2023-05-19

Si është jeta personale e një agjenti të CIA-s?


Megjithëse kultura pop i përshkruan ata zakonisht si tipa të vetmuar alla Xhejms Bond, shumë agjentë realë të CIA-s kanë një jetë personale aktive, të cilin e ekuilibrojnë me punën e tyre tejet sekrete. Por kur kaq shumë gjëra nga jeta e tyre mbeten sekrete, çfarë u thonë agjentëve të CIA-s familjeve të tyre? Ja çfarë nuk dini mbi jetën e një agjenti të shërbimit sekret amerikan.

Një agjent nuk i ndan kurrë me familjen detajet e punës së tij

Zakonisht mund të thonë gradën që mbajnë në punë, dhe ndonjëherë edhe zonat gjeografike ku janë caktuar të operojnë, por jo shumë përtej kësaj. “Nuk më shqetëson aspak fakti, që mund të mendojnë se mund të jem në CIA edhe si sanitar”- thotë një agjent, puna e të cilit përfshin rekrutimin e spiunëve dhe mbledhjen e informacioneve të ndjeshme. Të thënit gjithçka familjes, mund të bëhet çështje e sigurisë kombëtare.

Lidhja me një shtetas të huaj mund të jetë një çështje e ndërlikuar

Departamenti i Mbrojtjes, publikoi në vitin 2017  ​​një studim që zbuloi se mbi gjysma e qytetarëve amerikanë të kapur duke spiunuar SHBA-në, kishin lidhje të ngushta jashtë vendit. Natyrisht, kjo gjë përbën një problem për CIA-n, pasi shumë agjentë takohen me partnerë jashtë shtetit.

Nëse një agjent i CIA-s dëshiron të martohet me një shtetas të huaj, kjo mund t’i shkaktojë jo pak probleme karrierës së tij. CIA kërkon që agjentet e fshehtë dhe bashkëshortët e tyre  duhet të jenë shtetas amerikanë.

Nëse një agjent përfshihet në një lidhje dashurore me një shtetas të huaj, ata nuk mund t’i thonë kurrsesi partnerit të tyre se çfarë bëjnë për të jetuar, derisa ky i fundit të kalojë një seri kontrollesh mbi historikun personal dhe në fund një test në makinën e të vërtetës.

Bashkëshortët duhet t’i ndihmojnë operativët të ruajnë mbulimin e tyre

Pasi bashkëshortit të një operativi të fshehtë, i besohet informacioni se partneri i tyre është një agjent i CIA-s, ai duhet të jetë i kujdesshëm që të mos lejojë zbulimin e identitetit të vërtetë të partnerit. Xhenin Hajden, gruaja e ish-drejtorit të CIA-s Majkëll Hajden, filloi një program trajnimi vullnetar për bashkëshortët e agjentëve, për t’i përgatitur ato për këtë detyrë.

Shpesh fëmijëve nuk u tregohet asgjë

Agjentja e CIA Marta Peterson shpjegon:”Unë nuk ua tregoja atyre këtë sekret kur ishin më të vegjël, pasi fëmijët nuk e kuptojnë plotësisht se përse ekspozimi si agjente e shërbimit sekret, mund të përbëjë një rrezik real për një familje që jeton jashtë vendit.

Kur u larguam nga SHBA në vitin 1992 menjëherë pas Luftës së Gjirit, unë duhej të isha i sigurt që nëse autobusi i tyre i shkollës rrëmbehej dhe ata përballeshin me terroristë, të mos e dinin faktin që unë punoja për CIA-an”.

Peterson zgjodhi të mos u tregonte fëmijëve të saj mbi punën që bënte, derisa mbërritën në moshën e adoleshencës dhe pas rikthimit të tyre në Shtetet e Bashkuara. Fëmijë të tjerë të oficerëve të CIA-s, thonë se e dinin që prindërit e tyre punonin për CIA-n, por nuk e kishin idenë se çfarë bënin saktësisht ata.

Inkurajohet martesa brenda CIA-a

Shumë agjentë të CIA flasin për vështirësitë që vijnë nga martesa. Ndaj për të mirën e agjencisë dhe punonjësve të saj, CIA i inkurajon agjentet të lidhen me oficerët e tjerë brenda këtij institucioni. Dhe martesa brenda agjencisë, cilësohet si një lëvizje e zgjuar në karrierë.

Një agjent tjetër, ka shumë më pak të ngjarë gjasa që përbëjë një shqetësim për sigurinë.

Ish-agjentja operative Dajna Baer tashmë në pension thotë:”Unë mendoj se edhe pse nuk është thënë kurrë hapur, inkurajohet të kesh një lidhje apo martesë me një punonjës tjetër të CIA-s. Kjo gjë i thjeshtëzon gjërat”.

Burri i saj, Robert Baer, ​​gjithashtu një ish-operativ, shton”:Në rast se do të bësh një karrierë në CIA, është më mirë të kesh një bashkëshort brenda agjencisë. Mund të dehesh mbi një gotë verë, dhe të mos të shqetësohesh se mos po tregon ndonjë sekret”.

CIA nuk zbulon punën e një agjenti, edhe pasi ai vdes

Edhe pas vdekjes së një agjenti, familja e tyre zakonisht nuk do ta mësojë se çfarë bënte ai konkretisht për CIA-n. Në varësi të natyrës së shërbimit dhe vdekjes së agjentit, familja e tij mund të urdhërohet që karrierën e operativit ta mbajnë të fshehtë nga pjesa tjetër e botës.

Shumë informatorë i bashkohen CIA pas shkollës së mesme, ose rekrutohen kur janë në universitet

CIA kërkon rekrutë të mundshëm në shkollat ​​e mesme dhe universitete, pasi ata janë “më të rinj dhe pa përvojë”, dhe për këtë arsye manipulohen më lehtë. Agjencia ofron praktika dhe bursa për studentët e shkollës së mesme apo të diplomuarit, që janë të interesuar t’i bashkohen CIA-s. Kur është fjala për universitetet, ku shumë studentë vijnë nga vendet e tjera, CIA sheh mundësinë të rekrutojnë informatorë, të cilët bëhen më pas burime të përsosura të informacionit kur kthehen në vendet e tyre.

