2020-11-07

SHKRIME NË WEB FAQËN SHQIPTARO -ITALIANE DRITARE INFO NGA FLORI BRUQI

Prof.Dr.Flori Bruqi https://dritare.info/?s=FLORI+BRUQI Maxhun Bruqi ( 25 dhjetor 1928 - 2 prill 2016). Maxhun (Rexhep) Bruqi , lindi në fshatin Isniq të Deçanit , më 25 dhjetor 1928.... Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Flori Bruqit, si një dëshmi... 22 Tetor 2020 Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D Enciklopedia e urrejtjes serbe Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e... Flori Bruqi 12 Tetor 2020 Flori Bruqi · Përurim libri nga Akademia e. shkencave Amerikane Të shtunën, më 10 tetor 2020, në ambientet e Biblotekës Kombëtare të Prishtinës, u përurua libri im... Prof.Dr.Flori Bruqi 1 Tetor 2020 Pas pandemisë, së shpejti përurohet libri akademik "Leksikon enciklopedik" Nga Flori Bruqi. Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme... Prof.Dr.Akademik Flori Bruqi 26 Shtator 2020 I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd,... Prof.Dr.Akademik FLORI BRUQI: 18 Shtator 2020 AKADEMIK DIBRAN FYLLI,RiBOTOI LIBRIN MONOGRAFIK HASAN PRISHTINA STËRNIP I ABDULLAH VELiQIT, SHB ''PROKULT'' PRISHTINË, 202 FLORI BRUQI: Hasan Prishtina tha: Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë),... Nga Flori Bruqi 3 Shtator 2020 Së shpejti përurohet libri akademik “Leksikon enciklopedik” – Për herë të parë në trojet shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës,... Shkruare Akademik Prof.Dr. FLORI BRUQI: 18 Gusht 2020 AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA FLORI BRUQI AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA Gjin Kol Musa ka lindur me 15.06.1952, në fshatin Nanmavriq të Bajrakut të Shalës, Dukagjin,Republika e... Akademik,Prof.Dr. Flori Bruqi 24 Maj 2020 A PULIC LETTER FOR MRS MELANIE TRUMP, THE FIRST LADY OF THE USA! ... Prof.Dr.Flori Bruqi 4 Maj 2020 Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit? Nga Flori Bruqi Çfarë duhet të dini për depresionin Depresioni është sëmundje reale. Depresioni është gjendje serioze. Depresioni nuk është thjesht një...

ESKALON PRESIDENTI META NDAJ EDI RAMËS: QEN BIR QENI, KËLYSH BLLOKU, UNË JAM NGA SKRAPARI

Një pjesë nga fjala e Ramës në parlament, ku kryeministri i thotë Metës, nëse do të bëhet mbret apo dëshmor, ka provokuar një reagim të fortë nga kreu i shtetit në emisionin Zonë e Lirë në TvKlan. Meta nuk është kursyer kur e ka quajtur Ramën “qen bir qeni” dhe e ka akuzuar se punon për serbët, duke bërë lojëra me Shqipërinë në bashkëpunim me Sorosin. “Rama bën si i fortë me shqiptarët duke grabitur dhe pushtetet. Ky ësh këlysh blloku që ka të bëjë me një president nga Skrapari. Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri për llogari të Sorosit dhe të miqve të tuaj serb. Prandaj nuk del në studio cuni i Kristaqit, që i thotë shqipatëreve jam krenar për babain tim. Pse partizan e kishte babain ai që të jetë krenar? Babai i tij ishte 10 vjeç kur ishte lufta. Të ketë kujdes se provokon popullin me këto lojëra, për kufijtë e Kosovës, që e fut si sanduiç gjithandej për ato lojëra. Do ketë ndarje ndaj shqiptarëve dhe shqipfolësve. Kjo është gabim që thotë ai. E kam paralajmëruar në Pogradec. Kam bërë një paralele me Kilin, që për shkak të politikave të majta e futi vendin në kaos. Ai u tregua burrë ai Aliende dhe qëndroi deri në fund. Por po të them nuk je Pinocet, ti je Pinok. Të më thotë mua ai dëshmor? Ai qen bir qeni. Ta dish ti dhe ato diplomatët e tu, Kim Filbi. I thuaji Sorosit të vijë në Shqipëri për investime se keni 10 vjet e mbani peng vendin” u shpreh Meta. https://www.youtube.com/watch?v=CGj-6a9JJSI&feature=emb_title

