2012-09-26

nga Flori Bruqi:Rreth 60% e vetëvrasjeve – pensionistë!



Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga Sahit Dragaj, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Kosovës dhe Fahri Buçinca, kryetar i Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua për gjendjen e rëndë të pensionistëve, grevën e sotme të pensionistëve, si dhe u diskutua për krijimin e një grupi të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë për të shikuar mundësinë e daljes nga situata e rëndë materiale, në të cilën gjenden pensionistët e Kosovës.

Krasniqi u premtoi pensionistëve se do të bisedojë me kryetarin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare për të shikuar se çfarë mund të bëhet lidhur më këtë çështje, thuhet në njoftimin për media.




Organizatorët e protestës së sotme të pensionistëve kanë deklaruar se rreth 60 % e vetëvrasjeve në Kosovë janë bërë nga pensionistët

Prishtinë: “Në vitet e pasluftës rreth 60% të vetëvrasjeve në Kosovë janë kryer nga radhët e pensionistëve” ka theksuar Kryetari i Kuvendit të Kryesisë së Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës (BPIPRK), Shaban Kajtazi gjatë protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua rritja e pensioneve dhe përmsimi i kushteve të jetesës.

Kosova pa një ligj për pensionet

image de l'article
14 vjet pas luftës po vazhdon pozita e vështirë materiale, shoqërore e sociale dhe shkelja e të drejtave të pensionistëve kontribut pagues në Kosovë, është thëhë në tryezën” Projektligji i Pensioneve – efektet dhe pasojat”, të organizuar nga Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Fondacioni "Friedrich Ebert".

Në konferencën, është diskutua për mungesën e ligjit për pensionistët, duke fajësuar institucionet përkatëse të vendit, por edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, që sipas panelisteve po e bllokojnë një ligj të tillë.

Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Kosovës, Sahit Dragaj, mungesën e ligjit për pensione dhe 13 vjet pas luftës e ka quajtur si “sui generis”. Sipas tij, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në botë që nuk ka ligj për pensione.

Ndërsa, kryetari i Lidhjes së Juristëve të Kosovës, Mazllum Baraliu, ka theksuar se sa i përket ligjit për pensione kjo shoqatë ka bërë atë që është e mundur, mirëpo sipas tij, FMN-ja dhe BB-ja po e pengojnë miratimin e tij.

Mosmiratimin e ligjit për pensione po e vuajnë më së shumti pensionistët, të cilët vazhdojnë të mbesin në gjendje të palakmueshme.

Sipas panelistëve, varianti i propozim-ligjit për skema pensionale të financuara nga shteti i kthyer në Qeveri nga kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 26 dhjetor 2011, është drafti më i dobët i ndonjë projektligji, që ndonjë herë është sjellë në Kuvend për miratim, raportojnë mediat

 kosovare.Pensionistët e Kosovës në gjendje të rëndë


Kosova ka 60 mijë e 750 pensionistë kontribut dhënës, ndërsa 73 mijë pensionist të moshës. Pensionistët kontributdhënës marrin shumën mujore prej 85 eurosh, kurse ata të moshës marrin 45 euro pension.

Ndryshe gjatë protestës së sotme pensionistët janë ankuar në kryeministrin e Kosovës, sipas të cilave ai nuk ka pranuar t’i e t’i dëgjojë hallet e tyre për më se 13 muaj.

““Nëse problemet tona nuk zgjidhen, ne do të vazhdojmë me protesta masive” kanë deklaruar për Info Globin, organizatorët e protestës



Jo larg kolltukëve të rehatshëm të pushtetarëve tanë gjendet pothuajse një botë tjetër. Njerëz me sy të vuajtur, janë 34 mijë e 534 familje me asistencë sociale dhe 168 mijë e 194 pensionistë, të cilët çdo ditë përballen me luftën për mbijetesë, pasi kaq e kaq vite, jetojnë në gjendje të mjerueshme, në një vend ku çmimet janë dhe më të larta sesa në shumë vende me standard shumë më të lartë se Kosova.

