2020-06-03

BAJAME HOXHA-ÇELIKU, NJË MADAMË DË STAËL SHQIPTARE



Flamur Shabani




Ti çele herët, moj Bajame Hoxha -Çeliku

Një koincidencë e beftë më solli ndër mend këtë varg të poetit gjigant Dritëro Agolli. Po ndryshe nga poezia romantike e Agollit, emri që më ngacmoi e më zgjoi romantizmin dhe dashurinë e një të riu, që i këndon poshtë dritares së dashurës së vet në një fillim pranvere, kur pemët kishin çelur lule e petalet binim mbi supet e të rinjve, fati i Bajames sonë është shumë më ndryshe, aspak romantik, madje i zymtë e i dhimbshëm. Ajo lindi e u rrit jo në stinën e çeljes dhe lulëzimit të bajameve, por në stinën e dimrit të acartë të Diktaturës komuniste. Është fati i njërës prej atyre që lindën në atë sistem, pësuan dhunën e saj, privimet nga një jetë normale, të cilën ka të drejtë ta gëzojë çdokush, që gjallon mbi këtë dhe.

Është fati i një vajze të re, që bashkë me nënën e saj, pa babanë, jetoi në getot e kampeve të përqëndrimit të komunizmit, në kampin famëkeq të Savrës në Lushnjë, ku Bajame Çeliku, që nga mosha 11-vjeçare hodhi hapat e para mes pluhurit e baltës, në barrakat e rrënuara, të ndërtuara posaçërisht për armiqtë e regjimit, të cilët u përkisnin shtresave shoqërore e kulturore, që dikur ishin elita e shoqërisë, por tashmë të rënë nga vakti. Vinin nga të gjitha trevat e vendit, nga Veriu e Jugu, njëlloj pa dallim: mjafton të kishe qenë i pakënaqur me pushtetarët e rinj, përveç rasteve klasike të një bashkëpunimi të mundshëm, qoftë dhe hipotetik, me armiqtë pushtues italianë e gjermanë apo organizatat, të cilësuara ‘tradhtare”, të Ballit Kombëtar, Legalitetit etj.

Bajame Çeliku lindi pas Çlirimit në një familje me prindër nga Shishtaveci i Kukësit. Çfarëdo të kishin qenë mosmarrëveshjet e Partisë Komuniste me Ballin Kombëtar, si dhe i partizanëve e ballistëve për qëndrimin ndaj Luftës dhe të ardhmen e sistemit qeverisës pas Çlirimit, ndikimi i saj në këto marrëdhënie është mospërfillës, nul, aq sa mund të ndikojë një foshnjë e porsalindur. Po nuk donin t’ia dinin xhelatët injorantë të regjimit, të cilët dhunshëm përplasën mes baltës, lagështirës e të ftohtit, një grua të re, pa mjete jetese e fillikat pa mbështetje, me një foshnjë për dore, së cilës i therte stomaku bosh nga të pangrënët dhe mezi qëndronte në këmbë nga kequshqyerja. Jeta në kampin e Savrës ishte tepër e vështirë.Më shumë kujdeseshin për lopët në stalla, sesa për njerëzit në barraka. Gjithsesi, ajo rritet. Në shtatin e Bajames derdhet një trup i bukur, një mendje e zgjuar dhe një talent i lindur si krijuese letrare.


Në shkollë renditej ndër nxënëset me notat më të larta. Shfaqte zell për të mësuar të gjitha lëndët,por dallohej në letërsi, të cilën e studionte me pasion dhe përpiqej edhe vetë të krijonte diçka në vargje e në prozë.Kuptohet që mësuesit e letërsisë e aktivizonin më shumë se nxënësit e tjerë të klasës, sepse ajo recitonte bukur, me zë të plotë, me diksion e theks logjik, çka e bënte më të kapshme poezinë. Ndërkohë ra në kontakt me letërsinë “e verdhë”, siç cilësoheshin atëherë disa nga krijimet më të mira të letërsisë botërore, si rezultat i mungesës së vëmendjes nga regjimi, çka solli një lloj liberalizimi në përkthime, por edhe i përkthyesve të zellshëm e nuhatës të prirjeve që do të merrte letërsia e kohës, e lodhur nga letërsia skematike e realsocializmit shqiptar e atij lindor, nga personazhet e ngrirë të dalë prej shablloneve të ideologjisë komuniste dhe të mesazheve propagandistike të tyre. Kjo letërsi qarkullonte dorë më dorë e lexohej me një frymë nga të rinjtë, të cilët e përpinin brenda disa orëve.



Përballë kësaj letërsie të zhdërvjellët e gjithë dritë, letërsia e socrealizmit dukej si një qerre, qetë gërdallë të së cilës çapiteshin rëndë baltrave të Myzeqesë. Kjo letërsi i jepte krahë vajzës sonë të re, e cila ëndërronte të ishte një nga personazhet e librave që lexonte. Diskutonte me pasion me moshataret në shkollë e në punë, të cilat shikonin te Bajamja shoqen e ngushtë, të mençur e të ditur, besnike e të respektueshme, së cilës mund t’i besohej gjithçka, deri në intimitete nga jeta vetjake, pa pasur frikë se do t’u dilte një fjalë e vetme përtej bisedës midis tyre si shoqe të besueshme. Simpatia që gëzonte në shoqëri, nuk mbeti pa rënë në sy të atyre që vigjilonin për ndikime të huaja në përdishmërinë e jetës së shqiptarëve. Kjo vigjilencë ishte edhe më e mprehtë për njerëzit e deklasuar, si Bajamja.

Ndër vite jeta e saj ka pasur luhatje, që pasqyronin edhe intensitetin e luftës së Partisë. Kështu, kur mbushi moshën, u pranua në organizatën e rinisë. Së bashku me bashkëmoshataret dhe banorët e Savrës, u aktivizua gjerësisht në veprimtaritë kulturore dhe artistike të sektorit. Në konkurset e grupeve amatore, që zhvilloheshin midis sektorëve të NB-ve,në krye të grupit të Savrës do të qëndronte Bajamja, si në organizim apo dhe me krijime letrare, siç ishin skeçet e estradës amatore, të cilat ajo i përgatiste, duke marrë shkas nga problematikat e përditshme që e rrethonin dhe që jo rrallë shërbenin edhe si motiv për humor, hartonte tekstet e konferencierëve etj.

Punonte me grupet amatore në skenën e vatrës së kulturës, por punonte edhe në arat me misër, pambuk e luledielli, në zheg e pa pikën e ujit, sepse fusha e Myzeqesë nuk ka burime ujore dhe uji u shkonte në krye të arës me bidona të ngarkuara në qerre. Për cilësinë as që bëhej fjalë.

Ishin vitet kur lufta e klasave u intensifikua, pas daljes së grupeve armiqësore në ushtri, kulturë e disa sektorë të tjerë, që përfshinin edhe nomenklaturën e lartë, deri te Ministra e Anëtarë të Byrosë e të Komitetit Qendror të Partisë. Poshtë në bazë, organizatat e partisë, me orientim nga lart, piketonin hera-herës ndonjë element të rrezikshëm, i cili duhej goditur e diskretituar në të ashtuquajturat demaskim publik. Duke demaskuar në kolektiv një person me kritika të drejtpërdrejta, me sajesa monstruoze e kërcënime me burg, synohej që të tulateshin gjithë të tjerët, që do të guxonin të çonin nëpër mend veprime të ngjashme si ato të të demaskuarit, të cilit i bëhej ky gjyq shoqëror-politik në brigadë.