2023-05-18

Studimi jo shkencor i proserbit Mustafa Nano : Mbi 60 % e prejardhjes gjenetike të shqiptarëve është e përafërt me serbët

Shkruan :Flori Bruqi,PHD




Mustafa Nano: Nuk dihet nëse shqiptarët janë ilirë, por dihet që serbët e kanë humbur Kosovën njëherë e mirë

Pra 6 vjetëve gazetaruci shqiptar njëfarë serbofili me emrin  Mustafa Nano,nga Tirana tha se "Nëna e Skënderbeut është serbe"



Kjo ka qenë një nga temat më të diskutuara të këtyre ditëve, ndërsa Mustafa Nano i cili shprehet i sigurt mbi vërtetësinë e këtij pohimi, në jo pak raste është sulmuar si mbështetës i tezave sllave. Publicisti dhe shkrimtari Nano, i ftuar në emisionion “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi në TVSH, ka hedhur një tjetër tezë që me shumë gjasa do të ngjallë edhe më tepër diskutime.“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”, është shprehur Nano. Ai shton më tej se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar. “Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendjesime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët. Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vimë ne nuk provohet as kjo”, tha Nano. Sa i përket provokimit që shkaktoi deklarata e tij për nënën e Skënderbeut, Nano thotë se ka ndodhur për shkak se ruhet me fanatizëm imazhi i heroit. “Nuk e di pse provokoi. Nuk bëhet fjalë për vajzën e tij, që të mund të themi se e bëri pasi vdiq i ati. Bëhet fjalë për nënën e Skënderbeut dhe është problemi për të ruajtur imazhin e Skënderbeut dhe kjo e plasarit pak”, deklaroi Nano. Ndërsa tendencën e vendeve ballkanike për të marrë autorësinë e atij që e nisi i pari eposin, Nano e cilëson të kotë pasi “ka një korpus rajonal të kulturës rajonale orale që nuk përcakton dot fillimin”. “Është një epos ballkanik dhe ne zihemi kush e ka nisur. Nuk ka prova që eposi është i hershëm, askush s’e di kur daton. Keni një korpus ballkanik të kulturës orale. Kemi marrë dhe kemi dhënë”, shprehet ai. Nano është ndalur edhe te pretendimet serbe për Kosovën, ku ai thotë se janë pa kuptim për aq kohë sa ka shumicë shqiptare. Ai nuk përjashton mundësinë që në Kosovë të ketë pasur shumicë serbe, megjithatë tashmë realiteti është i qartë. “Kosova është e shqiptarëve sot sepse shumica janë shqiptarë. Në shekullin XII nuk e dimë nëse ka pasur shumicë shqiptarësh. Mund të ketë pasur shumicë serbe. Fati i një populli sot nuk përcaktohet nga historia. Kosova ka shumicë shqiptare dhe i përket atij 90 përqindëshi. Serbët e kanë humbur Kosovën njëherë e mirë”, u shpreh ai. Mustafa Nano është analist politik, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Duke qenë një ish-deputet i Partisë Demokratike Shqiptare, ai kaloi karrierën nga politika në gazetari ku filloi të punonte në gazetën Shekulli në vitin 1997. Në shkrimet e tij ai përkrah një botëkuptim liberal-progresiv. Deklaratat e "analistit" pro-serb politik nga Shqipëria, njëfarë gazetaruci më emrin Mustafa Nano, se kosovarët ‘kanë gjak serb’ kanë nxitur reagime të shumta në Kosovë, shkruan Periskopi. Disa e kanë sharë për ato deklarata, e dikush është interesuar të gje ndonjë studim, lidhur me prejardhjen e shqiptarëve. Lligjeruesi univeristar, Armend Muja, në profilin e tij ka publikuar një studim që e shpjegon këtë çështje, në përgjithësi për shqiptarët. E në bazë të atij studimit, del se shqiptarët janë një miks nga gjithë rajonet e Evropës, dhe të përafërt rreth 60 % gjenetikisht me serbët. Prejardhja gjenetike e popujve Mostrat e publikuara ne European Journal of Human Genetics. Ne baze te këtij studimi , shqiptaret dalin te jene nje miks i baraspeshuar i DNA Haplogroop J (Evropa Juglindore), Evropes Perendimore (21.2), Evropes Veriore/Qendore I (21.7) dhe Lindjes se Mesme E1b1B (22.4). Mbi 60 % e prejardhjes tone gjenetike eshte e perafert me Serbet. Shqiptaret ndryshojne nga Serbet per nga permbajtja me e larte e DNA R1B (Evropa Perendimore) dhe pesha me e ulet e DNA I Evropes Qendrore. Prejardhja gjenetike e shqiptareve del te jete e ngjashme me Greket, Sicilianet, Serbet dhe Vllehet.

 Ky studim  është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Gjergj Kastriot Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës.

Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit,  që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai.


Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së  Gjergj Kastriot Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar shkronja ,, LL,,.

Se emri i nënës së Skënderbeut;Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) .Sipas autorit shqiptar Marin Barletit , në  përkthimin e  në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë. 


1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i sajë vinin nga një trevë pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishën me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.

Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda.

Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane,të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.

-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut.

-Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda.

2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë.

3.Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asajë Bizantine.

Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut.

Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha,Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut.

Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të skjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman.

4.Boban Petreski, profesor i Universitetit te Shkupit, në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut.

Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme lidhjen e Voisavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim eshtë më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët,grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët.

Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët.

Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri…..ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij. Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët.

Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)

Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj.

Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut .








