2021-03-10

Shqiptarët e hutuar, e zeza e kombit!


/Shkruan: Fahri XHARRA

Demokraci vëlla, shkruaj çka të duash , fol si të duash :”është kohë e artë”. ”Liri e të shprehurit” : shaj sa të mundësh, denigro kë të duash!. Poshtërsi kombëtare : ”Njollos sa të mundësh ! Mos e kurse askënd !”. Qëpoj sipas qejfit, pa kurrfarë përgjegjësie ndaj kombit, ndaj historisë, ndaj ardhmërisë . Qëllimi i përbashkët : ” Nuk jemi komb, jemi të vonshëm, s´kemi heronj kombëtar, nuk e meritojmë shtetin -nuk i meritojmë të dy shtetet që i kemi, nuk jemi të aftë të udhëheqim dhe jemi rastësi në këto fusha e male të begata. Caku i huaj i “qëllimit ” tonë : ” Largohuni nga këtu, se jeni jo nga këndej pari! ”
Ideja e huaj, realizimi i ynë : Jemi komb i shpifur ! Nuk i takojmë as lëkurës e as mishit . Parat e huaja, mjerimi ynë .

Kur e lexoj të shkruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës (e mos qoft ai kuvend se çka mbanë): “Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë, kurse te ne në Kosovë ende nuk kemi një debat të tillë të mirëfilltë. Sipas librave autentik të historisë dhe sipas historianëve e analistëve nga Tirana u qartësuan shumë gjëra. Se Skënderbeu nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi në Krujë por flamurin e Bizantit, se Kuvendi i Lezhës nuk ishte Kuvend shqiptar por ishte Kuvend i kombeve të ndryshme të besimit krishterë për të luftuar Perandorinë Osmane. Pra Kuvendi ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para. Sipas historisë, Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.”… më lind dyshimi të mendoj se mos rastësisht (bëje Zot ëndërr!) nuk jam në Kosovë . Por kur e shoh që është e shkruar dhe e folur shqip (bëje zot ëndërr) nuk i zë besë vetës që jam shqiptar.

Sa më ”dhimbset” Perandoria turke që nuk gjeti miq në atë kohë në tokat tona, se sa mirë do ta kishim sikur të mos na vinte (me zjarr e tmerr) kurrë këndej pari. Sa i paskan pëlqyer deputetit ”debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri” dhe me çfarë keqardhje ende në Kosovë nuk paskemi një sqarim të mirëfilltë për atë kohë . Sa me “keqardhje po shkruaj ”që s´po iu del krah askush në Kosovë amirahmetëve, gëzimkëlmendëve, fuadramiqëve, shefqetkrasniqëve, milazimkrasniqëve .

Po ku paskemi qenë deri më tani që nuk e paskemi ditë që Skënderbeu e paska ngritur flamurin e Bizantit në Krujë (oliverschmiti, fatos lubonja, abdi baleta )? Çfarë mësimi i ”mbrapsht “i historisë sepse nuk na kanë treguar që Skënderbeu ” me t’u kthyer në Krujë myslimaneve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.” ?!?! Dhembshuri historike . Vajtim!
Sa të mjerë që jemi e nuk po e dimë që ne jemi komb i ”krijuar ” fare rishtas, apo të ardhur nga Azerbajxhani bukur moti, apo që jemi serbë të albanizuar, apo jemi arnautash që dikur flitnim serbisht dhe turku na e ”mësoi shqipen ” për inat të të popullit tonë ” amë , që të ndihemi shqiptarë (Oliver Schmitt) . Sa më vjen keq që ne nuk po ia ”ditkam ” për nderë Perandorisë Osmane që na bëri” njerëz dhe na kulturoi” (Fatos Lubonja).Po ç ‘lidhje ne kishim me pellazgët, ilirët, dardanët ? Të kotë e kemi që mundohemi të krijojmë ” lidhje artificiale ” me gjëja se të parët tonë (Oliver Schmitt).

Po na jemi rastësi, se ”eshtrat tona të të parëve tanë, kanë humbur maleve si ato të arushave dhe ujqërve ” dhe se vështirë të ” gjendet ndonjë fakt arkeologjik” për ne (J.Deretiç)
Sa më vjen keq që kot po mundohemi të kemi një gjuhë të bashkuar, të njësuar kur e dimë që ”jemi popull me njëqind dialekte. dhe që fshati me fshat ” nuk merret vesh ndër veti ( Jovan Cvijiç) S´di pse nuk gëzohemi që flasim një gjuhë të re ”kosovare ” e mbi të gjitha një ”identitet mysliman ” ( të Rexhep Qosjës) Çudi! dhe “mosmirënjohës.”
Sa keq që nuk po jemi falënderues që po na këshillojnë që vajzave tona t´iu vejmë shaminë mbi kokë dishtën ato apo jo. Por edhe ferexhenë, pse jo nëse ato e pranojnë Pse nuk ndihemi krenar që kemi nismëtar të kthimit pas. Pse nuk jemi krenar që vendet arabe dhe turke ”prodhojnë ” pa shpenzime familjare e as nuk harxhojmë fonde publike për që të na i ”shkollojnë” djemtë tanë? Eeeeeeeej, kur ata kthehen mu atëherë do të urrejmë pse jemi shqiptarë, pse flasim shqip . Sa “gëzim”!

Është për brengosje se si i madh e i vogël nuk kërcejmë sipas ”defit” arab, dhe që 15 vjet këndej në Kosovë, e që 22 në Shqipëri në ”lulen e demokracisë ” nuk ndihemi krenar për këtë liri të vetë humbjes, vetëmohimit, dhe vete zhbërjes.
”Pra Kuvendi ( 1444fxh ) ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para atij kombëtar… e sot që po i themi vetës komb (mos kofshim, më mirë), për ç farë interesi po flasim. E edhe në Kuvend!
Por edhe diçka, sa mirë që ishim dhe e kishim dikur ”Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. (Ismail Kadare)” . Te ecim o burra e ta kthejmë këtë kohë!
Pa e harruar : “Të faleminderit” Shqipëri për debate të trajtuara me profesionalizëm, për Skënderbeun .. Ju faleminderit të gjithëve atyre që po na ndihmojnë me sa munden që të mos e duam popullin tonë dhe të kaluarën tonë historike. I falënderoj të gjithë ata që po çojnë ujë në mullirin e sllavizmit .”I falënderoj “te gjithe ata qe punojnë kundër kombit dhe ardhmërisë evropianë te sajë!

Duda Balje: Jam optimiste që Supremja do të marr vendimin e njëjtë si PZAP

 


Duda Balje është optimiste se Gjykata Supreme do të marrë vendimin e ngjashëm me të PZAP për anulimin e votave në pesë komuna.

