2021-12-17

“KOSOVA” e Jusuf Buxhovit në pesë vëllime – hapi çështje të rëndësishme historiografike

 

Jusuf Buxhovi, Historian e shkrimtar nga Prishtina

(Shkëputje nga vlerësimi i jurisë profesionale me rastin e dhënies së Çmimit Vjetor Jusuf Buxhovit për Vepër Shkencore në fushën e Trashëgimisë Kulturore “Zef Mirdita” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Qeverisë së Kosovës në vitin 2017)

Vepra e historianit Jusuf Buxhovit “Kosova” në tri vëllime, e botuar në vitin 2012 si dhe plotësimi i saj në vitin 2015 në pesë vëllime (Antika, Mesjeta, Perandoria Osmane, Kosova 1912-1945 dhe Kosova 1945-1999) paraqesin të arriturën më të madhe të autorit në fushën e historiografisë, vepër kjo që njëherësh hap një kapitull të ri në historiografinë tonë, në saje të asaj ngaqë autori del me një qëndrim vlerësues jashtë kornizave të historiografisë ideologjike si dhe jashtë klisheve të historiografisë serbomadhe të Beogradit, e cila, me falsifikime të shumta, jo vetëm që ka shtrembëruar historinë shqiptare, por njëherësh ka krijuar platforma politike (tri memorandume e njohura të Akademisë Serbe të Shkencave) për zhdukjen e shqiptarëve nga hapësira e tyre etnike me pasoja tragjike për shqiptarët dhe pozicionimin e tyre politik dhe shtetëror në konfigurimet gjeopolitike në Ballkan. Kështu, “Kosova” e Buxhovit në pesë vëllime, hapi disa çështje, të cilat preokupojnë historiografinë shqiptare, por edhe më gjerë, siç janë:
a) Ndërlidhja e lashtësisë shqiptare me atë pellazge, si një zhvillim të natyrshëm të një etnie me kontura të formuara shoqërore dhe politike në antikitet, prej nga autori nxjerr qëndrimin se origjina ilire, është vetëm një zhvillim i mëvonshëm i dalë prej saj. Lashtësinë pellazge autori e mbështet me faktorin gjuhësor, atë mitologjik si dhe atë arkeologjik, ku gjuha shqipe shfaqet në trungun e gjuhësisë së përgjithshme dhe jo si degë e veçantë deri më tani, ndërsa mitologjia si dhe kultura materiale nga gjurmimet arkeologjike, ndonëse e pahulumtuar sa duhet, dëshmojnë këtë vazhdimësi që lidhet me antikitetin. Dëshmimi i lidhjeve të shqipes me sanskritishten nga autorë të ndryshëm (Konda, Zhej, Katapano, Kripsi, Budimiri, Georgiev e të tjerë) si dhe raportet midis operatorëve pasivë në sanskritishte dhe atyre aktivë në shqipe, greqishte, latinishte, gjermanishte dhe gjuhë të tjera, ku këta të dytët vazhdojnë të jenë aktivë vetëm në gjuhën shqipe, vejnë në sprovë edhe klishetë e indoevropianishtes, të cilat edhe sot e gjithëditën vazhdojnë të kufizojnë kundrimet jashtë tyre, që si të “limite” janë kthyer në pengesë të hulumtimeve shkencore;
b) Ridefinimi i rolit të Dardanëve, ku ata shihen si një faktor autentik, me të cilin lidhet qytetërimi i antikitetit në një shtrirje të gjerë nga Europa Qendrore, në Mesdhe e deri te Kaukazi. Dardanët e anashkaluar nga historiografia shqiptare (me përjashtim të studimeve të prof Zef Mirditës), në pjesën e dytë ( Kosova – Mesjeta), shfaqen si një urë lidhëse midis Ilirëve, Thrakasve si dhe Brygëve (Frigjeve). Krahas lidhjes së tyre me qytetërimin trojan si dhe rolin e disa fiseve (Galabrëve dhe Tunatëve) për themelimin e Romës, Autori sheh një vazhdimësi midis këtyre qytetërimeve si