‘Nëna e Skënderbeut me origjinë serbe’, historiani


Në një intervistë historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, prof.dr.Paskal Milo sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut. Milo në një intervistë për Tirananews shpjegon se ajo që tregon video që tashmë është bërë virale në rrjet, është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Milo shton se mbështet deri në fund tezat, të cilave ju referohet, por jo fjalëve të shkëputura nga konteksti, pasi kështu fjalët e tij po shfrytëzohen. Ju keni thënë se video që është bërë virale, ku ju deklaroni se nëna e Skënderbeut është më origjinë sllave është një shpifje e montuar dhe manipuluar, përse? Është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Nuk është hera e parë që e bëjnë këto qarqe. Por duke keqpërdorur dhe manipuluar tezat dhe qëndrimet e mia shumë të njohura në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, dy vite më parë. Pyetja që shtrohet është, pse u kujtuan tani këto portale me influenca të qarta islamike ektreme, të ribotojnë dhe manipulojnë pas dy vitesh këto deklarata të miat? Bën shumë përshypje dhe është qëllimisht e organizuar dhe unë jam në dieni të këtyre përpjekeve që bëhen nga individë të caktuar të paguar. Synimi nuk jam unë, por është goditja e figurës së Skënderbeut. Goditja realizohet përmes shpifjeve në adresën time. Nëqoftëse doni të dini pikpamjet e mia, i sugjeroj të gjithëve të lëxojnë se çfarë kam thënë unë në referatin e mbajtur në vitin 2018 në Konferencën Kombëtare për Skënderbeun të mbajtur në Tiranë dhe në disa konferenca të tjera. Materiale këto të botuara edhe në gazeta. Aty janë të qarta dhe jo të manipuluara. Nuk ka fraza të shkëputura nga konteksti si është bërë në atë video të publikuar. Është një tentativë e ndyrë e qarqeve të influencuar nga radikalistë ekstremistë, që vazhdimisht kanë goditur figurën e Skëndërbeut me qëllime anti- kombëtare dhe anti-shqiptare. Ku qëndron goditja, se që nëna e tij është me origjinë sllave është thënë nga ju..ç’ka do të thotë që mbështesni këtë tezë… Në monetin që frazat merren të shkëputura nga një bisedë që ka zgjatur dy orë edhe montohen, nuk del absolutisht qëndirimi edhe mendimi im. Sepse nuk jam unë që e kam thënë që nëna e Skëndërbeut është me origjinë serbe, po janë me dhjetëra dhe qindra historianë. Nuk e them unë që Skendërbeu ka lindur nga një familje ortodoske, por janë shumë të tjerë dhe dokumeta historike që e thonë këtë. Nuk e kam shpikur unë, unë u referohem historianëve dhe dokumentave të tjera. Ky montim është bërë qëllimisht edhe nuk e thonë që unë këto deklarata i kam bërë para dy vitesh, duan të japin përshtypjen që unë këto deklarata i kam bërë këto ditë. Ka pasur komete dhe akuza kundër jush në rrjet… Pse nuk del një historian ta kundërshtojë, por del vajza e Koço Kokëdhimës, çfarë përfaqëson ajo? Ajo është tralala zura një galë. Çfarë arrijnë këto ekstremistë duke goditur Skënderbeun? Në Shqipëri ka një numër presionesh që vijnë nga qarqet ekstremiste islamike. Në këtë rast duke goditur figurën e Skëndërbeut që ndali pushtimin osman, që iu bë barrikadë pushtimit të Evropës nga osmanët dhe që Skëndërbeun e kanë akuzuar si tradhëtarë të osmanëve dhe si tradhëtarë të islmalit, duke e nxjerrë Skëndërbeut si një nga udhëheqësit e botës së krishtere, evropiane të asaj kohe, argumetojnë tezat e tyre që Skëndërbeu është tradhëtar. Pra godasin figurën e Skëndërbeut duke përdorur tezat e mia. Shumë dinake! Si influencon kjo sot? Ju e këni të qartë që në politikën e gjeo-Ballkanit, Shqipëria, Kosova dhe shqipëtarët, ata i mendojnë si baza mbështetëse për penetrim të mëtejshëm të islamizmit ekstem në Ballkan. Spese mbështeten në faktin që shumica e shqipatërëve janë të fesë muslimane dhe duke bërë këto gjera ata duan të penetrojnë thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare. Sidomos tani ku në Ballkanin Perëndimor kryqëzohen influenca dhe presione të ndryshme dhe ku presionet e qarqeve islamike janë të pranishme. Pjesë dhe instrumet i kësaj fushate për ta penguar këtë rajon për tú bashkaur me Evropën. 


Teoria e  publikuar para disa vjetëve  nga  gazetaruci dhe opinionisti proserb Mustafa Nano por rreth saj ka reaguar edhe studiuesi i ndjerë Akademik prof.dr. Moikom Zeqo i cili thekson se kjo është një marrëzi dhe se “Vojsava nëna e Skënderbut nuk është serbe por shqiptare”. “Ai ka nënvizuar saktësisht se Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Tribaldën, e bija e sundimtarit të Pollogut (trevë midis Gostivarit dhe Tetovës). Në një Prokurë Noteriale, të lëshuar në 15 mars 1439, e shoqja e Gjon Kastriotit quhej Jella, pra kishte edhe këtë emër. (Që e mbante dhe vajza e tretë e saj dhe e Gjonit). Emrin Vojsava e kanë përdorur për vajzat e tyre edhe Karl Topia dhe Gjergj Arianiti. Por askush nuk ka thënë deri më sot se vajzat e tyre, për shkak të një emri si Vojsava paskëshin qenë sllavë, ose sidomos serbë etj. Gjon Muzaka në Kroniken e tij, të vitit 1510, e thotë shkoqur dhe pa asnjë mëdyshje “se Tribaldet qenë shqiptarë”., theksojë akademik   Zeqo. 



