2021-02-04

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruat se nuk mund ta kuptojë histerinë në Serbi për shkak të fjalëve që i ka thënë së fundmi për Kosovën, kryetari i Akademisë Serbe të Shkencave, Vladimir Kostiq.


Vuçiq tha se ka se ka mendime të kundërta me kryetarin e Akademisë Serbe dhe se “pothuajse për për asgjë nuk jam dakord me të. Por, duhet të bisedojmë dhe tolerojmë njëri-tjetrin, dhe jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe”.

“Ai është një njeri që tregoi guxim dhe përgjegjësi për të shprehur një qëndrim që nuk është i shumicës, ashtu si filluan sulmet kur përmenda se duhej bërë përkufizimi i kufirit [me Kosovën]. Më sulmuan nga të gjitha anët, dhe askush nuk më ofroi kurrë një alternativë, përveç ‘prisni’. Dhe çfarë do të presim?

As vet nuk e di se çfarë do të presim”, ka thënë Vuçiq, duke komentuar deklaratën e akademikut Kostiq, të bërë fundmi në mediat serbe, se pse mendon që është e nevojshme që dikush t’ua thotë serbëve qartë dhe me zë të lartë se Kosova nuk është as de facto e as de jure e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Vuçiq, në televizionin “Happy” tha se pajtohet me kreun e Akademisë Serbe lidhur me status quo-n në Kosovë.

Të përkujtojmë se akademiku Kostiq paralajmëroi për pasojat negative të ruajtjes së asaj situate, duke thënë se një gjë e tillë në të vërtetë nuk ekziston, “status quo do të përdoret nga ata që në të vërtetë duan ta formojnë shtetësinë e tyre në mënyrën siç kanë bërë për 20 vjet”.

“Sa i përket konfliktit të ngrirë, unë mendoj njëlloj si akademiku Kostiq.

Është në pyetje vetëm se kush do të jetë i pari që do ta nxjerr shpatën.

A do të ndodhë kjo për pesë, 10 apo 20 vjet … A do të dëshironit që fëmija juaj të merrte pjesë në atë? Unë kam dy djem dhe nuk do të doja.

Nuk do të doja që dikush një ditë t’mi kthejë në arkivol.

Natyrisht, sikur që nuk do të doja të them se ‘Kosova dhe Metohia’ është e tyre, apo diçka të ngjashme”, tha Vuçiq.

“Sidoqoftë, duhet të ulemi për të biseduar, për të rënë dakord mes nesh, për të qenë korrekt dhe të drejtë dhe për të thënë se çfarë është një zgjidhje kompromisi.

Nëse nuk kemi një mundësi, atëherë të gjejmë dhjetë mundësi për të ruajtur paqen, nëse është fare e mundur. Mendoj se është një qasje racionale dhe serioze.

Fakti që ne do t’i bërtasim presidentit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, sepse ne jemi patriotë të mëdhenj … Dhe për çfarë janë më mirë disa prej nesh?

Për atë që kemi më shumë xhipa, Maserati dhe Ferrari?

Ai është budalla dhe ju jeni i zgjuar? Ka të vërtetë në atë për çfarë ai po fliste, ka gjëra që unë mendoj se mund të marrim më shumë, nuk mund të pajtohem plotësisht”, tha Vuçiq.

Kosova nuk është Serbi, as nuk do të jetë asnjëherë, ndonëse këtë e dinë të gjithë në Serbi ende është blasfemi të thuhet hapur ka thënë shkrimtari i njohur serb Filip David, shkruan “Danas”.

Disa, që është e tepërt shpresojnë në zgjidhjen ushtarake sikur është e mundur që me armë të kthehet Kosova në përbërje të Serbisë, edhe pse një marrëveshje e mirë me Kosovën do mbronte pakicën serbe dhe objektet kulturore serbe dhe do të sillte stabilitet që do ishte shembull për zgjidhje të çështjeve të hapura ka thënë David. Sipas tij alternative është lufta deri në shkatërrim deri në serbin dhe shqiptarin e fundit, që duan patriotët e këtushëm duke mos njohur në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës. Serbia për fat të keq nuk ka politikan të gatshëm që të bëjë hapin historik të marrëveshjes me shqiptarët. Këtë mund të bëjnë vetëm shtetarët e mëdhenj, ndërsa Vuçiq nuk është i këtillë. Mediat nën kontrollin e ti të përditshëm thërrasin në konflikt të armatosur dhe helmojnë popullin me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra ka thënë David. Ai ka thënë se në Serbi ka ardhur te paradoksi sepse që na kanë futu në konflikte tragjike në vitet 90-ta jo që nuk janë përgjigjur por prapë janë në pushtet ekzekutiv dhe është e qartë se ata nuk mund të nxjerrin vendin nga kriza dhe kaosi në të cilën ndodhet. Serbia është në raporte të këqija me Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë ndërsa në Evropë ka mbështetje të grupeve të djathta popullistike si është Fronti Kombëtar i Merin le Pen, Partia Liridashëse e Strahes, popullistët e Orbanit dhe nuk është e mundur me të tillët në pushtet dhe aleatët e tillë të ndërtohet Serbia ndryshe dhe më e mirë ka thënë ai. Lidhur me raportin e Serbisë me Republika Srpska David ka thënë se një pjesë e udhëheqjes politike serbe edhe më tutje ëndërron për Serbinë e madhe, por po në të njëjtën mënyrë flitet edhe për Kroacinë e Madhe edhe Shqipërinë e madhe. Në territorin tonë jo të madh është e pamundur të realizohen këto dëshira të mëdha por edhe kjo që ato janë dhe që përshkruhen në programet partiake dhe kokat e njerëzve tërheq vërejtjen e emocioneve nacionaliste tha David.

Kosova nuk është djepi i Serbisë, por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve!

