2022-10-26

Escobar sqaron gjithçka: Ka plan franko-gjerman. Amerika e mbështetë. Dokumenti publikohet se shpejti

 

Escobar sqaron gjithçka: Ka plan franko-gjerman. Amerika e mbështetë. Dokumenti publikohet se shpejti

Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre. Në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për të cilin dihen pak hollësi. Në një intervistë me Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se pas diskutimeve intensive me të dy qeveritë, ai ka besim se do të fillojë angazhimi me publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.

Zyrtari i lartë amerikan i bën sërisht thirrje autoriteteve në Prishtinë, të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhërit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, ju kërkuat nga autoritetet që të shtyjnë për 10 muaj vendimin për vendosjen e targave të Kosovës për banorët serbë në veri. Keni marrë ndonjë përgjigje të kënaqshme nga autoritetet?

Gabriel Escobar: Jo, ende jo.

Zëri i Amerikës: A prisni të merrni përgjigje?


Gabriel Escobar: Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të Quint-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak.

Zëri i Amerikës: Nisma Franko-Gjermane këto ditë duket të jetë propozimi kryesor për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe siç e theksuat edhe ju gjatë vizitës në Prishtinë, të dyja palët duhet ta marrin atë seriozisht atë. Si mundet që një propozim kaq i rëndësishëm të mbahet kaq sekret. Si mund të bindet publiku, kur ai nuk ka asnjë informacion për atë që është duke u diskutuar? A mund të ndani me ne pikat kryesore të kësaj nisme?

Gabriel Escobar: Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian. Ne e mbështesim atë. Ne mbështesim çdo lëvizje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pasi është e rëndësishme për stabilitetin rajonal. Është e rëndësishme për stabilitetin e evropianëve në një kohë kur po përballemi me kriza si ajo në Ukrainë dhe pjesë të tjera të Evropës. Sa i përket detajeve, dua të them se ato po diskutohen brenda kontekstit të dialogut të BE-së, të cilin ndonëse e mbështesim, ne nuk jemi palë në të. Unë besoj që shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se kjo që po propozohet tani nuk është zgjidhje përfundimtare, që do të thotë se nuk do të merret me njohjen e Kosovës nga Serbia. Por po kaq e rëndësishme për Kosovën, është edhe njohja nga 5 vendet e Bashkimit Evropian. A është i lidhur propozimi aktual me njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së?

Gabriel Escobar: Absolutisht, qëndrimi ynë është se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe duhet të integrohet në strukturat euroatlantike. Që të ndodhë kjo, ne presim që pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohiur, ta njohin pavarësinë e Kosovës. Evropa ka përcaktuar rrugën drejt njohjes. Ata kanë përcaktuar rrugën e integrimit evropian dhe kjo rrugë është dialogu i lehtësuar nga BE-ja. Prandaj, vazhdimisht e inkurajoj qeverinë e Kosovës që ta marrë seriozisht dialogun, të angazhohet me ndershmëri dhe të mendojë për zgjidhje që mund të përfshijnë edhe kompromis, por në fund të fundit njohja e pavarësisë dhe integrimi janë çelësi.

Zëri i Amerikës: Çfarë roli pritet të luajë qeveria amerikane? A presim një rol më të madh?

Gabriel Escobar: Unë do të thoja që ne jemi duke luajtur një rol më të madh. Unë kam partneritet të plotë me homologun tim të BE-së. Ne jemi plotësisht të angazhuar përmes Kuintit, besojmë se meqënëse kjo është një çështja evropiane dhe aspiratat e të dyja vendeve janë integrimi në Evropë, procesi duhet të drejtohet nga BE-ja. Por, ne po e mbështesim atë plotësisht, nga ana politike, financiare, përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe nëpërmjet çdo mekanizmi tjetër që kemi, në mënyrë që rezultati përfundimtar, edhe nëse ka një rezultat të ndërmjetëm përkohësisht, pra që rezultati përfundimtar, të krijojë stabilitet afatgjatë për rajonin.

