Nga: Nafi Çegrani
( Vallë ishte ëndërr ajo grabitje e Zogut kryengritës nga të mallkuarit, apo krajata pikëlluese që Ai kaloi vite e vite një jetë varri, në rrugën pakthim i varrosur për së gjalli !?)…
Megjithatë, Zogu u bënte ballë fortunave dhe uraganeve që frynin, me dinjitet dhe krenari jetonte edhepse i lidhur në pranga të ftohta akull, kishte një cope shpresë se një ditë do të ngadhënjente e VËRTETA dhe drejtësia, sepse Zotin dhe Diellin në qiell I kishte dëshmitarë!
Sa herë që venin e vinin stinët e motit ata vite të llahtarshme, gardijanët e burgut nga 2-3 prej tyre bashkë, silleshin rrotull dhe mi hiqnin prangat, duke më thënë se do të më nxjerrni disa minuta në një fare, të ashtuquajtur “shëtitje”, ku duhej të ecja me ngadalë bri një muri të “Kështjellës së heshtur” dhe të nemur. Sepse kështu e parashikonte rregullorja e atin institucioni tmerresh. Kishte raste që duhej të ecja dhe përshkoja në heshtje në disa koridore me kthina, ose më mire të them se atom ë së shumti u ngjanin labirintheve apo tuneleve pafund ku nuk dukej saku i dritës së natyrës (po që një dritë e zbehtë përpëlinte nga disa llëmba elektrike të ngjitura lartë në mur.
Madje, mendoja dhe klithja me vete:” Vallë jam një zog prej tunxhi apo…? “
“Ah, sikur të isha një Gjel kryengritës dhe I krekosur si ai i Migjenit, i cili me kikirikun e tij e çonte gjithë fshatin nga gjumi!”
Në atë cast, gjersa rrija galuç në qelinë prej betony me mure akull të ftohta, dëgjova vringëllimën e çelsit prej metali në derë… Trishtova dhe u dridha në shpirt: Oh, sa ashpër që vringëlloi ai çels hekuri, I cili nuk ishte si çelsat e zakonshëm dhe nuk di sa mund të peshonte, por që rojet e burgut I mbanin ngjeshur në brez dhe sa here që hanin ose mbyllnin derët e qelive, vringëllima ishte e tmerrshme dhe trishtuese.
Isha I shtangur, në duar e këmbë I kasha zinxhirët që më rëndonin!
Hyri me dy hapa në qeli një burrec i shkurtë i cili i ngjante një shkurtabiqi si ata të tregimeve që kasha lexuar.Ishte drejtori i burgut, quhej Fahrudin Jarac. Pas tij rrite inspektori Ante Bërnada, një njeri me fytyrë të zbehtë sit ë ishte një kufomë e vdekur, me nofulla të gjëra e sy të zgurdulluar nga pijet alkoolike…Kurse në prag të qelisë ishte gjykatësi hetues Bodul Nikica, I cili kureshtar më shikonte I vrejtur në thierrzën e syzeve prej xhami të trashë.
“Çfarë kemi, a ka gjë të re të na rrëfesh!?”-, u dëgjua zëri I shterrur I drejtorit Fahrudin Jarac.
“ Po, po ! Ka ky çfarë të na tregon. Sepse ky ka punuar në UDB dhe di shumë gjëra…!-, nisi të bëlbëzonte inspektori kriminel dhe një shovinist antishqiptar i përbetuar, duke u sul rreth meje dhe vazhdoi të më gjykonte për çështjet dhe shkaqet përse kasha ikur nga rradhët e SDB (UDB-ë) dhe isha arratis në SHBA, me të gjitha “fshehtësitë zyrtare” që i paskam pas në kokë, dhe për këte duheshka të më hiqej koka…(!?!)
“Nuk kam çfarë të flas as për arratisjen tome , as për Amerikën. Kurse akuzat që dëgjoj nga ju dhe gjykatësi hetues për (kinse) grabitjen dhe “vrasjen” e VAJZËS SË GJENERALIT jugosllav, unë nuk kam asfarë dijenie, as nuk njoh ndonjë persone me emrin Melihe Deliq! Të gjitha akuzat janë shpifje, trillime dhe të kurdisura ndaj meje!-, ua thash në sy si prej pushke me një seriozitet në fytyrë.
“Ti je një gjel kryengritës, i krekosur. Duhet të flasish diçka. Ndryshe do të mbeten kockat në qelia burgu!-, më kërcënoi gjykatësi hetues, Bodul Nikica, njeri me fytyr thatake dhe size me xham të trashë, sit ë ishte ndonjë i verbët.
