, ajo krijohet për të gjithë. Anglia edhe të dojë ta mbajë për vete Shekspirin e saj, nuk e ka në dorë. Ai na përket të gjithëve. Nuk ka ndonjë hartë popujsh ku letërsia mund të prodhohet, e një tjetër hartë, që kjo është e pamundur.

– Shqipëria, si një vend i vogël dhe i izoluar ishte e panjohur për botën. Si do ta prezantonit ju Shqipërinë para lexuesit të huaj dhe si do ta njihnit atë me Shqipërinë dhe shqiptarët ?

Letërsia nuk krijohet për të bërë të njohur popujt. Për këtë janë të mjaftueshme atlaset, librat e historisë e të tjera si këto. Arti i letërsisë është aq i pavarur saqë në çdo gjuhë që përkthehet letërsia rilind. Këtu qëndron thelbi i magjisë së saj.

Natyrisht që njohja e vendit ose e popullit ku lind një letërsi vjen natyrshëm, por kjo s’është asnjëherë qëllim në vetvete.

Qyteti antik i Trojës është shembulli më tronditës. Qëllimi i grekërve kur e rrënuan ishte që asnjë kujtesë, asnjë gjurmë, madje as emri të mos i mbetej. Mirëpo ndodhi pikërisht e kundërta. Falë artit letrar, Troja ushqeu gati tri mijë vite, madje vazhdon të ushqejë ende sot kujtesën e njerëzimit mbarë.

Nga ky këndvështrim mund të thuhet se rasti trojan është paradoksi më madhështor i botës sonë.

– Jeni nominuar shumë herë për çmimin Nobel në letërsi. Krahas pritshmërisë së madhe të adhuruesve tuaj, ju nuk e keni marrë atë. Përse? Çfarë mendoni ju, ku qëndron problemi?

Sinqerisht nuk kam ndonjë përgjigje për pyetjen tuaj. Midis zakoneve të botës sonë janë edhe pyetjet e kësaj natyre. Ka kolegë që bezdisen prej tyre. Mendoj se s’ka vend për bezdisje. Përkundrazi, më duket një zakon i bukur që, kur afron koha e këtij çmimi, ashtu siç ndodh me afrimin e Krishtlindjeve, kur bëhen pyetjet e njohura ku do t’i kaloni festat etj.,etj., shumë njerëz pyesin për këtë çmim. Mendoj se letërsia duhet t’i jetë mirënjohëse kësaj vëmendjeje, qoftë disi naive, të publikut botëror.

– Gojët e liga flasin se ju nuk e keni marrë çmimin Nobel për letërsi sepse, sipas tyre, ishit ‘në harmoni’ me sistemin e atëhershëm komunist, sa kohë që ju jeni i njohur si zëri universal kundër totalitarizmit. A nuk qëndron ky pohim në kundërshtim me qëndrimin tuaj? A ka ardhur koha që t’i hiqni qafesh përgjithmonë të tilla deklarime ?

Po nis nga fundi. Ju keni të drejtë, por nuk është punë e shkrimtarëve të merren me sqarime të tilla.

Çështja e raporteve të letërsisë me një regjim tiranik është zakonisht e ndërlikuar. Historia nuk jep ndonjë regjim që të mos ketë patur acarim me letërsinë. Regjimi, sidomos ai totalitar, përpiqet ta fshehë këtë acarim. Madje, shpesh i bën lajka letërsisë, në kohën që bën çmos ta ketë nën kontroll, ta përgjojë, t’i kujtojë burgun, madje vdekjen. Armiqësia midis letërsisë dhe tiranisë buron natyrshëm nga natyra e të dyjave. Dihet se letërsia e ka në thelbin e saj lirinë, emancipimin, demokracinë, ashtu sikurse tirania ka të kundërtën. Te rasti i shkrimtarëve të njohur, sa më e madhe të jetë njohja, aq më dramatik bëhet problemi. Një diktaturë nuk e duron dot autoritetin paralel, pa përmendur smirën, tiparin shpesh numër një të çdo sunduesi.

Një paradoks i njohur shfaqet në këtë rast: në një regjim mizor mund të zhvillohet një letërsi e klasit të parë. Regjimi përpiqet të përfitojë prej saj. Janë të njohura klishetë për letërsinë që e nderon vendin, etj., duke nënkuptuar, madje, regjimin. Letërsia nuk e ka bërë kurrë këtë. Në qoftë se është fjala për nderim, ajo ka nderuar vetveten.

Rendet diktatoriale nuk shquhen vetëm për egërsi, por edhe për dinakëri. Vite me radhë ato kanë përgatitur dosje të fshehta për shkrimtarët, sidomos për përbaltjen e tyre. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kam qenë një ndër të parët që kam kërkuar hapjen e arkivave të fshehta. Sot që po bisedojmë bashkë, pas 27 vitesh, kjo ende s’ka ndodhur. Edhe kur rastësisht është zbuluar ndonjë dokument arkival, në vend që kjo të nxiste kërkimin e mëtejshëm, është rrethuar me heshtje.

