2023-06-02

Pse po ngutet Serbia ta destabilizojë Kosovën?

 





                                  Shkruan Flori Bruqi,PHD

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar situatën në Veri, ku tha se shkak për tensionet janë bërë bandat e Beogradit. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se Kosova ka respektuar ligjin dhe ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, ku citoi “Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës”.









“Braktisje e institucioneve erdhi dhe me braktisjen e komunave, e dinë që nuk janë të tyre por të Republikës. Ata nuk i duan ndërtesat dhe duan që dhe ne mos ti duam. Unë kam pasur hallin se kur të hyjnë kryetarët çfarë do ndodhë, por ata i kanë braktisur ndërtesat. Prezenca e policisë ka qenë e justifikuar për të mbajtur rendin."

"Ne duam të punojmë, Kosova këtë aset e merr në kontroll pasi ishte braktisur. Një pjesë e bandave u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje e video që situata e tensionuar ishte e planifikuar, autori ishte Beogradi. Ngritja e shqetësimeve për eskalimin e situatës, bëri që Serbia të organizonte grupet kriminale.""Kosova ka bërë detyrën e saj, kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur asnjë lloj befasi, pasi procesi ka qenë më hallka. Pasuria e objekteve të Kosovës i takojnë Kosovës, shteti është sovran. Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës. Shumë qytetarë serbë janë të detyruar ti shërbejnë për sulmet e këtyre grupeve, si pasojë e presioneve”, tha ai.

“Bandat e Beogradit tensionuan situatën”, Kurti: Kosova ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar situatën në Veri, ku tha se shkak për tensionet janë bërë bandat e Beogradit. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se Kosova ka respektuar ligjin dhe ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, ku citoi “Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës“.

Braktisje e institucioneve erdhi dhe me braktisjen e komunave, e dinë që nuk janë të tyre por të Republikës. 

Ata nuk i duan ndërtesat dhe duan që dhe ne mos ti duam. 

Unë kam pasur hallin se kur të hyjnë kryetarët çfarë do ndodhë, por ata i kanë braktisur ndërtesat. 

Prezenca e policisë ka qenë e justifikuar për të mbajtur rendin."

"Ne duam të punojmë, Kosova këtë aset e merr në kontroll pasi ishte braktisur. 

Një pjesë e bandave u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje e video që situata e tensionuar ishte e planifikuar, autori ishte Beogradi. 

Ngritja e shqetësimeve për eskalimin e situatës, bëri që Serbia të organizonte grupet kriminale."

"Kosova ka bërë detyrën e saj, kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur asnjë lloj befasi, pasi procesi ka qenë më hallka. Pasuria e objekteve të Kosovës i takojnë Kosovës, shteti është sovran. 

Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës. 

Shumë qytetarë serbë janë të detyruar ti shërbejnë për sulmet e këtyre grupeve, si pasojë e presioneve”, tha ai.



Kohë më parë disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e


 presidenti rus Vlladimir Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea.

 Agjencia e Lajmeve serbe " B92" ka shkruar një artikull, ku citohet presidenti rus Vlladimir  Putini, duke thënë :"se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes".






Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit,


edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç
Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës

“Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot në mediat serbe.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.




Kosova ka garancinë amerikane dhe të NATO-s për sigurinë e saj Publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur  nga Tirana , Rexhep Shahu, duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, thotë se qeveria e Serbisë i përdor serbët e veriut të Kosovës si kamikazë, që të destabilizojë Kosovën. 






 “Ajo që shoh unë në gjithë këto zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës nga pala serbe e pala shqiptare, më duket si luftë e kotë. 

Pala shqiptare don të vendosë sovranitet me anë të votimeve, të bëjë zgjedhje atje kur në tersi serbët e veriut nuk besojnë në qeverinë e Kosovës edhe të instruktuar nga qeveria e Beogradit.






Qeveria e Beogradit i përdor serbët e veriut të Kosovës si kamikazë që të destabilizojë Kosovën. 

Lista serbe,  në këtë rast përdoret si batalion kundër Kosovës, por ajo nuk ka fuqi ta destabilizojë Kosovën.

 Kosovën e destabilizojnë nëse nuk kanë vëmendjen e duhur vetëm shqiptarët”, thotë Rexhep Shahu  

Sipas tij, Kosova ka garancinë amerikane dhe të NATO-s për sigurinë e saj.