CETNIKU IVICA DAÇIQ I LUMTUR QË THAÇI, VESELI, KRASNIQI E SELIMI JANË NË HAGË: “UÇK KA KRYER KRIME”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është mirë që Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë nisur të punojnë. Daçiq foli në një konferencë për media në Beograd, ku u pyet për aktakuzën e Dhomave të Specializuara për krime lufte kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Aktakuza u bë publike të enjten. Daçiq tha se Dhomat e Specializuara janë themeluar nga nevoja për një hetim ndërkombëtar të krimeve “të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo vetëm kundër popullit serb, por edhe kundër qytetarëve të kombësive të tjera, përfshirë shqiptarët e Kosovës, kështu që të gjithë që kanë kryer krime, duhet të mbajnë përgjegjësi”. Ai shtoi se “krimet kundër serbëve në Kosovë nuk janë sanksionuar deri më tani”. Por, “ka një rrugë të gjatë nga aktakuza deri te vendimi”, tha Daçiq, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve. Thaçi, Veseli dhe Selimi janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 5 nëntor, ndërsa Krasniqi është transferuar atje një ditë përpara tyre. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

2020-11-06

Sektori i librit i botuar në https://www.sa-kra.ch/ : Flori Bruqi (20 libra të botuar në web faqën www.sa-kra.ch.)

Flori Bruqi "NESE KAM DITUR TË GUXOJ" https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm Flori Bruqi - "SHTËPIA E VERDHË" https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm Flori Bruqi - "VRASËSIT E LIRIDONËVE" https://www.sa-kra.ch/pdf/vrasesit%20e%20liridoneve%20f%20bruqi.pdfFlori Bruqi Flori Bruqi ; DIADEMË LETRARE IV https://www.sa-kra.ch/pdf/Flori%20Bruqi%20Diademe%20%20%20IV%20final.pdf Flori Bruqi : MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm Flori Bruqi : SFIDAT SHKENCORE TË 39 LIBRAVE TË GUXIMSHËM TË FLORI BRUQIT https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOËSVE Flori Bruqi : DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm Flori Bruqi : SHTËPIA E VERDHË https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm Flori Bruqi : DIADEMË LETRARE II https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm Flori Bruqi: ATDHEU IM S'ME VRET https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm Flori Bruqi; DIADEMË LETRARE 1. https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm Flori Bruqi :DIADEMË LETRARE III https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm Flori Bruqi: MARSI I PËRFLAKUR https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm Flori Bruqi:TRIUMFI SHQIPTAR https://www.sa-kra.ch/literatur_6.htm Flori Bruqi ;NËSE KAM DITUR TË GUXOJ https://www.sa-kra.ch/literatur_6.htm Flori Bruqi:POLEMIKA SHQIP https://www.sa-kra.ch/literatur3.htm Flori Bruqi :OLIMPI SHQIPTAR https://www.sa-kra.ch/literatur3.htm Flori Bruqi : GUXIM SHQIPTAR https://www.sa-kra.ch/literatur2.htm Leksikoni enciklopedik i Akadmisë shkenacave dh Arteve Shqiptaro-Amerikane boothët shpejti në web faqen elektronike të www.sa-kra.ch

2020-11-05

Shyqyri Shabani ,nënkolonel : Adem Avdia : 'USHTRIA – Gjurmë përjetimesh"

