2021-01-23

NJË VIZITË NË FOTOGALERINË PERSONALE TË FOTOGRAFIT ASLLAN KRASNIQI

Fushë-Kosovë, 21.01.2021

 NJË VIZITË NË FOTOGALERINË PERSONALE TË FOTOGRAFIT ASLLAN KRASNIQI

 
Dje Drejtori për marrëdhënie me publikun i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof.dr. Flori Bruqi dhe anëtari i kësaj Akademie regjisori Dibran Fylli vizituan Fotogalerinë personale të fotografit dhe autorit të mbi një milion fotografive, z. Asllan Krasniqi në Fushë-Kosovë. Duke vizituar fotografitë e ekspozuara e që për momentin ishin pesë tema kryesore të kësaj fotoekspozite personale të rëndësisë së veçantë: 1. "Eksodi’99" 2. “Luftë kundër harresës së gjenocidit të shekullit të kaluar” 3. "Kurrë mos të harrohet” 4. “Grafitet e lirisë“ 5. “Faleminderit Amerikë dhe NATO” dhe motoja e fotoekspozitës, sipas z. Asllan Krasniqi ishte bërë në shenjë falënderimi për të gjithë ata të cilët bënë të pamundurën qe ne sot të jetojmë të lirë në shtetin tonë të pavarur. Gjithashtu në këtë fotoekspozitë të Galerisë personale të z. Krasniqi, ishin ekspozuar edhe disa tema të ndryshme dhe mirënjohje që i janë dhënë autorit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe organizatat tjera funksionale shtetërore e private. Sipas z. Asllan Krasniqi, së shpejti do të përgatitën edhe kornizat me tema të ndryshme, fotomontazhë, videomontazhë dhe tema tjera mjaftë interesante dhe me rëndësi për t’i ekspozuar në ekranet televizive dhe gjithandej ku është interesimi i publikut. Për të gjitha fotografitë e ekspozuara, z. Krasniqi ishte në gjendje të na jepte shpjegime të mjaftueshme si; vendi i fotografimit, data, muaj e viti dhe gjendja e kohës së shkuar, kryesisht gjatë periudhës së eksodit dhe shpjegime tjera të nevojshme.
Arsyet kryesore të ekspozitave të tilla personale e private janë: - Pamundësia financiare dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore, apo private për t’i ekspozuar këto fotografi me rëndësi kombëtare, të trashëgimisë historike dhe kujtimore. - Në pamundësi për të hapur fotoekspozitë në ndonjë Galeri në trojet shqiptare, apo jashtë tyre në ambiente të mbyllura, për shkak të Pandemisë, ose hapësirat publike për shkak të mos mbështetjes financiare të institucioneve shtetërore. Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë ta vizitojnë Fotogalerinë personale të z. Asllan Krasniqi mund ta paralajmërojnë vizitën: Viber & WhatsApp: +32 475 41 75 75 dhe +383 49 860 108, si dhe në facebook.com/asllan.fotograf, apo në E-mail; asllan.krasniqi@gmail.com Prishtinë, 22.1.2021 Flori Bruqi Dibran Fylli

2021-01-10

VDIQ SHKRIMTARI RRUSTEM SADRIU(1943-2021).

Pas një sëndje të rëndë sot vdiq në spitalin e QKUK-së shkrimtari Rrustem Sadri Sadriu(6 maj 1943) nga Ponosheci.Rrustemi lindi në PonoshecKK GJakovë.Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmën e kreu në GJakovë ndërsa Fakultetin ekonomikë e mbaroi në Prishtinë. Punoi në NGBG “Rilindja “ si dhe në Univeristetin e Prishtinës(Rektorat). Shkroi dy libra: 1.SHtigje jete,Prishtinë, 2000. 2.Diatri im i Pandemisë,Prishtinë 2019. Varrimi i të ndjerit bëhët sot në ora 14-të në vrrezat e fshatit Ponoshec të Gjakovës. Pas vehtë la bashkëshortën prof.Sabrije Hajdarin dhe djemët Visarin dhe Vigan Sadriu si dhe nipin Noar Vigan Sadriun.

2021-01-04

Flori Bruqi, AAAS -Opinion pa dorëza - shkurt dhe shqip pa dorëza -Cili do të ishte më i miri President i Kosovës në këtë kohë të pa kohë ....

Presidenti i Kosovë duhë të jetë një njeri i ri i ditur e i guximshëm të merrë atë detyrë së paku për 2 mandate më një Asamble të përbërë nga autoritetet akademikike universitare,nga njerëz intelektual të politikës(jo profitera lufte) që nuk janë zhytur në këtë pisllekë si tash. Na duhët një Qeveri profesionale që do të dalë nga ajo Asamble kombëtare më mandat së paku 10 vjeqar. Ndërsa partitë politike duhë të pushojnë për disa vjtë( së pakut 10 vjetë). Pas ndryshimeve kushtetuese, duhë të hyhet në reformimin e Ushtisë, Policisë AKI-së,Gjyqësisë, Pokurorisë,Arsimit,Shëndetësisë,gjithëmonë duke e pasur në planë të parë ekonominë, bashkëpunimin, më SHBA-në,GJermaninë, Britaninë e Madhe,Francën, Italinë,etj. Dialogu më Sërbinë duhët ndryshuar etj. Për kryetar të Kosovës do të ishte e dobishme të ishte një intelektual më begrancë, siç ishte ish Rektori i Universitetit të Kosovës prof.dr.Ramadan Zejnullahu, e asësesi ndonjë manipulator dhe profiter lufte.

