2023/05/18

Etnogjeneza jonë është formuar në kohën e Bronzit

Linjat atërore (Y-DNA) tona me ato antike nga periudha të ndryshme në Ballkan. Në studimin e sivjetshëm “The Genomic History of Southeastern Europe”, janë analizuar eshtra të ADN antike nga Evropa juglindore nga periudha të ndryshme. Në Ballkan, në kohën e Neolitit nga kulturat siç është Vinça, janë gjetur Y-DNA haplogrupe që sot janë gati jo-egzistuese në popullatën shqiptare, siç është G2a. Që do të thotë, gjenetikisht (për nga Y-DNA) nuk ka ndonjë kontinuitet midis popullatave Neolitike me etninë tonë, ose me ndonjë etni tjetër moderne.  


Duke u bazuar nga ADN të eshtrave antike të deritanishme si dhe shpërndarja filogjenetike, dy nga haplogrupet kryesore që sot gjenden midis nesh, J2b2-L283 dhe R1b-Z2103, në Ballkan paraqiten në kohën e Bronzit. 


Haplogrupi E-V13 ose dega paraardhëse e tij, edhe pse ka qenë prezente në kohën e Neolitit në Ballkan, duket që nuk ka qenë ndonjë faktor deri në kohën e Bronzit. 


Duhen më shumë mostra të ADN antike nga kohët e lashta nga Ballkani për me dhënë diçka definitive, por aktualisht duket që etnogjeneza jonë është formuar në kohën e Bronzit, ndoshta pikërisht në Ballkanin perëndimor, që koincidon me paraqitjen e popullatave Paleo-Ballkanike, siç janë Ilirët.


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...