2020-06-23

Këngëtarit Sabri Fejzullahu sot i është ndarë “Çelësi i Qytetit”, nga Komuna e Prishtinës.

Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka thënë se kjo mirënjohje po i ndahet për kontributin e dhënë për karrierën e gjatë të këngëtarit të njohur.

“Kemi vendosur që ‘Çelësin’ t’ua japim juve, për kontributin e dhënë për Prishtinën. Po them për Prishtinën për shkak se edhe atë ditë kur e mbajtëm koncertin, njerëzit të identifikojnë si prishtinas. Unë të kam quajtur zemra e Prishtinës, dhe faleminderit për 55 vjet karrierë. Edhe gjatë kësaj karriere këngët më të njohura i ki për Prishtinën. Edhe atë ditë besoj na ke kënaq edhe me koncert”, ka thënë ai.

Kujtimi më i mirë i periudhës së pandemisë, Ahmeti tha se do të mbetet koncerti i Sabri Fejzullahut, i mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.


E Sabri Fejzullahu ka thënë se është ndjehet i nderuar që i është ndarë “Çelësi i Qytetit”. Ai pati edhe fjalë të mira për kryetarin Shpend Ahmeti.

“Shpend, më ke nderuar shumë, si kryetar dhe gjithë asambleja juaj që punon edhe që ka punuar më së miri që katër muajt e fundit. Unë si qytetar, si çdo njeri i përcjell punët e kryetarëve të komunave. Jam në kontakt me njerëz, edhe me pastrues, edhe me bujq, edhe me fëmijë. Flitet që në Ballkan, po e them me gjithë zemër, jeni njeriu dhe komuna më e suksesshme, duke e nisur prej pandemisë që ka qenë një tmerr. Por, që gjithmonë ju me njerëzit tuaj e keni nisur që të mos e humbni mësimin”, ka theksuar Fejzullahu.

Fejzullahu i shoqëruar me nipin e tij, tha se është shumë i nderuar për këtë mirënjohje, për çka tha premtoi se do të punojë edhe shumë gjatë.

Këngëtari Sabri Fejzullahu këndon tash e më shumë se 50 vjet. Në repertorin e tij nuk mungojnë as këngët kushtuar qytetit të Prishtinës

Bekim Fehmiu, një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë që pati famë kudo nëpër botë, në vitin 2001 ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Vreme”. Aty ai ka biseduar edhe për besën, virtyt ky që dallon te shqiptarët.


“Jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët, besa është vlera më e lartë etike njerëzore. Besa ishte më e fortë se cilado qoftë marrëveshje. Për shkak të besës, shqiptarët nëpër histori kanë paguar me kokë edhe për shkak të lajthitjeve të veta. Besa ishte tipari që cilësoi shqiptarët dhe i bëri ata të çmueshëm në raport me botën që rrethonte ata…”, ka thënë ai.
Gjurmët e Bekim Fehmiut në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare janë të mëdha. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Bekim Fehmiu në rolin e babait të Shën Nënes Terezë’

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odiseu”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.


Në anën tjetër revista njëjavorshe “Vreme” u publikua për herë të parë më 29 tetor në vitin 1990. Shumica e stafit në gazetën me qendër në Beograd, ishin gazetarë nga Politika dhe NIN. Ajo karakterizohet si “një revistë pa gënjeshtra, urrejtje ose paragjykim” dhe ka kundërshtuar mobilizimin nacionalist për luftërat jugosllave.
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë me famë botërore, Bekim Fehmiu.



Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar, nga Kosova, i cili ka lindur në Sarajevë, por që një kohë të gjatë ka jetuar në Beograd, ku edhe ka vdekur në vitin 2010.
Babai i Bekim Fehmiut ishte nga Gjakova, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.
Më poshtë Gazeta Metro ka përzgjedhur të shpalosë me ju disa ngjarje nga jeta e aktorit më të madh botëror me origjinë shqiptare.
1. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Është bërë i njohur me filmin ‘Mbledhësit e Puplave’ në vitin 1966. ‘Odisea’, ishte filmi që i dha famë ndërkombëtare Bekimit.

Bekim Fehmiu në rolin e babait të Shën Nënes Terezë’
2. Ka luajtur mbi 50 role, dhe është aktor i parë shqiptar që ka prekur Hollivudin.
3. Fehmiu ka dashur të luaj rolin e Skendërbeut, në filmin kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skendëbeu, por nuk ia dhanë atë rol, dhe e mori aktori rus. Gjithashtu deshi të luante Hamletin në Prishtinë, por skena e Teatrit Krahinor të Kosovës u tregua e vogël për të.
4.Është martuar me një  aktore serbe Branka Petic, me të cilën ka dy djemë Uliksin dhe Hedonin. Kuptimi i emrit të djalit të Bekimit, Hedonit, është i lidhur me emrin e nënës së tij shqiptare Hedijes.
5. .Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen ‘Madame Kolontine’ të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
6. Ka shkruar edhe një libër autobiografik “’Shkëlqim dhe frikë’, në vitin 2001.
Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd  më 15 qershor 2010, ku sipas deklarimeve të dhëna nga serbët thuhet se ka kryer vetëvrasje, dhe dëshira e tij e fundit ka qenë t’i hidhet hiri në Lumbardh në Prizren, të cilën gruaja e tij serbe ia ka realizuar.