 Më tej Moikom  Zeqo sqaron se kjo është një marrëzi, shpërdorim i stërlodhshëm dhe krejt i rremë. “Tani le të rikthehemi tek subjekti mediatik i tanishëm, që për mua është një shpërdorim i stërlodhshëm dhe krejt i rremë! Çfarë janë këto “pasione” fantazmagorike për historinë dhe sidomos për Gjergj Kastriot Skënderbeun? Për shkak të marrëzive erazmike të shqiptarëve me dituri sipërfaqësore dhe të banalitetit spektakolar të mediave, të demonizuar nga politika provinciale shqiptare? Apo një trill, një farë depresioni dhe angushtie mendore? Paqartësi, apo rikonceptualizimi dhe revionizim shkencor? Mjaft më! Mjaft më! Lëreni të qetë Skënderbeun e madh dhe të papërsëritshëm! Lëreni të qetë të patjetërsueshmin! Mjaft më!”, shprehet ai. SHRKIMI I PLOTË: Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk i ka bërë vetëm gati për 24 vjet (1444-1468) betejat e tij të mëdha me pushtuesit osmanë, por edhe pas vdekjes fizike, për gati 5 shekuj vazhdon një Edicion të Dytë të ndeshjes apokaliptike në betejat e fjalës, opinioneve, pohimeve dhe mohimeve nga më të skajshmet dhe më të çuditshmet, ku afirmimi i tij si Hero, jo thjesht semantik i shqiptarëve dhe i kombit shqiptar del i identifikuar nga e vërteta substanciale historike. Po duket se kjo ndeshje nuk paska të mbaruar, duke kapërcyer mesjetën deri në kohërat moderne, madje dhe post-moderne, qoftë edhe për shkak të një ideologjie lëvizëse neo-otomaniste të strukturuar si globalizëm i një varianti militant, por edhe islamist. Ky aktualizim i vrazhdë i mohimit të figurës së përndritur dhe epokale të Gjergj Kastriotit si dhe të shqiptarësisë së tij arrin deri atje, sa edhe në FB, në video, në You Tube edhe ca të ashtuquajtur imamër xhamish e shajnë haptas Gjergjin” si tradhtar të fesë islame,” duke bërë ashtu një mercenarizëm të neveritshëm antishqiptar dhe antihistorik, por edhe një manipulim ideologjizues fetar. Në librin tim “Skenderbeiada” (Arnissa Edition, 2010) kam shkruar për vlerësimet negativiste ndaj Skënderbeut nga kronistët osmanë të shekujve XV dhe XVI. Kronistë të tille si Ahmediu, Tursuni, Idris Bitlisi, Kemal Pashazade, Aliu etj shkruajnë me mllef për Skënderbeun. Ata e quajnë “tradhtar të fesë islame, një kryengritës në “Pusin e Skëterrës” etj., një të pabesë ndaj sulltanëve etj, etj. Ja që amplifikimet, kinse të sotme, nuk janë gjë tjetër veçse imitime të përsëritshme, analogjike, të neveritshme të urrejtjes krejt të kotë, të shpërdoruar në shekuj etj. Marin Barleti e shkroi historinë, Sagën Heroike të Skënderbeut duke e bërë një histori europiane dhe botërore. Asnjë libër nuk është ndërkombëtarizuar kaq universalisht në gjuhët linguistike të botës se sa kryevepra barletiane. Dhimitër Frangu (1443-1525, bashkëkohës dhe e që e kishte njohur shumë afër Skënderbeun (ka qenë për pak kohe edhe arkëtar i tij) botoi gjithashtu një histori të famshme për Gjergj Kastriotin. Kurse Frang Bardhi në 1636 e botoi librin “Apologjia e Skënderbeut” si një nga librat më të mëdhenj polemikë në rrafsh të historisë europiane, kundër falsifikimeve të origjinës etnike, shqiptare të Skënderbeut, duke përdorur një metodologji krejt moderne shkencore-me një erudicion të madh dhe analizë kirurgjikale të fakteve historike, për të mbrojtur të vërtetën. Për origjinën e padyshimtë shqiptare të Kastriotëve kanë shkruar historianët më autoritativë shqiptarë dhe të huaj dhe gati askush nuk ka patur fuqinë, ambicien provokuese të mohojë këtë shqiptarësi identitare të kombit përkatës dhe përfaqësues. Por ka edhe ndonjë si Shmid që e quan “babain e Skënderbeut sllav” si “vox in desertio” Por për birin e tij nuk mund ta mohojë dot se është shqiptar, po kjo është një ” ontradictio in abjecto” ( kundërthënie e brendshme). Dalim tashmë tek një farë zhurme, diletante, mediatike, si një shtjellim narcicist, i tezave të personave, që duan të tërheqin vëmendjen dhe të jenë në epiqendër, pra në optikën e ditës. Është fjala e “një zbulimi se nëna e Skënderbeut është serbe etj”. Historianë të tillë si Gjon Muzaka, Fan Noli, por edhe Kristo Frashëri dhe të tjerë janë marrë hollësisht me këtë subjekt. Kristo Frashëri që i kushtoi gjithë jetën Eposit Kastriotas, është gati shterues në këtë problematikë, që ngjan si strategjëmë e lodhshme, ose më saktë një tautologji. Ai ka nënvizuar saktësisht se Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Tribaldën, e bija e sundimtarit të Pollogut (trevë midis Gostivarit dhe Tetovës). Në një Prokurë Noteriale, të lëshuar në 15 mars 1439, e shoqja e Gjon Kastriotit quhej Jella, pra kishte edhe këtë emër. (Që e mbante dhe vajza e tretë e saj dhe e Gjonit). Emrin Vojsava e kanë përdorur për vajzat e tyre edhe Karl Topia dhe Gjergj Arianiti. Por askush nuk ka thënë deri më sot se vajzat e tyre, për shkak të një emri si Vojsava paskëshin qenë sllavë, ose sidomos serbë etj. Gjon Muzaka në Kroniken e tij, të vitit 1510, e thotë shkoqur dhe pa asnjë mëdyshje “se Tribaldet qenë shqiptarë”. Sa për dijeni- për tërë diletantët e paepur- emri Tribalda, ose Triballët nuk është me origjinë sllave, por ilire. Shihni dhe sot, treva midis Gostivarit dhe Tetovës është dhe sot e banuar nga shqiptarë autoktonë, në një vijimësi shekullore, padyshim. Fan Noli ne Doktoraturën e tij historike, për Gjergj Kastriotin, thotë “kryezotët e Pollogut ishin shqiptarë që paktën që nga koha e Balshajve.” Georg Hahni, Babingeri, Fallmerayeri etj nuk e vënë asnjëherë në diskutim shqiptarësinë e Heroit shqiptar, por as nuk e vënë në fuksionalizim absurd, ose klientelist etnicitetin e tij, thjesht si “luftëtar i krishtërimit.” Kjo pikë është shumë e rëndësishme. Të thuash se Skënderbeu ishte më shumë “i krishterë, sesa shqiptar”, është gjithashtu një nonsens logjik. Përcaktimi “i krishterë” është multinacional, joetnik, por ndërkohë italianët, shqiptarët, spanjollët, sllavët, bizantinët etj ishin etnicitete të ndryshme, të ravizuara shumë qartë, të profilizuar si kombe te mëvetshëm, që në Mesjetë, siç e ka vënë në dukje për të Europën, mjeshtri i shkëlqyer i Mesjetës, dijetari francez Jacques Le Goff. Mos të harrojmë, se Gjergj Kastrioti u njoh me emrin e tij turk Skënderbe, (që reflektonte konvencionalisht një tjetër fe nga krishtërimi,) por ai qe një në fakt një mbrojtës i konceptit substancial kulturologjik dhe qytetërues të Europës Perëndimore, kundër pushtimit osman-që zgjati katër shekuj -jo pak! Në këtë pikëpamje, Skënderbeu që realisht një mbrojtës i krishterimit europian, por më shumë dhe në thelb i vetë qytetërimit europerëndimor. Që është shumë më substancial se religjioni konvencional-që disa vite më vonë do të përjetonte edhe degamat dhe shtjellimin e Reformës dhe Protestanizmit Luterian. Ideja qëndërsuese kombëtare e Skënderbeut është padyshim një ide novatore dhe e pashembullt, ide e një mendimtari politik, jo thjesht i një mjeshtri të armëve. Prandaj, konceptualisht Skënderbeu është figura më e madhe kombëtare e jona në të gjitha kohërat. Ndaj është dhe do të jetë Heroi Kombëtar i shqiptarëve, të vdekur dhe të gjallë, dhe atyre që do të lindin në të ardhmen. Kjo ide Skënderbeiane çoi në iluminimin dhe vetëdijen e shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Tani le të rikthehemi tek subjekti mediatik i tanishëm, që për mua është një shpërdorim i stërlodhshëm dhe krejt i rremë! Çfarë janë këto “pasione” fantazmagorike për historinë dhe sidomos për Gjergj Kastriot Skënderbeun? Për shkak të marrëzive erazmike të shqiptarëve me dituri sipërfaqësore dhe të banalitetit spektakolar të mediave, të demonizuar nga politika provinciale shqiptare? Apo një trill, një farë depresioni dhe angushtie mendore? Paqartësi, apo rikonceptualizimi dhe revionizim shkencor? Mjaft më! Mjaft më! Lëreni të qetë Skënderbeun e madh dhe të papërsëritshëm! Lëreni të qetë të patjetërsueshmin! 
 Mjaft më!

Mbi përbërjen gjenetike të shqiptarëve dhe serbëve

Prof. Dr. Alban Lauka,PHD.


