Pse fitoi Vetëvendosje?
6 tetori 2019 solli ndryshim.
Këtë herë me të vërtetë, ngase PDK si eksponentë e përhershme e koalicioneve në pushtet për mëse një dekadë, tash do të jetë në opozitë. Befasi apo pritshmëri reale rezultati i 6 tetorit, është fare e parëndësishme. Dramatizimin banal e primitiv të politikës e rezultateve zgjedhore do t’ua lëmë meraklive të senzacionit.
Në këtë copë shkrimi do të mundohemi që të trajtojmë rrethanat që nxorën rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Themi do të mundohemi sepse nuk pretendojmë që do të jemi të saktë, ndryshe nga analistët që flasin me bindje profetike, por ia huqin në shumicën e herave.
LËVIZJA VETËVENDOSJE
Fitoi më në fund. Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, do të bëhet Kryeministër, sepse kështu duan qytetarët. Konsistenca e Vetëvendosjes në parimet dhe bindjet e veta politike, u përqafua nga qytetarët, edhe si nevojë për të shpëtuar nga krimi e korrupsioni, por edhe si bindje se ajo përfaqëson modelin më të përshtatshëm qeverisës për situatën tonë ekonomike dhe politike. Një grup rebelësh që nisën aktivitetin politik duke kundërshtuar projektet e imponuara ndërkombëtare, si dhe krimin e korrupsionin e politikanëve vendorë si pasojë, nesër do të jetë Qeveri e ardhshme, pavarësisht propagandës së pandalshme kundër tyre për vite me radhë. Vetëvendosje fitoi sepse është e pastër nga krimi dhe korrupsioni, këmbëngulëse në qëllimet e veta kombëtare e shtetërore dhe dukshëm më intelektuale e progresive në politikat që përfaqëson dhe vizionin për shtetin modern që duhet ta kemi. Pa dyshim, kjo është arsyeja kryesore, pra substanca e fitores së saj. Ka edhe arsye të tjera periferike por të rëndësishme, siç është fushata e mirëorganizuar, ku Albin Kurti pati paraqitje jashtëzakonisht të mira në teren, të kombinuara me fjalimet e kujdesshme, përmbajtësore e shpresdhënëse, duke i hequr nga letra rreshtat apokaliptik. Kurti e ka kuptuar se në fushata duhet pranuar këshillat e profesionistëve, dhe kështu ka bërë në këto dy të fundit, pra në fushatën e vitit 2017 dhe atë të vitit 2019.
Negativiteti i tepruar në fjalime, sado real që të jetë për situatën tonë, shqetëson qytetarët, sidomos këta tanët, ndërkohë që imazhi (dukja) ka një rëndësi shumë të madhe se si do të perceptohesh prej tyre.
Pra, Kurti foli bukur, u vesh bukur, qeshi më shumë, lëshoi hajgare të këndshme në tubime e paraqitje televizive, por nuk kapërceu kufirin, sepse edhe kjo mund të jetë e rrezikshme nëse ia tepron. Ai dukej i sigurt dhe i bindur se do të fitojë dhe se Vjosa Osmanin do ta bënte kryeparlamentare. PSD-në nuk e bëri hesap për hiçgjë, siç nuk e bënë hesap as qytetarët. Foli shumë shkurt për ta, vetëm kur pyetej me insistim të gazetarëve, por edhe në ato pak herë që foli, i goditi rëndë dhe i skualifikoi nga gara zgjedhore. Për PDK-në foli edhe më pak, sepse ajo fliste mjaftueshëm për veten; premtonte luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Të dashur lexues, kështu
fitohen zgjedhjet!
Një komunikim që Vjosa Osmani ka pasur me një gazetar kosovar, zbulon urrejtjen e saj të madhe për 3 figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën,Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.
Osmani nuk i ka kursyer ofendimet e rënda për kolegët e saj nënkryetarë të LDK-së.
Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, me miratimin e të cilëve është nominuar për kandidate të LDK-së për kryeministre të Kosovës, ajo i ka quajtur “burreca”.