Para disa vitesh më ra në dorë, rastësisht, një raport i hetuesisë sekrete shqiptare të vitit 1982. Meqenëse raporti është botuar në shtyp dhe ribotuar më pas, po jua tregoj juve, për të krijuar një ide se çfarë janë këto dosje të fshehta, për të cilat flasin të gjithë, por s’i ka parë askush.

-Për çfarë bëhët fjalë në këtë raport?

Në këtë raport kërkohet të vërtetohet se shkrimtari me të cilin ju bisedoni sot, I.K., ka qenë pjesëmarrës i një grupi komplotist, që synonte rrëzimin e shtetit. Siç e shihni, nuk flitet për vogëlsira, por për gjëra ‘serioze’, nga ato që të çonin drejt e në pushkatim.

Ju, po të keni kureshtje, mund ta gjeni lehtësisht atë raport. Eshtë teksti i marrjes në pyetje të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Dr. Ziçishti, vdekur nën torturë në po atë vit. Në raport janë ‘hollësitë e komplotit’, bashkë me emrin e hetuesit, i cili është ende gjallë në Shqipëri, i patrazuar nga askush. I pyetur nga një gazetare e re shqiptare, hetuesi ka pranuar origjinalitetin e tekstit.

– Çfarë ka ndodhur pastaj?

Puna është mbyllur me kaq. Ato ‘gojët e liga’ që përmendët ju në këtë intervistë, (midis tyre ka edhe gazetarë të huaj), nuk treguan asnjë interes për këtë dokument, që tregon natyrën e raportit të shkrimtarit me shtetin diktatorial. Pas rënies së komunizmit, s’më ka shkuar mendja të mburrem se paskam qenë pjesëmarrës i komplotit kundër shtetit, sepse thjesht kjo s’ka qenë e vërtetë, por dosja sekrete është aty. Ajo tregon fare qartë se shteti e kishte gati arkivolin për shkrimtarin dhe nuk priste veç urdhrin për të. Gjë që kishte ndodhur në shumë raste të tjera.

– A mund ta shtjelloni më gjerësisht fenomenin, duke u nisur nga ky fakt?

Shkrimtari nuk është çudibërës. Ai nuk mund të ndreqë prapësitë e një vendi që ka marrë rrokullimën, siç ka qenë rasti i Shqipërisë komuniste. Ndërkaq, shkrimtari mban përgjegjësi për letërsinë që krijon, në të gjitha rrethanat, qoftë dhe në ato që duken të pamundura. Sidomos shkrimtari i njohur. Sa më e madhe të jetë njohja, aq më e ndjeshme bëhet përgjegjësia.

Meqenëse po bisedojmë bashkë dhe meqenëse ju më bëtë pyetjen, më lejoni të përgjigjem më saktësisht për rastin tim. Jam bërë i njohur jo pas rënies së komunizmit, kur mund ta përshkruaje zymtinë e tij, pa u rrezikuar nga asgjë. Do të shtoja se nuk e kam shkruar veprën në ndonjë breg liqeni të Zvicrës, pra jashtë Shqipërisë tiranike, por brenda saj.

Ja çka ndodhur saktësisht.

Më 1960 isha një shkrimtar tepër i njohur në Shqipërinë staliniste. Ndërkaq më 1970 ndodhi diçka e rrallë: Pas përkthimit të një libri në Paris, për një kohë të shkurtër fitova njohje botërore, çka në atë kohë do të thoshte njohje perëndimore.

Tronditja nuk është e paktë në një rast të tillë. Për vetë shkrimtarin, për lexuesit e tij, për shtetin komunist, ku ai jeton. Ndërkaq, ajo që mund të jetë dukur si një ngjarje e mrekullueshme, mund të kthehet befas kundër teje. Ashtu siç ndodhi vërtet. Shkrimtari gjendet midis një dyshimi të vazhdueshëm. Në thelb të dyshimit është pyetja: përse bota perëndimore, ‘borgjezia’, armikja jonë e betuar, ndërsa urren Shqipërinë tonë heroike, bolshevike etj., ty të pëlqen kaq fort?

Nuk po zgjatem për gjendjen që u krijua. Shteti paranojak shqiptar u gjend i papërgatitur. Ndaj meje kishte heshtje dhe dosje të fshehta, ndoshta si ajo që ju tregova. Kurse haptas nuk thuhej asgjë. Me sa kam kuptuar, prisnin që unë vetë ‘t’i tregoja vendin borgjezisë’. Me fjalë të tjera, të deklaroja: ju më pëlqeni, por unë jam armiku juaj!

Asgjë e tillë s’ka ndodhur asnjëherë. Nën presionin botëror u lejua takimi i gazetarëve ‘borgjezë’ me mua. Janë dhjetëra intervista të botuara që mund të gjenden dhe unë po ju them me përgjegjësi të plotë morale se nuk ka askund, asnjë paragraf, nga ato që do të ëndërronin stalinistët shqiptarë. Kjo ishte prova e parë që e kam kapërcyer dhe ku shteti, s’kam ndrojtje ta them, e uli kokën.

