2023/06/01

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq:: Dhuna e sotme në veri shpërfaqë veprimet e kriminelëve serbë ndaj shqiptarëve për vite me radhë

 

 


Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se dhuna që është parë në videot e publikuara të enjten ndaj dy shqiptarëve në veri, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale serbe që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Atiqi ka thënë se veprime të tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme. “Akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe assesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të”, ka shkruar ai. Atiqi ka kërkuar nga organet kompetente që ta zbardhin rastin dhe t’i sjellin kriminelët para drejtësisë. Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...