AKADEMIK PROF.DR.MEHDI HYSENI Serbia dhe serbomëdhenjtë kolonialistë “vajtojnë” për Kosovën shqiptare, jo për reliktet kishtare, por për “Trepçën”, e cila disponon rezervat më të mëdha dhe të pashterura të arit, të argjendit etj. *** Është në interes të Vatikanit, të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore në Kosovë, pa asnjë keqardhje dhe, pa asnjë dhimbje ndaj Beogradit (Piemontit sllav të Ballkanit) dhe ndaj Kishës Ortodokse Serbe-destabilizuesit shekullor të Ballkanit. *** Derisa ultranacionalistët serbë e akuzojnë Vatikanin se "Papa është fajtor për të gjithë"!!! – Atëherë nuk di pse Kardinali i Kishës Katolike Romake, Valter Kasper dhe Vatikani, të kenë aq dhimbje të madhe dhe konsiderata të jashtëzakonshme ndaj Kishës Ortodokse Serbe, kur është fjala për Kosovën shqiptare?! *** Valter Kasper (anëtar i Këshillit të Papës): “Natyrisht, ne e dimë se Kosova për Kishën Ortodokse Serbe është plagë dhe dhembje e rëndë. Gjithashtu, ne dimë se kjo është djepi dhe qendra e ortodoksisë serbe në Kosovë. Ne këtë e kuptojmë dhe dëshirojmë ta kemi parasysh, theksoi kardinali Valter Kasper në intervistën dhënë Agjencisë gazetare katolike /Kathpres/”. *** Nuk di se në cilën hartë të Serbisë e ka gjetur Kosovën ilire-shqiptare, Kardinali i nderuar Valter Kasper, kur dihet se Kosova nuk është “djep”, as “plagë”, as dhembje, e as “qendër” serbe, por ishte vetëm një koloni shekullore e Serbisë së Madhe në zemër të Evropës, si në historinë e saj të mesjetës, ashtu edhe në historinë e saj më të re (1912-1999). Serbia dhe serbomëdhenjtë kolonialistë “vajtojnë” për Kosovën shqiptare, jo për sakralet dhe për reliktet e tyre kishtare, por për minierën “Trepça”, e cila disponon me rezerva të mëdha dhe të pashterura të arit, të argjendit, të zinkut, të plumbit etj. Ky ishte “Manastiri më i madh i ortodoksisë serbe” (jo Deçani, Peja, Graçanica dhe Gazimestani) në saje të të cilit u ndërtua, u pasurua dhe u modernizua Jugosllavia-Serbia e Madhe (1912-1999). Sipas së drejtës ndërkombëtare njohja e një shteti nga një shtet tjetër, është akt i vullnetshëm, që askush nuk ka të drejtë t’ia imponojë asnjë shteti, në asnjë formë, pavarësisht nga prirja dhe dobia reciproke e interesave bilaterale ose multilaterale. Ky parim juridik ndërkombëtar vlen edhe për Vatikanin si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Nuk është çështje e shqiptarëve pse Vatikani deri tani nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Ne, nuk kemi asnjë të drejtë të përzihemi dhe të spekulojmë me teza të ndryshme, pavarësisht nga dëshira dhe interesat tona ngase jemi të vetëdijshëm se akti i mosnjohjes së Kosovës nga Vatikani, është vetëm çështje e qarqeve zyrtare të Vatikanit. Ata e dinë më së miri, kur ta vlerësojnë si oportune ta njohin Kosovën, njohja e së cilës do të ishte me rëndësi dhe, me interes të shumëfishtë dhe të posaçëm për vetë Vatikanin dhe Evropën Perëndimore. Mirëpo, ne e kemi për detyrë dhe, të drejtë, që të reagojmë ndaj deklaratës së paqëndrueshme të Valter Kasper-it (anëtar i Këshillit të Papës së Kishës Katolike Romake), kur thotë se “Kosova është plagë dhe dhimbje e rëndë për Kishën Ortodokse Serbe, dhe se është djepi dhe qendra e ortodoksisë serbe”. Nga ky konstatim i kardinalit Valter Kasper, shihet nga “aeroplani” se Ai nuk e njeh historinë e Kosovës, (edhe pse me keqardhje ka parasysh “plagën dhe dhimbjen e rëndë të saj ndaj KOS-it) ndryshe nuk do konkludonte se “Kosova është djepi dhe qendra e ortodoksisë serbe.” Çudi, nga e ka nxjerrë këtë përfundim porserb?! Pse Z. kardinal Valter Kasper t’i vijë keq ndaj KOS-it, i cili historikisht në shekuj ka qenë gjeneratori kryesor (ka luajtur rolin e shtetit dhe të kishës-kakofonisë dhe simfonisë serbomadhe) i të gjitha krizave, tërmeteve, konflikteve dhe të luftërave të përgjakshme të shkaktuara në Gadishullin Ballkanik. Këtë së fundi, e provuan edhe tre luftërat agresive dhe gjenocidale të Serbisë kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës (1989-1999). Fundja, nuk ka pse t’i vijë keq aspak Vatikanit, as ndaj shtetit e as ndaj kishës serbe, se këta janë fajtorët kryesorë pse Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën e shndërruan në lumenj gjaku dhe, në qindra e mijëra viktima dhe varreza masive! Nuk duhet të skuqemi, as të kapitullojmë para së KEQES UNIVERESALE-fashizimit gjenocid të Ballkanit, as të Evropës, as sot e as në nesër! Si përpara Zotit të gjithëpushtetshëm, ashtu edhe para ligjeve përkatëse evropiane dhe të bashkësisë ndërkombëtare, jemi të obliguar që të vërtetën universale-të mirën e njerëzimit ta pohojmë, ta përqafojmë dhe ta mbrojmë, kudo që ndodhemi, kurse të keqen, ta denojmë sikurse Trbunali Ndërkombëtar i Nyrnbergut (1945-1949) dhe Tribunali Ndërkombëtar i Hagës(1993- )! Ndaj në këtë kontekst, nuk thotë Zoti, as nuk është humane, as njerëzore, as ligjore, as demokratike, që të ndjeheni keq (jo vetëm Vatikani, por askush në botë) ndaj atyre kriminelëve çetniko-fashistë serbë, që kanë bërë krime gjenocidi, duke shkaktuar me qindra dhe me mijëra viktima në njerëz të pafajshëm (foshnja, fëmijë gra, nëna shtatzëna, pleq, burra, djem e vajza të të gjitha moshave) në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kroaci, vetëm për t’i zgjeruar dhe ringjallur kufijtë e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844) në kurriz të territoreve të huaja të vendeve fqinje në Ballkan. Kosova kurrë nuk ka qenë djep serb, por qendër pellazge-ilire-shqiptare Na vjen keq, prej Z. Valter Kasper-it, se duhet ta përgënjeshtrojmë deklaratën e tij konstatuese, sepse Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë djep, as qendër kishtare, e as politike shtetërore serbe, por pellazge-ilire-shqiptare. Në këtë rast, me qëllim po shërbehemi vetëm me një burim të mjaftueshëm të historisë politike të Kosovës, të shkruar nga shkencëtari i spikatur slloven, profesori në Universitetin e Lubjanës (për të mos na quajtur të “njëanshëm” kardinali Valter Kasper dhe klerikët e KOS-it), por do të citojmë vetëm disa argumente relevante dhe shumë të vlefshme me karakter shkencor historik dhe politik për Kosovën, të elaboruara nga Prof. Dr. Anton Bebler (njohës i shkëlqyer i historisë, i politikës dhe i diplomacisë së Ballkanit, si dhe të marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare), sipas të cilave del se, Kosova në tremijëvjeçarin e saj të derisotëm vetëm “dy shekuj e gjysmë” ka qenë plaçkë koloniale e mbretërive të ndryshme serbe, por jo djep, as qendër kishtare, as politike shtetërore e Serbisë. Kosova nuk ishte, as nuk është djep serb, por ishte vetëm koloni ilegale shekullore e Serbisë! Historikisht, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë “djepi dhe qendra” kishtare, as shtetërore serbe. Ja, vetëm një fragment i cituar nga një studim i gjatë i Prof. Dr. Anton Bebler për Kosovën: “Në historinë shumëshekullore të derisotme, Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë etnikisht sllave, dhe fare serbe. Nëse kufizohemi vetëm në dymijë vitet e fundit të historisë politike të Kosovës, atëherë, shihet se kohën më të gjatë e kanë sunduar romakët, bizantinët dhe osmanët turq. Shteti i parë serb në truallin e Kosovës nuk ka qenë serb, por ka qenë Mbretëria Bullgare. Asnjëra nga shtetet më të vjetra serbe: Dukla, Zahumle, Travunja, Poganja, Bosnja dhe Rashka nuk janë krijuar në territorin e Kosovës dhe, kështu, rrjedhimisht nuk e kanë përfshirë Kosovën e sotme. Kurorëzimi i parë i mbretit serb është bërë më 1077 në Zetë, në territorin e sotëm të Malit të Zi. Mbretëria e Dytë më e vjetër serbe është Rashka, të cilën sundimtarët e saj nga dinastia e nemanjiqve e kanë riemërtuar në Serbia. Rashka shtrihej në veri të Kosovës dhe përfshinte pjesën më të madhe të Sanxhakut të sotëm. Në atë djep të vërtetë historik, kronologjikisht, i dyti sipas radhës së shtetit mesjetar serb janë themeluar dhe ndërtuar edhe kisha dhe manastiret më të lashta serbe: Shën Gjergji afër Novi Pazarit, Zhiça, Studenica, Milesheva dhe Sopoqani. Të gjitha këto jashtë territorit të djeshëm dhe të sotshëm të Kosovës. Sundimtarët serbë për pushtimet e tyre territoriale në jug të Rashkës (domethënë në kurriz të territorit të Kosovës-mh kanë shfrytëzuar ekspeditat “kryqtare” të sundimtarëve feudalë evroperëndimorë në pushtimin e Lindjes së Afërt. Me thirrjen e Papës së Romës, feudalët francezë, anglezë e të tjerë në mbarim të shekullit XII me ushtritë e tyre në disa valë mësynë në disa kahe drejt Lindjes së Afërt me objektivin e shpallur për /çlirimin e vendit të shenjtë/ nga myslimanët. Në të vërtetë, kryqtarët në rrugën për në Palestinë në pabesi e sulmojnë Bizantin e Krishter, me ç’rast krejtësisht e plaçkisin selinë dhe thesarin e tij të shkëlqyer-Stambollin, ku më 1204 e përmbysin nga Froni Perandorin e Bizantit. Si pasojë e shthurjes së Perandorisë së Bizantit, atëherë erdhi në shprehje zgjerimi i shtetit serb në territoret bizantine në Jug të Rashkës, duke përfshirë edhe Maqedoninë dhe Greqinë Veriore. Më 1216 zhupanët e mëdhenj serbë pushtimeve të veta territoriale ia bashkuan edhe vendin të cilin e riememërtuan në Kosovë e Metohi. Në historinë e derisotme ushtritë serbe territorin e Kosovës e kanë pushtuar pesë herë, dhe, pesë herë e kanë braktisur nën trysninë e forcës. Herën e fundit, me gjasë, përgjithmonë, ushtria dhe policia serbe e kanë braktisur Kosovën në qershor të vitit 1999, si rrjedhim i bombardimit të NATO-s....”(Prof.Dr. Anton Bebler). Aneksime me gjenocid Gjithashtu, në shekujt XIX dhe XX mbretëritë serbo-jugosllave i pushtuan Anamoravën, Kosovën, si dhe territore të tjera autoktone të Shqipërisë Etnike, duke i kolonizuar dhe i aneksuar me luftëra agresive, terroriste dhe gjenocidale, sikurse në herën e fundit më 1989-1999. Shqiptarët pellazgo-ilirë e kanë të drejtën mbi Kosovën, jo Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka meritat kryesore për serbizimin dhe kolonizimin e Kosovës dhe të Anamoravës së Shqipërisë Etnike. Nëse kardinali Valter Kasperi ende nuk e di se, e kujt është Kosova, atëherë le ta lexojë të paktën (si kusht minimum për njohjen e historisë së Kosovës) librin e Prof.Dr. Noel Malcolm, Kosovo a Short History (1999); librin e Prof.Dr. Frank Muenzel, "What Does Public International Laë Have to Say About Kosovar Independence?", sepse pa leximin dhe studimin e këtyre dy librave, si dhe librat e Prof.Dr. Anton Beblerit për Kosovën dhe Ballkanin, Zoti i Nderuar Valter Kaspari, nuk mund të debatojë në temën “Kosova”!. Së fundi, derisa politika shtetërore dhe kishtare serbe e akuzojnë Vatikanin se “është destabilizuesi kryesor” i Ballkanit në dekadën e fundme të shekullit XX, me qëllim që, serbët t’i fshehin krimet e tyre, të kryera në emër dhe për llogari të Serbisë së Madhe(1844-1999) në Ballkan ( duke bërë përpjekje, që ta “amnistojnë” vetëvetën për tre gjenocidet e tyre, të kryera kundër popullit kroat, boshnjak dhe shqiptar), nuk ekziston kurrfarë arsyeje racionale, humane, morale, ligjore, demokratike dhe kozmpolite, pse Kardinali i nderuar Z. Valter Kasperi, ose Vatikani të ndjehen keq për falsifikatet historike dhe politike të Kishës Ortodokse Serbe, se Kosova “është djepi serb”!!!??? As shteti e as Kisha Ortodokse Serbe nuk kanë humbur kurrfarë territori autokton të tyre, por me agresionin, me terrorin, me terrorizmin, me gjenocidin dhe me spastrimin etnik të shqiptarëve (1912-1999) e kanë humbur përgjithmonë koloninë e tyre-Kosovën. Gabime shkencore dhe historike Kjo është e vërteta me të cilën nuk po mund të pajtohen kurrsesi as Beogradi e as Kisha Ortodokse Serbe, sepse me shekuj janë mësuar ta “kullosin” Kosovën si plaçkë koloniale të tyre. Është çështje e Kardinalit të nderuar Valter Kasper-it se çfarë konsiderate dhe respekti ka Vatikani ndaj KOS-it, ajo është çështje sovrane e Vatikanit, e askujt tjetër, por herëve të tjera, nuk është e udhës që, në emër të Kishës Katolike Romake të Vatikanit, të deklarojë se “Kosova është plagë dhe dhembje e rëndë për Kishën Ortodokse Serbe, djep dhe qendër e ortodoksisë serbe”, sepse ky konkluzion është plotësisht i gabueshëm, i pajustifikueshëm dhe i papranueshëm si për shkencën historike, ashtu edhe për atë të së drejtës ndërkombëtare. Së fundi, as Kardinali Valter Kasper e as Vatikani nuk duhet të ndjejnë kurrfarë dhimbjeje për Kishën Ortodokse Serbe e as për serbët, kur është fjala për Kosovën, sepse serbët qysh në kohën e Perandorisë Osmane kanë qenë një nga robët më të privilegjuar të sundimit anadollak në Ballkan. Prandaj, kukamat dhe krrokatjet e Kishës Ortodokse Serbe për “Kosovën serbe”, duhet kuptuar vetëm si një vajë shekullor të mitomanisë dhe të legjendave të rreme mbi Kosovën dhe Anamoravën shqiptare (“Juzhna Srbija”-Serbia Jugore).