-Ishte e vështirë kjo?

Natyrisht. Gjithë puna është që ta kesh mbledhur mendjen që të mos shtrembërosh thelbin e së vërtetës.

Desha të nënvizoj këtu se përgjithësisht gazetarët perendimorë, duke e marrë me mend pozitën time të vështirë, kanë treguar kujdes, për të mos ma rënduar atë. Megjithatë donin apo s’donin ata, momenti i rrezikshëm vinte papritur. Sidomos kur intervistat ishin drejtpërdrejt në TV.

-Si dukej një moment i tillë?

Më kujtohet një rast i tillë, pikërisht në Gjermani, në TV berlinez. Gazetari më bëri befas një pyetje që ishte, si të thuash, fatale për shkrimtarët që vinin nga Lindja. Zoti Kadare, a mund të shkruani ju kundër regjimit?

Pyetja, e bërë qoftë pa qëllim provokimi, ishte në vetvete më e bezdisshmja e të gjithave. Kisha dëgjuar se nuk ishin të paktë shkrimtarët që ishin zënë ngushtë prej saj. Përgjigjet e tipit se një gjë e tillë s’kishte pse të shtrohej përderisa shkrimtari i intervistuar nuk kishte ndonjë problem me regjimin etj.,etj., ngjanin në çdo rast të varfëra.

Në heshtjen e shkurtër që u krijua, fati më ndihmoi që të ruaja gjakftohtësinë e të përgjigjem me një ‘jo’! E fill pas kësaj, të shpjegoja arsyen: në vendin tim, ligji e ndalon një gjë të tillë.

Përgjigja dukej më e guximshme se ç’ishte në të vërtetë. Duke u kthyer me avion në Shqipëri, rrugës mendoja se si mund të mbrohesha, në rast se kjo përgjigje ishte gjykuar ‘e keqe’. Gjëja e parë që më vinte ndërmend ishin mijëra pllakatet që mbushnin Shqipërinë anekënd me fjalët: ‘Rroftë diktatura e proletariatit!’. E pra, ky vend nuk e fshihte aspak se ishte diktaturë, me fjalë të tjera, se s’lejonte asgjë që ta prekte, për të ardhur gjer te ndalimi me ligj i ‘propagandës borgjeze’, etj.,etj.

– Me veprën letrare ka qenë më lehtë apo më vështirë?

Kjo varej nga rrethanat. Nga viti 1970 e gjer në rënien e komunizmit, pavarësisht nga njohja dhe pranimi në botën perëndimore, unë quhesha shkrimtar i realizmit socialist.

Këtij emërtimi nuk i jepja asnjë rëndësi, përderisa në veprën time ai nuk lozte ndonjë rol. Madje e përdorja termin aq natyrshëm saqë ndonjë nga shokët e ngushtë, gjysmë me shaka, më thoshte se, me sa dukej, quaja kështu atë që shkruaja unë vetë. Sipas tij, tani s’më mbetej veç ta quaja letërsi dekadente atë tjetrën, letërsinë dogmatike, staliniste, etj.

Ndonëse e gjitha kjo dukej për të qeshur, kishte një thelb të vërtetë. Në thellësinë time besoja se, sado paradoksale të tingëllonte, letërsitë dogmatike të kohës, si ajo shqiptare, sovjetike apo kineze, në një kuptim të thellë të fjalës, nuk ishin veçse “dekadente”.

Lidhur me letërsinë që prodhohet në një regjim totalitar, ka gjithmonë, ende sot, keqkuptime. Vetë përdorimi i termit «realizëm socialist», ndihmon në një farë kaosi. Për disa ky është një emërtim i mallkuar dhe janë gati të mohojnë çdo krijimtari, që ka lidhje me të. Për të tjerët, termi nuk ka pse të merret aq seriozisht.

Kam menduar gjithmonë se letërsia qëndron mbi paragjykimet, e sidomos mbi etiketimet. Kjo është arsyeja që jam bërë ndoshta i mërzitshëm me formulën se kam shkruar letërsi normale në një vend anormal.

Në të vërtetë vazhdoj t’i qëndroj kësaj formule. Gjatë bisedës sonë besoj se u sqarua se kam shkruar në tri kohë të ndryshme: njëzetvjeçari i parë 1950-1970, ka qenë kohë tipike e realizmit socialist, me shtet e lexues bashkë. Njëzet vjeçari i dytë 1970-1990, ka qenë përsëri shoqëri socialiste, por me lexues dy llojësh: shqiptar dhe botëror. Së fundi, koha e tretë, ajo paskomuniste, e lirisë së plotë.

Me përgjegjësi të plotë morale mund të them se vepra ime e shkruar në tri kohë të ndryshme, me rreth 40 tituj, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është e njëjtë, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhe. Asnjë nga librat nuk është mohuar prej meje. S’kam tundur as flamurin e disidentit e as atë të konformistit.

