2020-10-09

Në nderim të 60-vjetorit të lindjes së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi !

 


Në nderim të 60-vjetorit të lindjes së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi !

Ditëlindja! Ditë gëzimi, apo edhe ditë e përjetimit të një ndjenje trishtimi të lehtë, se u moshuam edhe një vit? Ka mendime të ndryshme. Sepse secili ka këndvështrimin e vet. E kuptueshme. Jeta prandaj edhe është interesante se ka larmitë e veta.

Me kalimin e moshës, disa kanë ndjesinë se pak ditë para festimit të ditëlindjes, atyre sikur u prishet humori dhe shenjat tregojnë se janë duke përjetuar një rënie shpirtërore. Vitet ikin dhe njeriu i ndryshon përfytyrimet e veta pë jetën. Ai ka qejf të kthehet drejt rrënjëve, sepse në jetë vjen e merr një rëndësi të madhe cilësia, jo sasia. Dhe vjen një ditë kur ai mendon seriozisht për njerëzit që e rrethojnë, i heq syzet, përmes së cilave bota i është dukur si fushë me lule, Kësisoj, ai, në mesin e jetës, fillon të vërejë gjëra, të cilat më herët nuk i kishin rënë në sy. Një sërë syresh vazhdojnë të repektojnë disa shprehi që kanë zënë vend me kohë në jetën e tyre dhe mundohen t’u përmbahen atyre, çka, me kalimin e kohës, bëhet burim i një tensioni të brendshëm.

Në mënyrë që në jetën e njeriut të vijë diçka e re, ai duhet të lirojë vend brenda vetvetes ose duhet ta zgjerojë hapësirën e vet për të tjerët. Sepse këtu mund ta ketë burimin njëra nga arsyet e rënies së lehtë shpirtërore para festimit të ditëlindjes, paçka se njeriu mund të mos jetë i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

Festimi i ditëlindjes nuk mund të sjellë gëzim për një ditë, aq më tepër kur edhe shumë urime që vijnë, mund të tingëllojnë formale.

Është e kuptueshme që janë të shumë ata, që, me afrimin e ditëlindjes, rrinë e vrasin mendjen se çfarë kanë mundur të arrijnë dhe çfarë nuk kanë mundur ta arrijnë në jetë. Dhe nëse rezultatet e jetës nuk u kanë sjellë gëzim,

është e kuptueshme që kjo do të reflektohet në gjendjen shpirtërore.

Një tjetër arsye e fortë e një gjendjeje të tillë shpirtërore, është sjellja në kujtesë e ditëlindjeve në moshën e fëmijërisë. Në moshë të re, ngjarjet dhe rrjedha e jetës rendin me një shpejtësi marramendëse dhe njeriu nuk arrin të vërë veshin dhe të dëgjojë vetveten. Kurse kur piqet, ai ka më shumë kohë për përsiatje dhe për të hyrë në kontakt me botën e tij të brendshme.

Ndodh edhe shpeshherë kur gëzimi është paksa i venitur gjatë festimit të ditëlindjes, për arsye se disa kërkesa që fshihen brendas shpirtit, nuk ka qenë e mundur të përmbushen. Se gëzimi është i lidhur me shpirtin. Sa më shumë njeriu e ka të zhvilluar logjikën dhe mendimin racional, aq më shumë ai largohet nga shpirti i vet.

Njeriu e ka të organizuar jetën në atë mënyrë, që ndjenjat dhe logjika, si dy pole të një gjysmësfere, nuk mund të jenë në harmoni me njëra-tjetrën. Sa më shumë synon të eci në jetë ashtu siç e mëson mendja, aq më shumë ai e humbet ca lidhjen me shpirtin e, për pasojë, edhe gëzimin nga pak.

Gëzimi është cilësi dhe tipar i shpirtit. Është burim i brendshëm në thellësinë e zemrës së njeriut.

Personaliteti politik, njeriu i shquar i letrave, diplomati i njohur dhe njëri nga udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banjamin Franklin (1706-1790), ka lënë një porosi të vyer për brezat pasardhës:

“Mundohu ta gjesh gëzimin në jetë. Kjo është mënyra më e mirë për ta tërhequr drejt vetes lumturinë”.

E kam njohur Mirën në vitin 1984, kur ajo u emërua përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Ishte një redaksi e madhe, me një personel prej 48 përkthyesish dhe disa daktilografiste, në të cilën përballohej një punë mjaft e vëllimshme për përkthimin e letërsisë politike në 8 gjuhë të huaja. Asokohe isha përgjegjës i Redaksisë. Mira i kishte përfunduar studimet universitare për frankofoni dhe midis pedagogëve që i kishin dhënë mësim në fakultet, kanë qenë edhe pedagogë francezë dhe Profesor Vedat Kokona, një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombtare dhe njohës i shklqyer i kulturës franceze dhe asaj botërore.

