NJË VIZITË NË FOTOGALERINË PERSONALE TË FOTOGRAFIT ASLLAN KRASNIQI
Dje Drejtori për marrëdhënie me publikun i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof.dr. Flori Bruqi dhe anëtari i kësaj Akademie regjisori Dibran Fylli vizituan Fotogalerinë personale të fotografit dhe autorit të mbi një milion fotografive, z. Asllan Krasniqi në Fushë-Kosovë. Duke vizituar fotografitë e ekspozuara e që për momentin ishin pesë tema kryesore të kësaj fotoekspozite personale të rëndësisë së veçantë: 1. "Eksodi’99" 2. “Luftë kundër harresës së gjenocidit të shekullit të kaluar” 3. "Kurrë mos të harrohet” 4. “Grafitet e lirisë“ 5. “Faleminderit Amerikë dhe NATO” dhe motoja e fotoekspozitës, sipas z. Asllan Krasniqi ishte bërë në shenjë falënderimi për të gjithë ata të cilët bënë të pamundurën qe ne sot të jetojmë të lirë në shtetin tonë të pavarur. Gjithashtu në këtë fotoekspozitë të Galerisë personale të z. Krasniqi, ishin ekspozuar edhe disa tema të ndryshme dhe mirënjohje që i janë dhënë autorit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe organizatat tjera funksionale shtetërore e private. Sipas z. Asllan Krasniqi, së shpejti do të përgatitën edhe kornizat me tema të ndryshme, fotomontazhë, videomontazhë dhe tema tjera mjaftë interesante dhe me rëndësi për t’i ekspozuar në ekranet televizive dhe gjithandej ku është interesimi i publikut. Për të gjitha fotografitë e ekspozuara, z. Krasniqi ishte në gjendje të na jepte shpjegime të mjaftueshme si; vendi i fotografimit, data, muaj e viti dhe gjendja e kohës së shkuar, kryesisht gjatë periudhës së eksodit dhe shpjegime tjera të nevojshme. Arsyet kryesore të ekspozitave të tilla personale e private janë: - Pamundësia financiare dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore, apo private për t’i ekspozuar këto fotografi me rëndësi kombëtare, të trashëgimisë historike dhe kujtimore. - Në pamundësi për të hapur fotoekspozitë në ndonjë Galeri në trojet shqiptare, apo jashtë tyre në ambiente të mbyllura, për shkak të Pandemisë, ose hapësirat publike për shkak të mos mbështetjes financiare të institucioneve shtetërore. Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë ta vizitojnë Fotogalerinë personale të z. Asllan Krasniqi mund ta paralajmërojnë vizitën: Viber & WhatsApp: +32 475 41 75 75 dhe +383 49 860 108, si dhe në facebook.com/asllan.fotograf, apo në E-mail; asllan.krasniqi@gmail.com Prishtinë, 22.1.2021 Flori Bruqi Dibran Fylli