Kam qenë vetëm shkrimtar. E përsëris, i njëjti në të tri kohët. Tigëllon e pabesueshme? Më lejoni t’ju them një kuriozitet: Në këtë ditë që po bisedojmë, në Londër është në zhvillim e sipër konkurrimi për Man Booker Prize, librit më të mirë të huaj të vitit, botuar në Britaninë e Madhe. Në konkurrimin e 2017 janë zgjedhur 12 vende. Midis tyre, vendi im, Shqipëria. Kurioziteti është ky: libri që përfaqëson Shqipërinë, romani im ‘Kamarja e turpit’, është shkruar rreth 40 vite më parë në Shqipëri. Më lejoni të saktësoj: në Shqipërinë staliniste, bolshevike, armiken numër një të Perëndimit, duke përfshirë edhe britaninë e Madhe!

– Dhe në këtë libër nuk ka ndryshuar asgjë, do të thotë ai është botuar në formën origjinale?

Libri s’ka asnjë faqe të ndryshuar. Të shtoj se është një roman për terrorin shtetëror? Edhe kjo është e saktë.

– Në vitin 1990 keni kërkuar azil politik në Francë. A mund të na shpjegoni arsyet e ikjes? Perse zgjodhët pikërisht Francën?

Franca për shqiptarët, ashtu si për gjithë ballkanasit, u bë e afërt sidomos gjatë kohës së Napoleonit, si shembull frymëzimi për t’u shkëputur nga sundimi osman. Kronikat tregojnë se në Ballkan, e sidomos në viset e Shqipërisë, pati një kohë kur «Marsejeza» u këndua si këngë patriotike vendase! Kam kërkuar azilin politik, pas një letërkëmbimi të ashpër me presidentin Alia, ku përfundimisht kuptova se asnjë shpresë nuk mund të pritej prej tij, në kohën kur shumë njerëz besonin se ai mund të bëhej si një Gorbaçov shqiptar.

Si qëndron raporti juaj me vendin amë dhe sa ka ndryshuar raporti juaj me Shqipërinë në krahasim me vitet e mëparshme ?

Nuk kam pasur raporte moskuptimi me publikun e gjerë. Përkundrazi, mirëkuptimi ka qenë i plotë në të gjitha rastet. Popujt e gadishullit ballkanik, në sytë e Europës përfytyrohen zakonisht tepër të ashpër, të prirur më shumë për grindje sesa për pasione lirike. Më duhet të pranoj se ka diçka të vërtetë në këtë pohim. Ndërkaq s’mund të mos them se pikërisht këta popuj, e midis tyre shqiptarët, e duan shumë letërsinë, madje e sublimojnë atë. Është vërtet një befasim që lidhet me të tjera paradokse, si për shembull, qëndrimi ndaj femrës dhe ndaj dashurisë. Më lejoni të përsëris mendimin se vajzat dhe gratë, më shumë se në jetë, ku qëndrimi ndaj tyre s’është për t’u lakmuar, kanë patur fat në art. Rrallë ka zona në botë ku ato të trajtohen si hyjnesha. Ka gjasë që letërsia të ketë përfituar nga kjo.

– Meqë ra fjala për gratë. Çfarë roli ka luajtur – dhe luan – në jetën tuaj gruaja juaje Helena, e cila po ashtu është shkrimtare?

E kam të vështirë ta përfytyroj se si do të zhvillohej krijimtaria ime letrare e përditshme pa ndihmën e saj. Mbi të gjitha, ajo ka qenë gjatë gjithë kohës së jetesës sonë të përbashkët, lexuesja ime e parë, pra mendimi i parë për veprën, çka për shumë shkrimtarë, ku bëj pjesë edhe unë, ka një rëndësi të pazëvendësueshme.

Shija e saj letrare gjithashtu është e pagabueshme. Nuk po flas për ndihmën tjetër: kalimin në duart e saj të të gjithë procesit të përgatitjes së dorëshkrimit, të shtypjes së tij në ordinator, korrekturës së parë dhe redaktimit dhe gjithfarë çështjesh teknike, për të cilat shkrimtari ka aq shumë nevojë.

– Vitin që shkoi një grua e madhe shqiptare, Nënë Tereza, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, u shenjtërua në Vatikan. Komenti juaj?

Ju e merrni me mend përgjigjen time. Ka qenë një krenari e ligjshme. Ndërkaq do të shtoja se kishte një përmasë dramatike gjatë kohës së komunizmit.

Ndërsa gjithë bota e adhuronte, ishte një periudhë kur në Shqipëri nuk flitej për të për dy arsye: e para ngaqë ajo ishte fetare dhe e dyta, ngaqë konsiderohej pjesë e botës perëndimore. Aq e fortë qe kjo trysni saqë me gjithë lutjet e saj, atë nuk e lejuan të vinte të vizitonte familjen e saj, apo thjesht të vinte një tufë me lule në varret e tyre.

