2023/05/29

Për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan, ndërhyri misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

 

Përplasja me KFOR-in në Zveçan: Protestuesit e maskuar dolën në rend të parë

Pasi protestuesit serbë të mbledhur në Zveçan nisën përleshjen me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, personat e maskuar dolën në rend të parë.

Siç shihet në disa pamje, personat e maskuar janë të janë vënë në sulm kundër ushtarëve të KFOR-it.

Disa prej tyre kanë hedhur gjësende në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it, ndërsa një prej tyre është parë duke goditur mbrojtëset e ushtarëve me shkop bejzbolli.

Paralajmërimi i KFOR-it para ndërhyrjes në Zveçan: Po shkaktoni trazira, shkoni në shtëpi


“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena. 


Ja momenti kur KFOR-i nis t’i shpërndajë serbët në Zveçan

Serbët e mbledhur përpara Komunës së Zveçanit, kanë nisur t’i largojnë pjesëtarët e KFOR-it.

Raportohet se është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar që të lirohet rruga në mënyrë që veturat e Policisë së Kosovës të largohen prej aty, gjë që protestuesit kanë refuzuar.

Në pamje shihet teksa disa nga protestuesit hedhin edhe gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.

Protestuesit kanë kërkuar që të gjitha forcat speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga objekti i komunës.


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...