Gjuha e Vjosa Osmanit ka degraduar, sidomos ndaj kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, për të cilin ajo ka thënë se është “analfabet, idiot dhe debill”.
Indeksonline ka siguruar një bisedë midis Vjosa Osmanit dhe gazetarit të një mediumi kosovar, të zhvilluar kohë më parë në Facebook, ku ajo flet në hollësi për betejat e brendshme në LDK.
Osmani tregon se si kishte luftuar për largimin e Isa Mustafës, ndërsa nga biseda duket se bëhet fjalë për një grup më të madh që po përpiqej t’ia bënte gropën kryetarit të LDK-së.
“Kemi bo lufte të madhe nëpër degë, që krejt me kërku largimin e Isës”, thotë Vjosa Osmani.
Në pyetjen e gazetarit se pse LDK nuk po e nominon atë për Kryeministre, Vjosa Osmani përdor gjuhë ofenduese ndaj figurave qendrore të LDK-së, të cilat i quan “burreca”.
“Nuk më nominojnë se burrecat si len inati. Pritja e tyre është që unë komplet mu largu, me ja u lonë në duar atyre”, thotë ajo.
Më pas, ajo shton se nuk do të dorëzohet “para do burrave analfabeta”.
E pyetur për Agim Veliu, Vjosa Osmani thotë se ai është “e keqja më e madhe” dhe “më katastrofa”, ndërsa e akuzon atë edhe për diplomë false.
“Agim analfabeti, që ia kanë bo diplomën brenda natës”, thotë Osmani.
“Atë veç Podujeva mundet me rrëzu”, shton ajo.
Pyetjes së gazetarit se çfarë po kërkon ai, Vjosa Osmani vazhdon me ofendime për kryetarin e Podujevës.
“Ai debill është një idiot i rrezikshëm. Don me pas pushtetin mbi parti”, thotë ajo.
Vjosa Osmani është nominuar kandidate e LDK-së për kryeministre pikërisht me një marrëveshje të arritur midis Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut, me të cilët ajo shihet sot e buzëqeshur në fushatë, por që tani dalin fakte se ajo i kishte luftuar dhe sharë ata.
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
Pa Vjosa Osmanin, LDK garën do ta bënte me PDK-në dhe jo me Vetëvendosjen. Lëvizje e mençur dhe e nevojshme kandidimi i Vjosa Osmanit për Kryeministre, por jo e mjaftueshme. Me siguri, sikur Vjosa Osmani ta kishte fituar betejën brenda partise, me gjasë do të fitonte edhe garën zgjedhore. Qytetarët e kuptuan se diçka nuk shkonte me Vjosa Osmanin. Lutfi Haziri i rrinte si stupc mbi krye asaj kudo që shkonte, sepse kështu vendosi partia dhe ky ishte konsensusi.
Vjosa Osmani nuk duhej që të pranonte konsensuse të tilla, por është dashur që të kandidojë për kryetare të partisë dhe të shkaktojë një tërmet të brendshëm për t’i shkundur nga degët e larta njerëzit obstruktivë. Keq shumë, sepse angështia e saj për shkak të situatës së rëndë në LDK, reflektohej në paraqitjet që i bënte në tubime e televizione.
Megjithatë, jo për faj të Vjosa Osmanit, LDK ka trashëguar një të kaluar të shëmtuar politike. Disa herë ka tradhtuar votuesin e saj, duke i çuar votat te PDK e Hashim Thaçit. Askush nuk mund të garantonte që kjo parti nuk do ta bënte të njëjtën gjë, sikur të dilte e para. Disa zyrtarë me pushtet të madh në LDK kanë një afinitet të çuditshëm për të bashkëpunuar lezetshëm me PDK-në.
Nevoja e tyre për PDK-në është sikur ajo e një alkoolisti në rehabilitim për një gotë raki. Kjo vërehet edhe me parehatinë që e shprehin publikisht për koalicionin që do të ndodh me Vetëvendosjen. Paramendoni të njëjtit sikur LDK të ishte e para në zgjedhje; koalicioni me Vetëvendosjen do të ishte i pamundur. Ndodhi kjo që ndodhi, LDK përkundër se rriti votat në përgjithësi, humbi ngusht ndaj Vetëvendosjes.