Dy fjalë pas leximit të një analize

Prof.dr. Eshref Ymeri Në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 02 janar, lexova esenë-analizë redaksionale, me titull: “A mundet që demokratët të rimarrin shpirtin e shumëpritur?”. Analiza interesante, e parashtruar në këtë ese, më shërbeu si nxitje për të thënë dy fjalë. Së pari, dëshiroj të theksoj se në jetëshkrimin e Lulzim Bashës ka një njollë të errët që nuk shlyhet kurrë. E kam fjalën për takimin e fshehtë misterioz të tij me Ramën natën, duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017. Pas atij takimi enigmatik, Lulzim Basha nuk mund t’i thoshte asgjë anëtarësisë së partisë demokratike dhe aq më pak opinionit publik, sepse e tillë është natyra e takimeve të fshehta të politikanëve të pushtetit me opozitën: ato mbeten gjithmonë sekrete, sepse dihet mirë që takime të tilla të përfaqësuesit të opozitës me përfaqësuesin e pushtetit, fshehin në vetvete pabesinë e tij ndaj militantëve që ai përfaqëson. Rezultati i atij takimi të fshehtë ishte katastrofik për partinë demokratike në zgjedhjet e qershorit, në të cilat ajo humbi mbi 200 mijë vota. Lulzim Basha le ta vazhdojë karrierën në krye të partisë dhe anëtarësia e saj le të vazhdojë t’i bëjë hosana, pa qenë në gjendje ta kuptojë që kryetari është mik i fshehtë i Ramës, gjë që është me rrezik të madh për autoritetin e asaj partie. Sepse ajo anëtarësi duhet të jetë e vetëdijshme për faktin që, pas kryediktatorit Enver Hoxha, i cili e shkatërroi personalitetin e shqiptarit me përçarjen tragjike që mbolli për gati gjysmë shekulli me luftën e përbindshme të klasave dhe zhdukjen e përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar, çka u kurorëzua me varfërinë tragjike të viteve ’80, faqja më e zezë kjo në karrierën e tij politike dhe në historinë e kombit shqiptar, edhe Rama është një tjetër faqe e zezë në historinë tonë kombëtare për politikën varfëruese që ka ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve, çka solli si pasojë emigrimin masiv të njerëzve, numri i të cilëve e ka kaluar shifrën mbi gjysmë milioni. Së dyti, militantët demokratë, në zgjedhjet e 25 prillit, le të votojnë për Lulzim Bashën, por të mos harrojnë se kryetari i tyre e ka të përhershme aleancën e nëndheshme me Ramën për ndarjen e kohës së qëndrimit në pushtet herë njëri dhe herë tjetri, sipas radhës. Së treti, militantët e varfër socialistë le të vazhdojnë të votojnë për Ramën, por të mos harrojnë se kryetari i tyre udhëhiqet nga psikologjia e kryediktatorit Enver Hoxha, sipas të cilit, sa më i varfër të jetë populli, aq më shumë të do, se të shikon në dritë të syrit për kafshatën e gojës. Dhe militantët e varfër socialistë, me bindjet e tyre të verbra, nuk kanë as ndryshimin më të vogël nga militantët e kryediktatorit Enver Hoxha, sepse janë pajtuar kokë e këmbë me varfërinë, e cila u është bërë pjesë e pandarë e jetës së tyre. Së katërti, edhe Rama, edhe Basha po tallen me militantët e tyre dhe me mbarë popullin shqiptar, duke luajtur komedinë e shpifur për të ashtuquajturën Reformë në drejtësi, për të cilën jam shprehur pesë vjet më parë, duke theksuar se me atë reformë do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi. Sepse Reformën në drejtësi mund ta kryejnë vetëm ata politikanë të rinj të pakorruptuar, që, nëse do të ishte e mundur, të dilnin nga gjiri i inteligjencies me vetëdije të lartë kombëtare, ta fillonin reformën që nga politikanët e korruptuar veteranë dhe oligargët rreth tyre, t’ua sekuestronin të gjitha pasuritë e paligjshme dhe mandej ta vazhdonin nga krerët e strukturave të larta të drejtësisë dhe të zbrisnin deri poshtë, te gjykatësit dhe prokurorët. Por në Shqipëri nuk ka inteligjencie me vetëdije të lartë kombëtare, se inteligjencia ekzistuese është e vdekur dhe e pakallur. Prandaj edhe Rama me Bashën vazhdojnë komedinë me të ashtuquajturën Reformë në drejtësi, sipas këshillave të ambasadorëve të huaj, të cilët në Shqipëri, si në një vend pa zot, kanë gjetur shesh dhe bëjnë përshesh. Së pesti, militantët e varfër socialistë le të votojnë për Edi Ramën, por të mos harrojnë se kryetari i tyre po ndjek me besnikëri rrugën e kryediktatorit Enver Hoxha në marrëdhëniet me serbosllavizmin, çka është një tradhti e hapur ndaj Kosovës. Dëshmia më e pastër është flirtimi i tij me kriminelin Aleksandër Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe krijimi i të ashtuquajturit minishengen, i cili s’është gjë tjetër, veçse rikrijim i Jugosllavisë, siç e ka pranuar publikisht vetë Vuçiçi. Qëndrimi i Ramës ndaj Kryetares së Parlamentit dhe Presidentes në detyrë Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Tiranë, dëshmoi më së miri edhe një herë se ai e turpëroi keq atdheun amë dhe është faqja më e zezë në historinë e kombit shqiptar. Qëndrimi tradhtar i Ramës ndaj Kosovës të kujton qëndrimin e kryetradhtarit Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946, ku i deklaroi shefit të misionit amerikan Jakobs se ndaj mikeshës së vetë, Jugosllavisë, s’kishte pretendime për Kosovën. Edhe Rama, për qëndrimin e turpshëm që mbajti ndaj Zonjës së Nderuar Vjosa Osmani, sipas të gjitha gjasave, ka marrë porosi nga Beogradi të sillej në atë mënyrë, ashtu sikurse kryeargati i serbosllavizmit Enver Hoxha merrte udhëzime prej andej për të pushkatuar krerët e katolicizmit, përfaqësues të shquar të nacionalizmit shqiptar. Së gjashti, askush, deri tani, nga krerët e militantëve socialistë dhe demokratë, as nuk e ka shkuar ndonjëherë nëpër mend që Shqipëria, si atdheu amë, të ngrejë padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e rënda dhe shkatërrimet që kreu në Kosovë dhe të kërkojë nga ajo Gjykatë të paguajë dëmshpërblimin përkatës, i cili, siç ka theksuar Ramush Haradinaj, arrin në 22 miliardë euro. Së shtati, militantët socialistë dhe demokratë me vetëdije kombëtare, duke ndjekur me vëmendje veprimtarinë e këtyre dy formacioneve politike gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, le të binden përfundimisht se lëvizja dhjetoriste nuk ishte gjë tjetër, veçse një komedi e bukur për t'i hedhur hi syve popullit të shumëvuajtur nën diktaturën kriminale enveriste, sikur komunizmi gjoja u përmbys. Në të vërtetë, komunizmi, sipas platformës së Ramiz Alisë, të shpalosur në mbledhjen e Byrosë politike të nëntorit të vitit 1989, ndërroi vetëm fasadën nga komunizëm në neokomunizëm, duke sjellë edhe ca ndryshime me ekonominë e tregut, pluralizmin politik dhe lirinë e mendimit. Prandaj në atë fjalim-platformë, Ramiz Alia deklaroi: “Kundërshtarët tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan: të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne. Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne” (Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2018). Pikërisht në përputhje me këtë orientim të pasardhësit të kryediktatorit, komunizmi, si diktatura më e egër në historinë e kombit shqiptar, nuk u dënua kurrë me ndonjë vendim të posaçëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe kryekrimineli Enver Hoxha vazhdon të mbajë ende medaljen më të lartë të kohës - titullin e heroit të popullit. Së fundi, militantët e varfër socialistë dhe demokratë me vetëdije kombëtare, a nuk mendojnë se do të ishte shumë mirë sikur t’i bojkotonin fare zgjedhjet e 25 prillit, për t’u dhënë një mësim të mirë të dyja formacioneve politike komediane, që të shmangen nga skena politike dhe të krijohet mundësia që të shfaqen aty personalitete të pakorruptuara, si Vjosa dhe Albini, të cilët, në programin e tyre qeverisës, ashtu si edhe qeveria Kurti në Kosovë, të përfshijnë dy pika të rëndësishme - sekuestrimin e të gjitha kapitaleve të paligjshme të politikanëve, të oligarkëve politikë dhe të gjyqtarëve e prokurorëve, të pasuruar me djersën e popullit, dhe të ngrejnë padi kundër Serbisë për krimet dhe shkatërrimet në Kosovë. Këto dy formacione politike duhet të shmangen nga pushteti për disa vjet, në mënyrë që partia socialiste të themelohet, se 12 qershori i vitit 1991 nuk është datë themelimi, është thjesht data e ndërrimit të emrit nga parti e punës në parti socialiste. Pra, ajo është vazhduesja besnike e partisë së punës. Se formimi psikologjik i anëtarësisë së saj nuk ka as ndyshimin më të vogël nga formimi psikologjik i enveristëve të partisë së punës. Kjo është edhe arsyeja që Rama, ashtu si edhe kryediktatori Hoxha, partinë e ka vënë nën këmbë, e shkel me këmbë si t’i dojë dhe sa herë t’i dojë qejfi, se vetëm veten e tij e konsideron me imunitet të padiskutueshëm, kurse të tjerët rreth dhe poshtë vetes i konsideron lëndë inerte, që mund t’i hedhë poshtë kur të dojë. Me këtë qëndrim fyes ndaj partisë së vet, Rama dëshmon se vuan tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit. Pikërisht si kryediktatori Hoxha, i cili ishte askushi, siç e pati vlerësuar Mustafa Kaçaçi, dhe një ditë të bukur u gjend në krye të partisë komuniste. Edhe Rama, nga njeriu askush që flinte nëpër metrotë e Parisit, një ditë të bukur, për fajin e pafalshëm të Fatos Nanos (i cili, në vitin 2001, në Pezë, pati deklaruar: “...e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura... dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi...”), u gjend në postin e ministrit të kulturës, të kryetarit të bashkisë, të kryetarit të partisë dhe, në fund, të kryetarit të qeverisë. Në dallim nga partia socialiste, e cila, siç u theksua më lart, duhet të themelohet, partia demokratike duhet të rithemelohet, sepse ajo sot nuk ka kurrfarë vetvetësie (identiteti). Nëse një herë e një kohë, kur në krye të saj ishte prof.dr. Sali Berisha, ajo kishte vetvetësi dhe gëzonte përkrahje në një masë të gjerë në radhët e elektoratit, pas muajit maj të vitit 2017 ajo është zhveshur pothuajse tërësisht nga personaliteti politik dhe prandaj nuk e gëzon më atë përkrahje nga ana e atij elektorati. Militantët e të dyja formacioneve politike ndoshta po mendojnë se unë shikoj ëndrra në diell. Megjithatë, pasi lexova analizën e lartpërmendur, e quajta për detyrë atdhetare t’i shpreh dy fjalë që thashë më lart. Militantët e varfër të të dyja formacioneve politike, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullit shqiptar, le të veprojnë si të duan. Nëse kanë dëshirë, le të shkojnë të votojnë se varfërinë aty do ta kenë, “mikeshë” të përhershme në tryezat e tyre, me të cilën janë mësuar dhe nuk ndahen dot prej saj. Ventura, Kaliforni 04 janar 2021