Tre mesazhet e Gabriel Escobar kundër Sali Berishës

 


Votë dhe jo dhunë, një paralajmërim për mbështetësit e Berishës dhe një tentativë për ta zvogëluar masivitetin e tyre. Këto qenë tre mesazhet e dërguara nga Uashingtoni pas protestës së 8 janarit. Pasi ka dëgjuar intervistën e Zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, Lapsi.al ka drkriptuar tre mesazhet kryesore që ai i dha Zërit të Amerikës. 

Sa mbështetës ka Sali Berisha?

Gjatë gjithë intervistës me gazetaren Keida Kostreci, Gabriel Escobar u mundua ta minimizojë mbështetjen që ka Berisha në PD dhe pothuajse asgjesimin politik që ka pësuar Basha. “Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh” tha ai. Por kur gazetarja këmbënguli se Berisha ka shumë mbështetës Escobar u shmang duke thënë: “Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën”. Pra diplomati amerikan u ndodh në rolin e vështirë të atij që duhet të përkrah dikë që e kanë braktisur votuesit e vet. Dhe kjo është hera e parë që një politikë e tillë e SHBA-së zbatohet në Shqipëri. Pavarësisht kësaj Escobar tha: “Unë kam një mardhënie të mirë me Bashën dhe nuk mendoj se ajo që po ndodh në rrugë reflekton fytyrën e PD”.

Lexo me tej: Intervista e plotë e Escobar për Berishën, Bashën dhe luftën në PD

Jo, atyre që shkojnë pas Sali  Berishës

Kishte një frazë që u shpërnnda gjithëandej shumë kohë përpara se intervista e Zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar të transmetohej e plotë. Ajo ishte: “jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente”. Duke qenë se mendimi i diplomacisë aktuale amerikane për Berishën është i qartë, kjo frazë duket se u drejtohet më shumë mbështetësve dhe deputetëve që atij i shkojnë nga pas. Pra në një farë mënyre ajo përbën edhe një lloj shantazhi se kush është me Berishën nuk është me SHBA-në.

Kunji i ambasadores Yuri Kim: Jeni lodhur nga “spin doktorët”?

Votë, jo dhunë

Mesazhi më i fortë i intervistës së Gabriel Escobar ishte se opozita duhet ti zgjidhë krizat e saj në rrugë demokratike. “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”. Por kjo është pjesa ku diplomatët amerikanë kanë kontradiktën logjike më të madhe. Sepse ata e shantazhuan Bashën që të përjashtonte nga grupi parlamentar një njeri që sado mëkate që të ketë nuk ka pasur asnjë çështje penale të hapur. Ata e detyruan kryetarin e PD-së që të merrte një vendim personal ndaj Berishës, ndërkohë që ai sapo ishte zgjedhur me votën e qytetarëve si deputet. Pra nëse në 9 shtator nuk u veprua demokratikisht me votë kjo u bë si pasojë e presionit amerikan. Ndaj tani ata nuk mund të pretendojnë pas të vjelave që krizat të zgjidhen në mënyrë demokratike.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar një ditë pas intervistës që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dha për Zerin e Amerikës, gjatë së cilës u pyet edhe për “non gratën” e ish-kryeministrit.

Sali Berisha, përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar

Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to.

Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm.

Lidhur me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon:

Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtesisë, e cila sot ka shndërruar drejtesinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.

Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare.

Për të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të rradhës se në momentin kur sekretari i shtetit ose çdo agjensi tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike.
Por, ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve me trillime të Edi Ramës.

Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!

Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!

Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar!
Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament!
Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare.

Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën.

Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë.

Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre. Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan.

Demokratët shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë.

Flori Bruqi

iish presidenti shqiptar lir Meta pas takimit në selinë e PD: I propozova një emër të Prof.dr.Salih Berishës për parlamentin e Tiranës, është super-politikan!