“ Unë nuk kam çfarë të flas, sepse nuk di gjë nga ato dallavere që ju i imagjinoni she shkruani në letër si akuza. Por, ju bind me seriozitetin më të madh, se të gjitha ato që thuani, janë gënjeshtra të kulluara…Nga të pandehurit dhe ca “dëshmitarë” keni arritur me dajak të imagjinojnë PRRALLA , për gjëra të pa qëna dhe që nuk janë prova, pos trrillime që të shpëtojnë nga terrori që ushtroni mbi ta, sidomos ndaj Vahedin Ramadanit, Hajrullah Huseinit, apo edhe ndaj Abdurrahman Sheshiqit (Boshnjak), Nijazi Hasani, Zuhdi Hasani, Mensur Hasani , Arif Zeqirin, ky I fundit si dëshmitar i rrejshëm… të cilët për së gjalli janë future në varr, gjaku u ka shkuar cyryl dhe njolla kanë mbetur në qelitë e SPB të Bugojnës, e cila ishte si një kasaphane, dhe e drejtonte krimineli shovinist Fikret Bradariq.
Netët e thikave të gjata !
( Zogu kryengritës, dihatej në heshtje me shpirt të molisur, edhepse në dejt e tij gjendej një ndjenjë guximi, si ajo e luanit, por i plagosur, i fyer, i ngujuar në kafazin, brenda hekurave !)
Vallë, mund ta merr me mend njeriu normal dhe logjikën e shëndoshë të të menduarit?
Kush e di?
Vetëm Zoti e dinte planin ogurzi dhe të fsheht të njerëzve me fytyra të zbehta vdekjeje, të cilët vepronin me mjete dhe metods prej krimi dhe në pozita pushteti , ligji dhe gjyqi të cilët nuk kishin asfare kredibilitet human dhe as ndiesi njeriu ! Vepronin si egërsirë, e dhëmbët i krcisnin si ata të hieneve në xhungël kur kaprolit ia shkynin mëlqinë…
…Ç’ishte edhe më e keqe, gjatë hetuesisë disa mujorëshe e prirun në saje të ARGUMENTUM BACILINUMIT, ( tek mua zgjati me vite, riprodhoheshin tregime për gjëra që nuk egzistonin dhe ata përcilleshin me fjalë boshe, versione kontradiktore dhe të cilat nuk kishin të bënin fare me ndonjë realitet apo “ndodhi krimi”. Në vazhdimësi hetuesia formulonin akuza me fjali dhe paragrafe të tëra, fund e krye të pabaza dhe pa e kujtuar se ishin nxjerr me dajak nga të pandehurit, dhe pa u kujtuar se ato deklarata e rrëfime ishin rezultat I asaj që inspektorë keqbërës si Ante Bernada, Fikret Bradariq, apo prokurorët Xhemaludin Mutapqiq, Mensur Hoxhiq, si dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica, ishin falsifikime, përralla të cilat kishin autor dikend tjetër, dhe fatprerët e pandehur ishte dashur që t’i mësonin përmendës, secili në mënyrën e vetë, e ku do akuzohej Shpendi kryengritës, me të gjitha ato të pa vërteta…!
Asnjë e thënë, absolutisht, asnjë fjalë, nuk as ngjasonte me fjalitë që rrëfenin me muaj të tërë, duke dëmuar në fund se të gjitha çfarë kishin pohuar më herët ISHIN VETËM GËNJESHTRA. Ishin fjalë dhe variante të ndonjë ngjarrjeje për çka nuk kishin dijeni, ishin fjalë nga goja e hetuesve dhe që ua kishin imponuar me djak që ato t’i thuanin sit ë “vërteta”.
Manipulime turpi dhe veprime kriminale të bëra nga ana e zyrtarëve të cilët me muaj e vite e kanë keqpërdorur detyrën dhe funksionin zyrtar dhe të organeve gjyqësore.
Nata e thikave të gjata brenda qelisë prej betoni dhe të mbyllur si në një kafaz prej hekurash, me dyer çeliku, habinë e tij dhe mos pasjen njohuri se çfarë mund të kishte ndoidhur ose ajo që po ndodhëte, e kishte pështjelluar në lëmshin misterioz dhe me një terr të zi. Si rëndom, edhe para arrestimit të Njeriut-luan, kishte nis vënja në veprim të një plani të fshehtë dhe tinëzar, duke hequr valcerin dhe lojën e çuditshme, të pa pamëshirshme, aq shoviniste dhe antishqiptare… Sikur i frynte në vesh fortuna e dhunës dhe keqtrajtimit psikiko-fizik dhe i thonin: “ Aha, tani pasi të kemi fut në dorë, do luajm si macja me miun, do të vjerim si cjapin tek kasapi!”