Një demaskim i tillë publik, para kolektivit të brigadës, i është bërë edhe Bajame Çelikut. Ishte vetëm 16-vjeçare, kur sekretari i Partisë, duke parë kokëfortësinë e saj që s’pranonte asgjë nga akuzat që i thuheshin, bën kërcënimin ekstrem, pasi e lëshuan nervat, duke i thënë: ”Ja, kështu do ta shtypim kokën me këmbë” dhe shtypi duke turfulluar një plis, duke nënkuptuar kokën e vajzës së re, pa asnjë faj, vetëm pse ajo dallohej për pjesëmarrje në aktivitete, lexonte libra të bukur dhe ua tregonte po aq bukur shoqeve të brigadës, sajonte modele fustanesh që ia dhuronin shoqet dhe ato çuditërsht i rrinin bukur,në trupin e saj të derdhur, të mbajtur pastër e pa asnjë rrudhë të vetme.

Ky demaskim e ka tronditur thellë gjendjen shpirtërore të Bajames dhe ka lënë gjurmë deri në ditët e sotme, çka reflektohet edhe në krijimet letrare të saj.

Bajame Hoxha-Çeliku është një krijuese që i ka trajtuar të gjitha gjinitë e llojet letrare. Në moshën 19-vjeçare, ajo përgatiti romanin e parë, të cilin e daktilografoi në makinë shkrimi, por ia sekuestruan gjatë një kontrolli që i bëri në shtëpi policia. Është rast i rrallë që një vajzë në moshën e saj të bëjë gati për botim një vepër voluminoze si romani.Sekuestrimi dhe humbja e romanit nuk e dekurajoi Bajamen. Ajo vijoi me krijime të reja, në vargje e prozë, për të rritur e fëmijë, me fabula e tekste këngësh, të cilat i prezantoi, jo me emrin e saj, po me emrin Ama Çeliku edhe në festivalet e këngëve për fëmijë, ku u vlerësuan me çmime, pas kompozimeve dinjitoze nga kompozitorët më të mirë. Në librat me ese trajtohen problemet e kohës, të cilave eseistja përpiqet t’u japë përgjigje të argumenuara. Rrethi i librave të botuara vërtitet në mbi 20 vëllime poetike, tregime e romane. Esetë dhe artikujt në shtypin e përditshëm janë disa dhjetëra sosh të botuara. Një vend të veçantë në krijimtarinë e poetes zënë kujtimet e saj, të cilat gjer tani kanë arritur rreth 500 faqe dhe janë ende në përpunim.

Krijimet poetike kanë zënë vend edhe në portale të ndryshme dhe janë pëlqyer nga lexuesit, të cilët kanë bërë vlerësime pozitive në komentet e tyre. Këto ditë pata fatin të bie në kontakt me tri krijime poetike të Bajame Hoxha-Çelikut, tri krijime me tematikë të ndryshme, por me burim frymëzimi të njëjtë: ndikimi i së shkuarës në gjithë jetën krijuese, familjare e shoqërore të saj. E shkuara i shfaqet në çdo hap që hedh. Tronditja traumatike e shkaktuar në fëmijëri e rini, është si ai tërmeti i fuqishëm, gjurmët e të cilit mbeten të dukshme, me gjithë ndërhyrjet restauruese që mund të jenë bërë.

Në poemën “Mjerimi” kalon si në një skaner gjithë e shkuara e dhimbshme e poetes dhe e të shoqit, vuajtjet që kanë hequr në kampet e përqëndrimit, si në Tepelenë, ku foshnjet vdisnin nga mungesa e gjirit të nënave të paushqyera, dhe eshtrat e tyre i rrëmbente lumi i Vjosës që kalonte pranë, duke zhdukur çdo gjurmë, përplasjet me sekretarin e Partisë në vitet e internimit në Savër të Lushnjës, puna e rëndë në fushat e pamata të Myzeqesë dhe ruajtja e dinjitetit të tyre në punë e çdo mjedis tjetër. Poezia ka ndikime ekzistencialiste, sepse me gjithë luftën që u bëhej, ato mbijetuan dhe u afirmuan si trashëgimtare të një gjeni inteligjent e këmbëngulës në arritjen e qëllimeve. Forma që ka zgjedhur për pohimin e asaj çka dashur të thotë, është disi e veçantë. Ato të kujtojnë magjistricat që i dalin përpara Makbethit në tragjedinë me të njëjtin titull dhe i parathonë të ardhmen dhe fundin e tij të palavdishëm. Kështu ndodh edhe në poezinë e Bajames.

Janë vënë përballë magjistricat, përfaqësuese të së shkuarës, të cilat qëndrojnë në anën e përtejme të një ure që bashkon dy brigje dhe e kërcënojnë vazhdimisht, që të mos ndërmarrë asnjë hap për t’u bashkuar me to. E shkuara është si një makth që e përndjek në çdo hap që hedh, e mbërthen fort prej fyti dhe nuk e lëshon, duke i kujtuar se ajo mbetet e njëjta: e internuara e kazmës dhe lopatës, pa të drejtë argëtimi e shkollimi dhe as krijimesh letrare. Ky makth i shfaqet pa lëndë e formë, por si një zë i frikshëm, që i tingëllon kërcënueshëm edhe në ditët e saj më të bukura, të cilat ajo nuk ka të drejtë t’i gëzojë.

Edhe pse ndodhen në një kohë tjetër, ai zëri i skëterrës, të shkuarën e zymtë e quan me cinizëm: ”Ah, kohë e paharruar, e ëmbla kohë!” E zgjon poeten nga ëndrrat e bukura që po jeton, duke i kujtuar të shkuarën: ”Të kujtohet, o Bajame, kazma, lopata?… Mos shiko nga Perëndimi, Bajame,/këtu do të kalbesh, këtu, në baltën e internimeve”. Mos ëndërro për çmime, i thotë zëri që personifikon të privilegjuarit e sistemit të kaluar, ato çmime kemi të drejtë t’i gëzojmë vetëm ne. Në vargun më poshtë ato vetëdemaskohen, kur deklarojnë: ”Që të marrësh çmime si ne, duhen para…” Kështu i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin çmimet letrare krijuesit e sotëm. Pra, i blejnë çmimet, gjë që nuk është në karakterin e Bajames.

Poema është ndërtuar me varg të thyer, pa ngarkesa të një figuracioni të tepruar, i cili është kthyer në një mani për poetët e rinj. Hera-herës i mungon edhe respektimi korrekt i shenjave të pikësimit, por që kuptimi i vargut dhe mesazhi nuk e humbasin vlerën e tyre. Ndikimi i poezisë moderne botërore, me të cilën poetja është në kontakt të përditshëm, mbasi që nga ’97-ta jeton me familjen në Belgjikë, është i dukshëm.
Poema përshkohet nga tone të qeta, jo hakmarrëse, paqtuese, më tepër përbuzëse për ato që shikon e dëgjon, të cilat i duken të njëjta me qëndrimet e dikurshme, prej të cilave ishte ndarë përfundimisht. Poetja shpreh thjesht neverinë e saj për ato që ka përballë dhe përfaqësojnë anën e errët të shoqërisë, me të cilat nuk e lidh asgjë.

