2023-05-29

Deklarata e fortë e DASH-it, ku lëshoheshin sinjale alarmi dhe dënoheshin veprimet e njëanshme të Kosovës, është tregues se është kaluar vija e kuqe nga kryeministri Albin Kurti.

 Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Adrian Shtuni, ka folur lidhur me përshkallëzimet e tensioneve në veri të Kosovës.

Shtuni tha se deklarata e fortë e DASH-it, ku lëshoheshin sinjale alarmi dhe dënoheshin veprimet e njëanshme të Kosovës, është tregues se është kaluar vija e kuqe nga kryeministri Albin Kurti.

Eksperti theksoi se Kosovës në këto momente nuk i duhet një Oso Kukë, por një Ismail Qemali, pasi veprimet e njëanshme do të çonin në një izolim të plotë ndërkombëtarë.

“Në momentin që Antoni Blinken të thotë që dënojmë ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës të cilët kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet në veri, duke minuar përpjekjet tona në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të ketë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe”.

“E dini çfarë do të thotë kjo? Kjo është përtej paralajmërimit! E dini sa rrallë përdor Departamenti i Shtetit, shprehje të tilla si “dënojmë ashpër veprimet e një qeverie”, në rastet kur Koreja e Veriut bën teste bërthamore. Kjo gjuhë mund të përdoret në takime private, por nëse bëhet një deklaratë publike e këtij toni, këtu ke kaluar një vijë të kuqe. Kjo deklaratë nuk është dërguar nga një organizatë ndërkombëtare apo nga ndonjë OJQ, por është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pra këtu duhet t’I vihet gishti kokës. Kosovës nuk i duhet Oso Kuka, Kosovës i duhet Ismail Qemali. Kjo lloj mënyre të vepruari të çon te izolimi”, tha Shtuni për Euronews.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...