“Unë po dua të besoj që ata janë profesionistë dhe jam e sigurt se ata do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë”, tha Balje.

“Nëse vendos ndryshe ne do të shkojmë deri në Gjykatën Kushtetuese por unë po mendoj pozitivisht se ata do të marrin vendimin e njëjtë si PZAP”, theksoi ajo për RTV21.

“Mendoj se është skandaloze çfarë ka bërë zonja Hoxhiq në kohën e kampanjës dhe në kohën e votimit e tash po merr rezultatin e punës që ka bërë. Ne kemi shfrytëzuar drejtat tona duke shkuar në PZAP dhe kemi marrë vendimin e mirë nga PZAP. Sot kemi dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme”, theksoi Balje.

“Plani i Listës Serbe për të cilin unë kam fol edhe para zgjedhjeve ka nis të prishet nga institucionet e Kosovës që janë kompetente”, tha Balje.

Një nismë me vlera të çmuara e poetes Armela Hysi

 

Prof.dr. Eshref Ymeri

Një nismë me vlera të çmuara

e poetes Armela Hysi

Poetja, shkrimtarja, përkthyesja e librave për fëmijë dhe redaktorja, zonja e nderuar Armela Hysi, e cila punon dhe jeton familjarisht në Athinë, pati përgatiur dhe çuar në shtyp librin mjaft interesant “Antologji letrare”, me titull “Merr një varg dhe eja”, të cilin, para pak kohësh, pra, pas Vitit të Ri, e nxori nga shtypi Shtëpia Botuese “Koliqi”. Ky është një libër befasues në llojin e vet. Kjo për arsye se bota e fëmijëve është një pasuri enciklopedike kuriozitetesh nga më të paimagjinueshme. Duke u marrë me përkthimin e letërsisë për fëmijë, zonja Armela, si poete dhe shkrimtare e talentuar, ka zbuluar dhe vazhdon të zbulojë me shumë kërshëri larminë e formimit psikologjik të fëmijëve. Domosdo, se poetët dhe shkrimtarët, në dallim nga njerëzit e zakonshëm, falë talentit të tyre, kanë lehtësinë e bekuar hyjnore për të hyrë në të fshehtat e shpirtit fëminor, çka më sjell në kujtesë psikologun dhe psikiatrin amerikan Erik Bern (Eric Berne – 1910-1970), i cili thotë:

“Vetëm një sasi e vogël njerëzish kanë aftësinë ta ruajnë në kujtesë perceptimin e botës sipas mënyrës së fëmijëve”.

Me të vërtetë. Sepse bota fëminore, njerëzve të letrave u zbulon një Gjithësi të tërë.

Në parathënie të këtij libri, zonja Armela thekson:

“Libri që kemi në dorë është edhe akoma më i veçantë dhe i vyer. Është një buqetë e bukur (nga ku ka marrë origjinën edhe vetë fjala antologji) në gjuhën tonë të lashtë e të shenjtë, e shkruar nga fëmijë që gjenden larg atdheut tonë. Fëmijët tanë të talentuar, të lindur e rritur në diasporë, me krenari e ndjeshmëri krijojnë në gjuhën shqipe dhe secili ka diçka për të rrëfyer me fjalën e gjallë, të thjeshtë e të sinqertë të shpirtit plot dritë”. 

Në këtë antologji janë përfshirë krijime në poezi dhe në prozë të 53 fëmijëve të moshës nga 7 deri në 15 vjeç. Është një antologji me të vërtetë emocionuese, në të cilën shpaloset bota shpirtërore e vogëlushëve të talentuar, mes të cilëve ka edhe fitues çmimesh. Në nderim të atyre vogëlushëve për krijimet e tyre letrare, emrat po ua rendis në vijim:

Rebeka Zero, Melisa Galloshi, Asja Galloshi, Maria Musaraj, Xhoana Delija, Vasil Bilushi, Melina Bilushi, Arianit Gjoka, Ristotel dhe Natalia Zenelaku, Alesia Hysa, Amelia Maksutaj. Patricia Bliku, Dejvi Bliku, Klaudio Doko, Mateo Doko, Rafaela Aliu, Vonesa Juniku (autore e poezisë emocionuese “Shtëpia jonë”), Elisa Juniku, Ema Berisha, Ronaldo Zhupa, Katerina Malaj,Rezhina Gjoka (autore e poezisë mallëngjyese “Atdheu im”), Dionis Jashari, Monika Jashari, Sesila Zëra, Chiara Xoxi, Sidorela Kristo, Rebeka Zero (shkruan nga Modena e Italisë: “Merr një varg dhe eja, /si një rreze drite, / të këndojmë bashkë / në gjuhën tonë shqipe!), Marilena Pasho, Meriglena Bushpepa, Elias Syla, Xhoja Kurti, Aldo Prendi, Erlinda Nebiu, Iliando Simoni (autor i prozës “Shqipëria ime”: “… Është Shqipëria… Do të doja të jetoja atje. Atje ku gjuha shqipe tingëllon më bukur se në çdo vend tjetër”, – shkruan nga Athina ky nxënës në moshën 8 vjeç), Sara Fatmir Bicari,Tergita Asllani (autore e shkrimit “Vizita ime në Atdhe”:  kjo vogëlushe kosovare shkruan nga Londra me shumë përmallim për Kosovën), Arianit Gjoka, Adela Kelmendi, Erika Vishkurti, Xhesika Pira (autore e shkrimit “Jam e lumtur që mësoj gjuhën shqipe”: “Jam shumë e lumtur që po mësoj gjuhën shqipe. Sa dëshirë kam të lexoj e të shkruaj libra për fëmijë në gjuhën shqipe!” – shkruan nga Greqia kjo vogëlushe 10 vjeçe), Rea Fatmir Mone, Angjello Alkanjari, Margarita Ilir Braho, Arbër Kelmendi, Janula Lushka, Veriola Pashaj, Dafina Agim Papaj, Xhina Cenolli, Asqeri Velmishi, Nadia dhe Agjelo Liço (autorë të përshkrimit “Udhëtimi në Kosovë dhe në Shqipëri: “Në prill të vitit 2019 Ministria e Diasporës e Kosovës organizoi një ekskursion për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”), Ana Xhaferri,Sabina Maria Kocibelli.

