Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al publikon 10 librat më të shitur të muajit nëntor, periudhë në të cilën është zhvilluar edhe Panairi i Librit.
Muaji nëntor përkoi me zhvillimin e Panairit të 24-ërt të Librit në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Njëherësh, edhe platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al zhvilloi fushatën 25-ditore të quajtur “Nëntori i librit”, ku pati oferta deri në 50%, informim të vazhdueshëm për titujt e rinj dhe intervista me botues për librat që u hodhën në qarkullim për herë të parë. Surprizë e muajit të kaluar ishte romani “Të lirë” i Lea Ypit, i cili pasi është botuar në gjuhë të tjera vjen edhe në shqip.
“Rruga jonë – rruga e suksesit në biznes”, një libër i shkruar nga biznesmeni, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi, dhe Dr. Alma Bici, sjell modelin e Agna Group si model suksesi për zhvillimin e një sipërmarrje, me kulturën, vlerat dhe bindet që përqafon një biznes. Risi ka qenë edhe libri me tregime i Julio Cortazarit, sjellë në shqip nga Aurel Plasari dhe botuar nga Aleph.
“Derrkuci i Krishtlindjes” nga Joanne K. Rowling, i sapobotuar nga Dituria, ka ngjallur interesin e lexuesit, ndonëse nuk ka nisur ende të ndihet atmosfera e Krishtlindjes.
Dostojevski dhe romanin e tij “Krim dhe ndëshkim” mbetet ndër klasikët më të pëlqyer nga lexuesit. Mes klasikëve modernë renditen edhe librat e Ismail Kadaresë dhe Jeffrey Archer.
Edhe librat e zhvillimit personal si “Babai i pasur, babai i varfër” i Robert Kiyosakit dhe “S’ka më justifikime” renditen ndër 10 titujt më të kërkuar të muajit nëntor tek Bukinist.al.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni librat më të kërkuar, si më poshtë:
“Të lirë” nga Lea Ypi
Libri është një gjysmë roman autobiografik, gjysmë ese filozofike, për lirinë dhe çfarë do të thotë të jesh i lirë dhe të kesh përgjegjësi si individ në periudhën e ndryshimit të sistemeve. Libri flet për një fëmijë që rritet në fund të viteve ‘80 në Shqipërinë e komunizmit, është një lloj roman formimi, romani i rritjes, ku personazhi kryesor rritet, kapërcen fëmijërinë dhe përjeton hyrjen në adoleshencë, ndërkohë që edhe shteti ku ajo jeton pëson të njëjtin transformim. Pra, është një fëmijë që kërkon lirinë në një vend që është gjithashtu në kërkim të lirisë.
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj.
Në këtë fotografi, të publikuar kohë më parë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, shohim tok në një tribunë shkencore Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën dhe Idriz Ajetin.
“Vitet kur këta tre mendimtarë ishin pjesë të stafit shkencor të IAP-it, padyshim se mund të cilësohen si vite të arta të këtij institucioni akedemik, kur pa as më të voglën mëdyshje IAP-i ishte kryeqendra e studimeve albanologjike”, pati shkruar në profilin e tij studiuesi i letërsisë Adil Olluri.
“Punonjësit e tij shkencorë ishin të pranishëm në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ky vit i dha shenjat e një rikthimi të IAP-it në vendin që i takon. Pra, të rikthimit të sigurtë në një qendër kryesore të studimeve dhe mendimit shqiptar. Viti 2018 qoftë i begatshëm për të gjithë dashamirësit e librit dhe albanologjisë”, kishte shkruar Olluri.
Ka dalë në qarkullim numri i 3-të për vitin 2021 i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista fillon me rubrikënDëshmi, në të cilën kemi autoren argjentinase Maria Esther Vasquez me shkrimin “Borges. Njeriu.. Shtëpia. Nëna”.