2021-02-03

A janë ilire piramidat e zbuluara në Bosnje?

Klikoni : https://www.youtube.com/watch?v=t3Xvuq2LtJ4 “Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi. Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Në materialin e ndërtuar nga tullat gjigante të cilat peshojnë deri në 5 tonë është gjetur një material i lashtë rreth 40 mijë vjet” – thotë arkeologu Osmanagiq. Sipas tij piramidat në fjalë janë piramidat më të larta dhe më të lashta se sa ato të Egjiptit. “Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit” – shprehet zbuluesi i saj, dr. Semir Osmanagiq. Në rrafshin mbi piramidë, në një radius katër metrash e gjysmë, është matur rrezatimi elektromagnetik 28 killohercash, një dukuri e panatyrshme dhe njerëzimi ende nuk e shfrytëzon në teknologji – njofton agjencia e lajmeve INA. Disa gjeologe vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu. “Shumë nga vizitorët besimtarë thonë se ndihen sikur fluturojnë kur ndodhen në maje. Po ashtu edhe në tunelet që ndodhen nën piramidë janë shënuar jone negative. Bëhet fjalë për ndërtime që i ka bërë dora e qenies inteligjente duke shfrytëzuar materialet e natyrës. Të gjitha testimet kanë treguar se ato materiale janë të vjetra rreth 38 mijë vjet”, pohon Osmanagiqi. Nga këto të dhëna dhe dëshmi patjetër se duhet të kërkohet ndryshimi i librave të historisë. “Në kemi analizuar në gjashtë institute për materiale të cilët kanë konstatuar se ky është një material artificial tre herë më cilësor se ai i shekullit 21. Ku e gjetën materialin ta ndërtojmë një piramidë kaq të madhe”, pyet ai. Edhe arkeologu, Philip Copens thotë se piramidat ilire në Bosnjë janë më të lashtat në botë dhe materiali i tyre është shumë specifik. “Ku ne filluam të analizojmë piramidat e Bosnjës konstatuan se jo vetëm që bëhet për piramidat më të më mëdha në botë dhe më të lashta, por edhe për materialin me të cilin ato janë ndërtuar. Ai është shumë specifik. Por, megjithatë shkencëtarët e çuditshëm vazhdojnë ta mohojnë ekzistencë e piramidave të Bosnjës”, thekson ai. Copens pyet: Por pse a fshihet diçka pas këtyre kodrave që qeveria dëshiron ta mbaj sekretë ashtu sikur piramidat e Kinës. Ndërkaq, historiani, Brien Foerster thotë se, nga këto piramida konstatohet se njerëzit janë një civilizim shumë më i lashtë se sa që kemi menduar. “Duket që ne kemi qene të kushtëzuar nga librat e shenjtë si Kurani dhe Bibla dhe që nga tregojnë se sa të lashtë jemi . Por shumë traditat e kulturave njerëzore na dëshmojnë ne se jemi shumë më të lashtë se sa beson shkenca e Perëndimit. Shkenca konvencionale është pothuajse një sistem i mbyllur dhe çdo sistem që ne nuk dëshirojmë ta besojmë e sulmojnë ose refuzojmë dhe kjo quhet arkeologjia e ndaluar”, thotë ai. “The Legendari Times Magazin”, Giorgio A. Tsoukalos thotë se, ajo çfarë shohim ne dhe që mund ta eksplorojmë na jep fakte se këto vende janë ndërtuar nga dora e njeriut. “Kështu që çfarë të themi rreth sekretit lidhur me piramidat e Bosnjës. Nëse piramidat e Bosnjë janë ndërtuar nga dora e njeriut atëherë e gjithë historia e Bosnjë do të përmbyset. Për shkak se shtrohet pyetja kush ishin ndërtuesit dhe kush ishin mësuesit e tyre”, shprehet ai. Ndërtimet misterioze në Bosnjë e Hercegovinë, me gjithë faktet dhe karakteristikat e shumta materiale, që çojnë në lidhjet me piramidat egjiptiane, për 8 vite me radhë po mohohen nga institucionet shtetërore dhe shkencore në Bosnjë. Bojkoti, thotë Seemir Osmanagiqi, do të zgjasë shumë kohë, por objektet kontroverse do të ndryshojnë pohimet në librat e historisë.

PROF. DR.iSMA HUMOLLI : Në Kosovë,ende nuk ka filluar vaksionimi kundër Kovid 19.


Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se në mesin e muajit shkurt, eventualisht në javën e tretë, në Kosovë do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19, përmes skemës së njohur si COVAX.


Radio Evropa e Lirë: Zonja Humolli, Në KOSOVË, ende nuk ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit. OBSH-ja është pjesë e programit COVAX, që synon shpërndarjen e vaksinave në vende më të varfra. A keni informata se kur do të arrijnë vaksinat në Kosovë?