       Ajo çka zonja Armela nënvizon në vijim në parathënien e kësaj antologjie, është me të vërtetë mbresëlënëse dhe lexuesit i bën të përsiatin thellë. Aty theksohet:

“Ishte një nismë e Shoqatës Kulturore “Korça” në Athinë, në vazhdën e aktivitetit të vet për përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe, dhe kryetares së saj, shkrimtares tashmë të njohur, të talentuarës dhe aktivistes në diasporë, Elona Gjergo Tanka, që mori tanimë rrugëtimin e një tradite. Sivjet kjo nismë mori shtytje me mbështetjen e dy organizmave të tjerë; Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, spikatur kohët e fundit me aktivitetin e shumëllojtë në diasporë e shtetet tona amë (i cili është dhe sponsori që bëri të mundur botimin e këtij vëllimi, që u përgatit me përkushtim vullnetar nga bordi ekzekutiv dhe do t’u dhurohet me dashuri të gjithë krijuesve të vegjël pjesëmarrës) me presidenten Brikena Qama dhe Swiss Albanian Event me drejtoreshën Aina Hoti. Është e nevojshme të ndalem te këto tri zonja të nderuara dhe arsyeja kryesore për të cilën do ta bëja është ndjeshmëria e tyre për fëmijët dhe për gjuhën shqipe. Si shkrimtare (përfshirë dhe të disa botimeve të suksesshme për fëmijë) dhe nënë e dy vajzave të lindura e rritura në Athinë, zonja Elona Gjergo Tanka e kuptoi mjaft mirë presionin me trajtat e një problemi të asimilimit të gjuhës shqipe në diasporë, për brezin e parë e më tej të fëmijëve të emigrantëve. Qe, pra, ajo që hodhi idenë e këtij konkursi dhe organizoi me Shoqatën “Korça” edicionin e parë të tij. Brikena Qama është poetja e njohur e katër librave artistikë, aktiviste e shquar në tërë kordat e veprimtarisë në emigracionin shqiptar të Greqisë e në vitet e fundit presidente e Lobit EuroAtlantik. Ajo ka përvojë të gjatë pedagogjike për fëmijët e moshave parashkollore dhe është njëkohësisht redaktore e disa titujve të përkthyer në gjuhën shqipe botimesh për fëmijë. Zonja Aina Hoti është aktiviste dhe organizatore e një sërë aktivitetesh në komunitetin shqiptar të Zvicrës, impenjuar gjithmonë për ruajtjen e gjuhës dhe të traditave shqiptare në emigracion. Si administratore e Swiss Albanian Event veçohen seminaret shumë të vlefshme, edukative mbi psikologjinë, mbi rritjen dhe edukimin e fëmijëve në familje e shoqëri. Kështu u përforcua kjo nismë e cila hapi krahët me gjithë kushtet e vështira e të pashembullta globale të këtij viti. Ky organizim bëri të mundur bashkimin e shumë shqiptarëve, intelektualë e krijues letrarë të njohur e me tipare të veçanta nga tërë diaspora, veçanërisht në radhët e jurisë, të bordit ekzekutiv për përgatitjen e antologjisë, të komunikimit e përçimit mediatik, si dhe në mbështetjet individuale e dhënien e kurajës. Anëtarët e jurisë… (Ndue Lazri, Ardita Jatru, Bes Camaj, Eleana Zhako Ornela Musabelliu) ishin ata që sollën prestigjin profesional e rëndësinë e mëtejshme për angazhimin e mirëvajtjes përballë fëmijëve krijues. Me fisnikëri mbështetën thirrjen për pjesëmarrje edhe një numër i përkushtuar mësuesish të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në emigracion. Është për t’u dalluar e admiruar vetëprania e këtyre mësuesve, të cilët patën dëshirë të përcjellin tek nxënësit e tyre ushtrimin e fjalës letrare, zbulimin e aftësive e talentit krijues, inkurajimin si dhe nxitjen për të marrë pjesë në konkurrim”.

Të 53 nxënësit krijues, zonja Armela i ka sjellë në këtë antologji nga hapësira e gjerë e diaporës shqiptare në Evropë, duke filluar që nga Greqia deri në Londër, që nga Italia deri në Norvegji.

Fisnikërinë e vet intelektuale, zonja Armela e ka shprehur edhe përmes mirënjohjes dhe vlerësimit të veçantë që ka bërë për punën e përkushtuar të mësuesve, kujdestarëve e prindërve të fëmijëve pjesëmarrës. Krijimet e fëmijëve nga shkollat në Redi dhe Aspropirgo, në Greqi, kanë ardhur nën kujdesin e mësueses Lefteri Metkaj. Krijimet e nxënësve të kursit të gjuhës shqipe pranë Shtëpia Shqiptare “Porta” në Athinë, kanë ardhur nën kujdesin e mësueseve Alma Zekollari dhe Eriketa Kollçaku Qorlazja. Krijimet e fëmijëve nga kursi i gjuhës shqipe në Athinë kanë ardhur nën kujdesin e mësuesit Pjerin Lleshi. Krijimet e nxënësve nga Dhomoko, Greqi, kanë ardhur nën kujdesin e mësueses Alma Hani. Krijimet e fëmijëve me banim në Norvegji kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Lumnije Tafolli Salihu, nga Shoqata “Fehmi Agani”. Krijimet e fëmijëve me banim në Londër kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Juliana Shalla – organizatore e talenteve të reja në Londër.

Kur vjen në fund të kësaj antologjie, lexuesi i vëmendshëm bie në mendime dhe rri e vret mendjen: po shteti amë, Republika e Shqipërisë, çfarë ka bërë për fëmijët e diasporës për t’i mbajtur afër, për t’i ndihmuar në aktivitetet e tyre edhe materialisht? Nga kjo antologji, e përgatitur për botim nga zonja Armela dhe të gjithë bashkëpunëtorët e nderuar që u përmendën më lart, rezulton se ministria e diasporës në qeverinë Rama, në dallim të theksuar nga ministria e diasporës në Republikën e Kosovës, është një hallkë krejtësisht parazitare, e cila nuk e ka vën absolutisht ujët në zjarr për fatin e fëmijëve të diasporës shqiptare. Vetë fakti që në krye të asaj ministrie, Rama ka vënë një shqiptar me prejardhje bullgare, një mumje-ministër me emrin Pandeli Majko, dëshmon më së miri se qeveria Rama as që do t’ia dijë fare për fatin e diasporës. Madje gjatë këtyre 8 vjetëve të qeverisjes antikombëtare, ajo e ka thelluar varfërinë deri në atë shkallë, me qëllim vënien në zbatim gradualisht të strategjisë së kahershme së grekosllavizmit, dhe sidomos të grekoserbizmit, për shpopullimin e trojeve tona etnike.

Los Anxhelos, Kaliforni

09 mars 2021

2021-03-08

Mali i Zi tjetërson pronën e Kosovës në Budvë, AKP kërkon rikthimin e saj

 

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë mbi pasurinë e saj në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 35 prona.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit refuzoi padinë që pretendon se kompania Rekreaturs u ka vjedhur pronën e tyre prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës.

Gjithashtu AKP ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe se janë duke e pritur vendimin.

Gjatë procesit gjyqësor pretendohet se Rekreaturs në mënyrë të paligjshme ka ndryshuar selinë e saj nga Prishtina në Budvë.