Si studente e talentuar, që gjatë viteve të studimit në fakultet, ajo kishte studiuar gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane. Për gjuhën spanjolle kishte pasur një pasion të veçantë, prandaj edhe u punësua si përkthyese pikërisht në sektorin e spanjishtes të asaj redaksie. Talenti i saj si përkthyese, kishte shpërthyer që në moshën e pararinisë. që gjatë viteve të gjimnazit, në moshën 16-vjeçare, kur kishte arritur të përkthente nga frëngjishtja novelën-përrallë alegorike“Princi i vogël” (Le petit prince) të shkrimtarit dhe poetit francez Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry – 1900-1944), si edhe në vitet studentore, kur ajo pati kuturisur të përkthente me sukses poezi të Vedat Kokonës në frëngjisht.

Mira nuk qëndroi deri në fund në sektorin e spanjishtes. Aty nga fundi i viteve ’80, ajo u transferua në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku e priste “varka e saj e parapëlqyer” drejt hapësirave “kaltërore” të përkthimit artistik, i cili edhe më shumë ushtroi mbi të një ndikim hyjnor për t’u bërë një shkrimtare me emër në botën e letrave shqipe.

Ja si e kujton Mira kohën kur punoi në Redaksinë e gjuhëve të huaja:

“Ishte vera e vitit 1984, kur, e porsadalë nga studimet universitare, iu bashkëngjita punëtorëve të përkthimit politik në gjuhë të huaj, në sektorin e spanjishtes… E mësuar me përjetimin e një lloj klime liberale karshi dogmave të kohës gjatë viteve të studimeve të mia të larta për filologji frënge, – ku pedagogët francezë kishin luajtur një rol të madh jo vetëm me profesionalizmin, qytetarinë dhe shpirtin e tyre të lirë, por edhe me librat e ndaluar që më jepnin fshehurazi, ashtu siç kishte luajtur rol të jashtëzakonshëm miqësia me profesorin tim të paharruar Vedat Kokonën dhe të vëllain e tij Nedim Kokonën, një tjetër intelektual par excelence, – me shumë drojë dhe frikë në zemër kapërceva derën e hekurt të sektorit të gjuhëve të huaja të “8 Nëntorit”, e cila, kohërave kur unë punova në Redaksi, nuk e kishte më rojen e mistershme të dikurshme pas saj. Ishte koha kur s’kisha shumë që e kisha kaluar pragun e të qenit vetëm një lexuese e thellë, serioze dhe e përkushtuar ndaj letërsisë së madhe të botës, dhe po hyja ngadalë, por sigurshëm, në udhën e përkthimit dhe të krijimit të mirëfilltë letrar… Kishte pasur raste që ishin përkthyer edhe 50 faqe në ditë nga një përkthyes i vetëm, ndonëse norma ishte katër faqe në ditë… Ishte “parajsa intelektuale dhe profesionale”, ku u rrita dhe u formësova, ku, pasi futa duart në magjen ku gatuhej brumi i përkthimit politik, gjeta volinë për t’iu dhënë përkthimit letrar, dhe kjo, për tërë jetën, ishte, ndoshta, i vetmi vend në Shqipërinë tonë të izoluar ku mund të thithej një grimë ajri me parfumin e lirisë dhe të botës së madhe”.

Zëvendësimi i sistemit u shoqërua në mbarë vendin me shpërbërjen e gjithçkaje, në të gjitha sferat e jetës, që nga objektet “e panevojshme” industriale, deri te shtëpitë botuese. Populli shqiptar “nuk kishte më nevojë” për “asnjërin” nga ato objekte dhe aq “më pak” për shtëpitë botuese. Sikur kasta politike në pushtet të kishte pasur fuqi hyjnore, me siguri që do ta kishte nxjerrë në ankand edhe ajrin, për t’ua kaluar në pronësi oligarkëve, në mënyrë që popullit t’ia shisnin me çmim të vendosur sipas tekave të veta. Kjo do të kishte qenë një “mrekulli e vërtetë”.

Viti 1990 Mirën e gjeti një intelektuale tashmë të pjekur. Pas vitit 1990, Mira, ashtu si edhe të gjithë përkthyesit e tjerë të Redaksisë, si edhe krejt punonjësit e të dyja shtëpive botuese, u gjendën me jetën ballë për ballë. Redaksia u kishte shërbyer përkthyesve si një universitet tjetër, si një kudhër e vërtetë për të përballuar “tërmetin” që po afrohej. Ata e gjetën veten shumë shpejt, duke u sistemuar në punë të ndryshme, madje edhe në fushën e diplomacisë, meqenëse përveç gjuhës së përkthimit në Redaksi, ata, që të gjithë, zotëronin edhe gjuhë të tjera.

