Në një takim publik të parë rrallë në Uashington, një panel ekspertësh të përzgjedhur nga NASA për ta studiuar çështjen e ndjeshme të UFO-ve përsëriti të mërkurën se duhet mbledhur më shumë informacion për t’i shpjeguar fenomenet.
Të dhënat ekzistuese dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë nuk janë të mjaftueshme për të ofruar prova bindëse për natyrën dhe origjinën e një ngjarjeje të caktuar, thotë David Spergel, astrofizikan që kryeson panelin. Ne kemi nevojë për të dhëna me cilësi të lartë.
Një raport duhet të publikohet në verë që përshkruan se si të arrihet kjo.
https://zimo.dnevnik.hr/clanak/nasa-ini-strucnjaci-javno-progovorili-o-nlo-ima-uoceno-je-oko-800-neobjasnjivih-pojava-u-zraku---784726.html
NASA njoftoi se hulumtimi i vitit të kaluar dhe ai në tetor emëroi të paktën 16 ekspertë për këtë qëllim. Mes tyre janë shkencëtarë të dalluar, si dhe udhëheqësit e rregullatorit të aviacionit civil amerikan (FAA) dhe ish-astronauti Scott Kelly.
Detyra e tyre nuk është të numërojnë fenomene anormale të paidentifikuara – siç quhen zyrtarisht – për të shpjeguar disa ngjarje të vëzhguara deri më tani, por t’i japin rekomandime NASA-s se si t’i qaset temës në të ardhmen.
Deri më sot janë vërejtur rreth tetëqind dukuri të pashpjegueshme në ajër, ka deklaruar Sean Kirkpatrick, drejtor i zyrës që merret me këtë çështje brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Por ndoshta 2 deri në 5 përqind e tyre janë vërtet jonormale, ka thënë ai.
Tema është shumë serioze, thuhet në njoftimin e NASA-s të mërkurën, sepse ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe trafikun ajror në të njëjtën kohë.
Por ngjall edhe interes të madh publik për shkak të konceptit të një objekti fluturues të paidentifikuar (UFO) që po na e provokon imagjinatën tonë.
Në këtë kohë, ne nuk kemi ndonjë provë të qartë të një lidhjeje midis fenomeneve anormale të pashpjegueshme dhe jetës jashtëtokësore, ka deklaruar David Grinspoon, anëtar i panelit të ekspertëve.
Nicola Fox, bashkëpunëtore me kohë të pjesshme në NASA, i dënoi ngacmimet në internet të anëtarëve të panelit në fillim të takimit.
Takimi, i cili zgjati disa orë, u transmetua drejtpërdrejt në internet të mërkurën, dhe një pjesë e tij iu kushtua pyetjeve të publikut të dërguara paraprakisht përmes internetit.
Transparenca është shumë e nevojshme, thekson agjencia amerikane e hapësirës, për ta larguar stigmën nga kjo temë.
Ufologjia moderne lindi 24.06.1947 , kur Kenneth Arnold, një pasanik amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afersi të malit Rainer, në shtetin e Washingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si ufologji.
Që nga fillimi i Luftë së II Botërore , ka pasur shumë dëshmi nga pilotë të cilët pohojnë se gjatë fluturimeve kanë hasur në prani të çuditshme ose janë shoqëruar në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm. Këto u quajten Foo fighters nga vetë pilotët, të cilët thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq të madhe saqë vinin seriozisht në diksutim ligjet e fizikës në atë kohë.
Sipas disa ufologëve italian, rasti i parë i dokumentuar daton 1.04.1933 në MIlano . Menjëherë Benito Musolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta të asaj epoke, aktualisht nën pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur në afërsi të Milanos.
Më 7.01.1948 , rreth ores 14.00 në Madisonville Teksas shumë njerëz panë një objekt të çuditshëm me drita të kuqe që qëndronte pezull në ajër. Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh të cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit në lartësi të madhe. Piloti që u shkoi më afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimë për mungesë oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një balon metereologjik i marinës Sky Hook.
Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe "Area 51" (Zona51) një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz të cilët kanë arritur deri aty sa të thonë se kjo bazë ka studiuar vazhdmisht trupa qiellor dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.
Për shumë skeptikë UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhës i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth të cilët karakterizohen nga forma të pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për të mos dhënë informacione mbi këtë dukuri duke arritur deri aty sa të mos e përfshijë zonën 51 dhe shumë territore të ngjashme nëpër hartat gjeografike.
Kohët e fundit studiues të këtij fenomeni kanë krijuar një emër të ri që është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) në shqip Dukuri Ajrore e Paidnetifikuar. Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasojë e BOL (Ball of light), në shqip Sferë Drite që shpesh herë kanë ngatërruar studiuesit ndërkohë që bëhej fjalë për dukuri krejtësisht të shpjegueshme.vrk m zemra
Sipas një versioni të ndryshuar të klasifikimit të bërë nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrëmbimeve përkufizohen dhe si takime në afersi të tipit të IV.
Ky klasifikim është bërë pasi ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë deklaruar se janë rrëmbyer nga krijesa të çuditshme për qëllime studimi apo analizash.
Këto deshmi janë konsideruar si të rreme pasiqë asnjëherë nuk janë shoqëruar me prova konkrete, megjithëse disa nga të rrëmbyerit janë paraqitur me vraga të cilat nuk i kishin pasur kurrë më parë.