Në poezinë tjetër “Mbaje mend, moj poeteshë”, menjëherë bie në sy kërcënimi klasik që përdoret te ne: ”Mbaje mend ç’kam për të bërë ose ç’ke për të hequr”! Mesazhi lidhet me çmimet që jepen e fitohen nga të njëjtët krijues, pa u lënë shteg krijuesve të tjerë, pavarësisht nivelit artistik të krijimit.”Jemi ne dhe vetëm ne/Ne të të gjitha regjimeve”. Qartësisht servilët dhe dallaverexhinjtë janë përfituesit e kësaj kohe.Ryshfeti është ai që zgjidh gjithçka.”Mblidhe mendjen, jemi ajka,/se tek ne nuk shteret banka!/Jemi ne, s’do ketë të tjerë,/A s’e sheh, ah, moj e mjerë?!”

Kështu mbyllet kjo poezi me varg të rregullt 8-rrokësh, me theksin ritmik në rrokjen e tretë dhe të shtatë të çdo vargu. Poezia dërgon mesazhin, se gjersa çmimet nuk stimulojnë krijuesit më të mirë, letërsia do të mbetet në nivele mediokre. Është një tërheqje vëmendjeje ndaj Ministrisë së Kulturës e kujtdo tjetër, që organizon veprimtari me karakter konkurues në letërsi e në çdo lëmi të veprimtarisë kulturore–artistike.

Ndryshe është poezia “Shqipëri, moj hallemadhe”. Në të derdhet dhimbja e poetes për rininë që endet udhëve të Evropës pa perspektivë, me vuajtje e sakrifica, duke fjetur edhe pa ngrënë e pa strehim në ura, ndërsa atdheu i tyre lëshon ajkën e shoqërisë në shërbim të të huajve, pa bërë përpjekje për t’u siguruar një shkollim dinjitoz e një vend pune, që t’u garantohet një jetesë normale pranë familjes. ”Shqipëri, moj hallemadhe!/Pse po vuan, përse qan?/Nga kush vuan, o zemërmadhe?/Lotët shpirtin, oh, më vranë!” Edhe pse ka hequr të zitë e ullirit, poetja ndien dhimbje deri në palcë, kur shikon që populli po vuan e nuk shikon perspektivë për të adhmen. Edhe në këtë poezi, që ka shumë dhimbje e plagë që kullojnë gjak, për situatën e mjerë, është përdorur vargu i matur 8-rrokësh, me një kumbim të këndshëm harmonik, pa ngarkesa figurash.

Rreth një javë më parë takova poeten Bajame Hoxha-Çeliku, e cila kishte ardhur në Tiranë me një grup intelektualësh nga diaspora, të cilët do të organizonin një tubim për të diskutuar rreth gjetjes së rrugëve për të dalë nga situata problematike e krijuar në vendin tonë. Kjo më bëri të shikoj një Bajame më të plotësuar, jo vetëm krijuese letrare, por edhe veprimtare, që shqetësohet për problemet e shoqërisë dhe bashkë me të tjerë, punon për zgjidhjen e tyre. Për 10 vjet me radhë Bajamja kishte dhënë gjuhën shqipe për fëmijët e emigrantëve në Bruksel. Gjithashtu, ajo takohet shpesh me shqiptarët e Belgjikës, me të cilët rrahin mendime për mbështetjen e shqiptarëve, që ende nuk janë stabilizuar me strehim, punë e dokumente të domosdoshme për të jetuar jashtë getove, ku jetojnë emigrantët nga vendet e tjera.

Mënyra e diskutimeve të Bajames, të impononte respect. Dukej një njeri i kulturuar, me dinjitet e oratore në të shprehur. Pamja e saj e jashtme të jepte përshtypjen e një zonje të vërtetë, që e kishte në gjen fisnikërinë. Me çfarë prezanonte në paraqitjen e jashtme, në botën e brendshme shpirtërore, në shumëllojshmërinë e krijimtarisë, në aktivitetet në diasporë dhe dashurinë për familjen, ajo të krijonte idenë e një zonje, nga ato madamat e huaja, me të cilat jemi njohur nëpërmjet letërsisë klasike. Për nga ngjashmëritë krijuese letrare dhe veprimtaritë shoqërore, përpos trashëgimisë familjare, (babai i saj zotëronte 6 gjuhë të huaja), zonja që më erdhi ndër mend, është Madamë de Staël. Po cila është Madamë de Staël?

Për ata që nuk e njohin, Madamë dë Staël është një zonjë franceze, që ka jetuar në fundin e shek. XVII dhe fillimin e shek.XVIII. Ishte shkrimtare, eseiste, filozofe, veprimtare shoqërore e politikane. I ati i saj ka qenë drejtor i financave në Mbretërinë e Luigjit të 16-të. Hyri në kontradiktë me mbretin,sepse donte të bënte publik buxhetin e Qeverisë, çka nuk kishte ndodhur më parë dhe mbahej sekret shtetëror, larg syve të opinionit publik.Nëna e saj kishte hapur një sallon në Paris, ku mblidheshin njerëz të shquar e diskutonin për probleme të ndryshme. Në këtë sallon merrte pjesë edhe vajza e vogël, e cila që nga mosha 10–vjeçare u bë pjesë e pandarë e këtij salloni. Jetoi kohën e Revolucionit Francez të Jakobinëve e Zhirondinëve.

Ndërsa rritej dhe ra në kontakt me njerëzit më të shquar të shoqërisë franceze, hodhi idenë e një mbretërie me kushtetutë republikane, duke marrë si shembull mbretërinë angleze, ku mungonte fryma absolute e mbretërisë franceze. Sundimi i Perandorit Napoleon Bonaparti, mosmarrëveshjet me të pas largimit të babait, internimi larg Parisit, e strehuan familjen e saj në Zvicër.Shtëpia e tyre u bë strehë për gjithë të pakënaqurit nga Bonaparti. Më vonë lëvizjet e saj nëpër Evropë kanë qenë të shumta e të shpeshta sa në Gjermani, Suedi, Angli e përsëri në Francë, ku edhe mbylli sytë në një moshë të re, 51 vjeçe, duke lënë pas një emër të madh e krijimtari të pasur letrare me ese, në filozofi e politikë, gjithmonë kundër rrymave të kohës. Për herë të parë ajo përdori më së shumti termin romantizëm në letërsi.

Sigurisht që steka për një krahasim të tillë është ngritur shumë lart, por një lexues i vëmendshëm dhe dashamirës mund të gjejë pika të përbashkëta përkatësie midis Bajame Hoxha-Çeliku dhe Madam dë Staël. Dë Staël është simbol i gruas së emancipuar, me formim letrar, filozofik e politik dhe kurajë të jashtëzakonshme për t’u ndeshur e triumfuar mbi kundërshtarët e vet, qofshin ata edhe nga më të fuqishmit e kohës.Ajo është bijë e Francës së madhe, por ndikimi i saj shtrihet në mbarë Evropën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shoqërore e botën letraro-politike të kohës.

Nga ana tjetër, Bajame Hoxha ndikimin e vet e ka në një vend të vogël si Shqipëria dhe në diasporën shqiptare.Po ndikimi i saj po shtrihet edhe në disa vende evropiane, ku krijimtaria e saj është përkthyer suksesshëm, duke hyrë edhe në antologji të shumta botërore me demokraci të plotë, si në Francë, Gjermani, Rumani, Angli, Suedi, Slloveni, Belgjikë etj.