Zvicra ua kthen pensionet Kosovarëve

Foto: Korab Basha

Gjykata Federale e Zvicrës mbështeti pensionistët e Kosovës. Ajo e cilësoi të paligjshëm vendimin e Qeverisë së saj për ndalimin e dhënies së pensioneve për kosovarët që nuk jetojnë në Zvicër. Madje, gjykata kërkoi që ato të paguhen në mënyrë retroaktive.

Mehmet B. është gëzuar të dielën. Një lajm i mirë i ka ardhur nga Zvicra. Këtë burrë rreth të pesëdhjetave e kanë thirrur në telefon shokët e tij nga Cyrihu, qyteti ku ka jetuar për shumë vjet, për t’ia dhënë lajmin e mirë. Pensionin që Zvicra ia ka ndërprerë tash e 18 muaj, do ta marrë përsëri. Edhe atë në mënyrë retroaktive për gjithë muajt që nuk ka marrë asnjë rapi nga shteti helvetik, shkruan Gazeta Express.

“Qe 18 muaj nuk kam e marrë pensionin. Me këtë vendim mua më takojnë më shumë se 18 mijë franga”, thotë Mehmet B. nga Prishtina.



Ky qytetar dhe shumë të tjerë nga Kosova që marrin pensione nga Zvicra mund t’i gëzohen lajmit se Gjyqi Federal i Zvicrës ka vendosur se është i paligjshëm vendimin i Qeverisë së Zvicrës, që e mori në prill të vitit 2010, për ndërprerje mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër-Kosovë.

Qeveria zvicerane në dhjetor të vitit 2009, kishte marrë vendim për ndërprerjen e pagimit të pensioneve në Kosovë, duke filluar nga 1 prilli 2010. Në këtë mënyrë, ajo ishte përcaktuar për mosvazhdimin e marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore me ish-Jugosllavinë në raport me Kosovën.

Lajmin e mirë për pensionistët kosovarë e ka bërë të ditur Sindikata e Punëtorëve të Zvicrës, “Unia”.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashic, tha se e kanë pritur një lajm të tillë. “Por për këtë meritat i kanë vetë pensionistët, të cilët i kanë quar kërkesat e tyre deri në gjykatë”, ka thënë Rashic, për Express.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, ka thënë se “ky vendim u jep konotacion pozitiv shteteve të tjera perëndimore, të cilat kanë pasur marrëveshje me ish-Jugosllavinë në lidhje me pensionet”....

****

Kjo kategori e popullatës ndihet pothuajse tërësisht e harruar, nga ata të cilët çdo ditë flasin se po punojnë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi. Edhe pse sytë i kanë kah Qeveria, ata i kanë humbur shpresat në të, pasi që, sipas tyre, edhe pas kaq vitesh, përveç që po pasurohen për vete, nuk kanë bërë asgjë për këtë popull të ngratë, i cili vazhdon edhe më tej të përballet me luftën për ekzistencë.

“Të jesh pensionist në Kosovë është barazi me vdekjen”. Kështu thotë Ejup Danqa, pensionist, i cili si inxhinier i diplomuar, për 40 vjet kishte punuar në KEK, e tani merr 80 euro në muaj, nga të cilat jeton ai së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Kjo jetë për të, është bërë tejet e mundimshme. Teksa tregon për jetën e vështirë të një pensionisti kosovar, fshin ballin e tij, të cilin ia kishin mbuluar rrudhat e një pleqërie të mundimshme, me të cilën ai përballet. Mishi, pemët dhe perimet, nuk gjenden në menynë e një pensionisti dhe as të një familje me asistencë sociale. Për Danqën, mishi është tashmë luks, pasi që me paratë që ai merr, sofra e tij është e varfër dhe përmban vetëm ato produktet elementare sa për të mbijetuar.
“Unë i marr pension 80 euro në muaj. Është jashtëzakonisht zor me jetu. Për shembull mishi e këto sende për ne, për momentin derisa diçka të ndryshojë, janë luks. Neve as për barna nuk po na dalin, e le më tjera send. Unë nuk di njeriu edhe kështu po jetojka, s’di se çfarë të them”, tha ai.