Vjosa Osmani, bashkë me Kujtim Shalën, Lumir Abdixhikun, e të tjerë politikanë të një fryme më progresive, duhet ta marrin drejtimin e LDK-së, duhet ta bëjnë guximshëm atë betejën e paevitueshme që duhet bërë brenda partisë. Janë politikanë të rinj e të pastër, kundërshtarë të hapur e të dëshmuar të së keqes dhe si drejtues të LDK-së, një ditë mund të fitojnë në zgjedhje dhe ta drejtojnë edhe shtetin.
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
Në këtë fushatë, PDK u tha partive të tjera, mos shani më sepse do ta shajmë ne veten dhe qytetarët. Pra, shini budallakinë tonë sepse asgjë s’keni parë deri tani. Premtimi për luftë kundër krimit dhe korrupsionit nga partia që i mbolli këto dukuri, të trembte fillimisht, për t’u dukur gërditshëm qesharake më pas. Pse të trembte? Pas mohimit të fajit, PDK shkoi edhe më tej, tha se do ta ndëshkojë fajtorin. Një pushtet i këtillë të bjerrë shpirtërisht, ta shembë arsyen si mekanizëm i vetëm për të argumentuar e komunikuar, të dhunon psiqikisht. Po të mos kishte zgjedhje, e vetmja mundësi që do të mbetej për t’iu qasur një idiotizmi të tillë do të ishte shkelmimi i tyre prej pushtetit. Një qytetari e përparuar, një parti të tillë do ta ndëshkonte edhe më rëndë. Nuk është se ka pasur diçka gjeniale në premtimin kryesor të PDK-së për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, siç pandehin disa, por ka pasur gatishmëri sadiste për të luajtur disi argëtueshëm edhe më tej me qytetarët. Nuk duhet të impresionohemi nga gatishmëria e partive për të qenë sa më të këqija, kjo gjë është e gabuar.
PDK është partia që mbanë përgjegjësinë kryesore për shumë krime të pasluftës, për shumë krime ekonomike, për shitjen e aseteve kombëtare në procese korruptive, për dobësimin e pozitës së Kosovës kundrejt Serbisë, duke i lëshuar pe skajshmërisht asaj në mënyrë që ndërkombëtarët të mos e ndalnin që ta vjedhë shtetin. Ka shumë të këqija që i ka shkaktuar Kosovës, dhe për krejt këto të bëma, është e çuditshme se si ende arrinë të marrë mbi 20% të votave.
PDK ka korruptuar shumë media, analistë, OJQ, personalitete të ndryshme të jetës publike, ka kapur Drejtësinë dhe shumicën e institucioneve kruciale të shtetit.
E kuptueshme që rënia e saj shkakton ankth e frikë, sepse lëkundet piramida e rehatisë e privilegjeve të padrejta, por kjo gjë duhet të përfundojë; jo për inat, por sepse drejtësia duhet të vihet në vend. Vartësve të saj duhet t’u mësohet dinjiteti dhe t’u jepet mundësia që të fitojnë e jetojnë ndershëm. PDK i ka humbur zgjedhjet shumë vonë, përkundër se arsyet i kishte të forta, jo vetëm për të përfunduar në opozitë, por edhe për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë qe disa vite. Ka shumë probleme kjo parti, vështirë t’ia fillosh diku. Shpresojmë që opozita do ta kthjellë.
KOALICIONI AAK-PSD
Dy ditët e fundit të fushatës Ramush Haradinaj u vrenjt në fytyrë. Jo se e lëshoi energjia, sepse dihet që ka mjaftueshëm, por sepse duhet të ketë kuptuar diçka për rezultatin e mundshëm që do ta korrte partia e tij. AAK, pa PSD-në, sipas sondazheve para fushatës pati rritur votën e saj. Shpresonte që do të mblidhte 18%-20% të votave në Kosovë. Haradinaj si Kryeministër arriti ta fuqizojë imazhin e tij, përkundër se ishte në Qeverisje me PDK-në. Kishte krijuar një energji pozitive që shpresonte se do t’i shpërblehej në zgjedhjet e 6 tetorit.
