2021-12-17

Të jetosh në kohën e Albinit dhe të shpresosh prej Lutës, Ramushit dhe Hashimit, është krim ndaj logjikës!

Nga: Lirim Gashi

Në Kosovë lidhja e njerëzve për subjektet politike është e natyres fatale, sepse është një varësi trupore, emocionale dhe shpirtërore e ngjashme me atë të konsumatorve të substancave narkotike nga deliriumi, të besimtarëve nga religjionet, dhe të fëmijëve të mitur nga nëna dhe babai.

Dhe çka ndodh kur njerëzit janë të varur shpirtërisht dhe emocionalisht nga partitë politike dhe feja ?

1. Kur numri njerëzve që nuk e kuptojnë as politiken dhe as rolin e saj për shoqërinë dhe shtetin është aq i madh si në Kosovë, partitë politike shndërrohen në organizata të vet qëllimshme shoqërore, duke e zëvendësuar rolin e tyre primar shërbimin ndaj popullit dhe shtetit me vetshërbim, prandaj bëhën në botëkuptimet e tifozëve të verbër më të rëndësishme se shteti dhe atdheu, ndërsa religjionet më të rëndësishme se Zoti.

2. Rrjedhimisht njësoj si religjionet edhe Partitë politike bëhën të pa zëvëndësueshme dhe të pa reformueshme.

3. Partitë në botëkuptimet e njerëzve të ngecur në emancipim dhe vetëdijësim jo vetëm që identifikohen me atdheun dhe shtetin, por e zëvendësojnë atë plotësisht , njësoj siç e zëvendësojnë religjionet Zotin në botëkuptimet e fanatikëve fetar.

4. Trushpërlarja në këtë mënyrë e zëvendëson vetëdijësimin.

5. Anëtarësia e gjërë dhe e ngushtë e subjekteve poitike shndërrohet në turmë tifozësh fanatik dhe servil, ndërsa udhëheqësitë në kasta sundimtarësh të pa prekshëm, pa zëvëndësueshëm, pa përgjegjshëm, pa ndërgjegjshëm dhe me tipare narcise, megalomane dhe egoiste.

6. Mungesa e frikës nga përgjegjësia dhe llogaridhënia shndërrohet në një ofertë, apo biletë për keqpërdorime funksionesh, pozitash dhe postesh, për kapje të shtetit, abuzime, krim të organizuar dhe kurrupsion.

7. Përgjegjësia dhe llogaridhënia e klases politike në pushtet dhe opozitë shndërrohet në koqetallje me poziten e pa shpresë të masave të gjëra dhe me të gjitha dëmët që ua shkaktojnë atyre përmes politikës së pa përgjegjshme, pa ndërgjegjshme dhe jo llogaridhënëse.

dhe

8. Fokusi apo vëmendja e anëtarëve të subjekteve politike dhe popullit zhvendoset nga problemet esenciale, ekzistenciale dhe zhvillimore të shtetit, në sferat periferike kalkulative elektorale të Partive politike, të cilat tentojnë t’a vazhdojnë avazin e vjetër me po të njëjtit kuadro, duke aktruar reforma për të cilat askush se dinë se çka përmbajnë, sepse mungojnë ofertat konkrete, prandaj edhe garat e ofertave.

Në këtë mënyrë krijohet një rreth vicioz i djallit, ku ofertat dhe garat e ofertave zëvendësohen me emra të përveçem të cilët garojnë me njëri tjetrin si në sportet luftarake individuale, ndërsa fitoret e tyre në këto gara perjetohen nga tifozët e verbër si suksese kolektive.

Absurdi merr forma alarnante konkrete në momentin kur kandidojnë emra të përveçem që mbajnë përgjegjësi konkrete për të gjitha dështimet e deritanishme.

Në anën tjetër anëtarësia dhe tifozeria e gjërë e subjekteve politike është aq e papjekur politikisht, sa që e harron gjendjen e mjeruar të vetvetes, popullit dhe shtetit, prandaj në vend se të reflekton dhe kërkon prej dështakëve përgjegjësi dhe llogaridhënie, ajo jo vetëm që ua lejon atyre kandidimin, por ua ofrohen edhe mbështetjen.

Dhe tani më thoni ju mua miq dhe mikesha të dashura:

Çka mund të prisni nga subjektet dhe kuadrot me një bilanc kaq katastrofal politik?

Si mund të prisni rezultate pozitive nga njerëzit që janë të zbrazur nga dija, kompetenca, kredibiliteti, karakteri, morali dhe virtytet njerëzore si shishja e pijanecit nga alkooli?

Prandaj të gjitha subjektet tona politike përveç Vetëvendosjes janë shndërruar në skuadra parapolitike njësoj si religjionet të cilat po ashtu janë format e para historike të organizimit shoqëror parapolitik dhe si të tilla në esencen e tyre totalisht primitive, të pa reformueshme dhe absolutiste, sepse secili religjion pretendon monopol mbi të vërtetën.

Më rastisi që t’a përcjell Fatmir Sejdiun 2019, në emisionin ”Debat Plus” dhe nuk e vërejta te ai asnjë ndryshim nga Fatmir Sejdiu 2007.

Fliste për Ldk-në si për një ”aset kombëtar” të pa diskutueshëm dhe pa prekshëm njësoj siç flet një Guru hindus për lopën e cila në botëkuptimin e tij është vetë Zoti, të cilit duhet t’i nënshtrohet i gjithë njerëzimi pavarësisht se a beson në të apo jo.

As një përpjekje për kritikë dhe vet kritikë nuk e vërejta në prononcimin e tij, por edhe asnjë pyetje të mençur nga pesë moderatorët amator dhe diletant që e njohin profesionin e tyre, po aq sa Ramiz Lladrovci politikën.

E krahasova prononcimin e tij me prononcimet e Albin Kurtit dhe mu duk si një Fiçë që dëshiron të garojë me Ferrarin për postin e Kryeministrit.

Të jetosh në kohën e Albin Kurtit dhe të mashtrohesh prej Hashimit, Kadriut, Lutes, Ramushit, Bexhetit dhe subjekteve të tyre politike që e kanë sjellë shtetin dhe popullin në buzë të greminës, është njësoj sikur të besosh që Kosova do të pranohet në BE me ndihmën e Rusisë dhe Kines.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...