Titulli i librit: USHTRIA – Gjurmë përjetimesh Faqosja në kompjuter: Adem Avdia Redaktor gjuhësor: Besjona Dunga (Avdia) Kopertina: Besnik Hallaçi Gjithë të drejtat i takojnë autorit Formati : 148 x 210mm. Katalogimi në botim – (CIP) Shtypur në shtypshkronjën“Blendidixhital” USHTRIA – Gjurmë përjetimesh PARATHËNIE Ish- ushtaraku, shoku e kolegu ynë, Major(R) Adem Avdia vjen para lexuesve dhe dashamirësve të librit me botimin me skica e tregime “USHTRIA – Gjurmë përjetimesh”. Ndryshe nga dy librat e parë, ai vjen para nesh me profesionalizmin e një ushtaraku me karrierë të kompletuar, duke sjellë ushtrinë dhe ushtarakun pas shumë vitesh midis nesh. E kam lexuar me shumë vëmendje e kureshtje. Secili nga ne ka kujtimet e veta e kujtimet e një ushtaraku janë të bukura e të veçanta. Bukurinë ia shtojnë edhe vështirësitë e shërbimit. Një shkrim i tillë, si në këtë libër, nuk është thjesht një çështje kurioziteti për ushtrinë tonë të dikurshme, por edhe një detyrim për t’i pasqyruar ato vlera, të cilat i gjejmë duke shfletuar faqet e këtij libri. Ashtu si vuri në dispozicion të ushtrisë jetën, karrierën dhe njohuritë e tij ushtarake, në specialitetin e komunikimit, ashtu vuri para nesh një libër mbi jetën dhe karrierën e tij e të mbarë ushtarakëve me të cilët punoi, sakrifikoi dhe iu përkushtuan mbrojtjes së Atdheut tonë të shtrenjtë. Në të vërtetë Ademi ka shërbyer në detyra të rëndësishme në shtabin e Divizionit, por pak është në libër ai dhe veprimtaria e shtabit. Më ne dukje del oficeri i trupës, nënoficeri dhe ushtari në gjithë veprimtarinë e aktivitetin e përditshëm. Këtu takojmë ushtarin dhe oficerin në stërvitje, në shërbim dhe në kohën e lirë. E gjejmë të përkushtuar në postin luftarak, por edhe të vetmuar në majën e malit. Atë oficer që sakrifikoi vitet më të bukura të jetës për çështjen për të cilën ishte betuar. Kur lexojmë librin të gjithëve na kujtohet vetja jonë si ushtarakë. Marrëdhëniet e mira dhe vëllazërore me njëritjetrin dhe solidariteti i sinqertë. Na kalojnë parasysh ditët e stërvitjes me ushtarin, fushimet e panumërta dhe ato kohë që kemi kaluar bashkë, megjithëse larg familjes, por brenda “familjes” sonë të madhe të shumëpërkushtuar, ushtrisë. Në faqet e librit shfaqet edhe viti i mbrapshtë ’97, viti me të vërtetë si thuhet në libër, u “përfshimë në marrëzi”. Këtu nuk ka fajtor e të ndershëm, por ka situatë kaotike, në të cilën u gjendën oficerët, situatë amullie ku më e vështirë ndër të gjitha ishte rrugëdalja nga kaosi. Këtu gjejmë brengën e fajësisë së të pafajshmit. Ka dhe një dritare ku mund të hedhim një vështrim, “Luftën e Kosovës”. Kontributin që kanë dhënë ushtarakët tanë gjatë dhe pas lufte, për sakrificat që i kanë shoqëruar dhe solidaritetin vëllazëror me oficerët, kolegët shqiptarë të Kosovës, për të ngritur Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Libri mbyllet me humor, me të qeshur, ashtu si kemi kaluar mes gëzimit dhe harmonisë ne ushtarakët, ne shokët që nuk e harrojmë kurrë njëri-tjetrin, ne që edhe sot gëzojmë e qeshim, qeshim e gëzojmë kështu si jemi dhe me këto që kemi. Urime shokut tonë Ademit! Ta kemi midis nesh, ushtarakëve, kurdoherë me shkrime e kujtime të tilla. Nënkolonel(R) Shyqyri Shabani