Isme Humolli: Organizata e Botërore e Shëndetësisë së bashku me UNICEF-in dhe Bankën Botërore jemi partnerë, të cilët prej fillimit dhe në vazhdimësi jemi duke e mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë, për të përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për të marrë donacion (vaksinat) nga COVAX-i, që është diku për 20 për qind të popullatës së Kosovës.

Sipas lajmeve të fundit, besojmë që në mesin e shkurtit, eventualisht javën e tretë, do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19.

Kontingjente deri në 20.000 doza

Radio Evropa e Lirë: Cilat vaksinat priten të arrijnë nga program i COVAX-it dhe në çfarë sasie?

Isme Humolli: Donacion është për 20 për qind të popullatës, që i bie diku mbulesë me dy doza për 360 mijë persona në Kosovë. Në diskutim jemi me AstraZenecan dhe me Pfizerin.

Këta janë dy prodhues me të cilët jemi në bisedime se si t’i lehtësojmë procedurat e ardhjes së vaksinave në Kosovë, por pritet që kontingjenti i parë të jetë nga AstraZeneca.

Radio Evropa e Lirë: Sa është efikase kjo vaksinë?

Isme Humolli: Në fakt, kjo vaksinë jepet në dy doza, efikasiteti pas vaksinimit e kalon 90 për qind (v.j siç raportoi BBC më 2 shkurt, studimi i fundit i bërë nga Universiteti i Oxford-it, që nuk është publikuar ende, ka treguar se doza e parë e kësaj vaksine ka efikasitet prej 76 për qind tre muaj pasi vaksina është marrë) dhe sipas asaj e cila është dëshmuar deri më tani, pritet që dy dozat të jenë të mjaftueshme që personi të mbrohet nga COVID-19.

Radio Evropa e Lirë: Sa shpesh do të vijnë vaksinat e COVAX-it në Kosovë?

Isme Humolli: Tash varet nga kapacitetet e prodhimit. Këtu do të thotë është ajo pjesa ku COVAX-i dhuron një sasi të vaksinës, po njëkohësisht edhe Qeveria e Kosovës është në negociata, me përkrahje të Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian, për blerje të këtyre vaksinave.

Në bazë të asaj se çka jemi dakorduar deri tash, duke iu përshtatur kapaciteteve të zinxhirit të ftohtë, ato do të vinë në kontingjente deri në 20.000 (doza) për një kohë brenda dy javësh. Do të thotë 20.000 njëherë, pastaj edhe mbas dy jave edhe 20.000 të tjera, e kështu me radhë.

Vaksinimi i 50-70 për qind të popullatës, deri në fund të vitit

Radio Evropa e Lirë: Kur mendoni që Kosova do të mund të vaksinojë popullatën në një nivel të mjaftueshëm për t’u rikthyer në normalitet?

Isme Humolli: Ne po shpresojmë që 50 për qind e popullatës të vaksinohet deri në fund të vitit 2021. Kjo është diçka e cila është planifikuar, mirëpo e kemi lënë pragun të jetë deri në 70 për qind të popullatës deri në fund të vitit 2021.

Mos të harroj të përmend, Kosova është një ndër shtetet e pakta të cilat kanë një sukses jashtëzakonshëm me programin e zgjeruar të imunizimit rutinë, që është duke u vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga OBSH-ja. Kjo ka lehtësuar jashtëzakonisht punën, me faktin që gjithë vaksinimi kundër COVID-19 bëhet duke i shfrytëzuar kapacitetet aktuale.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova është gati në aspektin teknik dhe praktik për këtë fushatë vaksinimi?

Isme Humolli: Kosova është shumë gati. Definitivisht për shkak të përvojës dhe suksesit të deritanishëm të cilin e kanë treguar, plani i cili është përgatitur, të gjitha dokumentet të cilat janë siguruar. Kosova është shumë e gatshme sot t’ia fillojë vaksinimit, e lëre më që do të bëhet pas dy apo tri javësh.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni punën e institucioneve lidhur me furnizimin me vaksina?

Isme Humolli: Faktikisht, furnizimi me vaksina nuk është diçka që varet nga UNICEF-i, OBSH-ja apo organizatat e tjera, është çështje e mundësisë së prodhimit.

Kapacitetet për prodhim janë shumë më të ulëta sesa që janë nevojat dhe kërkesat nga shtetet. Kjo është një situatë e ngjashme siç është krijuar në fillim të pandemisë me reagenca. Mundësia për të prodhuar reagenca ka qenë shumë e ulët në krahasim me kërkesat dhe nevojat edhe gradualisht kjo situatë është qetësuar.

E njëjta është edhe me vaksinat.

Kërkesat janë shumë të mëdha, mundësia për të prodhuar vaksina është më e ulët, por besoj që për një kohë shumë të shkurtër edhe kjo situatë do të kalohet. Edhe pse brenga e OBSH-së është që deri diku të kemi një shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të vaksinave, sidomos me shtetet që kanë një ekonomi të ulët.

Radio Evropa e Lirë: A është brengë arritja e variantit të ri të koronavirusit në Kosovë?

Isme Humolli: Po, është shqetësuese normalisht për shkak se paraqet një rrezik të përhapjes më të shpejt të sëmundjes. Problemi tjetër është që imuniteti i cili është krijuar për variantit e parë të virusit Sars-Cov-2, nuk mbron apo ofron mbrojtje në nivel shumë të ulët për variantin e ri. Është varianti britanik që është tani në Kosovë. Deri diku është më tepër i studiuar, por definitivisht është brengosëse.

Radio Evropa e Lirë: A duhet Kosova të marrë masat e reja?

Isme Humolli: Kosova duhet të vazhdojë me aplikimin e tri masave restriktive: vendosjen e maskës në çdo vend në mënyrë obligative, mbajtjen e distancës fizike, higjienën e duarve dhe t’i iket grumbullimit në masë.

Të respektohet vendimi i qeverisë që në një tavolinë të mos jenë më tepër se pesë veta. Gastronomia po ankohet, por gastronomët nuk po e respektojnë këtë, duke e pasur parasysh që nëse vetëm del e sheh që në një tavolinë janë diku 10-15 persona, të cilët asnjë masë nuk janë duke e respektuar.

Radio Evropa e Lirë: Kosova është në prag të mbajtjes së zgjedhjeve. A ka ndikim kjo situatë në menaxhimin e pandemisë, duke pasur parasysh tubimet publike pa respektim masash?

Isme Humolli: Deri tash nuk është parë ndonjë efekt negativ për shkak se numri është në të njëjtin nivel. Nuk ka ashtu rritje të shpejt, që do të ishte indikator për një gjë të tillë. Ndoshta është edhe shumë herët për të ardhur deri te një përfundim i tillë, por nëse ka ndikim, atëherë kjo vërehet pas zgjedhjeve, pasi që periudha e inkubacionit është deri në 14 ditë.

OBSH-ja dhe të gjithë partnerët e kësaj organizate janë kundër grumbullimeve në masë, pa respektim të distancës fizike dhe pa mbajtjen e maskës.

Intervistë ekskluzive me Jetlir Zyberaj, kandidat për deputet nga AKR-jaAKR do të hyj fuqishëm në Parlament

Jetlir  Zyberaj u shpreh se me Presidentin Pacolli, ai së bashku me kolegët e AKR do të përfaqësojnë qytetarët e Kosovës në atë që duket të jetë një periudhë më sfiduese për Kosovën.

 Kandidatit i AKR-së foli edhe për koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Zyberi tha se ata kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me LDK-në, që përveç kësaj, ata ndajnë shumë aspekte ideologjike dhe pikëpamje politike, shkruan “Bota sot”.

 Ndërsa, nëse Pacolli ka pretendime për postin e presidentit, ai theksoi se do të jetë një fat për Kosovën që ta ketë Pacolli si President në një kohë kur kemi polarizim të thellë, një izolim ndërkombëtar dhe një krizë shumë të rëndë ekonomike.

 Sipas Zyberajt, Pacolli me kulturën e tij politike, me kontaktet e tij të thella dhe të gjera ndërkombëtare, me qasjen e tij mbi partiake, ka treguar të jetë një nga politikanët e rrallë në Kosovë që mund të ndërtojë një konsensus dhe mund të punojë me të gjitha partitë politike “Bota sot”: 

Pse vendosët t'i hyni garës për deputet? Jetlir Zyberaj: Unë kam qenë aktiv në jetën politike dhe publike për më shumë se një dekadë duke punuar si Këshilltar i ngushtë i Presidentit Pacolli në kapacitetet e tij të ndryshme institucionale dhe në Aleancën Kosova e Re (AKR). 