Për gjithçka ka bërë, Bajame Hoxha-Çeliku ka marrë edhe vlerësime nga bashkëkombësit e saj. Kështu ajo është vlerësuar me ÇMIME dhe MIRËNJOHJE,si: dy çmime më 2012 “Libri më i bukur i vitit” dhe ”Çmimi i karrierës”.

 Më 2016 çmimi “Vath Korreshi”. 
Në Bruksel: 6 “Mirënjohje Naim Frashëri”, 
si patriote shembullore në mësimdhënien e gjuhës shqipe falas për fëmijët shqiptarë për 11 vjet rresht. 

”Mirënjohje” nga Ministria e Diasporës së Kosovës si dhe “Deklarata e Pavarësisë së Kosovës” më 2014. 

Në vitin 2018 i është akorduar një “Çertifikatë” nga Ministria e Diasporës në Kosovë.

Diferenca midis dy zonjave MADAME DE STAËL dhe BAJAME HOXHA-ÇELIKU është e tillë, siç mund të jetë diferenca midis Francës dhe Shqipërisë. 

Bajamja mbetet një emër i madh dhe i respektuar për ne.








MJERIMI

Mos u çudit, o Bajame!
E tmerrshmja urrejtje po na errëson sytë, dhe
s’dallojmë dot më të bardhën nga e zeza.
Por, e di ti? Të tilla na bëri koha!
Ah, kohë e paharruar, e ëmbla kohë!
Ndaj dhe jemi kthyer në egërsira në kohë paqe.
Ne që s’njohëm as Zotin e madhërishëm, dhe
kur zotin s’njohim ne, as ty nga vjen,
ty, e përvuajtura Bajame, ne nuk të njohim!
Ne, nuk të duam, nuk të pranojmë,
sikur dhe çmimin Nobel të marrësh ti,
ne, përsëri, nuk të duam!
Por ti, shkruan, shkruan…
E unë flas në emër të të gjithave,
Sepse ti shkruan për ata që nuk lexojnë,
për ata që nuk dëgjojnë, o Bajame!
Zëri yt ka humbur
në thellësi oqeanesh,
dhe s’e dëgjon askush më, askush!
Sepse ti ke mbetur larg, oh, sa larg…!
Në shkretëtirë…
Atje në Myzeqenë e apeleve,
atje, ku kryeje dënimin, o Bajame!
E sheh?
T’i thamë, e do të t’i themi të tëra,
dhe ato që kemi harruar pa t’i thënë,
do të t’i themi sot!
Të kujtohet, o Bajame, kazma, lopata?
Ato janë për ty, o Bajame!
Pena jote u thye që kur shkele në kampin
e ulërimës,
pikërisht, në kampin ku vdisnin
nga tridhjetë fëmijë brenda natës.
Atje thellë humbi dhe pena jote, o Bajame!
E di ti?
Ato varre na zunë të tërë fushën e Tepelenës,
ndaj dhe ne i shkulëm për t’i flakur.
Pastaj, ne i mbollëm anës lumit,
që ai kur të vinte furishëm,
t’i merrte.
Dhe ashtu u bë!
Humbën me qindra fëmijë.
Me qindra varre u zhdukën!
Kurse të tjerët i mori përpara traktori.
Eshtrat e tyre të njoma rënkonin,
nënat e reja vajtonin.
U përzien me dheun e shkriftë ato eshtra,
dhe me farën e elbit.
Ato eshtra të buta, të dëlira, të pafajshme,
që atë vit morëm rendiment, e di?
Eshtrat e fëmijëve atë vit, u bënë plehu më i mirë!
Nga vjen, jo, jo, mos harro, o Bajame!
Mos u bëj kaq naive, apo je?!
Edhe je, domosdo, je!
Duke hapur kanale u bëre poete?!
Duke vaditur?
Duke prashitur te ai njëqind hektarëshi?
Atje mes kampeve të shfarosjes,
Savër, Pluk, Gradishtë,
Në gjirin e të internuarve?
Aty mes skamjes dhe mungesës së ujit?
Atje u formove ti?!
Ishit kuaj të mirë, jo për gjë,
po kështu na kanë thënë,
mos qoftë thënë;
në gur e në dru,
të ishim pranë jush ato kohëra,
e të vuanim si juve,
unë dhe shoqet e mia!
Na kanë thënë, jo për gjë:
Ju torturonin, ju tërhiqnin zvarrë,
dhe u thahej buza për pikën e ujit.
Nëpër ato udhë të gjata të internimeve,
shpesh loti i fshehur ju turbullonte sytë.
Por, ama, të themi një herë të vërtetën:
Ecnit me krye lartë, o Bajame,
dhe çanit përmes fushave të Myzeqesë.
Ju na e zbukuruat atë, e bëtë madhështore,
hambarin e Shqipërisë e bëtë ju!
E çfarë nuk bëtë ju, a e mjerë!
Skllevër të paepur ishit.
Po ne, ne, kishim kamxhikun e gjatë,
që ju përvëlonte shpirtin juve.
Të kujtohet kur të diskredituan
para popullit?
Të demaskuan disa herë keqas a e varfër!
Të kujtohet, posi!
Të kujtohet, kur të ngriti në mbledhje,
gjiganti i komunizmit?
Pastaj, thirri me zë të lartë, e
duke skërmitur dhëmbët t’u drejtua:
Gjidi, gjidi Bajame Çeliku,
barut e çelik u bë këtu!
Lexon dhe libra të huaj pa le!
Kush është ky… Hygo, ky Balzak…
Pa na thuaj pak?
Kërkon anglo-amerikanët ë?!
Dhe ti, iu ktheve me një buzëqeshje ironike
që shkrepi papritur mbi buzët e tua:
S’është faji im, o gjiganti i komunizmit
që ti, nuk njeh as kolosët e letërsisë botërore.
Sa dritë shkurtër që jeni…Medet!
Mos shiko nga Perëndimi, o Bajame!- thirri ai si i çmendur.
këtu do të kalbesh, këtu, në baltën e internimeve!
Dhe ti, ishe vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe atëherë.
Do të ta shtypim kokën si të miut, kështu! – tha ai.
Dhe me këmbë shtypi dheun,
sikur poshtë potinave të tij, ishe ti, Bajame!
Tek sytë e tu u duk një shkëndijë trimërie,
dhe triumfoi në krenarinë tënde guximi.
Një guxim vërtet prej heroine, Bajame!
Gjiganti i komunizmit u tmerrua,
u tërbua vërtet, dhe t’u kthye,
kur ti, i the pa ta bërë syri tërë:
Ktheji në adresën tënde të tëra, zotëri!
-Mbylle gojën, Bajame Çeliku! – ulëriu ai.
Ti duhet të ulësh kurrizin,
të bëhesh urë.
E unë, të shkel mbi ty!
Të të qëlloj me litar,
e ti, të më thuash:
Faleminderit, që më le gjallë!
Pooo, çudi, ke harruar ti?
Ne s’i kemi harruar, se ju ishit skllevërit tanë,
e neve, talleshim me ju, Bajame!
Talleshim me fustanet tuaja aq të pastra,
kur nxitonit si flutura fushave,
llërëpërveshur.
Ishte bukur, ishte bukur, Bajame,
kur ju shikonin parcelave si lule të shpërndara,
ju vajzat e internuara,
dhe kjo, e bënte Myzeqenë më të bukur,
më madhështore.
Dhe nga njëzet qindarka shpesh në ditë
ju jepnim…
Por edhe ne ama,
ka tridhjetë vjet që s’e kemi të lehtë…
Kemi marrë plot para, çmime, çmime e dekorata…
Po a e di ti, se këto, ne i kemi blerë me euro?!
I kemi blerë, posi, me djersën e ballit mooj…!
Jo, jo, ti s’e di!
Ti di vetëm të shkruash o Bajame!
Por ti, s’ke para si ne, moj varfanjake!
Që të marrësh çmime si ne, duhen para.
Nuk e shikon? Ju keni mbetur te ura, a të vraftë!
Por, edhe për ne, erdhi kjo kohë të na rrjepin,
të na rrjepin edhe lëkurën ama…
Të gjitha po na i rrjepin, nga këmba e deeeri te koka…
Por, më i ëmbël qenka çmimi, na beso!
Dekorata, televizioni…përkëdheljet…
Paguajmë, oh, sa paguajmë,
çmimi është i shtrenjtë për të gjitha këto!
Fjalët e bukura që na joshin,
që na përkëdhelin.
E neve, na rritet nuri, lartësohemi,
bëhemi madhështore,
ngrihemi deri në piedestal.
Ti Bajame, ndoshta po pret,
të dëlirë era kohën,
po s’mundet.
Na përkëdhelin vetëm ne, sedrën tonë të sëmurë!
Vitet e madhështisë ne po provojmë, na beso!
E ti?!
Di vetëm të shkruash, oj Bajame!