 “Aktualisht në kushtet siç janë, kur Kosova ka garanci amerikane dhe ka NATO-n në Kosovë që e mbron, nuk ka Beograd që e destabilizon.

/

Transmetuesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, BBC, ka publikuar një artikull për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se ato po rriten.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe thuhet se kanë qëlluar me armë pasi u detyruan të vendosnin targa të Kosovës në makinat e tyre.

Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve etnikë mund të ndizet përsëri, 23 vjet pas luftës në Kosovë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Ku është Kosova dhe kush jeton atje?





Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det në Ballkan, në kufi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Shumë serbë e konsiderojnë atë vendlindjen e kombit të tyre.

Por nga 1.8 milionë banorët që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% serbë. Pjesa tjetër janë boshnjakë, goranë, turq dhe romë.

Si e fitoi Kosova pavarësinë?






Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitet 1990, Kosova kërkoi autonominë dhe pavarësinë e saj.

Serbia u përgjigj me një goditje brutale kundër shqiptarëve etnikë që kërkonin pavarësinë.





Kjo përfundoi në vitin 1999, me një fushatë bombardimi të NATO-s kundër Serbisë, midis marsit dhe qershorit.

Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova – por për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë.

KFOR-i i udhëhequr nga NATO është ende në Kosovë, me një forcë aktuale prej 3,770 trupash.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Gjithsej 99 nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara e njohin tani pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe 22 nga 27 shtete të BE-së.

Por Rusia dhe Kina, të cilat nuk e bëjnë këtë, e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq është zotuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si një vend të pavarur.

As Kosova dhe as Serbia nuk janë në BE – por: Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012. Kosova ka treguar se dëshiron të aplikojë deri në fund të vitit 2022.








Pse janë ndezur telashet tani?

Marrëdhëniet mes qeverisë së dominuar nga shqiptarët dhe pakicës serbe kanë qenë të acaruara prej vitesh.

Fundjavën e kaluar, tensionet kaluan në mosbindje civile.

Qeveria e Kosovës donte t’i detyronte ata në zonat me shumicë etnike serbe t’i ndërronin targat e tyre të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Rreth 50,000 njerëz në këto zona nuk duan t’i përdorin targat e Kosovës sepse refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Të dielën, serbët etnikë në rajonin verior të Kosovës, i cili kufizohet me Serbinë, barrikaduan rrugët dhe disa persona thuhet se qëlluan me armë në shenjë proteste.

Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e rregullave të reja për një muaj.





A është e përfshirë Rusia?

Qeveria e Kosovës thotë se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë.

Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia refuzoi t’i bashkohej regjimit të sanksioneve të vendeve të tjera europiane.

Në vend të kësaj, në maj, Vuçiq nënshkroi atë që ai tha se ishte një marrëveshje e favorshme gazi me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova fajësoi për tensionin në Kosovë autoritetet kosovare që tha se vendosën “rregulla të pabaza diskriminuese”.

Një deputet nga partia e Vuçiqit tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë “denazifikimin e Ballkanit” – duke përdorur të njëjtën gjuhë që Putin e përdori për ta justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. 



 


 tij.Kosova me gjithë potencialin e saj njerëzor, politik e ushtarak e vetme nuk përballet dot me Serbinë”, shprehet Shahu. 


 Më tej, ai thotë se  duhet ta ruajë shtetësinë e saj me anë të miqve amerikanë dhe NATO-s.











 “Serbia edhe të fuqizohet edhe tri herë më shumë nuk fërkohet dot me Amerikën e NATO-n që e mbrojnë dhe garantojnë Kosovën.

 Amerika dhe NATO ia kanë marrë me luftë Kosovën Serbisë që e ka qeverisë një shekull dhe sot Kosova njihet shtet i pavarur i lirë e demokratik nga shumica e shteteve të botës”, thekson publicisti Shahu.

 Për fund, Shahu thotë se çdo vonesë nga ana e qeverisë së Kosovës përballë kërkesave amerikane, rrit rrezikun për eskalim. 

 “Por Kosova nuk mund ta shpërfillë bashkësinë ndërkombëtare, Amerikën sepse e vetme Kosova nuk ia del. Individë që kryesisht nuk jetojnë në Kosovë fyejnë e tallin zyrtarët amerikanë, pse ata kërkojnë Asociacionin e komunave serbe. 