Unë kisha privilegjin të punoja me Presidentin Pacolli për të kërkuar njohje për Kosovën në shtete të ndryshme. 

Në dorën e parë unë isha i përfshirë në veprimin tonë për t'iu kundërvënë diplomacisë serbe dhe natyrës së saj korruptive dhe pastaj gjithashtu ta bëjmë vetëdijshëm komunitetin ndërkombëtar për qasjen shkatërruese që Serbia kishte ndaj Kosovës. Së bashku me Presidentin Pacolli kemi luftuar kundër kësaj, në një mjedis të vështirë të brendshëm por edhe ndërkombëtar. 

Kjo përvojë e mbledhur ndër vite dhe kontributi në skenën politike të Kosovës dhe sfidat që vendi ynë tashmë po përballet, më kanë bërë që të vendos për të hyrë në zgjedhje për deputet të Parlamentit për AKR, për të treguar se në situatë të vështirë si këto, ne po përballemi kur ne kemi sfida pandemike, recesion ekonomik dhe një fushatë agresive kundër historisë sonë dhe luftës çlirimtare, ne si AKR do të luajmë rolin tonë në Parlament dhe Qeveri për t'iu përgjigjur përmes zgjidhjeve konkrete dhe pragmatike problemeve. 

Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur të hyj në fushatë për zgjedhje dhe të fitoj një vend në parlament. “Bota sot”: Çfarë rezultatesh prisni? 

 Jetlir Zyberaj: Jam shumë i bindur që AKR do të hyj fuqishëm në Parlament pas zgjedhjeve, ku së bashku me Presidentin Pacolli, unë së bashku me kolegët e AKR do të përfaqësojmë votuesit tanë dhe qytetarët e Kosovës në atë që duket të jetë një periudhë më sfiduese për Kosovën. “Bota sot”: 

Cilat janë çështjet kryesore që do t'i shpalosni në Kuvend, nëse zgjidheni përfaqësues i popullit? Jetlir Zyberaj: 

Unë do të jem aktiv siç kemi promovuar në vizionin tonë në këto ditë të fundit dhe gjatë fushatës elektorale angazhimin për të ndihmuar qytetarët e Kosovës për të menaxhuar pandeminë, të kemi një politikë konkrete që do t'i japë fund recesionit ekonomik dhe të sigurojë një strategji për të zhvilluar ekonominë dhe të punojmë për të ndërtuar një konsensus në Parlamentin tonë për të punuar me aleatët tanë për të finalizuar dialogun me Serbinë dhe për të arritur një marrëveshje të njohjes reciproke, situate që po e mban Kosovën në një gjendje të paqartë për vite me radhë. Këto janë ndër çështjet kryesore, por gjithashtu shumë e rëndësishme që ne duhet të punojmë për të mbrojtur luftën tonë të çlirimtare, historinë tonë, që është nën sulm kohët e fundit nga Gjykata Speciale. “Bota sot”: 

Cila është arsyeja kryesore që zgjodhët LDK-në për koalicion parazgjedhor? 

 Jetlir Zyberaj: Ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me LDK-në. Përveç kësaj, ne ndajmë shumë aspekte ideologjike dhe pikëpamje politike. Ne jemi të një mendimi për një ekonomi të tregut të lirë, kemi një pikëpamje të përbashkët se aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën janë pjesë thelbësore e ekzistencës sonë si shtet dhe ne ndajmë një orientim pro-perëndimor për Kosovën.

 Kjo është arsyeja pse partneriteti me LDK është i natyrshëm për ne dhe ne presim që të kemi një partneritet afatgjatë në Parlament dhe qeveri. “Bota sot”: 

Si i komentoni rezultatet e sondazheve zgjedhore, të cilat koalicionin LDK-AKR e vendosin të tretën ne zgjedhjet e 14 shkurtit? Jetlir Zyberaj:

 Unë nuk do të hyja shumë në diskutime në lidhje me sondazhet të cilat kanë një agjendë të qartë politike dhe kur shihni se kush qëndron prapa sondazheve të tilla keni një përgjigje të qartë se cili është qëllimi, pra për të manipuluar publikun dhe për të treguar diçka ndryshe nga realiteti. 

Mendoj se një mësim që kemi nxjerrë në Kosovë është se zgjedhjet fitohen në terren, dhe jo në media sociale ose sondazhe. Gjithashtu, në shumicën e vendeve të përparuara sondazhet kanë treguar jo realitetin, dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të shqetësuar për atë që thonë sondazhet dhe njerëzit që i porosisin ato, por çfarë mendojnë dhe duan qytetarët në çdo cep dhe skaj të Kosovës. “Bota sot”:

 Cilat janë tri pikat kyçe të plan programit tuaj qeverisës? Jetlir Zyberaj: Siç thash angazhimin ynë si AKR dhe unë do të jetë për ndihmuar qytetarët e Kosovës për të menaxhuar pandeminë, të kemi një politikë konkrete që do t'i japë fund recesionit ekonomik dhe të sigurojë një strategji për të zhvilluar ekonominë dhe të punojmë për të ndërtuar një konsensus në Parlamentin tonë për të punuar me aleatët tanë për të finalizuar dialogun me Serbinë dhe për të arritur një marrëveshje të njohjes reciproke, situate që po e mban Kosovën në një gjendje të paqartë për vite me radhë. “Bota sot”: Si e vlerësoni menaxhimin e pandemisë Covid-19, nga Qeveria Hoti? Jetlir Zyberaj: Unë mendoj se pandemia ka qenë një situatë unike jo për ne, por për të gjithë botën. Ajo ka treguar kufijtë dhe kapacitetet e secilit vend për të përballuar një sfidë të tillë. Në përgjithësi në 6-7 muajt e fundit është bërë një punë e mirë për të menaxhuar pandeminë, duke balancuar me nevojën për të pasur një shoqëri të shëndetshme, për të ruajtur shëndetin, por edhe për të mbajtur ekonominë gjallë dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme ekonomike. Askush nuk mund të fajësohet për vdekjet dhe infeksionet. Ne shohim edhe vendet më të përparuara që kanë sfida si Britania e Madhe ose Franca, por ne ishim me relativisht të suksesshëm që i mbajtëm numrat nën kontroll dhe e mbajtëm vendin të hapur. “Bota sot”: A mendoni se është e duhur që po mbahen fushatat në kohë pandemie, derisa qytetarët janë dënuar për shkelje të masave anti-Covid? Jetlir Zyberaj: Rregullat duhet të respektohen. Duke respektuar rregullat e distancës sociale, të mbajtjes së maskave, mund të gjendet një ekuilibër për të bërë fushata me një grup të vogël njerëzish dhe të respektojë rregullat. “Bota sot”: Si i vlerësoni përplasjet politike, pas mos certifikimit të listave zgjedhore të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës? Jetlir Zyberaj: Ne duhet të shqetësohemi se në vendin tonë partitë politike po sfidojnë akt-gjykimin e gjykatës kushtetuese. Pavarësisht nëse jemi dakord apo jo, akt-gjykimi duhet të respektohet. Kjo do të thotë që të gjitha partitë politike, pa marrë parasysh madhësinë e partisë, duhet të respektojnë rregullat. Në të njëjtën kohë institucionet e pavarura duhet të lejohen të punojnë. Sulmet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili është i detyruar të zbatojë akt-gjykimin nuk janë një shenjë e mirë për drejtimin që po merr vendi. Kosova duhet të hyjë në zgjedhje me pjekuri, një kulturë të civilizuar politike dhe respekt për ligjin dhe rregullat. “Bota sot”: A ka pretendime nga ana e z. Behgjet Pacollit për postin e Presidentit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit? Jetlir Zyberaj: Si ish-President i vendit dhe politikan dhe biznesmen më përvojë, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij. Z. Pacolli me kulturën e tij politike, me kontaktet e tij të thella dhe të gjera ndërkombëtare, me qasjen e tij mbi partiake, ka treguar të jetë një nga politikanët e rrallë në Kosovë që mund të ndërtojë një konsensus dhe mund të punojë me të gjitha partitë politike. Do të jetë një fat për Kosovën që ta ketë Z. Pacolli si President në një kohë kur kemi polarizim të thellë, një izolim ndërkombëtar dhe një krizë shumë të rëndë ekonomike. Ai ka kapacitetin për të adresuar këto tre çështje me pjekuri, unitet dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë Kosovës.

 

Prokurori i Speciales, Jack Smith


Në një intervistë për KD, dhënë me shkrim për shkak të rrethanave pandemike dhe ndjeshmërisë së çështjes, prokurori amerikan Smith është shprehur i bindur se aktakuzat e përpiluara nga Zyra e tij janë të qëndrueshme, ndërsa ka thënë edhe se Gjykata i ka siguruar kohë të mjaftueshme mbrojtjes së të akuzuarve që të përgatiten.