dhe rolit të Dardanëve në mesjetë në Perandorinë e Bizantit, ku ata shfaqen si epiqendër e këtij qytetërimi në momentet vendimtare, nga koha e perandorit Konstandin i Madh, kur ai pranon krishterimin si religjion zyrtar, dhe sidomos, gjatë kohë së Justinianit, me ç’rast Dardania kthehet në njërën ndër krahinat më të rëndësishme të Perandorisë si nga aspekti politik, po edhe ai kulturor dhe material. Autori përqendrohet te roli i Justinianit si dhe trashëgimia e qytetërimit dardan që vazhdon deri në shekullin XIII, kur bie edhe rëndësia e Rashës, prej nga fillojnë edhe pushtimet e kohë pas koheshe të feudalëve sllavë në këto pjesë;
c) Përjashtimi i çfarëdo mundësie të shtetit mesjetar serb në Kosovë. Autori në një formë radikale konfrontohet me këtë teze, duke e quajtur atë një sajesë ideologjike të hegjemonizmit serbomadh. Ky qëndrim mbrohet edhe me burimet e disa autorëve serbë dhe rusë (Jastrebov, Novakoviç, Çirkoviç, Budimir e të tjerë), të cilët pranojnë se diçka të tillë nuk ka pasur. Në këtë kontekst autori shikon edhe krishterimin si dhe rolin e ortodoksisë nga ndarja e kishave në shekullin XI, ku Iliriku administrohej nga kisha lindore, gjë që edhe tumir tezën se pjesa më e madhe e arbërorëve i takonin riti lindor, pra atij ortodoks, raportet këto që kanë ekzistuar deri në shekullin XVII, kur islamizimi i shqiptarëve do të fitojë në intensitet;
d) Perandoria osmane (Libri i tretë), po ashtu, paraqet një përpjekje që pesë shekujt e osmanëve në këto pjesë të shihen jashtë kundrimeve ideologjike. Autori bën një dallim midis fakteve historike (pushtimeve osmane) dhe realiteteve historike si fakte jetësore, me ç’rast, roli i rëndësishëm i shqiptarëve në ngrehinën administrative, ushtarake dhe politike të shqiptarëve gjatë këtyre pesë shekujve shikohet me realitetet jetësore. Këtu, autori, ndalet edhe te roli i pranimit të islamit nga shqiptarët si dhe ngritja e tyre në hierarkinë administrative dhe ushtarake të perandorisë. Autori mbron qëndrimin se shfaqja e lëvizjeve nacionale të sllavëve të jugut në fillim të shekullit XIX, shqiptarët i vuri para një dileme ekzistenciale: të mbrojtjes së territoreve të tyre nga gllabërimet sllave, me një platformë, siç ishte ajo e Rilindësve për shqiptarizmin e mbështetur mbi gjuhën shqipe, me çka u bë e mundur që faktori fetar (tri besimet) të vihet në shërim të shqiptarizmit. Autori mbron qëndrimin se shqiptarizmi në këto procese (nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e tutje),nuk u pengua nga islamizmi e as nga osmanizmi, por përkundrazi u shikuan si “aleatë” në ruajtjen e pranisë së perandorisë osmane në pjesën evropiane. Kjo formulë, sipas autorit, mund të kishte sukses po qe se Perandoria Osmane do të pranonte katër vilajetet shqiptare si një faktor etnik (Shqipërinë osmane), për të cilën u angazhua Hasan Prishtina në verën e vitit 1912;
e) Roli vendimtar i Kosovës në procesin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar nga viti 1878 e deri në vitin 1912, ku Kosova ishte epiqendër e të gjitha lëvizjeve që quan te krijimi i shtetit shqiptar. Për ndryshim nga historiografia e deritanishme ideologjike shqiptare, autori këtë proces e sheh me një dioptri tjetër, me ç’rast nxjerr përfundimin se shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar qendrën (Dardaninë, Kosovën) që mbeti nën pushtim serbo-jugosllav e ktheu në periferi, ndërsa periferinë (shtetin shqiptar) në qendër, gjë kjo që u pasqyrua më së miri me shkëputjen e gjysmës së etnisë së saj dhe mbetjen jashtë trungut shqiptar;