 Deklarata e Mustafa Nanos lidhur me “gjakun” e shqiptarëve po nxit reagime të shumta, shpeshherë, po aq pa vend sa edhe deklarata fillestare. Në rastin më flagrant, janë botuar edhe të dhëna gjenetike të linjave atërore, të shoqëruara me interpretime të gabuara, që duket sikur mbështesin idenë e “gjakut serb” ndër shqiptarë.


 Nuk është fundi i botës edhe po të kemi elemente te gjakut serb mes nesh, fundja të gjithë njerëz jemi, lindim te ngjashem,por rritemi ndryshe. Dhe nëse vërtet ka prejardhje sllave mes nesh, kjo nuk na bën më pak shqiptarë, për sa kohë që rritemi në frymëne identitetit kombëtar shqiptar, me gjuhën dhe traditat tona. Por e vërteta e thjeshtë që del nga të gjitha të dhënat e deritanishme gjenetike tregon se ndër të gjithë popujt e Europës Lindore e Juglindore, shqiptarët janë populli me influx-in më të kufizuar të linjave atërore sllave. Testi gjenentik i linjës atërore mbështetet në faktin se kromozomi Y, trashëgohet drejtpërdrejt nga babai tek i biri, pra pa u shartuar me materialin gjenetik të nënës. Si pasojë, të gjithë pasardhësit mashkullorë tëçdo burri kanë të njëjtin kromozom Y si ai vetë, përveç ndonjë mutacioni. Duke i grupuar linjat atërore sipas mutacioneve, kemi haplogrupet që janë përmendur këto ditë: R1b, R1a, I, J, E1b1b, G, etj, si dhe shumë nëndegë të tyre. closevolume_off Gabimi në krahasimet që qarkullojnënë rrjet qëndron në përqëndrimin në këto grupe të mëdha dhe mospërfilljen e nëndegëve. 


Për shembull, R1b dhe R1a janë nëndegë të haplogrupit R, por janëndarë prej rreth 23 mijë vjetesh, kur nuk kishte as shqiptarë as serbë, madje as indo-europianë.Gjithashtu, është gabim tu vishen etiketat “Europë Perëndimore” shqiptarëve të grupit R1b apo “Lindje e Mesme” shqiptarëve të grupit E1b1b, pasi nëndegët të cilave u përkasin shqiptarët kanë qenë në Ballkan prej mijëra vitesh. Pra, duhen shikuar nëndegët e këtyre grupeve, për të dalluar ndarjet më të vonshme. Edhe pse duhen më shumë teste për një pasqyrë sa më të drejtë të të gjithë popullsisë, nga testimet e deritanishme teshqiptarëve përmes komanive të ndryshme del se shumica dërrmuese e linjave atërore mes neshutakojnë disa nëndegëve të veçanta: nëngrupit E1b1b, nëndegës E-V13; nëngrupit J, nëndegës J2b2-L283; nëngrupit R1b, nëndegës R1b-Z2103>BY611. Të tri këto nëndegë, ose degëparaardhëse të tyre, gjenden në Ballkan, të paktën prej Epokës së Bronzit (Mathieson et al, 2017). Sipas Projektit Shqiptar për ADN, këto tri degë paleo-Ballkanike përfaësojnë rreth 78% të linjave atërore ndër shqiptarë,kurse ndër shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës shifra është rreth 83% (Veseli, 2018). Nëndegët qëzakonisht gjenden ndër sllavë, I2a1 dhe R1a-M417, përbëjnëvetëm 10-15% të linjave shqiptare, edhe pse kohët e fundit po dalin të dhëna që disa prej këtyre linjave mund të jenë veçuar para etnogjenezës sllave, gjatë Mesjetës së hershme. Studimet shkencore, edhe për shkak të kostos, mbështeten nërezolucion më të ulët testimi dhe numër më të ultët testesh, nxjerrin shifra të përafërta (Boattini et al, 2015; Ferri et al, 2010; Battaglia et al, 2009). Nga ana tjetër, ndër serbë, nëndegët tipike sllave I2a1 dhe R1a-M417 përfaqësojnë respektivisht rreth 45-47% të linjave atërore, kurse tri nëndegët e lartpërmendura paleo-Ballkanike vetëm 22-28% (Battaglia et al, 2009; Regueiro et al, 2012). Pjesa tjetër përbëhet nga linja me prejardhje nga Europa Perëndimore e Veriore, si dhe nga Azia, në masë më të kufizuar. Pra, pjesa më e madhe e linjave atërore serbe vjen nga dyndjet e Mesjetës së hershme, më së shumti nga dyndjet sllave, ndërsa një pakicë e konsiderueshme është pasardhëse e linjave “vendase”. Të dhënat flasin për një përqëndrim të këtyre linjave të lashta Ballkanike në pjesët jugore e lindore të Malit të Zi, si dhe në jug të Serbisë, pra pikëtisht në zonat me prani historike të shqiptarëve. Si përfundim, nëse mund të flitet për ADN të ngjashme mes shqiptarëve dhe serbëve, ështëpikërisht në sajë të këtij element ballkanik të asimiluar nga sllavët, e jo nga “gjaku serb” mes shqiptarëve, aq më tepër mes shqiptarëve të Kosovës. Si përfundim dua tu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mos të mjaftohen me spekulime pa themel si të Nano-s, apo me “analiza” sipërfaësore që qarkullojnë në rrjet, por t’i bashkohen Projektit Shqiptar për ADN (në FTDNA:https://www.familytreedna.com/groups/albanian-bloodlines/about/background; në Facebook: https://web.facebook.com/groups/gjenetika/) ku mund të merret informacion i saktë e i hollësishëm për të dhënat e deritanishme, si dhe për mundësitë e ndryshme për tu testuar. Sa më shumë teste, aq më pak llafe boshe! Referenca: Mathieson et al. (2017). The Genomic History Of Southeastern Europe. Marrë nga http://www.biorxiv.org/content/early/2017/05/30/135616 Veseli (2018). Statistikat. Marrë nga http://www.gjenetika.com/statistikat/ Ferri, G., Tofanelli, S., Alù, M., Taglioli, L., Radheshi, E., Corradini, B., & ... Beduschi, G. (2010). Y-STR variation in Albanian populations: implications on the match probabilities and the genetic legacy of the minority claiming an Egyptian descent. International Journal Of Legal Medicine, 124(5), 363-370. doi:10.1007/s00414-010-0432-x Sarno, S., Tofanelli, S., De Fanti, S., Quagliariello, A., Bortolini, E., Ferri, G., & ... Pettener, D. (2016). Shared language, diverging genetic histories: high-resolution analysis of Y-chromosome variability in Calabrian and Sicilian Arbereshe. European Journal Of Human Genetics: EJHG, 24(4), 600-606. doi:10.1038/ejhg.2015.138 Battaglia, V., Fornarino, S., Al-Zahery, N., Olivieri, A., Pala, M., Myres, N. M., & ... Semino, O. (2009). Y-chromosomal evidence of the cultural diffusion of agriculture in southeast Europe. European Journal Of Human Genetics, 17(6), 820. doi:10.1038/ejhg.2008.249 Regueiro, M., Rivera, L., Damnjanovic, T., Lukovic, L., Milasin, J., & Herrera, R. J. (2012). High levels of Paleolithic Y-chromosome lineages characterize Serbia. Gene, 49859-67. doi:10.1016/j.gene.2012.01.030