Asociacioni brenda kushtetutës së Kosovës, brenda tërësisë territoriale të Kosovës nuk mundet t’i bëjë asgjë Kosovës. Çdo vonesë nga qeveria e Kosovës rrit rrezikun dhe presionin ndërkombëtar. Nuk ka vend as kohë as rend për patriotizëm, çdo llomotitje për këtë është patriotizëm fals”, përfundon  publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.







Ndërsa publicisti kosovar Berat Buzhala, shkruan se:

" Serbët organizuan festë kur Donald Trump i fitoi zgjedhjet. 

Pse, ata, tash nuk po e presin në qetësi Trump'in që ta marrë timonin në Shtëpi të Bardhë? 

A po frikësohen serbët që Trump dhe Putin do të bëjnë tregti në mes të Kosovës dhe Krimesë? 

 Prej kur është shpallur pavarësia, Serbia kurrë më shumë nuk ka ndërmarrë hapa provokues në drejtim të Kosovës. Pothuajse për çdo javë shpik diçka të re. 



 E filluan me ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Në rrethana normale, duke marrë parasysh kontekstin, secili shtet do të duhej të ndërhynte për ta rrënuar atë,shkruan Buzhala. 

Teorikisht një akt i tillë i Prishtinës do të ishte i domosdoshëm, por praktikisht dërgimi i mjeteve të rënda për rrënimin e tij do të nxiste tensione të mëdha në mes të banorëve, në të dy brigjet e lumit. 

Do të kishte gjasa reale për një gjakderdhje të re, e cila do ta krijonte një momentum të ri politik, që do ta dëmtonte pozicionin e Kosovës në botë - në këtë botë të re dhe të paqartë. Pastaj, nuk vonoi shumë dhe ndodhi arrestimi i Haradinajt në Francë. Do ta gjenim veten në një mal të dendur, sikur të provonim të bënim çfarëdo analize për ta sqaruar këtë situatë. Ajo çfarë mund të themi është se Serbia, karshi Francës së fuqishme, u soll në mënyrë shumë më arrogante, se sa ishte sjellë, bie fjala, në rastin kur Sllovenia e kishte ndaluar z. Haradinaj. Shkoi aq larg sa tha se, nëse nuk do të dorëzohej Haradinaj në Serbi, atëherë as Serbia nuk do të vepronte me reciprocitet me Francën në të ardhmen. Saga me Z. Haradinaj do të vazhdojë edhe më tutje. Nuk e dimë ende përfundimin. Por e dimë që këtë herë Serbia ishte shumë më e patakt. Kur tensionet ishin shumë të larta, u nis për në vendin tonë vozhdi serb, Tomislav Nikolic, person përgjegjës për krime të shumta në Ballkan. 