Por, ai nuk ka lënë dilemë se cili është synimi i zyrës së tij.

“Ne kërkojmë vendime fajësie për secilin të akuzuar, vendime të cilat do të përballojnë çdo proces apelimi dhe do të konfirmohen si të drejta”, ka thënë Smith, duke theksuar se për këtë arsye zyra e tij “ka një interes të fortë dhe të palëkundshëm që mbrojtja të ketë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u përgatitur”.

“Mbrojtja duhet të ketë mundësi të drejtë për t’u përgatitur për gjykim dhe unë besoj se – duke marrë parasysh se çfarë i është dhënë dhe çfarë do t’i jepet mbrojtjes, si dhe çfarë është tashmë e njohur për ta – për këtë gjë do të duhen muaj, dhe jo vite. Sikurse e kemi argumentuar në gjykatë, shtyrja e fillimit të këtij gjykimi përtej shtatorit 2021 për nevoja të përgatitjes për gjykim është thjesht e papërligjur”, tha Smith.

Në intervistë, prokurori Smith ka paralajmëruar se hetimet vazhdojnë dhe se ekziston mundësia që Gjykatës t’i parashtrohen edhe aktakuza të tjera, ndërkohë që ka folur edhe për rrjedhjen e dokumenteve të Speciales, si dhe çështjes së përkatësisë fetare të viktimave që përmenden në aktakuzë.

“Aktakuza në fakt nuk iu referohet shqiptarëve katolikë, e as ndonjë grupi tjetër fetar. Sidoqoftë, është fakt që disa shqiptarë katolikë së bashku me shumë të tjerë, ishin në mesin e viktimave të krimeve të paraqitura në aktakuzë, dhe rrjedhimisht kjo është diçka që është pasqyruar në provat e paraqitura dhe në vendimin e konfirmimit që analizon ato prova”, ka thënë Smith.

Gjatë vitit të kaluar, zyra juaj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, i dorëzoi disa aktakuza në Dhomat e Specializuara, të cilat do të konfirmoheshin më pas. Marrë parasysh që puna e zyrës suaj është duke rrokur vëmendje të madhe në Kosovë, a mund të thuhet se deri në fund të 2021-s do të dorëzohen të gjitha aktakuzat nga hetimet e juaja? Këtu nuk po i përfshij shkeljet e mundshme të pengimit të drejtësisë që mund të ndodhin ndërkohë!

Smith: Në vitin 2020, zyra ime i dorëzoi Gjykatës për shqyrtim një numër aktakuzash, dhe aktualisht tri çështje gjyqësore me shtatë të akuzuar janë në fazën e procedurës paraprake.

E para është çështja e Salih Mustafës. Ai është personi i parë që u arrestua dhe u transferua në Hagë më 24 shtator 2020. Ai është një komandant i UÇK-së që akuzohet për përgjegjësi penale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si dhe për krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. E dyta është çështja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët u arrestuan dhe u transferuan në Hagë më 25 dhe 26 shtator. Ata akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, ndër të tjera për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

E treta është çështja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata akuzohen për përgjegjësi penale individuale, mbi bazën e formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte; dhe për burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, si krime kundër njerëzimit - të kryera së paku nga marsi 1998 deri në shtator 1999. Në aktakuzë, të cilën lexuesit tuaj mund ta gjejnë në faqen tonë në Internet, z. Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë akuzohen për qindra veprime penale të kryera në mbi 40 qendra ndalimi anembanë Kosovës, që përfshijnë afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Viktimat janë kryesisht civilë dhe ndër ta ka shumë shqiptarë kosovarë, por edhe serbë, romë dhe kundërshtarë politikë të të akuzuarve.

Për të kuptuar plotësisht shkallën dhe natyrën e rëndë të krimeve që paraqiten në akuzat e ngritura në këtë çështje, ftoj lexuesit tuaj që të lexojnë vendimin prej 280 faqesh dhe mjaft të hollësishëm të Gjykatës për konfirmimin e aktakuzës. Vendimi i Gjykatës, i cili është tejet i detajuar dhe bazohet në provat që dorëzuam në mbështetje të aktakuzës, jo vetëm që konfirmoi çdo akuzë të paraqitur kundër secilit të akuzuar në bazë të disa formave të përgjegjësisë penale, por edhe i konfirmoi ato duke konstatuar dyshim të bazuar mirë se provat “do të bindnin një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur dhe që është kryer nga i pandehuri”. Gjykata i bazoi konstatimet e veta në “një material mbështetës konkret dhe real, i cili demonstron një linjë të qartë arsyetimi mbi të cilën bazohen akuzat në aktakuzë”.

Secila prej këtyre çështjeve, si dhe çdo çështje tjetër në të ardhmen, do të bazohen vetëm në përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve. Hetimet tona vazhdojnë dhe ekziston mundësia që Gjykatës t’i parashtrohen edhe aktakuza të tjera. Këtu mund të përfshihen çështje kundër atyre që përpiqen të pengojnë punën e Gjykatës apo të ndikojnë ndaj dëshmitarëve në mënyrë kriminale. Parashtrimet e tilla do t’i bëj vetëm kur provat që kemi mbledhur i përligjin qartësisht ato. Në këtë moment, nuk mund të jap më shumë informacion në lidhje me numrin e aktakuzave apo kur mund të parashtrohen ato.

E drejta për gjykim fer është një prej të drejtave themelore të njeriut në procedurën penale. Kjo e drejtë përfshin vënien në dispozicion të kohës së mjaftueshme për të akuzuarit dhe përfaqësuesit e tyre, që ta përgatisin mbrojtjen. E pamë që prokurorët e zyrës suaj po kërkojnë që gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve të nisë sa më shpejt të jetë e mundur, përderisa mbrojtja këtë qasje e sheh si cenim të parimeve dhe standardeve të barazisë së armëve. Si e sqaroni këtë nga pikëvështrimi i të drejtave të njeriut?

Smith: Ju faleminderit për këtë pyetje. Besoj që ky është një aspekt i rëndësishëm për t’u kuptuar nga publiku. ZPS-ja është shumë e interesuar që këto procese gjyqësore të kryhen me transparencë dhe drejtësi për të gjitha palët. Ne kërkojmë vendime fajësie për secilin të akuzuar, vendime të cilat do të përballojnë çdo proces apelimi dhe do të konfirmohen si të drejta. Prandaj, ZPS-ja ka një interes të fortë dhe të palëkundshëm që mbrojtja të ketë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u përgatitur. Mbrojtja duhet të ketë mundësi të drejtë për t’u përgatitur për gjykim dhe unë besoj se – duke marrë parasysh se çfarë i është dhënë dhe çfarë do t’i jepet mbrojtjes, si dhe çfarë është tashmë e njohur për ta – për këtë gjë do të duhen muaj, dhe jo vite. Sikurse e kemi argumentuar në gjykatë, shtyrja e fillimit të këtij gjykimi përtej shtatorit 2021 për nevoja të përgatitjes për gjykim është thjesht e papërligjur.

Pikësëpari, dua të theksoj se në Dhomat e Specializuara të Kosovës sistemi i nxjerrjes së materialeve që përfshin rregullat e nxjerrjes së ndërsjellë të provave midis Prokurorisë dhe mbrojtjes është shumë rigoroz dhe vendos përgjegjësi të mëdha mbi Prokurorinë. Kjo për mendimin tim është një gjë shumë e mirë. Në fakt, në secilën prej çështjeve, zyra ime në mënyrë proaktive ka caktuar afate ambicioze për nxjerrjen e materialeve, me synimin që të akuzuarve t’u jepet informacioni përkatës në një mënyrë të përshpejtuar. Të akuzuarve tashmë u kemi dhënë aktakuzën e hollësishme, sasi të madhe materiali në mbështetje të aktakuzës, si dhe përmbledhje të detajuar ku tregohet lidhja e atij materiali me akuzat, veçanërisht sa u përket sjelljes dhe veprimeve të secilit prej të akuzuarve.

Secili i akuzuar përfaqësohet nga ekipe që disponojnë kapacitete më se të mjaftueshme, të përbëra nga mbrojtës të aftë dhe me përvojë, të cilët dinë të përgatiten shpejt për gjykim nëse u kërkohet nga Gjykata. Të gjithë të akuzuarit në mënyrë të zëshme kanë pretenduar pafajësinë e tyre lidhur me akuzat kundër tyre, të konfirmuara nga Gjykata. Në disa raste, përmes mbrojtësve të tyre, ata tashmë kanë artikuluar me hollësi mbrojtjen e tyre për akuzat që u ngarkohen. Duke i sjellë këto çështje sa më shpejt në gjykim, do të mundësojmë paraqitjen e fakteve dhe shqyrtimin e tyre nga gjykatës të pavarur dhe të paanshëm, si dhe do të garantojmë respektimin e të drejtave të viktimave pjesëmarrëse. Jam i bindur se zyra ime mund të bëjë këtë duke i respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve.

