2023-06-03

Çfarë po ndodh mes Evropës, Kosovës dhe Serbisë?

 



                    Nga Flori Bruqi

Marrëdhëniet mes Evropës,Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të tensionuara në 24 vitet e fundit.

Një ish provincën  e Serbosllavisë  - brenda ish  Jugosllavisë, pas luftës dyvjeçare dhe një fushate bombardimi të NATO-s, e krijuar për t’i dhënë fund dhunës së përhapur kundër shqiptarëve etnikë, Kosova u kalua nën administrimin e OKB-së(UNMIK-ut në vitin 1999.) dhe më vonë të EULEX-it .

Me mbështetjen perëndimore, Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, megjithëse Serbia refuzoi gjer më tani ta njohë Kosovën Republikë . Në atë kohë, Unioni Evropian  vendosi një mision për të marrë përsipër detyrat e OKB-së për të ndihmuar në rindërtimin e institucioneve qeveritare të Kosovës dhe për të ndërmjetësuar procesin e dialogut.

Përparimi i parë i madh në normalizimin e marrëdhënieve u bë në vitin 2013 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit të ndërmjetësuar nga UE.

Por që atëherë, progresi ka ngecur. Edhe pse parlamenti i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen, pas protestave të mëdha ajo nuk u zbatua - dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori një anulim të pjesshëm të marrëveshjes në vitin 2015.  

Më  2017  Unioni Evropian  udhëhoqi krijimin e një Gjykate jopopullore për të gjykuar krimet e luftës në Kosovë të kryera nga  gjëja nga U Ç K  e Kosovës etnike shqiptare.

Pas një pauze të shkurtër, UE  nisi prapë procesin e dialogut në vitin 2020. 

Megjithatë, situata vetëm sa është tensionuar më shumë. 

 Shtatorin e kaluar, në përgjigje të protestave të serbëve etnikë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për të kërkuar dokumentacion gjatë kalimi të kufirit, qeveria serbe mobilizoi ushtrinë e saj. 

Një muaj më vonë, policia e Kosovës arrestoi kontrabandistët e dyshuar në veriun e Kosovës me shumicë serbe, duke nxitur kritika nga UE, për "veprim të njëanshëm". 

 Tensionet u ndezën sërish këto ditë   pasi Serbia rifilloi fushatën e saj për të inkurajuar vendet që të "ç'njohin" Kosovën dhe qeveria e Kosovës përsëri i shtyu serbët etnikë në Kosovë të aplikonin për targa kosovare dhe të tregonin dokumentet e identifikimit në kufi. 

 Më 27 gusht 2023 , të dy palët arritën një moratorium të përkohshëm për çështjen e regjistrimit.

Për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit në Kosovë për përpjekjet e Unionit Evropian , në qershor dhe korrik, është  realizuar një anketë telefonike 20-minutëshe  nga Cameron Mailhot, 
i gazetës Washington Post ,me 1,608 të rritur. 
 Një ekip hulumtuesish me përvojë të trajnuar në mënyrë të pavarur përdori metoda të telefonimit me shifra të rastësishme për të përzgjedhur qytetarët kosovarë (ose banorët e përhershëm) për intervistë. Të gjithë të anketuarit e kontaktuar ranë dakord të marrin pjesë. 

 Mostra e anketës është e ngjashme për nga mosha, gjinia, arsimimi dhe statusi socio-ekonomik me popullatën e gjerë të rritur të Kosovës. Megjithatë, demografia etnike e anketës është paksa e anuar drejt shqiptarëve, të cilët përbëjnë rreth 93 për qind të popullsisë së Kosovës.

 Të anketuarëve, u bëri pyetje në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj punës së Unionit Evropian  në Kosovë, të NATO-s dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
 Opsionet e përgjigjes varionin në pesë pika të ndryshme.

A janë kosovarët të kënaqur me kontributin e BE-së, NATO-s dhe OSBE-së për paqen dhe stabilitetin?

Rezultatet tregojnë se në mënyrë sistematike kosovarët nuk e miratojnë rolin e UE-së, si në terma relativë ashtu edhe në absolut.

Ndërsa 42 % e të anketuarve ishin të kënaqur me kontributin e UE-së për paqen dhe stabilitetin, 44 % ishin të pakënaqur. Kjo është në kontrast me mënyrën se si ata e shohin kontributin e NATO-s dhe OSBE-së – 94 % e të anketuarve ishin të kënaqur me përpjekjet e NATO-s, ndërsa 73 % ndiheshin ngjashëm edhe për përpjekjet e OSBE-së.