Mira, si një intelektuale e formuar dhe me një vizion të gjerë për jetën, u orientua shpejt në situatën e krijuar. Mjaft e talentuar, e zgjuar nga natyra dhe me një shpirt praktikë, në vitet ’80-90 dhe në vijim, përveç sukseseve që shënoi në përkthimin e letërsisë artistike, kur, përmes penës së saj, erdhën në gjuhën nshqipe vepra të më shumë se 20 autorëve të huaj, ajo ra në sy për tri gjëra me peshë.

Së pari, në vitin 1994 ajo bashkëthemeloi dhe punoi si Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”. Pikërisht me nismën e saj, siç e thekson ajo në një intervistë të paradokohshme që i ka marrë Leonard Veizi për gazetën “Fjala” të datës 19 shtator, “u krijuan,çmimet e para private letrare, të cilat u dhanë për 8 vjet me radhë, dhe mendoj dhanë kontribut në ndërtimin e sistemit të vlerave në letërsi”.

Duhet përmendur Çmimi Kadare që ju dha shkrimtarit argjentinas, të njohur në mbarë botën, Ernesto Sabato (1911-2011), i cili, kur e mori atë Çmim, pati deklaruar: “Ky ishte më i madh se Çmimi Nobel”.

Së dyti, në vitin 1996, Mira themeloi dhe drejtoi revistën letrare “Mehr Licht” (Më shumë dritë – sipas shprehjes së famshme të Gëtes), anëtare e rrjetit evropian letrar “Eurozine”. Ajo revistë ka pasë qenë një faqe e ndritur në historinë e kulturës letrare mbarëkombëtare. Ajo pati shërbyer për adhuruesit e letërsisë si një dritare e shkëlqyer me vlera të jashtëzakonshme enciklopedike për prurjet e pamata nga krijimtaria më e mirë letrare mbarëkombëtare dhe botërore. Revista, me më shumë se 400 faqe, vazhdoi të botohej për 16 vjet me radhë dhe ka hyrë në fondin e artë të letërsisë sonë. Por paskëtaj ajo u “largua për në pasjetë”, u fik, u shua, mbaroi. Në kujtesën e lexuesve ajo “avulloi”, u ngrit drejt hapësirës, u shndërrua në një “meteor” që qarkullon nëpër humnerat qiellore dhe vazhdon të mbajë në sipëfaqen e vet emrin e skalitur me merak “Mira Meksi”.

Së treti, gjatë viteve 2002-2010, Mira ka qenë Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”. Drejtimi i këtij kanali televiziv me shikueshmëri të lartë, ka pasë qenë një kontribut i ndjeshëm i drejtpërdrejtë i saj në fushën e mjeteve informative pamore.

Të shumta janë veprat artiske që Mira ka krijuar në disa gjini letrare, si romani, novela, tregimi, eseistika dhe letërsia për fëmijë. Ajo ka kontribuar, gjithashtu, në lëmin e publicistikës, me botimet e saj në shtypin shqiptar, si edhe në shtypin francez.

Të shumta janë edhe vlerësimet që i janë bërë Mirës për përkthimet artistike dhe për veprat artistike origjinale. Ajo është nderuar më shtatë Çmime, me një Titull nderi dhe me Urdhrin “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

Jam më se i bindur se Mira nuk rend absolutisht pas Çmimeve. Megjithatë, kur atë e ka vlerësuar aq lart mbreti i Spanjës, do të kishte qenë shumë mirë, sikur parapavijat e Presidencës në Tiranë të ishin kujtuar me kohë dhe t’i kishin çuar Presidentit propozimin për t’i akorduar një Çmim të lartë.

Një meritë të veçantë ka Mira për përkthimin e veprave të veta artistike në frëngjisht, madje edhe të rikrijuara në këtë gjuhë. Kjo është një dukuri shumë e rrallë në kulturën tonë kombëtare. Ky është një talent i jashtëzakonshëm që haset rrallë edhe në kulturën botërore. Me këtë rast, ja çfarë i ka deklaruar ajo Leonard Veizit në intervistën e lartpërmendur:

“Të gjitha romanet e mia, përveç romanit “Porfida-Ballo në Versailles”, i cili është i përkthyer, i kam rishkruar në frëngjishte. Por edhe ky roman do të ribotohet në Francë më 2021, i rikrijuar në frëngjishte nga unë… Është një punë shumë e vështirë, e cila më merr vërtet shumë kohë. Është pothuaj sikur i shkruaj nga dy herë librat e mi. Sepse bëhet fjalë për një rikrijim në frëngjishte, është e pamundur që shkrimtari ta përkthejë veprën e tij, njëlloj siç mund të bënte me veprën e një shkrimtari tjetër… Si shkrimtare frankofone, kam më shumë shanse për t’u botuar. Ishte në të vërtetë propozimi i botuesit të Editions Persee, kur lexoi një përmbledhje në frëngjishte të romanit “E kuqja e demave”, që të më botonte si shkrimtare frankofone. Një ndërmarrje që rezultoi pozitive dhe që vazhdoi me romanet e tjera”.