AKP thotë se ende nuk e kanë informuar Qeverinë e Zdravko Krivokapiq për përvetësimin e pretenduar dhe mosmarrëveshjen që është duke vazhduar për më shumë se një dekadë, në mënyrë që të provojnë se ish-vendpushimi është në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Ata pretendojnë se pasuria e tyre u mor në mënyrë të paligjshme pas luftës së vitit 1999.

Kompleksi prej gati tre hektar e gjysmë, në të cilin ka qenë vendpushim për qytetarët nga Kosova, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive është pronë e Malit të Zi dhe se bashkëpërdoruesi është regjistruar në Rekreaturs .

Kjo kompani ka në pronësi shumicën dhe se një pjesë e vogël është në pronësi të Kožar SOUR trgovina nga Kosova dhe Kosovska Banka DD që gjendet në falimentim.

Sipas Regjistrit Qendror, themeluesit e Rekreaturs janë Atlas Bank e biznesmenit Dusko Knezeviq me 99.7 për qind të kapitalit dhe pjesa e mbetur është në pronësi të Atlas Hotels Group.

Atlas Bank u bë pronare pas marrëveshjes me Atlas Invest nga Podgorica dhe VB Holding nga Qipro, të cilat paguanin hua duke transferuar aksione.

Agjencia Kosovare e Privatizimit vazhdon të mos heq dorë që të provojë se Rekreatus nga Prishtina është pronari i vërtetë i kësaj prone dhe jo kompania me të njëjtin emër selia e së cilës është në Budva.

Nën rrethana të pashpjegueshme, kompania u zhvendos në Budva gjatë luftës së vitit 1999 dhe Atlas Group bleu kompaninë në vitin 2002 për 60,000 euro.


Lidhja e Historianëve kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste nga Kurti e Osmani


Lidhja e Historianëve të Kosovës, Dega Deçan, ka bërë një letër të hapur publike, ku i ka bërë thirrje pushtetarëve të rinj [por edhe liderëve tjerë] që të shpallin si jo-kushtetuese Listën Srpska.

Lidhja e Historianëve ka kontestuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, derisa ka deklaruar se Lista Serbe ka manipuluar votat e komuniteteve pakicë jo-serbe.

“Andaj, ne kërkojmë nga ana e juaj që të merret shumë seriozisht nisja e proceduara ligjore dhe shpallja anti kushtetuese dhe organizatë terroristë Lista serbe.” – ka shkruar dega në Deçan e Lidhjes së Historianëve.

Më poshtë letra e plotë dhe e pa-edituar:

LETËR PUBLIKE

– Dr.Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,

– Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV),

– Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK),

– Isa Mustafa, kryetar në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),

– Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),

– Emilia Rexhepi, kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS),

– Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, (PLE),

– Duda Balje, kryetare e Partisë Bashkimi Socialdemokrat (SDU),

– Albert Kinolli, kryetar i Partisë Rome të Bashkuare të Kosovës, (PRBK)

– Elbert Krasniqi, kryetar i Partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK),

– Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive Serbe (PDS), dhe

– Sllobodan Petkoviq, kryetar i Iniciativës Lidhja Demokratike Serbe (ISDI).

Të nderuar,

Kosova pa suksese ka kryer procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjedhje këto që u mbajtën me 14 shkurt 2021, në bazë të dekretit të shpallur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani-Sadriu.

Rezultatet zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregoj një devijim tej mase të votave për komunitetet jo shumicë, devijim ky i ardhur nga orkestrimet e Beogradi e nëpërmjet Listës serbe, organizim ky politik i serbëve të Kosovës, duke themeluar dhe përkrahur iniciative fantome politike në vendin tonë.

Duke e parë këtë akt anti demokratik dhe jo ligjor që ka bere Lista serbe (kjo argumentohet me se miri me akuzat publike dhe të bazuara që kanë bëre partitë politike të komunitete jo shumicë), dhe duke vlerësuar se Lista serbe ka shkelur rend mbi rendin kushtetuese dhe juridike të Republikës së Kosovës, kërkojmë nga ana e juaj që të nisni procedurat zyrtare dhe ligjore që Lista serb të shpallët parti politike jo kushtetuese në Kosovë dhe të shpallët organizatë terroriste.

Kjo nisme ligjore, duhet të merret nga ana e juaj, kur dihet se ju jeni përfaqësuesit me legjitim që keni dalë nga votat e popullit të shqiptarëve, dhe në të njëjtën kohë ju përfaqësoni me se miri të gjitha komunitetet si shumicën absolute shqiptare po ashtu edhe pakicat që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Është koha e fundit, që të merret iniciativa ligjore që Lista serbe të shpallët organizëm politik anti kushtetuese dhe organizatë terroriste, ngase politika e saj anti shtetit të Kosovës vetëm sa do të i thelloj edhe me tej probleme mes komunitete jo shumicë dhe shumicës së shqiptarëve, duke prodhuar rezultate të devijuar nga vullneti dhe origjina e votës e komuniteteve jo shumicë.

Lista serbe gjatë gjithë aktivitetit të saj politik në institucionet e Republikës së Kosovës, ka dëshmuar se është organizëm terroristë, ngase ka sulmua gjithnjë institucionet e vendit tonë. Ish zyrtarët e saj, edhe pse kanë mbajtur detyra zyrtare në Republikën e Kosovës, ata kanë prodhuar probleme juridike ngase Kosovës nuk ju kanë referuar me emrin e saj kushtetues dhe ligjor, Republika e Kosovës.

Andaj, ne kërkojmë nga ana e juaj që të merret shumë seriozisht nisja e proceduara ligjore dhe shpallja anti kushtetuese dhe organizatë terroristë Lista serbe.

Nëpërmjet kësaj letre publike, i bëjmë thirrje Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Ambasadës së Italisë në Kosovë, Ambasadës së Francës në Kosovë dhe misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, që të dënojnë fuqishëm devijimin e vullnetit politik të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Sulmi politik i serbëve ndaj pjesës tjetër të komuniteteve në Kosovë duhet të dënohet dhe të mos përkrahet me heshtje nga faktori ndërkombëtar në vendin tonë.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

KRYETARI

Dr.Shkodran IMERAJ

Deçan me 08/03/2021.

Numër protokolli 038-2021.