Përpjekje për zbardhjen e prejardhjes së shqiptarëve sipas studimeve gjenetike


Shkruan LULZIM BLAKA 

Studimet gjenetike, do të mundësojnë në kthjellimin e kësaj teme, pasi që historia si shkencë e vetme, është e vështirë të jap sqarim të qartë. Përderisa është diskutuar gjerë e gjatë rreth prejardhjes së shqiptarëve, ku janë dhënë teori të ndryshme (pellazge, ilire, trake dhe kelte), gjenetika, kjo shkencë relativisht e re, por në kulminacionin e saj, po e vërteton se shqiptarët e sotëm janë pasardhës te Pellazgeve, ndërsa vet pellazgët, janë formuar nga 4 grupime gjenetike. Këto grupime gjenetike, të ngulitura në Ballkan në periudha të ndryshme parahistorike, gjetën strehë tek njëri tjetri dhe krijuan një civilizim të vetëm, ku shqiptarët janë trashëguesit kryesor (gjuha, tradita, kultura), ndërsa edhe kombet e tjera të Ballkanit, morën elemente të tyre përmes ndikimeve të fqinjësisë apo edhe asimilimit.

Pellazgët, pothuajse në të gjitha periudhat historike ishin të ndarë në 3 mbretëri: Iliria, Maqedonia dhe Molosia (më vonë e quajtur Epiri). Ata gjithashtu iu nenshtruan asimilimit, e një pjesë e tyre bashkë me ardhacakët e parë nga Karpatet, formuan fiset helene, të cilat u vendosën në bregdetin e Egjeut. Në ndërkohë, trakasit, vetëm se kishin filluar simbiozen me Pellazgët, ku sipas të dhënave historike, fisi i famshëm dardan, të ardhur nga Thesalia, janë bashkuar me disa fise trake. Pellazgët kanë pësuar edhe helenizimin, romanizimin dhe sllavizimin, ku dhe kanë humbur shumë territore, banorët e të cilave u asimiluan.

Helenët ishin një popullatë indo-europiane që erdhi nga mbi-Danubi dhe u vendosën në brigjet e Egjeut. Ata bashkjetuan me pellazgët që I gjetën aty, asimiluan një pjesë të tyre dhe krijuan civilizimin e njohur Helen. Ata themeluan qytetet-shtete të tyre, për qëllime tregtare edhe në territorin pellazg, ku patën ndikim të madh kulturor-politik.

Romakët, erdhën me dhunë, shkatërruan mbrëteritë dhe bashkimet e ndryshme të fiseve pellazge e trake dhe themeluan institucionet e veta, të cilat ndikuan në jetën shoqërore-politike të Ballkanit. Popullata pellazge, u ndikua shumë nga ky proces, një numër i konsiderueshëm u romanizua tërësisht, duke e zvogëluar dukshëm territorin pellazg.

Serbët, një fis sllav i mbi-Danubit, që filloi plaçkitjen e trojeve pellazge që nga shekulli 6, u vendos përfundimisht në gadishull në shekullin 8. Duke shfrytëzuar rënie-ngritjet e Bizantit dhe Bullgarisë, ata krijuan mbretëritë e tyre, e më vonë edhe Perandorinë Serbe, e cila nuk i njohi shqiptarët si popull shtetformues. Një numër i madh iku në malet e sotme të Shqipërisë Veriore, e një numër shumë i madh u serbizua. Në kohën kur Perandoria Serbe po dobësohej, nga rrezistenca e shqiptarëve nga Jugu e deri ne Veri, por dhe shkaqe të tjera, shqiptarët u njohën si popull shtetformues. Por atëherë ishte shumë vonë: Osmanët ishin futur në Evropë.

Ideologjitë nacionaliste, pretendojnë në pastërtinë e popujve. Në fakt, edhe vet pellazgët, kishin përbërje të përzier gjenetike, varësisht nga lëvizjet e njerëzve të parë. Të dhënat gjenetike të shqiptarëve deri më tani, nuk përfshijnë numër të madh të mostrave. Deri në kohën kur po shkruhet ky artikull janë 769 mostra të shqiptarëve, nga studimet e ndryshme (136 nga territori i Republikës së Shqipërisë, 114 nga Republika e Kosovës, 64 nga shqiptarët e ish Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe 455 mostra të Projektit shqiptar për ADN). Është bërë dhe një studim me 223 mostra të Arbëreshëve të Italisë, që ka të dhëna shumë të përafërta me shqiptarët e Ballkanit (dallimi +-2%). Por të dhënat po plotësohen dita ditës me studime të ndryshme, e do të duhej që Shqipëria dhe Kosova, të ndermarin në mënyrë institucionale një studim të përbashkët, ku do të përfshihen më shumë mostra, në mënyrë që të dhënat të jenë sa më precize.

Në mënyrë private, një grup të rinjsh shqiptarë, profesionistë e entuziastë të gjenetikës, kanë filluar një studim, ku kanë mbledhur deri më tani 455 mostra në Projektin shqiptar për ADN. Sapo të arrihet një numër më i madh i mostrave, ne do të përfshijmë edhe këtë studim në statistikat e shqiptarëve. Vlen të ceket, se rezultatet janë shumë interesante, pasi që ky është një studim shumë i avansuar, si dhe jep detale edhe për prejardhjen gjenetike të Fiseve Shqiptare.

Historia e perberesve gjenetike te shqiptareve — 4 haplogrupet kryesore

Haplogrupi I2a1: Është variant i haplogrupit I2, një haplogrup shumë i vjetër, origjina e të cilit nuk është përcaktuar definitivisht. Janë 2 teori: teoria e origjinës evropiane (që ky gjen është i popullatës së parë që erdhi në Evropë) dhe teoria e origjinës anadollake-kaukaziane. Sido që të jetë, varianti që gjendet tek shqiptarët është i kohës së Neolitit dhe ka shtrirje sidomos në Shqipërinë e Jugut dhe Dalmaci. Ky gjen ka vjetërsi në trojet shqiptare rreth 20.000 vjet.