Megjithë defektet në Qeveri, Haradinaj projektin e tij qeverisës e koncentroi tërësisht në kundërshtimin e ndarjes së Kosovës. Dorën në zemër, Haradinaj ka bërë një qëndresë stoike karshi këtij projekti dhe e ka penguar suksesshëm atë. Taksa ishte një element në krejt këtë luftë që po e bënte. U çuan të gjithë defetistët e të korruptuarit në këmbë duke i thënë që të lëshojë pe, por ai nuk e tradhtoi qytetarin e as shtetin e tij.
Në fund e thirrën në Gjykatë Speciale për ta intervistuar, si formë e re shantazhi pas këmbënguljes së tij që projektet e rrezikshme të mos zbatohen dhe dha dorëheqjen për ta zhvleftësuar këtë shantazh. Por çfarë ndodhi?
Menjëherë pas dorëheqjes, Haradinaj me një entuziazëm të veçantë trokiti në zyrat e PSD-së, duke i ftuar për bashkëpunim, në kohën kur kësaj partie jo që s’i trokiste kush në derë, por as nuk ia hapte kur i luste për bashkëpunim (bie fjala LDK). Nuk e analizoi mirë situatën Haradinaj, sepse PSD-së ia bëri një ofertë gjeneroze vetëm si akt i një vullneti të mirë për mbështetjen që ia kishte dhënë në disa raste gjatë qeverisjes së tij.
PSD gjasat i kishte zero që ta kalojë pragun dhe në mungesë të alternativave “më të mira” u detyrua të hyjë në gjirin e AAK-së, anipse aty nuk ka ndonjë simpati të madhe për Haradinajn e AAK-në, për arsye të ndryshme, por edhe motive krejt lokaliste. Kjo e theu energjinë që Haradinaj me mund e kishte krijuar në Qeverisje dhe qytetarëve nuk iu pëlqeu ky koalicion.
Figurat e PSD-së shihen si politikanë të zhvleftësuar pas daljes nga Vetëvendosje. Ish partia e tyre, ku përkisnin, Lëvizja Vetëvendosje suksesshëm i ka demonizuar dhe ka shkatërruar potencialin politik që e përfaqësonin dikur. Dalja e tyre e shpejtë, e paqartë, e orkestruar edhe sot mbetet enigmë, përkundër se janë munduar të japin arsyetime për këtë veprim, por gjithçka që thonë duket e e paqëndrueshme dhe kontraverse. Megjithatë, këtij koalicioni i ka munguar edhe një strategji e mirë për fushatën dhjetëditore. E nisi shumë herët e me zhurmë të madhe, por pa artikulim të mirë. Shumë materiale, shumë takime, shumë fjalime, një fletushkë me 100 zotime, një tjetër me program zgjedhor. Pakëz e komplikuar. Video të panumërta në faqen e Haradinajt, pa ndonjë renditje e ndërlidhshmëri mes vete. Në emisione shfaqeshin vetëm përfaqësuesit e PSD-së, të cilët kërkonin egërsisht të përlaheshin me zyrtarët e VV-së, deri aty sa Dardan Molliqaj sulmoi fizikisht Haki Abazin.
Pas kësaj, Vetëvendosje ua bëri bllok dhe këta mbetën duke folur me veten, ndërkohë që prezantohej shumë pak vizioni i koalicionit e zyrtarët e AAK-së nuk shiheshin kund. Haradinaj është politikan tejet origjinal, shprehet në gjuhën e popullit dhe i ka hije kjo gjë, por edhe ai duhet të marrë këshilla se cilat tema t’i rreh më fortë. Ndoshta duhet që edhe Haradinaj, sikur Kurti, t’i pranojë këshillat e profesionistëve për paraqitjet publike dhe AAK ta organizojë më mirë fushatën dhe të mendojë më mirë për koalicionet që i lidhë. Më shumë se sasia e materialeve në zgjedhje, me rëndësi është përmbajtja dhe efketiviteti i tyre. AAK ka rritur votat në këto zgjedhje, por ka dalë larg pritshmërive.