Në mënyrë të ngjashme, një numër i konsiderueshëm 64 %  i të anketuarve besonin se UE-ja ishte e njënashme, konstatim në përputhje me akuzat e bëra nga shumë kosovarë për tendecat e anti-shqiptare dhe pro-serbe të misionit të UE-së.

Këto gjetje pasqyrohen më tej në përgjigjet në një pyetje më të gjerë: “Sa të suksesshëm apo të pasuksesshëm kanë qenë në kryerjen e detyrave të tyre në Kosovë?”

Ndërsa shumica dërrmuese e të anketuarve besonin se NATO dhe OSBE-ja kanë qenë të suksesshme (përkatësisht 95 % dhe 78 %), vetëm 42 % mendojnë në mënyrë të ngjashme për UE-në.

A besojnë kosovarët që BE, NATO dhe OSBE i kryejnë me sukses detyrat e tyre?

Ky konstatim vlen të përmendet, duke pasur parasysh detyrat e secilës organizatë në Kosovë. Ndërsa BE-ja, ka marrë drejtimin në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reformat institucionale, NATO-ja është kryesisht e ngarkuar me parandalimin e konflikteve të mëtejshme dhe dhunës ndëretnike, megjithatë kërcënimi i të dyjave është rritur ndjeshëm në 12 muajt e fundit.

Pavarësisht vështirësive me të cilat përballen të dy misionet, duket sikur kosovarët janë bërë gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë disproporcionale të ngurtësuar në qëndrimet e tyre negative ndaj përpjekjeve të BE-së.

Çfarë do të thotë kjo për përpjekjet e UE-së për ndërmjetësim?

Përderisa këto të dhëna vijnë nga Kosova, rezultatet e tjera të anketës tregojnë nivele të ngjashme mosbesimi në Serbi. Një studim i Eurobarometrit zbuloi se qytetarët serbë janë më mosbesues ndaj UE-së, sesa qytetarët e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

 E ndërsa Serbia kërkon anëtarësim në UE, një sondazh i fundit i IPSOS zbuloi se serbët janë bërë gjithnjë e më të zhgënjyer me premtimet e saj, prandaj po shohin drejt Rusisë së Vlladimir Putinit për paqe, siguri dhe stabilitet.

Këto tendenca kanë rëndësi.

 Aftësia e UE-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje të qëndrueshme midis Serbisë dhe Republikës së Kosovës varet nga mënyra se si dy palët e perceptojnë efektivitetin dhe paanshmërinë e saj.

 Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi përpjekjet për të ndërmjetësuar konfrontimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bëhen gjithnjë e më të zgjatura.

Pavarësisht humbjeve të fundit, UE, vazhdon të vendosë shpresa të mëdha në aftësinë e saj për të zbutur kërcënimet në rritje ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Megjithatë, këto gjetje mund të shërbejnë si një paralajmërim që nëse UE do të sjellë një fund të qëndrueshëm të mosmarrëveshjes midis dy vendeve - mund t'i duhet të kapërcejë më shumë sfida sesa krijimi i kushteve të përshtatshme të një marrëveshjeje.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi UE-ja,  dhe Washingtoni rifillon dialogun  javën e ardhshme mes Kosovës dhe Sërbisë.

Unioni  Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të ulur tensionet dhe të punojnë për vendosjen e qetësisë në veriun e trazuar të Kosovës, duke paralajmëruar se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët.

Në një deklaratë të lëshuar nga shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në emër të 27 vendeve anëtare të bllokut dënohen “aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. Dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur në të ardhmen”, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se blloku qëndron fuqishëm në mbështetje të misionit të NATO-s dhe atij të BE-së për sundimin e ligjit në përmbushjen e mandateve të tyre.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të shtensionuar situatën, t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pa bashkërenduar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht. Unioni Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të ulur tensionet do të çojë në pasoja negative”, thuhet në deklaratë.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë që nuk e përshkallëzon situatën, dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t'i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje” theksohet më tej në deklaratë në të cilën shprehet “shqetësimi për shkallën e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe”.