2020-12-31

Atë Gjergj Fishta dhe komedia e Kadaresë

Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri Dihen mirë arsyet që e patën nxitur kryediktatorin dhe kryekriminelin e popullit shqiptar Enver Hoxha, për të sulmuar egërsisht Gjergj Fishtën, i cili ishte armik i betuar i shovinizmit serbosllav. Si argat i vënë kokë e këmbë në shërbim të atij shovinizmi që prej 08 nëntorit të vitit 1941, Enver Hoxha ka pasë marrë udhëzime të prera prej Beogradit për poshtërimin e figurës së Gjergj Fishtës. Dhe jo vetëm, por edhe të figurave të tjera të shquara të katolicizmit, mbrojtës të vendosur të nacionalizmit shqiptar. Ja një shembull për ilustrim për ato udhëzime që Enver Hoxha merrte nga Beogradi, të cilat ai i zbatonte me rreptësi, si urdhrat e agait për shërbëtorin e vet: “20 shkurt 1946... Kallxon nji zojë e cila, asokohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë, me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e me të kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..”. Simbas rrëfimit të grues, ambasadori, diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet, - vazhdoi ai, - si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!”” (Citohet sipas: Atë Daniel Gjeçaj. “Atë Gjon Shllaku, Martir i Fesë dhe i Atdheut”, përfshirë në librin me titull “Martirizimi i kishës katolike Shqiptare 1944-1990”. Shtypshkronja “Atë Gjergj Fishta”. Tiranë 1993, f. 36). Në qëndrimin e kryediktatorit ndaj Fishtës, nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse, përmes argatit të vetë Enver Hoxha, Beogradi e kishte shndërruar partinë komuniste në agjenturë të serbosllavizmit. Prandaj edhe i kishte dhënë urdhra të prera për shfarosjen e të gjithë nacionalistëve të shquar që e kishin demaskuar rëndë shovinizmin serbosllav për krimet e përbindshme që kishte kryer kundër kombit shqiptar dhe sidomos kundër popullit shqiptar të Kosovës. Dhe, siç dihet, në krye të nacionalistëve të tillë qëndronte Atë Gjergj Fishta. Duke pasur parasysh sa më sipër, vetvetiu lind pyetja: Cilat janë arsyet që edhe Kadarea, ashtu si kryediktatori, e ka sulmuar Fishtën me një egërsi të paimagjinueshme? Mund të hamendësohet se dy janë arsyet e një sulmi të tillë: Së pari, Kadarenë e ka pasë bluar smira për madhështinë e figurës së Fishtës, si një poet i përmasave kombëtare dhe me vlerësime jashtë vendit. Një intelektual i njohur i formatit nacionalist, ka theksuar: “Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botërore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si “Homeri i Ri”, i përkthyer në shumë gjuhë të botës. E njihnin ata natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel!” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Atë Gjergj Fishta - Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar”. Faqja e internetit “Radi and Radi”. 15 dhjetor 2017). Së dyti, Kadarea e ka sulmuar me egësi Fishtën për shkak të servilizmit të tij proverbial ndaj kryediktatorit. E pata theksuar edhe në esenë me titull “Servilët e Kadaresë janë si fara e gramit” (të botuar në internet më shumë se dy muaj më parë) se në librin e Petraq Kolevicës me titull “Autobiografia e Kadaresë në vargje”, dëshmohet në mënyrën më të shkëlqyer se deri në ç’nivele të larta kishte arritur filozofia e servilizmit të neveritshëm të Kadaresë ndaj diktatorit. Sulmin më të egër kundër Fishtës, Kadarea e ndërmori në janarin e vitit 1974. Shtrohet pyetje: pse pikërisht atëherë? Përgjigjja është e thjeshtë: në dhjetor të vitit 1972 u zhvillua Festivali i 11-të i këngës në Radiotelevizion. Në atë festival u ndie një prirje për më shumë frymëmarrje të lirë, për më shumë liri mendimi. Kjo nuk i pëlqeu kryediktatorit, i cili, për shkak të murit të paprekshmërisë që kishte ngritur rreth vetes me bastionin e servilëve të të gjitha kategorive, fill pas nëntorit të vitit 1944, qe shndërruar në personin e vetëm me imunitet në Shqipëri, ndërsa të tjerët rreth dhe poshtë tij figuronin si materiale inerte. Në këto kushte, pas atij festivali, kryediktatori përgatiti truallin për thirrjen e Plenumit IV që i zhvilloi punimet më 26-28 qershnor 1973, një plenum ky që mund të vlerësohet pa asnjë mëdyshje si njëra nga faqet më kriminale dhe më të zeza në historinë e komunizmit shqiptar. Në atë plenum, kryediktatori mprehu thikat për thellimin dhe ashpërsimin e luftës së klasave në fushën e kulturës, të ekonomisë dhe të mbrojtjes, si “domeni” i gjeneralëve të ushtrisë, çka u pasua me arrestime, burgime dhe pushkatime të shumë figurave të njohura, pa i thënë asgjë mbarë opinionit publik se çfarë veprimtarie antikombëtare kishin kryer ata njerëz. Muaji janar 1974 ishte njëra nga periudhat më kulmore të histerisë që kishte shpërthyer kundër figurave të njohura të fushës së kulturës. Pikërisht sulmi që Kadarea ndërmori kundër Fishtës në atë muaj, ishte mbështetja më e fuqishme që ai i jepte kryediktatorit për krimet që ky po kryente në fushën e kulturës dhe mundësia më fantastike për ta shpëfaqur me një zell të jashtëzakonshën filozofinë e servilizmit të vet ndaj kryediktatorit. Me zëvendësimin e sistemit komunist me sistemin neokomunist pas demoshmëtisë dhjetoriste, Kadaresë i janë bërë pyetje për sulmet e egra që pati ndërmarrë kundër Fishtës. Dhe Kadarea, në përgjigjet e veta, është munduar të përdridhet me një “shaka serioze”, duke luajtur një komedi të shpëlarë. Në njërën nga ato përgjigje, në gazetën “Korrieri” të datës 06 janar 2002, ai ka deklaruar: “... Si shenjë dhe si provë e ndryshimit tim ka qenë kerkesa publike për botimin e Fishtës në Shqipëri. Ka qenë e para kërkesë e bërë në shtyp. Kjo ka ndodhur më 21 mars 1990, kur Shqipëria ishte ende komuniste”. (Citohet sipas: Indrit Bardhi. “Kadarea i ka borxh Gjeniut të letrave Atë Gjergj Fishtës një pendesë të besueshme”. Faqja e internetit “Proletari.com”. 25 shtator 2015). Po atëherë si shpjegohet që një vit më vonë, në fillim të vitit 1991, Kadarea botoi librin me titull “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, në të cilin, tashmë disa vite pas largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme, sulmet kundër Fishtës shpalosen me të njëjtën egërsi, si në vitin 1974? Përgjigjja përsëri është e thjeshtë: filozofia e servilizmit ndaj diktatorit dhe smira përvëluese ndaj Fishtës kishin pushtuar çdo pore të qenies së tij. Prandaj komedinë për gjoja ndryshimin e qëndrimit ndaj Fishtës, Kadarea le t’ua bënte dalje fëmijëve të kopshteve dhe jo opinionit publik. Në një tjetër intervistë, Kadarea thotë “… Mendoja se heshtja totale, fshirja nga kujtesa e shkrimtarëve të ndaluar, ishte ndalimi më i keq, ishte pikërisht dëshira e vërtetë, qëllimi final i diktaturës. Ndaj kam kërkuar një zgjidhje tjetër, që e mendoja më të favorshme për shkrimtarët e dënuar e, natyrisht, për të vërtetën. Ideja ime ishte: të përmendeshin ata, me çdo kusht, qoftë edhe duke i përcjellë me kritika të rrepta. Ç’kritika mund të përdoreshin si taksë për përmendjen e emrit? Ishin pak a shumë dy modele: njëri tepër i skajshëm, si për shembull, kriminel, hienë e zezë, spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj. Të tilla unë nuk kam përdorur kurrë. Modeli i dytë, më i moderuar: reaksionar, konservator, patriarkal, primitiv, nacionalist, folklorist, shovinist etj”. (Citohet sipas: “Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën dikur, të gabuara”. Faqja e internetit “portalb”. 29 dhjetor 2015). Pra, sipas Kadaresë, që shkrimtarët e ndaluar të mos harroheshin, ata duheshin sulmuar. Vajmedet, o Kadare! Çdo komedi e ka një kufi, por kjo është komedi mbi komedi. Pra, Kadarea deklaron se në sulmet e veta, Fishtën nuk e paska etiketuar si “spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj”. Po si është e vërteta? Le të shfletojmë tribunën e mashtrimit të diktaturës komuniste “Zëri i Popullit” të datës 13 janar 1974. Aty Kadarea, i mllefosur keq kundër Fishtës, për të shpalosur filozofinë e vet të servilizmit ndaj diktatorit, shkruan: “Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm”. Më poshtë vazhdon furinë e egërsisë kundër Fishtës dhe jep këto vlerësime për të: “Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë”. Pra, në përgjigjen e vet, Kadarea i mashtron lexuesit pa iu dridhur qerpiku, duke menduar se ata e kanë kujtesën të shkurtër dhe kanë harruar se çfarë ka deklaruar ai në vitin 1974, se shprehjet “agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist”, nuk kanë ndonjë dallim nga shprehjet “spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve”. Nëse Fishta do të kishte qenë agjent i Vatikanit dhe emisar i pushtimit fashist, ai me siguri që do të kishte pranuar dekoratën që kërkonte t’i akordonte Musolini. Po cili ishte qëndrimi i Fishtës ndaj dekoratës së Musolinit? Në materialin e mëposhtëm, me autor intelektualin e sipërcituar Mërgim Korça, një figurë mjaft e nderuar nga radhët e nacionalistëve shqiptarë, flitet për përpjekjet e fazhizmit italian për ta joshur dhe për ta bërë për vete Fishtën, si një intelektual me shumë autoritet i kombit shqiptar. Aty thuhet: “Pikërisht Ai duhej fillimisht mikluar e pastaj tulatur. Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri: i akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me Dekret Mbretëror, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian! Por përgjigjja e Titanit qe e papritur, po aq sa dhe e pabesueshme. Ajo qe e prerë: ia refuzoi Duçes Dekretin Mbretëror të qeverisë Italiane duke u shprehur: “Kjo dekoratë nuk âsht për mue!””. (Citohet përsëri sipas: Mërgim Korça. “Atë Gjergj Fishta - Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar”. Faqja e internetit “Radi and Radi”. 15 dhjetor 2017). Kadarea e akuzonte Fishtën se ishte nacionalist. Vallë të mos e dinte Kadarea që nacionalizmi, në thelb, përfaqëson në vetvete një ideologji dhe një orientim të politikës që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit, si formën më të lartë (më supreme) të unitetit shoqëror në procesin e shtetformimit? Nacionalizmi, si një lëvizje politike, ka si pikësynim mbrojtjen e interesave të bashkësisë kombëtare në raport me pushtetin shtetëror. Në themelin e vet, nacionalizmi predikon besnikërinë ndaj kombit, pavarësinë politike dhe punën në të mirë të popullit, ngritjen kulturore dhe shpirtërore të tij, bashkimin e vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e kushteve të jetesës së kombit, të territorit ku ai banon, të resurseve ekonomike dhe të vlerave shpirtërore. Ai mbështetet mbi ndjenjën kombëtare, e cila do të thotë atdhetari. Si ideologji, nacionalizmi ka për qëllim të bashkojë shtresat e ndryshme të shoqërisë, pavarësisht se ato mund të kenë edhe mospërputhje interesash, të krijojë marrëdhënie dinjitoze dhe të ndërtojë një politikë me autoritet me shtetet e tjera, duke mbrojtur atdheun nga agresionet e mundshme të shteteve shoviniste. Pra, me etiketimin e Fishtës si nacionalist, Kadarea është lodhur kot, se shqiptarët me vetëdije kombëtare janë shumë krenarë që Fishta ka qenë nacionalist. Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer - 1788-1860), thotë: “Nacionalizmi është krenari për vendin, të cilit ti i përket”. Kadarea e akuzon Fishtën dhe, ashtu si edhe kryediktatori, thotë një gënjeshtër të madhe kundër tij, duke e quajtur shovinist. Vallë nuk e dinte Kadarea që shovinizmi është ideologji që synon të përndjekë dhe të shtypë popujt e tjerë ose kombësitë e tjera? Fishta asnjëherë nuk është shprehur për përndjekjen dhe shtypjen e fqinjve serbosllavë. Ai vetëm i ka demaskuar publikisht për urrejtjen që ushqenin ndaj kombit shqiptar, të shoqëruar me epshet shoviniste për pushtimin e territoreve shqiptare dhe për shfarosjen e popullit shqiptar. Kadarea shpif kundër Fishtës, duke e akuzuar si “partizan të shkombëtarizimit dhe të romanizimit të kulturës sonë”. Fishta jo vetëm nuk pati folur dhe nuk pati shkruar ndonjëherë për shkombëtarizimin e shqiptarëve, por pati ngritur edhe zërin e tij të fuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Vallë nuk e kishte lexuar Kadarea veprën “Mrizi i zanave”, në të cilën ushtojnë vargjet gjëmimtare në vijim: Po, por nesër, me ndihmë t’ Zotit, / Do t’a bajm prap Shqypni t’ lir / Prej Prevezet m’ Leqe t’ Hotit, / Prej Tivarit m’ Monastir. Valë nuk e dinte Kadarea që Fisha ka qenë autor i tekstit të Himnit Kombëtar, me muzikë të Palok Kurtit, të cilin nxënësit e këndonin nëpër rrugët e Shkodrës që prej vitit 1913? Edhe më e marrë është akuza e Kadaresë ndaj Fishtës për romanizimin e kulturës. Romanizim apo shkombëtarizim i kulturës, do të thotë shpërbërje deri në shkombëtarizim të gjuhës shqipe, sepse gjuha shqipe është trualli i shëndetshëm, mbi të cilin ngrihet kultura shqiptare mbarëkombëtare. Por gjuhën shqipe, gjuhën e perëndive, siç e quan Naim Frashëri, Fishta, po ashtu, e quan gjuhë e Perëndisë dhe e ka trajtuar si fëmijën e vetme, si sytë e ballit. Prandaj në poezinë ma titull “Gjuha shqype” vargjet në vijim kanë një rrezatim shkëlqimtar në mbarë trojet tona etnike: Pra, mallkue njai bir Shqyptari, / qi këtë gjuhë të Perëndis’, / trashigim, që na la i Pari, / trashigim s’ia len ai fmis. Po Kadarea, qoftë edhe një herë të vetme gjatë këtyre 30 vjetëve që jeton në Paris, pse nuk e ndoqi shembullin e Fishtës në qëndrimin ndaj Perëndimit evropian, i cili, nën ndikimin e fuqishëm të shovinizmit rusomadh, armikut të betuar tradicional të kombit shqiptar, na copëtoi trojet etnike. Fishta i madh, duke veshur petkun e politikanit me vetëdije të lartë kombëtare, duke iu drejtuar përfaqësuesve të fuqive të mëdha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, deklaroi burrërisht: “Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë… Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme, po nuk e nxuer e nuk ua ktheu Shqipnisë ato toka që, Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtsije, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë, për me ua lëshue grekve dhe serbve”. Vallë nuk e di Kadarea që fjala e një shkrimtari të madh në mjetet e huaja të informimit masiv, peshon shumë më tepër sesa pesha e një shkëmbi hijerëndë? Shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare kanë shpresuar shumë se Kadarea do ta thotë fjalën e vet në Perëndimin evropian për krimin e rëndë që bëri Kongresi famëkeq i Berlinit dhe Konfereca edhe më famëkeqe e Londrës me copëtimin e trojeve tona etnike për interesat e klyshëve të Rusisë - grekosllavizmit. Ka kaluar më shumë se një shekull që grekosllavizmi vazhdon t’i mbajë të pushtuara trojet tona, prandaj ato duhet t’i kthehen dikur atdheut amë. Atje në Paris Kadarea është dekoruar me një medalje të Legjionit të Nderit. Për çfarë meritash para Francës i është akorduar Kadaresë ajo dekoratë? Sigurisht për interesat e Francës. Që Kadarea të mos e thotë as edhe një fjalë të vetme kur politikanë francezë sulmojnë popullin shqiptar të Kosovës dhe, rrjedhimisht, mbarë kombin shqiptar? Prandaj Kadarea s’është ndier fare për i gjallë për rastet e mëposhtme Le të ndalemi në disa fakte konkrete: Së pari, në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade - 1969). Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij injoranti me gramë të madhe, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015). Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë, të cilët, domosdo, me bekimin e politikës franceze, i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s. Gjenerali rus Leonid Ivashov ka deklaruar: “Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneral-armatë Zhan Pjer Kelsh [Jean-Pierre Kelche (1942)], me të cilin unë kam marrëdhënie shumë të mira,.. nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve kundër Jugosllavisë... Me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit, gjenerali Pjer Galua [Pierre Marie Gallois (1911-2010)], pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të një fjalimi të tij, në të cilin kishte zbuluar disa sekrete të NATO-s… (Citohet sipas: “Intervistë me gjeneral kolonel Leonid Ivashov”. Revista “Itogi”. Marrë nga faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010). Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbënte deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbënte heshtja e krejt eurodeputetëve të tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur: “… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. Marrë nga faqja e internetit “Voal”. 16 prill 2011). Së dyti, gjatë fushatës së fundit zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Francë, “kandidatja presidenciale Marine Le Pen pati deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës, do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”, ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”. Po ashtu, ajo tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”” (Citohet sipas: “Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe”. Faqja e internetit “voal”. 