Heroi i demokracise -Ramush Haradinaj :
"Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.
Në Ballkan shpesh thuhet se “heroi i një personi është kriminel për një tjetër”. Ky përkufizim nuk do të mund të ishte më adekuat se në përshkrimin e Ramush Raradinajt, i cili dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi Gjykata Speciale e Hagës e ka thirrur sërish (për herë të tretë) si të dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile.
Për shumë shqiptarë në Kosovë, Haradinaj është hero i modelit klasik, djali i vrazhdë dhe trim nga fshati, që bëri vepra të mira duke pasur guximin të luftojë për idealet e tij. Për serbët në Kosovë, Haradinaj është ndryshe. E akuzojnë se vendosi terror te popullsia civile në zonën e Dukagjinit në vitet 1998-1999.
Dy javë më parë ai festoi 51-vjetorin. Lindi në fshatin Gllogjan më 3 korrik 1968, fëmija i dytë nga 9 të tillë në familjen e tij. Si të gjithë shqiptarët e Kosovës të lindur në vitet e 60-të, Haradinaj vijoi mësimet në shkollë etnikisht të përzier, dhe mësoi të flasë serbo-kroatisht.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1987, ai e kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave, duke treguar talent të mjaftueshëm ushtarak, gjë që çoi në gradimin e tij si oficer komandant, gjë e rrallë kjo për shqiptarët.
Pas ushtrisë, Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në universitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga serbët, por ai thotë se i ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme me autoritetet.
Në vend të studimit, ai shkoi në Lucern të Zvicrës, ku së bashku me xhaxhanë e tij e krijoi një biznes ndërtimi. Gjatë një vizite në Kosovë, në mars të vitit 1991, Haradinaj u përfshi nga vala e protestave dhe kryengritjeve që po ndodhnin në këtë krahinë si reagim ndaj një numri ligjesh anti-shqiptare të implementuara nën urdhrat e liderit serb Sllobodan Millosheviç.
Haradinaj u mbajt në paraburgim për një natë dhe u mor në pyetje nga policia serbe. Pas lirimit, u kthye në Zvicër ku iu dha më vonë azili politik. Nga ekzili, Haradinaj shihte se si Millosheviç vazhdonte ta torturonte Kosovën duke larguar shqiptarët nga universiteti dhe duke i përzënë ata nga vendet shtetërore të punës.
Fillimisht u bë pjesë e Lidhjes Popullore të Kosovës, (LPK) një grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët u bënin thirrje shqiptarëve të përdorin çdo mjet të mundshëm, përfshirë këtu edhe kryengritjen e armatosur, për të siguruar pavarësinë e krahinës.
Gjatë kohës në ekzil, u dashurua me një finlandeze dhe filloi të jetonte me të. Kohë pas kohe kthehej në Kosovë ilegalisht duke kaluar nëpër male nga Shqipëria, ndonjëherë duke marrë edhe armë me vete.
Në mars të vitit 1997, në kulmin e krizës në Shqipëri pas rënies së firmave piramidale, Haradinaj filloi grumbullimin e armëve. Ai e dinte se tragjedia në Shqipëri do të shërbente për të pajisur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Mblodhi një grup njerëzish duke përfshirë edhe vëllanë e tij, Luanin, në aksione të transportit të armëve përtej kufirit. Në maj të vitit 1997, grupi i Haradinajt ngarkuan armët në shpinë dhe kaluan kufirin për në Kosovë. Pak pasi kishin kaluar kufirin, u përballën me një pritë nga trupat serbe. Luani u vra, dhe një person tjetër u plagos rëndë.
Grupi u tërhoq dhe Haradinaj e mbajti në shpinë trupin e vëllait të tij përtej kufirit për ta varrosur dhe më pas u kthye në Zvicër.