f) Përpjekjeve për bashkim kombëtar si dhe tragjiken që e përcolli atë i kushtohet një vëmendje e veçantë te libri i katërt (Kosova 1912-1945). Edhe këtu autori lëviz nga klishetë e historiografisë ideologjike shqiptare, e cila shikon njëanshëm këto zhvillime. Autori vë në pah logjikën shtetërore së cilës u desh t’i nënshtrohet shteti shqiptar nga Konferenca e Londrës dhe ajo e Paqes në Paris, me ç’rast u përligj ndarja e hapësirë shqiptare sipas Konferencës së Londrës. Me këtë rast shteti shqiptar hyri në një luftë të pakompromis me lëvizjen irredentiste të Kosovës të themeluar në vitin 1918 dhe me format tjera të rezistencës së armatosur kundër pushtimit të Beogradit (lëvizjet kaçake). Ky zhvillim tragjik u bë edhe më i rëndë pas intermexove të bashkimeve (asaj gjatë luftës së parë botërore, dhe gjatë luftës së dytë botërore), kur rikthimi i Beogradit pati pasoja tragjike. Kjo u pasqyrua veçmas pas përqafimit të ideologjisë komuniste nga shqiptarët, ku ata, në vitin 1945, i ndihmuan ripushtimit të Kosovës nga Serbia. Bashkëpunimin komunist shqiptaro-jugosllav nga viti 1941-1948, autori i kualifikon si më tragjiken për shqiptarët e Kosovës, ngaqë komunistët shqiptarë ndihmuan jugosllavët që të vazhdojnë përpjekjet për gjenocidin shtetëror ndaj shqiptarëve;
g) Edhe shtetndërtimi i Kosovës në vëllimin V (Kosova 1945-1999), i kundruar mbi proceset nëpër të cilat kaloi statuti autonom i Kosovës, si “obllast” në vitin 1945 dhe si Krahinë Socialiste në kuadër të federatës jugosllave nga vitit 1968 e deri në rrënimin e kësaj gjendje në vitin 1989, paraqet një qasje origjinale të autorit, me ç’rast ai dallon tri gjendje: atë të Kosovës serbe (1945-1968), të Kosovës jugosllave (1968-1989) si dhe të Kosovës së shkëputur nga Serbia (nga viti 1990-1999) kur do të fillojë të funksionojë shteti paralel i shqiptarëve i shpallur me kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990 e deri te bombardimet e NATO-s, kur nga 12 qershor 1999, me rezolutën e OKB-së 1244 Kosova do të vihet nën protektoratin ndërkombëtar. Te kjo datë, pra te fillimi i protektoratit ndërkombëtar mbyllet kapitulli i pestë.
Këto kundrime të autorit paraqesin një të menduar ndryshe, me çka shumë nga këto pikëpamje, edhe po qe se do të kontestohen ose edhe të mos pranohen në tërësi, gjithsesi se i hapin rrugë një shqyrtimi që është i pandalshëm, me të cilin, historiografia shqiptare, deshi apo nuk deshi, duhet të merret.
Këtu duhet parë edhe rëndësinë e “Kosovës”, si një projekt individual, që duhet të vazhdohet institucionalisht por edhe individualisht.
Përthimi i kësaj vepre në anglisht si dhe botimi i saj në SHBA para dy vitesh, me ç’rast ajo fitoi statusin e literaturës shkencore për Europën Juglindore, ndërsa autori u ftua që të mbajë ligjërata në disa universitete amerikane (Çikago, Sant Markos, Winskont dhe Teksas), tregojnë rëndësinë e saj.