Ankthi dhe depresioni, problemet më të shpeshta në pandemi

Ariana Kasapolli - Selani Në Qendrën për shëndetin mendor në Prishtinë, puna gjatë pandemisë COVID-19 ka ndryshuar. Neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i kësaj qendre, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë gjithë kohës u kanë ofruar ndihmë njerëzve përmes telefonit, ku janë angazhuar gjashtë ekipe psikiatrish, të cilët kanë punuar nga katër orë çdo ditë. Në secilën ekip, ndihmë kanë kërkuar rreth 15 persona. Edhe sot, thotë Rexhepi, nevoja për ndihmë sa i përket shëndetit mendor, po vazhdon të jetë e lartë. “Kemi punuar dhe po vazhdojmë të punojmë çdo ditë. Çrregullimi i gjumit, ankthi, depresioni, mungesa e ilaçeve të klientëve tonë, kanë disa prej telasheve më të shpeshta që ne i kemi identifikuar që nga muaji mars”, thotë Rexhepi. “Pastaj frika nga virusi, për shkak të informatave të shumta që i kanë marrë e që nuk kanë mund që t’i përballojnë njerëzit, e që rrjedhimisht iu ka shkaktuar ankth e depresion”, shton ai. Më shumë se 1,200 kosovarë kërkuan ndihmë psikologjike gjatë pandemisë T Genta një qytetare nga Prishtina, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, tha se pasojat e pandemisë po i vëren si te vetja po ashtu edhe te familjarët e saj. Ajo thotë se i është shfaqur pagjumësia, problem të cilin nuk e kishte pasur më parë. “Kohëve të fundit jam rënduar shumë sa i përket gjendjes emocionale, psikologjike. Ndoshta ka bërë që dëgjimi i lajmeve, por edhe situata ekonomike e financiare ka ndikuar që shëndeti mendor në këtë rast të luhatet”. “Ajo çka unë po vërej te vetja është një pagjumësia e cila më është shfaqur. Gjithashtu përveç pagjumësisë, edhe niveli i lumturisë ka rënë jashtëzakonisht shumë. Kam edhe të afërm që kanë rënë në depresion gjatë kësaj kohe, sepse ka të tillë që i kanë humbur punën. Pra efektet e pandemisë po shihen çdo ditë e më shumë në popullatë, sa i përket shëndetit mendor”, tha ajo. Si të përballeni me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit? Gjatë muajit mars, kur në Kosovë u aplikuan masa të izolimit, 200 psikologë nga e gjithë Kosova u lajmëruan për të ofruar kontributin e tyre vullnetarë, për të ndihmuar qytetarët, përmes një linje telefonike falas. Kjo linjë e ndihmës është mundësuar falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, e që po vazhdon edhe sot. Aty ndihmë psikologjike po del të kenë kërkuar mbi 2 mijë persona të moshave të ndryshme, kryesisht për shkak të ankthit, stresit dhe problemeve emocionale e familjare që kanë kaluar që nga shfaqja e pandemisë. Fitim Uka, psikolog klinik, i tha Radios Evropa e Lirë, se sfida e ankthit si dhe e depresionit, po vazhdon te jetë e pranishme në masë të madhe, ndonëse tashmë njerëzit nuk janë të izoluar totalisht. “Ka pasur rritje të numrit të rasteve që kanë përjetuar shqetësime të ankthit, depresionit dhe kjo ka qenë e shprehur më shumë në kohën e izolimit. Por, edhe tash pas disa muajsh njerëzit po tregojnë simptoma të ankthit në veçanti, pasi që rriten shqetësimet në lidhje me atë se kur ka do të përfundojë pandemia, gjithashtu rriten shqetësimet te familjarët e tjerë gjithashtu, andaj është sfiduese”, tha ai. OBSH-ja kërkon rritjen e buxhetit për shëndetin mendor Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar nga shtetet që të shpenzojnë më shumë nga buxhetet e tyre për shëndetësi, sa i takon shëndetit mendor. Më 31 gusht, OBSH-ja ka publikuar rezultatet e një hulumtimi mbi ndikimin e pandemisë në sistemet shëndetësore në 105 shtete të botës. “Nga të dhënat nga pesë rajone për periudhën mars-qershor 2020, dëshmohet se thuajse çdo shtet (90 për qind) kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve të tyre shëndetësore, më të prekurat kanë qenë shtetet me të ardhura të ulëta dhe mesatare”, thuhet në të gjeturat e këtij hulumtimi të OBSH-së. Sipas rezultateve të hulumtimit, shërbimet shëndetësore për shëndetin mendor kanë qenë më të prekurat që nga fillimi i pandemisë, pasi si pasojë e izolimit, shumë njerëz e kanë pasur të pamundur që të marrin trajtime për shëndetin mendor. Ministria e Shëndetësisë pa buxhet shtesë për shëndetin mendor Ndërkohë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës thonë se nuk ka pasur buxhet shtesë për shërbimet e shëndetit mendor. Faik Hoti, zëdhënës në këtë ministri thotë se për këtë çështje kanë funksionuar sikurse më parë, pasi buxheti për shëndetin mendor ekziston. Frika dhe ankthi, pjesë të pandashme të COVID-19 “Në kuadër të buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ekziston edhe programi i shëndetit mendor, e që ofrohen shërbime terciare, pra reparti i psikiatrisë. Aty përmbushen nevojat e personave me barna dhe program të caktuar për shëndetin mendor. Programi buxhetor është pjesë e buxhetit të përgjithshëm që e ka SHSKUK-ja”, tha Hoti. Sidoqoftë, koha e izolimit dhe frika nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore e ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, ka ndikuar më shumë në shëndetin mendor të burrave në Kosovë sesa të grave. Kjo sipas të dhënave të regjistruara në linjën falas për ndihmë psikologjike në Kosovë (038-200-80-890), ka dalë se mbi 52 për qind e personave që kanë telefonuar në këtë linjë kanë qenë burra.