MBAJE MEND MOJ POETESHË

Para meje shumë poetë,
rrahin gjoksin, hej medet!
Kanë pushtet, jetojnë si mbretër,
penë e tyre e s’ka tjetër.
Për mua s’ka më asnjë vend,
të gjitha zënë përnjëmend.
Kush më jep pak vend mua,
për ca ditë e dua hua?!
Të gjithë thonë: Jemi veç ne,
përkëdhelur gjer në re.
Të madhërishëm gjer në maja,
mjerë ai që shkon përpara.
Jemi ne, dhe vetëm ne!
Ne, të të gjithë regjimeve.
Është për ne jeta lirishtë,
paçka atdheu mbet siç ish!
Veç një gjë duhet ta dini:
Ky atdhe është veç i yni!
Për ju, hapur rrinë kufijtë,
ne do shtojmë mizoritë.
Ne e kemi forcën prapë,
lumturojmë ditë e natë.
Mbaje mend moj poeteshë,
dhe te Zoti po të vesh,
neve s’do na trembet syri,
mbaje mend vendin nga vini!
S’ke të drejtë të jesh poete,
s’ka ç’na duhet pena jote!
Të çojmë prapë, aty ku ishe,
të vajtosh porsi një qyqe.
Vallë nuk do, a s’e kupton,
Në fund zemrën vumë në dorë.
Se prej vitesh është kurdisur,
të t’lëmë gjallë gjer në të ngrysur.
Por varfanjake shpirt trazuar,
Hedhur si leckë të harruar.
S’të dhamë shtëpi, as katandi,
të kemi lënë si për habi.
Që të qeshin gjithë njerëzia,
se kështu e ka Shqipëria.
E shkelim popullin me këmbë,
të hapë gojë, i thyejmë dhëmbë.
Çfarë do ti, më shumë se kaq,
ne pasanikë me fat!
Pasanikë të fortë, të dëlirë,
gjer në grykë plot me florinj.
Mblidhe mendjen, jemi ajka,
se tek ne, nuk shteret banka!
Jemi veç ne, s’do ketë të tjerë,
A s’e sheh, ah, moj e mjerë!!

SHQIPËRI MOJ HALLEMADHE

Kam një hall a brengë të madhe,
s’e duroj dot, o miqtë e mi.
Moj Shqipëri, moj hallemadhe,
thika të shkon thellë në gji!

Të shoh të bukur duke lulëzuar,
rini plot, por ëndërr mbyllur.
Pranverë e ftohtë, lot i lënduar,
ah, atdheu, zemër ndrydhur!

Me trastë hedhur mbi kurriz,
lypsare endet e ngatërruar.
Poshtë urave, e drizë më drizë,
gjer të gjej një dritë pashuar.

Vallë e gjen atë dritë të bardhë;
vallë do mbetet në errësirë?
Sytë e lagur, me shpirtin vrarë,
për atdheun, zemër ngrirë.

Kanë qarë udhët, male, fusha,
për rininë, që rendi kot!
Atdhetarë, djelmosha trima,
ikin udhësh nëpër botë.

Shqipëri, moj hallemadhe!
Pse po vuan, përse qan?
Nga kush vuan, o zemërmadhe!
Lotët, shpirtin, oh, më vranë.

Poezi nga Bajame Hoxha-Çeliku





Azem Shkrelit


Dikur ke thanë:
“Më mëso të vdes bukur Kosovë!”
Dhe ti ia arrite poet
I re kitarës ma bukur
Dhe shkove në parajsën e përjetshme
Me tinguj kitare
Me këngë universale
Me liri në zemër!
Ah,
Ti poet i poetëve
Sot sa krenar që dukesh!
Ashtu fisnikërisht qëndron dhe tani,
Mes vargut plot jetë
Mes poetëve
Mes lirisë së Kosovës.
Ti e di, gjithmonë je mes nesh
Në çdo takim
Të shohim
Tek shtrëngon duart e shokëve
Si dikur,
Me poezi në duar
Me buzëqeshje në buzë
Me dashuri në zemër
Me Kosovën në shpirt!
Më mëso t’i bie bukur
Ke thanë dikur…
Dhe ti, i re ma bukur, Azem!
Se shpirti yt dinte të këndonte
Bjeshkëve të Sharit
Lëndinave të Kosovës,
Jetës plot larmi.
Dhe tani
Të them unë:
Më mëso vetëm t’i bie kitarës
Më mëso të vdes bukur si ti,
Azem shkreli!





Ah, kudo prush


Nga ai vështrim i prushtë
Shpalosa shpirtin e magjepsur
Në ditët e dashuruara.
Tronditje,
Dashuri,
Pasion,
Foli ndërgjegjja si e kapur në kurth.
E mbytur nga lotët e gëzimit,
Pashë magjinë e adhurimit.

Gjithçka u kthye e prushtë

Mori ngjyrë zjarri.
Dhe deti, rrugët
Dielli dhe yjet.
Të gjitha u ndezën,
U bënë flakë.
Dhe s’gjeja asnjë shteg.
Ah, prush, prush kudo prush!
U ndez koha,
Qielli u përflakë,
Me fuqinë e epërme.
Dhe zbritën
Tek buzët e prushta.
Me ngjyrat e ylberi
Oh, i gjithë universi
U dogj!
Ah,
U dogj…!




Unë me ty



Oh, të desha çdo natë mes ëndrrave të të gjeja,

mes ëndrrave të të gjej, i lutem Zotit edhe tani.

Se, vetëm në ëndërr të puthja, të prekja, ishe i imi.

veç në ëndërr, kam bërë dashuri, unë me ty…



Aty në ëndërr, ëmbëlsisht, unë njoha prekjen e parë,

nëpër ëndërr kam njohur pasionet e forta stuhi.

Ta dish! Në ëndërr kam bërë dashuri si putanë,

në shtrat vërtet, s’kam qenë kurrë, unë, me ty.



Eh sa bukur! Unë vajzë e re vrapoja,

pranvera më lulëzonte shumë ngjyrëshe në sy.

Unë isha një vajzë e mitur akoma,

kur papritur, rrahjet e zemrës, i njoha në gji.