 

Për rreth një orë, Sali Berisha dhe Ilir Meta zhvilluan sot një tjetër takim në selinë e PD, me në fokus zgjedhjet e ardhshme vendore.

Meta tha për mediat para selisë blu se i ka propozuar Berishës një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, të cilin tha se kreu i PD e ka mirëpritur.

Ndërsa u tregua i rezervuar të zbulojë emrin, kreu i Partisë së Lirisë e cilësoi atë si “super-politikan”, por se cili do të jetë ai do të zbulohet në ditët në vijim, tha Meta.

Ai shtoi se do të respektohen primaret e Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.

Jemi një sintoni të plotë. Kryetar i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë dhe kryetari i ardhëm i parlamentit do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët duhet të respektojnë njëri tjetrin, ndryshe do përjashtohen nga gara.

Nuk pasur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër se ky është një proces që i takon primareve. Ne do të respektojmë kandidaturat.

I kam propozuar një emër për kryetar të parlamenit në Tiranë dhe ai e mirëpriti. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak për të dëgjuar qytetarët. Do e shihni shumë shpejt. Është super-politikan, Berisha e mirëpriti”- tha Meta për gazetarët.

Ndërkohë, ditën e nesërme në mesditë pritet të firmoset një marrëveshje mes Ilir Metës dhe Sali Berishës për zgjedhjet e 14 majit, sa i takon kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshillit bashkiak.

Brenda 24 orëve pritet të caktohet edhe një datë për nisjen e protestës kombëtare të përbashkët të paralajmëruar nga dy palët.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder ​: Nëse Rusia vendos të përdorë armë bërthamore ose një bombë të kontaminuar do të ketë pasoja, paralajmëroi sot Pentagoni.

 

 Nëse Rusia vendos të përdorë armë bërthamore ose një bombë të kontaminuar do të ketë pasoja, paralajmëroi sot Pentagoni.

“Do të kishte pasoja të rënda për Rusinë, nëse ajo përdor një armë bërthamore apo një ‘bombë të pistë’”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder në një konferencë për shtyp.

Ryder tha se ai nuk do të hynte në detaje se cilat do të ishin pasojat, por shtoi se ato i ishin komunikuar në nivele të ndryshme Rusisë, përcjell ATA.

Gjithashtu, Pentagoni tha se pretendimet ruse se Ukraina po përgatiste një “bombë të kontaminuar” ishin të rreme. Ryder tha se SHBA-ja po monitoronte vazhdimisht situatën.

“Unë nuk do të hyj në detaje specifike se, si, kur dhe ku. Por, është e panevojshme të thuhet, është diçka që ne e marrim shumë seriozisht dhe vazhdojmë ta monitorojmë pa ndërprerje”, tha Ryder.

Sali Berisha-Ilir Meta, pakt kundër Edvin Kristaq Ramës/ Më 12 nëntor 2022, organizohet protesta e opozitës kundër qeverisë Rama!

Nëntë vite pas divorcit të bujshëm në 2013 Sali Berisha dhe Ilir Meta janë gati të rinovojnë martesën e tyre politike.

Dy drejtuesit e opozitës zyrtarizojnë mesditën e së enjtes marrëveshjen parazgjedhore. Formula e dakortësuar u zbardh nga Ilir Meta sapo kaloi pragun e selisë blu.

Meta: Si e kemi dakortësinë nëse PL është faktor vendimtar për këshillat dhe kryetari i primareve del nga PD kryetari i këshillit do të jetë automatikisht nga PL. Nëse diku kryetari nga primarët del nga Partisë së Lirisë kryetari i këshillit do të jetë nga PD. Nëse del nga partia agrare do jetë i partisë agrare. Kjo do varet nga rezultati i çdo force politike opozitare, në mënyrë që të kemi balancë mes kryetarit dhe kryetarëve të këshillave. Parlamentit dhe qeverisë lokale të kemi transparence dhe llogaridhënie.