Kjo vizitë vetëm për t'i ulur tensionet nuk po bëhej. Prezenca e Nikolicit në Kosovë, kur Haradinaj po mbahej në burg në Francë, do të ishte një thirrje e hapur për kryengritje. Fatbardhësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Nikolic u ndal të mos futej në vendin tonë. Por, ky nuk ishte fundi i provokimeve, që nuk po bëhen nga Prishtina, por nga Beogradi. Dhe nuk po bëhen rastësisht, me një fluks kaq të dendur. Shteti serb në mënyrë të hapur, me një paralajmërim afatgjatë, vendosi që të provokojë në mënyrën më brutale të mundshme: duke e nisur për në Kosovë, në rrugë hekurudhore, reklamën më të madhe kundër shtetit tonë. Pra, treni, nuk ishte një gjë që po provohej të bëhej natën, ose në mënyrë të pavërejtur. Ishte një akt që po bëhej qëllimshëm, me një paralajmërim bombastik, në disa gjuhë të botës. Ndaj këtij provokimi ishte e pamundur të qëndrohej në mënyrë indiferente. Ekzistonte vetëm një opsion: të ndalej. Beogradi e ka ditur që në krye të herës se Prishtina do ta ndalë atë. Në të kundërtën do të ishte fiasko totale për Kosovën. Kapitullim. Ajo çfarë po shpreson Beogradi është që Prishtina të mos ndalet me kaq. Dëshira e autoriteteve serbe është që Prishtina të lëshohet në avantura të rrezikshme ndaj serbëve lokalë. Në kohë krizash, në kohë tensionesh, gabime të tilla janë vazhdimisht të mundshme. Mjafton një provokim, një shkëndijë, që gjërat të shkojnë në mënyrë krejt të gabueshme. Pyetja që shtrohet është kjo: Pse Beogradit po i ngutet kaq shumë? Në botë, muajt e fundit, kanë ndodhur zhvillime dramatike, posaçërisht ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë do të duhej të ndjeheshim të shqetësuar për shkak të humbjes së aleatëve tanë në zgjedhjet e fundit atje. Në krye të shtetit po vjen Donald Trump, për zgjedhjen e të cilit serbët u gëzuan aq shumë. Madje festoi edhe kryeradikali serb, Vojisllav Sheshel. Në veri të vendit u vendosën pano reklamuese me foton e Presidentit të zgjedhur Trump. Por pse serbët nuk po e presin në qetësi ardhjen e z. Trump në krye të shtetit? Deri në ardhjen formale të tij në krye të shtetit ka ngelur më pak se një javë. Logjikisht, a nuk do të duhej që serbët edhe këtë javë ta mbanin frymën, duke e pritur një frymë të re? Një gjë e tillë duket vetëm në shikim të parë, sepse qeveria e Serbisë duket jashtëzakonisht e interesuar që ta krijojë një realitet tjetër politik në Kosovë, përpara se administrata Trump të fillonte punën. Mënyra e vetme për ta bërë një gjë të tillë është duke nisur gjakderdhje të reja, mundësisht në kurriz të serbëve lokalë, dhe mundësisht përpara konsolidimit të Trumpit në krye të Amerikës. Saktësisht për këto arsye, Presidenti Nikolic thotë se vrasja e serbëve në Kosovë do ta detyronte Serbinë që të ndërhynte në mbrojtje të tyre. Teknikisht këtë gjë nuk do ta lejonin forcat ndërkombëtare, ato të KFOR'it. Mirëpo me këtë paqartësi ndërkombëtare, pra kur administrata amerikane nuk është edhe më tutje në vend të vetin, cdo gjë do të ishte e mundur. Një imitim i inkursionit rus në Krime nuk është një gjë e paimagjinueshme. Viktimat e shumta në rrugë janë arsyetim i mirë për lloj - lloj çmendurish. Raporti i Presidentit të ardhshëm amerikan, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në vend që të ishte mesazh i mirë për Serbinë, duket që të jetë ankth për ta. Qeveria e Serbisë e di, ose e ka mësuar ndërkohë, që raportet ruso - amerikane në botë janë shumë më të rëndësishme, janë shumë më të ndërlidhura, sesa raportet ruso - serbe. Kjo gjë bëhet shumë më e qartë kur i lexon intervistat e Presidentit rus, të dhëna në vazhdimësi, se Perëndimi duhet t'ia njohë Rusisë aneksimin e Krimesë, sikur që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Madje, Putin në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, vitin e kaluar, gjente edhe bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës. Nëse ne i kemi lexuar dhe dëgjuar këto intervista, është lehtë e supozueshme që këtë ta ketë bërë edhe kreu politik dhe shtetëror i Serbisë. Ata e kanë shumë te qartë se Rusia është e gatshme të bëjë tregti me Perëndimin - SHBA'të - për një këmbim në mes të Krimesë dhe Kosovës. Se Rusia pajtohet që t'i realizojë disa interesa të saj strategjike, këtë e ka bërë të ditur edhe Presidenti i zgjedhur Trump, i cili në javët në vijim do ta takojë në një samit të jashtëzakonshëm Presidentin Putin, sipas të gjitha gjasave në Rejkjavik të Islandës - një përsëritje kjo e takimit të famshëm të Ronald Reganit me Mikael Gobrachovin, liderin e fundit sovjetik. Nuk e besoj që harta e botës do të vizatohet në atë samit, por besoj që harta e botës do të diskutohet në atë samit, i cili pritet të mbahet në 30 ditët e ardhshme. Serbia i ka përpara vetës po kaq ditë për të bërë ndonjë ndryshim të gjendjes ekzistuese. 

Do të bëjë çdo gjë që është në fuqinë e saj për ta hapur temën e Kosovës, qoftë edhe duke nxitur gjakderdhje. 