Natën, gjumi më çonte gjithnjë ndër trazira,

dhe zemra më rrihte aq fuqishëm për ty.

Ëndrrat më fusnin nëpër çudira,

nëpër gjumë, e mora dhe puthjen nga ti.


BUZAGAZI YT


Sikur të më errësohej terri natës

E dita të shkëlqente në dritë,

Unë s’do të isha gjë tjetër

Veç buzagazi yt.



E vetëtimtë trandja e papritur,

Që e përjeton veç shpirti poet.

Është ai buzagaz yt i ndritur,

Që me hojëza mjalti më nget.



Të gjitha çastet e mia ndër vite,

Buruar nga valë e syve të tu!

Më dukej e ëmbla burbuqe,

Kish çelur veç në sytë e tu.



Zotit s’do t’i lutesha për gjë tjetër,

Pranverë të kthehesha një ditë!

Unë s’do të isha gjë tjetër

Veç buzagazi yt!



ËNDRRA IME



Kur dashurinë time pas jetës tënde mbështolla,

Në shpirt rrezja e diellit më hyri menjëherë.

Kjo ndjenjë dukej në paqe, në ty kur vërshova,

Furishëm seç më duket si një shpresë e re.



Gjithçka më shndërrohet, në një ëndërr gjëmimesh,

Pyes veten vallë, kjo jetë, ka prapë pika takimesh?

Kam vuajtur gëzimesh, por s’ kam menduar kurrë,

Se do ndahesha prej teje me një zemër gu



Motive arbërore në krijimtarinë letrar,artistike dhe shkencore të Akademikut Zef Pergega

Shkruan Flori Bruqi 

 Zef Pergega, është  anëtar i  rregulltë  i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane në Nju Jork,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

 Është gazetar profesionist, nё shtypin e shkruar dhe atё viziv, shkrimtar profesionist dhe njё nga mё tё njohurit si enciklopedist i historisë sё shqiptarёve tё Amerikёs dhe rrënjёve tё tyre qё nё gjёnezё.

 Pasqyruar nё botime historiko - letrar dhe shkencor si dhe mё shumё se i 30 dokumentarёve televiziv. 

Analist dhe ekspert nё marrёdhёnjёt me publikun nё media tё shkruara  e elektronike si nё Amerikё, Shqipёri , Kosovё e nё Mal tё Zi. 

Ora Shqip – Albanian Community Tv in Michigan


Pjesёmarrёs me tema shkencore nё “Shkodra nё Shekuj” si dhe nё Lezhё e nё Tiranё dhe mёse fundi, referues dhe organizator nё SHBA me tema mbi familjen e Katriotit nё Amerikё nga fundi i shek. 16-tё me dokumeta tё botuara pёr herё tё parё, mbi emigracionin e hershёm dhe protogositet Abat Doçi, Spiro Katundi 1876, Kolё Kristofori, 1884, Noli, Konica, Zef Oroshi, Gjon Sinishta etj. Autori i 38 librave, poetik, historik dhe artistik Zef Pergega ёshtё President i “Albanian-American - Institute” 2002 nё Amerikё. Botues i gazetës “Kaltёrisa” 1994 Shqipёri. Botues periodik i Buletinit “Shqiptari” nё Amerikё. Enciklopedisti i historisë sё Shqiptarёve tё Amerikёs. 

Me Dr.Gjeke Gjelaj - Nga Zef PERGEGA ADTV - YouTube

            Biografia dhe bibliografia kryesore e autorit Pergega ёshtё botuar nё “Leksikon Enciklopedik” botim i Akademisё se Shkencave Shqiptaro-Amerikane nё New - York 2020, me autor Flori Bruqi

Rapsha ne Mergim - Videos | Facebook
     

 Redaktor: ATSH Agjencia Telegrafike shqiptare e Lajmeve dhe gazeta “Koha Jonё” Tiranё. Gazetar ADTV Detroit. Anёtar i “Amnesty International”2004 etj. Mban dekoratën e lartё “Naim Frashёri” Shqipёri dhe “Pontifika” 2015 nga Shteti i Vatikanit, Itali si dhe vlersime e çmime tё tjera.

Agjencioni Floripress: Nga Zef PERGEGA / “Shqiponjat fluturojne lart…”

         Zef Pergega njihet si një nga gazetaret profesionist, më  të përkushtuarit për lirinë e shtypit dhe pavarësinë e tij nga shteti. Ai me kontributin e tij është një nga themeltaret e shtypit demokratik në Shqipëri dhe pjesëmarrës direkt nё demonstratat antikomuniste.

        Pergega u lind nё Lezhё, mё 1957. Shkollёn fillore e kreu nё Rubik. Ka mbaruar studimet e mesme nё shkollën “7 Nendori” nё Tiranё dhe e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

YLBERET E SHEJZAVE- ZEF PERGEGA

 Gazetar në gazetën e parë të pavarur “Koha Jonё”qё nё krijimin e saj 1989 dhe mё pas gazetar,1998 -1999, duke qenё njё nga drejtuesit e këshillit botues tё saj dhe në ATSH, Angjensia Telegrafike Shtetёrore e lajmёve në Tiranë 1993-1998. 

Zef Pergega është lapidar i dritës së syve...


Nga viti 1991 -1993 ka qenё gazetar i jashtëm pёr gazetën “Rilindja Demokratike” Tiranё. 

Është autor i disa studimeve historike, dokumentarëve dhe emisioneve televizive. 

Çdo gur flet Shqip në Çamëri, por ai... - Albanian American ...

Më së shumti krijimtaria e tij dallohet për thellësinë e mendimit, mënyrën dhe stilin e kthjellët të rrëfimit me plot ujëvare metaforash dhe krojesh etnike të krahasimeve, duke na sjellë të formatuar, përtej baltosjes, historinë e shqiptarëve të Amerikës. 



Gërshetimi letrar me fingot e artit me atë historik të kohës së shkuar, që fle nën jestekun e heshtjes dhe moshimit, është një nga tiparet dalluese të krijimtarisё të këtij autori. 
           
            ZEF PERGEGA ka botuar këto libra:

Deti dhe Peshku. Fabula. 1998

Vigan në Krisht e vatan. Monografi, kushtuar Mons. Dr. Zef Oroshit. 2003

Këmbana e mërgimtarit. Publicistikë në Amerikë. 2003

Simbolike nё Michigan Publicistikё 2004

Dheu i Atit. Poezi 2006

Sarajat. Vështrim historiko-letrar për kapedanët e Mirditës. 2008

Kallnori në Detroit. Poezi. 2009

Djepi i thyer. Vështrim historiko-letrar për vendlindjen. 2010

Ylberet e Shêjzave. Vështrim letraro-historik. 2010

Lerëni kohën të flasë. Poezi. 2011

Zjarri Shqip Regetin. Publicistikë në Amerikë. 2011

Zëri im Prishtinë. Publicistikë në Amerikë 2012

Ora e Rodit. Publicistikë në Amerikë. 2013

Prilli në Bronx. Tregime. 2013

Përtej lotit. Poezi të zgjedhura. 2013

Valёsi i Delfinёve. Fabula. 2013

Kristale Dukagjini. 2010 Vështrim letraro-historik kushtuar Dom Prek Ndevashaj.