Si ta bësh Serbinë që ta njohë Kosovën? March 7, 2021 Share Facebook Në Prishtinë dhe Beograd Lajçak u përpoq të rinisë dialogun. Analistët nga Beogradi për DW: Qëllimi i dialogut është të gjendet një model, në bazë të të cilit Serbia ta njihte në mënyre implicite ose eksplicite Kosovën. I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet. Ai vuri në dukje edhe se qeveritë nuk kanë luksin të zgjedhin prioritetet dhe se Evropa pret vazhdimin e dialogut. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se “nuk e kupton se ku është kompromisi në njohjen e ndërsjelltë të Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “kompromisi nuk mund të jetë një deklaratë, si Gjuro do të të kërkojë ty falje, se të ka rrahur.” Ai beson se pala shqiptare nuk është e gatshme për një marrëveshje, por është i kënaqur që ajo është e gatshme për dialog. Me këtë rast Presidenti i Serbisë promovoi edhe një frazë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës “asnjërit të gjithën, por për secilin mjaftueshëm”, që është një variant tjetër në temën “më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi”. Prandaj edhe analistët në vijim mendojnë se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të marrë diçka. Duke qenë se bëhet fjalë për një proces, që nuk është transparent dhe që e mban opinionin serb në errësirë, është e vështirë të përcaktohet, se çfarë është kjo “diçka”, që Aleksandar Vuçiç do të paraqesë si fundin e një rruge, në të cilën Serbia nuk mori “gjithçka”, por mori “mjaft”. Presioni lëviz dialogun Në një situatë, kur Albin Kurti merret kryesisht me referendumin për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, krijohet përshtypja se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është për askënd prioritet. Pala shqiptare nuk tregon shumë entusiazëm për vazhdimin e dialogut, edhe Beogradi deri diku është indiferent, nëse do të vazhdojë dialogu. Prandaj Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike thotë për DW se „nuk sheh që Brukseli do të jetë në gjendje të ringjallë dialogun, nëse nuk ushtrohet presion pak më i madh, e këtë presion Brukseli nuk mund ta ushtrojë pa SHBA”. „Këtu është edhe pyetja, se si do të paraqitet Albin Kurti, i cili opinionit të brendshëm publik i paraqitet si dikush, që i kundërvihet Perëndimit, por nga ana tjetër është dikush, që për gjitçka konsultohet me SHBA-në dhe Gjermaninë”, vlerëson Bursaç. Kur është fjala për presionin mbi Serbinë, vazhdon Bursaç, ai në një farë mënyre është tashmë i dukshëm edhe nga raporti i Parlamentit Evropian. „Ky raport ndryshon nga ato që kemi pasur rast të shohim vitet e fundit. Këto sinjale mund t‘i shohim si një formë të vogël presioni dhe dirigjimi të Beogradit drejt dijalogut me Prishtinën”, thotë Bursaç. Parullat boshe të Vuçiçit Retorikën e Aleksandër Vuçiçit pas takimit me Lajçakun drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri, e sheh si një transformim interesat. „Interesant është, se si nga koncepti ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’ kemi ardhur te momenti, kur me të vërtetë flasim për modalitetet e njohjes së Kosovës. Në këtë moment qëllimi i këtij dialogu për Serbinë është vetëm se si të gjendet ndonjë model, sipas të cilit Serbia do të njohë në mënyrë implicite apo eksplicite Kosovën. Dhe mendoj se Vuçiç prej disa vitesh përpiqet të përgatisë për këtë terrenin përmes institucioneve të ndryshme, që deri tani i janë kundërvënë kësaj, si kisha, ushtria, apo Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU)”, vëren Beshiri. Pazari i njohjes së Kosovës Komentin e Aleksandar Vuçiçit, që ai nuk sheh se njohja reciproke mund të jetë ndonjë kompromis, Naim Leo Beshiri e konsideron si diçka që mund të çojë në një konkluzion të gabuar: „Koncepti i njohjes reciproke sjell një lloj konfuzioni, sepse Serbia nuk ka domosdoshmërisht nevojë për njohjen e Kosovës. Kosova nga ana tjetër ka më shumë nevojë për njohjen nga Serbia. Pra kur flasim për presionet mbi Serbinë, ne flasim se si të gjendet mënyra më pak e dhimbshme që Serbia të njohë Kosovën. Vuçiç tani përqipet të marrë ndonjë avantazh ekonomik nga kjo, por duhet theksuar se edhe pa problemin e Kosovës Serbia ka shumë probleme të tjera, për shkak të të cilave nuk mund të llogarisë me sigurinë e anëtarësimit në BE”, thekson Beshiri. Serbia në të vërtetë po përpiqet të tregtojë njohjen e Kosovës me anëtarësimin e garantuar në Bashkimin Evropian, shpjegon Beshiri dhe thekson se „Partia Progresive Serbe dhe presidenti i saj mendojnë se kjo mund t‘i lërë në pushtet për të paktën dhjetë vjet të tjera. Mendoj se kjo është një llogaritje krejtësisht e gabuar”. Kërkohet formulimi Jam i sigurtë se Vuçiç është i vetëdijshëm, që i gjithë ky proces po shkon drejt një lloj njohjeje të Kosovës, vëren edhe Dejan Bursaç, i cili thotë se „është e qartë se tani kërkohet formulimi, që në një farë mënyre do të paketohet dhe t‘i prezantohet opinionit serb, i cili është shumë i ndjeshëm në këtë çështje. Tani po kërkohet tekstualilsht, se si kjo marrëveshje e mundshme të paraqitet e tillë, sikur Serbia nuk është dorëzuar në gjithçka”. „Që nga marrëveshja e Brukselit Serbia ka nëshkruar, të themi, gati 50 dokumente të ndryshme me Kosovën, të cilat kanë forcuar më tej sovranitetin e Kosovës dhe nga ana tjerër ajo nuk ka përfituar as Bashkësinë e komunave serbe. Pala serbe bën lëshime masive në këto bisedime, por në publik i prezanton si proces, në të cilin askush as nuk ka humbur dhe as nuk ka fituar ndonjë gjë të veçantë”, përfundon Dejan Bursaç.


Në Prishtinë dhe Beograd Lajçak u përpoq të rinisë dialogun. Analistët nga Beogradi për DW: Qëllimi i dialogut është të gjendet një model, në bazë të të cilit Serbia ta njihte në mënyre implicite ose eksplicite Kosovën.

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet. Ai vuri në dukje edhe se qeveritë nuk kanë luksin të zgjedhin prioritetet dhe se Evropa pret vazhdimin e dialogut.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se “nuk e kupton se ku është kompromisi në njohjen e ndërsjelltë të Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “kompromisi nuk mund të jetë një deklaratë, si Gjuro do të të kërkojë ty falje, se të ka rrahur.” Ai beson se pala shqiptare nuk është e gatshme për një marrëveshje, por është i kënaqur që ajo është e gatshme për dialog.