Është gjithashtu me rëndësi që publiku të dijë se pavarësisht nga argumentet e parashtruara nga zyra ime apo ekipet e ndryshme të mbrojtjes, është Gjykata ajo që do të marrë vendim dhe duhet të marrë vendim në lidhje me çështjen e kohës së nevojshme për përgatitje. Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës janë juristë të pavarur, të paanshëm dhe profesionistë. Nuk kam kurrfarë dyshimi se Gjykata do t’i respektojë plotësisht të drejtat njerëzore të të gjithë të akuzuarve.

Çmimi i vonesës së kryerjes së proceseve gjyqësore është real. Krahas mundësimit për mbrojtjen të kohës së mjaftueshme për përgatitje për gjykim, Gjykata ka gjithashtu për detyrë të mundësojë gjykime të shpejta dhe të mbrojë të drejtat dhe interesat e viktimave dhe dëshmitarëve. Një atmosferë e frikësimit të rëndë të dëshmitarëve ka mbizotëruar në proceset gjyqësore të udhëheqësve të UÇK-së në të shkuarën. Ky është një realitet që është konstatuar nga gjykata të shumta dhe është pranuar me të drejtë nga avokatë mbrojtës në këtë gjykatë si faktor i rëndësishëm për të vlerësuar nëse paraburgimi në pritje të gjykimit është i përligjur. Për fat të keq, sa më shumë që institucioni ynë të shtyjë fillimin e gjykimit të këtyre çështjeve, aq më e madhe bëhet edhe mundësia për frikësimin dhe shtrëngimin e dëshmitarëve. Shumë njerëz kanë pritur më shumë se dy dekada për të rrëfyer se çfarë u ka ndodhur dhe për të parë drejtësi për vete dhe familjet e tyre. Për mendimin tim, këta njerëz kanë pritur shumë gjatë dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet pa vonesë.

Ata që duan informacion shtesë për të kuptuar më mirë çështjet lidhur me kohën kur do të fillojë gjykimi, mund të shikojnë parashtrimin publik të zyrës sime, i cili gjendet këtu: https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9803c1836&doc_type=stl_filing&lang=eng

Qytetarët, mediat dhe shoqëria civile në Kosovë janë duke përcjellë për së afërmi punën e zyrës suaj dhe të Gjykatës. Korrespondenca dhe komunikimi në publik i Gjykatës dhe zyrës suaj bëhet në gjuhën angleze, përfshirë dokumentet e publikuara gjyqësore. Si mundet publiku në Kosovë ta fitojë besimin në punën tuaj, nëse dokumentet nuk shpërndahen në gjuhën shqipe dhe serbe?

Smith: Gjuhët zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së janë shqipja, serbishtja dhe anglishtja. Për të gjithë pjesëmarrësit në procese, si dhe për publikun që përcjell seancat nga galeria për publikun apo përmes faqes sonë në Internet, mundësohet përkthim simultan në të gjitha këto gjuhë. Ftoj të gjithë të interesuarit që të përcjellin seancat publike në faqen tonë në Internet, ku mund të përzgjedhin gjuhën e preferuar të tyre, përkatësisht shqipen, serbishten ose anglishten. Në faqen e Internetit, gjithashtu, do të gjeni informacion të hollësishëm lidhur me ZPS-në dhe Dhomat e Specializuara në gjuhën shqipe, serbe ose angleze, si edhe versionet e dokumenteve juridike kyç dhe të aktakuzave publike në këto gjuhë.

Kur është fjala për dokumentet publike më të fundit të cilat dalin vazhdimisht, ndërsa zyra ime dhe ekipet e mbrojtjes parashtrojnë argumentet e veta dhe gjykatësi i procedurës paraprake merr vendimet e tij, këto në fillim janë zakonisht të disponueshme në gjuhën angleze. Kjo për arsye se ligji kërkon që për çdo çështje gjykatësi të marrë vendim për gjuhën e punës. Në të gjitha çështjet tona aktuale, zyra ime dhe ekipet e mbrojtjes kemi rënë dakord që gjuha e punës të jetë anglishtja.

Të gjitha dokumentet dhe parashtrimet publike më të fundit përkthehen nga DHSK-ja dhe ZPS-ja në gjuhët e Gjykatës sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo mund të marrë kohë sepse ato duhet të përkthehen me standardet më të larta. Përmbledhjet lidhur me çështjet gjyqësore dhe lidhjet me dokumentet kyç, si për shembull aktakuzat, në të tri gjuhët mund t’i gjeni këtu: https://www.scp-ks.org/sq/cases.

Rrjedhja e dokumenteve

Siguria dhe dispozitat për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe procedurës penale kanë rëndësi të madhe për gjykim fer, të pavarur dhe proces gjyqësor me integritet. Megjithatë, u befasuam kur pamë rrjedhje të dokumenteve potenciale konfidenciale. Në këtë aspekt, a mund t’i siguroni publikun në Kosovë dhe dëshmitarët që integriteti i procesit nuk është dëmtuar dhe se dëshmitarët dhe familjarët e tyre nuk janë në rrezik?

Smith: Në shtator, drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, bënë publike dokumente konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetime konfidenciale. Zyra ime reagoi shpejt në përgjigje ndaj këtij kërcënimi duke siguruar urdhrat për marrjen e dokumenteve në fjalë, për kontrollimin e zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së dhe arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, duke përfshirë frikësimin e dëshmitarëve. Zyra ime, gjithashtu, lëshoi një deklaratë publike ku shprehu mirënjohje për shumë gazetarë të Kosovës që e kuptuan saktësisht se çfarë përpiqeshin të bënin Haradinaj dhe Gucati, dhe nuk pranuan të publikonin materialet që iu paraqitën atyre.

Në vijim, zyra ime u angazhua me partnerë relevantë të bashkëpunimit për të siguruar marrjen e masave për parandalimin e incidenteve të tilla në të ardhmen. Krahas këtyre masave, kontakti me dëshmitarët tanë lidhur me atë incident dhe trajtimi i shqetësimeve të mundshme të tyre ishin të rëndësisë parësore për zyrën time.

Si përfundim, megjithëse ky ishte një incident mjaft shqetësues, prej tij kemi nxjerrë mësime për të ardhmen. Ekziston një histori e tërë përpjekjesh për pengimin e ndjekjes penale të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ne vazhdojmë të jemi vigjilentë përballë përpjekjeve për frikësimin ose hakmarrjen ndaj atyre që kanë bashkëpunuar me Gjykatën, ose e kanë përkrahur atë.

Besoj që veprimi ynë i shpejtë dhe i vendosur ndaj këtyre kërcënimeve tregon qartë se zyra ime nuk do të tolerojë akte të tilla dhe nuk do të hezitojë që në raste të tilla të ngrejë akuza penale, nëse është e nevojshme dhe mbi bazën e provave të pranueshme. ZPS-ja angazhohet fuqimisht që të hetojë dhe të ndjekë penalisht çdo individ që kryen vepra penale të tilla, ndër të tjera që zbulon identitetin e personave që mund të thirren para Gjykatës, ose të dhëna që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të tyre.

Në këtë aspekt, nuk pamë pasoja apo hetime brenda zyrës suaj apo Gjykatës lidhur me rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale. A ka pasur hetime, cili është rezultati dhe përse nuk është informuar publiku (nëse ka pasur)?

Smith: Ne e kemi analizuar imtësisht këtë incident. Mund të them me bindje se asnjë dokument nuk u nxor si rezultat i ndonjë shkeljeje nga ana e punonjësve të ZPS-së.

Bashkëpunimi dhe përkrahja nga institucionet në Kosovë

A keni marrë përkrahje dhe ndihmë nga institucionet në Kosovë, për zbatimin e mandatit tuaj?

Smith: Në bazë të ligjit në fuqi, institucionet e Kosovës kanë detyrimin e përmbushjes së kërkesave të ligjshme të ZPS-së për bashkëpunim dhe mbështetje. ZPS-ja ka kërkuar mbështetje prej Policisë së Kosovës në disa çështje operative, veçanërisht në operacionet e arrestimit dhe kontrollimit të kryera në shtator dhe nëntor 2020. Jemi mirënjohës për ndihmën e tyre profesionale.