2021-12-16

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia i bastis edhe shtëpinë

 




Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, ka përfunduar në pranga pasi zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar kërkoi paraburgimin e saj, tha kjo zyrë për Radion Evropa e Lirë. Prokuroria deklaroi se kundër saj u ngritën kallëzime penale...


https://www.youtube.com/watch?v=-G4M0W5HRdw

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar më datën 15 tetor 2021. . Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është  bastisur dhe ajo është marrë  merret në pyetje, nga agjentët serb të BIAS.






Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të  vitit 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.





Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.


Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.



Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi. Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.





Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.




Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë.

 Në twitter ka disa orë që deklarata rrënqethëse e presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me krimet makabre serbe gjatë luftës po bënë jetë virale.

“… janë detyruar t’ua heqin lëkurën nga koka njerëzve, ta ndajnë atë nga lëkura, meqë ato pjesë mishi që kanë qime, mund ta pengonin makinën (për bluarjen e mishit), e ajo ashtu do të mund të ngecte. Ata ishin trajnuar se si duhej prerë kokat e njerëzve, e si të preheshin pjesët e trupit.”

Këtë deklaratë Vuçiçi e kishte dhënë para kamerave të TV PINK-ut, shtëpi mediale që kontrollohet tërësisht nga ai, ndërkaq në twitter është publikuar më 22 korrik.



Presidenti i Serbisë e bën shpjegimin detaj të bëmave të kriminelëve serb që për dy dekada me radhë janë të lirë gjithandej në Serbi, e që dikur i kishte angazhuar vet Shteti gjatë luftës në Kosovë dhe gjetkë. Këto grupe kriminale për të cilat ai flet sot nuk mund të shërbejnë si alibi përballë krimit dhe gjenocidit në Kosovë. Duke u përballur me krerët e krimit si puna e Beli Vukut, Vuçiçi po tenton të krijojë ndërkohë imazhin e heroit modern serb që nuk i frigohet vdekjes së paralajmruar në formë të një reprize e pararendësit të tij Zoran Gjinxhiq, por edhe Shtetarit të madhë e të patrembur!

Por këto grupe kriminale, gjatë luftës në Kosovë (1998/99), Shteti vet i kishte liruar nga burgjet dhe i kishte organizuar në të ashtuquajturat „Brigada të kuqe“ e formacione tjera kuazi paramilitare. Këto banda kriminale prapa të cilave ishte Shteti, do të ushtrojnë krimet më makabre gjithandej në Kosovë, duke u krenuar pas lufte tek publikonin kafkat e shqiptarëve të shndërruara në llampa tavoline!



Nga fushata e programuar dhe dirigjuar me rreptësi nga strukturat e shërbimeve ushtarake e civile serbe, që kishte si kryeqëlllim zhdukjen e shqiptarëve, pra ndryshimin me dhunë të përbërjes etnike të Kosovës, vetëm brenda periudhës mars 1998 – qershor 1999 i kishte dëbuar nga Kosova mbi NJË MILION NJERËZ, duke ua konfiskuar paraprakisht të gjitha dokumentet, duke mëtuar kështu të zhdukë në dhe edhe identittin e tyre bashkë me përkatësinë shtetërore; kishin vrarë mbi 12 mijë civilë të paarmatosur, prej të cilëve 1394 fëmijë (800 prej tyre nën moshën 5 vjeçare) he 1739 gra; kishin dhunuar seksualisht mbi 20.000 femra e madje edhe meshkuj; në funksion të zbatimit “të tokës së djegur“ është tentuar shkatërrimi i bazës ekonomike duke i bërë hi e pluhur e shndërruar në gërmadha 100.389 objekte banimi, 88.101 objekte përcjellëse, 358 objekte shkollore, 215 objekte fetare (kisha katolike, xhami, tyrbe, teqe), 123 objekte shëndetësore dhe mbi 190 ndërtesa administrative, biblioteka dhe shtëpi kulture.
[J.Osmani: 2010]

Këto akte tok me ato të përshkruara nga vet presidenti serb në deklaratën në fjalë, nuk mund ët cilësohen ndryshe nga asnjë kod penal i cilitdo vendi, qoftë ai edhe i Serbisë, përveç si KRIME kundër NJERËZIMIT, respektivisht GJENOCID.


(Gjenocidi përcaktohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësia ndërkombëtare, nga neni 4 i Statutit të Tribunalit Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (“ICTY”). [1] Përkufizohet si “ndonjë nga veprimet e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë: (a) vrasja e anëtarëve të grupit; (b) shkaktimi i dëmtimit të rëndë trupor ose mendor anëtarëve të grupit; (c) duke shkaktuar qëllimisht në grup kushtet e jetës të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht; (d) vendosjen e masave që synojnë parandalimin e lindjeve brenda grupit; [dhe] (e) transferimi me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër.)