Merreni me mend, të nderuar lexues, se sa lart e vlerëson botuesi francez veprën e Mirës në frengjisht, saqë i ngjallë një interesim të veçantë jo vetëm si përmbajtje, por edhe si nivel artistik i përkthimit apo i rikrijimit në këtë gjuhë.

Në veprën artistike të Mirës, lexuesi zbulon për shijet e veta jo vetëm atë që eshtë e nevojshme, e dobishme, por edhe atë që është e bukur. Aty ai vëren thellësinë e qiellit kaltëror, vezullimin e yjeve në hapësirat e tij të pamata, perëndimin e ndezur të diellit flakërues, paqyrimin e tij në morinë e pafundme të pikave të vesës mëngjesore, shpërthimin e fuqishëm të ndjenjave të dashurisë dhe dhembjen dridhëruese që ajo mbart në shpirtërat njerëzorë. Ai ndjek me endje dhe herë-herë edhe me një kërshëri të pazakontë rrëfimet artistike të Mirës dhe, tek ecën nëpër hapësirat e atdheut amë, tek ndjek lodrimin embëlor të valëve lozonjare të detit hijerëndë pranë brigjeve amtare dhe fëshfërimën solemne të gjethnajës së pyllit aty pranë, edhe ai mundohet ta kuptojë të bukurën sa më mirë. Madje edhe vetë të dijë si ta krijojë dhe si ta mbrojë atë. Dhe në zemrën e tij nisin të shpërthejnë filizat e fisnikërisë së shpirtit njerëzor. Pikërisht ky është ai ndikim i fuqishëm që ushtron proza artistike e Mirës mbi edukimin e lexuesit.

Tri gjëra më kanë lënë mbresa të thella në krijimtarinë artistike të Mirës.

Së pari, erudicioni i saj i jashtëzakonshëm. Në këndvështrimin tin, erudicioni i shkrimtarit shërben si uji i freskët, pa të cilin nuk mund ta përballosh dot zhegun e verës. Erudicioni atij i shërben si një përtejanë (sfond) e sigurt për shtjellimin mjeshtëror të ngjarjeve në veprën e vet artistike, për rikrijimin sa më të natyrshëm të skenave nga më të ndryshme për ngjarjet që pasqyron, për shndërrimin me një elegancë mahnitëse të të vërtetave jetësore në të vërteta artistike. Është pikërisht erudiconi i jashtëzakonshëm i Mirës që ka bërë të mundur krijimin e krejt korpusit të veprave të saj, çka bie në sy veçanërisht në romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” dhe te novela “Hakmarrja e Kazanovës”.

Së dyti, mjeshtëria e saj e rrallë. madje e jashtëzakonshme, për skalitjen e ndjenjave të dashurisë. Mira e përshkruan pasionin e të dashuruarve me tone të ndezura, me një ndërkëmbim ngjyrash ëmbëlake, të shoqëruar me vellon e një drite poetike. Në krejt krijimtarinë artistike, Mira zbulon filozofinë e vet për dashurinë, çka të kujton krijimtarinë e disa autorëve francezë, të tillë, si Prosper Krebijoni (Prosper Jolyot de Crébillon – 1674-1762), Zhan Marmonteli (Jean-François Marmontel – 1723-1799) dhe Sebastian Shamfori (Sébastien-Roch Nicolas de Chamfort – 1741-1794).

Së treti, pasuria gjuhësore e krijimtarisë artistike. Leksiku i Mirës është një thesar i çmuar për gjuhën shqipe. Proza e saj është një “arkeologji gjuhësore”. Shumë fjalë ajo i ka nxjerrë nga harresa pikërisht me merakun dhe me pasionin e një arkeologu për kulturën dhe jetën e periudhave të lashtësisë. Ajo, me një guxim të kuturisur, krijon fjalë të reja dhe kompozita fantastike me brumin e shqipes në gatimoren e saj të pasur.