– Nëse përjashtojmë kohën e komunizmit, Shqipëria është një nga vendet unike në botë për tolerancën fetare. Shqiptarët kanë një tjetër qasje ndaj fesë dhe nuk identifikohen sipas besimit fetar. Si e shpjegoni ju këtë?

Kjo është e vërtetë dhe kjo, nuk e fsheh, më bën të ndihem krenar. Dua të shtoj se ne, popujt e Ballkanit, e kemi disi të lehtë mburrjen. Është një karakteristikë jo fort e lakmueshme, por në këtë rast shqiptarët kanë të drejtë të krenohen.

Shpjegimi duhet të jetë i ndërlikuar. Harmonia fetare është një nga tiparet më të rralla në historinë e popujve. Shqiptarët e kanë pasur këtë tipar në të gjitha kushtet historike: gjatë pushtimit osman, pas çlirimit prej tij, gjatë kohës së mbretërisë shqiptare, gjatë fashizmit dhe, për çudi, edhe gjatë komunizmit, atëherë kur toleranca u duk se i kishte lënë lamtumirën Shqipërisë përgjithmonë.

Do të shtoja këtu se edhe krenaria tjetër legjitime, mbrojtja e përhershme e hebrejve, sidomos gjatë Luftës Botërore, ka lidhje, me sa duket, me harmoninë që u fol më lart.

-E dini se Berlini ka një shkollë, e cila nga 2014-ta mban emrin e Refik Veselit, fotografit shqiptar, “Të drejtit ndër popuj” që kishte shpëtuar dy familje hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Jo, nuk e dija. Po e mësoj nga ju. Dhe natyrisht më bëhet qejfi për këtë.

-Kur e keni vizituar Gjermaninë dhe çfarë përshtypjesh keni nga shteti gjerman?

Gjermania ka qenë e pranishme në Shqipëri qysh pas rikthimit të saj në Europë. Sipas një tradite, që po vendosej në Ballkan, dinastia e parë mbretërore europiano-shqiptare, ka qenë ajo gjermanike, qysh në vitin 1914, me miratimin e Fuqive të Mëdha. Për fat të keq, këtë fazë të parë të integrimit të Shqipërisë në Europë, (ëndërr që vazhdon ende sot që po bisedojmë bashkë), e prishi Lufta e Parë Botërore.

Pas një mbretërie shqiptare që u mbyll në mënyrë dramatike, Shqipëria përfundoi në një shtet fashist, i cili ra bashkë me boshtin italo-gjerman. Më pas vazhdoi historia e njohur e vendosjes së komunizmit, e miqësisë tepër pasionante me kampin komunist, e armiqësisë po aq pasionante me të, e miqësi-armiqësisë me kinezët, e izolimit të trishtuar, gjer në rënien e komunizmit.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Gjermania Perendimore ishte i vetmi shtet perendimor që, duke përfituar nga armiqësia e Shqipërisë me kampin komunist, u përpoq ta tërhiqte atë drejt Europës. Misioni i ndërmarrë prej Shtrausit ishte i pamundur ngaqë Shqipëria, duke qenë vërtet armiqësore me ish miqtë e saj komunistë, ishte ndërkaq më staliniste se ata!

Nuk ishte e lehtë të kuptohej kjo! Ndërkaq në Shqipëri u përhap një shpresë me ‘shansin gjerman’. Ishte fjala gjithmonë për Gjermaninë Perëndimore. Dy-tre udhëtime të miat, për shkak botimesh në gjermanisht, ndodhën pikërisht në këtë Gjermani «kapitaliste». Kurse në Berlin kam hyrë për herë të parë gjysmë fshehtazi!

Nuk po zgjatem me këtë histori groteske, që vazhdoi deri në kohën që Shqipëria u gjend, më në fund, bashkë me Gjermaninë e sotme, në Aleancën Atlantike.

Mund të them me bindje se pavarësisht nga paradokset e krijuara prej historisë, një ndjesi pozitive për gjermanët dhe Gjermaninë ka qenë gjithmonë e pranishme në Shqipëri. Ka gjasë që shpjegimi për këtë mund të ketë lidhje me mirënjohjen ndaj shkencëtarëve gjermanë, të cilët janë marrë me gjuhën shqipe, më thellë dhe më seriozisht se të gjithë, duke përfshirë edhe vetë shqiptarët. Kjo mund të duket e tepruar në qoftë se nuk keni dijeni për adhurimin pa kufi ndaj gjuhës që, në sytë e shqiptarëve, kishte marrë ndërkaq aureolën e një martireje, sidomos pas ndalimit me dekret të saj nga shteti osman.

– Ju falenderoj për kuriozitetin që është vërtet mbresëlënës. Më lejoni ta përfundoj bisedën tonë me një pyetje: Para tre vjetësh presidenti turk Erdogan ishte në Kosovë dhe e quajti Kosovën Turqi. Ç’mendoni për këtë?

Jam në dijeni për këtë deklarim të tij dhe e vetmja gjë që mund të them është se kur e kam lexuar nuk iu kam besuar syve.