 Qeveria e Kosovës, institucionet tona, gjatë kësaj kohe, duhet të mbrojnë interesat e shtetit në mënyrën më të kujdesshme të mundshme. Banorët serbë të Kosovës duhet të konsiderohen pasuri kombëtare. Çdo përndjekje e tyre, çdo hakmarrje ndaj tyre, do të ishte fitore e madhe e Serbisë. 

 Drama assesi nuk guxon të bartet brenda kufijve të Kosovës.



Analisti shqiptar  Artur Zheji ka deklaruar se udhëheqësit dhe përfaqësuesi evropian, Macron, Scholz dhe Borrell, po miklojnë me prof.dr.Vjosa Osmanin me qëllim që të nxjerrin jashtë loje kryeministrirn kosovar Albin Kurtin, pasi për ta është i pakontrollueshëm. I ftuar në “Top Story”, Zheji tha se “paketa kushtetuese i jep Osmanit 15 tagre të politikës së jashtme”, duke e kthyer atë një një aktore të dorës së parë në këtë fushë. Këtu fillon edhe intriga. Sipas analistit, evropianët po e përdorin Vjosën, pasi “qeveria Kurti bie nëse lista e Vjosës del nga koalicioni”. by TaboolaSponsored LinksYou May Like If you own a mouse, you will never turn off your computer again. PanzerRush “Macron çfarë bëri, sepse do të jetë aktor ai, dhe mirë bën për vendin e tij. Panë që ndërmjet Kurtit dhe Vjosa Osmanit mund të hyje në mes, dhe kanë hyrë në mes. Unë u interesova dje për të kuptuar nëse Vjosa ishte kukull, ashtu sikurse është kukull Presidenti këtu te ne? Jo. Paketa kushtetuese i jep asaj 15 tagre të politikës së jashtme. Pra është aktore e dorës së parë në politikën e jashtme. Unë mendoj se po e përdorin sepse qeveria Kurti bie nëse lista e Vjosës del nga koalicioni. Këtu fillon edhe intriga. Këtu ka shumë mundësi që duke e mikluar këtë zonjë, sepse siç e sheh ka kancelarin gjerman aty, ka Borrellin, ka Macron… në një moment të caktuar këtu asaj është duke iu thënë me fjalë të mëndafshëta: A mund ta tradhëtosh Kurtin ti sepse ky është i pakontrollueshëm? Kurse ti je një supervajzë, je një superpresidente etj. etj. Kjo është linja evropiane, kjo është Evropa. Ndërkohë, amerikanët kanë çuar trupa. Në Bratislavë, e mikloi Macroni Vjosën dje. Në Moldavi qenka bërë fejesa e madhe sot”- tha Zheji.

SHBA i heq ndihmën Kosovës? Anëtari i Senatit: Po e rimendojmë!

 02/06/2023 11:50

Edhe një herë, nga Amerika vijnë sinjale se Kosova konsiderohet përgjegjësia kryesore e ashpërsimit të tensioneve aktuale në veri.

Edhe pse Washingtoni shpesh ka fajësuar Beogradin për nxitjen e trazirave, kritikat këtë herë shkuan për Prishtinën zyrtare. Pas ankesave të përsëritura të sekretarit të shtetit Antony Blinken, edhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se situata mund të ishte trajtuar me diplomaci në vend të forcës.

Kurti nuk duhej të lëvizte kaq shpejt me vendimin për të marrë në zotërim këto ndërtesa”, tha Murphy për “National Journal”, duke iu referuar vendimit të kryeministrit që kryetarët e rinj të hynin në ndërtesat e komunave veriore.

“Ai mund të kishte mbajtur pak frymën dhe të përpiqej ta zgjidhte këtë përmes ndërmjetësve si Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar zyrtari i lartë amerikan. Murphy argumenton se procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë shpesh të lë të kuptohet se po bëhet “një hap përpara dhe dy hapa prapa”.

“Tani për tani, pengesa më e madhe është këmbëngulja e qeverisë së Prishtinës për të vepruar në mënyrë të njëanshme. Ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte e papranueshme”, shprehet ai.

“Kurti e dinte saktësisht se çfarë do të ndodhte nëse do t’i dërgonte këta kryetarë komunash për të marrë në pronësi këto ndërtesa komunale. Ai e dinte se kjo do të shkatërronte dialogun, dhe e bëri gjithsesi”.

Muprhy shton se kryeministri aktual është një ish-aktivist studentor dhe i burgosur politik, i cili kundërshton kompromisin me Serbinë dhe la të kuptohet se SHBA-ja mund të fillojë të rimendojë ndihmën e saj të sigurisë për Prishtinën nëse nuk ka përparim.

