Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/12

 

BALLKANI

Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet ministrit të brendshëm serb: Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit

“E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë”, tha Osmani

Agim Sulaj   |11.12.2021
Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet ministrit të brendshëm serb: Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin, i cili e quajti të premten gënjeshtër Masakrën e Reçakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një deklarate dërguar mediave, presidentja kosovare Vjosa Osmani tha se "ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Sllobodan Millosheviq, me propagandë po përpiqet t'i ndryshojë faktet historike".

“E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, shkroi Osmani.

Ajo tha se përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij dhe se mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës “është krim i përsëritur”.

“E vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, vazhdoi presidentja.

Këtë të premte, më 10 dhjetor, ministri serb Aleksandar Vullin vizitoi ekipin e një projekti filmik i cili po punon në realizimin e një serie të dokumentareve, që sipas autorëve ka për qëllim të dokumentojë "të vërtetën" e kësaj ngjarjeje që mohohet nga zyrtarët në Serbi.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vullin gjatë vizitës.

Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia refuzon të ketë kryer masakër.


LIdhur më Masakren e Reëakut autori Flori Bruqi ka shkruar edhe një vepër publicistike ku ka polemizuar më akdemik 137t e SAN-it serb.








https://zeflushmarku.edu.mk/libra/polemika_floriburci.pdf


No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...