“Kam qenë i humbur pas asaj ngjarjeje” – do të rrëfente Haradinaj më vonë: “Ndjehesha përgjegjës për vdekjen e vëllait tim. Doja të vazhdoja, por nuk mundesha gjatë asaj kohe.”
Gjithsesi do të rikthehej 2 muaj më vonë. Sërish nga Shqipëria kapërceu sërish malet për të shkuar në Kosovë ku themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes, Gllogjan. E shndërroi shtëpinë e familjes në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukagjinit, duke e transformuar një grup të paorganizuar djemsh të rinj në një forcë që do të trondiste regjimin serb.
Në mars të vitit 1998, gjatë përpjekjeve për të eliminuar UÇK-në, trupat serbe ndërmorën një sulm në bazën rebele në Gllogjan, duke përdorur helikopterë dhe makina të blinduara. Falë një sërë rastësish fatlume konfuzionit që përfshiu palën serbe, grupi i shqiptarëve i mbijetoi sulmit, edhe pse Haradinaj u plagos rëndë.
Gjatë 2 viteve të ardhshme, Haradinaj do të humbte edhe një vëlla tjetër në luftime dhe disa nga shokët e tij të ngushtë. Por ndërkohë UÇK po shndërrohej në një forcë të vërtetë guerile dhe Haradinaj fitoi reputacionin e një luftëtari që nuk i frikësohet asgjëje.
Shumë shpejt ai lidhi marrëdhënie me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara duke u bërë i vlefshëm për ta ushtarakisht dhe në fushën e inteligjencës. Edhe pse respektohej në mesin e bashkëluftëtarëve të tij dhe konsiderohej i vlefshëm nga amerikanët, ai konsiderohej mjaft i ashpër për ata që guxonin të vinin në dyshim urdhrat e tij. Për këtë kishte marrë edhe pseudonimin “Rambo”.
Haradinaj akuzohet se ka rrëmbyer dhe vrarë 40 civilë serbë të cilët konsideroheshin të zhdukur në vitin 1998 dhe 1999. Akuzat janë ngritur në vazhdimësi nga Serbia dhe dy herë nga Gjykata e Hagës. Në fund të dhjetorit të 2002, vëllai i Haradinajt, Dauti u dënua nga gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë me 5 vjet burg për pjesëmarrjen e tij në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e 4 anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të cilët ishin rivalë të UÇK-së gjatë konfliktit.
Pas luftës, Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Pas një kohe të shkurtër, Haradinaj dha dorëheqje nga detyra dhe themeloi partinë e tij politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët. Teksa partitë tjera politike përqendroheshin kryesisht në çështjen e Pavarësisë, Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave.
Edhe pse shumica e respektonin të kaluarën luftarake të Haradinajt, partia e tij politike nuk gëzonte përkrahje të gjerë popullore, dhe mbetej e treta në distancë pas partisë së Ibrahim Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe partisë së liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
“Ramushi nuk është njeri i politikës. Kur flas me të, mund ta bëj të qeshë një minutë, dhe ta bëj të më vrasë minutën tjetër. Nuk mund të jesh emotiv në politikë” – do të thoshte për mediat një nga bashkëluftëtarët e tij në vitin 2000 kur Haradinaj hyri në skenën politike për herë të parë. Në zgjedhjet lokale të atij viti do të mbahet mend për një përleshje fizike me ushtarët rusë paqeruajtës në një pikë kalim kontrolli.
Në vitet që pasuan, stili i jetës së Haradinajt shkaktonte shpesh kuriozitet në Kosovë. U nda nga partnerja e tij finlandeze dhe u martua për së dyti duke u vendosur në një shtëpi luksoze në Prishtinë. Edhe pse shtëpia thuhej t’i ishte dhënë nga miqtë e tij, shume shqiptarë të Kosovës e vështronin një gjë të tillë me dyshim. Asaj kohe, kundërshtarët politikë e akuzonin për përfshirje në tregtinë e paligjshme të cigareve.