20 mars 2017). A mendon Kadarea se Fishta do të heshtte sikur këto deklarata amiqësore kundër kombit shqiptar të ishte e mundur t’i shkonin në vesh në botën e përtejme? Me siguri që eshtrat nga ishin e nga s’ishin andej nga i flaku kryekrimineli Enver Hoxha, do të mblidheshin bashkë dhe do të vinin ulërimëm. Me heshtjen e tij, Kadarea është bërë palë me kastën politike shqiptare, servile e pështirë e brukselizmit, është bërë palë me brukselizmin, paçka se ky ka 20 vjet që po mban qëndrimin izolues ndaj Kosovës. Është bërë palë, sigurisht, për shkak të filozofisë së servilizmit që e mban të mbërthyer në vend. Prandaj, për t’iu servilosur Perëndimit evropian, popullin shqiptar të Kosovës e sulmoi shumë ashpër pas ngjarjve të marsit të vitit 2004, kur kriminelët serbë mbytën tre fëmijë shqiptarë në lumin e Ibrit, çka u bë shkak për shpërthimin e revoltave antiserbe në mbarë vendin. Asokohe Kadarea u pati kushtuar një artikull atyre ngjarjeve. Zëvendësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës mars-qershor 1999, njëkohësisht dhe oficeri që bashkërendoi bashkëveprimin midis Ushrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Aviacionit të NATO-s për rreth 10.000 operacione ajrore brenda 78 ditëve, nga 36.000 opercione gjithsej që kreu NATO-ja gjatë asaj lufte. Koloneli Dilaver Goxhai kujton: “Të gjithë prisnin natyrshëm reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar me reputacion ndërkombëtar, reagimin tuaj, zoti Ismail Kadare. Më falni, jo të gjithë, por ajo pjesa që quhet popull. Dhe, ja! 1 Prill 2004, të gjitha gazetat e Kosovës botuan shkrimin tuaj, me titullin shpresëdhënës: “Riparimi i së keqes”, në të cilin ju analizonit ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit të vitit 2004 në Kosovë. Nuk mbeti gazetë pa u shitur. Si asnjëherë. Populli i lutej Zotit, besonte dhe shpresonte se mbase Kadareja nuk do të anonte nga… pikpamjet e Solanës. Por frika se Kadarea do ta dënonte popullin shqiptar në Kosovë, sikundër bëri edhe me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, për fat të keq, u vërtetua.... Ndoshta folët kështu, se nuk mund të bënit ndryshe, ndoshta vetë pozita juaj shoqërore dhe ndërkombëtare iu vuri në vështirësi, iu diktoi dhe iu detyroi të ishit në një zë e në një valë me Holkerin, Solanën e kompani. Shumëkush e kupton këtë pozicion delikat tuajin. Por unë jo, të më falni. Unë mendoj se kishte një rrugë tjetër, shumë më dinjitoze, për të mos rënë në këtë lloj detyrimi: mund të mos flisnit fare dhe kjo do të ishte më e ndershme. Ose mund të flisnit në përgjithësi, si shumë të tjerë, në mënyrë që askush të mos mendonte, me ose pa të drejtë, se Ismail Kadareja kërkon të fitojë kapital politik, shoqëror e moral edhe mbi fatkeqësinë e një populli... Nuk iu besoja syve kur lexoja në atë “analizë” se ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit 2004 ishin, sipas jush, “zëmërim i verbër, vizion dritshkurtër, nga dufi katundaresk, ky sorrogat i keq i patriotizmit”. Vërtet mendoni kështu për popullin e Kosovës, zoti Kadare?... [Citohet sipas: Dilaver Goxhai (Shëtim Golemi)]. “Edhe ti Kadare e mohove UÇK-në!?... Refleksione. Në vend të një polemike”. Fragment i shkëputur nga libri “UÇK-ja dhe Kadarea”. Prishtinë 2004, f. 24, 25). Dhe në atë artikull, mllefi i Kadaresë kundër popullit shqiptar të Kosovës arrin deri në caqet e marrëzisë, kur gjërat i hiperbolizon deri në atë shkallë absurde, saqë nxjerr nga pena një deklaratë pa kurrfarë përgjegjësie. Prandaj Koloneli Dilaver Goxhai shkruan: “Në “analizën” për ngjarjet e marsit, ju, z. Kadare, shpreheni: “Brenda një nate u dogjën aq kisha sa ndoshta nuk janë djegur gjatë një shekulli në Europë” (po aty, f. 65). Me sa duket, filozofia e servilizmit ndaj Perëndimit evropian, Kadaresë ia kishte fshirë nga kujtesa fjalët që i kishte shkruar dikur heroit të Kosovës Ukshin Hoti në librin “Bisedë përmes hekurash”: “Ekziston tashmë një traditë jo e vogël e cinizmit europian kundër Shqipërisë. Është bërë zakon që të bëhen kundër saj deklarata të tilla pa drojën e ndëshkimit moral…” (po aty, f. 20). Për t’iu servilosur Perëndimit evropian, Kadarea po me të njëjtin mllef, madje edhe më rëndë, sulmoi djelmoshat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqeni, duke i etiketuar ata si “banditë”, “klyshë të Enverit”, “aventurierë”, “të papërgjegjshëm”, “naivë”, mendjelehtë”, “me qëllime të dyshimta”, “në shërbim të një loje antishqiptare”, “pseudopatriotë”, “mafiozë”. (Gazeta “Shekulli”. 10 mars 2001, f. 3). Koha vërtetoi se këto epitete ishin sa të pahijshme, aq edhe të turpshme, për të cilat Kadarea nuk u pendua kurrë. Pikërisht filozofia e servilizmit ndaj Perëndimit evropian ishte ajo që e bëri gati Kadarenë të shprehte gatishmërinë të binte në gjunjë para ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin, për kritikën që asokohe i pati bërë asaj një analist shqiptar, një diplomate kjo pa kurrfarë autoriteti, që i bënte fresk kryeministrit Rama, duke mos e thënë as edhe një fjalë të vetme për parcelat e drogës në mbarë Shqipërinë. A ka menduar ndonjëherë Kadarea se për mbarë kombin shqiptar do të kishte qenë një mrekulli e vërtetë, sikur ai, ashtu si edhe Fishta i Madh para një shekulli, ta kishte thënë një fjalë me peshë për domosdoshmërinë e rishikimit të krimit që Perëndimi evropian kreu me copëtimin e trojeve tona etnike dhe për vënien në vend të drejtësisë, duke shtruar kërkesën për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm, me një stemë dhe një flanmur? A nuk ishte rasti më i mirë gjatë këtyre 30 vjetëve që Kadarea, ashtu si edhe Fishta, për një kërkesë të tillë, të vishte petkun e politikanit dhe të dilte burrërisht në skenën e Perëndimit evropian me autoritetin e një shkrimtari, të njohur në mbarë botën, duke sfiduar klasën politike shqiptare, mercenare të grekosllavizmit dhe të brukselizmit? N mbyllje dëshiroj të theksoj edhe një herë se Kadarea, me ato që ka deklaruar se gjoja kishte ndryshuar qëndrim ndaj Fishtës, ka mashtruar, ka luajtur një komedi, çka e ka vërtetuar me fakte edhe me qëndrimin që ka mbajtur ndaj një ish-shoku të tij të dikurshëm të letrave, shkrimtarit Nasho Jorgaqi, i cili ka zbuluar dyfytyrësinë e tij si më poshtë. Lidhur me romanin e Kadaresë “Mjegullat e Tiranës”, të botuar në vitin 2014, për të cilin autori pretendon se e paska shkruar në vitin 1958 dhe sulmon Nasho Jorgaqin për novelën “Dashuria e Mimozës”, ky i është drejtuar Kadaresë me një letër, ku, ndër të tjera, shkruan: “Tani, pas kaq viteve, ti miku im i dikurshëm, pa pritur e pa kujtuar, merresh me këtë vepër anonimisht, pra, pa përmendur as titullin e as emrin e autorit, jo për të treguar të vërtetën ashtu siç është, po për ta shtrembëruar në mënyrë flagrante në dobi të veprës tënde. Pra, nuk ka në këtë mes asnjë qëllim dashamirës, përkundrazi, mungesë totale respekti dhe një vetëmburrje vanitoze. Ballafaqimi tendencioz i dy veprave nga ana jote kërkon t’u tregojë lexuesve të brezit të sotëm se sa i zoti e largpamës paske qenë ti atëherë, kur me intuitën e një rioshi arrije të kapërceje barrierat e letërsisë socrealiste e të ideologjisë së rreptë të kohës dhe mbërrije të shkruaje një vepër krejt të lirë e të shpenguar nga ky realitet… Tek e fundit, ia vlen barra qiranë të mistifikosh qoftë edhe një moment nga e kaluara e largët për të dëshmuar me një vepër konkrete se ti nuk ishe ashtu si të njihnim në mendimet dhe shkrimet e tua, por dikush krejt tjetër. Paskëshe qenë katërcipërisht ky i sotmi, një antisocialist apo, më saktë, një antikomunist i lindur. Por, për fat të keq, harron se kryeveprat e tua janë të frymëzuara dhe i janë kushtuar një epoke që ti e përbalt dhe e mohon. Sinqerisht që është e vështirë t'i karakterizosh të gjitha këto me një emër të vetëm” (Citohet sipas: Nasho Jorgaqi. “Letër Ismail Kadaresë. E kaluara as shitet, as blihet”. Faqja e internetit “Voal”. 20 korrik 2014). Reagimi i Profesor Nasho Jorgaqit më solli përsëri në kujtesë esenë mjaft interesante të Profesorit Anton Nikë Berisha, me titull “Sa Ismail Kadare janë brenda Ismail Kadaresë?!”, të botuar në faqen e internetit “Syri” të datës 29 korrik 2019.