Danqa i cili ndihet i injoruar nga ky shtet për të cilin punoi një jetë të tërë, nuk pret që të këtë përmirësim, dhe tashmë ai është pajtuar që pleqërinë ta kalojë duke bredhur andej këndej në kërkim të produkteve ushqimore më të lira, pasi që 80 eurot e tij nuk i dalin për t’u ushqyer as një javë.
“Shumë të shtrenjta janë, ne mezi që e lidhim muajin me muaj, me ushqim jashtëzakonisht të dobët. Ne bredhim nëpër tregje të ndryshme për të gjetur pak më lirë. Bën vaki me gjithë këto vite, për pak më lirë duhet me shku tre apo katër tregje për t’i hulumtuar, sepse nuk kemi mundësi t’i blejmë“, tha ai.
Ai teksa tregon për gjendjen e mjerueshme në të cilën po kalon, tregon se si disa nga pensionistët janë detyruar nga varfëria në të cilën jetojnë që t’i marrin pensionet e Serbisë në Graçanicë, pasi që, siç thotë ai, Qeveria jonë i ka injoruar ata dhe aspak nuk kujdeset për ta.
Por jo vetëm pensionistët janë ata që çdo ditë përballen me luftën për mbijetesë. Më mirë se kushdo, gjendjen e rëndë sociale dhe varfërinë në Kosovë e pasqyron dhe gjendja e mjerueshme, në të cilën jeton Zaha Rexhepi së bashku me djalin e saj, në një shtëpi të improvizuar, kulmi i së cilës gati sa s’ka rënë. Edhe pse tash e disa vite kanë trokitur në dyert e institucioneve të vendit, askush s’ka qarë kokën për ta dhe se nuk iu ka ardhur në ndihmë. Zaha e cila jetonte e vetme me të birin 10-vjeçar me 60 euro ndihmë sociale, rrëfente vështirësitë e jetës së saj.


“Është shumë vështirë. Unë ma kabull e kisha ba me vdek se kështu gjallë e për kiamet. Njeri vetes s’po mujke shpirtin me ia marr. Shumë e vështirë është. Jemi lodhur ma tani. Tash jemi lodh, s’po mund ta përballojmë jetën. Na i kanë shkelë të drejtat, na kanë shti përtokë në dhe, nuk na japin çka na takon”, thoshte ajo.
Përderisa Kosova ka 2. 338 euro të ardhura për kokë banori në vit dhe mbi 40 për qind numrin e të papunëve, çmimet e konsumit i ka të ngjashme apo edhe më të larta se vendet e rajonit, kur kemi parasysh të ardhurat për kokë banori janë më të larta atje dhe që vendet përreth nesh i kanë dhe përqindjen shumë më të ulët të të papunëve. Teksa në një shtet me standard të lartë si Gjermania me të ardhura për kokë banori prej 39,414 dollarë dhe me një papunësi prej 5.4 për qind, një kg miell dej tani vonë ka kushtuar 25 cent dhe tani kushton 45 cent, në Kosovë një pensionist me 45 apo 80 euro pension, duhet ta blejë miellin 75 cent për kilogram, pastaj vaj dhe shumë produkte tjera më shtrenjtë sesa në Gjermani. Një kilogram mish i cili kushton 7 euro është pothuajse ushqim i paarritshëm për një pensionist që merr 45 euro po ashtu edhe për një familje me asistencë sociale dhe se këto kategori të shoqërisë me të ardhurat që marrin, as për së afërmi nuk do të mund t’i marrin kaloritë e duhura nga ushqimi që ata konsumojnë, e i cili është i varfër, pasi që këtë ia imponojnë kushtet në të cilat jetojnë.


Ilir Berisha, drejtor i Departamentit për Statistika Ekonomike dhe Llogari Kombëtare tha se krahasuar me vitin paraprak në korrik të këtij viti çmimet e konsumit janë ngritur për 2.2 për qind.
“Nëse i referohemi korrikut të vitit 2012, krahasuar me korrikun e vitit 2011, kishte një ngritje prej 2.2 për qind. Kryesisht ngritja u vërejt tek nëngrupi i duhanit me 8.6 për qind, pastaj rryma gazi dhe lendet djegëse tjera prej 8.1 për qind, që kryesisht ishte ngritje e çmimit të rrymës, secila nëngrup kishte ndikim prej 0.4 për qind në indeksin e përgjithshëm të konsumit. Pastaj mishi me 3.8 për qind, perimet me 6.3 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal, kryesisht derivatet nafta dhe benzina kanë një ngritje prej 4 për qind”, tha ai.


