Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/05/29

Ish-presidenti Kosovës z.Hashim Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë, shkak gjendja e përkeqësuar shëndetësore e nënës së tij

 

Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 ndodhet në Kosovë. Atij i është lejuar që të shkojë në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

No comments:

Post a Comment

Shumica e diktatorëve përfundojnë pas hekurave ose në arkivol

  Ali Hertica Një lider nuk është domosdoshmërisht një mjeshtër i të gjitha zanateve që është ose mund të jetë efektiv në të gjitha situatat...