2019-10-01

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË STRATEGJINË KOMBËTARE

(Rreth librit të autorit Jahja Lluka “Përmbledhje shkrimësh”,botuar këto ditë nga 
Akademia e Shkencës dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,në New York.)


Fotografia e Flori Bruqi


Në vargun e shkrimeve publicistiko-historike tek ne në Kosovë , është vepra me re e publicistit shqiptar Jahja Lluka me titull“Përmbledhje shkrimesh”,që është botuar këto ditë në "Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane" ,në New Yor. dhe është shtypur në “Dukagjini”, të Pejës.

Jahja Lluka ka bërë emër dhe përpjekje për një vepër të tillë nga fusha e dijes historike dhe që është një studim I thuktë I historisë tonë kombëtare.Dëshmitë historike janë vjelë në arkivat e ndryshme të kohës qofshin ato vendore,serbo - kroato-sllovene ,osmane ,veneciane,vieneze ,raguziane, etj.

Libri është i sistemuar mirë në 160 faqe , të ilustruara me fotografi dhe të dizajnuara mjaft mirë nga redaktori teknik zt.Luan Tashi.

Në libër janë hulumtuar mjaftë mirë mardhëniet shqiptaro-osmane: shqiptaro-serbo-malazeze ;ruso- osmane-serbe etj.që  nga shekulli XV -të ,  Rilindjen  kombëtare , si dhe historinë më të të re  të  shqiptarëve në  Republikën e Kosovës.

Shekuj me radhë ishim dëshmitarë, të vuajtjeve , trishtimit për një komb që është i lashtë dhe që nuk iu dorëzua skllavërisë sepse shqiptarët ishin dembabadem në trollin e vet stërgjyshëror.

Shumica e popujve të Ballkanit deri në sekullin XIV ishin të pavarur dhe kishin arritur të formojnë shtetet e tyre kombëtare.

Secili sipas mundësisë jetoi dhe krijoi një histori dhe një traditë të vetën duke e ruajtur qenjësinë e vet,doket e zakonet dhe duke respektuar ligjet e shtetit të vet.

Në mesin e këtyre shteteve Ilria ishte ndër shtetet më të lulëzuara, e në mesin e saj Dardania antike krahina më e popullarizuar dhe ndër më të zhvilluarat në Ballkan dhe Evropë.

Por me fillimin e dyndjeve slave në shekullin XIV tërë historinë e lulëzimit e shtetit ilir fillon ta mbulon errësira mesjetare.

E tërë shtypja e gjenocidi sllav drejtohej perms kishës ortodokse slave,ndërtimi i të cilave fillon me ardhjen e sërbeve në këto anë,madje në shumicën e rasteve pushtuesit slave kishat katolike ilire i shndërruan në kisha ortodokse ashtu siç ndodhi më shumë kasha në Kosovë(Deçani,Graçanica etj) në të cilat sot e kësaj dite shihen gjurmët e pashlyera ilire.

Edhe përkundër inkuizicionit të pashembullt të shkizmë slave e cila me çdo kush tentonte ta zhdukë dhe asimilonte popullsinë auotktone,të përvetësonte çdo të arritur të races iliro-shqiptare,edhe
përkundër shtypjes sistematike shqiptarët arritën t'i bëjnë ballë fushatës shfarosëse dhe me fanatizëm ruajtën doket,zakonet,gjuhën,flamurin e trditat autoktone kombëtare.

Pushtuesit e shumtë erdhen e shkuan po pasardhësit e ilirëve- shqiptarët mbeten zot në trojet e veta, të cilat nga sulmet e pandërprera të pushtuesëve të ndryshëm u rudhën dukshëm por nuk u shuan do, arrijtën të mbijetojnë.Andaj Kosova mund të quhet “djep”I Sërbisë aq sa mund të quhet”djep” i Turqisë.

Edhe në sundimin pesëshekullor të Perandorisë Osmane popullsia shqiptare arriti të mbijetoi deri në ditët tona.

Lëvizja kundër pushtuesve të njëpasnjëshëm asnjëherë nuk u shua.Ajo veproi here me intenzitet më të shtuar e here me intenzitet më të ulët,varësisht prej kushteve dhe rrethanave shoqërore-politike të kohës.

Shekujt X V, e deri në shekullin XX shqiptarët ishin pothuaja çdo herë nën kërcënimin e hijenave të djallit, që merrte me veti shpirtrat, ëndërrallat ,dëshirat dhe dashurinë, që të jetojnë ,aty në tokën ku zotat ia falën etërve të tyre !...