Haplogrupi J2B: Te shqiptarët është i përfaqësuar me degën e tij J2B2-L283 me vjetërsi 9100 vite. Ama e ketij haplogrupi J2B2-M241, ka origjinen në Anadoll para 14.000 vitesh, aty ku u zhvilluan civilizimet e para dhe bujqesia. Në kohët e hershme të Neolitit (para 10 mijë vitesh), ndahet në dy degë, ku njëra migron në Azinë Jugore, e tjetra në Ballkan. Kjo degë shumë e vjetër ballkanike, para 5800 vitesh ka pësuar kulminacionin e rritjes, zhvillimit dhe shpërndarjes.

Haplogrupi R1B: është i shpërndarë në tërë Evropën Perëndimore me përqindje të mëdha në Francë, Angli, Gjermani e të tjera. Si grup është më i vonshëm në Evropë e Ballkan, pasi që ardhja e tij daton në periudhën e hershme të Bronzit. Te shqiptarët përfaqesohet me variantin R1B-M269 dhe ndarjet e hershme të tij para 6400 vitesh. Një kohë të gjatë ky gjen është llogaritur “Kelt”, por, me përparimin e gjenetikës, shihet qartë se varianti që gjendet tek shqiptarët është i ndryshëm nga varianti kelt R1B-L51.

Haplogrupi E1B: Në Ballkan dhe Evropë, është i përfaqësuar me degën e tij që vazhdimisht e gjejmë si E1B-V13. Një teori i jep origjinë ballkanike të para Neolitit, ndërsa teoria më e përhapur tregon se mutacioni V13 ka ndodhur ne Levant, para 8 mijë vitesh, prej nga ka ardhur ne Ballkan në kohën e Neolitit. Mostra me e vjetër është gjendur në Spanjë dhe daton 7000 vjet. Kjo popullatë, ka pasur shtrirje masive para 4300 vitesh, gjatë periudhës së hershme të Bronzit, ku është zgjeruar dhe shpërndarë.

Perberja gjenetike e shqiptareve

Deri më tani nuk është bërë analizë gjithpërfshirëse e tërë shqiptarëve, por ka analiza të ndara, që janë bashkuar në këtë artikull me kujdesin më të madh. Studimet janë berë nga Semino (viti 2000 me 51 mostra shqiptarësh), Pericic (viti 2005 me 114 mostra te shqiptareve te Kosoves), Bosch (viti 2006 me 30 mostra nga Tirana), dhe Battaglia (viti 2008 me 55 mostra nga Shqipëria dhe 64 mostra të shqiptarëve të IRJM). Këtu do përfshijmë dhe rezultatet e 455 mostrave të Projektit Shqiptar të ADN, “Albanian Bloodlines” (FamilyTreeDNA + YSEQ). Gjithashtu Sarno ne vitin 2015 ka bere nje studim me 223 mostra te arberesheve te Italise.

Rezultati i 769 mostrave, të shqiptarëve nga Ballkani është me sa vijon:

E1b = 32.5%

J2B = 20.8%

R1b = 19.9%

I2 dhe I1= 13.4 %

R1a = 5.9%

Tjera = 7.5%

Perberja gjenetike e disa shteteve fqinje

Maqedonia — i (30.5%); E1b1b (21.5%); J (16%); R1a (13.5%); R1b (12.5%), G (4%), T (1.5%), Q (0.5%), N (0.5).

Mali i Zi — i (37%); E1b1b (27%); R1b (9.5%); J (9.5%); R1a (7.5%); G (2.5%), Q (2%), N (1.5%)

Serbia — i (42%); E1b1b (18%); R1a (16%); J (8.5%); R1b (8%); G (2%), N (2%), Q (1.5%), T (1%).

Greqia — J (26%); E1b1b (21%); i (14.5%); R1b (15.5%); R1a (11.5%); G (6.5%); T (4.5%)

Turqia — J (33%); R1b (16%); E1b1b (11%); G (11%); R1a (7.5%); i (5.5%); dhe te tjera 16%.

Analizat në Greqi janë me mbi 1000 mostra, Turqi, Serbi dhe Maqedoni arrin në rreth 1000 mostra, dhe në Mal te Zi me rreth 500 mostra.

Gjenetika vërtetoi por dhe sfidoi historinë

Fakte interesante, nxjerren nga studimet e deritashme gjenetike që qartësojnë disa probleme të pazgjidhura nga historianet:

- Populli shqiptar është formuar nga popujt e vjeter proto-ballkanik: Pellazget dhe Trakët. Gjuha shqipe, është formuar në një proces shumëshekullor dhe është vazhdimësi e gjuhës proto-ballkanike Pellazgishtes. Kjo gjuhë është folur nga Dardanet, Pellazgët dhe Trakët në Boeti, Thesali, Trojë, Iliri, Epir, Maqedoni e Traki, dmth gjuha e parë e njohur e njerëzve të bardhë (Prima Lingua). Gegërishtja, që është gjuhë Njërrokëshe, është vazhdimësi direkte e gjuhës së vjetër pellazgishte. Toskërishtja si dialekt shumërrokësh, u zhvillua nga Gegërishtja, si fazë kalimtare e formimit madej, të gjuhëve evropiane. Për ta fshehur vazhdimësinë e Gegërishtes nga gjuha pellazge, gjuha pellazge me pa të drejtë nga disa studiues quhet: dialekti aeolik helen.

- Shqiptaret nuk janë të vetmit pasardhës të proto-ballkanikëve. Pas shpërnguljes masive të helenëve dhe sllavëve të jugut, popullata nga Danubi e deri ne Vardar, Dalmacia, Bosnia, Hercegovina, Sllovenia dhe Greqia e sotme, iu nënshtrua një procesi të asimilimit, ku një pjesë e madhe bashkjetoi dhe u shkri me ardhacakët, per te formuar fiset e popujt që më vonë u formuan si kombe sllave e greke që jetojnë në Greqi, Serbi, Kroaci, Bosnje, Slloveni e IRJM.

- Përbërja gjenetike e popullit të IRJM, Serbisë dhe Malit të Zi, tregon se gjeneza sllave e tyre është minoritare, pasi qe ata u rritën e u zhvilluan në dëm të popullsive të vjetra pellazge (ilirëve, maqedonëve, epirotëve dhe trakëve).

-Shqiptaret ngjajnë gjenetikisht më së shumti me helenët: 87% e heleneve, kanë gjenet e njëjta me shqiptarët e sotëm. Fakt ky që e tregon shkallën e lartë të asimilimit.

- Grupi që më së shumti i rrezistoi asimilimit sllav, ishte J2B2, i cili mund të themi se ne Ballkan është ekskluzivisht te shqiptarët e sotëm dhe grekët.