Berisha po ashtu theksoi se edhe buka ka një ngritje të çmimit për 33 për qind nga 30 në 40 cent, e që është përqindje mjaftë e madhe.
“Ajo që është më e ndjeshme dhe më e prekshme, që zakonisht ballafaqohen të gjithë qytetarët e Kosovës, janë lëvizjet e çmimit të bukës, lëvizje me një përqindje mjaftë të madhe. Kur kësaj i shtohet që në shportën e përgjithshme të konsumit, ky artikull zë një peshë të madhe, në raport me artikujt tjerë, gjithsesi ndikimet e lëvizjes së çmimeve të këtyre artikujve, kanë një peshë më të madhe në indeksin e përgjithshëm të konsumit”, tha ai.

Skeda:Kosovo in Europe (de-facto).svg
Në bazë të statistikave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), shfrytëzues të kategorisë së asistencës sociale, janë 34 mijë e 534 familje. Në familje një person merr 40 euro në muaj asistencë sociale deri në 80 euro, varësisht sa persona ka në familje. Në kuadër të kësaj kategorie të asistencës sociale, MPMS paguan për këto familje edhe nga 15 euro për shpenzimet e energjisë elektrike, familjet e dëshmorëve dhe për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, ku gjithsej paguan një kuotë mbi 4 milion euro, pagesa për energji elektrike.

Behxhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies sociale, thotë se me gjithë këto lehtësime që MPMS mundohet të bëjë për këto familje, ata janë të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton për këto familje, të cilat çdo ditë përballen me ngritje të çmimeve të konsumit. Megjithatë, sipas tij, MPMS po mundohet të bëjë sadopak që t’i ndihmoj ata duke u ofruar përkujdesje dhe mbështetje aq sa mundet.
“Ne jemi të vetëdijshëm që ka rritje të çmimeve, sidomos të atyre produkteve që janë të paevitueshme të mos blihen konkretisht. Por në kuadër të kësaj ne kemi menduar se kuotat e parapara prej një anëtar deri në tetë anëtar e më tutje për familje, që janë shfrytëzues të kategorisë sociale, të arrihet sigurimin e kalorive që janë të parapara në bazë të asaj se sa kalori, mund t’i ketë një familje, shpenzime brenda 24 orëve. Dhe në kuadër të kësaj, mendojmë që sadopak, duke pas parasysh që përveç dhënies së kësaj ndihme, këto ndihmesat për energji elektrike dhe ndihmesa në aspekte tjera, sado pak të arrijmë ta fuqizojmë familjen dhe t’i ofrojmë një përkujdesje dhe mbështetje të garantuar me ligj”, tha ai.


Po ashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Kosovë janë 168 mijë e 194 shfrytëzues së pensioneve. Një pensionist i cili nuk ka punuar, pas moshës 65 vjeçare merr pension 40 euro, ndërsa pensionistët, të cilët kanë punuar dhe kanë paguar kontribute marrin vetëm 80 euro pension.
Gaxhiqi tha se ata janë të vetëdijshëm që kjo shumë është e pamjaftueshme dhe për këtë kategori të qytetarëve, por se në bazë të planit dhe dinamikës, kanë menduar të ecin në mënyrë graduale në bazë të planifikimeve buxhetore, në mënyrë që të ketë përmirësim të gjendjes së pensionistëve, për të cilët mendojnë që në mënyrë sistematike t’i fuqizojnë dhe mbështesin këtë kategori, e cila ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme nga institucionet.

******

Pensionistët me peticion kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre

Pensionistët e Kosovës përmes një peticioni publik, i cili nga sot ka filluar të nënshkruhet në të gjitha qendrat e Kosovës, kërkojnë nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura për përmirësimin e gjendjes së tyre. Përfaqësuesit e pensionistëve, kërkuan nga institucionet relevante, që të merren parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën ata do të marrin veprime tjera, si dalja në rrugë dhe protesta, deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.


Kërkesat e pensionistëve drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, janë: që pensionet të jenë 60 për qind e pagës mesatare në Kosovë, të mos aprovohet Draft-ligji diskriminues për skemat e pensionisteve të financuara nga shteti dhe i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 21 dhjetor 2011. Ata përmes këtij peticioni po ashtu kërkojnë subvencione, derisa të sigurohen pensionet reale për ekzistencë.