2020-12-28

Libri i autorit Rmadan Selimi, "Federata e Boksit e Kosovës"Arritjet" 2002-2019.është shkruar më një gjuhë të kapshme sportive ëshë i lehtë për tu lexuar nga studiuesit kineziologjikë,studentët dhe profesionistët sportivë si dhe lexuesi i thjeshtë.

Sporti në Kosovë ka një traditë të gjatë dhe luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare. Sportet më të njohura në Kosovë ndër të tjera janë: futbolli, basketbolli, volejbolli dhe hendbolli. Ndërsa, sportet individuale më të njëhura janë mundja, xhudo, noti, boksi, karate dhe skijimi. Këto ditë nën përkujdesjën e Stafit redaktues Dibran Fylli,Asllan Qyqalla Flori Bruqi ,autori Rmadan Selimi,botoi librin “Federata e Boksit e Kosovës”Arritjet” 2002-2019. Federata e Boksit e Kosovës, në kohën e pasluftës u regjistrua si Organizatë sportive sipas rregullores se UNMIK-ut, në vitin 2000. Kryetar u zgjodh Ismet Jashanica, i cili e udhëhoqi FboxK deri në janar të vitit 2002. Nga viti 2002, me Kuvende të rregullta, udhëheqja e FboxK, ii është besuar yt.Ramadan Selimi, i cili suksesshëm e drejtoi FboxK për katër mandate, deri në shtator të vitit 2019, kur edhe u tërhoq nga ky post. FboxK i ka përkrahur e mbështetur zyrtarisht klubet e boksit në Kosovë, boksierët, trajnerët, gjyqtarët e punëtorët sportivë te të gjitha klubeve dhe jo vetëm kaq. FboxK në bashkëpunim me organizmat tjerë dhe me simpatizantët e saj sportdashës, organizoi turne boksi, fillimisht nëpër klube, pastaj merr përsipër edhe turnet më prestigjiozë, duke i ndërkombëtarizuar dhe organizuar suksesshëm deri edhe ne nivele ndërkombëtare. Arritjet më të mëdha, janë ato me Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, në të cilin turme merrnin pjesë boksier të shteteve nga rajoni, Evropa e më gjerë, duke përfshirë këtu edhe shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Pra sporti ishte dhe vazhdon të jetë flamurtar i Republikës së Kosovës. Autori I librit,yt. Ramadan Selimi është i lindur në Açarevë të Skënderajt, më 20.04.1960. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Klinë, si dhe Shkollën e lartë ekonomike në Pejë. Pas përfundimit të studimeve, sikurse shumë bashkëmoshatarë të tij, për shkak të situatës politike dhe gjendjes jo të mirë në Kosovë, detyrohet ta marr rrugën e mërgimit. Zt.Ramadan Selimi vendoset në Gjermani dhe fillon të punoi, por ai krahas punës nuk iu nda aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, aty ku punonte e jetonte. Pasi u vendos në Gjermani, Ramadani me një grup shokësh, formoi Grupin e dramës shqipe, duke shfaqur para publikut dramën “Plisi ne shtizë” me tekst dhe regji te autorit Fehmi Korça, ku Ramadani (Dani) me sukses luajti edhe njërin ndër rolet kryesore. Aktivitetet e Ramadan Selimit ishin të pandalshme. Ai, me themelimin e UÇK-së, ishte ndër të parët që organizoi tubime sensibilizuese, ku së bashku me shumë veprimtar të çështjes kombëtare ishte i pandalshëm në grumbullimin e fondit “Vendlindja thërret”, fond ky i cili për kohën ishte jetik dhe i domosdoshëm për vazhdimin e luftës çlirimtare në Kosovë. Kurse më vonë, Dani i la të gjitha dhe ia mësyni vijave të frontit. Me të arritur në Shqipëri, bie në kontakt me anëtarët e SHP të UÇK-së, ku fillimisht merr detyrën që të përkujdesej për të plagosurit dhe më pas shkon në veri për të ndihmuar në organizimin e ushtarëve çlirimtar që vinin për armatim. Më 14 dhjetor 1998, atëbotë kur kolona e ushtarëve të UÇK-së, të prirë nga Komandant Mujë Krasniqi bien në pritën ogurzezë të forcave serbe, Ramadan Selimi ishte ndër të parët që u shkoi në ndihmë të mbijetuarve, duke tërhequr shumë nga ushtarët e plagosur në betejën e Gorozhubit. Pas kësaj ngjarje tragjike, ndër më të rëndat për UÇK-në, me urdhër të Shtabit të UÇK-s emërohet udhëheqës i Qendrëssë rekrutimit me seli në Durrës, detyrë kjo që iu besua dhe e kreu ndershmërisht deri në përfundimin e luftës së lavdishme çlirimtare në qershor të vitit 1999. Pas përfundimit të luftës së shenjt të UÇK-së kthehet në Kosovë me të gjithë dokumentacionin e duhur për punën e tij në Qendrën e rekrutimit. Duke e parë të udhës dhe duke llogaritur së dëshmorët kanë vetëm datëlindje, Dani iu bashkua iniciativës për themelimin e Festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, i cili do të mbahej në Klinë, pikërisht në datëlindjen e Komandant Kapuçit, më 6, 7 e 8 Qershor. Puna, angazhimi e përkushtimi i Danit bëri që Festivali të rrugëtoi drejt sukseseve të njëpasnjëshme, si dhe nga Drejtoria e festivalit zgjidhet sekretar organizativ, detyrë kjo të cilën e kreu me ndershmëri për disa mandate radhazi. Ramadan Selimi, në vitin 2002, ftohet nga një grup sportistësh në Kuvendin e rregullt të Federatës së boksit të Kosovës, ku me shumicë votash zgjidhet Kryetar. Ai me punën dhe përkushtimin e tij, duke e ngritur cilësinë e boksit dhe duke arritur suksese në organizimin e turneve, ishte për katër mandate kryetar i Federatës së boksit. Dani për shumë mandate ishte edhe Kryetar i Këshillit Organizativ të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, anëtar i Bordit në Komitetin Olimpik të Kosovës për tre mandate si dhe iniciatori kryesor për pranimin e FboxK në AIBA dhe EUBC. Në Federatën e Boksit Evropian emërohet anëtar i Komisionit për organizimin e Lojërave Evropiane të kategorisë se femrave, punë të cilën e kreu me përkushtimpër dy mandate. Libri “Arritjet” është i pari i këtij lloji që paraqet punën dhe sukseset e arritura në boksin kosovar, që nga themelimi e deri me sot, por kryesisht është i fokusuar gjatë