Aleksandar Vuçiçi ndërkohë po bën përpjekje të distancohet kot nga këto akte, meqë tashmë dëshmitarët kanë filluar të flasin (rasti Belli Vuk është vetëm fillimi), duke pohuar edhe në kushte rreziku për jetë, se ishte edhe ai personalisht i përfshirë në këtëo akte çnjerëzore.
Le të kujtojmë faktin se Aleksandar Vuçiçi ishte portparoll i Partisë Radikale që e kishte krijuar idoli i tij, çetniku famkeq ,Vojisllav Sheshelj-i. Tashmë dihet se, kudo ku kishte shkelur këmba e të ashtuquajturve “Seseljevci”, (“Burrat e Sheshelit”), nuk kishte birë më barë!
Shih për këtë, njohja e pavarësisë së Kosovës për Beogradin, është shtegu i vetëm i çlirimit dhe progresit. 


Nga Sporti : Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?

 Shëtitje mund të mos jetë aq i njohur sa format më intensive e ushtrimit, megjithatë, është një aktivitet fizik që i bën lëvizjet e trupit, muskujt të punojnë së bashku dhe zemrën të punojë më shumë.

Pavarësisht intensitetit të ulët, ecja është në fakt një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë për trupin tonë.

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?

Ecja për kocka më të shëndetshme

Dendësia e ulët e kockave mund të jetë një shenjë e osteoporozës, e cila ndodh kur kockat humbasin masën, bëhen të dobëta dhe të brishta. Sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Osteoporozës, 10.2 milionë njerëz të moshës 50 vjeç e lart në Shtetet e Bashkuara kanë osteoporozë, dhe shumica dërrmuese e tyre janë gra.

Megjithatë, ecja e përditshme mund të parandalojë vërtet osteoporozën. Ushtrimet aerobike, të cilat përfshijnë ecjen, mund të kontribuojnë në kocka më të shëndetshme.

Kina gati të testojë mijëra kampione gjaku në “gjuetinë” për të zbuluar origjinën e virusit

 Kina është duke u përgatitur që të analizojë kampione gjaku nga Wuhan-i që janë marrë në muajt e hershëm të pandemisë. Zyrtarët kinezë thonë po vijojnë përgatitjet për të testuar 200,000 dhurime gjaku të bëra në Wuhan, në dy muajt përpara raportimit të rastit të parë zyrtar për të kërkuar gjurmë të virusit.


Nëse në këto kampione gjaku gjenden gjurmë të virusit, atëherë do të vërtetohej se sëmundja po qarkullonte në zonë me herët nga ç’mendohej. Po ashtu me këtë metodë mund të zbulohet edhe pacienti zero dhe mënyra sesi e ka marrë virusin.

Megjithatë, zyrtarët në vend bënë të ditur se testet do të bëhen në Kinë nga ekspertë vendas, duke shtuar kështu frikën se rezultatet mund të manipulohen. Tashmë shkencëtarët perëndimorë po nxisin OBSH-në që të ndërhyjë dhe testimi të bëhet ë një vendndodhje neutrale.

Po ashtu, nuk është ende e qartë se çdo të ndodhë me kampionet pasi të testohen. 

The post Kina gati të testojë mijëra kampione gjaku në “gjuetinë” për të zbuluar origjinën e virusit

OBSH rekomandon dozë të tretë për personat me probleme serioze të imunitetit

 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që njerëzit me probleme serioze të imunitetit duhet që të marrin një dozë përforcuese të vaksinës për koronavirusit. Kjo për shkak të rrezikut që këtyre personave u shkaktohet nga infeksionet që gjejnë terren nga sistemi imunitar i dobët.Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve për imunizimin tha se doza shtesë duhet të ofrohet “si pjesë e një serie të zgjeruar parësore pasi këta individë kanë më pak gjasa t’i përgjigjen në mënyrë adekuate vaksinimit dhe janë në rrezik të lartë për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes.

Drejtoresha e vaksinimit në OBSH, Kate O’Brien, duke iu referuar personave me imunitet më të ulët për shkak të kushteve të tjera, tha në një konferencë për shtyp:

“Rekomandimi është për një vaksinim të tretë, një vaksinim shtesë në serinë primare dhe përsëri që bazohet në dëshmitë që tregojnë se imunogjeniteti dhe dëshmitë mbi infeksionet e përparuara përfaqësohen në mënyrë joproporcionale nga ata njerëz.”

Paneli gjithashtu rekomandoi që njerëzit mbi 60 vjeç të marrin një dozë shtesë të injeksioneve të bëra nga prodhuesit kinezë të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac, një deri në tre muaj pas bërjes së dozës së dytë, duke cituar dëshmi në studimet në Amerikën Latine se performojnë më pak mirë me kalimin e kohës.