Kryetar i Partisë së Pensionisteve të Kosovës, Sahit Dragaj tha se pensionistet në Kosovë që 12 vjet janë duke përjetuar qaste të rënda, për shkak se lidershipi i Kosovës, nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve të tyre ekonomike dhe sociale.

Ai tha se pensionistet e Kosovës bëjnë pjesë në kategorinë që më së shumti janë të diskriminuar, edhe pse janë munduar që në mënyrë institucionale ta zgjidhin problemin e tyre. Mirëpo sipas tij, edhe përkundër të gjitha masave që ata kanë ndërmarrë, duke iu drejtuar të gjitha institucioneve të Kosovës, si Parlamentit dhe Qeverisë, nuk kanë hasur në mirëkuptim.

“Ky do të jetë veprimi i fundit, në mënyrë institucionale, që përmes këtij peticioni që po organizojmë në tërë qendrat komunale të Republikës së Kosovës, që t’ia bëjmë me dije edhe Qeverisë dhe Parlamentit, që të mos aprovohet një ligj diskriminues, i cili është turp për Kosovën, një ligj i cili votohet”, tha Dragaj.

Ai po ashtu paralajmëroi se pensionistët nuk do të rrinë duarkryq, por do të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre dhe se në rast të mosrealizimit të kërkesave që ata po ia adresojnë institucioneve më të larta të vendit, atëherë do të marrin masa tjera.

Zenun Rexhepi, pensionist, tha se gjendja e pensionistëve të Kosovës është e pa teolerueshme. Sipas tij lënia e pensionistëve me pensione prej 80 euro është në papërgjegjësi e institucioneve.

“Përmes peticionit, ne e kundërshtojmë një lloj neglizhence të papërgjegjshme të pushtetit dhe institucioneve, që ka 12 vjet që nuk i kanë marrë masat e domosdoshme për zbatimin e të drejtave tona si pensionistë, e të cilat janë të përcaktuara me kushtetutë, me konventat ndërkombëtare. Është e ditur se ne nuk jemi kategori sociale, edhe pse na konsiderojnë, sepse ne pensionet i kemi fituar me punën që kemi bërë, me mjetet që kemi ndarë me të ardhurat tona”, pohoi Rexhepi.



Ndryshe pensionistët, duhet t’i mbledhin 10 mijë nënshkrime në mënyrë që peticioni me kërkesat e tyre t’i dorëzohet Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës. Pensionistët me këtë rast kërkuan solidarizimin e gjithë qytetareve të Kosovës, deri në realizimin e të drejtave të tyre elementare.


Kryesia e Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës (BPIP) të Republikës së Kosovës ka kundërshtuar Projektligjin për skemat pensionale, duke thënë se është diskriminues dhe nuk i përmbush kërkesat elementare juridiko-materiale për një ligj të mirëfilltë sistemor në përputhje me standardet evropiane.



Në mbledhjen e Kryesisë së BPIP-së, të mbajtur të enjten, janë kritikuar si Qeveria ashtu edhe Kuvendi për moszbatimin e rritjes së pensioneve.


“Përgjegjësia për moszbatimin e rritjes së pensioneve sipas ligjit mbi buxhetin për vitin 2011 dhe vitin 2012 në lartësi prej 26 për qind, sipas deklaratës së kryeministrit Thaçi, të publikuar më 26 dhjetor 2011 në ditën e miratimit të tij në Kuvend, është kryekëput e dy ministrive resoriale, MOMS dhe asaj të financave, që nuk i zbatojnë ligjet që i miraton Kuvendi, por edhe Kuvendi e ka pjesën e vet të përgjegjësisë, që nuk e përcjell zbatimin e tyre”, thuhet në një komunikatë të lëshuar pas mbledhjes së Kryesisë së BPIP-së.

Bashkimi i Pensionistëve dhe i Invalidëve të Punës ka paralajmëruar edhe protesta dhe greva në Prishtinë dhe në qytete të tjera për shkak të “shkeljes të së drejtave themelore të pensionistëve për jetë dhe ekzistencë”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...