Shqiptarë të dashur,
Sa herë që Albini Kurti e viziton Memorialin Përkujtimor Adem Jashari, dikush gjithmonë ankohet dhe derdh lot krokodili pse nuk e ka vizituar edhe varrin e Ibrahim Rugovës.
Unë çuditem, smeritem dhe mbetem pa tekst, sa herë që lexoj, dëgjoj dhe shoh broçkulla të tilla.
Sepse asesi s’mund ta kuptojë që ende ka shqiptarë që nuk e kuptojnë dallimin ndërmjet Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës.
Shqiptare të dashur :
Kuptojeni ju lutem një herë e përgjithmonë, se Adem Jashari dhe familja e tij janë martirë të shenjtë, të pakrahasueshëm, të paparë dhe rast unik për botën e civilizuar, sepse me plotë vetëdije e kanë dhënë jetën për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e kombit, atdheut dhe shtetit të tyre.
Ndërkaq Ibrahim Rugova ishte një politikan i zakonshëm, të cilin një pjesë e shqiptarëve e quajnë me të drejtë president historik të një shteti të vetëshpallur, fiktiv dhe fantom, ndërsa një pjesë tjetër President historik të Kosovës së çliruar nga okupatori serb, por pa status të definuar dhe pranuar shtetëror nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Mirëpo ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës për çlirim, liri, pavarësi dhe barazi me kombet dhe shtetet tjera, nuk do të realizohej kurrën e kurrës, pa sakrificën e popullit, UÇK-së legjendare dhe Familjes së Shenjtë Jashari.
Sepse shtetësia e vërtetë e Kosovës nuk rezulton nga rezistenca pasive dhe shteti i vetëshpallur, fiktiv dhe fantom, por nga Kushtetuta e vitit 1974 dhe lufta e shenjtë për liri dhe pavarësi.
Është jo vetëm injorancë dhe padrejtësi e madhe, por edhe mëkat i paparë që të krahasohet një martir i kalibrit Adem Jashari që e sakrifikoi tërë familjen e tij për lirinë dhe pavarësinë e këtij kombi, populli, atdheu dhe shteti, me një politikan i cili asnjë herë nuk ishte maltretuar nga milicija nazifashiste serbe, përderisa ndaj popullit të tij zullumi ushtarak dhe policor serb jo vetëm që nuk ishte zvogëluar, por ishte rritur dhe intensifikuar vazhdimisht.
Dhe ky zullum ishte rritur pikërisht në kohën kur populli ishte i papunë, sepse braktisja e vendeve të punës dhe institucioneve publike, arsimore, shkencore, kulturore, shëndetësore, sportive e shtetërore ishte bërë pjesë e strategjisë gandiste të rezistencës pasive.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte i njëjti popull i maltretuar, varfëruar dhe mjeruar ishte detyruar për ta financuar edhe Qeverinë Kriminale të Ibrahim Rugovës.
Për ta financuar një Qeveri që udhëhiqej nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa dy kriminelet me të mëdhenj kuisling të periudhës së paraluftës, luftës dhe pasluftës.
Nga dy kriminelë të pakrahasueshëm tinëzar dhe kuisling të cilët edhe sot e asaj dite nuk japin shpjegim se ku mbeten gjithë ato lekë.
Dhe sikur as kjo të mos mjaftonte ish Kryeministri i Rugovës dhe Ministri i tij i Financave zullumin ndaj popullit, atdheut dhe shtetit të tyre e vazhduan në tërë periudhën e pasluftës.
Unë e kuptoj atë pjesë të popullit që e ka në zemër Rugovën, pasi që ai në krahasim me disa politikanë të pasluftës ishte lulë e dritë.
Mirëpo nuk mund të shpallet dikush i shenjtë vetëm pse ishte më i mirë se Hashimi dhe Banda e tij Pronto.
Sepse më të mirë se Hashimi dhe Banda e tij Pronto kanë qenë dhe janë 80% të shqiptarëve.
Nëse këto kritere bëjnë edhe më tutje shkollë në Kosovë, atëherë Halleluja për këtë popull dhe shtet.
Imagjinojeni sikur politikanët gjerman ta vizitonin vazhdimisht varrin e Wilhelm Brandt-it?!
Mediat gjermane do të talleshin me ta sikur me majmunët e kopshtit zoologjik.
Duhet të mësohemi një herë e përgjithmonë që njerëzve t’ua japim hakun real dhe jo hakun imagjinar.
Sepse duke krijuar mite dhe legjenda për heronjtë e rrejshëm ne vazhdimisht po bëjmë mëkate ndaj heronjve të vërtetë.
Sepse ky konfuzitet për gjëra kaq të thjeshta u shërben vetëm manipuluesve të historisë dhe aktualitetit, të cilët peshkojnë nga ujërat e turbullt përveç votave edhe karrierë, pasuri dhe privilegje të paimagjinueshme.