Kryekuvendarja Prof.dr.Vjosa Osmani: Brenda vitit do të kemi Qeveri të re


Në Kuvend po diskutohet për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë dy të tretat e votave të deputetëve. Osmani thotë se është pro këtyre marrëveshjeve dhe duhet të mbahen kontaktet me Bankën Botërore, pa u ndikuar se kush është duke qeverisur e ndër të tjera ka thënë se brenda një viti, mund të vijë Qeveria e re.

Opozita e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK, po kundërshtojnë Qeverinë e Avdullah Hotit dhe nuk po pranojnë që të votojnë tri marrëveshjet ndërkombëtare, Osmani thotë se do t’i votojë ato dhe thotë se një qasje të tillë për marrëveshje ndërkombëtare ka gjithmonë, pa marrë parasysh se kush qeveris.

“Nëse na kalon afati për votimin e këtyre marrëveshjeve, çfarë kredibiliteti kemi që të negociojmë me Bankën Botërore, me të cilën kam qenë edhe kur ka qenë Qeveria Kurti e me të cilën do të jemi në kontakt edhe mos të ndërpriten projektet për t’i furnizuar me ujë pjesë të ndryshme, e me të cilën do të jemi në kontakt, unë besoj, brenda një viti maksimum kur do të kemi Qeverinë tjetër”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express.

“Prandaj kërkojë që sot të arrihet një gjuhë e përbashkët. Kërkoj nga Qeveria të mos i mbajë ato ligje në sirtarë, le t’i sjell këtu dhe të mos mbajë inati politikë me ligje të krijuara në Kuvend”.

Osmani thotë se votimi i marrëveshjeve nuk është qëndrim politik dhe nuk e lidh me kë qeverisë.

“Unë votojë pro dhe kjo s’ka të bëjë me asnjë qëndrim politik. Ka të bëjë me qëndrim specifik timin për marrëveshje ndërkombëtare. Edhe më parë si opozitë kemi votuar marrëveshje ndërkombëtare. Secila marrëveshje e merr votën time, përveç nëse vlerësohet se është e dëmshme për Kosovën”.

Nisë restaurimi i shtepisë muze të At Gjergj Fishtës


Projekti i shumë pritur për restaurimin e Shtëpisë Monument Kulture të Kateg. II, ku At Gjergj Fishta ka jetuar, tashmë ka filluar.
Këtë e  ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Z. Zefi/
At Gjergj Fishta
 (Fishtë, 23 tetor 1871 – Lezhe, 30 dhjetor 1940)

Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këta kufij të hapen me këtë datë.

Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike.

Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Rekomandimi për nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike por edhe për shkak të raporteve të BE-së me atë rajon. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, ka thënë ky zëdhënës në Komisionin Evropian.

Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime, vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare. Disa vende anëtare të BE-së tashmë janë duke i rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka vendosur Sllovenia, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj, e rrjedhimisht edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen domosdoshme për një udhëtim të tillë.

Në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ditëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve me koronavirusin e ri.

S’ka kuorum, dështojnë të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare


Pesë marrëveshjet ndërkombëtare kanë dështuar sërish të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës.

Përkundër debatit rreth katërorësh nuk janë siguruar votat e mbi 81 deputetëve, aq sa nevojitet për të marrë dritën e gjelbër.

Në votim nuk morën pjesë dy partitë opozitare, LVV dhe PDK, ndërsa partitë në pushtet nuk kishin më shumë se 58 vota.

Këto marrëveshje ndërkombëtare u vendos që të shqyrtohen sërish në seancën e radhës.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e re duke filluar nga ora 15.30.

Kosnett: Nuk e kemi urdhëruar askënd që ta rrëzojë qeverinë



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte një koalicion fragjil, dhe se njerëzit në LDK i kanë bërë vendimet e tyre se si duan që të shkojnë përpara.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se Ambasada Amerikane nuk e ka fshehur faktin se ka qenë e pakënaqur me elemente të politikave të jashtme të Kurtit, ashtu siç nuk e ka fshehur faktin se ka qenë e pakënaqur me elemente të politikave të jashtme të Qeverisë Haradinaj.

“Veçanërisht, dhe ky është një fakt i njohur, e kemi bërë të qartë publikisht se mendonim që ishte shumë e nevojshme që Kosova të ndërmerrte një hap të guximshëm përpara që të largojë tarifat, që të largojë masat e reciprocitetit”.

“Dikush duhet ta bënte i pari dhe do të merrnim një përgjigje nga Serbia më pas. Ne e kemi bërë shumë të qartë se nuk e kemi urdhëruar askënd që ta rrëzojë qeverinë, kjo nuk ka ndodhur”.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se cilat janë dëshirat tona për politikat e jashtme, dhe politika ka vepruar në mënyrën që e bënë. Unë e kam parasysh që kishte shumë pakënaqësi ne Kosovë”.

“Një koment që do ta bëja këtu është se do të ketë zgjedhje në Kosovë në të ardhmen dhe ka parti politike shumë aktive në Kosovë në opozitë, në pushtet, i kanë ndryshuar rolet dhe vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre”.

“Nuk mendoj se liderët e partive politike në opozitë besojnë se nuk kanë një të ardhme politike, pra mendoj se herën tjetër që mbahen zgjedhje këtu, ata do ta kenë mundësinë që ta tregojnë veten para qytetarëve të Kosovës”.

“Pra edhe një herë, do të doja të shohim kah e ardhmja, mendoj se Kosova ka një sistem demokratik vibrant, dhe mendoj se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të mos mendojnë se vendimet për të ardhmen e tyre merren diku tjetër. Fati i Kosovës varet nga qytetarët e Kosovës”.Klan Kosova

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...