Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/12

Kosovë, 10 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

.

azuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.193



Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.193.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.779 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.336.174 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 14 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.882, ndërsa numri i rasteve aktive është 324.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...