Mira e meritonte plotësisht ta priste dhe ta festonte 60-vjetorin e lindjes me një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që përmenda më lartë, për vlerësimet e larta që i janë bërë. Por… Jeta ka të papritura. Dhe ndodhi ajo që thotë aktorja, shkrimtarja dhe komediania e njohur amerikane Fenni Fleg (Fannie Flagg – 1944):

“Mund të rastis që të torturohesh për një kohë të gjatë dhe mandej, kur për diçka nuk të ka shkuar mendja fare, fati, pa pritur e pa kujtuar, bën një piruetë befasuese”.

Më shumë se një muaj para festimit të 60-vjetorit më 27 shtator, Mirës i ndodhi një fatkeqësi e rëndë: Nëna e saj e dashur, Mami Nora e shtrenjtë, ndërroi jetë më 18 gusht. Kjo ngjarje e papritur ia ka rënduar së tepërmi gjendjen shpirtërore. Sepse Mami Nora ka qenë Kryezonja e edukimit të saj me tipare të shkëlqyera karakteri, ajo ka shërbyer për të si një Bibël e vërtetë. Ishte pikërisht Mami Nora ajo që Mirës i futi në gjak dashurinë për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Perëndive, siç e ka quajtur Naimi i Madh dhe Aristidhi i Madh. Falë edukimit të Mami Norës, tash sa vite, para lexuesit del një Mirë e çiltër si vetë thjeshtësia, e hijshme si vetë bukuria, me takt si vetë fisnikëria, dinjitoze si vetë krenaria, e prerë si vetë drejtësia, e zgjuar si vetë mençuria, zemërbardhë si vetë shenjtëria.

Unë dhe bashkëshortja ime e çmuar, Havaja, Mirën e urojmë nga zemra për 60-vjetorin e lindjes. Jemi të bindur se ajo do ta përballojë këtë gjendje të rënduar shpirtërore dhe do të gjejë forca për ta vazhduar po me kaq suksese krijimtarinë e vet artistike, sepse krijues të formatit intelektual të Mirës janë pasuri kombëtare.

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Një përgjigje cinike e kryeministrit Rama | Gazeta  Telegraf

Santa Barbara, Kaliforni

23 shtator 2020

Prof.dr. Eshref Ymeri : Pse vazhdoi aq gjatë mosmirënjohja deri te njohja?



Kjo pyetje, të cilën e vendosa si titull të këtij shënimi, më lindi në kokë kur isha duke përsiatur për përmbajtjen e artikullit të autorëve David Philips dhe Alush Gashi, me titull “Kosovo is a test of Israel’s moral character” (Kosova është një provë e karakterit moral të Izraelit), të cilin publicisti i njohur Skënder Buçpapaj e kishte përkthyer dhe e kishte botuar në portalin “Voal” të datës 16 gusht 2020.

Ky artikull më emocionoi tej mase, se kam qenë shumë i befasuar nga qëndrimi mosmirënjohës i shtetit izraelit ndaj popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, të cilën nuk e njohu për shtet të pavarur për më shumë se 12 vjet. Normalisht, fill pas njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët dhanë kontributin kryesor dhe vendimtar për pavarësinë e saj dhe që njohjen e saj Presidenti Bush e shpalli menjëherë kur ndodhej për vizitë në Afrikë, në këndvështrimin tim, shteti i dytë që duhej ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës, duhej të kishte qenë Izraeli. Por, çuditërisht, politika izraelite nuk e ndërmori menjëherë një hap të tillë. Ky qëndrim i shtetit të Izraelit, krahasuar me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj pavarësisë së Kosovës, të kujton atë proverbin tonë të bukur “Qenka më i rëndë bishti se sqepari!”. Sepse Kosova, si pjesë jetike e mbarë trungut të  kombit shqiptar, ashtu si edhe atdheu amë, kreu një vepër heroike për mbrojtjen e hebrenjve gjatë pushtimit nazist. Qëndrimi aq fisnik, aq i besës, aq burrëror i popullit shqiptar ndaj hebrenjve në vitet e Luftës II Botërore, kur, as edhe në një rast të vetëm, askush prej tyre nuk ra në duart e nazistëve gjermanë, dëshmon për kodin e lartë moral të shqiptarëve që nuk mund të krahasohet me kodin moral të asnjë populli 

tjetër evropian. Shtetet evropiane, me ndonjë përjashtim të rrallë, në qëndrimin ndaj hebrenjve gjatë viteve të Luftës II Botërore, manifestuan një kod moral sa të turpshëm, aq edhe kriminal. Shteti grek, si shumë shtete të tjera evropiane, asokohe bashkëpunoi ngushtë me nazistët gjermanë dhe hebrenjtë e gjorë i  ngarkoi nëpër trena dhe i nisi drejt dhomave të gazit apo drejt kampeve të shfarosjes në masë.