Përkundër komenteve kontroverse, Haradinaj mbetej një person mjaft popullor. Biografia e tij në dy pjesë në formë të intervistës së zgjatur u publikua nga një ndër shtëpitë botuese më të famshme në Kosovë, dhe ishte ndër librat më të shitur.
Në Kosovën perëndimore ai gëzonte përkrahje besnike. “Ne kemi njerëz tjerë për politikë” – thoshin fshatarët e rajonit të Dukagjinit: “Por nëse serbët kthehen, ne e kemi Ramushin.”
Pas zgjedhjeve të vitit 2004, AAK hyri në koalicion me LDK dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës. Dha dorëheqje pas 100 ditësh për shkak të thirrjes nga Gjykata e Hagës.
Në 2008-ën u shpall i pafajshëm, por procesi do të përsëritej edhe në 2012-ën. Haradinaj do të pritej me nderime nga ish-bashkëluftëtari i tij, Hashim Thaçi. Do të merrte sërish vendin në qeveri në 9 shtator 2017, por pas 22 muajsh po e lë sërish detyrën.
Edhe gjatë qeverisjes së tij të dytë ai tregoi kokëfortësinë e tij për vendimet e marra. Do të mbahet mend si kryeministri që mori vendime të forta kundër Serbisë duke vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake e cila mbetet në fuqi edhe pas presionit të fortë të BE dhe SHBA.
“Rambo” nuk ruajti linjën e paraardhësve për të mbajtur tone nën zë edhe me Tiranën, por shpesh herë ai doli hapur dhe publikisht kundër veprimeve të homologut shqiptar Edi Rama të cilin e akuzonte se i ishte bashkuar idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Edhe në fjalimin e tij të dorëheqjes, ku nuk munguan emocionet Haradinaj do të kujdesej të theksonte fjalët: “Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor
KOALICIONI NISMA-AKR
Në këto momente kur po shkruhet kjo analizë, shkruesi e pranon që ka një dëshirë të madhe që ky koalicion të mos bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pa ndonjë motiv personal, me arsye shumë parimore e dashuri të madhe për shtetin. Po të dalësh në shehër dhe ta harxhosh pak kohë me elitën e lokaleve të kryeqytetit, që impresionohen vetëm nga aftësia e keqbërjes së partive politike, dëgjon fjalë admirimi për aftësinë e Nismës për të manipuluar me procedurat, tenderët, punësimet e për të mashtruar në institucione. Thonë që është më e aftë se PDK në këto aspekte, dhe sipas disa njerëzve, për këtë gjë ajo meriton respekt.
E çuditshme! NISMA dhe AKR kanë një votë tërësisht klienteliste. Askush që nuk përfiton prej tyre nuk ua jep votën, e as të gjithë ata që përfitojnë prej tyre, nuk ia dhanë votën, prandaj po përpëliten për pragun. Janë parti destruktive. Me një përfaqësim tërësisht të blerë, ata marrin pushtet të madh në Qeveri dhe krijojnë hapësirë për të zhvilluar korrupsionin, punësimin e militantëve, kurdisjen e tenderëve e krime të tjera. Nëse dështojnë që të hyjnë në Kuvend, ky do të ishte një lajm i mirë për shtetin tonë.
Fundja, Kuvendit do t’i kthehej estetika dhe nuk do të ndotej nga fjalime banale si të Milaim Zekës e fjalime monotone si të Bilall Sherifit.
Por duket se dikush ka një interesim të madh që ata të kalojnë, në mënyrë që të përdoren për destruktivitet në Qeverinë e ardhshme dhe që të zvogëlohet numri i deputetëve të VV-së e LDK-së. Prandaj po ririririnumërohen votat.
Si duket do të numërohen derisa të jenë të mjaftueshme që të kalojnë. Për AKR-në, çfarë të thuhet, aty kanë mbetur vetëm vëllezërit Pacolli. Më shumë ngjan në një kompani për mirëmbajtje parqesh se në një parti, shkruan mes tjerash.
Prof.dr. Flori Bruqi,Ph.D & Shpend Gudaqi .