Ndërkaq, rubrika e prozës nis me tregimin “Ishulli pa ëndrra” të Arif Demollit, “ Tregime të natës” të Sali Bashotës, “Po sikur të kem qenë spijun”? të Stefan Çapalikut, “Vrasja e njeriut të ligjit” të Adil Ollurit dhe “ Zgjimi i Agarës” të Arif Kutleshit.Nga të huajt, me tregime të shkurtra vijnë dy autorë të njohur hiapanikë, Jorge Bucay dhe Sergio Raminez, pastaj shkrimtari i njohur suedez , Kjell Espmark, me “Mbrojtja e Hoffmannit”, Darko Cvijetiq me “Lifti i Shindlerit”dhe William Trevor me “ Nxënësi i mësueses së pianos”.
Në rubrikë e poezisë me nga një cikël poetik vijnë Alket Çani, Blerina Rogova Gaxha, Nurie Emrullaj, Murteza Osdautaj, Shpëtim Selmani, Dea Basha, Pol Valeri, me kryeveprën e tij “Varreza afër detit”, Alejandra Pizarnik, Davide Rondoni dhe David Vogel.
Ndëkaq, në rubrikën qendrore të revistës Dossier, në një hapësirë prej 55 faqesh,vjen shkrimtarja e njohur italiane Natalia Ginzburg. Ajo është përfaqësuar në këtë numër të revistës me një fragment romani, me tregime, poezi, ese, kujtime dhe publicistikë.
Te rubrika e kritikës vijnë: Jacques Derrida me “Ligji i zhanrrit” ( vijon nga numri i kaluar), Erich Auerbach me teksin “Figura” ( vijon nga numri i kaluar), Brian Boyd me “ Autorë të nënkuptuar dhe autorë të imponuar apo autorë aktualë”.
Nga autorët tanë kemi Arsim Canollin me “Dora e autorit: parë me një sy antropologjik”, “Hijeshia e formës” të Xhavit Beqirit dhe “Polisemia e veprës poetike “Zoti thotë ndryshe Adam” të Rrahman Dedajt nga Gentiana Bajrami-Atashi.
Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Muhamed Kërveshi, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Edita Kuçi Ukaj, Alfred Beka, Arta Hallaçi, Ilir Breca dhe Qerim Ondozi.
Yllka Gashi, ka dhënë një intervistë virtuale për “CherryPicks” së fundmi, ku ka dhënë detaje të shumta për filmin dhe jetën e saj, shkruan KultPlus.
Gashi fillimisht ndau pjesë nga filmi, ku filloi nga njohja me Fahrijen e deri te realizimi i gjithë filmit.
Fillimi i realizimit të filmit
“Ishte shumë e vështirë, Fahrije është njëra ndër ato njerëzit që është lidere e lindur. Nuk ka një diplomë universitare, por është një vizionare e lindur. Ajo na tregoi se edhe para luftës ishte gjithmonë në kërkim të krijimi të biznesit ose të drejtojë diçka që ka të bëjë me biznesin. E kjo gjë ishte e “ndaluar” për ta bërë në fshatin e saj”, tha ajo.
E pyetur se si ishte takimi i parë me Fahrijen, Gashi deklaroi se nuk e priste që ajo të kishte këtë çiltërsi në fytyrën e saj.
Njohja me gruan e suksesshme, Fahrije Hoti
“Ne të gjithë ishim të magjepsur me të, me dinjtetin e saj dhe personalitetin e saj. Unë nuk e prisja që të takojë një person e cila ka kaq shumë çiltërsi, prisja dikë që është e mërzitur dhe disi e lodhur nga jeta, megjithatë ajo na befasoi neve dhe nuk ishte e vështirë që ta kuptojmë atë dhe të ndjejmë së bashku”, pohoi Yllka.
Në vazhdim, aktorja kosovare tregon se ndjenja e përbashkët me Fahrijen ia mundësoi që ky film të shndërrohej në një mision personal për të dhe të tregohet një histori e fuqishme.