ZPS-ja, gjithashtu, ka kërkuar bashkëpunimin dhe u ka bërë kërkesa edhe subjekteve dhe institucioneve të tjera në Kosovë në lidhje me çështje të ndryshme.

A i kanë respektuar të gjitha institucionet e Kosovës ligjin dhe kërkesat tuaja. A po zhvillohen hetime ndaj ndonjë institucioni të Kosovës për mosbashkëpunim? (Nuk pyes për ndonjë emër të përveçëm)

Smith: Sikurse duket qartë nga parashtrimet publike, disa kërkesa për bashkëpunim të parashtruara nga zyra ime çuan në ballafaqime gjyqësore, duke përfshirë urdhra gjyqësorë. Jam i kufizuar lidhur me çfarë mund të them për këtë, duke qenë se veprimet hetimore, përfshirë kërkesat për bashkëpunim, zakonisht janë konfidenciale. Gjithsesi, Ligji dhe Rregullorja përcaktojnë mekanizma që mund të përdoren në rast mosbashkëpunimi. Korniza ligjore në disa raste, gjithashtu, parashikon që individët të mbahen përgjegjës për pengimin e përpjekjeve për bashkëpunim, përfshirë për mospërmbushjen e urdhrave të gjykatës.

Aktakuzat

Ish-anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarë të rangut të lartë në UÇK janë përmendur në aktakuzat e publikuara, për shembull në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ata përmenden për kryerjen e krimeve të pretenduara, por nuk janë akuzuar. Si e shpjegoni këtë gjë, nga perspektiva juaj?

Smith: Aktakuza ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve. Në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ata janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Megjithatë, kur paraqiten akuza për Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët (NKP) si formë përgjegjësie penale, është standard ligjor që në aktakuzë të përmenden edhe disa aktorë kryesorë të tjerë të identifikueshëm. NKP-ja është formë përgjegjësie penale e pranuar gjerësisht, përdorur në çështje nga më të ndryshmet, dhe ky është një kriter standard për ngritje akuzash.

NKP-ja, në fakt, është një term juridik që nuk përshkruan një grup njerëzish si të tillë, por i referohet përgjegjësisë ligjore të një individi që bashkëvepron së paku me një tjetër për të arritur një qëllim të paligjshëm, ose për të arritur një qëllim me anë të mjeteve të paligjshme. Aktakuza në vetvete është shumë e qartë se aty trajtohet përgjegjësia penale individuale e të akuzuarve konkretë, të cilët kanë përdorur luftën për të kryer krime dhe për t’i realizuar qëllimet e tyre kriminale. Akuzat e ngritura janë kundër individëve e jo kundër UÇK-së, dhe sigurisht jo kundër Kosovës. Gjykata do t’i gjykojë të akuzuarit kundër të cilëve janë paraqitur akuza për të përcaktuar fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve, dhe jo të UÇK-së.

Krimet e pretenduara që përfshihen në aktakuzat e parashtruara nga zyra ime përbëjnë krime të rënda dhe gjatë përpjekjeve tona për realizimin e drejtësisë, nuk duhet t’i harrojmë vuajtjet e viktimave. Nuk gjej fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohje ndaj qindra dëshmitarëve të guximshëm që u paraqitën për ta ndihmuar zyrën time.

Në Kosovë është diskutuar rreth asaj se aktakuzat e konfirmuara përmendin kategorizimin e viktimave mbi bazën e fesë. Një kategori e veçantë e viktimave përmendet si “katolikët”. Ndaj kësaj ka pasur ankesa prej të akuzuarve, por edhe qytetarëve. Cila është përgjigja juaj?

Smith: E kam parë këtë shqetësim të përmendur në media, veçanërisht lidhur me çështjen Thaçi dhe të tjerët, dhe mirëpres këtë mundësi për të bërë një sqarim. Aktakuza në fakt nuk iu referohet shqiptarëve katolikë, e as ndonjë grupi tjetër fetar. Sidoqoftë, është fakt që disa shqiptarë katolikë së bashku me shumë të tjerë, ishin në mesin e viktimave të krimeve të paraqitura në aktakuzë, dhe rrjedhimisht kjo është diçka që është pasqyruar në provat e paraqitura dhe në vendimin e konfirmimit që analizon ato prova.

Zyra juaj është kundër lirimit me kusht të të akuzuarve. Përse e konsideroni të domosdoshme që të akuzuarit, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe figurat e tjera të profilit të lartë, të mbesin në paraburgim, deri në përmbylljen e gjykimit.

Smith: Ligji dhe Rregullorja përcaktojnë një mekanizëm për rishikimin në vazhdimësi prej gjykatësve të masës së mbajtjes në paraburgim, duke përfshirë rishikimin e detyrueshëm të kësaj mase çdo dy muaj. Kjo praktikë shumë e rreptë është vendosur për të siguruar që paraburgimi të caktohet vetëm në rastet kur është i domosdoshëm dhe të mos zgjatet më shumë sesa është e domosdoshme. Vitin e kaluar, me kërkesë të ZPS-së, gjykatësi i caktuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët lëshoi fletarrestime për të katër të akuzuarit, pasi kishte konstatuar se arrestimi dhe paraburgimi i tyre ishin të domosdoshme dhe në veçanti se ishin përmbushur kushtet e nenit 41(6) të Ligjit.

Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë lidhur me masën e paraburgimit në një numër parashtrimesh që i kemi paraqitur Gjykatës. Versionet publike të tyre janë të disponueshme dhe në to përshkruhet rreziku i madh dhe konkret i orvatjeve prej të akuzuarve për të ndërhyrë ndaj dëshmitarëve dhe provave, për të kryer vepra penale të tjera ose për t’iu shmangur drejtësisë, në rast të lirimit të tyre. Qëndrimi ynë bazohet në informacion të shumtë që kemi mbledhur dhe të cilin ia kemi paraqitur në hollësi Gjykatës.

Të katër të akuzuarit i kanë shfrytëzuar mjetet juridike që ua mundëson Ligji dhe Rregullorja për të kundërshtuar mbajtjen e tyre në paraburgim. Gjykata, së fundi, lëshoi mendimet lidhur me këtë çështje, të cilat i ftoj lexuesit tuaj që t’i lexojnë këtu:

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9803e3665&doc_type=stl_filing&lang=eng

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9803e6a75&doc_type=stl_filing&lang=eng

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9803e6454&doc_type=stl_filing&lang=eng

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9803e6459&doc_type=stl_filing&lang=eng

Juridiksioni i hetimeve

Që nga krijimi, Dhoma e Specializuar është kritikuar për të qenit jofer, pasi që ka mandat për ndjekjen penale vetëm të ish-anëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime, përderisa krimet në masë të kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë nuk po hetohen. A është kjo e vërtetë dhe nëse po, cila është arsyeja? Çfarë ndodh në rastet kur hetimet tuaja ju sigurojnë informata për ndonjë krim potencial lufte të kryer prej forcave ushtarake apo policore serbe më 1998 dhe 1999?

Smith: ZPS-ja ka juridiksion mbi krime kundër njerëzimit, krime lufte, dhe disa krime të tjera sipas ligjit të Kosovës, të cilat janë kryer në Kosovë midis janarit 1998 dhe dhjetorit 2000, ku kryesit ose viktimat janë nga Kosova apo ish-Republika Federale e Jugosllavisë dhe të cilat kanë lidhje me raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të janarit 2011. Ligji nuk bën dallime mbi bazën e përkatësisë etnike apo përkatësisë tjetër.

Ju siguroj që zyra ime do t’i hetojë krimet që mbulon juridiksioni ynë në mënyrë objektive, profesionale dhe të paanshme. Për ta ruajtur integritetin e hetimeve, nuk mund të flas për ekzistencën apo statusin e hetimeve ose vendimeve për ngritje akuzash.

Ka pasur kritika ndaj mënyrës se si ZPS-ja e ka bërë publike informatën rreth aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit në qershor të 2020-s. Ka pasur edhe pohime se ky ishte “hap” që synonte ndërhyrjen në procesin politik të prirë nga Thaçi. Përmes një deklarate për shtyp, ZPS-ja bëri të ditur se arsyeja e bërjes publike të informatës ishte “fushata sekrete” që besohet ta kishin ndërmarrë Thaçi dhe Veseli për “shfuqizimin e Ligjit për Specialen” apo “pengimin e Gjykatës në mënyra të tjera”. A mund të jeni më specifik se çfarë besoni të kenë ndërmarrë ata dhe kush tjetër ishte i përfshirë në fushatë?

Smith: Deklarata, e cila është bërë me autorizimin e Gjykatës, flet vetë dhe nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar në këtë moment.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...