Është ndryshe kur je organizator i jashtëm dhe ndryshe kur je  kryeministër i të gjithë vendit. Nëse qeveria në Prishtinë po kërkon të zgjidhë zënkat, ne duhet të marrim një vendim si Kongres nëse jemi plotësisht të gatshëm për këtë rrugë”, shprehet ai.

Pas telefonatave me disa zyrtarë amerikanë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi me tonë të ulura se është i përkushtuar të punojë me SHBA-në për të ulur tensionet” në veri të Kosovës.

Siç njoftoi dhe vetë përmes Twitter-it, ka diskutuar me zëvendës-këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, dhe senatorët Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen.

Ulja e tensioneve kërkon përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, thuhet në njërin prej postimeve të tij.

Por deri në zgjedhjet e reja, siç nënkupton kryeministri, rruga drejt shtensionimit të situatës është “largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes se Brukselit është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhjet e reja”.

Kërkesën për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës e paraqitën më herët Gjermania e Franca, e thirrjes së tyre iu bashkua edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Borell shpjegoi se përveç kësaj,  duhet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dështimi për ta bërë një gjë të tillë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkroi Borrell në Twitter. Për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës, kryediplomati evropian u takua në Moldavi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe liderët e Francës e Gjermanisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe ka bërë të ditur kërkesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, të cilëve ia ka konfirmuar se mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit, gjithnjë duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Osmani në një konferencë për media, në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau, ka thënë se nuk kishte plane ta takonte presidentin e Serbisë, Vuçiç por se është takuar pasi kishte këmbëngulje nga shumica e liderëve evropian.

Gjatë këtij takimi, Osmani tregoi se çka kërkoi nga Vuçiç. Osmani tregoi se si presidenti Macron dhe kancelari Scholtz, i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në veri, për të cilat ajo shtoi se ato mund të mbahen.

“Kishte disa kërkesa që presidenti Macron dhe kancelari Schultz kishin si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Nuk është se presidenti Vuçiç u përgjigj në asnjë nga ato pyetje që ata kishin për të. Ndërsa, ajo që ata kërkuan nga Kosova është që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri, që do t’u jepte mundësinë qytetarëve serbë të marrin pjesë dhe kryetarët e komunave të zgjedhin me një legjitimitet më të madh. Dhe unë i informova se korniza jonë ligjore e lejon këtë mundësi dhe ne jemi të gatshëm ta konsiderojmë atë në përputhje me ligjin e Kosovës për zgjedhjet. Kjo do të thotë se qytetarët serbë, rreth 20% e tyre që janë në listat zgjedhore, mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes kësaj, ata mund të inicojnë procesin e zgjedhjeve të reja dhe ne jemi të gatshëm të zbatojmë ligjin. Është shumë e lehtë, është një proces shumë demokratik, ne i lejojmë qytetarët tanë të përcaktojnë se kur duan zgjedhje të reja dhe besoj se pa problem mund të ecim përpara me këtë, por duhet pjesëmarrje nga ana e tyre. Ata mund të zgjedhin kryetarin e komunës me një legjitimitet më të lartë, por duhet të marrin pjesë. Vuçiçit iu kërkua që të mos ndërhyjë, të mos u bëjë presion qytetarëve që të mos marrin pjesë. Nga ana e tij nuk ka pasur përgjigje”, tha ajo.

Osmani foli edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër, duke thënë se të kërkosh vetëm nga njëra palë për ta zbatuar nuk do të ndihmojë në besueshmërinë e procesit. Sipas saj, Kosova është në anën e duhur të historisë dhe po mbron demokracinë, sovranitetin, diçka që u arrit me shumë sakrifica. Osmani ka folur edhe për bashkëpunimin me aleatët e Kosovës.

“Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve të ditëve të fundit, unë jam duke punuar shumë gjerësisht me partnerët tanë amerikanë, si dhe me partnerët nga BE-ja, dhe të gjithë jemi të të njëjtit mendim se një rrugë përpara, një zgjidhje për de-përshkallëzimin është shumë afër, por ne duhet të sigurohemi që fokusi të jetë në zbatimin e plotë të marrëveshjes, jo vetëm në një pjesë të saj”, tha ajo.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...