Ja çfarë thotë historiani i njohur Bernd Fisher për fisnikërinë e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve:

“Nuk ka asnjë rast të njohur kur besimi të jetë thyer, nuk ka asnjë rast të njohur që hebreu të jetë dorëzuar dhe asnjë rast të njohur që nikoqiri të ketë kërkuar para për shërbimin”.

Politika e shtetit izraelit, në qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, duhej të ishte ndikuar nga qëndrimi i hebreoamerikanëve, të cilët simpatinë e tyre për Kosovën e patën shprehur publikisht që gjatë luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj.

Më 14 maj të vitit 2014, në portalin”Voal”, publicistja e njohur Elida Buçpapaj kishte botuar artikullin me titull  “Takim me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”.

                Në atë artikull fort prekës dhe me një domethënie mjaft të thellë, flitet për zonjën 84-vjeçare Johanna Neumann, e cila mundi të shpëtonte nga zhdukja fizike prej nazizmit gjerman, falë humanizmit dhe besës proverbiale të popullit shqiptar.

Në atë artikull, zonja Elida qe ndalur edhe në albumin e botuar në anglisht, me titull “BESA. Myslims who saved jews in World War II” (BESA. Myslimanë që shpëtuan hebrenj në Luftën e Dytë Botërore). Syracuse Unicersity Press. New York 2008”. Autor i këtij albumi mbresëlënës është hebreoamerikani Norman H. Gershman, me profesion fotograf. Punimet e tij në artin e fotografisë janë paraqitur në mjaft muze në mbarë botën. Fotografitë e tij kanë qenë të ekspozuara në Izrael dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Fotografitë që ai ka bërë në Kosovë dhe në Shqipëri, kanë shërbyer si subjekt për përgatitjen e një dokumentari me titull “God’s House” (Shtëpia e Zotit).

       Nga ky album, që autori edhe në anglisht titullin ia ka lënë “BESA”, dalin në pah më së miri faktet historike se hebrenjtë në Shqipëri dhe në Kosovë, patën shpëtuar nga vdekja për forcë të institucionit të besës që karakterizon shqiptarët.

Kryeministri shqiptar, Mustafa Kruja, të gjithë bebrenjtë e Kosovës, gjatë kohës që ajo ishte e pushtuar nga trupat naziste, i tërhoqi në Shqipëri, u ndërroi emrat dhe i pajisi me pasaporta shqiptare dhe kërkesës së komandës gjermane për t’i dorëzuar, i pati kthyer përgjigje se nuk kishte hebrenj as në Kosovë, as në Shqipëri. Në respekt të këtij akti të lartë, sa human, sa burrëror, aq edhe heroik, shteti izraelit, në vitet që vijuan pas krijimit të shtetit hebre në vitin 1948, Mustafa Krujën duhej ta kishte nderuar me një shtatore gjigante në qendër të Tel-Avivit.

Nuk e kam informacionin e saktë se në ç’vit shteti izraelit pati vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Por kam përshtypjen se ato marrëdhënie nuk u vendosën shpejt në vitet që pasuan pas krijimit të shtetit hebre. Madje ambasada izraelite është hapur me shumë vonesë në Tiranë dhe më kujtohet fare mirë që marrëdhëniet me Shqipërinë i mbuilonte ambasada izraelite në Romë. Një qëndrim i çuditshëm ky, me doza mosmirënjohjeje edhe ndaj Shqipërisë, paçka se kjo, siç u përmend më lartë, pati manifestuar një fisnikëri të jashtëzakonshme ndaj qytetarëve hebrenj gjatë viteve të luftës.

Populli shqiptar i Republikës së Kosovës, në heshtjen e vet fisnike, me siguri që e ka pasë ndier veten të lënduar nga mosnjohja e pavarësisë prej shtetit izraelit gjatë gjithë këtyre viteve, çka më kujton një shprehje fort prekëse të shkrimtarit të njohur rus Evgjeni Shvarc (1896-1958):

“Tri herë kam qenë i plagosur për vdekje dhe më patën lënduar pikërisht ata që i pata shpëtuar me sakrifica të mëdha”.

Gjithsesi, njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, megjithëse me një vonesë të dukshme nga shteti izraelit, është një  gjë e mirë për Prishtinën, sepse Izraeli, për arsyet që dihen, është shtet me autoritet në arenën ndërkombëtare. Mirë do të kishte qenë që vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit, të firmosej në njërin nga kryeqytetet përkatëse të të dy vendeve dhe jo në Vashington, sepse kjo tingëllon si një njohje e sforcuar e pavarësisë dhe më shumë si një kredi politike për presidentin amerikan në prag të zgjedhjeve të 03 nëntorit, i cili krijoi përshtypjen sikur Kosova na qenka një vend arab!