Çamëri moj Çamëri. Vështrim historiko-letrar, kushtuar veprimtarisë sё komunitetit shqiptaro-amerikan pёr çёdhtjen çame dhe “Krahu i Shqiponjёs” 2014

100 Vjet shqiptar nё Amerikё. Publicistike kushtuar 100 vjetorit tё pavarësisë 2014

Dritё Franceskane - nё Malesi tё Madhe. Vështrim letraro-artistik, psikologjik dhe religjioz. 2014
      
“Shqiponjat fluturojnë lart” kushtuar vizitës sё Papa Franceskut nё Shqipёri dhe 40 martirёve tё fesë. 2015
   
“Vokacioni i Premtuar” 2016. Veprimtaria publicistike dhe letrare e 13 revistave qёё u botuan nё Amerikё 1960-1995. Kryesisht “Buletini Katolik” Prof. Gjon Sinishta.


 “Malёsorёt” 2017. Vёshtrim etno-kulturor, kushtuar traditёs sё malёsorёve nё Mal tё Zi dhe nё Amerikё.

“Lisi i Tamlit” 2018. Vёshtrim etno-kulturor kushtuar femrës malёsore nё Mal tё Zi

“Akёmorti i ishullit mbi gjak” kushtuar pёrsekutimit tё shqiptarёve nё trevat e tyre nё Mal tё Zi, 2019
Shtebat: roman 2020

“Koha gëlltit flakё”, poezi, fabula, skica dhe analiza 2020


   Dy Volume “Nanat lindin kapidana ” kushtuar Princeshave tё  Mirditёs
     “Princat e Sarajave tё Gjonmarkagjoni!” nё shtyp.

Dy Volume: “Shqiptarёt përtej Diellit” dhe “Atdheu nuk vret” Enciklopedi e shqiptarve tё Amerikёs, nё shtyp.

Libra tё tjerë tё shkruar:

  “Abat Doçi njё djalë Shypnjie” kushtuar veprimtarisë sё Abatit tё Mirditёs, Prend Doçi , kryesisht nё Newfoundland tё Kanadasё 1876 -1883


“Bijtё e Pajtorёs” kushtuar veprimtarive fetare e patriotike nё Detroit.

 “Mendja bletё nёn kёsulё tё mirditorit” kushtuar disa nga figurat endacake tё 
Mirditёs, qё kanё lёnё gjurmё nё memorien e krahinës, pёr fjalët e urta qё lanë pas.

“Diçka gdhёnd me emrin tënd” kushtuar krijimtarisë poetike dhe letrare tё poetit tё ndjerё  Ded Shkurti. 

Akademik Profesor Zef Pergega nё Agjencionin " Floripress” vazhdimisht ka botuar shkrime publicistike dhe analiza politike, historike e kulturore, pёr Kosovёn dhe më gjërë. 

Nё kёtё portal prestigjios dhe shumё i lexuar nё Amerikё, autori botoj 850 shkrime, lajme, analiza, skica, reportazhe, poezi, prozё e shkurtër, tregime e komente etj.
 “Dheu i salvimit” Njё studim historik dhe religjioz nё trevat shqiptare nё Mal tё Zi.

 “Doktor Theologu” krijimtari poetike dhe publicistike e Mons. Dr. Zef Oroshit!
      
        Në mars të vitit 2002, Zef Pergega themeloi në Detroit “Albanian-American Institute” të cilin e drejton me objektivin e qartë, promovimin e vlerave kuturore të të dy popujve tanë.

 Ka bashkëpunuar ngusht me shtypin në diasporë dhe stacionet televizive të komunitetit, duke bërë shkrime në gjini të ndryshme dhe dokumentarë televiziv.

 Është në bordin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” pёr disa vite dhe revistës “Trojet Tona” që botohen në New-York. 

Në Detroit ёshtё një nga gazetarёt, që e ka pasqyruar jetën e komunitetit shqiptar në revistën “Zâni i Shna Ndout” dhe në emisionin shqip të “Radio Vatikanit”, gazetën “Dielli” “Bota Sot”, revistën “Albdreams. net” “Kuvendi” “Debati”, TvAD Detroit dhe “Floripress” e “Shqiptari” Prishtinё, gazetën “Koha Jonё” Tiranё etj.

 Zef Pergega nё televizionin e shqiptarёve nё Detroit ACTV drejton programin “Ora Shqip” .

Prej 18 viteve bashkëpunon me revistën dhe drejton emisione shqip si bashkautor me Rrush  Dragun ne “Albdreams televizion” .

Pergega ёshtё njё nga organizatorёt  dhe drejtuesit mё tё spikatur i aktivitetёve nё diasporën e Amerikёs, nё ngjarje tё shënuara kulturore, patriotike e sidomos shkencore. 

Dy sesione dhe akademi i përkasin çështjes Ҫame. Njihet njё nga nderuesit mё tё dalluar tё figurave kombёtare tё diasporës, duke organizuar pёr ta sesione shkencore, promovime e perkujtimore. Pergega ёshtё recensionist i disa veprave tё autorёve nё Amerikё, Mal tё Zi e Shqipёri.

         Disa nga librat e tij “Sarajat”, “Vigan nё Krisht e Vatan”, “Shqiponjat fluturojnë fluturojnë lart”  “Vokacioni i Premtuar” “Dritё Franceskane” dhe “Kristale Dukagjini” etj., janë në fondin e Bibliotekës së Kongresit Amerikan  dhe në shumë biblioteka të botës së lirë përfshirë Bibliotekën e Vatikanit,  të Bavarisë së Gjermanisë etj. 

Shkrimet e tij janë botuar në shtypin botëror në disa gjuhë si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj. 

Autori Pergega ёshtё nderuar me mirënjohjen “Nana Tereze” nga Misioni Franceskan nё Malёsi tё Madhe nё Mal tё Zi, shoqata Malёsia e Madhe “Nderi i Kombit”, Lidhja e Shkrimtareve dhe Artistёve nё Malёsi tё Madhe dhe nga katër shoqata nё Malesi tё Madhe përfaqësuar nga Muzeu i Malёsisё.

      Disa nga studentet shqiptarë, të cilët kanë fituar titullin “Doktor shkencash” në universitetet e Michiganit, kanë pasur si referencë edhe studimet historike e letrare të Zef Pergeges. 

Po ashtu disa autor tё huaj nё studimet nё librat e tyre i referohen librave tё Pergeges. Njёri prej tyre ёshtё Dalia Bathory nё librin “History of Communism in Eoropё” Vol IV-2013 “Zeta books”etj 

       Autori Pergega ka kryer specializime jashtё shtetit pёr gazetari si dhe ka marrё disa kreditë nё Universitetin  Macomb County, nё Michigan pёr dokumentarin televiziv.

      Publicisti Pergega, prej vitit 2004 është anëtar i organizatës botërore për liri dhe të drejta njerëzore “Amnesty International” dhe ka marrё pjesё nё qindra peticione dhe tё “Change. org”, drejtuar kongresi dhe senatit amerikan, pёr ndryshimin apo bërjen e ligjeve te reja ne mbështetje tё lirive dhe tё drejtave humane, pёr njerëzit e dhunuar kudo nё botё.

 Gjithashtu ai ka marrё pjesё nё fushatat elektorale tё kongresisteve dhe senatorёve amerikanё, ka shkruar dhe botuar pёr disa nga këto figura qё kanё qenё dhe mbeten miq tё mёdhёnj tё çështjes shqiptare. 

Zef Pergega nё librat e tij ka ka pёrcjellё dashurinë e shtetit amerikan pёr kombin shqiptar dhe dashurinë qё ka ky komb i vogël pёr kёtё shtet gjigant tё demokracisë. 