Bashkimi Evropian po ashtu kërkon që Kosova dhe Serbia “të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga UE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, e cila garanton siguri, dhe demokraci për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Kjo përfshin fillimin pa vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në deklaratën e zotit Borrell.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Berisha thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Megjithatë, ai shprehet i bindur se kjo është një situatë e përkohshme dhe se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën nuk do të dëmtohen. Ai bën thirrje që qeveria e Kosovës të zbatojë në tërësi thirrjet e Uashingtonit, ndërsa thotë se zyrtarët perëndimorë duhet të tregohen më të ashpër me Beogradin zyrtar.

Krytari i Shoqatës shqiptaro-amerikane “Vatra”, Elmi Berisha, mbështet përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por shton se çdo lëvizje e qeverisë në Prishtinë, duhet të jetë në bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria e Kosovës, kryeministri, presidentja, parlamenti dhe instuticionet në përgjithësi, duhet ta kenë të qartë se mendimet, qendrimet që vijnë nga Uashingtoni zyrtar duhet të respektohen në tërësi. Ua rikujtoj edhe shqiptaro-amerikanëve por edhe qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë në vendet e origjinës se nuk kemi asnjë mik më të mirë në botë sesa popullin amerikan dhe qeverinë amerikane. Prandaj ne nuk duhet të hedhim dyshime tek e ardhmja e Kosovës”, thotë ai.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës aktivisti Berisha thotë se Kosova duhet të nisë menjëherë me zbatimin e kërkesave të Uashingtonit, duke përfshirë atë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni duhet të ndodhë, por asnjëherë që të drejtat e serbëve të vijnë në nivelin e vetqeverisjes, ose qeverisjes, apo të drejtës për kushtëzim apo destabilizim të shtetit të ri të Kosovës”, thotë veprimtari.

Zoti Berisha shton se qeveria e Kosovës duhet të ketë besim se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë lëshime që janë në dëm të shtetësisë së Kosovës.

“Asnjëherë nuk do të gabojë me Kosovën sepse është krijuar nga Amerika, është fëmija i Shteteve të Bashkuara. Nuk është vetëm Kosova, por edhe Shqipëria. 110 vite më parë Amerika formoi Shqipërinë, 110 vite më vonë e formoi edhe Kosovën. Prandaj, kjo nuk është dilemma që shqiptarët duhet ta kenë”.

Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës panshqiptare “Vatra” thotë se të dërguarit amerikanë dhe evropianë në Ballkanin Perëndimorë, në vend të trysnisë ndaj Prishtinës, duhet të tregohen më të ashpër ndaj Beogradit zyrtar.

“Ndërkombëtarët nuk kanë qenë të drejtë dhe të barabartë gjatë dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk jemi shumë të lumtur me emisarët që po vardisen në Beograd, Prishtinë, Bruksel dhe Departament të Shtetit. Ne mendojmë që agresori, bota e di se është Serbia dhe Beogradi zyrtar, në veçanti Vuçiçi dhe Daçiçi”.

Sipas zotit Berisha, Presidenti serb Vuçiç dhe ministri i Jashtëm serb Daçiç, qëndrojnë pas akteve të fundit të dhunës në veri të Kosovës.

“Të gjitha protestat dhe zhvillimet në këto muajt dhe javët e fundit nuk janë të orkestruara nga qytetarët serbë, por janë organizatat kriminale që vijnë të përgatitura dhe të orkestruara shumë mirë nga Presidenti i Serbisë, zoti Vuçiç dhe ministri i Punëve të Jashtme, zoti Daçiç. Është për të të ardhur keq se bashkësia ndërkombëtare ende nuk e ka një qëndrim të fuqishëm drejt Beogradit zyrtar dhe nuk e ka vendosur në pozicionin ku duhet të jetë Serbia”.

Situata e fundit, në veçanti gjuha e ashpërsuar e Uashingtonit ndaj Prishtinps nxiti riaktivizimin e lobit shqiptaro-amerikan, thotë zoti Berisha.

“Konkretisht jemi duke biseduar me Kongresin, përfaqësuesit në Kongres dhe Senat dhe po angazhohemi që roli i tyre të jetë më i madh në procese. Ndikimi i Kongresit dhe Senatit duhet të jetë shumë më i madh në Departament të Shtetit, sepse ka një ngecje”, thotë ai.

Sipas zotit Berisha procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte më i sukesshëm, nëse do të udhëhiqej krejtësisht nga Shtëpia e Bardhë.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...