Konfirmimi i aktakuzës dhe çka pastaj?

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake e konfirmon aktakuzën vetëm nëse është i bindur se prokurori i Specializuar e ka përcaktuar ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë. Ligji, po ashtu, parasheh se me kërkesë të prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshojë urdhërarrestim apo fletarrestim dhe të urdhërojë transferimin e personave në Dhomat e Specializuara, si dhe çfarëdo urdhri tjetër që mund të kërkohet për zhvillimin e hetimeve dhe për përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor të drejtë dhe të shpejtë. Në zbatim të urdhërarrestit, personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuza merret në ndalim, informohet menjëherë për akuzat kundër tij dhe transferohet në Dhomat e Specializuara. Pastaj, gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i procedurës paraprake e lexon aktakuzën, bindet se të drejtat e të akuzuarit janë respektuar, konfirmon se i akuzuari e kupton aktakuzën dhe e udhëzon të akuzuarin që të deklarohet. Pas shqyrtimit fillestar dhe sapo të jetë zgjidhur çdo parashtresë paraprake, Kryetari i Dhomave, e formon trupin gjykues që do të jetë përgjegjës për zhvillimin e procedurës së shqyrtimit gjyqësor. Ligji, gjithashtu, parasheh se personi i privuar nga liria nga Dhomat e Specializuara ose në emër të tyre, sillet para gjyqtarit të Dhomave të Specializuara pa vonesë dhe ka të drejtën për shqyrtim gjyqësor brenda një kohe të arsyeshme ose për t’u liruar në pritje të shqyrtimit gjyqësor. Rregullorja e procedurës dhe e provave para Dhomave të Specializuara parasheh pas konfirmimit të aktakuzës, që ajo pa vonesë të papërligjur i dorëzohet personalisht të akuzuarit, dhe paraqitja e parë bëhet brenda shtatë ditësh pasi të akuzuarit i është dorëzuar aktakuza. Aktakuza bëhet publike pas konfirmimit prej gjykatësit të procedurës paraprake. Nëse para konfirmimit të aktakuzës, prokurori i Specializuar paraqet arsye të vlefshme, për shkaqe sigurie, për parandalimin e arratisjes së të akuzuarit etj., gjykatësi i procedurës paraprake, ndër të tjera, mund të urdhërojë përkohësisht mosnxjerrjen publike të aktakuzës. Aktakuza bëhet publike, nëse është e nevojshme me redaktime, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit. Sipas Rregullores, në paraqitjen e parë të të akuzuarit, ai informohet se brenda tridhjetë ditësh do t’i kërkohet të deklarojë nëse është fajtor, ose i pafajshëm për çdo akuzë. Pas konfirmimit të aktakuzës dhe paraqitjes së parë të të akuzuarit, gjykatësi i procedurës paraprake bashkërendon komunikimin ndërmjet palëve deri në momentin kur çështja i kalohet trupit gjykues dhe siguron që të mos ketë vonesa dhe merr të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e shpejtë të çështjes për gjykim.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...