mandateve sa ai ishte në udhëheqje të Federatës së boksit të Kosovës, kurse në përgatitje e sipër e ka librin “Rrënjët e folklorit pas lufte” në bashkautorësi me Dibran Fyllin, si dhe Librin me argumente “UÇK-ja dhe Qendra e rekrutimit në Durrës”. Ramadani Selimi jeton dhe vepron në Prishtinë. Sportet individuale janë ato që i sollën sukseset më të mëdha Kosovës. Sportistë të shquar si: Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Sami Buzolli, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë sjellë medalje nga garat kryesore ndërkombëtare. Disa nga federatat që janë pjesë e shoqatave ndërkombëtare janë Federata e Taekwondos e Kosovës, Federata e Boksit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës, Federata e Xhudos e Kosovës, dhe Federata Skitare e Kosovës. Sidoqoftë, atletët që kanë lindur dhe janë rritur në vendet evropiane, kanë pasur mundësinë të jenë të suksesshëm në fushën ndërkombëtare. Historiku i gjatë i sportit në Kosovë zë fill qysh në shekujt VI dhe V p.e.s. kur shfaqen edhe dëshmitë e para arkeologjike për këtë veprimtari. Mes shumë dëshmive të zbuluara arkeologjike është edhe figurina e njohur si “Vrapuesja e Prizrenit”, e derdhur në bronz, e cila jep pamjen e vajzës në pozitë vrapimi, e veshur me një kiton të gjatë e të hollë, pa mëngë, me një trup të bukur dhe muskuloz. Vetë pozita e vrapimit, hapi elegant dhe ngadhënjimtar, shikimi bredhës dhe shqetësues, që duket sikur ndjek garistet rivale, janë tipare të atletes në një garë vrapimi. Zanafilla antike e këtyre artefakteve arkeologjike vërteton pohimet se Dardanët ishin njohës dhe adhurues të lojërave sportive. Reliktet e këtyre lojërave shfaqen edhe gjatë dasmave dhe festave të ndryshme, si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Elemente të sportit në Kosovë shfaqen edhe gjatë sundimit osman, përmes lojërave dhe garave të ndryshme popullore. Ndërkaq, në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XX në Kosovë u themeluan të ashtuquajturat shoqëri sokolash e të cilat kishin në programin e tyre edhe veprimtaritë sportive. Shoqëria e parë e sokolave në Kosovë është themeluar në Prizren në vitin 1909. Me ardhjen e austro-hungarezëve në Kosovë (1914 – 1918) u themeluan edhe klubet e para sportive. Themelimi i klubeve të ndryshme sportive vazhdoi edhe në periudhën mes dy luftërave botërore, gjë që shihet edhe nga datat e themelimit të disa klubeve sportive në Kosovë, sidomos klube futbollistike. Pas Luftës së Dytë Botërore sporti në Kosovë u zhvillua shkallë-shkallë, përfshirë këtu themelimin edhe të shumë federatave dhe klubeve tjera sportive. U ndërtuan edhe një varg objektesh sportive, gjë që ndikoi në arritjen e rezultateve më të mira si arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Mes sportistëve më të njohur të periudhës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore nga Kosova janë edhe Riza Lushta, Lah Nimani, Xhevdet Peci, Fadil Vokrri, Mehmet Bogujevci, Luan Prekazi, etj. Për një kohë të gjatë në Kosovë njerëzit nuk kishin mundësi të ndjekin aktivitetet ndërkombëtare sportive, kështu që kjo ka qenë një vakum për organizimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare dhe mundësinë për të përfaqësuar cilësinë e sportistëve të rinj të Kosovës në nivelin ndërkombëtar, të cilët do të jepnin një ndikim pozitiv në avancimin e sportit vendor. [47] Kosova ishte pjesë e disa federatave ndërkombëtare sportive në vitet 1990 dhe ka bërë kërkesë për t’u bërë anëtare e shumë më tepër pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Aktualisht federatat e Kosovës janë anëtare të plota të 7 federatave ndërkombëtare sportive, anëtare të përkohshme në 4 federatave ndërkombëtare sportive, anëtare të asociuara të 2 federatave ndërkombëtare sportive dhe anëtare të 1 federatës evropiane. Më 22 tetor 2014, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se i kishte dhënë njohje të përkohshme Komitetit Olimpik të Kosovës duke propozuar njohje të plotë në Sesionin e IOC që do të mbahej në dhjetor të vitit 2014. [48] Me 8 dhjetor 2014, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)u bë anëtar i plotë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar mund të ketë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në pranimin e federatave të tjera të sportit në nivelin ndërkombëtar. Gjenerata e artë e Klubit të boksit Prishtina Prishtinës ishte plotë pesë herë kampione dhe gjashtë herë nënkampione e ish Jugosllavisë, shtet që nuk ekziston më. Yjet e boksit Kosovar apo emrat e boksierëve të Kosovës boksonin me fanatizëm dhe nokautonin boksierët e klubeve të ndryshme ish-jugosllave, ose siç thuhet shpesh trimat që rrihnin klubet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë, si kroat, malazez, boshnjak etj. Këta janë yjet apo emrat e mirënjohur në fotografinë e cila është e vitit 1980: trajner Lah Nimani, boksierët Xhevdet Peci, Xheko Muhoviç, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Shefki Bogujevci, Zoran Dediç dhe Haki Peci. Mos të harrojmë se pjesë e gjeneratës kanë qenë edhe shumë emra, si Aziz Salihu, Sami Buzolli, Fatmir Makolli, Afrim Majanci, Nysret Rexhepi, Abedin Lika, Skënder Hajdini, Sahit Hajdini, Ismet Haziri, Mërgim Shala, Zahir Shabani, Daut Dauti, Naser Bajrami, Agim Latifi, Muharrem Gjocaj, Latif Demolli, i ndjeri Ali Ndrecaj, etj. Librii Ramadan Selimit është shkruar më një gjuhë të kapshme sportive është i lehtë për tu lexuar nga studiuesit kineziologjikë,studentët dhe profesionistët sportivë si dhe lexuesi i thjeshtë. Flori Bruqi