Gratë dhe fuqia e tyre
“Kur gratë mlidhen së bashku, ndodhin magji. Ne punuam shumë që të gjejmë emocionet e duhura dhe të shfaqim te publiku atë që duhet parë, duke filluar nga psikologjia, emocionet dhe gjithë ndjenjat e kaluara. Blerta na bëri gjithçka më të lehtë dhe sigurisht prania e Fahrijes e bëri të mundur realizimin e një filmi të tillë”, shtoi ajo.
Sa i përket një filmi të tillë, 39 vjeçarja kishe ëndërruar që ta bënte që kur ishte një fëmijë i vogël dhe madje me realizimin e “Zgjoi” u realizua edhe ëndrra e saj.
Vështirësitë më të mëdha në film
“Orët e gjata të xhirimeve, moti i përkeqësuar dhe ai i nxehtë ishin sigurisht disa prej momenteve të vështira që i përjetuam në realizimin e këtij filmi, por ajo se çka mësova më së shumti ka të bëjë me atë se Fahrije kishte një ëndërr për ta bërë një biznes nga nevoja, e njësoj e ndjeva edhe unë këtë gjë. E kisha përgjegësi që ta bëjë këtë film, do ta bëjë më të mirën time. Ne qamë, qeshëm e të gjitha këto. Ëndrra ime u bë realitet kur u realizua ky film”, tha fituesja e tre çmimeve në Festivalin “Sundance”.
Bletët dhe gratë – dy gjëra të ndryshme por me vizion të njëjta
“Pjesën me bletë e dashuroj, unë mendoj se gratë janë sikurse bletët, të cilat janë shumë të rëndësishme për jetën tonë. Duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi atyre. Gratë, çfarë të them më shumë, ne jemi të mrekullueshme dhe gjithmonë duhet të kemi mbështetjen e njëra tjetrës. Sikurse në film, me bashkimin e grave, ato krijuan të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, përfundoi ylli i filmit “Zgjoi”.
Ndërkaq, ‘Zgjoi’ tashmë është në pritje të publikimit të listës së ngushtë të ‘Oscars’, e ku përfundimisht do të kuptohet nëse ky film do ta përfaqësojë Kosovën në akademinë e çmimeve më të njohur në gjithë botën.KultPlus.com
Aktori Urim Alija i cili punon dhe vepron për shumë vite në Gjermani po merr pjesë në një projekt filmik të Hollywood-it.
Filmi “Someone Dies Tonight”, është një bashkë prodhim amerikano-gjerman i zhanrit triller, xhirimet e filmit kanë nisur vitin e kaluar dhe po vazhdojnë akoma, ndërsa shumë shpejtë do ta ketë premierën botërorë.
Ne këtë film, pjesë e kastës janë edhe yjet e Hollywoodit, si Christopher Lambert, Tom Sizemor dhe Erik Roberts.
Gjatë intervistes për emisionin ARTRADIO, Flurimi djali nga Zahaqi i Pejës, në programin e natës të RADIO 1 ka thënë se është i kënaqur me punën dhe rolin, ndërsa nuk fshehu entuziazmin që luan përkrah aktorëve të mëdhenj botëror.
Flurimi, gjithashtu tregoj me krenari që nuk është i vetmi shqiptarë në këtë film, ku po marrin pjesë edhe dy aktorë të tjerë shqiptarë Leon Palushaj dhe Imer Tahiri
Vlen të thuhet se Flurim ALIJA është aktivë edhe në shumë projekte tjera filmike në kinemanë gjermane dhe është në fokus të mediave atje..
Pavarësisht nëse po i përqafoni pushimet apo po i injoroni ato këtë dhjetor, Netflix ka opsione për t’ju mbajtur të argëtuar,transmeton KultPlus.
Ndërsa gjigandi i argëtimit futet thellë në strategjinë e sezonit të çmimeve, një pjesë e vogël e filmave të nivelit më të lartë mbërrijnë këtë muaj, duke filluar me “The Power of the Dog” të Jane Campion, i cili tashmë po transmetohet që nga 1 dhjetori.2021.
IndieWire ka përmbledhur shtatë filmat më të mirë të rinj për Netflix për këtë dhjetor.