Me këtë rast Presidenti i Serbisë promovoi edhe një frazë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës “asnjërit të gjithën, por për secilin mjaftueshëm”, që është një variant tjetër në temën “më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi”. Prandaj edhe analistët në vijim mendojnë se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të marrë diçka. Duke qenë se bëhet fjalë për një proces, që nuk është transparent dhe që e mban opinionin serb në errësirë, është e vështirë të përcaktohet, se çfarë është kjo “diçka”, që Aleksandar Vuçiç do të paraqesë si fundin e një rruge, në të cilën Serbia nuk mori “gjithçka”, por mori “mjaft”.

Presioni lëviz dialogun

Në një situatë, kur Albin Kurti merret kryesisht me referendumin për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, krijohet përshtypja se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është për askënd prioritet. Pala shqiptare nuk tregon shumë entusiazëm për vazhdimin e dialogut, edhe Beogradi deri diku është indiferent, nëse do të vazhdojë dialogu. Prandaj Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike thotë për DW se „nuk sheh që Brukseli do të jetë në gjendje të ringjallë dialogun, nëse nuk ushtrohet presion pak më i madh, e këtë presion Brukseli nuk mund ta ushtrojë pa SHBA”.

„Këtu është edhe pyetja, se si do të paraqitet Albin Kurti, i cili opinionit të brendshëm publik i paraqitet si dikush, që i kundërvihet Perëndimit, por nga ana tjetër është dikush, që për gjitçka konsultohet me SHBA-në dhe Gjermaninë”, vlerëson Bursaç.

Kur është fjala për presionin mbi Serbinë, vazhdon Bursaç, ai në një farë mënyre është tashmë i dukshëm edhe nga raporti i Parlamentit Evropian. „Ky raport ndryshon nga ato që kemi pasur rast të shohim vitet e fundit. Këto sinjale mund t‘i shohim si një formë të vogël presioni dhe dirigjimi të Beogradit drejt dijalogut me Prishtinën”, thotë Bursaç.

Parullat boshe të Vuçiçit

Retorikën e Aleksandër Vuçiçit pas takimit me Lajçakun drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri, e sheh si një transformim interesat. „Interesant është, se si nga koncepti ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’ kemi ardhur te momenti, kur me të vërtetë flasim për modalitetet e njohjes së Kosovës. Në këtë moment qëllimi i këtij dialogu për Serbinë është vetëm se si të gjendet ndonjë model, sipas të cilit Serbia do të njohë në mënyrë implicite apo eksplicite Kosovën. Dhe mendoj se Vuçiç prej disa vitesh përpiqet të përgatisë për këtë terrenin përmes institucioneve të ndryshme, që deri tani i janë kundërvënë kësaj, si kisha, ushtria, apo Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU)”, vëren Beshiri.

Pazari i njohjes së Kosovës

Komentin e Aleksandar Vuçiçit, që ai nuk sheh se njohja reciproke mund të jetë ndonjë kompromis, Naim Leo Beshiri e konsideron si diçka që mund të çojë në një konkluzion të gabuar: „Koncepti i njohjes reciproke sjell një lloj konfuzioni, sepse Serbia nuk ka domosdoshmërisht nevojë për njohjen e Kosovës. Kosova nga ana tjetër ka më shumë nevojë për njohjen nga Serbia. Pra kur flasim për presionet mbi Serbinë, ne flasim se si të gjendet mënyra më pak e dhimbshme që Serbia të njohë Kosovën. Vuçiç tani përqipet të marrë ndonjë avantazh ekonomik nga kjo, por duhet theksuar se edhe pa problemin e Kosovës Serbia ka shumë probleme të tjera, për shkak të të cilave nuk mund të llogarisë me sigurinë e anëtarësimit në BE”, thekson Beshiri.

Serbia në të vërtetë po përpiqet të tregtojë njohjen e Kosovës me anëtarësimin e garantuar në Bashkimin Evropian, shpjegon Beshiri dhe thekson se „Partia Progresive Serbe dhe presidenti i saj mendojnë se kjo mund t‘i lërë në pushtet për të paktën dhjetë vjet të tjera. Mendoj se kjo është një llogaritje krejtësisht e gabuar”.

Kërkohet formulimi

Jam i sigurtë se Vuçiç është i vetëdijshëm, që i gjithë ky proces po shkon drejt një lloj njohjeje të Kosovës, vëren edhe Dejan Bursaç, i cili thotë se „është e qartë se tani kërkohet formulimi, që në një farë mënyre do të paketohet dhe t‘i prezantohet opinionit serb, i cili është shumë i ndjeshëm në këtë çështje. Tani po kërkohet tekstualilsht, se si kjo marrëveshje e mundshme të paraqitet e tillë, sikur Serbia nuk është dorëzuar në gjithçka”.

„Që nga marrëveshja e Brukselit Serbia ka nëshkruar, të themi, gati 50 dokumente të ndryshme me Kosovën, të cilat kanë forcuar më tej sovranitetin e Kosovës dhe nga ana tjerër ajo nuk ka përfituar as Bashkësinë e komunave serbe. Pala serbe bën lëshime masive në këto bisedime, por në publik i prezanton si proces, në të cilin askush as nuk ka humbur dhe as nuk ka fituar ndonjë gjë të veçantë”, përfundon Dejan Bursaç.

 

PINIONE

Nuk ka Majko, as Tatko që e “mbyll” bashkimin kombëtar !

NGA: PROF.DR.MEHDI HYSENI MË: 22 SHKURT 2021 NË ORA: 22:50
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Ashtu, si nuk kanë mundur t’i “burgosin” dhe t’i ndalojnë “Shkronjat e mallkuara shqipe” të Petro Nini Luarasit, të Papa Kristo Negovanit, të Mihal Gramenos, të Çërçiz e Bajo Topullit…etj. të luftës së tyre “Ja vdekje, ja liri” për bashkim kombëtar dhe për Shqipëri.

Ndaj, siç thoshte Ismail Qemali “mos na pengoni në rrugën tonë shenjtë.-Shporru ti prift Jakov, shiko punët e kishës, se këtij vendi ka kush t’i dalë Zot. Nuk pranojmë asnjë të keqe, as të vogël e as të madhe për Shqipërinë”.

Prandaj, Pandeli Majko, -ik edhe ti, shporru  vullnetarisht, jep dorëheqje nga kolltuku i ministrit të Dijasporës Shqiptare, sepse me prononcimin tuaj infantil të pamend dhe primitiv ke kërkuar të pamundurën, hiq më pak se “mbylljen e historisë së bashkimit kombëtar shqiptar”, ashtu sikurse aleanca sllavo-bizantine ballkanike (XVIII-XXI).

Me këtë  parullë antishqiptare kundër bashkimit kombëtar, ministri Pandeli Majko ka ofenduar keq e rëndë, në mënyrën më të turpshme: historinë, luftërat e përgjakshme heroike çlirimtare kombëtare për liri, për pavarësi dhe për bashkimin kombëtar, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut deri te lufta e fundit të heroit Adem Jashari (mars 1998).