Noftim publik për media elektronike pë promovim të librit "Leksikon të enciklopedisë "së ASHASHA-së

 










































2020-10-08

Urime miku im Flori !

 I dashur miku im i shtrenjtë, Profesor Flori, akademik,

Ju lutem shumë miqësisht që një pyetje të tillë t’ia drejtoni vetë Zonjës Mira, sepse pyetja Juaj ngre shumë më tepër peshë, meqenëse Ju jeni Drejtor i Akademisë për Marrdhënie me Publikun. Pra, keni një autoritet të lartë në atë Akademi. Unë menmdoj se Mirën Ju mund t’ia propozoni edhe drejtpërdrejt Bordit dhe Senatit të Akademisë për ta pranuar si anëtare të saj, sepse një shkrimtare mjaft e nderuar, si Mira, i bën nder Akademisë.

Jam i bindur plotësisht që Ju më kuptoni drejt.

Me shumë respekt dhe nirënjohje.

Eshrefi

Santa Barbara, Kaliforni

01 tetor 2020

Je i madh :Urime Flori,bravo!

 Urime Flori, bravo!


Të uroj me shpirt suksese pafund, je i madh!

Bajame Hoxha

Urime auotirit Flori Bruqi,si dhe Stafit redaktue të librit enciklopedik të AAAS-it, USA-Kosovë_SHqipëri -Maqedoni Veriore etj.

 vedat shehu<vedshehu@yahoo.com>

E lexova me vemendje shkrimin e Akdemikut Fori Bruqi per botimin e librit gjigant “Leksion Enciklobedik”. U entusiazmova per kete pune madheshtore te realizuar brenda kater vjetesh nga Akademiku poliedrik Flori Bruqi me bashkeautore:  Akademik Hakif Bajrami, Akademik Dibran Fylli, Akademik Naim Kelmendi, Akademik Niazi Halili, Mr. Sc Fatmir Halimi, Prof. Abdulla Troshupa.

    Ju lumte Autoreve per realizimin e kesaj vepre monumentale qe Larteson Shqiptarine qe nga rrenjet me te lashta e deri ne Epoken pas Bolshevike-Lenimiste dhe i sherben kohezionit te Shqiptareve te Shqiperise, Kosoves dhe Trojeve Shqiptare ne Ballkan.

  Pergezime dhe urime per suksese te vijueshme.

Prof.dr.Vedat Shehu

(Autor i Gjoteorise Rritja e Tokes nga Transformimi i Thelbit Kozmik Pozicionuar si Shtrese e ultraholle midis Te Dy Berthamave).

2020-10-07

Më 10 shtator 2020 në ora 13 në bibliotekën l kombëtare në Prishtinë , përurohet libri "Leksikon enciklopedik'

 

Pas pandemisë, së shpejti përurohet libri akademik "Leksikon enciklopedik"

 

   Nga Flori Bruqi

 

 

Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, artit, doli kohë më parë nga shtypi libri enciklopedik me titullin “Leksiokon enciklopedik”, botim i vitit 2020 , nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane – Dega në Prishtinë (Botues Flomed SHPK, Prishtinë).

Libri ka një vlerë të veçantë historike, i njajti  e trajton shkencënmjekësore,juridike,politike, letërsinë, artet në gjithë  hapësirat shqiptare, në  Shqipëri,Kosovë,Kosovë lindore,  Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri  edhe në Diasporë.


Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare (Akademik Hakif Bajrami,Akademik Dibran Fylli, Akademik Naim Kelmendi,Akademik  Nijazi Halili, Mr.Sci.Fatmir Halimi,Prof. Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqiptare.


Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk e ka enciklopedinë e saj.


Tirana, ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik ndërsa vjet  në Prishtinë,  ASHAK, botioi ”Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Dega në Prishtinë, do të ketë disa vëllime… Tash ajo  përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve, artistëve në fusha të ndryshme.


Enciklopedia ka si specifikë se ajo mbartë  elemente vlerësuese për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, për çfarë ata  çmohen  me veprat e tyre  qoftë nga shkencat ekonomike,juridike, mjekësore, farmaceutike , shkencat e historiiografisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.


Kemi  bërë më mund  një sistemim të  plotë, shumë  i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia, arti shqiptar ndër shekuj.


Edhe Veprat e realizimit socialist dhe komunist  në Shqipëri dhe Kosovë janë pjesë e  kësaj Enciklopedie dhe historografie   nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta të histories  dhe përsëri shkruhet për to…




Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.


