2021-12-16

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia i bastis edhe shtëpinë

 




Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, ka përfunduar në pranga pasi zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar kërkoi paraburgimin e saj, tha kjo zyrë për Radion Evropa e Lirë. Prokuroria deklaroi se kundër saj u ngritën kallëzime penale...


https://www.youtube.com/watch?v=-G4M0W5HRdw

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar më datën 15 tetor 2021. . Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është  bastisur dhe ajo është marrë  merret në pyetje, nga agjentët serb të BIAS.






Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të  vitit 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.





Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.


Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.



Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi. Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.





Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.




Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë.

 Në twitter ka disa orë që deklarata rrënqethëse e presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me krimet makabre serbe gjatë luftës po bënë jetë virale.

“… janë detyruar t’ua heqin lëkurën nga koka njerëzve, ta ndajnë atë nga lëkura, meqë ato pjesë mishi që kanë qime, mund ta pengonin makinën (për bluarjen e mishit), e ajo ashtu do të mund të ngecte. Ata ishin trajnuar se si duhej prerë kokat e njerëzve, e si të preheshin pjesët e trupit.”

Këtë deklaratë Vuçiçi e kishte dhënë para kamerave të TV PINK-ut, shtëpi mediale që kontrollohet tërësisht nga ai, ndërkaq në twitter është publikuar më 22 korrik.



Presidenti i Serbisë e bën shpjegimin detaj të bëmave të kriminelëve serb që për dy dekada me radhë janë të lirë gjithandej në Serbi, e që dikur i kishte angazhuar vet Shteti gjatë luftës në Kosovë dhe gjetkë. Këto grupe kriminale për të cilat ai flet sot nuk mund të shërbejnë si alibi përballë krimit dhe gjenocidit në Kosovë. Duke u përballur me krerët e krimit si puna e Beli Vukut, Vuçiçi po tenton të krijojë ndërkohë imazhin e heroit modern serb që nuk i frigohet vdekjes së paralajmruar në formë të një reprize e pararendësit të tij Zoran Gjinxhiq, por edhe Shtetarit të madhë e të patrembur!

Por këto grupe kriminale, gjatë luftës në Kosovë (1998/99), Shteti vet i kishte liruar nga burgjet dhe i kishte organizuar në të ashtuquajturat „Brigada të kuqe“ e formacione tjera kuazi paramilitare. Këto banda kriminale prapa të cilave ishte Shteti, do të ushtrojnë krimet më makabre gjithandej në Kosovë, duke u krenuar pas lufte tek publikonin kafkat e shqiptarëve të shndërruara në llampa tavoline!



Nga fushata e programuar dhe dirigjuar me rreptësi nga strukturat e shërbimeve ushtarake e civile serbe, që kishte si kryeqëlllim zhdukjen e shqiptarëve, pra ndryshimin me dhunë të përbërjes etnike të Kosovës, vetëm brenda periudhës mars 1998 – qershor 1999 i kishte dëbuar nga Kosova mbi NJË MILION NJERËZ, duke ua konfiskuar paraprakisht të gjitha dokumentet, duke mëtuar kështu të zhdukë në dhe edhe identittin e tyre bashkë me përkatësinë shtetërore; kishin vrarë mbi 12 mijë civilë të paarmatosur, prej të cilëve 1394 fëmijë (800 prej tyre nën moshën 5 vjeçare) he 1739 gra; kishin dhunuar seksualisht mbi 20.000 femra e madje edhe meshkuj; në funksion të zbatimit “të tokës së djegur“ është tentuar shkatërrimi i bazës ekonomike duke i bërë hi e pluhur e shndërruar në gërmadha 100.389 objekte banimi, 88.101 objekte përcjellëse, 358 objekte shkollore, 215 objekte fetare (kisha katolike, xhami, tyrbe, teqe), 123 objekte shëndetësore dhe mbi 190 ndërtesa administrative, biblioteka dhe shtëpi kulture.
[J.Osmani: 2010]

Këto akte tok me ato të përshkruara nga vet presidenti serb në deklaratën në fjalë, nuk mund ët cilësohen ndryshe nga asnjë kod penal i cilitdo vendi, qoftë ai edhe i Serbisë, përveç si KRIME kundër NJERËZIMIT, respektivisht GJENOCID.


(Gjenocidi përcaktohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësia ndërkombëtare, nga neni 4 i Statutit të Tribunalit Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (“ICTY”). [1] Përkufizohet si “ndonjë nga veprimet e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë: (a) vrasja e anëtarëve të grupit; (b) shkaktimi i dëmtimit të rëndë trupor ose mendor anëtarëve të grupit; (c) duke shkaktuar qëllimisht në grup kushtet e jetës të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht; (d) vendosjen e masave që synojnë parandalimin e lindjeve brenda grupit; [dhe] (e) transferimi me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër.)

Aleksandar Vuçiçi ndërkohë po bën përpjekje të distancohet kot nga këto akte, meqë tashmë dëshmitarët kanë filluar të flasin (rasti Belli Vuk është vetëm fillimi), duke pohuar edhe në kushte rreziku për jetë, se ishte edhe ai personalisht i përfshirë në këtëo akte çnjerëzore.
Le të kujtojmë faktin se Aleksandar Vuçiçi ishte portparoll i Partisë Radikale që e kishte krijuar idoli i tij, çetniku famkeq ,Vojisllav Sheshelj-i. Tashmë dihet se, kudo ku kishte shkelur këmba e të ashtuquajturve “Seseljevci”, (“Burrat e Sheshelit”), nuk kishte birë më barë!
Shih për këtë, njohja e pavarësisë së Kosovës për Beogradin, është shtegu i vetëm i çlirimit dhe progresit. 


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...