Nё librat e tij duket qartё ndihma e madhe qё ka dhёnё Amerika pёr demokracinë e Shqipёrisё pёr rrëzimin e diktaturës sё egër komuniste dhe instalimin e demokracisë. 

Gjithashtu pa Amerikёn nuk do tё kishim as shtetin e ri tё Kosovёs. Pergega ka shprehur i motivuar, jo vetëm me shkrime, por edhe nё libat e tij, njërin prej tё cilëve ia kushtuar Kosovёs martire, njё dashuri tё pakufishme pёr kёtё tokё shqiptare. 

     Mё 13 shtator 2015 Shteti e Vatikanit e dekoroi Zef Pergegen me medaljen “Pontifica” .

Kjo medalje u jepet njerëzve qё shquhen ne pasqyrimin dhe vërtetësinë historike nё botime, qё kanё nё themel filozofinë kristiane dhe harmoninë e mes besimeve. 

Ka shkruar libra, duke bёrё punё tё renda nё Amerikё. 

Rrjedh nga njё familje tё njohura dhe me tradita dhe intelektuale nё rrethin e Lezhёs dhe mё tej. Nё familjen e tij janë tre gazetar dhe njё botues shkencor. 

Gjyshi i tij Pjeter Pergega ka qenё kryeplak i fshatit dhe i burgosur e i interrnuar nga austriaket pёr njё vit mbasi kundershtoi mbledhjen e armёve.

 Dy nga trungu i tij, Ndue Pergega, bajraktar nё Kryezi, vëllai i tij Geg Pergega dhe kryeplaku i fshatit Bёrzanё, Mark Ndue Pali, komandant i forcave antikomuniste te drejtuara nga kapidani i Mirdites Dr. Mark Gjonmarku, u vranё nga pushteti komunist.

 Njё nga dajat e tij Nikoll Gjok Mella, ka marrё pjesё me parinё e Mirditёs nё shpalljen e pavarёsisё sё Shqipёrisё nё Vlorё mё 1912, si dhe nё kuvendet e Veriut e direkt nё luftё pёr pavarёsinё e vendit. Babai i tij Ndue Pergega, kreu stidimet e larta pёr telekomunikacion nё Itali gjatё vitёve 1939- 1943 dhe nё fillimet e para eksponet i “Ballit Kombёtar”. U bugos nga nazi-fashistёt!

         Zef Pergega, përveç mё se 150 intervistave dhe programeve nё radio e televizion me figura te ndyshme shqiptare e pёrsonalitete  amerikane, ka realizuar mbi 30 dokumetarё televiz, gjatё periudhёs 1995- 2020!



“Shtatё breza njё bajrak njё flamur”
“Vrasja e vetvetёs”
“Pse erdhën spanjollёt”
“Plumba para Kafёs sё Madhe”
“Ata qё erdhën pёr herё tё parё”
“Njё jetё e humbur nё Detroit”
“Meshtari i bashkimit, Dom Prek Ndrevashaj
“Bijtё e Pajtorёs”
“Hervo, heroina Ҫame”
“Njerёz tё besimit”
“Zёri i shollës shqipe nё mërgim”
“Juncajt union”
“Flamuri, gjuha shqiptari”
“Mediat nё Detroit”
“Ora ship e shqiptarve nё Detroit”
“Ambasadori amerikan ne Detroit”
“Shqiptarёt dhe makinat e vjetra amerikane”
“Shenjtorja...Nana Tereze”
“Ҫështja Haradinaj”
“Ҫёshtja Ivezaj”
“Humanizmi malësor”
“Kardinali”
“Si dikur nё Rapshё tё Hotit”
“Xhamia e parё nё Amerikё!”
“Koja histori e humanizëm”
“Festivali 4 korrik!”
“Nё Teqen tonё Bektashiane”
“100 Vjet shqiptar nё Amerikё”
“Shqiptarёt nё Detroit pёr termetin nё Shqipёri!”
“Malesorёt pёr Malёsinё”
“Insomia” etj.







POEZI NGA ZEF PERGEGA


Me nje shpate me nje perkrenare

Mbi dy brinat e dhise

Fryme e pare legjendare

Shqipja e lire e Arberise

Ne flamur dy krenare



Gjergj Kastriori mbi Olimp te shqiptarise

Me nje trup me nje zemer e me nje shpirt

Qyteterimit te lashte

Qirinj ndezur i beri drite



Skender dhe nje Be

Be shqiptari per mbi Dhe

Nga nje grusht me fise

Ne toke te Lezhes ndeze nje Beselishje

Shtet, atdhe me keshtjella

Ne tingellime te kenges se kembanave

Pas mbeti nje ide kombetare

Le nder ne, ne vise shqiptare



Ne Amerike mberriti zani

Longfellow poeti

Thuri vargjet trimit e vargjet mbretit

At Fan Noli kishen e pagezoi

Ne Boston me emrin tend te Shen Gjergjit



Ne Detroit ne grigjen e shqiptareve

Bashke me shenjtoren Nana Tereze

Eshte dhurate e shenjte prej malesoreve

Jemi krenar se jemi shqiptar


Zemermbushur plot me shprese.



Loti i qirinjte u be lumi i femijerise


Sapo e degjuan nje emer
Sapo e pane me zhgun
Nje gjymtyre korpi
Hedhur mrizeve te kombit
Konopin e bardhe te maste dheun fat lum
Thirren me nje ze per Lajmin e Mire
Zanat, shtojzovallet, Oret, mitet e legjendat
Ninulla dhe virgjeresha
Ne grigjen e fjales u veshen murgesha

Kockat ia hodhen, lahuten neper stalla baglat
Pa e ditur se ato jane tela qe mbajne peshen e vargut
E gjakun ia shkelen me qizme partizani
Nje zgaverr e zeze si sy i vdekur vatani
Prej lart Ati Fishte u kthye ne oste shpirti
Loti i qirinje u be lumi i femijerise
E vete Zoti e mbushi me varka detin e lirise

Qe armiku te mos i vrase me heronjet
Te miret vete me mos i kalojme ne lakun e urrejtjes
Fluturimin lart si sy i shqipes
Jo per te shqyer njeri-tjetrin
Besen e lidhur e kemi amanet prej Gjergj Fishtes.





Mesuesi

Mes thonjeve te piste te shtetit
Dhe yndyres ne mjekerr
Si pete e thate lakrori
I gjore, mbas dore i shkreti?!
Atij qe i vune kater
U be deputet
Mes dhembeve te ujkut shtet
Nje koc
Atij qe i vune kater
U be bos
Per dijen e padijes se tyre
U shkri si qiriu
Driten e grabiti injoranti me diplome “Kristali”
Ai ne kete Dhe vec mbeti njeriu!

Nje mik iku nga kjo jete 


Nje mik i yni nderroi jete
Nuk u tha ne televozor
As lajm nuk perberi ne gazete
E kishte gdhend fjalen me dalten hyjnore
Qe ecja jonte te ishte krahe lehte!

Njoftimin e zi e lexova ne facebook
69 komente, ne retinen e miqeve,
Dhimbje, dhimbje…
Ne krye te krese se njeriut
Prapanicat, beli, gjokset e Luana vollces
200 mije klikime!
Ne vendin tim e ne vendin tend
Portat celen hidrocentralet
Ne kete dimer te lahen foshnjat
Jo mekataret qe mbysin djepat
E trumcaket e moderatoreve
Krujane sqepat!