Shkencëtarët, të frikësuar nga shpërthimi masiv i gripit

 Shpërthimi i sezonit të gripit këtë dimër mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën e Covid, pasi  një sërë masash si përdorimi i maskës dhe mbajtja e distancës janë hequr në shumë vende. Kjo është frika e shkencëtarëve amerikanë, të cilët nuk përjashtojnë që në vitet e ardhshme të ketë shpërthime sezonale të gripit, pikërisht sepse gjatë pandemisë gripi pothuajse u zhduk.Gjithashtu sipas studiuesve është e rëndësishme të vaksinohemi kundër gripit. Ndërsa është e drejtë të përqendrohemi në mbrojtjen tonë ndaj Covid-19, nuk duhet të harrojmë gripin, i cili gjithashtu mund të jetë fatal . Sipas shkencëtarëve,  pritet të rritet numri i njerëzve të rrezikuar këtë vit, dhe në vitet e ardhshme nga gripi. Në fakt, ekziston mundësia që llojet e shumta të gripit të të përhapen në të njëjtën kohë, duke kontribuar në një shpërthim më të madh.

Epidemiologia Amber Wynn i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha se kishte prova që llojet e gripit H3N2, H1N1 dhe B aktualisht po qarkullojnë në botë. Gripi sezonal – zakonisht vret 290,000 deri në 650,000 njerëz çdo vit në të gjithë botën. Sidoqoftë, gjatë dy viteve 2020-21 pothuajse u zhduk nga Toka. Një vend i madh si Shtetet e Bashkuara regjistroi vetëm 646 viktima nga gripi vitin e kaluar dhe këtë vit, kur numri mesatar vjetor i vdekjeve nga gripi është mijëra. Gripi vazhdon të qarkullojë në nivele të ulëta.

Përveç gripit, masat kundër koronavirusit kanë “shtypur” infeksionet e tjera bakteriale, të tilla si ato që shkaktojnë pneumoni dhe meningjit. Nga ana tjetër, rinoviruset e ftohjes së zakonshme kanë vazhduar të përhapen gjatë gjithë pandemisë, pasi ato nuk duket të jenë aq të prekshme ndaj masave parandaluese kundër Covid-19.

Gjithashtu, koronaviruset e tjerë më pak të rrezikshëm se SARS -CoV -2, të cilët janë gjithashtu përgjegjës për ftohjet, kanë filluar të rriten gradualisht në nivelet e tyre pandemike.

“Lufta ndaj korrupsionit prioritet kyç i SHBA”/ Zyrtari amerikan i Thesarit lë porositë në Beograd: Individët dhe kompanitë që i sanksionuam të japin llogari!

 Ushtruesi i detyrës së asistentit të sekretarit të Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Paul Ahern, qëndroi për vizitë në Serbi nga 13 deri më 15 dhjetor. Ai kërkoi që individët dhe kompanitë e sanksionuara nga ShBA-ja të japin llogari dhe të pengohen veprimet e tyre destabilizuese.Më 8 dhjetor 2021, 







Departamenti i Thesarit e sanksionoi grupin e krimit të organizuar të Veselinoviqit dhe individët e grupet e lidhura me të për sjelljen e tyre destabilizuese e të korruptuar. Ky aktivitet i ka dëmtuar qytetarët e bizneset në Serbi e Kosovë, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada e ShBA-së në Serbi.





“Individët dhe kompanitë e shënjestruara nga këto sanksione duhet të japin llogari dhe veprimet e tyre destabilizuese. Presidenti Biden ka qenë i qartë që luftimi i korrupsionit është prioritet kyç i Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Thesarit do të vazhdojë që t’i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar, kudo që mund të jenë ata”, tha Ahern.




Gjatë qëndrimit në Serbi, zyrtari amerikan pati takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Bankën Qendrore, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Prokurorëve..




Në njoftimin e ambasadës amerikane në Beograd thuhet se Ahern theksoi që Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Departamentit të Thesarit në fushën e luftimit të financimit të paligjshëm dhe presin progres të vazhdueshëm në adresimin e këtyre çështjeve të rëndësishme.






I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...