Diaspora  jeton me idealin e lirisë, të pavarësisë dhe të bashkimit mbarëkombëtar

-“Mbyllja” e këtij ideali, do të ishte vazhdim i robërisë së Diasporës dhe i gjithë kombit shqiptar !

Mirëpo,  meqë paska ardhur “ora mbylljes së historisë së bashkimit kombëtar” ngase sipas Majkos “i paska ka kaluar afati i përdorimit”, atëherë Pandeli Majko, duhet “ta mbyllë” edhe gjithë diasporën shqiptare, sepse kjo që nga periudha e ndritshme e Rilindësve e shkekujve (XVIII, XIX, XX, XXI) mision prioritar ka pasur luftën koherente për ndërtimin e identitetit kombëtar, të rujatjes së gjuhës shqipe, të kulturës, të çlirimit, të pavarësimit dhe të bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm të përbashkët kombëtar, që quhet Shqipëria etnike e shqiptarëve, jo e grekëve, as e serbëve, as e malazezëve, as e bullgarëve, as e turqve etj.

Prandaj, edhe diaspora e sotme shqiptare jeton me këtë ideal, me këtë imperativ dhe me këtë amanet të Rilindësve dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), që vazhdimisht dhe, pakursyer asgjë prej vetes të luftojë për bashkimin kombëtar dhe territorial të tyre brenda kufijve natyrorë, historikë, etnikë dhe gjeografikë të Shqipërisë etnike. Vetëm ky ideal, kjo shpresë dhe kjo luftë e përditshme për bashkimin kombëtar e mban gjallë atdhedashurinë dhe aspirtaën patriotike të diasporës shqiptare, jo degjenerimi, plaçka, shfrytëzimi, krimi, varfëria, papunësia, korrupsioni, mafia dhe eksodi i vazhdueshëm në vendet e origjinës.

Vetëm vendet fqinje kolonialiste (Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore) e mohojnë bashkimin kombëtar shqiptar.

Dhe, tani, së fundi paska dalë, edhe ministri i Diasporës Shqiptare, Pandeli Majko, i cili, vërtet, nëse do ta “mbyllë historinë e bashkimit kombëtar”, që do të thotë dekolonizimin e tokave autoktone shqiptare, atëherë  le t’u drejtohet “aleatëve” shekullorë, shovinistëve dhe “honxhobonxhove” grekomanë fashistë dhe racistë siç ishin dhespotët grekë në “misionin e shenjtë” për greqizimin e shqiptarëve dhe të tokave shqiptare në Epir dhe në jugun e Shqipërisë sotme.

Bashkimi kombëtar është i lidhur me nervin e ekzistencës së identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe

Prandaj, nuk mund të ketë ndonjë Pandeli Majko a “Tatko”, që mund të mbyllë, të pengojë dhe të ndalë procesin shekullor të bashkimit kombëtar shqiptar, ashtu siç nuk patën fuqi e as mend priftërinjtë shovinistë grekë, t’i ndalnin dhe t’i vrisnin “ Shkronjat  dhe shkollat e mallkuara shqipe” të Mësuesit dhe të Rilindësit patriot shqiptar, Petro Nini Luarasi.

P. Majo të ndjekë shkollën patritoike dhe civilizuese të Çerçiz Topullit, të Petro N. Luarasit,  të Pandeli Vangjelit, të Mihal Gramenos, të Pandeli Cales, jo të shovinizmit grek dhe grekoman kundër bashkimit kombëtar, sintagmë kjo, që është e barasvlershme me shkolonizimin e shqiptarëve nga kolonializmi i egër sllavo-biznatin ballkanik (1844-2021).

Pse Pandeliu numër 2 kundër Pandeli Vangjelit  numër 1 të Ismail Qemalit?!

Nga na doli tani pas një shekulli (1912 -2021) ky Pandeli numër 2 “aq i fuqishëm”,”aq trim”, “aq i ditur,  “aq largpamës” dhe “aq patriot” që me “fletërrufenë politiko-propagandistike” antishqiptare, të deklarojë “mbylljen e historisë së bashkimit kombëtar” kinse sipas “busullës politike”  të tij  me akrepa të ndryshkur orientues-vetëmohues i “paska skaduar afati historik”, ashtu sikurse  “Shkronjave të mallkuara shqipe” të Mësuesit, të patriotit dhe të martirit Rilindës, Petro Nini Luarasi, i cili flijoi jetën, që në vend të greqishtes, të përhapej dhe të mësohej gjuha shqipe në shkolla, si dhe uratat fetare të bëheshin në gjuhën shqipe, jo në greqishte në kishat edhe në manastiret ortodokse në Shqipëri.

Mirëpo, kjo rrugë për dritë, për dituri, për emancipim , për zhvillim, për mëvetësim, për lulëzim dhe për bashkim, që filloi të përhapet në shkollat shqipe në Shqipëri, i pengoi shumë shovinistët kolonialistë grekë me në krye dhespotët e tyre  racistë siç ishin :” Qirilli (1887), Gregori (1889) dhe Fillareti (1892), të cilët “shkronjat dhe shkollat shqipe i quanin të mallkuara, të cilët me agjentët e tyre grekë dhe grekomanë  e helmuan Petro Nini Luarasin, më 17 gusht 1911”. Mirëpo, me gjithë këtë vrasje terroriste tinzare antinjerëzore, të cilën “dhespoti grek Joakim i Korçës e justifikoi si vdekje nga kolera”, si dhe për t’i fshehur gjurmët e këti krimi makabër,  rrenci dhe mashtruesi i popullit shqiptar dhe i Zotit, “Jakimi grek tentoi që trupin e Petro N. Luarasit ta digjte në gëlqere”.  Këtë vepër famëkeqe monstrupze fashiste e bëri Joakimi me priftërinjtë dhe me agjentët e tij grekë, mirëpo, as ky e as kisha greke fashiste nuk arritën t’i vrisnin “Shkronjat dhe shkollat e mallkuara shqipe”, siç i shpifnin ata përpara popullit dhe në sy të botës së qytetëruar.

Prandaj,  as Pandeli Majko nuk do të ketë asnjë shans minimal, që të “burgosë” dhe të “mbyllë” historinë, as idealin, as rrugën e as veprën  patriotike vetëflijuese të  shqiptarëve për bashkimin kombëtar as brenda e as në diasporë. Atë që e paska deklaruar nga frika e organizimit të një REFERENDUMI për bashkimin kombëtar, le t’ia  varë  “maces në bisht”, sepse  me  atëfarë “mbyllje historike” mund t’i argëtojë dhe t’i gëzojë vetëm armiqtë grekë, serbë, malazezë dhe sllavomaqedonë, Jo asnjë shqiptar, as brenda Shqipërisë Etnike e as në Diajasporën Shqiptare, sepse me nder me thanë, kërkoj ndjesë nga lexuesi për këtë shprehje banale: shqiptarët nuk pjerdhin për një propagandë të tillë shpifëse dhe dezinformuese antishqiptare, që mohon dhe konteston bashkimin kombëtar. Thjesht, shkurt e shqip, atyre, që nuk u pëlqen bashkimi kombëtar shqiptar, mund të kërkojnë të bashkohen me grekë, me rusë, me bullgarë, me serbë, me malazezë …etj., ajo çështje  krejtësisht private e tyre, jo e kombit shqiptar si kolektivitet.