2020-12-25

Ramadan Selimi"Federata e Boksit e Kosovës "Arritjet" 2002-2019.




Shtëpia Botuese “FloriPress” Për botuesin Prof. Dr. Flori Bruqi

 E përgatiti për shtyp Dibran Fylli 

Redaktor gjuhësor Asllan Qyqalla 

Fotografitë dhe materialet;

 Nga arkivi personal i Ramadan Selimit dhe arkivi i FboxK

 Radhitja kompjuterike dhe dizajni uniART Creative Durim Fylli © të drejtat autori (r.s)


Edhe pak ditë botohet libri i autorit Ramadan Selimi "Federata e Bioksit e Kosovës"Arritjet" 2002-2019




Federata e Boksit e Kosovës, në kohën e pasluftës u regjistrua si Organizatë sportive sipas rregullores se UNMIK-ut, në vitin 2000. Kryetar u zgjodh Ismet Jashanica, i cili e udhëhoqi FboxK deri në janar të vitit 2002. Nga viti 2002, me Kuvende të rregullta, udhëheqja e FboxK iu besua Ramadan Selimit, i cili suksesshëm e drejtoi FboxK për katër mandate, deri në shtator të vitit 2019, kur edhe u tërhoq nga ky post. FboxK i ka përkrahur e mbështetur zyrtarisht klubet e boksit në Kosovë, boksierët, trajnerët, gjyqtarët e punëtorët sportiv te të gjitha klubeve dhe jo vetëm kaq. FboxK në bashkëpunim me organizmat tjerë dhe me simpatizantët e saj sportdashës, organizoi turne boksi, fillimisht nëpër klube, pastaj merr përsipër edhe turnet më prestigjiozë, duke i ndërkombëtarizua dhe organizuar suksesshëmderi edhe ne nivele ndërkombëtare. Arritjet më të mëdha, janë ato me Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, në të cilin turme merrnin pjesë boksier të shteteve nga rajoni, Evropa e më gjerë, duke përfshirë këtu edhe shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Pra sporti ishte dhe vazhdon të jetë flamurtar i Republikës së Kosovës. 

Ramadan Selimi është i lindur në Açarevë të Skënderajt, më 20.04.1960. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Klinë, si dhe Shkollën e lartë ekonomike në Pejë. Pas përfundimit të studimeve, sikurse shumë bashkëmoshatar të tij, për shkak të situatës politike dhe gjendjes jo të mirë në Kosovë, detyrohet ta marr rrugën e mërgimit. Ramadan Selimi vendoset në Gjermani dhe fillon të punoi, por ai krahas punës nuk iu nda aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, aty ku punonte e jetonte. Pasi u vendos në Gjermani, Ramadani me një grup shokësh, formoi Grupin e dramës shqipe, duke shfaqur para publikut dramën “Plisi ne shtizë” me tekst dhe regji te autorit Fehmi Korça, ku Dani me sukses luajti edhe njërin ndër rolet kryesore. Aktivitetet e Ramadan Selimit ishin të pandalshme. Ai, me themelimin e UÇK-së, ishte ndër të parët që organizoi tubime sensibilizuese, ku së bashku me shumë veprimtar të çështjes kombëtare ishte i pandalshëm në grumbullimin e fondit “Vendlindja thërret”, fond ky i cili për kohën ishte jetik dhe i domosdoshëm për vazhdimin e luftës çlirimtare në Kosovë. Kurse më vonë, Dani i la të gjitha dhe ia mësyni vijave të frontit. Me të arritur në Shqipëri, bie në kontakt me anëtarët e SHP të UÇK-së, ku fillimisht merr detyrën që të përkujdesej për të plagosurit dhe më pas shkon në veri për të ndihmuar në organizimin e ushtarëve çlirimtar që vinin për armatim. Më 14 dhjetor 1998, atëbotë kur kolona e ushtarëve të UÇK-së, të prirë nga Komandant Mujë Krasniqi bien në pritën ogurzezë të forcave serbe, Ramadan Selimi ishte ndër të parët që u shkoi në ndihmë të mbijetuarve, duke tërhequr shumë nga ushtarët e plagosur në betejën e Gorozhubit. Pas kësaj ngjarje tragjike, ndër më të rëndat për UÇK-në, me urdhër të Shtabit të UÇK-s emërohet Biograa e autorit 122 udhëheqës i Qendrëssë rekrutimit me seli në Durrës, detyrë kjo që iu besua dhe e kreu ndershmërisht deri në përfundimin e luftës së lavdishme çlirimtare në qershor të vitit 1999. Pas përfundimit të luftës së shenjt të UÇK-së kthehet në Kosovë me të gjithë dokumentacionin e duhur për punën e tij në Qendrën e rekrutimit. Duke e parë të udhës dhe duke llogaritur së dëshmorët kanë vetëm datëlindje, Dani iu bashkua iniciativës për themelimin e Festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, i cili do të mbahej në Klinë, pikërisht në datëlindjen e Komandant Kapuçit, më 6, 7 e 8 Qershor. Puna, angazhimi e përkushtimi i Danit bëri që Festivali të rrugëtoi drejt sukseseve të njëpasnjëshme, si dhe nga Drejtoria e festivalit zgjidhet sekretar organizativ, detyrë kjo të cilën e kreu me ndershmëri për disa mandate radhazi. Ramadan Selimi, në vitin 2002, ftohet nga një grup sportistësh në Kuvendin e rregullt të Federatës së boksit të Kosovës, ku me shumicë votash zgjidhet Kryetar. Ai me punën dhe përkushtimin e tij, duke e ngritur cilësinë e boksit dhe duke arritur suksese në organizimin e turneve, ishte për katër mandate kryetar i Federatës së boksit. Dani për shumë mandate ishte edhe Kryetar i Këshillit Organizativ të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, anëtar i Bordit në Komitetin Olimpik të Kosovës përtre mandate si dhe iniciatori kryesor për pranimin e FboxK në AIBAdhe EUBC. Në Federatën e Boksit Evropian emërohet anëtar i Komisionit për organizimin e Lojërave Evropiane të kategorisë se femrave, punë të cilën e kreu me përkushtimpër dy mandate. Libri “Arritjet” është i pari i këtij lloji që paraqet punën dhe sukseset e arritura në boksin kosovar, që nga themelimi e deri me sot, por kryesisht është i fokusuar gjatë mandateve sa ai ishte në udhëheqje të Federatës së boksit të Kosovës, kurse në përgatitje e sipër e ka librin “Rrënjët e folklorit pas lufte” në bashkautorësi me Dibran Fyllin, si dhe Librin me argumente “UÇK-ja dhe Qendra e rekrutimit në Durrës”.Ramadani jeton dhe vepron në Prishtinë. Përmbajtja .


F.B.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...