Meta ka vendosur të marrë pjesë në primaret e Berishës me kandidatet tij, por për garën e Tiranës i ka lënë terren të lirë aleatit politik. Rivali i Erion Veliaj do vijë nga radhët e demokratëve ku emrat e parë të përfolur janë deputeti Belind Këllici.

Mjeku Ilir Alimehmeti por nuk mungojnë as ata të cilët vetëofrohen si Gert Bogdani, artisti Julian Deda dhe Fatbardh Kadilli. Ilir Meta kishte vetëm një merak për garën e Tiranës të cilin ja la në tryezë aleatit të tij.

Meta: PL do marrë pjesë në primare kudo ku kemi kandidat që premtojmë. I kam propozuar zotit Berisha një emër për kryetar të këshillit bashkiak e priti me shume kënaqësi është super politikan.

Sali Berisha vendosi të mos komentojë dakortësime e arritur me aleatin e tij por fokusua tek protesta e parë e përbashkët që do mbahet në javën e dytë të nëntorit.

Berisha: Unë kam besimin më të madh se të rinj, të rejat e Shqipërisë që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Jo vetëm për protestën por edhe për zgjedhjet e pranverës Berisha pritet të diskutoje edhe me aleatë të tjerë të opozitës, ndërkohë negociatat me grupimin e Alibeaj nuk kanë prodhuar ende rezultat.

ish presidenti shqiptar Ilir Meta shpërthen ndaj kryeministrit shqiptar Edvin Kristaq Ramës, pas miratimit të ligjit për spiunët

 

Ish presidenti Ilir Meta tashmë ka një arsye më shumë për ta humbur përfundimisht, qetësinë dhe dashurinë e dikurshme për ish aleatin Edi Rama.

Miratimi javën e shkuar në parlament edhe me votat e grupit-Alibeaj-Basha, i ndryshimeve ligjore, që zbejnë vlefshmërinë e certifikatave të pastërtisë nga komisionet Bezhani dhe Mezimi, u komentua nga aleati i tanishëm i Metës, Sali Berisha si ndryshime, me synimin e largimit të Metës nga politika.

Përballë kësaj situate Ilir Meta ashpërsoi retorikën politike duke sulmuar Ramën bashkë me Lulzim Bashën.

“Meqë ka hallin e dekriminalizimin dhe pastërtisë së figurave. Ligjet që bën nipi Spiro Kolekës unë me tolerancën më të madhe do tja fus atje ku i shijon më shumë atij. Të gjithë ata që mendojnë se do të ekzekutojnë pluralizmin politik në Shqipëri dhe janë përpjekur e kanë vite të tëra ta bëjnë këtë dhe kujtojnë se mund të venë dorë në zgjedhjet e ardhshme do të ketë fatin e Musolinit dhe të Klaretës. Klaretën e dini ju. Klareta ishte dashnorja e Musolinit. Këtë fat do të kenë”, tha Ilir Meta.

Ilir Meta u kërkoi gazetarëve të bëjnë pyetje të pavarura e të pandikuara nga Agjencia qeveritare e informimit.

“Pyetje të nxitura nga Fuga mos më hajeni më këtu. Jo se ta ka dhënë ty ai. Ai nxit kështu në mënyrë indirekte”, shtoi më tej ish-presidenti.

2022-10-19

Shumica në Këshillin e BE-së mbështet liberalizimin, Franca ka “disa kërkesa”

 


 

Në Bruksel, të enjten, për herë të parë është zhvilluar diskutimi në grupin punues të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Learn more
You can skip this ad in 4
Advertisement

Ka qenë ky rasti i parë që vendet anëtare në këtë grup punues të shprehin qëndrimet e tyre. Takimet e tilla janë interne pune, nga të cilat nuk bëhen qëndrime. Se çfarë ka ndodhur në takimet e tilla mund të mësohet vetëm në mënyrë joformale përmes burimeve diplomatike.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, diskutimi ka dëshmuar se ekziston një mbështetje e madhe në mesin e vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave, por akoma ka shtete të cilat kanë edhe disa kërkesa që duan të adresohen para se të miratohet vendimi.