Patriotizmi i rremë i Majkos

Majko në shumë intervista e panele të tij ka deklaruar se gjoja, “ka luftuar shumë për Kosovën”. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 30 vjet, ende nuk dihet se në cilën betejë ka luftuar qoftë në Koshare, në Pashtrik, në  Prekaz, në Llap, në Shalë, në Drenicë, në Dukagjin, në Gollak etj. Gjithashtu, deri më sot, nuk ekziston asnjë dokument valid, që do të dëshmonte numrin e tankeve të brigadave dhe të divizioneve të Ushtrisë Shqiptare, që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare  dhe mbrojtëse të Kosovës (1989-1999). Asnjë ! Përveç disa të rinjve dhe ushtarakëve vullnetarë patriotë shqiptarë, të cilët regjimi i Sali Berishës, i Fatos Nanons dhe i Pandeli Majkos, i patën demobilizuar dhe hedhur në rrugë si “tepricë teknologjike”, duke i lënë pa punë dhe pa kafshatën gojës për të mbijetuar. Mirëpo, këta nuk u thyen, nuk tradhtuan, as nuk hezituan, as nuk u arratisën dikund në Greqi apo në shtetet e Evropës për një copë bukë për t’i siguruar familjet e tyre, por iu bashkuan UÇK-së në luftën për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës. Të gjithë këta trima  qoftë heronj të rënë a të gjallë, Kosova nuk do t’i harrojë kurrë, as sot e as nesër.

Pandeli Majko nuk njeh as histori, as Kushtetutë e as Platformë Kombëtare shqiptare, që favorizojnë dhe justifikojnë të drejtën  dhe kërkesën për bashkimin kombëtar shqiptar !

Me gjithë paternalizmin e tij të rremë se gjoja “ ka investuar, dhe i dhemb shumë për Kosovën”,  Pandeli Majko, nuk është ajo “fuqi politike” ballkanike, që do të mund ta pengonte ose ta përshpejtonte procesin e bashkimit të shenjtë kombëtar shqiptar. Ndaj, parapëlqehet që,  Majko së bashku me të  gjithë majkot e “tatkot” e tjerë, të cilët deri tani janë deklaruar kundër bashkimit kombëtar qoftë brenda a jashtë Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit, të  mos  zhvillojnë propagandë frikësuese dhe panik të panevojshëm në opinionin publik; të  mos provokojnë, të mos gënjejn֝ë, të mos shpifin dhe, të mos manipulojnë popullin shqiptar, se gjoja sipas “syzeve” të tyre të “diellit”  “paska perënduar” bashkimi kombëtar.  Ky është idiotizëm në “kub”, që mund ta bëjë  një lider politik shqipfolës siç është Pandeli Majko.

Prandaj, vëllezër dhe motra shqiptare, mos u frikësoni nga bashkimi kombëtar, por nga robëria koloniale shekullore, nga varfëria, nga plaçka, nga hajnia, nga përbuzja, nga shfrytëzimi dhe nga papunësia, që e kanë shkaktuar “majkot” dhe “tatkotë”,  thënçin “demokratë” dhe “humanist”, të cilët qe 30 vjet po e kullosin  djersësn e popullit dhe pasurinë e tij dhe të Shqipërisë. Ndërkaq, mbi “1 milion” shqiptarë ka ikur në emigrim, kanë braktisur Shqipërinë (1990-2021).

Populli nuk duhet të frikëshet nga propaganda agjenturore antibashkim e Pandeli Majkos, ngase  ai nuk është i një formati politik të Albin Kurtit, që mund të ndikojë në “hapjen” ose në “mbylljen” e historisë bashkimit kombëtar.

Këtë duhet ta ketë kuptuar  Pandeli Pajko, pavarësisht  nga aftësia e radiusit politik të tij, i cili qe 30 vjet sillet si “rrota e mullirit pa ujë”, duke pritur integrimin në BE. Mirëpo, me atë dituri dhe largpamësi utopike, nuk ka për të hyrë në BE, sepse BE-ja nuk pranon shtete me probleme të pazgjidhura ndërterritoriale siç është Shqipëria, e cila që nga viti 1878 ka konteste territoriale me vendet fqinje, siç janë Greqia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.

 Pandeli Majko, veç mohimit të  së drejtës hitorike të kombit  shqiptar ka shpërfillur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë(1998) dhe  Platformën për Zgjedhjen e  Çështjes Kombëtare Shqiptare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998).

Duke qenë se sipas Majkos,  “qenka plakur” ideja për bashkimin kombëtar, gjoja se “i përket shekullit të kaluar”, atëherë, pse kjo ide figuron në preambulën e Kushtetutës së re moderne të Republikës së Shqipërisë, ku thuhet : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5)

 Gjithashtu, ministri i Diasporës Shqiptare Pandeli Majko nuk e di, sepse nuk e ka lexuar fare as “Platformën për Zgjitdhjen e Çsështjes Kombëtare Shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku thuhet :”…, aspirata e gjithë shqiptarëve është ashtu (domethënë se,  edhe sot në shekullin XXI, fillimi i dekadës së tretë, viti 2021,  është tejet aktuale, e qëndrueshme, e pranushme, e domosdoshme, dhe në frymën e integrimeve demokratike, civilizuese dhe paqësore  evropiane – M.H.)  siç e kanë përcaktuar që në shekullin e kaluar (XIX- M.H.) rilindësit tanë – BASHKIMI i mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Deri sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve.Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhen e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje e pazgjidhur (Domethënë, ende, edhe sot është çështje, që pret për zgjidhje, nuk i ka skaduar afati sipas Pandeli Majkos- M.H.)”. Shih: “Platformë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f.50.

Sa më lart,  deklarata e Pandeli Majkos, që të “mbyllet historia e bashkimit kombëtar, sepse i përket shekullit të kaluar”, është shpifje, dezinformim, mashtrim dhe manipulim i historisë kombëtare shqiptare, ndaj si e tillë, nevojitet të hedhet në koshin e plehërave të politikës dhe të propagandës ditore, që thërret kundër idesë së organizimit të REFERENDUMIT për bashkimin kombëtar shqiptar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...