Njeriu, i cili nuk kishte njohuri për ndonjë çështje “krimi” qëndrronte si statujë dhe i habitur fare.
Sa e joshte një grime gjumë në copën e zhpuzës dhe batanie me njolla gjaku, i hynin brenda në qeli, ndrrimi tjetër i orarit të punës pa orar, si grup me kthetra të mprehta si maja thikash,që të shkyenin si çanga, e kapin në fyt viktimën,, sërish ia shkulin pendlat nga trupi, duke e lyer në gjak, ushtronin tortura perfide të cilat vazhdonin radhas.
Me ëndrrat që i dukej se i shikonte sy hapur, ishte akoma më keq se me kujtesën, me atë se çka i ndodhëte me të vërtetku kur e tërhiqnin zvarë, lakuriq dhe e hidhnin në një bodrum tjetër të milicisë së Bugojnës në Bosne, andej kah kishin kaluar tmerret e vdekjes para disa vitesh grupi i teroristëve kroatë “Feniks” të emigracionit kroatë të kryemigrantit antijugosllav, Dr Jeliq. .
Shqiptari I cili me arratisjen e tij ia kishte prishur shumë plane secrete UDB-së jugosllave, I cili tani gjendej përballë mistereve, torturave dhe vdekjes, mundohej të shlyente nga mendja kujtimet e hidhura rreth konflikteve që më herët i kishte pas me klanin e asaj nëntoke që udhëhiqej nga udbashët Nikolla Ilievski, shef i sektorit II të SDB-së për Maqedoni etj. Sot atë tango e vazhdonin, duke inskenuar akuza të rreme në qelitë e burgut në Zenicë të Bosnës, ku më kishin transaferuara paraprakisht që nga 01 tetori 1981.
Ata bënin eksperimente me “grupin e rrëzikshëm” shqiptarë ku sipas planit sekret të UDB-së e kishin për bazë “zbulim të ri” në labirinthet e mugëtirës, ku rradhiteshin tavolina me sirtare , bri kacafortave të çelikut, ose ku i mbanin lidhur për radiatorrësh të arrestuarit-fatprerë, here-herë shtrirë për padosi, rrethuar me enë labaratorike dhe instrumente ku me gjëlpëra të tarsha ua merrrnin gjakun duke mbushur epruveta, ose të jepnin infuzione, siç vepronin me të pandehurit Hajrullah Hieinin nga Llakavice ose Vahedin Ramadanin nga Çajla e Gostivarit. Gjersa Zudi Asanin, Nijazi Asanin, Mensur Asanin dhe Abdurahman Sheqiqin i mbanin në izolime të veçanta, ku edhe frymëmarrja e tyre ishte vë në respiratorë, lidhur me gërsheta të dendura gypash dhe mikroskopësh, punohej që lëngun e mëlqisë ta shterronin në pika duke e derdhur në një enë të zakonshme. Dhe bëhej kërdi me ata që vuanin nga dijabeti, u rritej sheqeri në gjak dhe tensioni…
Histori përvoje, vuajtjesh dhe frike që të ndrydhnin në mëndje gjersa prisje ditën e re, apo tmerret e natës që do sjellte me vete…Pritje!
Në pritje, në pritje të netëve si bajoneta …
Në pritje të ditës së marrjes nnga gjykatësit hetues dhe inspektorër gjakatar…Duhej që paraprakisht, të kryheshin edhe disa “formalitete” : rrahje me çufirra metali, sheqlma e goditje të rrënda në stomak, gjoks, kokë, thyerje brinjësh dhe në fytyrë derdhej gjaku…
Të pandehurit thirrnin e bërtisnin për ndihmë. Por, më kot, nuk kishte kush u delte në ndihmë, sepse edhe mjeku Çizmiq i cili rrite anash si statujë e ftohtë, bënte pjesë në grupin e horrave që përfaqësonin organin hetues, duke mos bërë asgjë, siç kërkonte ligji. Të pandehurit sërish lëshonin nga një oshtimë trishtuese, buçisnin me ofkamat e tyre sikur të ishin demat që therreshin në kasaphane...