Franca, një vend i cili deri më tash më së shumti ka qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, kësaj radhe nuk është shprehur kundër, por ka propozuar që liberalizimi i vizave të lidhet me sistemin ETIAS, që është një sistem i ri i vendosur nga BE-ja ku qytetarët e shteteve që kanë liberalizimin e vizave duhet të regjistrohen në këtë sistem para se të udhëtojnë. Një regjistrim pastaj do të ishte i vlefshëm për tre vjet.

Por problemi me propozimin e Francës qëndron edhe në faktin se ky sistem hyn në fuqi më 1 janar 2023, por do të jetë plotësisht operativ më 1 nëntor të vitit 2023. Mbetet e paqartë se për cilin afat ka dashur Franca ta lidhë ketë. Nëse e lidh me funksionimin e plotë, atëherë hyrja në fuqi e liberalizimit do të mund të shtyhej deri në vjeshtën e vitit që vjen. Për propozimet e saj, Franca thuhet se ka pasur mirëkuptim edhe nga disa shtete, si Holanda, Belgjika, Danimarka dhe Suedia.

Pasi ky ka qenë vetëm takimi i parë ku janë shprehur qëndrimet fillestare të përfaqësuesve të vendeve anëtare, Çekia, si kryesuese e radhës, mësohet se ka kërkuar nga delegacionet deri më 21 tetor të dërgojnë komentet e tyre me shkrim për këtë çështje. Pos kësaj, do të ketë edhe “shkëmbime bilaterale” të qëndrimeve të vendeve anëtare që është një mënyrë e zakonshme në funksionimin e BE-së kur ndërtohet qëndrimi i përbashkët për një çështje.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se në takim për herë të parë, asnjë shtet nuk ka qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Shumica e madhe e ka mbështetur pa asnjë rezervë liberalizimin e vizave. Në mesin e tyre janë Finlanda, Gjermania, Kroacia, Greqia, Hungaria, Estonia, Polonia, Portugalia, Malta, Sllovenia dhe Luksemburgu. Çekia, si kryesuese e radhës, mban qëndrim neutral, por në një letër që ua kishte dërguar vendeve anëtare ishte shprehur qartë se ka ardhur koha për liberalizimin e vizave.

Disa vende, si Danimarka, Italia dhe Suedia, nuk kanë shprehur qëndrime duke thënë se kanë pasur zgjedhje dhe se janë në procesin e formimit të qeverive pas tyre. Ka pasur edhe rikujtime se Kosova do të duhet të bëjë më shumë në përshtatjen e politikës së vizave me atë të BE-së. Kjo ka të bëjë me regjimin e vizave që Kosova ka me vendet e jashtme, qytetarët e disa prej të cilave mund të hynë në Kosovë pa viza, por u duhen vizat për BE.

Një kërkesë të tillë, BE e ka edhe për shtete tjera të rajonit, por ato tashmë kanë liberalizim të vizave nga BE-ja. Kosova këtë kërkesë, nëse do të kishte trajtim të njëjtë, do të mund ta përmbushte gradualisht edhe pas liberalizimit të vizave.

Spanja, një prej vendeve që nuk e ka njohur Kosovën si shtet, sipas këtyre burimeve, është shprehur se ajo do të pajtohet nëse ekziston shumica në Këshill për vendim.

Në bazë të diskutimeve të së enjtes, diplomatët në Bruksel vlerësojnë se do të kenë nevojë edhe për takime tjera në nivel të grupit punues për të përafruar qëndrimet para se çështja të shkojë në një instancë më të lartë në Këshill. Prandaj thonë se akoma nuk mund të bëhen parashikime kohore se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave, por se “atmosfera është shumë pozitive”.

Për ketë vendim mjafton shumica e kualifikuar në Këshill. Por synohet që të ketë një mbështetje sa më të madhe, madje edhe nga të gjitha vendet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...