Zingjiri i luftërave për mbrojtjene e trojeve të rrezikuara shqiptare nuk u këput asnjë çast tash e disa shekuj…

Studiuesi Jahja Lluka m’u si bleta përzgjodhi mirë e mire nektarin e trajtimeve të veçanta historike për çështjën shqiptare , veçmas ato të ndërgjegjies kombëtare duke i saklitur dhe përkujtuar   heroizmiin e tyre në shekuj si fjala vjen :  Gjon Kastrioti, Gjergj Kastrioti-Skendërbeu ,Andronika (Donika) Kastrioti, Pjetër Bogdani, Sylejman Vokshi , vëllëzërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni , Dedë Gjo Luli, Hasan Prishtina , Rexhep Mitrovica, Nëna Tereze, Ramë Bllaca,Elena Gjika , vëllëzërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla , Kadri Zeka,Ibrahim Rugova, Shaban Jashari më të bijtë Hamzën dhe Adem Jasharin, Himë Haradinaj më të bijtë Shkelzenin,Luanin ,Ramushin dhe Dautin e e figura tjera të ndritura të kombit tonë.

Libri është i shkruar me gjuhën e fakteve për kolonizimin e Kosovës nga serbo-malezezët si dhe shpërnguljen e shqiptarëve, që ishte edhe kjo brengë dhe plagë e dhembshme kombëtare...

...Eksode masive,vrasje,dhunime,burgosje,tortura,nuk iu ndalën shqiptarëve përgjatë 100 vjetëve.

Regjimi serb donte t'i çrrenjoste shqiptarët nga toka nanë, më të vetmin qëllimi që qenia shqiptare të zhdukej nga faqja e dheut.

Qëllimi i përhershëm i fqinjëve sllavë, ishte gjenocidi i vazhdueshëm serbosllavë për vrasjet masive që nga Bosna dhe Hercegovina me shfarosjën e 8.000 boshnjakëve për një ditë nga forcat ushtrake serbe të gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiçit , apo vrasjet masive në teritorin e Kosovës në shekullin e kaluar.

Dhe Serbia ,edhe pas 21 vjetëve të luftës heroike të popullit tonë nuk e zbatojë kurrë marrëveshjet e nënshkruara për zbardhjen dhe fatin e personave të pagjetur.

Serbia për çdo njeri tonin të zhdukur e di ku gjendet, sepse ushtria dhe policia vrastare e tyre -pothuaja asnjë krim nuk është bërë i pa planifikuar. Planet serbe kanë qenë sa më shumë krime e më pas të asgjësohen argumentet.

Kosova në vend të fushave me blerim, mbolli tokën me gjak dhe varre !

Pranverat nuk erdhën me më zogj shtegtarë, por shtegtaret ishin nën hirin e dhembjes , trishtimit...
Po,po ishin shqiptarët që po largoheshin nga fati i tyre trishtë, nën kërcënimin e orës së humbur, ku koha dhe historia desh t'i përbinte një popull të terë.

Fushat ,pllajat dhe malet e Kosovës ,mblidhnin shpirtëra të cilët vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për “fajin” pse ata ishin shqiptarë.

Dhe , Kosova tash pas 21 vjetëve është e udhës dhe ligjore që ta krijojë një Gjykatë Speciale për gjenocidin serb dhe krimet e luftës.

Ne tani e kemi një Gjykatë Ndërkombëtare që e miratoj Kuvendi, e cila është me prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë, që të akuzuarit, dëshmitarët janë shqiptar nga Kosova.

Kjo Gjykatë Speciale e dytë, e Hagës është kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së. Ndërsa neve na duhet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, dhe që ka për objekt ata paramilitarët e Serbisë, e po ashtu ku Kosova përmes Interpolit duhet të kërkoj që t’i ekstradoj dhe t’i dënojë në Kosovë.

Gjithashtu Kosova duhet të paraqes kërkesë të bëhet një gjykatë ndërkombëtare për këto krime, dhe gjenocidin e Serbisë, sepse Gjykata e Hagës nuk ia arriti me sukses t’i dënoj një numër të vogël të personave, duke mos dënuar as kryegjelatin Sllobodan Millosheviqin.

Ndryshe sot anëtarët e komisionit ad hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, janë pajtuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe lista e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Kryeprokurorja Karla Del Ponte (GJND , në një raport të saj që e dërgoi në Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkura,në nëntorin e vitit 1999 për gjetjet e varrezave masive në Kosovë , në 6 muajshin e e parë që ishin të evidentuara hiq më pak se 195 varreza masive me 2018 kufoma.

Në vitin 2000 ishin regjistruar edhe 325 varreza masive me 1577 të vdekur.Arsyeja e dytë për projektet shfarosës të shqiptarëve është mungesa e hetimit të krimeve ligjore penale për dhunimin e 20 mijë femrave.

OKB (UNMIK-u) , Evropa (Eulex-i), dhe Serbia heshtën dy decenie për vrasjet e fëmijve,grave,
pleqëve ...e familjet presin eshtrat e familjarëve më atë çka ju ka ndodhur, nga janari i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999 .

Arsyeja e tretë shumë rëndësishme është që ky libër të shfrytëzohët si bazë e një përpjekjeje, për të ringjallur procesin e hetimit nga organet kompetente të Kosovës apo të ndonjë Gjykate Speciale ngase vetë UNMIK-u , Eulex-i i " harrojë " masakren e Mejës me 360 të vrarë, Krushën me 250 civilë të vrarë,...Izbicën,Likoshanin,Qyshkun ,Belegun,Lebeniqin,Obrinë etj.etj.