Më i vështirë është shkrimi i historisë, ngase njerëzit janë akoma gjallë, lufta është  ende e freskët, dhe  është gjë e madhe krijimi i hapit të pare të shkrimit të historiografisë kombëtare me fakte dhe dokumenta shkencorë, me metodologji bashkëkohore hulumtuese dhe metodologji krahasuese.


Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie  më tëdhe  ngase  ky libër shkencor është botim akademik, bëhet nga njerëz të rendomtë , më një përvojë modeste
  që kanë nivel akademik në  këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja, që dalin edhe në shtypin periodik, janë  shfrytëzuar mirë .

Çfarë janë botimet për shkencën e mjekësisë,farmacisë, shkencat politike dhe juridike, letërsinë, artin etj.  Kanë kaluar  në filtra  shkencorë. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.


Enciklopedia… i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare dhe historike pa u përzirë politika ditore.


Lexuesi dhe studiuesi shqiptar si  dhe ai i huaj do ta studiojë këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi a gjykojë … vlerësojë, …por ka edhe të tillë “ analista” , që e gjykojnë librin akoma pa e lexuar….


Më datën 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua një këthesë e madhe historike në themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.

 

Themelues të Akademisë janë :

 

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,

Dr.Ulvi Vehbiu,

Akademik   Dr.Adem Harxhi,

Akademik   Dr.Namik Shehu,

Akademik  Mentor Mata,

Sanie Selita etj.


Akademia në fakt është një institucion I lartë shkëncor mbarë kombëtar ngase në të ka anëtar nga Prishtina ,Tetova , Presheva, Tirana,Shkodra
, Durrësi , Gjrokastra, PlavaUlqini,Presheva,Bujanovci,Gjilani,Ferizaji,Prizreni,

Peja,Gjakova,LLapi,  Drenica,Karadaku , Diaspora.

Bashkarisht në këtë Akademi, akademikëtanë organizuam një sërë aktivitetesh shkencore fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut ,70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.


Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe kultures kombëtareishte Kdemik  prof.Peter Prifti i cili e mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtëshkrimit në Tiranë 1972,

kundër qëndrimeve subjective politike dhe antishkencore të kohës.



…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”, e cila së shpejti do të botohët në Kosovë falë Memorandumit të bashkëpunimit të akademikëve Të AAAS-it dega Prishtinë më shtyshkronjën kosovare OfficePrinty me pronar Zt.Halil Koca dhe akademikut tone Prof.dr.Skendër KODRA.


Në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Akademik  Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i  Akademik Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.


Është botuar në muajin janar të  vitit 2020  libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit, kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.





Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.


Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.



Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.





Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një sihariq dhe  kontribut i çmuar i kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.


Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi , art, kulturë dhe biznes kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme  të shumë  autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit,Çamerisë dhe në Diasporë.



Autori së bashku me Stafin redaksional ka punuar  për katër vjetë me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e  biografive dhe bibliografive të këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.


Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. 




Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre studiuesëve  të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.



Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.


Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare, publicistike,artistike, filmografike,teatrale  etj., qofshin ato të botuara , skenuara etj.,si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre në redaksinë tonë.





Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.


Libri ''Leksikon  enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të ndryshme.




Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë .


Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri ,shkenca ekzakte, letërsi , albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmën e tij.




Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte ,mjekësisë ,teknologjisë informative , albanologjisë , ekonomisë, jurispondencës etj.,  duke shkuar në thellësi të shekullit XXI .




Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.




Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre ,të  ngjarjeve më kulmore të historisë sonë të ndritur brez pas brezi.




Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjitha dimensionet   historike, që  nga lashtësia deri në ditët e sotme.


Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës .




Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj  Akademik prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.




Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit skencoro- akademik që prodhohet në trojet  etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë.


Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht.


Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër.





Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto - kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë , Albanologjisë etj.


Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.


Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga historianët quhet parailire.



Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnë pellazgjike siç është adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike.


Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.


Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.


Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.




Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.


Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .


Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike.


Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.


Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore.


Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.


Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.



Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.


Mjekësia, letërsia shqipe , historiografia, arkeologjia , mikro dhe makroekonomia etj.i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.


Personazhet e mjekësisë janë Nobelista , ata të letërsisë shqipe  etj., e  individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata jetojnë dhe veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.


Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit paqësor dhe liridashës.


Në këtë "Leksikon enciklopedik" ku  janë përfshirë   352 autorë në të gjitha fushat e dijës njerëzore  janë nga  trojet tona  shqiptare dhe Diaspora 


Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.


Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.Një falenderim të veçant ka Stafi botues akademik  i cili më përkushtim  kryen punën e tyre më shumë sukses  në këtë Libër akademik.

Mirë u pafshim në takimet akademike të radhës.

Prishtinë, 10.10.2020.                  

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...