- Secili grup gjenetik, pasuroi dhe ndërtoi mentalitetin e sotëm shqiptar. Haplogrupi E1B përfaqëson kulturën e civilizimeve të vjetra afrikane-egjiptiane; haplogrupi J2B2 kulturën e shtetformimit dhe hapjes ndaj vlerave univerzale njerëzore; haplogrupi R1b përfaqëson shkollimin, përparimin e zhvillimin; ndërsa haplogrupi I2a1 mentalitetin e luftës, mbrojtjes dhe sigurisë. Që të gjitha këto, na bëjnë komb të pasur, të kompletuar, por edhe diskutues, kritikues dhe analizues për situatat që do të na paraqiten në të ardhmen.

Përgatiti F.B.

Etnogjeneza jonë është formuar në kohën e Bronzit

Linjat atërore (Y-DNA) tona me ato antike nga periudha të ndryshme në Ballkan. Në studimin e sivjetshëm “The Genomic History of Southeastern Europe”, janë analizuar eshtra të ADN antike nga Evropa juglindore nga periudha të ndryshme. Në Ballkan, në kohën e Neolitit nga kulturat siç është Vinça, janë gjetur Y-DNA haplogrupe që sot janë gati jo-egzistuese në popullatën shqiptare, siç është G2a. Që do të thotë, gjenetikisht (për nga Y-DNA) nuk ka ndonjë kontinuitet midis popullatave Neolitike me etninë tonë, ose me ndonjë etni tjetër moderne.  


Duke u bazuar nga ADN të eshtrave antike të deritanishme si dhe shpërndarja filogjenetike, dy nga haplogrupet kryesore që sot gjenden midis nesh, J2b2-L283 dhe R1b-Z2103, në Ballkan paraqiten në kohën e Bronzit. 


Haplogrupi E-V13 ose dega paraardhëse e tij, edhe pse ka qenë prezente në kohën e Neolitit në Ballkan, duket që nuk ka qenë ndonjë faktor deri në kohën e Bronzit. 


Duhen më shumë mostra të ADN antike nga kohët e lashta nga Ballkani për me dhënë diçka definitive, por aktualisht duket që etnogjeneza jonë është formuar në kohën e Bronzit, ndoshta pikërisht në Ballkanin perëndimor, që koincidon me paraqitjen e popullatave Paleo-Ballkanike, siç janë Ilirët.


Flori Bruqi

2023-05-17

Ç’përfshihet sot në tekstet e këngëve shqipe?

 Kohët moderne në shoqërinë njerëzore, me veprime të ashtuquajtura demokratike për nga natyra, sjellin ndryshime të mëdha, jo vetëm tek ai që ne e quajmë qenie të arsyeshme e të vetëdijshme, por edhe tek artet e bukura dhe krijimi i vullnetshëm i së njëjtave. Për sa i përket asaj se si këto të fundit kanë arritur të zhvillohen e të lënë gjurmë në atë që ne sot e njohim me emrin jetë, kalimi i shekujve e dëshmon jo vetëm zhvillimin e hovshëm a të ngadalshëm të tyre, por, edhe mënyrën se si me anë të së njëjtave njeriu arrinte ta shprehte botën e tij të brendshme, idenë dhe çdo synim që kishte për të nesërmen. E këto të fundit nuk lidheshin vetëm me atë se si ai do ta paraqiste veten dhe sa do të arrinte ta thoshte ndoshta dhe mendimin më të fshehur, por, edhe atë se si do ta bindte tjetrin se ajo që ai e paraqiste, ishte e drejtë dhe e nevojshme për t’u ndjekur.


Ajo për të cilën sot të gjithë jemi dëshmitarë është lirshmëria e tepruar dhe pakujdesia në lidhje me krijimin e artit muzikor, teksa ky i fundit çdo ditë e më shumë na ofron një pamje për të cilën nuk ndihemi të rehatshëm, meqë, fund e krye e pasqyron atë që për ne nuk është e drejtë, e aq më keq, është dhe larg pamjes pozitive për të rinjtë.

Nëse ndalemi të shohim se çfarë konkretisht përfshijnë këto këngë, që sot, njerëzit i kanë të dëgjuara kudo, vërehet fakti i një shpërdorimi të madh jo vetëm për sa i përket elementit gjuhë (së cilës, fjalët, jo vetëm që i fliten me shkurtesa, por, edhe i zëvendësohen me fjalë të gjuhëve të huaja), por, edhe për vetë tekstin e shkujdesur e të pakontrolluar brenda tyre. Kjo e fundit thuhet duke u nisur dhe nga vetë fakti që, kurrë më parë, në tekstet e këngëve shqipe, nuk është bërë thirrje që njerëzimi, me theks të veçantë rinia jonë, të ecë rrugëve të gabuara dhe pa marrë parasysh se si do ta kishte të nesërmen, të bënte pjesë të jetës së tij edhe elementet më negative e më të dëmshme për shëndetin e tij, si fizik, ashtu për edhe atë mendor.

Nëse në një të kaluar, tekstet e këngëve tona, paraqisnin atë natyrën tërheqëse dhe pozitive për vetë qenien njerëzore, që me vetëdijen më të madhe insistonte në të mirën e përgjithshme dhe edukimin e drejtë qoftë dhe me disa vargje të lehta, ose herë të tjera, me shfrytëzimin e elementeve më të bukura të natyrës mundohej që njeriun ta drejtonte e ta përafronte kah e mira. Sot, shumë më ndryshe se këto raste, tekstet e këngëve tona, ashtu siç edhe shihet, përmbajnë brenda vetes një gjuhë të çrregullt, një fjalor të shkujdesur, fyerje të hapura, ngacmime dhe provokime gjinore të natyrave të ndryshme. Gjithë kjo vjen si pasojë e dëshirës së marrë, që, ajo që dëgjohet nga një “këngëtar” i caktuar, që, në një mënyrë a në një tjetër fiton famë të shpejtë (me: thirrje për rrahje, nxitje për konsumim të llojeve të ndryshme të drogës apo inkuadrimeve në grupe të rrezikshme rrugësh), të bëhet model i padrejtë për mbarë shoqërinë në këto kohë moderne.

Mungesa e kontrollimit të këtyre teksteve, si dhe ndërgjegjja e ulët e krijuesve të vetëquajtur “artistë” sjellë deri tek ajo që njihet si degradim i shoqërisë njerëzore, si pasojë e një ndjekjeje të gabuar të artit të sotëm. E njëjta, çdo ditë e më shumë jo vetëm që helmohet nga ajo që është negative për veten, por, me shumë qejf i rreket diçkaje të tillë, me shpresë se gënjeshtra e të tjerëve për të do të jetë e vërtetë.

Shoqëria jonë duhet të edukohet drejtë dhe ky edukim të bëjë që artet e kohës moderne të mos japin atë që nuk duhet, sepse të tillat për njerëzimin janë të bollshme e po ia zënë frymën. Arti duhet të mbetet i bukur në çdo kohë, e njeriu krijuesi më i arsyeshëm i tij.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...