Një radar tokësor ka bërë incizime në Kosovë dhe Serbi. Ato rezultate tanimë i ka edhe vetë Lluka .

Ne kemi gërmuar shkruan Lluka në dy vende në Kishnicë, por pa sukse. Inqizimet satelitore i tregojnë vetëm anomalitë e shtresave tokësore, por nuk mund të gjejë varreza masive... Ekipet hulumtuese janë të urdhëruar nga Prokurorët për krime të luftës që aty ku ka dyshime të bëhen edhe gërmime.

Vend meritor në librin "Përmbledhje shkrimesh" është edhe përiudha historike: 1981-1990 ; 1991-1997; 1998-1999; 2000-2019 .

Viti 1981, quhet vit i "Motit të madh të Kombit shqiptar" ,apo vit i “Pranverës së madhe studentore”.

Demonstratat që shpëthyen në pranverën e viti 1981, Greva e minatorëve të Trepçës (1989); 2 koriku i vitit 1990 , 7 shtatori i vitit 1990, si dhe Lufta heroike e UÇK-së (1998-1999) e çorrën maskën serbosllave.

Ideologjia komuniste e Jugosllavisë Titoiste ishte demagogjike e tradhtare që ishte e grumbulluar në Kosovë që nga viti 1945 e këndej.

Datat historike që shtjellon në libër , ishin një kontestim i Jugosllavisë së atëhershme që Kosovën e mbante peng.

Këto ngjarje s’mund të trajtohën ndryshe pos si një shpërthim vullkanik i llavës së paknaqësisë gjithë popullore, që ishte e akumulluar në unin e çdo shqiptara për dekada të tëra.

Zërit të atdheut, thotë Lluka iu përgjigjën të gjithë shqiptarët që gjakojnë për liri e çlirim që nga Tivari deri në Prevezë , që nga Jeni Pazari e Prishtina , Presheva , Bujanoci, Kumanova, Shkupi e Mananastiri etj.

Shqiptarët nuk mund të rrinin në një bashkësi më të cilën nuk kishin asgjë të përbashkët :as gjuhën,as kombin,as traditat,as etnitetin.

Ata nuk mund të rrinin në kuadër të një bashkësie padronësh dhe të nënshtruarish, në një bashkësi që u serviret pozita e të shtypurve dhe e të shfrytëzuarve në trojet e veta stëgjyshore, në një bashkësi që përjetuan vetëm gjenocid , tmerr e shfarosje masive , në një bashkësi që nuk çmohohet e drejta njerëzore e kombëtare,siç ishte ish Jugosllavia e Titos dhe serbosllavia e e Millosheviqit, tash Serbia e Aleksandër Vuçiçit dhe içave dhe viçave tjerë.


Prandaj si të gjitha kombet e qytetëruara, edhe shqiptarët menduan për çlirimin e tyre .Atë e bëri populli i shumëvuajtur ,si dhe pjesëtarë trima të UÇK-së bashkë më NATO-n.

Kosovarët herët apo vonë kërkojnë me ngulmë bashkimin e shqiptarëve , si e drejtë e patjetërsueshme , në një trung të vetëm tokësor - në Shqipërinë e bashkuar.

Vepra madhore "Përmbledhje shkrimesh" është një kontribut i çmuar i zt.Jahja Lluka ,që ia dha hisoriografisë shqiptare një të vërtetë e që po krijohët nga njerëzit e vet.

Është ky një libër për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e dhembshme por krenare të popullit shqiptar deri në ditët e sotme.

Këto fakte shumë të tjera ,të cilat kishte filluar t’i mbulojë pluhuri i harresës historiografike, që paraqitëshin të mjegulluara apo edhe të pasqruara përshkak të faktorëve të ndryshëm kohorë,
megjithëse me fanatizëm të pashoq u përcollën nga brezi në brez, e shtynë Jahja Llukën,që më këtë libër të lë gjurmë në ruajtjen e traditës historike, kombëtare e etnografike të Kosovës, gjithnjë duke u bazuar në të dhëna faktike,dokumentare e gojore rreth të kaluarës dhe të tashmës së shtetit më të rinjë në botë.

Sigurisht që puna e autorit Jahja Lluka do t’i shërbejë gjurmuesëve dhe studiuesëve të Kosovës si një nismë e mbarë për ta ndriçuar në mënyrë të gjithanshme vërtetësinë etnike shqiptare,për të paraqitur realisht luftërat dhe mbijetesat për ta ruajtur gjenin e stërlashtë nga pushtuesit e ndryshëm.

Është meritë e veçantë e autorit që problemet e shtjelluara në këtë vepër me peshë ,janë të shpjeguara me një stil të rrjedhshëm që të mban të lidhur nga një pjesë në tjetrën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...