Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/12

Gjermani, vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë

Berlin

Stafi mjekësor në Gjermani do të duhet të vaksinohet kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Propozimi, i cili përfshin ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksionet, i paraqitur nga Partia Socialdemokrate (SPD), të Gjelbrit dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP), që përbëjnë qeverinë, u miratua nga Asambleja Federale me 571 vota pro, 80 kundër dhe 38 abstenime.

Kështu, personat që punojnë në vende të tilla si azil pleqsh dhe klinika do të duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose të jenë shëruar nga COVID-19. Masa e re do të nisë të zbatohet më 15 mars të vitit të ardhshëm.






Rregullorja do t'u japë më shumë liri provincave kur bëhet fjalë për vendosjen e masave të reja.

Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet, klubet, baret dhe restorantet mund të mbyllen. Tubimet e mëdha do të ndalohen ndërsa ndeshjet e futbollit do të luhen pa praninë e tifozëve.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se si qeveri kishin planifikuar shumë në luftën kundër epidemisë.

"Prioriteti më i rëndësishëm për ne është mbrojtja e popullatës. Lufta kundër pandemisë është detyra jonë, pavarësisht nga partia politike", tha Lauterbach.

Dekreti duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit të Shtetit (Bundesrat).


No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...